Mësυesja ρrουoku.ese në Lυshnje, nxënësi: Ηαρ këmbët dhe na…!!!

Pavar.ësisht, se në shkolla ka një etikë vesh jeje, për nxënësit dhe mësuesit, disa prej tyre zgjedhin të mos e resp.ektojnë.

Ka nga ato mësuese, që shkojnë në klasa me veshje pro.vok.uese. Rasti më i fundit vjen nga një mësuese në Lushnje.

Nxënësi që ka nisur fotot për JOQ, shkruan: “Shikoni si na vjen zysha në mësim tek shkolla në Lushnje.

Edhe ta kemi mendjen në mësim ne, kur kjo hap këmbët dhe na i tregon të gjitha”.

Tubime solidariteti në mbarë Greqinë, Pano Ruçi: Nuk e di nga se vdiq djali im, jam në grevë urie për çdo fëmijë që humbi jetën në Tempi

Një turmë njerëzish shprehën solidaritetin e tyre me Pano Ruçin, i cili është në ditën e 14-të të grevës së urisë, në një tubim në Syntagma dhe në 46 qytete të tjera në të gjithë Greqinë sonte, duke i kërkuar autoriteteve gjyqësore të miratojnë kërkesën e tij për të zhvarrosur trupin e djalit të tij, i cili humbi jetën në Tempi, për analiza toksikologjike.

“Deri më sot nuk e di nga çfarë vdiq fëmija im. Nuk jam në grevë urie vetëm për djalin tim, por për çdo fëmijë që humbi jetën, për çdo nënë dhe çdo baba”, tha ndër të tjera Pano Ruçi në fjalën e tij.

Pano Ruçii vazhdon grevën e urisë edhe pas vendimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Larisës për të miratuar kërkesën e tij për leje për zhvarrosjen e të birit vetëm për qëllime identifikimi me ADN të trupit të tij.

“Unë vazhdoj luftën time, nuk ndalem. Siç e kam thënë që nga momenti i parë, dita e parë, deri në fund. Sepse këta engjëj të vegjël atje lart duan drejtësi. Dhe unë nuk do ta lë kështu. Derisa gjithçka të bëhet siç duhet”, tha ai.

Gjendja e tij shëndetësore është kritike. Ekipi mjekësor që po monitoron Pano Ruçin lëshoi ​​një deklaratë në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Në njoftim përmenden mjekët Olga Kosmopoulou (patologe-specialiste e sëmundjeve infektive), Maria Karambeli (patologe-intensiviste), Dimitris Ziazias (patologe), Chrysoula Botsi (pulmologe) dhe Agapi Iliaki (specialiste e patologjisë). Siç theksojnë ata, “koha po mbaron” dhe u bëjnë thirrje autoriteteve kompetente të mos e lënë babain e njërit prej të ndjerëve nga Tempi të pësojë dëme të pakthyeshme.

Ngjarje e rëndë në TKOB, soprano Eva Golemi rrëzohet në skenë pasi tenori harron ta presë, largohet nga shfaqja me ambulancë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e premierës së Operas Traviatta në Teatrin e Operas.

Sopranoja e njohur Eva Golemi, është rrëzuar në skenën finale kur interpreton vdekjen e Violetës.

Vetë skena parashikonte rënien e saj në duart tenorit që interpreton Alfredon. Rënia e parakohshme e Violetës dhe mosreagimi në kohë i Alfredos ka sjellë dyshime për gjendjen e sopranos.

Për shkak të rënies, Teatri i Operas ka thirrur ambulancën që të shmangë dëmtime fizike të mëtejshme të mundshme të Golemit e cila është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme.

Pas vizitave, sopranoja rezulton të mos ketë dëme serioze. Mjekët i kanë rekomanduar Eva Golemit 10 ditë shkëputje nga skena për të mos krijuarë sforcim.

Për këtë arsye Golemi nuk do jetë në skenë për rolin në vijim të netëve rë shfaqjes së premierës.

