U bë xhaxha për herë të parë, Romeo Veshaj ndan momente të ëmbla me mbesën e tij

Aktorët e humorit Romeo dhe Donald Veshaj vetëm pak ditë më parë ndanë lajmin e bukur se ishin bërë xhaxhallarë për herë të parë nga vëllai i tyre më i vogël, Mario.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo e kishte bërë të qartë që mbesa e tij i ka tashmë dy badigardë, dy xhaxhallarët e saj. “Ajo tashmë ka badigardë”, shkruante ai.

Mirëpo së fundmi i njëjti ka ndarë një tjetër moment të ëmbël me ndjekësit në rrjetet sociale ku teksa qëndron i shtrirë mban mbesën e tij, në kraharorin e tij.

“E diela ime”– shkruan Romeo në ‘InstaStory’.

Kujtojmë që ishte Mario ai i cili dha lajmin e lindjes së vajzës tij të parë, të cilën bashkë me partneren e  tij e kanë pagëzuar me emrin Bluem.

mario veshaj romeo donald (4)

Emri duket se ka një kuptim të veçantë për prindërit e rinj, pasi siç shkruan ai, “deti mban kujtimet tona më të bukura dhe ngjyra blu e dallgëve sot jeton ne sytë e të voglës sonë”.

mario veshaj romeo donald (5)

“Bekimi ynë i vogël. Mire se erdhe tek ne, Bluem. Jeni lumturia ime me e madhe. Ju dua”, ka shkruar Mario Veshaj ndër të tjera.

mario veshaj (1)

Po ashtu ai ka publikuar edhe disa momente nga rrugëtimi i shtatzënisë së partneres deri tek dita e lindjes, ku të pranishëm janë familjarët e tyre, si Donald Veshaj e Bora Zemani.

Ndryshimi i pagave në administratë për 5 kategori, zbardhet vendimi, rritje nga 1 mijë deri 10 mijë lekë

Qeveria parashikon për 2026 indeksim të pagave 2.5%, në masë të njëjtë me inflacionin, për të gjithë punonjësit e administratës publike dhe të pushtetit vendor.

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin tashmë nëpërmjet një projektvendimi ka konkretizuar propozimi për rritjen e pagave për 5 kategori të punonjësve të pushtetit vendor.

“Indeksimi i pagave për vitin 2026 bazohet në indeksin e ndryshimit të çmimeve të konsumit, të deklaruar/shpallur nga qeveria shqiptare në masën 2.5% dhe do të realizohet për të gjithë nëpunësit/punonjësit në njësitë e vetëqeverisjes vendore, për vitin 2026, njëjtë si edhe për funksionarët/nëpunësit civilë/nëpunësit në të gjitha institucionet e administratës publike”, theksohet ndër të tjera në relacionin e projektvendimit

“Për disa ndryshime në vendimin nr. 328, datë 31.5.2023, të këshillit të ministrave “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore””.

Në vlera indeksimi i propozuar i pagave në projektvendimin e ndryshuar varion nga 1,000 deri 10,000 lekë në muaj në varësi të kategorisë dhe pozicionit të punonjësit.

Rritja më e lartë e pagës prej 10 mijë lekë në muaj propozohet për punonjësit mbështetës të administratës së pushtetit vendor, duke çuar pagën bazë nga 40 mijë deri 47 mijë lekë në 50 mijë deri 57 mijë lekë në muaj.

Sipas projektvendimit për kategorinë e parë që përfshihen funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore propozohet rritje për kufijtë minimalë, nga 3,925 lekë në muaj, në 6,700 lekë në muaj; Për kufijtë maksimalë, nga 4,625 lekë në muaj, në 7,969 lekë në muaj.

Për pozicionin “specialist”, klasa IV-4, në të gjitha bashkitë, si dhe në këshillin e qarkut, propozohet indeksim në vlerën 1,000 lekë në muaj dhe 2,625 lekë në muaj për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”, në Bashkinë e Tiranës.

Për kategorinë tjetër që përfshin nëpunësit e klasave III-1, III2, III-3, IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4 në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore propozohet rritje 4,000 lekë në muaj dhe për klasat III-1, III-2 dhe III-3 dhe rritje 5,000 lekë në muaj për klasat IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4.

Për kategorinë tjetër që përfshin “paga për pozicion”, për nëpunësit e klasave I-2, I-3, I-4, I-5, II-1 dhe II-2 në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore propozohet rritej të pagave nga 3,525 lekë në muaj deri në 5,425 lekë në muaj.

