V. αjzat shqiρtare që sh.esin truρin: Është punë, për 4 muaj mora 1500 dollαrë…!!!

Ajo është një vajzë e imët, me flokët e lyera bjond dhe e qetë. Takimi me të është gati “rastësor”, megjithatë ajo vendos të flasë, por me kushtin e vetëm, që të ruhet konfidencialiteti.

“Ndodhi sepse kisha nevojë për para. Nuk është se dëshiroja të zhv.ishesha apo të postoja foto të vetes”, shprehet

A., një vajzë rreth të 25-ave, e cila jeton në Tiranë. Për shkak të koronavirusit, ajo hu.mbi punën në një kompanitë turistike dhe filloi të postojë foto gjysmë-n.udo në një rrjet social.

“Aplikova për punë por ishte gati e pamundur të gjeja një të tillë”, shprehet ajo për Gazetën “Si”.

A. më vonë krijoi një llogari në “OnlyFans” me rekomandimin e një mikut të saj. “Është punë. Përmes diçkaje të tillë paguaj qiranë dhe nevojat e mia të përditshme”,

shpjegon ajo, ndërsa shton, se ajo nuk pranon dhe refuzon kërkesa për të postuar foto apo video, të cilat janë qartazi veprime se.k.suale, porse pohon, se ka shumë të rinj, që e bëjnë diçka të tillë. 

“Burg kush bën parkim të paligjshëm!”, Rama iu tërheq veshin inspektorëve bashkiakë: Ndjekje penale dhe shkarkime nga detyra nëse s’zbatoni ligjin!

Kryeministri Edi Rama mes shumë paralajmërimeve që bëri sot në një konferencë për mediat, deklaroi se të gjithë ata punonjës që kanë për detyrë që të kontrollojë hapësirat publike dhe evidentimin e ndërtimeve pa leje, do të përballen me një seri masash.

Ai tha se këta punonjës do të përballen me shkarkime apo dhe procedime.

“Ndërkohë që në territor leja është shkelur rëndë, në Bashki aktet e konstatimeve janë në rregull, për këto raste, masa për këta punonjës, është shkarkim nga detyra, ndjekje penale dhe mosqënia më pjesë e administratës. Do të ketë masa me burg, nëse ndërtoni pa leje, apo dhe bëni një parkim të jashtëligjshëm. Burgimi është më i gjatë nëse ndërtoni në vendet që janë nën mbrojtjen e shtetit. Dhe në rastet kur ndërtimet pa leje bëhen nga punonjës të shtetit, apo ka bashkëpunime nga ata që duhet t’i ruajnë këto territore, dënimi është i gjatë.”, tha ai.

Këmbimi valutor 3 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë.

Personat që vuajnë nga prostatiti duhet ta lexojnë këtë.
Rooted Strenght
Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.3 lekë dhe do shitet me 103.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.9 lekë dhe do shitet me 111.2 lekë.

Aksident i rëndë në rrugën Lushnjë-Berat, përplasen dy makina, të plagosurit në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar sot aksin rrugor Lushnje-Berat në afërsi të kryqëzimit të fshatit kashtë bardhë.

Dy mjete në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës janë përplasur me njëri tjetrin dhe pas me barrierat e hekurta anësore.

Në automjetin top Audi udhëtonte një çift bashkëshortësh ndërsa në mjetin tip Skoda udhëtonte një person, drejtuesi i mjeti.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe të tre personat e përfshirë në aksident janë transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për dokumentimin e dinamikës së këtij aksidenti.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka qenë një manovër e gabuar në parakalim Zjarrfikësit gjithashtu në vendngjarje për të ndihmuar situatën.

“Më s haυ nga gruaja”, si 38-vjeçari υ▪︎au mikun që e mbante në shtëpi prej 10 ditësh

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmshme në kryeqytet, ku një 40-vjeçar mbeti i vdekur pasi u godit me thikë në zonën e Babrrusë, në Tiranë.

