Ndau burrin, dhe nisi jetën e lluksit të madh! Françeska Murati në lidhje të re? Kush është Bossi (Foto)

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, e cila gjatë eksperiencës së saj televizive njihej për diskrecionin rreth bashkëshortit, duket se tashmë e ka lënë pas krahëve të shkuarën dhe ka hapur një kapitull të ri rozë në jetën e saj.

Pas konfirmimeve të tërthorta për ndarjen përfundimtare – nga shpërngulja e saj në Tiranë me djalin, deri te deklarata virale se “ai nuk do të gjejë kurrë më mirë se unë” – Françeska ka surprizuar ndjekësit me postimin e fundit.

Me nisjen e muajit shkurt, blogerja ka publikuar foto ku shfaqet në makinë, e buzëqeshur dhe me një buqetë masive trëndafilash rozë në sediljen e pasagjerit. Por më shumë se lulet, vëmendjen e ka marrë mbishkrimi i saj, i cili lë pak vend për dyshime.

“Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet. Ndjehem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë dhe më shumë. Ju uroj të gjithëve një fillim të bukur të muajit,” shkruan ajo.

Ky mesazh optimist, i shoqëruar me dhuratën romantike, është interpretuar gjerësisht si konfirmim se Françeska ka gjetur sërish dashurinë dhe lumturinë pas periudhës së vështirë të ndarjes.

22-vjeçarja nga Librazhdi me sytë nga shqiptarët! Taulant Balla i bën kërkesën e fortë deputetëve: Nëse mundeni

Vetëm 22 vjeçe, me ëndrra të mëdha dhe plane për të ardhmen, Klarisa o përballet me dimrit më të ashpër të jetës së saj, atë më të vështirin, luftën me sëmundjen e rëndë e cila po i rrezikon jetën. Ajo ka nevojë urgjent për transplant të mëlçisë, një ndërhyrje e cila nuk realizohet në Shqipëri dhe që për të është e vetmja shpresë për të jetuar.

Duke qenë se ndërhyrja duhet të kryhet jashtë vendit, edhe kostoja shkon deri në 120 mijë euro, një shumë kjo e papërballueshme për familje ne saj. Për këtë arsye, Klarisa, ka drejtuar sytë nga shqiptarët duke u kërkuar atyre një ndihmë sado të vogël, e cila për të do të jetë një shtysë shumë e madhe për të luftuar dhe për t’u kapur fort pranë jetës. (LINKU I GOFUNDME)

Rasti i saj u bë pjesë e diskutimeve edhe në Kuvendin e Shqipërisë, ku kreu i Grupit Parlamentar dhe deputeti i Librazhdit, Taulant Balla, u shtriu dorën kolegëve socialistë dhe demokratë që sipas mundësive të tyre të kontribuojnë për t’i dhënë Klarisës shansin për t’u kuruar jashtë vendit.

Ai vuri në dukje se vendi ynë nuk i ka të gjitha kapacitetet për të trajtuar raste të tilla të ndërlikuara dhe se, në këto situata, ndihma nuk mund të mbetet vetëm në nivel institucional.

“Si fillim do kërkoja dhe mbështetjen e secilit prej jush këtu do doja të ishte dhe minsitrja por nuk është për arsye objektive. Ja kam thënë. Bëhet fjalë për rasti ne një vajzë 22 vjeçare nga Librazhdi e cila po lufton me një sëmundje të vështirë, cirozë, e cila është e pashërueshme në Shqipëri.

Duhet t’i pranojmë nuk i kemi të gjitha kapacitetet që ta bëjmë një gjë të tilla. Në këto raste nuk mjafton vetëm mbështetja e shtetit, edhe pse do e bëj diçka të tillë me statusin e deputetit që të mundohemi të kontribuojmë, dhe ju bën një thirrje nëse keni mundësi ta japim një dorë mbështetje. Është diçka që është e vështirë nuk bëhet këtu, solidariteti vlen për të gjithë, për atë vajzë që ka nevojë për mbështetje”, tha Balla.