Lavrov: Po zhvillohen sulme sistematike kundër popullit serb në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, akuzoi Perëndimin se po minon paqen dhe stabilitetin në Ballkan, veçanërisht në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, duke theksuar se Moska mbetet “konsekuente në mbrojtjen e sovranitetit të Serbisë”.

Sipas tij, veprimet e vendeve perëndimore përbëjnë shembull të qartë të shkeljes së parimeve statutore të OKB-së dhe ndërhyrjes flagrante në punët e brendshme të shteteve. Lavrov shtoi se në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë po zhvillohen “sulme sistematike kundër popullit serb dhe të drejtave të tij themelore”.

Duke iu referuar marrëdhënieve me NATO-n dhe BE-në, kryediplomati rus tha se Rusia nuk ka kurrfarë plani për të sulmuar këto organizata, por paralajmëroi se çdo “agresion” ndaj Moskës do të përballet me vendosmëri.

“Propozimet tona për garanci të detyrueshme ligjërisht mbi sigurinë janë injoruar. Ndërkohë, kërcënimet ndaj Rusisë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Presidenti Putin i ka hedhur poshtë vazhdimisht këto provokime. Rusia asnjëherë nuk ka pasur dhe as nuk ka qëllime të tilla”, tha Lavrov.

Në fjalimin e tij, ai u ndal edhe te konflikti izraelito-palestinez, duke akuzuar Perëndimin se po përpiqet të anulojë vendimet e OKB-së për krijimin e shtetit palestinez.

“Një numër qeverish perëndimore vetëm së fundmi shpallën njohjen e Palestinës. Pyetja është pse pritën kaq gjatë? Është e qartë se shpresonin që së shpejti të mos mbetej më asgjë për të njohur”, theksoi Lavrov.

Mori ryshfet, dënohet me vdekje ish-ministri i Bujqësisë në Kinë

Tang Renjian, ish-ministri i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale i Kinës, u dënua me vdekje me pezullim për ryshfet në një gjykatë në provincën Jilin të dielën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Tang mori ryshfete, duke përfshirë para “cash” dhe prona me vlerë mbi 268 milionë juanë (37.6 milionë dollarë) në pozicione të ndryshme të mbajtura nga viti 2007 deri në vitin 2024, tha Xinhua.

Gjykata e Ndërmjetme Popullore e Changchun pezulloi dënimin e tij me vdekje për dy vjet, duke vënë në dukje se ai kishte rrëfyer krimet e tij, shtoi ajo.

Partia Komuniste e Kinës e përjashtoi Tang në nëntor 2024, gjashtë muaj pasi ai u vu nën hetim nga organi mbikëqyrës anti-korrupsion dhe u largua nga posti i tij.

Hetimi i Tang ishte jashtëzakonisht i shpejtë dhe pasoi hetime të ngjashme ndaj ministrit të Mbrojtjes Li Shangfu dhe paraardhësit të tij Wei Fenghe.

Presidenti Xi Jinping filloi një fushatë spastrimesh të aparatit të sigurisë së brendshme të Kinës në vitin 2020, duke kërkuar të sigurohej që policia, prokurorët dhe gjyqtarët të jenë “absolutisht besnikë, absolutisht të pastër dhe absolutisht të besueshëm”.

Sipas biografive zyrtare, Tang ishte guvernator i provincës perëndimore të Gansu-së nga viti 2017 deri në vitin 2020, përpara se të emërohej ministër i bujqësisë dhe çështjeve rurale.

Në janar, Xi tha se korrupsioni është kërcënimi më i madh për Partinë Komuniste të Kinës dhe mbetet në rritje.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 29 shtator 2025

Dashi

Dite e qete do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do dini çfarë te bëni qe ta mbani gjithë kohës zgjuar zjarrin e pasionit. Beqaret me ne fund do kenë mundësi reale për te filluar një histori dashurie serioze. Ne pune mos u tregoni posesive sepse do probleme. Merrini gjerat sa me shtruar qe te mundeni dhe do ja dilni.

Demi

Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Here do dashuroheni siç ju dini e here do debatoni ashpër me partnerin. Beqaret duhet te tregohen me te hapur ndaj takimeve nëse vërtet dëshirojnë te ndryshojnë status. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura. Mund te kryeni pa frike te gjitha shpenzimet qe ju nevojiten.

