Mësuesit në 2029 me 1250 euro pagë, qeveria prezanton programin e ri për arsimin

Paga mesatare e mësuesve do të jetë 1250 euro deri në vitin 2029.
Ky është një nga objektivat e mandatit të katërt të qeverisë, të prezantuara në programin e kabinetit socialist në fushën e arsimit.

“Kur flitet më këto shifra sot duket joshëse, por mos harrojmë se ky është plani për katër vitet e ardhshme që do të thotë kostot ndryshojnë. 1000 euro sot nuk kanë të njëjtën vlerë si para katër vitesh, njësoj do të jetë edhe për 4 vite më vonë. Rritja duhet të bëhet në bazë të indeksit”, shprehet Suela Koçibellinj, aktiviste.

“Mendoj se do jetë një shtysë për t’i motivuar, duke i mirëpaguar do të nxiten të kontribuojnë më shumë”, shprehet Irsa Ruçi- eksperte arsimi.

Investimet do të përqendrohen në transformimin digjital të shkollave, si dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në mësim si plan për të arritur “Shqipërinë në BE në 2030”. Ndërsa premtojnë se do të testojnë përfshirjen e ushqimit në institucionet arsimore duke e pilotuar në çdo bashki qendër qarku. Por ekspertët vlerësojnë se nuk duhet të ketë diferencime midis shkollave.

“Ushqimi është nevojë. Por ky ka qenë një nga premtimet e fushatës, tani duhet parë a do kthehet në një plan veprimi? A do të realizohet brenda 4 vitesh për gjithë Shqipërinë?”, shton aktivistja.

Zgjatja e orarit të qëndrimit të nxënësve në mjediset arsimore është një tjetër synim i qeverisë socialiste, përmes një programi të ri pas shkollor.

“Prindërit do ndiejnë siguri se do jenë po brenda mureve të shkollës, po me mësuesit që njohin. Sepse kohët e fundit janë hapur shumë after school, qendra private që nuk janë nën kontroll dhe ka pikëpyetje për cilësinë”, shprehet Irisa Ruçi.

Gjithashtu, fuqizimi i arsimit profesional është në fokus të “Rama 4”, ku parashikohet dyfishimi i të rinjve, duke arritur 35% e numrit të përgjithshëm të nxënësve. Investimi pritet të shkojë në 60 milionë euro në ndërtimin e shkollave profesionale dhe instalimin e laboratorëve teknikë.

Akuzat për shkelje të hapësirës ajrore, reagon Rusia: S’kemi asgjë për të fshehur, synojmë…

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka mohuar kategorikisht akuzat se Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s gjatë javëve të fundit.

Gjatë një deklarate për mediat, Lavrov tha se Rusia “nuk ka asgjë për të fshehur” dhe se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të sulmuar civilë apo infrastrukturë në territorin e vendeve evropiane.

“Incidentet ndodhin, por ne kurrë nuk qëllojmë me armë të synuara kundër tyre,” shtoi ai. Lavrov u ndal edhe te akuzat e Polonisë, sipas të cilës më 9 shtator dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të saj, duke thënë se Moska ka kërkuar një takim të menjëhershëm për të diskutuar çështjen, por “askush nuk dëshiron të diskutojë faktet.”

Ai theksoi se Rusia nuk synon me dronë ose raketa vendet e Evropës, pavarësisht nëse janë anëtare të BE-së apo NATO-s.

Deklarata e Lavrov vjen ndërsa tensionet mes Moskës dhe Perëndimit po rriten, me incidente ushtarake dhe akuzat për provokime gjithnjë e më të shpeshta.

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara u kthen trafikantëve pasuritë e bllokuar nga SPAK

Disa investigime mediatike, sinjalizime dhe raporte kontrolli konfirmojnë se Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara funksionon herë si nukël dhe herë si zgjatim i krimit të organizuar. Evidencat tregojnë se Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara është kthyer në një organizatë me natyrë kriminale. Drejtuesit e Agjencisë janë diktuar nga personazhe nongrata në SHBA, simbole të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, si dhe nga drejtues të grupeve kriminale.

SPAK dhe GJKKO sekuestrojnë çdo vit pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, asete të grupeve kriminale, si hotele, pallate, apartamente, lokale, restorante, troje, vila, bizhuteri, para cash, makina luksoze etj. Shumica e pasurive të sekustruara më pas konfiskohen, që do të thotë se kalojnë përfundimisht në pronësi të shtetit shqiptar.

