I dyshuar si i përfituar nga trafikimi i drogës, sekuestrohet “Ferrari” me vlerë rreth 600 mijë euro! Ndalohet 30-vjeçari i dënuar në Turqi, si tentoi të fshihte mjetin

Është sekuestruar nga policia e Tiranës një mjeti tip “Ferrari” me vlerë rreth 600 mijë euro, pasi dyshohet se është përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Red”.

Sekuestrohet 1 automjet tip “Ferrari”, me vlerë rreth 600 000 euro, i dyshuar i përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Në hetim drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale, në Turqi.

Ky shtetas e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 30-vjeçar.

Vihen në hetim dhe të dy të implikuarit në këtë rast.

Në vijim të hetimeve, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Red”.

Në kuadër të operacionit, u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri”, automjeti tip “Ferrari”, me drejtues shtetasin E. V., 30 vjeç, i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike, pasi nga hetimet dyshohet se automjeti është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasi të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht S. Ll., 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht A. L., 30 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 3 këta shtetas.

Gjithashtu, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit E. V. ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

V. αjzat shqiρtare shesin trύρin në mes të rrugës, “ç’meηdet” shqiρtari…

Pros*titucioni është një fenomen i cili çdo ditë e më shumë po bëhet i pranishëm, teksa në Itali disa vajza fotografohen në rrugë, ndërsa shihet qartë qëllimi i vajzave si dhe një makinë dhe disa karrige.

Ka qenë një qytetar, i cili përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë të JOQ Albania, ka vënë në dukje fe/nomenin,

ndërsa shkruan se makina është me targa shqiptare dhe se vajzat shesin trupin për pak lekë. 

Qytetari shkruan: Po sh/iten te shkr/etat. Me erdhi inat se kishin parkuar automjetin me targa shqiptare. Shesin veten per pak leke dhe parkojnë automjetin qe ti shef e gjithë bota. 

Ε r.eja nga Kuçova: B.υrri me trad. htonte me disa υ. αjza dhe u merrte Ιekë për….

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ditën e sotme ishte  Xhoana, një vajzë 24 vjeçe, nga Kuçova.

Xhoana tregoi se kur ishte 16 vjeç, familja e lidhi me shkuesi me një djalë nga Durrësi, por celebrim nuk bënë dot pasi Xhoana ishte nën moshë. Nga martesa e tyre erdhi në jetë një vajzë, e cila sot është 5 vjeç.

Në fillimet e martesës Xhoana u përball me shumë probleme, siç ishte tradhtia e bashkëshortit me vajza të tjera. Ai shprehej se ishte i detyruar të shkonte me të tjera që t’i marrte Lekë dhe të mbante familjen.

Xhoana tregoi se vështirësitë filluan në martesën e saj sepse varfëria ishte e madhe, ka qëndruar me ditë të tëra pa bukë, duhej të punonte shumë, madje duhet të duronte dhe tradhtitë nga bashkëshorti.

Xhoana: Më tradhtonte, më thoshte detyrohem sepse nuk mundem të punoj, por shkoj me këtë vajzën që t’i marr Lekë për t’ju ushqyer juve në shtëpi.

Mirela Milori: Si e përpunove ti këtë gjë?

Xhoana: E pranova për momentin sepse thashë hë se nuk është problem, sepse nuk arrija të kuptoja se çfarë është burri dhe tradhtia në atë kohë. Më vonë fillova ta kuptoja që ikte me ditë, vonohej natën dhe thashë çfarë po bëhet.

Unë i thashë që nuk dua që ti të dalësh me një tjetër, nuk dua të hyjë dikush tjetër mes nesh. Aty hoqi dorë, filloi që të kërkonte punë.

Mirela Milori: A të donte?

Xhoana: Tre muaj pas martese më shprehu ndjenjat dhe më tha që më donte.

Kur Xhoana ishte 5 muajshe shtatzënë, ndodhi një fatkeqësi. Bashkëshorti i saj ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Pas vdekjes së tij, Xhoana jetoi me vajzën dhe për pak kohë tek shtëpia ku rrinte me familjen e tij, por iu desh të ikte pasi filluan thashethemet përreth. Me vështirësi, para 3 vitesh arriti t’i jepte vajzës atësinë e të atit, pasi familjarët e tij nuk pranonin.