Binjaket

Ka rrezik te mos i qëndroni besnik partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle debate te forta mes jush, Pranojeni qe ai ka te drejte dhe gjeni mënyrën e duhur për te kërkuar falje. Beqaret nuk do dëshirojnë ta humbasin lirinë qe kane dhe nuk do përfitojnë aspak nga takimet qe do realizojnë. Financiarisht Merkuri do iu favorizoje. Gjendja do jete e mire.

Gaforrja

Çiftet nuk do kenë për çfarë te qahen gjate kësaj dite. Çdo ëndërr do iu realizohet madje mund te fillojnë edhe një etape te re me atë qe dashurojnë. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje afatgjate. Ne planin financiar mund te jeni me fat dhe te arrini te shlyeni te gjitha detyrimet qe keni.

Luani

Sot kane për te ndodhur gjera te jashtëzakonshme ne jetën tuaj ne çift. Hapeni zemrën dhe përfitoni sa te mundni. Beqaret gjithashtu do kalojnë momente te mrekullueshme me miqtë dhe me disa persona qe sapo do i njohin. Dite pas dite mund te krijojnë edhe me tepër afrimitet me ta. Financat fatmirësisht do jene te mbrojtura dhe aspak problematike.

Virgjeresha

Ka mundësi qe sot te planifikoni një udhëtim te afërt me partnerin. Qe te dy do jeni te gëzuar dhe te entuziazmuar qe do kaloni disa çaste vetëm për vetëm. Beqaret gjithashtu do jene te përkëdhelur nga yjet dhe do e gjejnë personin e përshtatshëm. Financat duhet t’i menaxhoni me shume maturi nëse doni qe gjendja te jete sa me e qëndrueshme. Jeni te afta ta bëni kështu qe mos u dorëzoni.

Peshorja

Pas një periudhe delikate dhe te mbushur me debate, sot do rilinde dielli dhe do afroheni me shume me partnerin. Do i pranoni gabimet dhe do premtoni se nuk do i përsëritni me ato. Beqaret do kenë takime, por nuk duhet te ecin shume shpejt ne mënyrë qe te mos zhgënjehen me vone. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Tregohuni realiste dhe qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke sot ju qe keni një lidhje. Po ëndërruar shume ka rrezik te zhgënjeheni dhe te lëndoheni. Beqaret do vazhdojnë kërkimin e princit te kaltër, por nuk do jene ende me fat. Gjendja financiare do jete e qëndrueshme, megjithatë do bëni mire sikur te reflektonit para se te kryeni investime tejet te mëdha,

Shigjetari

Çiftet duhet t’i shprehin sa te mundnin dëshirat edhe sikur partneri te mos ua realizoje dot te gjitha. Do ndihen edhe me te çliruar. Gjithsesi pritet qe gjithçka te ece me se miri. Do ketë dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite për beqaret dhe jeta do iu ndryshoje brenda disa minutave. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, por nuk duhet te alarmoheni.

Bricjapi

Priten vështirësi te papritura sot ne jetën tuaj ne çift sidomos nëse jetoni bashke dhe keni buxhet te përbashkët. Mos u nxitoni, por mundohuni ta zgjidhni gjithçka me maturi. Beqaret me ne fund do e gjeje personin ideal me te cilin te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Te ardhurat do kenë përmirësime te vogla. Kjo për shkak te ndihmës se disa te afërmve.

Ujori

Çiftet do kenë një dite te zakonshme dhe pa probleme. Do merreni vesh mire për gjithçka. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do mendojnë fare krijimin e një lidhjeje. Edhe ashtu si janë ata ndihen mire. Dielli do iu ndihmoje mjaft ne planin financiar. Situata fatmirësisht do jete goxha e mire dhe do mund te kryeni pa iu dridhur dora shpenzimet e nevojshme.

Peshqit

Edhe vete do habiteni gjate kësaj dite sesi gjerat do ecin aq mire ne jetën tuaj ne çift. Do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet e dikurshme dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret nuk do jene shume ne humor dhe nuk do pranojnë te dalin neper takime. Sektori i financave nuk pritet te ketë ndonjë ndryshim te madh.