Vendimi përcaktohet se do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për paga dhe sigurime shoqërore e shëndetësore, sipas llogaritjeve të ministrisë përgjegjëse për financat janë rreth 60 milion lekë ne muaj për punonjësit mbështetës. Rreth 83 milionë lekë në muaj për të punësuarit e tjerë për efekt të rritjes së kufirit minimal të pagës.

Sipas projektvendimit ky efekt, për vitin 2026, do të përballohet nga transferta e akorduar për njësitë e vetëqeverisjes vendore, miratuar në ligjin 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.

PROPOZIMET PËR RRITJEN E PAGAVE PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS VENDORE, SIPAS KATEGORIVE:

Nëpërmjet këtij projektvendimi realizohet: a) Indeksimi në masën 2.5% i vlerave të kufijve të pagave mujore, për funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore.

a)Ndryshimi në rritje i vlerave të pagave për këta funksionarë, si rezultat i indeksimit

varion: i) Për kufijtë minimalë, nga 3,925 lekë në muaj, në 6,700 lekë në muaj;

ii) Për kufijtë maksimalë, nga 4,625 lekë në muaj, në 7,969 lekë në muaj.

b) Indeksimi në masën 2.5% i vlerave të kufijve minimalë të elementit të pagës “paga për pozicion”, për nëpunësit në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ndryshimi në rritje i vlerave të pagave për këta nëpunës, si rezultat i indeksimit varion nga 1,000 lekë në muaj, për pozicionin “specialist”, klasa IV-4, në të gjitha bashkitë, si dhe në këshillin e qarkut, deri në 2,625 lekë në muaj për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”, në Bashkinë e Tiranës.

c) Indeksimi në masën 2.5% i vlerave të kufijve maksimalë të elementit të pagës “paga për pozicion”, për nëpunësit e klasave I-2, I-3, I-4, I-5, II-1 dhe II-2 në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ndryshimi në rritje i vlerave të pagave për këta nëpunës, si rezultat i indeksimit varion nga 3,525 lekë në muaj, në 5,425 lekë në muaj.

ç) Indeksimi në masën 2,5% dhe një politikë e diferencuar e rritjes së pagave për kufijtë maksimalë të vlerës së elementit “pagë për pozicion” për nëpunësit e klasave III-1, III2, III-3, IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4 në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Ndryshimi në rritje për këta nëpunës varion nga 4,000 lekë në muaj për klasat III-1, III-2 dhe III-3, në 5,000 lekë në muaj për klasat IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4.

d) Indeksimi dhe rritja e kufijve të pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore me 10,000 lekë në muaj (nga 40 000–47 000 lekë në muaj, në 50 000 – 57 000 lekë në muaj), në të njëjtën masë si edhe rritja e pagave të punonjësve të tjerë mbështetës të administratës publike./monitor

Anulohet televotimi/ Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, çfarë ndodhi?

Shqipëri një zarf të zi. Shkak është bërë mosbindja e grupit të Gretës që të marrë pjesë në provat për sfidën e kërcimit.

Teksa ra gongu që banorët të shkonin të nisnin provat, Baby G u shpreh se do bënte për të ngrënë në fillim dhe pastaj do të shkonte. Kështu nisi dhe një debat mes pjesëtarëve të grupit.

Duke qenë se grupi i Gretës nuk i është bindur urdhrit, Vëllai i Madh mori vendimin që të anulonte televotimin aktual. Ndërkohë masa që do të merret do të jepet gjatë Prime-t të së martës.

Nga ana tjetër, grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i sfidës së kërcimit dhe do të performojnë live gjatë spektaklit të madh.

“Banorë, Vëllai i Madh ka ndjekur me vëmendje sjelljen tuaj gjatë ditës së sotme.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit, grupi i Gretës ka zgjedhur të mos i bindet Vëllait të Madh.

Siç u njoftuat, kjo sfidë është shumë e rëndësishme për spektaklin e radhës, ndaj për shkak të moszbatimit të këtij urdhri, Vëllai i Madh ju njofton se televotimi aktual anulohet. Vendimi për pasojat që do të ketë grupi që nuk është bindur do t’iu komunikohet gjatë mbrëmjes së nesërme.

Ndërkohë, Vëllai i Madh njofton se grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i kësaj sfide dhe do të jetë ai që do të performojë live.

Vëllai i Madh ju rikujton se autoriteti i tij nuk anashkalohet dhe se mosbindja ndaj urdhrave të tij sjell pasoja për ju”, shkruhej në zarfin e zi.

