Sinjal nga një Univers Paralel? Shkencëtarët trondisin botën me zbùlimin misterioz nga hapësira

Në vitin 2019, shkencëtarët zbuluan një sinjal shumë të çuditshëm nga hapësira, që zgjati më pak se një të dhjetën e sekondës, dhe nuk i ngjante aspak sinjaleve të zakonshme që vijnë kur përplasen vrimat e zeza.

Kjo valë gravitacionale, e quajtur GW190521, bëri që shumë studiues të mendonin se ndoshta nuk kishte ndodhur në universin tonë.

Sipas një grupi shkencëtarësh kinezë, ky sinjal mund të jetë dërguar nga një univers tjetër përmes një “vrime krimbi” një lloj tuneli hapësinor që lidh dy vende shumë të largëta, ose edhe dy universe të ndryshme.

Ata thonë se, nëse dy vrima të zeza janë përplasur aq fort sa të krijonin për pak sekonda një tunel të tillë, sinjali mund të ketë kaluar prej andej e të ketë mbërritur në Tokë.

Edhe pse ka ende shumë dyshime, kjo teori nuk mund të përjashtohet plotësisht, dhe nëse del e vërtetë, do të ishte një provë se ekzistojnë universe të tjerë përtej këtij ku jetojmë ne një zbulim që do të ndryshonte përfundimisht mënyrën si e kuptojmë botën dhe vetë realitetin.

“Fatmir Hysenbelliu T RΑDΗT0l modelen nga Kosova me motrën e saj”, reàgon ‘KATILJA’ ndaj MESAZHEVE të Angela Martinit! (REPLIKAT+FOTO)“

Modelja Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu vijojnë përplasjet virtuale ku kanë publikuar mesazhe të vjetra dhe kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. 

Në storyt e publikuara nga Angela Martini, përmendet edhe modelja nga Kosova, Valbona Bajraktari.

Në disa prej mesazheve në DM-në e Martinit, thuhet se Bajraktari është tradhtuar nga Hysenbelliu. Por modelja nga Kosova duket se ka hedhur poshtë gjithçka.

Valbona Bajraktari përmes InstaStoryt shprehet se që e vogël është rritur pa dashuri dhe me dhunë në familje ndërsa vlerëson rolin e Fatmir Hysenbelliut, për të cilin thekson se i ka shpëtuar jetën.

Fatmiri më ka shpëtuar jetën mua. Po të mos ishte Fatmiri, unë sot nuk do të isha gjallë. Angela Martini, bashkë nuk njihemi dhe skemi ndejt bashkë ndonjëherë. Nuk ke të drejtë jo ti, po askush të përmendë emrin tim. Jam rritur pa familje, sepse kam pas dhunë nga ata dhe kam qenë e burgosur nga ata, dhe më kanë dhënë helm, tentuan të më vrasin pa gjurmë, vetëm të mos del e vërteta në pah“, shkruan Bajraktari.

Modelja nga Prishtina, Valbona Bajraktari, e cila u bë e njohur falë pjesëmarrjes në klipin “Katile” të reperit Majk.

Modelja e njohur shqiptare, Anxhela Martini, pretendoi se një pjesë e mediave në Shqipëri i kanë bërë bllokadë dhe kanë fshirë artikujt me emrin e saj, për shkak të një konflikti që ajo ka pasur me Hysenbelliu Grup.

Shkak për këtë është bërë një proces gjyqësor që ajo ka me kompaninë, për shkak se kanë përdorur imazhin e saj për birrën Tirana, në pronësi të familjes.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Martini shprehej se kompania ka përdorur imazhin e saj pa pagesë, ndërsa denoncimi ka vijuar me historinë personale që ajo ka pasur me Fatmir Hysenbelliun.

Martini pranon se ka pasur një lidhje në rininë e saj me djalin e Irfan Hysenbelliut, romancë që sipas saj nuk ka zgjatur më shumë se dy javë.

