Ρed ofiΙi “gυximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-υj. eçaren”

Pas investigimit disa javor, në grackën e Piranjave ka rënë një 47-vjeçar, i cili ka nisur një komunikim intensiv me një vajzë 13-vjeçare dhe si pasojë e veprimeve të tij ka rënë në prangat e policisë.

E gjitha do të niste në Instagram kur një vajze ende pa i mbushur 14-vjeç, do ti vinin në celular mesazhet e një personi të panjohur.

Tekstet që ky person i shkruante të miturës, ishin të drejtpërdrejta dhe me përmbajtje të qartë erotike.

Në bisedat e shkëmbyera, duket qartë që e mitura jo vetëm e njofton që është vetëm 13- vjeçare, por nuk i jep asnjë shkak për të vijuar më tej bisedën me të. Por kjo nuk e stepi aspak burrin e panjohur, i cili madje e shton dozën e ngacmimit, duke u treguar edhe më i drejtpërdrejtë.

Pas kësaj, nëna e alarmuar nga çfarë ka gjetur në celular, kontakton me Piranjat, dhe së bashku vendosin të vazhdojnë komunikimin me të panjohurin, duke ia bërë disa herë të qartë se vajza është minorene. Kjo në vend që ta frenojë, duket se ia shton edhe më shumë adrenalinën Dritanit 48-vjeçar, sepse pas teksteve provokuese, ai nis t’i dërgojë 13-vjeçares foto të organit gjenital, duke i shoqëruar me tekste të njëpasnjëshme.

Më pas maniaku, kërkon ta kalojë bisedën në një tjetër nivel, prandaj kërkon një numër telefoni dhe komunikon me vajzën. Vajza me të cilën maniaku po komunikon, është Viola, bashkëpunëtorja jonë e cila nga zëri dhe fiziku ngjan vërtetë e vogël pavarësisht moshës që ka. Pasi mendon që e ka bindur përfundimisht viktimën e tij, maniaku ka lënë takim në një lokal në periferi të Tiranës, aty ku kuptohet se i ka marrë masat që bashkë me 13 vjeçaren të përfundojë në hotel. Por edhe Piranjat i kanë marrë disa masa. Agjentët e komisariatit nr. 3 në kryeqytet janë së bashku me ta, në pritje për të ndërhyrë.

Në orën 8.00, 48 vjeçari shfaqet përballë Violës.Që në momentet e para të takimit, maniaku kërkon të tregohet i kujdesshëm duke kontrolluar me sy zonën përreth, ndërkohë në zërin që herë herë i dridhet, vërejmë shenja frike.Maniaku nuk e ka aspak problem moshën e një vajze e cila supozohet të luajë ende me kukulla.

Pavarësisht se në ndryshim nga chatet dhe fotot perverse që ka dërguar, në bisedë mundohet të jetë më i matur.

Ndjenjat, pasionet, dëshirat dhe eksperiencat e para për një vajzë, janë një etapë e rëndësishme e cila duhet ndarë me djem të së njëjtës grupmoshë, dhe jo me predatorë seksualë që përfitojnë nga momentet e dobësisë. Por këto gjëra, vështirë se i kupton një individ i tillë.

Maniaku 48 vjeçar tashmë i bindur se viktima ka rënë në kurth, niset drejt hotelit me qëllimin për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. Por në recepsionin e hotelit Piranjat kapin mat maniakun 48 vjeçar. Jashtë godinës ndodhen agjentët e komisariatit nr.3 të kryeqytetit, të cilët falë bashkëpunimit dhe gatishmërisë së tyre bënë të mundur arrestimin e tij dhe çuarjen përpara drejtësisë./Emisioni “Piranjat”

Ukraina zbulon “Tolokan”, droni nënujor me rreze 2.000 km, “tmerri” i ri i Rusisë

Ukraina ka zbuluar dronin e saj më të ri inovativ, nënujor, që quajtur Toloka, në një ekspozitë të industrisë së mbrojtjes në qytetin e Lvivit. Ai do të jetë një shtesë e rëndësishme në arsenalin e Kievit për të përmirësuar aftësitë mbrojtëse, duke ofruar fshehtësi dhe rreze të zgjeruar për operacione me zbulim të ulët.

Droni i ri nënujor, TLK-150, u zhvillua për të kryer misione në zona të vështira për t’u arritur dhe për të depërtuar thellë në mbrojtjet e armikut. TLK-150, i cili funksionon me shtytje elektrike dhe ka një madhësi kompakte, mund të lëvizë pak nën sipërfaqen e detit, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë zbulimin e tij nga sistemet tradicionale të zbulimit.