Vajza e Mirit në gjendje të rëndë emocionale pas takimit në Big Brother VIP, flet miku i banorit

Takimi mes Mirit dhe vajzës së tij, Tisit, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, u komentua gjerësisht në rrjet.

Disa zëra kritikë e cilësuan qëndrimin e vajzës si të “ftohtë” apo të distancuar, por e vërteta është krejt ndryshe dhe shumë më prekëse.

I ftuar sot në “Wake Up”, miku i ngushtë i Mirit, Roland Hysi, ka treguar detaje ekskluzive nga ajo natë, duke qenë se ai shoqëronte Tisin dhe bashkëshorten e Mirit, Rabean, në ambientet e Top Channel.

Rolandi ka hedhur poshtë kategorikisht aludimet për ftohtësi, duke shpjeguar se 13-vjeçarja ishte në një gjendje shoku emocional për shkak të peshës së kamerave dhe situatës.

“Unë isha bashkë me Tisin dhe Rabean kur vajtëm për surprizën dhe Tisi ka qarë shumë pasi ka dalë nga surpriza. Ka qenë shumë e emocionuar, e ngrirë. Për ça është interpretuar pse ka qenë e ftohtë, në fakt ka qenë emocion i jashtëzakonshëm (është 13 vjeç),” tregoi ai.

Ai shtoi se presioni i skenës është i madh edhe për të rriturit, jo më për një fëmijë që del për herë të parë në TV:

“Atë që ajo kishte përgatitur për ta thënë, që mezi i doli, ishte për shkak të emocioneve… Tisi s’ka dalë ndonjëherë në TV dhe të kesh gjithë vëmendjen, të bën të dalësh disi nga vetja.”

Sipas Rolandit, ky takim ishte jetik për Mirin, veçanërisht pas deklaratës së ashpër të babait të Selinës, e cila e kishte tronditur aktorin.

“Mirit i bëri shumë punë kjo surprizë. Pas deklaratës së të atit të Selin ishte në terr absolut për çka bëhet jashtë… Unë e pashë në fytyrë që u pre nga deklarata,” tha Hysi.

Megjithatë, ai parashikon se loja e Mirit dhe raporti me Selin nuk do të ndryshojnë rrënjësisht:

“Nuk mendoj se do ndryshojnë lojë (Miri & Selin). Janë aty për lojë. Si Miri, si Selin s’ka asgjë për të dëmtuar moralin.”

PAMJE TË RËNDA/ Gjendet i pajetë në përrua biznesmeni 27-vjeçar i rrëmbyer, u gjet i υrarë me 7 ρlumba…

jë ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Nea Peramos, ku trupi i pajetë i një 27-vjeçari, i identifikuar si biznesmen, u gjet të dielën pasdite pranë një përrua afër Manastirit të Trinisë së Shenjtë. Viktima, i cili ishte raportuar i zhdukur një javë më parë, ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij në Elefsina, në orët e para të së hënës së kaluar.

Sipas hetimeve paraprake, autorët e rrëmbyesit e kanë çuar 27-vjeçarin në një vend të izoluar, ku e kanë ekzekutuar me të paktën shtatë plumba. Pas vrasjes, ata dyshohet se kanë tentuar të vënë flakën trupit për të fshirë gjurmët e krimit, por nuk kanë mundur ta realizonin këtë.

Hetuesit janë ende në kërkim të detajeve mbi kohëzgjatjen e qëndrimit të viktimës në duar të rrëmbyesve, pasi ka pasur një periudhë të panjohur midis rrëmbimit dhe vrasjes. Pamjet filmike të publikuara nga protothema.gr tregojnë momentet para rrëmbimit.

Në video, biznesmeni shihet duke u kthyer në shtëpi në këmbë, në orën 02:01 të mëngjesit të 26 janarit, i veshur me një kostum gri dhe një bluzë me kapuç blu. Kur ai hyn në rrugicën pranë pallatit ku banonte me partneren e tij, një makinë blu afrohet nga drejtimi i kundërt. Brenda saj ndodheshin katër persona, të cilët nën kërcënimin e armës e detyruan të hipte dhe të largohej me ta.

Pamjet nga kamerat e sigurisë u dorëzuan nga partnerja e viktimës, e cila denoncoi rrëmbimin. Pas analizës së videove dhe targave të automjetit, autoritetet konstatuan se makina ishte e vjedhur në Selanik.

Hetuesit tani janë përqendruar në zbardhjen e motivit të krimit. Megjithatë, skenari i një rrëmbimi për shpërblim është përjashtuar, pasi nuk ka pasur kërkesa për para nga familjarët e viktimës, pavarësisht pasurisë së tij.