Bashkim kombëtar me Kosovën? Rama: Me Europën dhe asgjë tjetër. Çdo gjë tjetër është përrallë!

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për çështjen e bashkimit kombëtar, për të cilën tha se është tezë e cila ka vlerë vetëm për aq sa lidhet me Bashkimin Evropian dhe sinergjinë që krijohet nën qiellin e Bashkimit Evropian. I ftuar në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Rama tha se është e pamundur të përparohet në çdo drejtim në këtë aspekt pa krijuar besim dhe simpati të plotë ndërkombëtare, e që sipas tij, s’ka asnjë progres në aspektin e zgjerimit dhe forcimit të miqësive ndërkombëtare të Kosovës.

“Është e pamundur të përparohet në asnjë lloj drejtimi në këtë aspekt pa krijuar besim dhe simpati të plotë ndërkombëtare. Kjo nuk bëhet se duam ne, por bëhet nëse ne kemi të gjithë miqtë e mjaftueshëm dhe aleancat e mjaftueshme për t’ia dalë. Në këtë aspekt, fjala më e butë që mund të thuhet është se nuk ka asnjë progres. S’ka asnjë progres në aspektin e zgjerimit dhe forcimit të miqësive ndërkombëtare të Kosovës”, tha Rama.

Rama u shpreh se bashkimi kombëtar për të është vetëm bashkimi me Evropën dhe asgjë tjetër, teksa shtoi se çdo gjë tjetër është përrallë.

“Bashkimi kombëtar, sipas meje, është vetëm bashkimi me Evropën dhe asgjë tjetër. Çdo gjë tjetër është përrallë që gjithkush mund t’ia tregoj vetes por nuk ka asnjë shans që ta sheh të realizuar në realitet. Jetojmë në shekullin 21 dhe nuk mund të mendojmë në shekullin 21 me formula të shekullit 20 dhe lëre pastaj të shekullit 19 apo më përpara. Për mua, nëse flasim për bashkim kombëtar, flasim për Bashkim Evropian. Nëse flasim për bashkim kombëtar jashtë Bashkimit Evropian, jemi duke folur me vete dhe për vete por as për vete jo sepse është tërësisht një fantazi që s’ka lidhje me realitetin”, tha Rama.

“Tradhtia që shkatërron familje”/ Trondit gazetarja: Studentet shqiptare po ‘vjedhin’ burrat e martuar për luks

Fenomeni i lidhjeve të vajzave të reja me burra të martuar dhe financiarisht të fuqishëm po kthehet në një shqetësim serioz shoqëror në Shqipëri. Në nje emision gazetarja Linda Pano ngriti alarmin për një trend që po përhapet me shpejtësi mes studentëve shqiptarë.

“Shoh gjithnjë e më shumë vajza të reja që nuk e kanë aspak problem të hyjnë në mes të një martese. Për to, një burrë i stabilizuar ekonomikisht është më i përshtatshëm sesa një djalë që do ta nisë jetën nga zero bashkë me to. Rrjetet sociale e kanë normalizuar këtë fenomen,” tha Pano.

Deklaratës së saj i shtohet edhe opinioni i detektives private Shkënda Lili, e cila prej vitesh merret me raste tradhtish dhe prishje martesash. “Dashuri nuk ka. Është thjesht interes. Shoh vajza të reja që nuk kanë punuar asnjë ditë, por i sheh të veshura me marka luksoze, duke lëvizur me makina të shtrenjta. Pyetja është kush e financon këtë? Përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: një burrë më i madh në moshë, i martuar dhe i pasur,” theksoi Lili.

Ajo paralajmëroi se pasojat për burrat janë dramatike: shumë prej tyre lënë bashkëshortet për një vajzë më të re dhe më pas përballen me pendesë dhe shkatërrim emocional. Sipas saj, problemet nuk janë te gratë, por te mungesa e përkushtimit dhe tradhtia e burrave, të cilët shpesh kërkojnë të rikthejnë adoleshencën e humbur në moshën 40-vjeçare.