Galeria fotografike (

1 / 18

)

Rama: Çmimet e prònave në Shqipëri do të rriten 2-fish

Nga Vjena e Austrisë, Kryeministri Edi Rama ka ftuar investitorët që të blejnë prona në Shqipëri pasi çmimet do të vijnë duke u rritur akoma më shumë.

Në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që u mbajt në Vienë, Edi Rama u pyet nga një investitor për ndihmën që duhet të japë qeveria për të ndikuar në zgjatjen e sezonit turistik, përtej 180 ditëve.

Kryeministri theksoi se sezoni tashmë është zgjatur, megjithatë ai shtoi se sfidë mbetet zgjatja pothuajse në gjithë vitin.

Nga ana tjetër, Edi Rama i ftoi që të investojnë dhe të blejnë toka e apartamente në Shqipëri, pasi çmimet do të vijnë duke u rritur akoma më shumë, madje do të dyfishohet pas anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Në fakt sezoni po zgjatet tashmë. Këtë vit ka qenë shumë e qartë, që numrat janë shtuar tashmë, sigurisht në terma relative duke i krahasuar me vitin e kaluar, por do të thosha që pyetja që ju bëtë ose sfida është e vërtetë. Na duhet që të bëjmë më shumë në këtë drejtim. Vetë investuesit mund të bëjnë më shumë në këtë fushë. Ju mund të na ndihmoni që të ndihmojmë vetë strukturat qeveritare dhe

ato vendore që të jenë edhe personat që kanë dalë në pension të vijnë të kalojnë më shumë kohë në Shqipëri. Mendoj që do të ndodhë kjo gjë. Edhe sepse sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende.

Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri, do të jetë investim shumë i mirë në Shqipëri. Sepse çmimet do rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE. Çmimet rriten pothuajse dyfish. Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish. Ejani në Shqipëri dhe blini prona”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Anëtarësimi në BE, Rama: Jemi më mirë se Serbia apo RMV-ja, por me BE-në si dihet kụrrë

Anëtarësimi në BE, Rama: Jemi më mirë se Serbia apo RMV-ja, por me BE-në si dihet kurrë

Kryeministri Edi Rama teksa foli për çështjen e integrimit në BE, theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur. Ai theksoi se sa i takon kësaj çështje, vendi ynë ka ecuri më të mirë se sa Serbia apo Maqedonia e Veriut.

“Më parë ishte Maqedonia, tani quhet Maqedonia e Veriut. Nuk është kurrkund në artë. Është dhe Serbia, që nuk është gjëkundi. Ndërkohë, Shqipëria konsiderohej si ‘kushedi’. Jemi më përpara. Duhet ta mendojmë si një punë kur do të bëjmë punën tonë. Shanset janë të mëdha, për shkak të kontekstit. Por me BE nuk i dihet, mund të ndryshojë. Duhet të bëjmë maksimumin në këtë kohë, ku e gjithë risia është e rreshtuar si duhet për vendin tonë, kur nuk ka ndodhur asnjëherë. Të vrapojmë që mos ta lëmë këtë mundësi të në shpëtojmë. Është shumë politike, hipokrite, marrëzi. Shpresoj që askush, shpresoj që Serbia të drejtohet në mënyrën e duhur, apo dhe Bosnjë Hercegovina. Ne duhet të zgjidhim gjërat tona. Ndërkohë, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje, pasi Beogradi do ta mbyllë më shumë veten nëse nuk zgjidh gjë.”, tha Rama

Programi i qeverisë, pensiòni mesatar 400 euro deri në 2030-ën

Qeveria ka si objektiv arritjen e një pensioni mesatar prej 400 eurosh për individët që kanë kontribuar plotësisht në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe një pension minimal prej 200 eurosh deri në vitin 2030.

Ky hap është një pjesë e një plani të gjerë që synon të forcojë mbrojtjen sociale dhe të rrisë standardin e jetesës për pensionistët.

Në kuadër të këtij plani, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë ngushtë me ekspertët e Bankës Botërore për të hartuar një reformë të re të sistemit të pensioneve, e cila do të përmirësojë mbështetje për mbi 721 mijë pensionistë në vend.