ZERO MËSHIRË! Ledioni “shkrin” Monika Kryemadhin në Big Brother: Në këtë shtëpi asnjë nuk do

Tensioni mes moderatorit Ledion Liço dhe opinionistes Monika Kryemadhi ka arritur pikun gjatë mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP Albania. Pas batutës që bëri xhiron e botës javën e kaluar për “mosmbrojtjen e burrit”, Ledioni ka goditur sërish, duke lënë të kuptohet se mbrojtja që Monika po i bën banorëve të caktuar ka një “kosto” ose interes prapa.

Debati i ashpër: Gjatë diskutimit për aleancat e reja në shtëpi, Monika u shpreh se ajo gjithmonë do të mbrojë ata që janë të drejtë. Ledioni ndërhyri menjëherë me një buzëqeshje ironike: “Monika, ne të njohim… e dimë që në këtë shtëpi (dhe jashtë saj) asnjë mbrojtje nuk është falas. Çfarë po kërkon në këmbim?”

Reagimi i Monikës: Kryemadhi, e cila dukej se ishte përgatitur për një sulm, u përgjigj duke thënë se “besnikëria nuk blihet”, por tensioni në fytyrën e saj ishte i dukshëm. Ky shkëmbim batutash ka ndezur rrjetet sociale, ku ndjekësit po e lidhin këtë me situatën e saj aktuale politike dhe faktin që ajo po kërkon një “rifillim” të imazhit të saj përmes ekranit të BBV.

Pse po bëhet viral? Komentuesit në TikTok po e quajnë këtë një “demaskim live”, ndërsa mbështetësit e Monikës akuzojnë produksionin për sulme të qëllimshme personale.

Berisha e akuzoi se u “pasurua duke përdorur PD-në”, i përgjigjet Bamir Topi: Figurë e amortizuar, që nuk jep shpresë

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, hodhi akuza ndaj tij se është pasuruar duke përdorur PD-në.

Gjatë një interviste për Top News, Bamir Topi e quajti Berishën një “figurë të amortizuar” dhe bën të njëjtën lojë prej 30 vitesh.

Po ashtu, ish-presidenti tha se opozita dhe e djathta shqiptare ka mbetur pa shpresë.

“Një figurë e amortizuar nuk jep shpresë. Berisha luan të njëjtën lojë prej 30 viteve, por nuk funksionon më kështu.

Opozita ka një varfëri ekstreme të mendimeve, varen plotësisht nga Berisha dhe të djathtët kanë mbetur pa asnjë shpresë, nuk reagojnë pasi lideri ka listën në dorë”, tha ish-presidenti në Top News.

Të shtunën e kaluar, gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale, një komentues ka provokuar kreun e PD-së Sali Berisha, teksa e pyet përse nuk fton figura intelektuale si Lulzim Basha dhe Bamir Topi në protestat e opozitës.

Por kjo pyetje solli irritimin e kryedemokratit, i cili reagoi duke i cilësuar ata si pseudointelektualë dhe i ka cilësuar si fatkeqësia e kombit.

Një histori e jashtëzakonshme nga Australia: 13-vjeçari sfidoi detin e trazuar për orë të tëra dhe shpëtoi familjen nga vdekja

Një histori mbijetese dhe guximi vjen nga brigjet jugperëndimore të Australisë Perëndimore, ku një djalë 13-vjeçar arriti të shpëtojë nënën dhe dy vëllezërit e tij më të vegjël, pasi notoi për rreth katër orë në det të hapur, në kushte të rrezikshme dhe me dritë që po shuhej.

Familja po pushonte në Quindalup, rreth 200 kilometra në jug të Perth-it, kur erërat e forta i shtynë paddleboard-at e fryrë dhe ‘kayak-un’ e tyre larg bregut, në Gjirin Geographe, pasditen e së premtes. Brenda pak minutash, ata u gjendën në mes të detit, pa mundësi për t’u kthyer.

Djali 13-vjeçar, i identifikuar nga ABC si Austin Appelbee, vendosi të vepronte. Ai u përpoq të kthehej drejt bregut me ‘kayak’ për të kërkuar ndihmë, por mjeti filloi të mbushej me ujë. Pa rrugë tjetër, ai u hodh në det dhe nisi një notim të gjatë dhe të lodhshëm prej rreth katër kilometrash.

“Po luftoja me dallgë të forta dhe errësirën që po afrohej”, tregoi ai për transmetuesin kombëtar. Fillimisht notoi me jelek shpëtimi, por pas rreth dy orësh e hoqi për të lëvizur më shpejt. Frika ishte e pranishme në çdo moment.