Çfarë ndodh?

Pasuritë e bllokuara nga SPAK dhe GJKKO në zbatim të ligjit antimafia, u rikthehen figurave të krimit të organizuar nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Prapaskena ka identifikuar pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, të cilat pasi janë sekustruar dhe konfiskuar nga SPAK, kanë kaluar në administrim te Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila ua ka kthyer këto pasuri subjketeve të SPAK-ut, përmes kontrave korruptive qiraje dhe ankandeve fiktive.

Pasuritë e sekuestruara jepen me qira nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara tek personat që u janë sekuestruar këto pasuri, me qira simbolike, kundrejt ryfshfetit ose interesave të tjera korruptive.

Pasuritë e konfiskuara rikthehen tek subjekti që është goditur nga SPAK, përmes ankandeve fiktive, ku fitues është paracaktuar figura e krimit, të cilit i është konfiskuar pasuria. Figurat e krimit, të cilëve u është sekuesruar dhe konfiskuar pasuria, në shumicën e rasteve, nuk dalin vetë drejtëpërdrejtë, por kamuflohen përmes njerëzve të afërt, të cilët me para të pista blejnë pasurinë që u është sekuestruar nga SPAK-u.

Kush po e saboton luftën e SHBA dhe SPAK kundër krimit të organizuar?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur luftë krimit të organizuar, duke e konsideruar një rrezik për sigurinë kombëtare. Nuk është sekret që kryefjala e takimit të kreut të SPAK-ut në DASH, Altin Dumani, ishte intensifikimi i luftës kundër krimit të organizuar.

Në Shqipëri del një Agjenci, e cila po saboton luftën e SPAK kundër krimit të organizuar. Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila i rikthen krimit pasuritë e konfiskuara, është në varësi të ministrisë së Brendshme. Ministria e Brendshme dhe ministrat që ndryshohen shpesh janë derivat i kryeministrit Edi Rama.

Kjo nuk do të thotë se Edi Rama ka dorë në rikthimin e pasurive të konfiskuara në duart e krimit. Edi Rama ndoshta nuk di asgjë ose është keqiformuar për batërdinë që ndodh në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Por, nuk ka dyshim që drejtuesit e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara janë organizatorët e skemës së tjetërsimit të pasurive të konfiskuara, duke i kaluar në duart e krimit të organizuar.

Që nga tetori i vitit 2024, Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara drejtohet nga Risena Xhaja.

Më herët, Agjencia është drejtuar nga Adrian Koni, të cilin KLSH kërkoi të shkarkohej pas abuzimeve të rënda me pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara me vlerë 140 milionë euro.

Ardian Koni, bashkë me gjyqtaren Ilirjana Olldashi, i ktheu Klement Balilit resortin luksoz Santa Quaranta buzë detit të Sarandës. Para rikthimit të Balilit, hotelin e tij e kishin marrë me qira Erion Ricku dhe Arjan Baçi, të cilët kanë qenë pjesë e komisionit për vlerësimin e çmimit të tregut të këtyre pasurive, komision i ngritur pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

25 makina luksoze të konfiskuara janë zhdukur nga Agjencia kur drejotohej nga Koni. Makinat u janë rikthyer bosëve të drogës dhe një pjesë janë mbajtur për vete nga kupola e Agjencisë. Krahas makinave, Koni me grupin e tij kanë tjetërsuar dhe rikthyer në duart e subjekteve të ligiit anti-mafia si hotele, pallate, apartamente, makina, troje etj., duke ia dhënë me qira vetes së tyre, të besuarve të figurave të krimit të organizuar dhe në disa raste i kanë kaluar në duart vetë figurave të krimit me kontrata qiraje, në kundërshtim flagrant me ligjin.

Procedurat e prokurimit për shitjen e pronave të konfiskuara nga gjykatat rezultojnë me diferencë të madhe mes fondit limit të përllogaritur dhe vlerës së kontratës fituese. Proceduat janë fiktive dhe korruptive.

Idriz Haxhiaj ka qenë drejtori i përkohshëm i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Konfiskuar pas largimit të Ardian Konit dhe Risena Xhaja.