Po ashtu, qeveria është angazhuar për një proces të plotë digjitalizimi të sistemit të sigurimeve shoqërore, që do të mundësojë shërbime më të shpejta dhe më të aksesueshme për qytetarët. Ky proces do të rrisë transparencën dhe gjurmueshmërinë e kontributeve, duke ulur informalitetin në tregun e punës dhe duke inkurajuar deklarimin e pagave reale.

Një pjesë e rëndësishme e këtij plani është angazhimi për uljen e informalitetit në tregun e punës, si dhe ofrimi i këshillimit sistematik për punëdhënësit dhe punëmarrësit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e bazës së kontributeve dhe do të sigurojë mbështetje për përmirësimin e nivelit të pensioneve.

Sipas parashikimeve, deri në vitin 2030, pensionet do të mbulojnë rreth 40% të të ardhurave që individët kanë fituar gjatë periudhës së punës, një hap i rëndësishëm për sigurimin e një të ardhmeje dinjitoze dhe të sigurt për qytetarët.

Gjithashtu, një tjetër nismë që ka nisur është edhe portabiliteti ndërkufitar i përfitimeve të pensioneve.

Qeveria ka nënshkruar deri tani marrëveshje me 16 shtete për njohjen e ndërsjellë të kontributeve dhe përfitimeve për pension. Kjo do të mundësojë që qytetarët shqiptarë që kanë punuar jashtë vendit t’u njihen kontributet.

Numri i kontribuesve që kanë kontribuar direkt në skemën e sigurimeve shoqërore, në vitin 2024, arriti në 805,416 persona, 22,164 persona me shumë krahasuar me vitin 2023, ose 3% më shumë. Aktualisht, pensioni mesatar në Shqipëri llogaritet rreth 300 euro, një rritje e ndjeshme krahasuar me 111 euro që ishte në vitin 2013.

Historia që TR0NDlTl rrjetin/ Nënë e bijë sh ta.tzëna nga i njëjti b. υrrë, fĕmijët pritet të lindin… (FOTO)

Rrjetet sociale janë të mbushura me histori të habitshme, gra të moshuara që bien në dashuri me burra të rinj, lidhje të fshehta, apo burra që jetojnë me disa partnere. Por kësaj radhe, një ngjarje e pazakontë ka tronditur ndjekësit online.

Një nënë dhe vajza e saj janë të dyja shtatzëna me të njëjtin burrë. Fëmijët e tyre pritet që të lindin me diferencë prej vetëm një jave. Kjo histori është bërë virale pasi u publikua një video në “Instagram” në llogarinë @xojadeteen.

Në videon në fjalë, shfaqen nënë e bijë, Dani Swings dhe Jade, të lumtura teksa ndajnë lajmin e shtatzënisë.

“Unë dhe vajza ime jemi shtatzëna nga i njëjti burrë, dhe fëmijët tanë do të lindin me një javë diferencë. Tashmë jam në javën e 34-t të shtatzënisë”, ka thënë nëna.

Por si nisi historia?

Dani solli në jetë Jade kur ishte adoleshente dhe më pas u nda nga babai i saj. Vite më vonë, ajo u lidh me Nicholas Yardy. Çifti qëndroi bashkë për një kohë të shkurtër dhe vendosi të jetonte nën një çati. Më vonë, 44-vjeçarja ftoi edhe vajzën e saj 22-vjeçare, Jade, të jetonte në të njëjtin shtëpi.

Me kalimin e kohës, Jade dhe Nicholas u afruan dhe nisën një lidhje dashurie, ndërkohë që ai ishte ende në marrëdhënie edhe me Danin. Kjo situatë solli që si nëna, ashtu edhe vajza, të mbeteshin shtatzëna nga i njëjti burrë.

Familja përballë kritikave

Sot, Dani dhe Jade po presin me emocion fëmijët e tyre, ku Nicholas është babai i të dyve. Pavarësisht rrethanave të pazakonta dhe debatit që ka shkaktuar kjo histori, familja shprehet e qetë dhe e bashkuar, duke pritur ardhjen e dy anëtarëve të rinj

Diella e nis mandatin me “këmbën” e gabuar/ Zhdùken 11 vite tendera nga faqja e APP

Ministrja dixhitale e Ramës e cila bëri bujë e ka nisur mandatin e saj me “këmbën” e gabuar. Gabimet e Diellës janë vënë re, pasi në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP) mungon i gjithë arkivi i tenderave që nga viti 2010.