Kjo aftësi e fshehtësisë e bën TLK-150, sipas prodhuesve, jashtëzakonisht të dobishëm në skenarë lufte asimetrike, ku aftësia për të kryer sulme jokonvencionale mund të ofrojë një avantazh të rëndësishëm. Ai është gjithashtu versioni i parë i familjes “Toloka”, 2.5 metra i gjatë, ka një rreze veprimi deri në 100 kilometra dhe një kapacitet ngarkese prej 20-50 kilogramësh.

Versioni tjetër, TLK-400, arrin një gjatësi prej 4 deri në 6 metra dhe ka një rreze veprimi deri në 1,200 kilometra, me një kapacitet ngarkese deri në 500 kilogramë, ndërsa TLK-1000, më i madhi në seri, ka një gjatësi prej 4 deri në 12 metra, një rreze veprimi deri në 2,000 kilometra dhe një kapacitet ngarkese deri në 5,000 kilogramë.

Toloka u prezantua për herë të parë në Ukrainë më 24 shkurt, gjatë trevjetorit të pushtimit rus të Ukrainës. Në këtë aktivitet, Volodymyr Zelensky theksoi teknologjitë inovative të mbrojtjes të zhvilluara në vend, duke theksuar rëndësinë e kërkimit dhe zhvillimit vendas në forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës.

Në të njëjtën ekspozitë, kompanitë ukrainase të dronëve shfaqën edhe mjete të tjera ajrore pa pilot, që mbulojnë role të ndryshme në fushën e betejës. Këto variojnë nga dronët sulmues dhe transportues me rreze të gjatë veprimi deri te dronët zbulues me kosto të ulët dhe një “madh” që transporton dhe lëshon dronë sulmues FPV/a2

Historia prekëse/ Babai i ndërroi jetë në aksident, vajza e mitur: Dua t’i plotësoj dëshirën duke…

34-vjeçari u përplas nga një makinë ndërkohë që po kalonte rrugën, e pas 10 ditëve në koma ai nuk mundi të mbijetonte

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tomanit një muaj më parë, baba i tre fëmijëve të mitur, ka prekur thellë zemrat e shumë shqiptarëve.

34-vjeçari u përplas nga një makinë ndërkohë që po kalonte rrugën, e pas 10 ditëve në koma ai nuk mundi të mbijetonte. Emisioni “Për Shqiptarët” në Top Channel ka nisur një fushatë për t’i ndihmuar e për të plotësuar amanetin e fundit të Kreshnikut, një shtëpi për fëmijët e tij.

Kreshniku ka qenë jo vetëm një bashkëshort i mirë, por një baba i jashtëzakonshëm për tre fëmijët e tij, e në mënyrë të veçantë për Nikitën, fëmija i tyre i parë. Ajo beson ende sot e kësaj dite se ai aksident është vetëm një ëndërr.

“Më plotësonte çdo dëshirë, nuk më thoshte kurrë jo për asgjë. Ka qenë baba shumë i mirë, kushdo do ishte me fat ta kishte një baba si ai. Nuk e shpreh dot të gjithë dashurinë që kam pasur për atë. Ishte shumë i veçantë për mua. Babain doja më shumë. Për ne erdhi në Fier, të realizonte ëndrrën time të isha këngëtare. Më thoshte gjithmonë mëso, kam në plan t’ja realizoj dëshirën babait. Do doja që këtë vit shkollor ta nisja me babin, por nuk ndodhi ashtu. Ndonjëherë mendoj se është ëndërr, por pastaj kuptoj që është realit. Na kishte premtuar një papagall, nuk na e bleu dot. Të kishim një shtëpi, dhe të jetonim të gjithë bashkë”.

Bashkëshortja e tij rrëfeu ditën kur mësoi për aksidentin, që do t’i ndryshonte gjithë jetën e saj.

“Hapa telefonin dhe pashë që kishte ndodhur një aksident. Mora vesh që ishte burri im, kur shkova i gjeta shapkën. Nuk e njoha, ishte shpërfyturuar. Sa plagë ka marrë, çfarë ka ndjerë në ato momente. U dergjëm 10 ditë në spital, por nuk ia doli. Përse më la vetëm? Nuk e prisja të ndodhte kështu, nuk e kisha imagjinuar kështu. Më preu krahët. Vajzat çdo ditë kalojnë te vendi i aksidentit dhe kthejnë kokën, sepse është shenja atje”-tregoi ajo sonte./ Top Channel

Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

Shërbimet e komunikimit në Shqipëri janë më të shtrenjta në raport me Bashkimin Europian. Sipas statistikave krahasuese të Eurostat, indeksi i çmimeve për shërbimet e komunikimit vitin e kaluar ishte 2.7% më i lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian.