V.αjza nga Puka: I fe jυαri është “kot fαre” në sh trαt, kυrse unë d. υa që të më..

Një vajzë e fejuar ka pakën/aqësi për jetën se/ksuale që i ofron partneri i saj. Vajza thotë që djalin e das/huron,

ama mungesa e këna/qësisë në marr/ëdhënie in/time po e bën të dy/shojë për jetëgj/atësinë e kësaj fejese. Kjo është historia e rrë/fyer. 

“Disa ndoshta edhe do të më paragjykojnë, ama ky është kthyer në një problem ser/ioz për lumturinë time.

Jam një vajzë e re e lindur në Pukë, por jam rritur në Itali. Jam e fejuar prej vitesh me një shqiptar, të cilin e dashuroj. Por i fejuari im ka pro/bleme në sh/trat.

Nuk më kë/naq as mua as veten. Kështu ka qenë që në fillim, por unë nga dashuria që ndjeja e pata anash/kaluar.

Ama tani që na afrohet vendimi për martesë, kur e kujtoj sa kot është se/ksi me të, e sa kot është ai në shtrat, jam në dilemë.

Gjysma e jetës është në dhomën e gj/umit, e kështu siç jemi ne as fëmijë rrezik nuk do të arrijmë të konc/eptojmë.

I kam kërkuar disa herë të kërkojmë këshillim ose të vizitohet sepse nuk arrin t’më bëjë gjë, por ai nuk pranon, në rregull jam thotë.

Madje më fa/jëson se unë nuk e dashuroj, kur në fakt unë nga da/shuria po më nx/ihet jeta e më ikën rinia pa shi/juar këtë akt normal për këdo.

Kam pretendime në këtë aspekt. Vetëm debatojmë dhe vetëm zi/hemi. Kur pajtohemi, sa shkojmë prapë është një tm/err dhe sërish z/ihemi për javë të tëra.

Kështu nuk po më shtyhet më. Çfarë duhet të bëj? A duhet të ndahem? Se ai nuk pranon të vizitohet…”, shkruan ajo.

Trοηdit g. rυaja shqiρtare: Unë e tr.αd hëtόj b υrrin tim, por ai mua më…

Jam 55 vjeçe, nga Ferizaj. Që kur isha 20 vjeçe u njoha me tim burrë, me të cilin pastaj u martuam dhe i kemi dy fëmijë.

Por, pas pesë vjetësh të martesës sonë njoha një të ri dhe rashë në dashuri me të. Njëjtë kishte vepruar edhe im burrë me sekretaren e tij, me të cilën pastaj ishte pesë vjet në lidhje,

derisa ajo edhe martohet, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, Mara, nga Ferizaj.Kam të kryer Shkollën Normale në Ferizaj.

Në kohën time posa mbaroje shkollën menjëherë edhe mund të punësoheshe. Kështu, edhe u punësova mësuese në një fshat të afërm. Si e re dhe e bukur që isha më shikonin të gjithë rrugës kur shkoja në shkollë, veçmas ata të fshatit ku punoja.

Ndërkohë, u njoha me tim burrë dhe shpejt ramë në dashuri. E, meqë nuk mundnim pa njëri-tjetrin, edhe u martuam, jo me ndonjë dasmë të madhe. Dhe, ditët rridhnin për mrekulli, na lindi fëmija i parë, pastaj i dyti.

Por, pas kësaj kohe, gjërat ndryshuan.Meqë udhëtoja me autobus për në fshatin ku punoja, shihja shpesh një djalë, i cili thuajse më përcillte në çdo hap.

Një ditë edhe u detyrova t’i them të mos më ndjekë se unë jam e martuar. Por, që unë jam e martuar atij as që i bëri përshtypje… Më tha: “S’paraqet pengesë kjo që” dhe eci tutje.