Për një kohë të gjatë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Konfiskuar është drejtuar nga Artur Kala. Ky i fundit është denoncuar se ka kaluar pasuritë e bllokuara në administrim të subjeteve të ligjit anti-mafia, përmes kontratave të qirasë.

Kala ka qenë kryeadministrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara nga viti 2013 deri në vitin 2021. Abuzimet e Artur Kalës me pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara janë dokumentuar edhe në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Për të pasur sukses në luftën kundër krimit të organizuar përmes goditjes së pasurisë, SPAK duhet t’a nisë duke kërkuar ‘sekustrimin’ e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe përfshirë në një hetim pasuror dy ish drejtorët Artur Kala dhe Ardian Koni./Prapaskena

Reagon NATO pas deklaratave të Moskës: Nëse sulmohemi, jemi gati të …

“Çdo kërcënim ndaj hapësirës ajrore, tokësore dhe detare të NATO-s do të përballet me një përgjigje të vendosur dhe proporcionale.

Ne jemi gati. Nuk duhet të ketë dyshim. Ne nuk kërkojmë konfrontim, por nuk do të hezitojmë të ndërmarrim çdo veprim që konsiderohet i nevojshëm për mbrojtjen tonë kolektive.”

Kjo u deklarua nga Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, në fund të takimit të Shefave të Mbrojtjes të Forcave Aleate në Riga, duke folur për “shkeljen e fundit dhe të vazhdueshme” të qiellit të Aleatëve nga dronët rusë.

Grupi i tij kriminal u kap me një ton K0KAlNË në Greqi/ Ky është Fatjon Prendi, u dënua me 10 vite burg, më pas…

Një sasi rekord prej 1.1 ton kokainë është sekuestruar sot në Greqi gjatë një operacioni antidrogë, ndërsa “truri” i trafikimit të lëndës narkotike dyshohet se është shtetasi shqiptar Fatjon Prendi.

Prendi, i cili dyshohet se është një nga organizatorët e trafikut të drogës, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë greke.

Ai ka qenë më herët i dënuar me 10 vite burg dhe është arrestuar më 7 dhjetor 2012. Pas rreth nëntë vitesh në burg, ai është liruar me kusht më 11 shkurt 2022.

Gjatë kohës që vuante dënimin në burgun e Domokos, në vitin 2017, autoritetet i kanë gjetur një thikë në qeli, duke ngritur shqetësime për përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme edhe gjatë vuajtjes së dënimit.

Fatjon Prendi ishte i njohur për lidhjet e tij me Alfons Ndocin, një tjetër shqiptar që u vra në Greqi. Lidhjet e tyre të ngushta kanë ngritur dyshime për përfshirje në rrjete të krimit të organizuar.

Të dhëna për të arrestuarin tjetër – Arben Mashi

Në pranga ka rënë edhe Arben Mashi, një tjetër shqiptar me të shkuar kriminale. Ai është kapur në vitin 2001 me 101 gramë heroinë, ndërsa në vitin 2016 është ndaluar me 60 kilogramë marijuanë.

Përveç veprave penale të lidhura me drogën, Mashi është hetuar më parë edhe për grabitje dhe shkelje të ligjit mbi emigracionin.

Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në këtë operacion.

Vrasja e biznesmenit italian, ortaku shqiptar i viktimës dhe dy djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, hetuesit kanë marrë në pyetje ortaku i biznesit të italianit, shtetasi Eqerem Braçe, si dhe dy djemtë e tij, Gazment Braçe e Daniel Braçe.

Bëhet me dije se këta persona deri tani janë marrë katër herë në pyetje.

Një herë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, një herë nga Prokurori, një herë nga specialistët e krimeve që kanë mbërritur nga Tirana dhe një herë tjetër sërish nga OPGJ.

Në pyetje nuk është marrë personi i katërt, emri i të cilit ende nuk dihet.

Arsyeja e marrjes katër herë në pyetje është se të tre personat kanë dhënë dëshmi kontradiktore për ngjarjen.

Një herë kanë thënë që e kanë gjetur italianin në rruge të vdekur, një herë kanë thënë se e gjetën të plagosur dhe u vdiq në duar, një herë kanë thënë se ishin me italianin dhe i qëlloi dikush që u zuri rrugën me armë.

Kjo ka nxitur organet e hetimit të ripyesin personat që kanë dhënë dëshmitë, pra Eqrem Braçen me dy fëmijët e tij.