Policia dyshon se vrasja mund të lidhet me një mosmarrëveshje financiare mes viktimës dhe autorëve. Gjithashtu, autoritetet po shqyrtojnë ngjashmëritë me një tjetër ngjarje të ngjashme që ndodhi në vitin 2024, kur një biznesmen tjetër u vra dhe trupi i tij, së bashku me automjetin e përdorur për rrëmbimin, u dogj nga autorët në zonën pyjore të Mandrës. Hetimet për zbardhjen e këtij krimi vazhdojnë, ndërkohë që motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta.

Zarf i zi në shtëpi/ Anulohet televotimi! Rogerti lexon vendimin e rëndë, ja çfarë pritet të ndodhë

Një Zarf i Zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë masa drastike nga Vëllai i Madh.

Rogerti ka qenë ai që ka lexuar vendimin përpara banorëve të mbledhur në sallon, një vendim që vjen si pasojë e mosbindjes së njërit prej grupeve.

Sipas zarfit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit (e cila ishte jetike për spektaklin e radhës), grupi i Gretës ka zgjedhur të bojkotojë dhe të mos i bindet urdhrit të Vëllait të Madh.

Për shkak të këtij rebelimi, Vëllai i Madh ka marrë dy vendime të menjëhershme:

Televotimi aktual anulohet zyrtarisht.

Grupi i Selinës shpallet automatikisht fitues i sfidës dhe do të jenë ata që do të performojnë live në spektakël.

Ndërsa grupi i Selinës festonte fitoren e papritur, Rogerti lexoi edhe paralajmërimin e fundit për grupin humbës:

“Vendimi për pasojat që do të ketë grupi që nuk është bindur, do t’ju komunikohet gjatë mbrëmjes së nesërme. Autoriteti i Vëllait të Madh nuk anashkalohet”.

Atmosfera është tensionuar menjëherë, me vajzat e grupit të Gretës që kanë reaguar ashpër, duke akuzuar për hipokrizi dhe duke debatuar me grupin kundërshtar.

Gjesti merr gjithë vëmendjen me postimin e fundit

Pas dedikimit të ndjerë me projektin muzikor “Memories”, i cili ka thyer çdo pritshmëri duke u kthyer në një hit të menjëhershëm, Gjesti ka marrë sërish vëmendjen e rrjetit.

Kënga e tij e fundit ka arritur shifra marramendëse, duke grumbulluar 3.1 milionë shikime në YouTube në vetëm 3 ditë nga publikimi, një tregues i qartë i mbështetjes masive nga publiku.

Në mes të këtij suksesi, Gjesti ka publikuar një foto të re në Instagram, ku shfaqet me një stil të veçantë (me dorashka lëkure dhe veshje të zezë). Por ajo që ka marrë më shumë vëmendje është mbishkrimi i fotos:

“Kapitull i ri. Ju dua ❤️”

Me këto fjalë, artisti lë të kuptohet se është gati për një etapë të re në karrierën apo jetën e tij.

E FUNDIT! Gjendet çifti vlonjat që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me historinë e cila prej vitesh po bën bujë në mediat shqiptare, zhdukjen e papritur të Bleona Matës.

Dëshmitë e dhëna së fundmi i kanë hapur rrugë një tjetër piste, ku mund të nisin kërkimet për Bleonën.

Në dokumentet e sigurara nga Report.tv mendohet se Bleona filimisht është rrëmbyer dhe 3 muajit e parë është mbajtur peng në fshatin Llakatund të Vlorës.

Nga ana tjetër, mamaja e Bleonës, në daljet televize ka deklaruar se Bleona është rrëmbyer nga disa persona me të cilët familja Mata ka qenë në konflik prej vitesh.

“Çiftin nga Vlora nuk e njoh. Vetëm prindërit e vajzës i kam takuar në Zapot, ditën kur u zhduk Bleona. Ish-vjehrri im ka pasur konflikt me këtë familje dhe në maj të vitit 2010 i ka denoncuar në polici,” është shprehur Bukurie Veizi.

Në ekran u shfaq fotografia e vajzës së çiftit nga Vlora, që dyshohej se ishte Bleona Mata, mamaja e kësaj të fundit zbulon të vërtetë. Pasi ka vëzhguar vëmendje fotografinë ajo është shprehur se tiparet e vajzës në foto nuk përputheshin me pamjen fizike të Bleonës. Megjithatë ajo shtoi më tej se pavarësisht se ka një papërputhshmëri të tipareve, dyshimet për zhdukjen e së bijës ajo i ka sërish te e njëjta familje.