Mesa duket Diella nuk është “zgjidhja dixhitale” ashtu siç u prezantua nga Kryeministri. Në APP dokumentet për çdo vit rezultojnë bosh dhe nuk ka të dhëna për tenderat, koncesionet apo prokurimet publike. Siç duket Diella ka zhdukur 11 vite historik të plotë, duke pamundësuar çdo transparencë për sektorin më të akuzuar në vend për abuzime dhe korrupsion.

Mediat për vite me radhë kanë denoncuar skemat e abuzimit me paratë publike dhe fshirja e këtij historiku përforcon bindjen se dikush kërkon të fshehë gjurmët plotësisht. Sakaq, pyetja që kanë ngritur mediat ndërkombëtare se Diella është një software kundër korrupsionit apo fasadë e re politike, vërteton se ministrja dixhitale është një fasadë që qeveria e përdor.

“Ajo mbahet mend për meshkujt…”/ Reagimi i ASHPËR i Fatmir Hysenbelliut ndaj Angela Martinit: Një grua e martùar dhe me…

Fatmir Hysenbelliu ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e forta që Angela Martini ka bërë së fundmi për të.

Moderatori i emisionit “Live From Tirana”, Ronaldo Sharka, ka kontaktuar me Hysenbelliun, i cili i është përgjigjur me një mesazh, ku hedh poshtë fjalët e modeles së njohur.

“Mirëmëngjes Ronaldo. Kjo situatë është për të qeshur por edhe për të ardhur keq, se si një grua e martuar dhe me një fëmijë, që jeton përtej oqeanit, flet për një gjë që as nuk e konsideroj lidhje. U largua nga Shqipëria pasi unë nuk kisha interes.

Në vitin 2025 të kthesh situatën sipas dëshirës është ‘uauu’. Nuk e di nëse është për të hedhur baltë për familjen.

Sa i përket reklamës, pasi ne morën markën, stafi i ri përdori reklamat ekzistuese, e njëra nga ato ka qenë edhe ajo. Tani e mora vesh se ka hapur gjyq, se më shumë lek, por e fituam ne.

Asnjë gazetari nuk i kam thënë të dalë apo mos të dalë ajo në mediat tona. Madje ka dalë dje, mbase nuk i ka pëlqyer shkrimi.

Duhet të kërkojë falje të madhe.

Ajo mbahet mend nga meshkujt qe ka patur dhe asgjë tjetër në jetë”, shprehet Fatmir Hysenbelliu.

“Sabotim i qëllimshëm”/ Erdogan-it i heqin zërin sapo filloi të fIiste për Palestinën në OKB (VIDEO)

Mediat turke raportuan se presidenti Rexhep Tajip Erdogan u përball me probleme teknike gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, pikërisht në momentin kur ai po fliste për situatën në Palestinë dhe dhunën e vazhdueshme në Gaza nga Izraeli. Në ato çaste, audio u ndërpre, çka u cilësua nga disa media turke si një “sabotim i qëllimshëm”.

Megjithatë, Drejtoria e Komunikimit e Turqisë reagoi menjëherë, duke sqaruar se nuk ka pasur ndërprerje të fjalimit të presidentit Erdogan, por gjithçka ndodhi sipas rregullave teknike të Asamblesë. Në deklaratë u theksua se krerët e shteteve dhe qeverive kanë në dispozicion pesë minuta për të folur, ndërsa folësit e tjerë vetëm tre minuta.

Sipas drejtuesve të komunikimit, mikrofoni i Erdogan-it u fik automatikisht në përfundim të minutës së pestë, siç parashikohet nga protokolli teknik. Ata shtuan se gjatë fjalimit pati disa ndërprerje të shkurtra vetëm për shkak të duartrokitjeve të delegatëve, ndërsa presidenti e mbylli fjalën e tij menjëherë pas sinjalit të fundit.