Nga burime policore thuhet se autori, 38-vjeçari Arlind Demushi, dhe viktima, 40-vjeçari Hajdar Ismajlgeci, ishin miq me njëri-tjetrin.

Viktima Hajdar Ismajlgeci kishte 10 ditë që rrinte në banesën e mikut të tij, Arlind Demushi, i cili prej 10 vitesh jeton në Tiranë, në zonën e Babrrusë.

Ata kanë dalë në një lokal të zonës, ku kanë konsumuar alkool dhe, sipas pretendimeve të autorit Arlind Demushi, gjatë kësaj kohe, kur kanë qenë duke pirë, në një moment miku i tij e ka sharë nga gruaja.

Më pas janë çuar nga lokali dhe rrugës kanë rifilluar debatin, i cili më pas ka precipituar në përleshje fizike.

Në këto momente, Arlind Demushi dyshohet se e ka goditur disa herë me thikë mikun e tij duke e lënë të vdekur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes drejt qytetit të Durrësit, aty ku u kap nga Forcat Operacionale.

“Merr fund epoka e zaptimeve dhe gardheve”- Edi Rama: Sot hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat ku foli për masat e qeverisë për hapësirat publike.

Rama tha se nga sot hyn në fuqi ligji për regjistrimin e hapësirave publike.

Kryeministri u ndal të hapësirat e përbashkëta që kanë banorët apo bizneset e pallateve.

Edi Rama: Deri më sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot me këtë masë të re hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike, që do të thotë kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private për një godinë, e cila pastaj ju jepet një numër të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth kësaj godine nuk është më pronë private, por pubike. Dhe nuk mund të ketë aty gardhe dhe leje të tjera për privatin, pasi koncepti i % së shfrytëzimit të pronës mund të thotë se nga kjo pronë mund të shfrytëzosh kaq dhe pjesa tjetër është publike. Në hapësirat e pallateve nuk do të lejohet që të krijohen gardhe.

lajm ne perditesim…

“Ti je rrusρie”/ Çfarë ndodhi mes konkurrentëve në “Për’puthen”: Prindërit e mi nuk të duan…

Arnoldi ftoi një ditë më parë Katerinën në një takim në studio në “Për’puthen”. Pas bisedës mes tyre, Megi Pojani u tha se kishte një sfidë për dy konkurrentët.

Duke qenë se të dy kishin një eksperiencë në aktrim, moderatorja e njohur u kërkoi atyre që të bënin një improvizim:

“Është një improvizim i momentit që e kërkoj nga ju. Rastësia deshi që ju të dy të keni luajtur në filma. Pra ju të dy keni pasur eksperienca me aktrimin. Tani ju lutmë ngrihuni në këmbë, dilni përballë njëri-tjetrit. Situata është kjo: ju të dy jeni dashuria e jetës së njëri-tjetrit, ju keni kaluar gjithçka bashkë. Keni kaluar gjithçka. Është dashuri shumë e fortë, pasion i jashtëzakonshëm. Po në këtë pikë, familja e tij nuk të do ty Katerina. Kjo është ndarja juaj përfundimtar. Dua lot, dua zemërthyer”.

Pjesë nga aktrimi mes Arnoldit dhe Katerinës:

Arnoldi: Katerinë, kam një problem shumë të madh. Nuk e di a do më kuptosh dot, por familja ime nuk të do

Katerina: Pse?

Arnoldi: Sepse je rruspie
Kateria: Ça, ma shpjego pak?

Arnoldi: Por ata nuk e besojnë se ti je një person komplet ndryshe, ata nuk të duan

Katerina: E ti ça do bësh tani?

Arnoldi: Nuk e di

Katerina: Ti duhet ta dish

Arnoldi: Duhet të zgjedh ty ose familjen

Katerina: Kë do më shumë?