Ndërkaq, Eqrem Braçe në momentin e ardhjes në Gjirokastër u paraqit në spital, pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të rënies së sheqerit dhe tronditjes që pretendonte se përjetoi.

Viktima ndodhet në Tiranë, në pritje të autopsisë dhe konfirmohet se plaga që ka marrë është në pjesën e femurit.

BIeu sallαtë jeshiΙe, grυaja trondit me foton që ρoston, shikoηi çfarë ka gjetυr breηda qeses

Një çift kanë gjetur një gjarpër helmues brenda qeses së lakrës jeshile. Gjarpri i rrallë, i njohur me emrin

“Hoplocephalus bitorquatus” kishte mbetur në mesin e sallatës të cilën Alexander White dhe Amelie Neate e kishin blerë në një market në Sidnei.

“Po lëvizte dhe po nxirrte gjuhën jashtë”, tha White. “Ishte gjuha e tij përmes së cilës e kuptova se nuk ishte thjesht një krimb gjigant. Do të isha më i qetë me një krimb, të jem i sinqertë”.

Gjarpri ishte rreth 20cm i gjatë dhe dukej se po flinte i qetë në sallatën jeshile në raftet e ftohta të marketit, deri kur White e mori për ta dërguar në shtëpi, shkruan  The Guardian.

Çifti thirrën shërbimin për shpëtimin e kafshëve të egra dhe u thanë se ai ishte ndër gjarpërinjtë më helmues dhe agresiv në Australi.

I dha çeΙësat e shtëρisë shokut, i riu shqiρtar s’u besοn syve kur kthehet…

Një 24-vjeçar me emrin Robert.L nga Velipoja do të gjykohet në gjykatën e Tiranës për akuzën e vj edhjes, katër muaj pas denoncimit të shokut të tij.

Dorian Qoli i tha policisë se një ditë i pandehuri i kishte kërkuar çelësin e shtëpisë.

“E kam shok dhe më tha që në shtëpinë ku ai jeton me qira kishte njerëz. Më kërkoi çelësin sa të hante bukë e të pushonte”.

Por pas bujarisë së shokut, 24-vjeçari është zhdukur bashkë me çelësin. Ndonëse kallëzuesi e ka telefonuar shpesh, i akuzuari justifikohej se gjendej në Kombinat dhe se do vonohej.

Në këto kushte duke qenë se nuk kishte ku të qëndronte, Doriani, mëson Gazeta Si e ka hapur derën e shtëpisë me forcë.

Panorama që i shfaqur para syve ishin dhomat e boshatisura. Në shtëpi mungonin orenditë, mes tyre lavatriçja, frigoriferi dhe soba me korrent. Siç përmendet në kërkesën për gjykim,

Doriani e ka telefonuar i shqetësuar shokun e tij duke e pyetur për orenditë, por ka marrë si përgjigje “Do t’i sjell, qetësohu”.

Policia ka shpallur më pas në kërkim të riun, ndërsa babai i tij është përpjekur ta zgjidhë çështjen duke fshehur gabimin e të birit.

Arben Leka ka kryer sakaq një hetim paralel për të birin dhe ka zbuluar se ai i kishte vje dhur pajisjet elektroshtëpiake për t’i lënë peng në një dyqan, pasi pronarit i kishte një borxh.

I ati thotë në dosjen hetimore kur policia e pyet se si i gjeti pajisjet që kishte “rrëmbyer” Roberti dhe si i kishte marrë për t’ia kthyer të zotit?

Arben Leka: U përpoqa dhe arrita të flas në telefon me tim bir. E pyeta ku gjendej dhe më tha në Sarandë kam gjetur punë të re. Pastaj më tregoi se kishte marrë një borxh prej 200 mijë lekë tek një dyqan tek Pazari i Ri dhe se derisa ta shlyente borxhin ishte detyruar të merrte orenditë e shokut duke i lënë peng.

I gjeta 200 mijë lekë dhe i çova menjëherë tek dyqani i pengjeve dhe mora orenditë duke ia kthyer pas shokut të djalit. I kërkoj falje Dorianit, të cilit edhe djali i ka kërkuar falje dhe lutem që im bir mos t’i përsërisë më gabime të tilla.

Por pavarësisht gjestit të të moshuarit, prokuroria e konsideron babain e Robertit thjesht si dëshmitar.