Në të njëjtën mënyrë, sipas deklaratës, mikrofoni i presidentit të Indonezisë u fik automatikisht, duke treguar se rregulli u zbatua njësoj për të gjithë.

Ja pse Rama nuk u thirr në OKB, DASH e “ka futur në rreth të kuq”, paralajmërimi i fortë nga SHBA për krÿeministrin…

Anëtari i Kryesisë së Organizatës Shqiptare në Michigan “Vatra” dhe aktivisti i diasporës shqiptare, Valentin Lumaj, ka deklaruar dje në një intervistë televizive se shmangia e kryeministrit Edi Rama nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York lidhet drejtpërdrejtë me hapjen e dosjes së ish-zyrtarit të lartë amerikan, Charles McGonigal.

Lumaj tha se Departamenti i Shtetit ka nisur një hetim administrativ të kësaj dosjeje, dhe sipas tij, procesi është pjesë e presionit të administratës Trump për të ndjekur organizatat jofitimprurëse që kanë financuar terrorizmin në SHBA. Aktivisti vuri në dukje se kjo ka lidhje edhe me investimet e George Soros dhe indikacione të reja që lidhen jo vetëm me marrëdhëniet e McGonigal me Rusinë dhe Shqipërinë, por edhe me dyshimet për korrupsion në lidhje me Kinën.

Lumaj tha se çështja kineze është shumë e ndjeshme në realitetin amerikan dhe se kryeministri Rama, përmes Dorjan Duçkaj, mund të ketë krijuar lidhje me kompani kineze të McGonigal. Ai shtoi se ky është një moment kyç dhe mund të përbëjë rrezik për pozicionin e Ramës, duke theksuar se procesi do të ndiqet deri në fund nga autoritetet amerikane dhe se financimet e Sorosit janë nën vëzhgim nga presidenti Trump. Sipas Lumajt, Rama ndodhet aktualisht në një pozicion shumë të vështirë në marrëdhëniet me Departamentin e Shtetit amerikan.

Reagimi i plotë

“Une e mora vesh në rrjetet sociale për shmangien e ardhjes së zotit Rama në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York, dhe zëvendësimin në ardhjes së tij me presidentin Bajram Begaj. Une mendoj se kjo ka lidhje direkt me hapjen e dosjes së Charles McGonigal. Dihet se Departamenti i Shtetit ka filluar një hetim substancial, një hetim administrativ të kësaj dosjeje. Kjo dosje, e cila u mbyll nga administrata Biden me dashje pasi McGonigal kishte mbështetje në atë administratë, vjen edhe në rrymën edhe në presionin e administratës Trump për të ndjekur të gjitha organizatat jofitimprurëse që kanë financuar terrorizmin dhe akte terroriste në Amerikë. Kjo sigurisht ka lidhje edhe me George Soros, por une mendoj se ka lidhje me fakte të reja ose me indicie të reja që kanë dalë jo vetëm për lidhje të McGonigal me Rusinë dhe Shqipërinë, por edhe me lidhjet dhe korrupsionin e tij të dyshuar me Kinën. Çështja kineze është një çështje shumë e ndjeshme sot në realitetin amerikan, po diskutohet gjerë e gjatë, këtu ka lidhje vetë kryeministri Edi Rama i cili, nëpërmjet, mendohet Dorjan Duçkaj, ka krijuar lidhje me kompanitë kineze të Charles McGonigal. Ky është një moment kyç, ndoshta është momenti i rënies së zotit Rama, pas ‘shkëlqimit’ që mori me mbështetjen nga Soros, dhe vetë Soros është nën lupën e presidentit Trump për të gjitha ato financime që ka bërë për organizata terroriste. Lajmi i keq për Edi Ramën është se ky proces do të shkojë deri në fund; sa do të vazhdojë, muaj apo vite, kjo do shihet, por une mendoj se Rama është në një pozite shumë të keqe me DASH”, deklaroi dje Lumja në një media./Rigels Seliman