Këto të dhëna konfirmojnë tendencën rritëse të çmimeve të komunikimit në Shqipëri, të lidhura veçanërisht me segmentin e shërbimeve celulare.

Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri është rikthyer tashmë në të njëjtën strukturë të vitit 2008, me vetëm dy operatorë në treg. Hyrja në treg e operatorit të tretë Eagle Mobile (Albtelecom) dhe më pas e operatorit të katërt, Plus Communication, solli rritje të konkurrencës dhe ulje të ndjeshme të tarifave të komunikimit.

Por, këta dy operatorë nuk arritën asnjëherë të ishin fitimprurës. Plus Communication doli nga tregu në vitin 2018, ndërsa Albtelecom u shit vitin e kaluar te grupi hungarez 4iG, që paralelisht bleu edhe operatorin tjetër, ONE.

Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka filluar që të ndikojë në shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Nga ana tjetër, kalimi në teknologjinë 5G dhe nevojat e vazhdueshme në teknologji kanë ushqyer edhe më shumë presione rritëse mbi çmimet e operatorëve celularë në vend.

Shqiptarët konsumuan 2 miliardë GB internet në 2024

Tregu i komunikimeve elektronike është gjithnjë e më i orientuar në shërbimin e internetit.

Të dhënat nga AKEP tregojnë se konsumi i internetit shënoi rritje, si nga rrjetet fikse, ashtu edhe nga ato celulare dhe arriti volumin rekord të rreth 2 miliardë GB (gigabajt) për 2024.

Trafiku i internetit me brez të gjerë (broadband) nga rrjete fikse arriti në rreth 1.78 miliardë GB, ose rreth 41% më shumë se viti 2023.

Ndërsa trafiku i internetit nga rrjetet celulare arriti në 223 milionë GB, në rritje me 15.4% krahasuar me një vit më parë.

Sipas AKEP, këto shifra dëshmojnë rritjen e rolit të internetit për aksesimin e shërbimeve financiare, informative, sociale, shëndetësore, etj. Rritja e vrullshme e përdorimit të marrjes së shërbimeve nëpërmjet rrjetit të internetit ka sjellë gjithnjë e më shumë nevojën për lidhje që mundësojnë transmetim të dhënash broadband me shpejtësi dhe cilësi të lartë.

Struktura e pajtimtarëve me akses në shërbime interneti fiks po evoluon në mënyrë të pandërprerë drejt shërbimeve broadband me shpejtësi shkarkimi mbi 30 Mbps (megabit për sekondë).

Rreth 84% e pajtimtarëve kanë pasur në vitin 2024 akses në lidhje fikse të kësaj shpejtësie, nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.

Sipas AKEP, rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave të

parashikuara në planin kombëtar për infrastrukturë dixhitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin.

Operatorët investuan 5.2 miliardë lekë

Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vlerësohet se operatorët e shërbimeve celulare dhe fikse investuan rreth 5.2 miliardë lekë, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.

Mbështetur në të dhënat e AKEP, gjatë vitit 2024, sipërmarrësit e shërbimeve celulare kanë investuar rreth 2.3 miliardë lekë, 29% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Rreth 93% e vlerës së investimeve të raportuara kanë shkuar në funksion të përmirësimit të infrastrukturës së ofrimit broadband nga rrjetet celulare.

Shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek interneti dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.

Për tremujorin e parë të vitit 2025, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 8.8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 8.6%.

Këto shifra tregojnë se edhe komunikimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë tek aplikacionet OTT, të bazuara tek interneti.

Ndërkohë, numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare ka arritur në afërisht 2.1 milionë, në rritje të lehtë vjetore me 0.4%. AKEP vlerëson se shqiptarët konsumojnë mesatarisht rreth 9 GB internet në muaj nga rrjetet celulare.

Që prej fundit të vitit të kaluar, operatorët celularë kanë nisur ofrimin e shërbimit të internetit 5G në kryeqytet dhe në pika të veçanta të vendit. Rrjetet 5G kanë kapacitete më të larta transmetimi dhe pritet të sjellin rritje të volumit të të dhënave nëpërmjet rrjeteve celulare.

Ndërkohë, sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.9 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre, shifër kjo në rritje të lehtë me 5% krahasuar me një vit më parë.