Fati i 24-vjeçarit u caktua nga një ekspert i kërkuar nga hetuesit, i cili vlerësoi dëmin dhe konkludoi që orenditë e vjed hura (që më pas u kthyen nga babai) kanë vlerën e 90 mijë lekëve.

Ky fakt juridiko penal sipas prokurorisë parashikohet si vje dhje, një vepër që dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Këto të dhëna iu përcollën për gjykim të mëtejshëm gjykatës së Tiranës, që do ta gjykojë si hajdut, ndonëse në fakt ai i ktheu pas të gjitha pajisjet.

“Ρërshëndetjet” e shqiρtarëve në SeΙanikun e shekullit XVIII

Nga: Mark Mazower (Kapitulli “Shqiptarët” nga libri “Selaniku, qyteti i fantazmave: Të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë, 1430-1950”)

Ndërkohë, çrrënjosja e dhunës së jeniçerëve ishte shpesh më e vështirë sesa shërimi i një sëmundjeje. Shumë pashallarë, të paaftë për t’u mbështetur te trupat, që supozohej se ishin nën komandën e tyre, mbanin shpura të armatosura personale. Ata rekrutonin të rinj, kryesisht shqiptarë nga fshatrat e varfra malore, të cilët sollën me veto një qëndrim të dukshëm agresiv ndaj jetës. Një shekull më parë, një udhëtar osman, i kishte paralajmëruar të tjerët për mënyrën se si shqiptarët i përshëndesnin. Lista e tij përfshinte shprehjet e mëposhtme të përdorshme: “Ha mut!”, “Të qifsha nënën!”, “Të qifsha gruan!” dhe “Të pjerdhsha në vesh!”.

Selaniku shtrihej ndërmjet tokave jugore të Shqipërisë e Stambollit dhe në mesin e shekullit XVIII, disa mijëra shqiptarë punonin atje në hamame, si shitës boze, armëpunues, gurgdhendës apo roja. Disa të tjerë bënin punë sezonale si barinj ose tregtarë bagëtish. Pjesa më e madhe e personelit zyrtar mbështetej te ata që ofronin forcën, e cila u mundësonte pronarëve të tokave (ajanëve) në rajonet në veri të qytetit të fitonin gjithmonë e më shumë pushtet për vete. Për shembull një pronar i frikshëm i Doiranit, i cili kishte nën kontroll pjesën me të madhe të pashallarëve të Selanikut, arriti të nxirrte në fushë tre mijë shqiptarë kundër armiqve të tij – trupave yürük, që Porta e Lartë i kishte urdhëruar kundër tij. Në të vërtetë, shumë prej bejlerëve kryesorë në zonat e thella maqedonase ishin me origjinë shqiptarë.

Autoritetet osmane, që nuk kishin mendim të mirë për shtegtarët kishin shumë dyshime për shqiptarët (pavarësisht nga fakti se shumë prej zyrtarëve më të lartë ishin vetë me origjinë shqiptare). Në mënyrë të veçantë, në një Perandori që njihte vetëm dallimet e fesë, ata u dalluan nga emri, arnaut, dhe në vitin 1730 perandori urdhëroi që të gjithë shqiptarët myslimanë dhe të krishterë, të dëboheshin nga Stambolli.

Masa të tilla e intensifikuan problemin në provinca, duke rritur numrin e banditëve e të krimeve, ndaj dhe vëmendja e qeverisë u drejtua gradualisht drejt tyre. Pas luftës së gjatë me Rusinë, në mes të shekullit, pasi i shërbyen sulltanit në Peloponez, trupat shqiptare vazhduan plaçkitjen e tokave greke, derisa sulltan Abdylhamiti I, i mbështetur nga admirali i tij reformist, Gazi Hasan Pasha, vendosi të ndërmerrte veprime kundër tyre.