Por, shikimet e tij gati një vit rresht bën që unë të filloj të mendoj për të, madje edhe të ndihem në siklet sa herë që e shihja, e edhe më në siklet ndodhesha kur nuk e shihja: kush është, pse sot nuk erdhi, mos po largohet nga unë…

Këto fjalë që i thashë bën që një ditë edhe ta përshëndesja e para. Ai më përshëndeti dhe u ndal. Shkurt e shqip me tha: “Jam i dashuruar në ty!”. E, ç’ti thosha unë? Edhe unë e doja, por nuk kisha si t’i thosha. Dhe, meqë heshta, ai e kuptoi se edhe unë e doja…

E, ditë pas ditësh, pa hyrë në hollësi, u gjendëm në shtrat së bashku. Dhe bashkë, sa herë që na jepej mundësia, qemë rrafsh pesë vjet, kur edhe u martua ai dhe u largua nga unë.

Mirëpo, as im burrë nuk rrinte më urtë se unë. Edhe ai, edhe pse nuk e shihja, më thoshin koleget e punës se e shihnin shpesh me sekretaren e tij, meqë ai punonte drejtor.

Por, edhe atij pas disa vitesh “i ikë” e dashura, meqë edhe ajo martohet dhe shkon të jetojë në familjen e burrit, i cili aso kohe jetonte në Gjilan.

Kështu, pas një aventure 5-6 vjeçare, edhe unë, por edhe im burrë, iu kthyem njëri-tjetrit dhe unë më nuk kam pasur aventura të tilla, e besoj as im burrë, sepse kudo që shkonte kërkonte t’më merrte edhe mua…

Po prek masivisht të RINJTË/ Ky kàncer i rrallë në rritje të shpejtë, mjekët të ALARMUAR!

Kanceri i apendiksit është një gjendje që deri para pak kohësh ishte aq e rrallë, saqë shumica e njerëzve, madje edhe mjekëve, kurrë nuk e merrnin parasysh. Kanceri i apendiksit (zorrës së verbër), po diagnostikohet gjithnjë e më shpesh dhe po prek një numër në rritje të njerëzve në të 30-at, 40-at, madje edhe më të rinj.

Ky ndryshim i ka habitur shumë ekspertë dhe i ka lënë në kërkim të përgjigjeve. Apendiksi është një qese e vogël në formë gishti e bashkangjitur me zorrën e trashë. Më pak e ditur është se në apendiks mund të zhvillohet kancer, zakonisht pa dhënë asnjë shenjë paralajmëruese.

Një studim i ri i publikuar në revistën “Annals of Internal Medicine” ka treguar se numri i rasteve me kancer të apendiksit është rritur ndjeshëm tek njerëzit e lindur pas viteve 1970. Në fakt, incidenca është trefishuar madje katërfishuar te gjeneratat e reja, krahasuar me ata të lindur në vitet 1940.

Edhe pse shifrat absolute mbeten të ulëta (kanceri i apendiksit prek vetëm disa persona në një milion çdo vit), rritja e shpejtë është tronditëse. Më shqetësues është fakti se rreth një në tre raste tashmë shfaqet te të rriturit nën moshën 50 vjeç, përqindje shumë më e lartë sesa në lloje të tjera të kancerit gastrointestinal.

Askush nuk e di me siguri, por një nga të dyshuarit kryesorë është ndryshimi i madh në stilin e jetesës dhe mjedisin gjatë dekadave të fundit. Obeziteti është rritur ndjeshëm që nga vitet 1970, dhe pesha e tepërt është faktor i njohur rreziku për shumë lloje kanceri, përfshirë ata të sistemit tretës. Ushqyerja është zhvendosur drejt ushqimeve të përpunuara, pijeve të ëmbëlsuara dhe mishit të kuq ose të përpunuar, të gjitha të lidhura me rritjen e rrezikut për kancer në pjesë të tjera të zorrëve. Aktiviteti fizik është ulur, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz kalojnë orë të gjata ulur në tavolina apo para ekraneve. Një tjetër mundësi është ekspozimi ndaj faktorëve të rinj mjedisorë që gjeneratat e mëparshme nuk i kanë përjetuar: industrializimi i prodhimit të ushqimit, përdorimi masiv i plastikës dhe kimikateve, si dhe ndryshimet në cilësinë e ujit mund të luajnë një rol. Megjithatë provat ende janë në faza të hershme.