“Mendova se pashë diçka në ujë dhe u tremba shumë, por i thosha vetes se do t’ia dilja”, rrëfeu adoleshenti.

Për të mos u dorëzuar, ai u përqendrua te kujtimet dhe gjërat më të bukura në jetën e tij.

“Isha shumë i lodhur, por nuk e kuptoja sa i rraskapitur isha”, tha ai.

Pas disa orësh, më në fund preku rërën e bregut. I rrëzuar nga lodhja, gjeti forcë të ngrihej dhe të vraponte rreth dy kilometra për të gjetur një telefon. Telefonata e tij në numrin emergjent 000 ishte vendimtare.

“Më duhen helikopterë, anije, avionë. Familja ime është në det”, kujton se u tha autoriteteve, duke ruajtur qetësinë pavarësisht tronditjes.

Një histori e jashtëzakonshme nga Australia: 13-vjeçari sfidoi

Policia e Australisë Perëndimore nisi menjëherë një operacion të madh kërkim-shpëtimi, ku u përfshinë policia ujore, vullnetarë të shpëtimit detar dhe helikopteri i shpëtimit. Rreth orës 20:30, helikopteri lokalizoi nënën 47-vjeçare, një djalë 12 vjeç dhe një vajzë 8 vjeç, të kapur pas një paddleboard-i, rreth 14 kilometra larg bregut.

Një anije vullnetare arriti t’i nxirrte të sigurt në breg. Parametrat mjekësorë u kontrolluan nga ekipet e St John WA dhe familja u dërgua në qendrën shëndetësore të Busselton-it.

Autoritetet e cilësuan ngjarjen si një “shpëtim të jashtëzakonshëm”.

Policia theksoi se përshkrimi i saktë që dha 13-vjeçari për mjetet në det ishte jetik për operacionin, ndërsa guximi dhe vendosmëria e tij u vlerësuan si faktorët kryesorë që shpëtuan jetën e familjes.

“Veprimet e këtij djali janë shembull i jashtëzakonshëm guximi”, thanë autoritetet, duke rikujtuar se kushtet e detit mund të ndryshojnë brenda pak çastesh.

Incident i rëndë/ Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima dhe disa të zhdukur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes së kësaj të marte në ishullin Kios, Greqi, ku një gomone me emigrantë të paligjshëm është përplasur me një motoskaf të Rojës Bregdetare Helene.

Sipas medias greke, Protothema, regjistrohen të paktën 14 emigrantë të vdekur, disa të lënduar, e disa të tjerë të zhdukur, si pasojë e kësaj përplasje.

Raportohet se Roja Bregdetare vuri re gomonen me emigrantët e paligjshëm, duke u bërë me sinjal që të ndalonin e të ktheheshin. Ky moment ka bërë që personat që po trafikonin emigrantët, të kryenin manovra të rrezikshme duke përfunduar kështu në përmbysjen e tyre.

Ende nuk dihet numri i saktë i emigrantëve që ndodheshin në gomone. Të paktën 24 emigrantë janë shpëtuar, mes tyre dhe një grua shtatzënë. Pjesa tjetër deri më tani rezultojnë të zhdukur.

Po kështu, ekziston dyshimi që të ketë pasur të shtëna nga gomonja e emigrantëve drejt mjetit të Rojës Bregdetare, por diçka e tillë nuk është e konfirmuar.

Po vijojnë kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur.

Roma vendos tarifë: Dy euro për Shatërvanin e Trevit

Administrata e qytetit të Romës ka vendosur një tarifë hyrjeje prej dy eurosh për ata që duan të afrohen deri tek bordura e shatërvanit. Kjo masë synon të rregullojë fluksin e vizitorëve dhe të mbrojë këtë monument.

Dhjetëra-mijëra vetë vizitojnë çdo ditë Shatërvanin e Trevit për të bërë fotografi ose për të hedhur një monedhë në ujë. Por duke filluar nga 2 shkurti hyrja në zonën direkt pranë bordurës së shatërvanit të famshëm në Itali do të kushtojë dy euro. Kurse sheshi i madh përpara shatërvanit do të vazhdojë të jetë i lirë për t’u vizituar.