Sipas raportimeve të operatorëve, edhe vitin e kaluar, investimet janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband rreth 87% e totalit, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia

DSL drejt teknologjisë me fibër. Tashmë, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike. Të dhënat më të fundit të AKEP tregojnë se numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse për tremujorin e parë 2025 arriti në afërsisht 681 mijë, në rritje me 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor.al

“Diella”, Rama: Gjithë bota po merret me ministren tonë jo-njeri, e ka bërë vendin tërheqës! Kam kërkesa për intervista nga jashtë për të shpjeguar këtë fenomen

“Ne nuk duhet të vendosim limit në ambicien tonë. Tërheqja ndaj Shqipërisë është edhe më e madhe, madje është rritur ditët e fundit, sepse pavarësisht se çfarë thuhet këtu, gjithë bota merret me ministren tonë jo njeri, por kjo në thelb e bën tërheqës vendin si një vend që ka arritur të ketë një ministër jo njeri dhe ku ambicia është e madhe, ku hapja ndaj teknologjisë është e plotë.

Ashtu sikundër kam çdo 3-4-5 kërkesa për intervista nga jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes. Ka impaktin e vet në imazhin e vendit”, tha Rama.

“Diella do të ketë fëmijë të tjerë” / Rama lajmëron përhapjen e Inteligjencës Artificiale

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e sotme përhapjen e Inteligjencës Artificiale në sektorët publik.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Diella do të ketë fëmijët e vetë në vijim, duke e quajtur Inteligjencën Artificiale si bekim të vendeve në zhvillim.

“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me Inteligjencë Artificiale të çështjeve civile, që njerëzit mos harxhojnë lekë e kohë nëpër procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procesin e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti.

Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale janë bekimi i vendeve në zhvillim. Sepse bëjmë kapërcime që nuk kurrë nuk do t’i bënim në kushtet e procesit linear”, tha Rama.

Miq VIP-a dhe biznese në Shqipëri, kush është i dashuri i Eva Muratit! Pushimet luksoze të çiftit

Eva Murati ka qenë kryefjalë e mediave, pikërisht për deklaratën e fortë që bëri pas dasmës së ish-të dashurit të saj, Genar Topallit. Por teksa të gjithë u fokusuan tek ajo çfarë ndodhi, duket se u zbulua edhe raporti romantik që moderatorja ka.

EVA MURATI

Eva është në një lidhje me biznesmenin italian Adriano Beau, i cili prej disa kohësh është parë shpesh pranë saj në shoqëri të ngushtë. Një lidhje kjo, që vijon prej më shumë se një viti. Adriano është një biznesmen i njohur që operon në Itali, Angli, madje edhe në Shqipëri. Çifti është bashkë në një lidhje të konsoliduar dhe rrethi i tyre i ngushtë janë në dijeni të këtij raporti. Një emër i njohur në fushën e biznesit, por edhe të VIP-ave, duket se Adriano është njeriu që ka fituar zemrën e brunes simpatike, por edhe që i mundëson një jetë luksoze.

EVA MURATI

Çifti zgjedhë që të bëjë pushime shpesh herë, duke përzgjedhur destinacione luksoze. Kujtojmë që këtë verë, Eva është parë të pushojë në Sardenja, në një resort luksoz. Duket se veç raportit sentimental, çifti një bashkëpunim shumë të mirë kanë pasur edhe në biznes, ku Adriano i ka shërbyer partneres së tij me kontakte të rëndësishme.

Eva Murati  (3)

Duket se vizitat e tij në Shqipëri, nuk janë vetëm për Evën, por edhe për biznes, duke u bërë një emër i njohur edhe në qarqet e njohura të biznesit në vendin tonë. Për jetën e tij private pak dihet, veç lidhjes me moderatoren sportive, duke preferuar që të ketë një profil të tërhequr nga mediat, si në vendin tonë, ashtu edhe në Itali.

eva murati (3)

Që pas publikimit të fotove të çiftit së bashku, prezantuesja ka zgjedhur që mos të reagojë, duke pranuar kështu në heshtje këtë histori të konsoliduar, prej gati 1 viti. Kujtojmë që këtë javë, për herë të parë, ajo foli edhe për ish të dashurin e saj, Genar Topallin. Ishte një koment në rrjetet e saj sociale, që solli edhe shpërthimin e Evës për ishin e saj.

eva murati9

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”.

eva murati1

Por, nuk kaloi shumë kohë dhe Eva sqaroi deklaratën e bërë.

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. Fatkeqësisht dhe pa dashje u bëra pjesë e një telenovele, që realisht nuk dua të jem pjesë. Jete të lumtur për të gjithë”, – tha ajo.