Ndryshe nga kanceri i zorrës së trashë, i cili ndonjëherë mund të zbulohet herët përmes kolonoskopisë, kanceri i apendiksit shpesh kalon pa u vënë re. Simptomat, nëse shfaqen, janë të paqarta dhe shpesh të lehta për t’u neglizhuar si dhimbje të lehta abdominale, fryrje apo ndryshime në zakonet e jashtëqitjes, simptoma të zakonshme edhe për gjendje beninje. Si rezultat, shumica e rasteve zbulohen vetëm pas operacionit të dyshuar për apendicit, kur shpesh është shumë vonë për ndërhyrje të hershme.

Sinjal nga një Univers Paralel? Shkencëtarët trondisin botën me zbùlimin misterioz nga hapësira

Në vitin 2019, shkencëtarët zbuluan një sinjal shumë të çuditshëm nga hapësira, që zgjati më pak se një të dhjetën e sekondës, dhe nuk i ngjante aspak sinjaleve të zakonshme që vijnë kur përplasen vrimat e zeza.

Kjo valë gravitacionale, e quajtur GW190521, bëri që shumë studiues të mendonin se ndoshta nuk kishte ndodhur në universin tonë.

Sipas një grupi shkencëtarësh kinezë, ky sinjal mund të jetë dërguar nga një univers tjetër përmes një “vrime krimbi” një lloj tuneli hapësinor që lidh dy vende shumë të largëta, ose edhe dy universe të ndryshme.

Ata thonë se, nëse dy vrima të zeza janë përplasur aq fort sa të krijonin për pak sekonda një tunel të tillë, sinjali mund të ketë kaluar prej andej e të ketë mbërritur në Tokë.

Edhe pse ka ende shumë dyshime, kjo teori nuk mund të përjashtohet plotësisht, dhe nëse del e vërtetë, do të ishte një provë se ekzistojnë universe të tjerë përtej këtij ku jetojmë ne një zbulim që do të ndryshonte përfundimisht mënyrën si e kuptojmë botën dhe vetë realitetin.

“Fatmir Hysenbelliu T RΑDΗT0l modelen nga Kosova me motrën e saj”, reàgon ‘KATILJA’ ndaj MESAZHEVE të Angela Martinit! (REPLIKAT+FOTO)“

Modelja Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu vijojnë përplasjet virtuale ku kanë publikuar mesazhe të vjetra dhe kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. 

Në storyt e publikuara nga Angela Martini, përmendet edhe modelja nga Kosova, Valbona Bajraktari.

Në disa prej mesazheve në DM-në e Martinit, thuhet se Bajraktari është tradhtuar nga Hysenbelliu. Por modelja nga Kosova duket se ka hedhur poshtë gjithçka.

Valbona Bajraktari përmes InstaStoryt shprehet se që e vogël është rritur pa dashuri dhe me dhunë në familje ndërsa vlerëson rolin e Fatmir Hysenbelliut, për të cilin thekson se i ka shpëtuar jetën.

Fatmiri më ka shpëtuar jetën mua. Po të mos ishte Fatmiri, unë sot nuk do të isha gjallë. Angela Martini, bashkë nuk njihemi dhe skemi ndejt bashkë ndonjëherë. Nuk ke të drejtë jo ti, po askush të përmendë emrin tim. Jam rritur pa familje, sepse kam pas dhunë nga ata dhe kam qenë e burgosur nga ata, dhe më kanë dhënë helm, tentuan të më vrasin pa gjurmë, vetëm të mos del e vërteta në pah“, shkruan Bajraktari.

Modelja nga Prishtina, Valbona Bajraktari, e cila u bë e njohur falë pjesëmarrjes në klipin “Katile” të reperit Majk.

Modelja e njohur shqiptare, Anxhela Martini, pretendoi se një pjesë e mediave në Shqipëri i kanë bërë bllokadë dhe kanë fshirë artikujt me emrin e saj, për shkak të një konflikti që ajo ka pasur me Hysenbelliu Grup.