“Tiparet nuk përputhen, por dyshimet e mia mbeten tek kjo familje,” deklaroi ajo.

Ndonëse për pak bëhen 16 vite nga zhdukja misterioze e Bleona Matës, sot e kësaj dite po vijojnë hetimet për lokalizimin e saj.

Bleona Mata vijon të jetë e zhdukur që nga 22 maji 2010, teksa gjurmët e saj të fundit u humbën në malin Pikëllim, në zonën e Kukësit. Nëna e Bleonës prej vitesh ka kërkuar ndihmë për gjetjen e së bijës, e cila në atë kohë ishte vetëm 6-vjeçe.

E BUJSHME/ Nëna e Bleonës sheh mes lotësh foton e vajzës për herë të parë pas 16 vitesh (Video)

Rasti i zhdukjes së vogëlushes Bleona Mata vijon të mbetet një nga historitë më të rënda dhe më të dhimbshme, ndërsa dëshmi të reja kanë hapur së fundmi një pistë tjetër kërkimesh.

Sipas dëshmive të bëra publike ne Pa Gjurme para pak ditesh, vogëlushja dyshohet se është rrëmbyer dhe se është mbajtur peng për një periudhë tre mujore në zonën e Llakatundit, në Vlorë.

Kjo pistë u forcua nga deklarime dhe materiale të reja, të trajtuara ekskluzivisht në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, me gazetaren Odeta Dume.

E ftuar në studio, nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, u përball me dëshmi dhe fakte të reja mbi zhdukjen e vajzës së saj.

Gjatë rrëfimit, ajo deklaroi se familja që është vënë në qendër të dyshimeve ka pasur konflikt të mëparshëm me familjen Mata.

VIDEO

Braçe shpërthen kundër “Big Brother VIP”: Po shkelni LIGJIN! Mesazh i keq që po iu jepet fëmijëve përmes televizionit

Deputeti i PS-së Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar përdorimin e vape dhe cigaret elektronike në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.

Braçe shkruan se transmetimi i momenteve kur banorët e “Big Brother VIP” përdorin vape dhe cigaret elektronike, pa kufizim, është në shkelje e drejtëve të fëmijëve dhe mesazh i keq për ta.

Deputeti socialist shkruan më tej se vape dhe cigaret elektronike janë të ndaluar për fëmijët.

“Këta këtu që e pinë janë madhore e të përgjegjshëm për të zgjedhur vetë dhe shëndetin e tyre! Por është ekstremisht e ndaluar me ligj që këta, përmes televizionit, ta përcjellin si modë edhe për FËMIJËT!!”, thekson Braçe në postimin e tij.

Kujtojmë që më herët Braçe ka denoncuar shitjen e cigareve elektronike dhe vape për fëmijët.

Postimi i plotë i Braçes:

BIG BROTHER VIP ESHTE NE QENDER TE VEMENDJES;

TE GJITHE SHOHIN E MARRIN NGA ATY!

EDHE FEMIJET, EDHE FEMIJET!

TRANSMETIMI 24/24 NUK KA ASNJE KUFIZIM PER FEMIJET!

PRIME NUK KA ASNJE KUFIZIM PER FEMIJET!

PERMBLEDHJET DITORE NJK KANE ASNJE KUFIZIM PER FEMIJET!

VAPE APO CIGARET ELEKTRONIKE JANE TE NDALUARA PER FEMIJET NE KETE VEND!

MESAZHI QE VJEN NGA FOTOT QE SHIHNI E QE ESHTE MESAZH 24/24 ORE, ESHTE MESAZH I KEQ PER FEMIJET!

PIKERISHT SE ESHTE MESAZH I KEQ, E KEMI NDALUAR ME LIGJ TE JEPET NGA TELEVIZIONI!

EKSTREMISHT I NDALUAR ME LIGJ!

Keta ketu qe e pine jane madhore e te pergjegjshem per te zgjedhur vete dhe shendetin e tyre!

Por eshte ekstremisht e ndaluar me ligj qe keta, permes televizionit, ta percjellin si mode edhe per FEMIJET!!

Lexoni ligjin PER PRODUKTET E DUHANIT!

PO E SHKELNI HAPUR!

Ndaj TE MARTEN qe shkoi kerkova NDRYSHIME NE KODIN PENAL, por kur perton te mendosh, doemos qe as e kupton dhe as e voton dot!!

Facebook