Arnoldi: E di çfarë? Do ikim bashkë në Greqi

Katerina: Në Greqi? Ok

Arnoldi: Larg Shqipërisë, larg familjes

Katerina: Hajde ikim në Tajlandë më mirë

“As ujë e drita pa dalë hipoteka”, Rama: S’do lejohen të futen në apartamente

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për shtyp nga Kryeministria me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Rama prezantoi masat e masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, dhe theksoi se në të gjitha ndërtimet e reja, uji dhe dritat do të lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së pronësisë. Nisur nga kjo, theksoi kryeministri, banorët e pallateve të reja nuk do të lejohen të futen në apartamente që nuk janë pajisur me hipotekë.

“Edhe ky është një aspekt që ka çaluar shumë deri sot, më tutje është forcimi i mekanizmit të kontrollit duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme kontrolli nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore, pastaj vjen detyrimi për dhënien e certifikatës së detyrimit, i zhvillimit të territorit, vetëm pas konfirmimit të aktit kontrollit nga qeveria e vetëqeverisje vendore, dhe përfundimin sipas lejes së ndërtimit, në përputhje me projektin arkitektonik të miratuar.

Uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. E keni parasysh që arsyeja pse njerëzit mbetem pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit dhe mbikëqyrja nga Bashkitë është kontestuar të jetë e dobët, gjë që kthen drejtpërdrejtë në viktimë atë që është në fakt jo vetëm i pafajshëm, por që është i zoti i investimit, qytetari që ka paguar për të pasur një shtëpi. Nuk do të lejohet më që të futen njerëzit nëpër apartamente pa u përfunduar objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekën. Një gjë e papranueshme dhe e patolerueshme më tutje”, tha Rama.

VRASJA e BIZNESMENIT Italian në Tepelenë/ ‘Corriere Della Sera’ ngre DYSHIME: Rrahja dhe varrosja e shpejtë pa autopsi nga gruaja e tij!

Edoardo Sarchi, 44 vjeç, sipërmarrës në fushën e pasurive të paluajtshme, u vra të shtunën në Salari, në Tepelenë.

Media italiane Corriere Della Sera, në një artikull të publikuar së fundmi shkruan se ka shumë boshllëqe përsa i përket zbardhjes së këtij atenati mafioz; gruaja e tij shqiptare, e cila zotëron aksione në kompani, zgjodhi që ai të varrosej pa autopsi, si edhe misteri i armës së vrasjes dhe tre shokëve të tij mbetet i pazgjidhur.

Sipas asaj që mësohet nga Corriere, është e sigurtë që ka qenë një vrasje, por, nuk ka munguar muri i lashtë i heshtjes lokale dhe një skenar për të hedhur hije… Sipërmarrësi nuk është vrarë me armë zjarri, por e kanë rrahur brutalisht me shkop në kokë, dhe personi që kërkohet nga policia nuk ka lidhje me ngjarjen shkruan prestigjozja italiane. 

Artikulli i PLOTË Corriere della Sera

Shumë gjëra po thuhen për vdekjen e sipërmarrësit të ndërtimit Edoardo Sarchi, nga Cunardo, në provincën e Varesës, i vrarë të shtunën në Salari, një fshat në Shqipëri, që prej kohësh ishte vendbanimi i menaxherit pronar të një fabrike të konsoliduar në një vend me një zgjerim të jashtëzakonshëm urbanistik dhe imobiliar, Shqipëria është gjithashtu vendlindja e gruas së Sarchit, 44 vjeçe.

Është e sigurt që ka qenë një vrasje, por, sipas asaj që mësohet nga Corriere, nuk ka munguar muri i lashtë i heshtjes lokale dhe një skenar për të hedhur hije, me disa figura të mëdha në sfond, edhe pse të paqartë, që e drejtojnë çështjen. Sipërmarrësi nuk është vrarë me armë zjarri.

E kanë rrahur brutalisht me shkop në kokë. Dhe personi që kërkohet nga policia nuk ka lidhje me ngjarjen. Ishin tre persona që atë ditë, në mëngjes, shoqëronin Sarchin.