Shkak për këtë është bërë një proces gjyqësor që ajo ka me kompaninë, për shkak se kanë përdorur imazhin e saj për birrën Tirana, në pronësi të familjes.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Martini shprehej se kompania ka përdorur imazhin e saj pa pagesë, ndërsa denoncimi ka vijuar me historinë personale që ajo ka pasur me Fatmir Hysenbelliun.

Martini pranon se ka pasur një lidhje në rininë e saj me djalin e Irfan Hysenbelliut, romancë që sipas saj nuk ka zgjatur më shumë se dy javë.

Galeria fotografike (

1 / 18

)

Rama: Çmimet e prònave në Shqipëri do të rriten 2-fish

Nga Vjena e Austrisë, Kryeministri Edi Rama ka ftuar investitorët që të blejnë prona në Shqipëri pasi çmimet do të vijnë duke u rritur akoma më shumë.

Në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që u mbajt në Vienë, Edi Rama u pyet nga një investitor për ndihmën që duhet të japë qeveria për të ndikuar në zgjatjen e sezonit turistik, përtej 180 ditëve.

Kryeministri theksoi se sezoni tashmë është zgjatur, megjithatë ai shtoi se sfidë mbetet zgjatja pothuajse në gjithë vitin.

Nga ana tjetër, Edi Rama i ftoi që të investojnë dhe të blejnë toka e apartamente në Shqipëri, pasi çmimet do të vijnë duke u rritur akoma më shumë, madje do të dyfishohet pas anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Në fakt sezoni po zgjatet tashmë. Këtë vit ka qenë shumë e qartë, që numrat janë shtuar tashmë, sigurisht në terma relative duke i krahasuar me vitin e kaluar, por do të thosha që pyetja që ju bëtë ose sfida është e vërtetë. Na duhet që të bëjmë më shumë në këtë drejtim. Vetë investuesit mund të bëjnë më shumë në këtë fushë. Ju mund të na ndihmoni që të ndihmojmë vetë strukturat qeveritare dhe

ato vendore që të jenë edhe personat që kanë dalë në pension të vijnë të kalojnë më shumë kohë në Shqipëri. Mendoj që do të ndodhë kjo gjë. Edhe sepse sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende.

Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri, do të jetë investim shumë i mirë në Shqipëri. Sepse çmimet do rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE. Çmimet rriten pothuajse dyfish. Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish. Ejani në Shqipëri dhe blini prona”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Anëtarësimi në BE, Rama: Jemi më mirë se Serbia apo RMV-ja, por me BE-në si dihet kụrrë

Anëtarësimi në BE, Rama: Jemi më mirë se Serbia apo RMV-ja, por me BE-në si dihet kurrë

Kryeministri Edi Rama teksa foli për çështjen e integrimit në BE, theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur. Ai theksoi se sa i takon kësaj çështje, vendi ynë ka ecuri më të mirë se sa Serbia apo Maqedonia e Veriut.

“Më parë ishte Maqedonia, tani quhet Maqedonia e Veriut. Nuk është kurrkund në artë. Është dhe Serbia, që nuk është gjëkundi. Ndërkohë, Shqipëria konsiderohej si ‘kushedi’. Jemi më përpara. Duhet ta mendojmë si një punë kur do të bëjmë punën tonë. Shanset janë të mëdha, për shkak të kontekstit. Por me BE nuk i dihet, mund të ndryshojë. Duhet të bëjmë maksimumin në këtë kohë, ku e gjithë risia është e rreshtuar si duhet për vendin tonë, kur nuk ka ndodhur asnjëherë. Të vrapojmë që mos ta lëmë këtë mundësi të në shpëtojmë. Është shumë politike, hipokrite, marrëzi. Shpresoj që askush, shpresoj që Serbia të drejtohet në mënyrën e duhur, apo dhe Bosnjë Hercegovina. Ne duhet të zgjidhim gjërat tona. Ndërkohë, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje, pasi Beogradi do ta mbyllë më shumë veten nëse nuk zgjidh gjë.”, tha Rama