Gjatë asaj kohe për konsullin francez në Selanik, ata ishin më shumë sesa thjesht një faktor ngacmues. Në të vërtetë, rreziku për vetë Perandorinë nuk mund të ishte më i madh se kaq. Ai i shkroi Parisit:

Të gjithë burrat me gjykim të shëndoshë shpresojnë që Kapedan Pasha të ndjekë shembullin e Topal Osman Pashës, i cili e mbuloi Shqipërinë me lumenj gjaku duke zbatuar urdhrat e sulltan Mahmutit në vitin 1731. Nëse kjo nuk ndodh, duhet të frikësohemi se ky komb, i cili është i madh dhe njëkohësisht shumë i varfër, do të shpërdorojë zakonin e tij të mbajtjes së armëve dhe do të bëhet i fuqishëm e i rrezikshëm për këtë Perandori. Të gjitha qytetet e hapura të Rumelisë janë të ekspozuara ndaj shkatërrimeve të tij, që mund ta çojnë atë te portat e Kostandinopojës, nëse ndonjë ambicioz do të dijë si të përfitojë nga numri, kurajoja dhe disiplina e natyrshme e këtij kombi.

Si rrjedhim, ne vitin 1779, admirali osman drejtoi një grup prej më shumë se tridhjetë mijë burrash kundër tyre. Rrugës për në Peloponez, në një operacion mbresëlënës, për sa i përket shpejtësisë dhe vendosmërisë brutale, ai vetë u preu kokën dy pronarëve shumë të mëdhenj tokash dhe vrau rivalët e tyre kryesorë. Në Kostandinopojë u dërguan 34 koka të prera dhe tokat e tyre iu shpërndanë pjesëtarëve të familjes Evrenos si dhe familjeve të tjera të rëndësishme. Hasan Pasha u dha dritën jeshile turqve dhe grekëve, që të ndërmerrnin çfarëdolloj veprimi që dëshironin kundër shqiptarëve që do t’i hasnin: vrasja e tyre nuk ishte krim. Në vazhdim të marshimit të tij, ai ekzekutoi çdo shqiptar që takoi, u vuri zjarrin manastireve ku fshiheshin ata dhe ofroi pesë zekinë për çdo kokë shqiptari që i dërgonin. Në Selanik, brenda pesë ditësh, guvernatori dëboi më shumë se katër mijë shqiptarë (në përkthimin shqip me gjasë gabimisht thuhet: 400 mijë), duke përfshirë disa qindra prej tyre, të cilët bënin pjesë në shpurën e tij, dhe lejoi të qëndronin vetëm disa banorë që ishin ngulur aty kohë më parë.

Megjithatë, kjo ishte një zgjidhje e përkohshme dhe nuk pati ndonjë rezultat që shqiptarët të pajtoheshin me sundimin osman. Shumica e tyre ishin myslimanë, por feja e tyre e përbashkët nuk mund të mposhtte përbuzjen që ata ndienin tashmë për turqit. «Shqiptarët nuk e njohin më autoritetin e Lartmadhërisë së Tij», – shkroi një vëzhgues disa vite më vonë – «dhe as atë të pashës së Selanikut, të cilin e konsiderojnë një armik të urryer». Në vitin 1793, pashai i Shkodrës mundi një ushtri osmane, kapi disa zyrtarë të lartë dhe i ktheu sërish pas me mjekra të rruara në shenjë përbuzjeje për sulltanin. Në Selanik, ata po shkaktonin sërish probleme. Kur pashai u përpoq të arrestonte një ngatërrestar të njohur, të quajtur

Alizotoglou, në vitin 1793, u zbulua se ai strehonte në shtëpinë e tij 130 persona të tjerë si vetja dhe i furnizonte me ushqime dhe armë. Pashai, pasi u bëri thirrje «të gjithë myslimanëve të vërtetë» t’i vinin në ndihme, përdori topa kundër shtëpisë së Alizotoglout, por kundërshtari i tij u largua nga qyteti, pasi mori pengje për sigurinë e tij dhe kërcënoi i rebeluar se do të kthehej me 2 mijë burra, nëse nuk i kërkohej falje zyrtare. Një dhjetëvjeçar më vonë, u nxor një urdhër tjetër sipas të cilit zyrtarët lokalë urdhëroheshin ta pastronin qytetin nga «një numër i panjohur shqiptarësh dhe të tjerë, të cilët i përkasin të njëjtës kategori, nuk po kryejnë ndonjë shërbim, nuk kanë asnjë profesion të saktë dhe që po grumbullohen pa ndonjë qëllim të caktuar».