Dasma e çiftit, Genar dhe Cindy e zhvilluar në Romë, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit, për atmosferën përrallore dhe luksin e ceremonisë. Pamjet e festës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur debate të shumta.

Eva Murati  (5)
Eva Murati  (4)

Habit djali i Toto Rinës, vjen me deklaratën B0MBË!

“Babai im nuk urdhëroi kurrë vrasjen e Giuseppe Di Matteo. Kur u vra Giovanni Falcone, ai nuk po shqetësonte më mafian apo Totò Riinën, por të tjerët prapa skenave. Antimafia është një grup i përbërë nga njerëz që duhet të jenë në qendër të vëmendjes”.

Kjo është deklarata e fortë e Giuseppe Salvatore Riina, djalit të kapos Toto, në një intervistë me Lo Sperone Podcast.

Djali i kumbarit të Corleone-s, i cili vuajti një dënim me tetë vjet burg për lidhje me mafian dhe tani është kthyer në qytetin e lindjes së familjes së tij, nuk është i panjohur për deklarata të tilla.

Në një libër, ai e kishte quajtur të atin “një njeri serioz dhe të ndershëm.”

“Nuk e kam parë kurrë të kryejë një akt dhune ose të kthehet në shtëpi me një armë në dorë dhe të mbuluar me gjak”, tha Giuseppe Salvatore Riina. “Ai u arrestua sepse ishte një bezdi, ashtu si Bernardo Provenzano dhe Matteo Messina Denaro ishin një bezdi në një moment të caktuar, sepse ishin të sëmurë dhe nuk ishin më të dobishëm”. Pas këtyre deklaratave ka reaguar dhe Antonello Cracolici, presidenti i komisionit rajonal të Antimafias. “Mos e ofendoni tokën tonë. Pyes veten se çfarë lloj informacioni po përpiqet të shesë si të vërteta për të cilat tashmë ka një vendim gjykate”-u shpreh ai.

Ligjvënësi amerikan paraqet amendament në Kongres: SHBA të mbështesë hyrjen e Kosovës në NATO

Kongresmeni amerikan, Brian Mast, i cili është dhe kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, ka paraqitur një amendament në Kongres në të cilin kërkohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Nga sa njoftoi Organizata “Albanians for America” me anë të këtij amendamenti të republikanit nga Florida, kërkohet po ashtu angazhim i shtuar i SHBA-së në Ballkan dhe një gjuhë e qartë në raport me rajonin. “Ky hap historik njeh rëndësinë strategjike të rajonit dhe përcakton prioritetet e qarta të politikës së SHBA-së”, theksohet aty. Dokumenti kërkon qartë:

Mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të ardhshëm në NATO.

Presion ndaj Serbisë për të reduktuar lidhjet me Rusinë dhe Kinën

Ekspozim të bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin në teknologji dhe siguri

Zgjerimi të sanksioneve kundër atyre që pengojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Që nga fundi i luftërave në Jugosllavi në vitet 1990 SHBA kanë qenë gjithmonë ato, që në fund kanë zgjidhur shumë konflikte të vogla brenda dhe ndërmjet shteteve të rajonit. Por së fundi, tani jo vetëm vëzhguesit, por edhe shumë njerëz në vendet e Ballkanit Perëndimor, pyesin se çfarë mund të ndodhë nëse Washingtoni zgjedh të mos e bëjë më këtë. Në një rast të tillë, pesha kryesore do të binte mbi Europën, e në Kongresin amerikan me sa duket, po insistohet që Washingtoni ta mbajë rajonin në fokusin e tij.

FOTO që tronditi rrjetin/ Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kapen mat duke u puthur në buzë

Pas publikimit të disa fotove ku shihen Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi, dy ish-banorë të “Big Brother Albania”, duke u puthur në buzë, rrjeti ka shpërthyer.

Ndërsa fansat kanë nisur të spekulojnë dhe të imagjinojnë për një lidhje të mundshme, burime të sigurta bëjnë të ditur se ky moment është pjesë e një skene filmi dhe nuk ka të bëjë fare me një histori dashurie të re.

Meritoni dhe Erjola ndodheshin në xhirimet e një filmi, dhe puthja që ka bërë xhiron e rrjetit është pjesë e një skene të veçantë që do të shfaqet në këtë produksion, i cili pritet të publikohet në muajin tetor.

Pavarësisht se fotot kanë ndezur menjëherë imagjinatën e ndjekësve, duket se kjo është thjesht pjesë e artit dhe jo një romancë në jetën e tyre personale.