Sipas autoriteteve të qytetit të Romës sistemi i ri synon të menaxhojë më mirë fluksin e vizitorëve në një nga atraksionet turistike më të njohura të kryeqytetit italian dhe të parandalojë tejmbushjen e zonës nga turistët. Administrata e qytetit deklaroi se përmes kësaj tarife synon “t’i kundërvihet tejmbushjes së zonës, të përmirësojë përvojën e vizitorëve dhe të mbrojë një nga monumentet më të dashur të qytetit”.

Nga kjo masë, e cila zbatohet për herë të parë, janë të përjashtuar banorët e Romës si dhe personat me aftësi të kufizuara dhe personat që i shoqërojnë, si dhe fëmijët nën gjashtë vjeç.

Roma vendos tarifë: Dy euro për Shatërvanin e Trevit

Tejmbushje nga turistët

Administrata e qytetit të  Romës e kishte kufizuar numrin e vizitorëve të Shatërvanit të Trevi që rreth para një vit. Rreth shtërvatit lejohen të jenë njëkohësisht jo më shumë se 400 vetë.

Sipas të dhënave vitin e kaluar Shatërvanin e Trevit e vizituan më shumë se dhjetë milionë vizitorë. Në ditët e pikut kjo shifër shkonte deri në 70,000 vetë.

Disa turistë dhe kryetari i Bashkisë së Romës duke hedhur një monedhë në ujë tek Shatërvani i TrevitDisa turistë dhe kryetari i Bashkisë së Romës duke hedhur një monedhë në ujë tek Shatërvani i Trevit

Tradita e vizitorëve të Romës për të hedhur një monedhë duke shprehur një dëshirë nisi nga viti 1954 frymëzuar nga filmi “Three Coins in the Fountain”.

Shuhet familja, prindërit υrasin dy djemtë e tyre me aυtizëm dhe më pas i marrin jetën vetes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë Perëndimore, pasi dy prindër dhe dy djemtë e tyre adoleshentë me autizëm janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre në një lagje elitare të Perth-it.

Trupat e pajetë të Jarrod Clune, 50 vjeç, Maiwenna Goasdoue, 49 vjeç, si dhe të djemve të tyre Leon, 16 vjeç dhe Otis, 14 vjeç, u gjetën në shtëpinë familjare në Mosman Park. Të dy fëmijët vuanin nga autizëm i rëndë dhe ishin joverbalë, shkruan The Sun.

Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 08:15 të mëngjesit të së premtes nga një punonjëse kujdesi, e cila vizitonte rregullisht familjen, por nuk kishte arritur të kontaktonte me ta. Ajo gjeti pranë banesës një shënim paralajmërues që këshillonte të mos hynte brenda dhe udhëzonte që të njoftohej policia.

Brenda shtëpisë, policia gjeti të pajetë katër anëtarët e familjes, si edhe dy qentë dhe një mace. Autoritetet thanë se vdekjet nuk dukeshin të dhunshme dhe nuk janë përdorur armë, ndërsa trupat u gjetën në pjesë të ndryshme të banesës.

Të shtunën u zbulua edhe një shënim i dytë, që besohet të ketë qenë një letër, e cila ndihmoi hetuesit të arrinin në përfundimin se bëhej fjalë për një vrasje të dyfishtë të ndjekur nga vetëvrasja. Sipas mediave lokale, letra përmbante edhe detaje mbi planifikimin e financave të familjes, duke sugjeruar se prindërit kishin vendosur t’i jepnin fund jetës së bashku.

Detektivja në detyrë e Policisë së Australisë Perëndimore, Jessica Securo, deklaroi se nuk kishte asnjë histori të raportuar më parë për dhunë në familje. “Kjo është një ngjarje tragjike dhe shkatërruese, ku një familje ka humbur jetën dhe ndikimi do të ndihet në të gjithë komunitetin,” tha ajo.

Sipas policisë, të dy djemtë përballeshin me sfida serioze shëndetësore, ndërsa besohet se familja kishte humbur një pjesë të financimit shtetëror për mbështetjen e njërin prej fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Leon, Otis dhe babai i tyre kishin ndjekur më parë Christ Church Grammar, një nga shkollat private më prestigjioze në Perth. Mediat raportojnë se Otis ishte përjashtuar nga shkolla dy vite më parë pas një incidenti, ndërsa një mësuese ka treguar se prindërit ishin të përkushtuar dhe të dashur, por të rraskapitur nga mungesa e gjumit, pasi fëmijët nuk flinin gjatë natës.