Dhe, ashtu siç e kishte parashikuar konsulli francez, shumë drejtues shqiptarë u bënë një kërcënim serioz për Perandorinë. Në fillim të shekullit XIX, Mehmet Aliu, një ushtar shqiptar nga Kavalla, u bë sundimtar i Egjiptit, themelues i një dinastie mbretërore dhe krijues i një perandorie jetëshkurtër në Afrikë e në tokat arabe. Më pranë atdheut ishte Ali Pasha – «Bonaparti mysliman», siç e quante Bajroni – i cili sundoi në gjithë bregdetin perëndimor të Ballkanit nga kalaja e tij në Janinë. Thirrja e tij mbërriti deri në portat e Selanikut dhe manastiret aty pranë zbuluan se ai ofronte një mbrojtje më të mirë kundër banditëve, sesa vetë guvernatori i qytetit, duke u dhënë atyre shënime të shkruara me dorë në «greqishte shumë të keqe», në «një copë letër katrore shumë të pistë», ku kërcënonte me ekzekutim çdo turk që keqtrajtonte murgjit. Ky ishte një pasha shqiptar, i cili ndërtonte shtetin e tij dhe po ofronte mbrojtje për të krishterët e rajonit, sigurinë e të cilëve sulltani nuk mund ta jepte më. Brishtësia e shtetit osman nuk mund të paraqitej më qartë se kaq.

7 misteret që kαnë ndodhur në Shqipëri nga Diskύ fluturues në Roskovec deri te Peshkαqenët νizitorë

Gazetat e kohës kanë dokumentuar çdo ngjarje të çuditshme që ka ndodhur në trojet shqiptare dhe sipas Syri.net këto ngjarje nuk janë të pakta.

Në listën më poshtë ju njohim më ngjarjet e çuditshme të ndodhura në trojet shqiptare.

Cërriku, 2 orë nën vëzhgimin e një disku në 1993-shin

Banorë të qytetit të Cërrikut panë për rreth dy orë një objekt fluturues të rrallë, të cilin e identifikuan si UFO. Për 2 orë me radhë qyteti u përfshi nga paniku dhe kurioziteti. Një gazetë e kohës lajmëron se policisë asaj nate iu desh të qetësonte qytetarët, të cilët ishin habitur pas pamjes së objektit, që, sipas dëshmive ishte ndriçues dhe fluturonte.

Gazeta raporton se objekti qëndroi në qiell nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 22:00 dhe u largua vetëm pasi ishte parë nga dhjetëra dëshmitarë. Gazetat në atë kohë përmend një objekt të ngjashëm të parë në afërsi të kësaj zone në vitin 1963, por që atëherë debati ishte mbyllur me pohimin e përfaqësuesve të sistemit se bëhej fjalë për një avion të ri të hedhur në ajër nga Shqipëria.

Disku fluturues në Roskovec

Ka qenë viti 2006, kur banorët betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin e tyre. Fillimisht u pa si një hipotezë, por pas shenjave që kishte lënë disku fluturues, të gjithë filluan të bëheshin kureshtarë. Jo më larg se 10 km larg Fierit, drejt rrugës nacionale për në Berat, diku në mes të dy qyteteve shtrihet qyteti i Roskovecit.

Qyteza, që në etimologjinë shqipe, sipas kuptimit të vjetër të emrit të saj, ndahet në rosë, kovë dhe ec. UFO-t kishin vizituar qytezën e vogël të tyre. Vetëm një çast ka mbërritur disku fluturues dhe, sipas banorëve, vendi përreth u zhyt në errësirë dhe ciklon. “Qielli u errësua, pemët janë lëkundur, doli një tym i zi dhe pashë se drejt meje po vinte një gjë e çuditshme me dy sfera dhe konike në majë. Ishte në ngjyrë të bardh? në gri”, – përmendnin dëshmitarët në atë kohë. Ka dëshmitarë, ka njerëz që betohen se është e vërtetë, ka kureshtarë që shkojnë në vendin e ngjarjes. Tashmë atje nuk shikohet asgjë. Qyteza ka tërhequr mjaft vizitorë nga Tirana, Fieri, Berati, madje edhe të huaj nga Holanda. Por, deri tani asnjë shkencëtar nuk ka shkuar që të vërtetojë nëse është e vërtetë apo jo ngjarja e rrallë.