Ata, shokët e tij të biznesit, dhanë secili një version të ndryshëm, njëri tha që ishte një sulm nga një i panjohur pra ai personi që papritur doli duke mbajtur një armë në rrugën ku po udhëtonte grupi, në dy jeep, duke ndalur makinat dhe duke pasur nje reagim agresiv, një tjetër tregoi për një grindje që u përshkallëzua mes Sarchit dhe atij personi, që nuk ishte në këmbë, por në makinë, dhe kishte pasur një përplasje, e cila kishte degjeneruar në sulm, personi në arrati, sipas njoftimeve të fundit, është një 48 vjeçar dhe jeton në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja, rreth 200 kilometra larg kryeqytetit Tiranë, drejt jugut të Shqipërisë, një zonë e bukur, me male dhe fshatra të izoluar, me pamje të virgjër.

Një tjetër version, i nxjerrë apo i ndërtuar me qëllim, është se të tre së bashku me Sarchin ishin në një gjueti, dhe dikush, saktësisht kush, nuk dihet, kishte qëlluar gabim, dhe plumbi kishte goditur në kokë të ndjerin Sarchi, i cili vdiq menjëherë. Një aksident. Por nuk u gjetën gëzhoja. Sepse, siç u tha më parë, arma e vrasjes ishte një shkop. Rast i komplikuar ku zakonisht ekspertiza mjeko-ligjore jep elemente orientuese, jo gjithmonë vendimtare, por kjo nuk ndodhi.

Në orët pasuese, me dëshirën e gruas së Sarchit (e cila mban pjesë të mëdha në biznes), u mbajtën funeralet në mënyrë private dhe shumë shpejt. Pa një autopsi paraprake, pa procedurat e zakonshme dhe kërkesën e organeve hetimore për të analizuar trupin nga ekspertët. Hetimi, praktikisht, konsiderohet i mbyllur, ose të paktën hetuesit janë të orientuar të nxjerrin përfundimet e tyre. Personi në arrati kërkohet për vrasje, mbajtje të paligjshme të armëve dhe trafik droge, në shtëpinë e tij u gjetën pushkë gjuetie dhe fara kanabisi.

Shqipëria e vërtetë është një komb i ri, guximtar, punëtor, që përparon çdo ditë, investon dhe zhvillon turizmin, që kultivon lidhje të veçanta me qeverinë Meloni. Por ndonjëherë ngjarje të tilla të errëta e rikthejnë prapa, shumë prapa në kohë, e mbyll artikullin e saj Corriere./Corriere Della Sera

U nis me anijet e Gretës drejt Gazës, aktivistja feministe nga Kosova, mes të ndaluarve në Izrael

Forcat izraelite kanë ndaluar 13 anije që në bord kishin aktivistë të huaj dhe ishin nisur drejt Gazës, ndërsa 30 anije të tjera vijojnë lundrimin, sipas organizatorëve të flotës.

Mes aktivistëve nga 40 vende të botës, sipas organizatës Kolektivi Feminist, ndodhet edhe shqiptarja nga Kosova, Albulena Fazliu, e cila është bashkuar me flotiljen globale “Sumud” për të mbështetur popullin palestinez.

“Ndër aktivistët/et që kanë mësyrë të hapin një korridor humanitar është edhe Albulena Fazliu. Ajo tashmë është kidnapuar nga Izraeli”, thuhet në deklaratën e tyre.

Në mesin e pasagjerëve të flotiljes ishte edhe aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, e filmuar nga një video e shpërndarë nga ministria e Jashtme izraelite ku shfaqej e rrethuar nga ushtarët.

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se të ndaluarit do të shoqërohen paqësisht dhe do të procesohen me shpejtësi për t’u dëbuar jashtë vendit.

Ata shpresonin të hynin në Gaza për t’i dorëzuar ndihma popullit palestines, por injoruan thirrjet e Izraelit për t’i dorëzuar ndihmat te ata, që më pas të shpërndaheshin sipas procedurave, pasi edhe t’i nënshtroheshin kontrollit.