Ajo shtoi se prindërit kishin kërkuar ndihmë profesionale në mënyrë të vazhdueshme, përfshirë terapi dhe konsultime edhe jashtë shtetit./Top Channel

Ngjarje e rëndë në vend/ Djali t her  kushërirën dhe më pas υeten, detajet e para

Një incident me lëndime trupore është raportuar sot rreth orës 11:00 në fshatin Osek Hilë të Gjakovës.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, një mashkull i moshës madhore, pas një mosmarrëveshjeje, ka lënduar veten dhe kushërirën e tij, po ashtu të moshës madhore.

Dyshohet se lëndimet janë shkaktuar me mjet të mprehtë dhe, sipas policisë, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore.

Të dy personat e përfshirë kanë marrë trajtim mjekësor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

Prag lufte në Lindjen e Mesme, SHBA rrëzon dronin iranian që iu afrua aeroplanmbajtëses ‘Abraham Lincoln’

Forcat amerikane kanë rrëzuar një dron iranian Shahed-139 që iu afrua “agresivisht” anijes aeroportuale USS Abraham Lincoln në Detin Arabik, njoftoi të martën Komanda Qendrore e SHBA-ve. Sipas zëdhënësit të komandës, Kapitenit Tim Hawkins, droni vazhdoi të afrohej drejt anijes pavarësisht masave të ndërmarra nga forcat amerikane për të de-eskaluar situatën.

Anija USS Abraham Lincoln ndodhej rreth 500 milje detare (rreth 800 km) larg bregut jugor të Iranit në momentin e incidentit. Nuk pati humbje jete ose dëme materiale në anije, sipas njoftimit. Droni u rrëzua nga një avion luftarak F-35C i dislokuar në Lincoln. Ky incident ndodhi vetëm disa orë pasi forcat iraniane kërcënuan një anije tregtare me flamur dhe ekuipazh amerikan, Stena Imperative, e cila po kalonte në ngushticën e Hormuzit.

Sipas njoftimit të SHBA-ve, dy anije iraniane dhe një dron Mohajer iu afruan me shpejtësi anijes dhe kërcënuan të pushtonin dhe të sekuestronin tanker-in. USS McFaul dhe mbështetja ajrore nga Forcat Ajrore amerikane siguruan largimin e Stena Imperative-s, i cili tani po lundron i sigurt.

Ngjarjet ndodhin në një periudhë të tensionuar midis SHBA-ve dhe Iranit, që u rrit pas protestave të mëdha në Iran që nisën në fund të dhjetorit, kundër krizës ekonomike dhe qeverisjes së regjimit. Presidenti Donald Trump kishte premtuar në janar se do të shpëtonte iranianët nga shtypja e dhunshme e protestave, duke transformuar më pas këtë qasje në një fushatë presioni për të detyruar Iranin të negociojë mbi programin bërthamor.

Trump theksoi të hënën se preferon të arrihet një marrëveshje me Iranin, duke mos përjashtuar mundësinë e veprimeve ushtarake nëse bisedimet dështojnë. “Ne po flasim me Iranin. Nëse mund të arrijmë diçka, do të jetë e mirë, nëse jo, do të ndodhin gjëra të këqija”, tha ai. Incidenti u regjistrua vetëm disa orë pasi presidenti iranian urdhëroi ministrin e jashtëm të “ndjekë negociata të drejta dhe të barabarta” me SHBA-të, një nga sinjalet e para nga Teherani që tregon gatishmëri për negociata, pas dështimit të bisedimeve gjatë verës së kaluar.

Turqia ka luajtur një rol në prapaskenë për të mundësuar këto bisedime, ndërkohë që i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, është në një vizitë rajonale. Megjithatë, një zyrtar turk tha se vendi dhe data e takimeve mbeten të pasigurta, duke theksuar gatishmërinë e Ankarasë për të mbështetur procesin e negociatave.

Analistët paralajmërojnë se përplasjet e tilla në ujërat ndërkombëtare mund të rrisin tensionet dhe të komplikojnë më tej marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Iranit, veçanërisht në një periudhë kur presioni diplomatik për marrëveshje bërthamore është në rritje.