Sfera që ra nga qielli në Rrëshen – Kalimash

Një vit më parë të gjithë punëtorët e Rrugës së Kombit u habitën kur papritur gjetën një sferë të çuditshme të një madhësie mesatare. Sfera kishte një ngjashmëri me të gjitha sferat e gjetura që nga Brazili dhe deri në Bosnjë. Ajo peshon tre tonë, por ende nuk dihet përbërja e saktë dhe mënyra se si ka arritur në një formë të tillë. Hipotezat janë të shumta duke filluar se ajo ka përbërje llavosfere e deri në mitologjinë e lashtë. Punëtorët, që ndërtonin Rrugën e Kombit e kanë gjetur sferën një vit më parë, por vetëm tani u bë i mundur transporti i saj në Tiranë. Në të njëjtin vend u gjetën edhe disa mbetje të tjera sferike, por që nuk e kishin ruajtur formën e tyre.

Peshku 120 kg i kapur në Ksamil

Ksamili me bukurinë e tij ka tërhequr dhe një ndër peshqit më të mëdhenj në botë. Duket si “tabu” për Ksamilin, qytezën buzë detit Mesdhe, që të afrohen peshq me përmasat e një balene. Por, ja që kjo tabu u thye nga dy peshkatarë të thjeshtë, të cilëve u ra në rrjeta një peshk 8 metra i gjatë e me peshë 120 kg.

Peshku është i llojit “pastanak”, i cili në raste të tjera ka pasur peshën maksimale deri në 50 kg. Peshkatarët që e zunë peshkun gjigant, tregonin atëherë se kanë vuajtur shumë për ta hedhur atë në varkë, ndërsa rrjetat janë dëmtuar prej peshës së madhe

Fantazmat në një familje në Kukës

Para 8 vitesh një burrë telefonoi policinë e rrethit se po shikonte disa gjëra të çuditshme jashtë shtëpisë së tij. Sipas vetë personit, në atë kohë jashtë kishte disa fantazma, të cilat po vinin rreth e rrotull.

Në atë kohë policia e mori si një tallje, por një grup policësh u nisën për në fshatin nga erdhi telefonata. Kur shkuan në shtëpinë e tij jashtë oborrit u panë të gjitha objektet të rrëzuara, ndërsa burri që telefonoi së bashku me familjen u gjenden në një gjendje shoku dhe nuk flisnin fare. Po kështu ngjarja që ata treguan më mbrapa, ishte shumë e çuditshme dhe ata edhe sot tregojnë se ato fantazma ishin të vërteta dhe nuk gënjejnë.

Elbasani, vendi i çudirave të mëdha, qengji me 6 dhe zogu me 4 këmbë

Një qengj i pazakonshëm ka lindur në qytetin e Elbasanit. Qengji me gjymtyrë dhe organe të dubluara, ka lindur në një fshat të Sulovës në rrethin e Elbasanit. Delja që ka lindur këtë qengj, ka lindur edhe një qengj tjetër të seksit femër, e cila është me gjymtyrë të rregullta.

Ndërsa binjaku mashkull ka lindur me gjashtë këmbë, dy prej të cilave të ngjitura, ndërsa organet e tjera të dyzuara. Familjarët që kanë në pronësi qengjin janë shprehur se kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në zonën e tyre, por kjo gjë, sipas tyre, vinte nga rendimenti e pjellshmërisë së deles, e cila pjell binjakë, dhe sasisë së qumështit që prodhon. Ndërkohë, po në Elbasan ka lindur dhe shpendi i çuditshëm, në 2010 dhe sipas pronarit të tij ka shkaktuar habinë e të gjithëve. Nga katër këmbë, zogut i funksionojnë vetëm dy këmbët e parme, ndërsa dy të tjerat, të cilat janë të tepërta në trupin e tij, nuk janë funksionale. Ky rast është i pari i këtij lloji në Elbasan, ndërsa vetë banorët nuk e kanë shpjeguar kurrë këtë fenomen.

Peshkaqenët vizitorë që s’kanë arritur të hanë asnjë njeri

Shqipëria 2 herë gjatë historisë është vizituar nga 2 vizitorë të veçantë, që ishin peshkaqenët. Në Himarë dhe në Durrës kanë ardhur 2 herë peshkaqenë, të cilët ishin të gatshëm të sulmonin njerëzit në çdo kohë.

Por në të dyja rastet nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë sulm ndaj njerëzve. Në rastin e Durrësit peshkaqeni u kap nga një peshkarexhë shumë e madhe, ndërsanë rastin e Himarës thuhet se është vrarë nga peshkatarët, por hipoteza që besohet më shumë, është që të jenë larguar vetë.