“Kam parë burra që lënë bashkëshortet për një vajzë më të re dhe më pas kthehen tek unë të shkatërruar, duke thënë se kanë gabuar. Problemi është se ata nuk e pranojnë kurrë realitetin, por shpesh fajësojnë gratë, duke i quajtur ‘të çmendura’ ose ‘xheloze’. Në fakt, nuk është gruaja, por tradhtia dhe mungesa e përkushtimit i tyre që e shemb familjen. Shumë burra duan të jetojnë adoleshencën që nuk e kaluan, por e bëjnë këtë në moshën 40-vjeçare,” – shtoi detektivja.

Ky fenomen, i nxitur nga rrjetet sociale dhe etja për luks, po shkatërron qindra familje shqiptare. Ndërsa studentet kërkojnë “burrin me lekë” dhe burrat kërkojnë aventura, viktima kryesore mbeten gratë dhe fëmijët, të përfshirë në një realitet ku dashuria zëvendësohet nga interesi dhe iluzioni.

Kryeministri Rama: Kosova e ka të pamundur të përparojë në BE pa zgjeruar miqësitë ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama në intërvistën e dhënë për Klan Kosova, foli dhe për çështjen e Bashkimit Europian lidhur me Shqipërinë dhe Kosovën. Për këtë të fundit, në krahasim me Shqipërinë, Rama u shpreh se Kosova e ka të pamundur të përparojë në këtë aspekt pa krijuar simpati, besim dhe pa zgjeruar marrëdhëniet diplomatike me partnerët ndërkombëtarë.
“Është e pamundur të përparohet në asnjë lloj drejtimi në këtë aspekt pa krijuar besim dhe simpati të plotë ndërkombëtare. Kjo nuk bëhet se duam ne, por bëhet nëse ne kemi të gjithë miqtë e mjaftueshëm dhe aleancat e mjaftueshme për t’ia dalë.

Në këtë aspekt, fjala më e butë që mund të thuhet është se nuk ka asnjë progres. S’ka asnjë progres në aspektin e zgjerimit dhe forcimit të miqësive ndërkombëtare të Kosovës”, tha Rama në “Jehona Politike”.

Rama u shpreh se bashkimi kombëtar për të është vetëm bashkimi me Evropën dhe asgjë tjetër, teksa shtoi se çdo gjë tjetër është përrallë.

“Bashkimi kombëtar, sipas meje, është vetëm bashkimi me Evropën dhe asgjë tjetër. Çdo gjë tjetër është përrallë që gjithkush mund t’ia tregoj vetes por nuk ka asnjë shans që ta sheh të realizuar në realitet.

Jetojmë në shekullin 21 dhe nuk mund të mendojmë në shekullin 21 me formula të shekullit 20 dhe lëre pastaj të shekullit 19 apo më përpara. Për mua, nëse flasim për bashkim kombëtar, flasim për Bashkim Evropian. Nëse flasim për bashkim kombëtar jashtë Bashkimit Evropian, jemi duke folur me vete dhe për vete por as për vete jo sepse është tërësisht një fantazi që s’ka lidhje me realitetin”, tha Rama.

K.B/Shqiptarja.com

Rama thirrje pensionistëve: Vaksinohuni për veten dhe familjen

Kreu i qeverisë, Edi Rama, u ka bërë një thirrje të gjithë të moshuarve të ndërmarrin hapin e vaksinimit, për të mbrojtur veten e tyre, fëmijët, si dhe familjen.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se të gjithë mund të bëjnë rezervimin opër vaksinimin përmes platformës qeveritare “e-albania”.Në videon e shpërndarë prej kryeministrit, shfaqen edhe të moshuarit të cilët japin mesazhe për rëndësinë e vaksinimit.

https://www.facebook.com/watch/?v=829175272797705

Rreth 280 mijë doza të vaksinës antigrip janë shpërndarë tashmë në të gjitha qendrat shëndetësore në vend, në prag të nisjes së sezonit të virozave.

Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim të gjerë, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes personale dhe të familjes nga gripi. Po ashtu, apelojnë edhe prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre.