“Agjentët e BKH mund t’i shkojnë Ramës në zyrë”, Artan Hoxha: Kaseta e dorëzuar në SPAK tregon se vrasjet janë bërë me urdhër!

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në një pikë në zyrën e kryeministrit Edi Rama de t’i marrin atij deklarime në lidhje me “21 Janarin”.

Ky sipas tij është një nga skenarët nëse Rama nuk shkon në SPAK, që do të ishte hera e parë që kreu i qeverisë do të shkonte në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Hoxha u shpreh se kaseta që ka dorëzuar në SPAK ditën e hënë, tregon se vrasjet e kryera me “21 Janar” janë bërë me urdhër.

“Fakti që po kërkohet me çdo kusht që të shkohet te burimi, kasetës i është dhënë statusi i një prove shumë të rëndësishme ndaj po luhet me pjesën e burimit. Mendoj që ky material e ka bërë pjesë e tij, ka rihapur çështjen e ka bërë SPAK të regjistrojë çështjen edhe pse s’kemi ende persona të marrë nën hetim apo të pandehur.
Kaseta tregon se vrasjet atë ditë janë bërë me urdhër dhe është komunikuar.

Deri tani vetëm Rama nuk është thirrur nga SPAK por sa më shumë kalon koha aq më shumë më është shuar shpresa që do të marrë drejtim kjo çështje.

Janë thirrur shumë personazhe dhe ai është në listë për t’u thirrur, dhe unë kam kërkuar të thirret, e kam shpjeguar edhe pse duhet të thirret me argumente.

Unë mendoj që kjo është çështja e parë që Rama do të shkojë në SPAK të dëshmojë, ose agjentët e BKH duhet t’i shkojnë në zyrë t’i marrin deklarimet”, tha ai./BalkanWeb

Shefi i Shtabit të ushtrisë iraniane mesazh të qartë SHBA-ve: Jemi të gatshëm për çdo gjë, mund të shkatërroni armët bërthamore, por…

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Iraniane, Amir Khatami, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin të hënën kundër çdo sulmi, duke thënë se forcat iraniane ishin në gatishmëri të lartë pas vendosjes së forcave të konsiderueshme ushtarake amerikane në Gjirin Persik këtë javë.

“Nëse armiku bën një gabim, padyshim që do të rrezikojë sigurinë e vet, atë të rajonit dhe atë të regjimit zionist”, tha Amir Khatami, i cituar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve Irna, duke shtuar se forcat e armatosura iraniane ishin “në gatishmëri të lartë”.

Teknologjia bërthamore e Iranit nuk mund të “eliminohet”, paralajmëroi shefi i ushtrisë iraniane, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bën presion Teheranit për të arritur një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.

“Njohuritë dhe teknologjia bërthamore e Republikës Islamike të Iranit nuk mund të eliminohen, edhe nëse shkencëtarët dhe fëmijët e kombit bëhen martirë”, theksoi ai, duke iu referuar bombardimeve që shënjestruan objektet bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore në qershor me Izraelin./Top Channel

Ish-banori paralajmëron rikthimin e tij në Big Bother?

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP pasi mbrëmjen e së martës u përjashtua nga gara për shkak të një Zarfi të Zi.

Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me gjithë këtë eksperiencë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Do të rihynte Keijsi sërish nëse do të ishte ajo mundësia që një ish-banori t’i jepej shansi që publiku ta rivotojë për të hyrë?

Keijsi: Nuk e di, por besoj që po sepse kam disa qëllime për të arritur.

A do të sillej ndryshe?

Keijsi: Besoj që po për disa gjëra dhe jo për disa gjëra. Pak më shumë ngjyra do të thoja.

“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore”, habit Rogerti me deklaratën e tij: S’jam këtu për shembull të mirë

Një përplasje e fortë verbale mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP mori një drejtim të papritur, duke u shndërruar në një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni.

Ajo që nisi si një debat i zakonshëm mes banorësh, përfundoi me zbulime të rënda nga e kaluara personale e Rogertit.

Gjatë diskutimit, Rogerti pranoi hapur se ka pësuar humbje të mëdha financiare për shkak të bixhozit dhe vendimeve të gabuara, duke deklaruar se brenda një kohe shumë të shkurtër ka humbur shuma marramendëse parash.

“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Kam çuar dëm një shtëpi të tërë. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time”, u shpreh ai, duke lënë të shtangur jo vetëm Gimbos, por edhe publikun.

Reagimi i Gimbos ishte i menjëhershëm. Ai theksoi se humbje të tilla nuk janë diçka për t’u krenuar dhe as një shembull për t’u ndjekur, duke e vënë Rogertin përballë përgjegjësisë së fjalëve dhe veprimeve të tij.

Por kritikat ndezën edhe më shumë situatën. Rogerti reagoi me tone të ashpra, duke sqaruar se pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP nuk ka si qëllim të paraqitet si model pozitiv.

“O vëlla, s’kam ardh këtu për shembull të mirë. Kam ardh me tregu jetën time, që njerëzit mos të bëjnë gabimet e mia”, tha ai me nervozizëm.

Momenti u konsiderua nga ndjekësit si një nga rrëfimet më të sinqerta dhe të errëta të këtij sezoni, duke hapur një debat të gjerë në rrjetet sociale mbi bixhozin, pasojat e tij dhe përgjegjësinë e figurave publike në ekran./TAR

“Kemi frikë të dalim nga shtëpia, ndihemi të kërcënuar!”- Rrëfen një nga familjarët e dhunuar në Durrës: Na zunë rrugën kur po dërgonim të afërmin në spital! As bukë për fëmijët s’kemi marrë

Pak orë pas dhunës së paprecedentë ndaj një familjeje në qytetin e Durrësit, ka ardhur reagimi nga një prej personave të dëmtuar, që ka rrëfyer tmerrin dhe panikun e përjetuar.

“Kemi frikë të dalim nga shtëpia se mos na rrahin sërish. Nuk kam dalë as për të blerë bukë për fëmijët!”, shprehet V. Meçani, që gjithashtu është sulmuar nga autorët që janë shpallur në kërkim nga policia, kurse një 44-vjeçar është nën procedim.

Ajo është një nga personat që pasditen e së premtes janë goditur brenda në makinë nga disa persona për të cilët tani policia e Durrësit ka nisur procedimin penal dhe shpalljen në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14, në Nishtulla.

Sipas Meçanit, i pari që është goditur nga një grup prej disa personash është 55–vjeçari Fatmir Meçani.

Në momentin që vëllai i tij, Lulzimi, bashkëshortja e Fatmirit dhe kunata e tij po e shoqëronin në spital, makina e tyre është goditur nga po të njëjtët persona që më parë kishin gjakosur Fatmirin.

Familja Meçani, pas dhunës së pësuar një ditë më parë ndihet e kërcënuar dhe e pambrojtur, përsa kohë këtë shtetas janë ende të lirë.

Sipas kësaj familjeje, kjo nuk është hera e parë që ata i dhunojnë, ashtu siç kanë dhunuar edhe familje dhe persona të tjerë po në atë zonë.

Pas sulmit ndaj makinës së tyre, 4 personat janë drejtuar për në policinë e Durrësit, ku kanë bërë denoncimin përkatës. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, teksa paraprakisht bëhet me dije për një konflikt të çastit dhe me motive të dobëta.

Në njoftimin për shtyp, policia bën të ditur se:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës”.

Dhe më tej sqarohet dinamika:

“Po sipas policisë, pas hetimeve të kryera nga ekspertët e kriminalistikës, ka rezultuar se “më datë 30.01.2026, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, Nishtulla, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, si dhe kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit, në pronësi të shtetasit L. M., 47 vjeç”.

Debutim i çmendur i Asllanit te Beshiktash, jep asist për golin e fitores dhe del me të kuq në vetëm 5 minuta në fushën e lojës

Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë në radhët e skuadrës së Beshiktashit, ku u transferua vetëm gjatë ditës së djeshme.

Mesfushori i kombëtares shqiptare e nisi takimin ndaj Koniaspor në stolin e rezervave, në një ndeshje ku skuadra e tij po vuante. Ndaj trajneri vendosi ta hidhte atë në fushë në minutën e 76 të takimit kur shifrat ishin 1-1.

Mesfushorit iu deshën pak sekonda në fushën e lojës për të lënë shenjën e tij, pasi me një harkim nga e djathta çoi topin te Kokçu i cili shënoi golin e avantazhit 2-1.

Por debutimi i pabesueshëm do të vazhdonte vetëm dy minuta më vonë me episodin e radhës, kur Asllani kreu një faull pranë zonës së tij ndërsa po mundohej të dilte në kundërsulm.
Gjyqtari fillimisht dha vetëm goditje dënimi, por u ftua nga VAR të shihte pamjet dhe aty nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e kuq, duke e larguar menjëherë nga fusha.

Për fatin e mirë të Asllanit, shifrat nuk ndryshuan më dhe Beshiktashi fitoi me rezultatin 2-1.

E papritur, banori lë shtëpinë e BBV

Lim Hoti do të largohet sonte nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4, vetëm pak kohë pasi u bë pjesë e këtij sezoni dhe u rikthye fokusin e publikut ndaj formatit.

Hyrja e tij u shoqërua me dinamika intensive emocionale dhe debate të brendshme.

Duke përfshirë raportet e tij të komplikuara me disa banore, si dhe përplasjet e vazhdueshme brenda shtëpisë së BBVK-së.

“Banorë, kam lajmërim për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur, dhe kemi kaluar një kohë shumë spektakolare. Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem”, tha Limi para banorëve.

KUJDES – PAMJE TË RËNDA/ Makina përplas disa të rinj në kryeqytet pas incidentit me armë

Në orët e pasdites së të shtunës, në Kodrën e Trimave në Prishtinë u raportua për disa të shtëna me armë zjarri dhe për tre persona të lënduar, por jo nga arma e zjarrit.

Rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

Ndërkaq, Klankosova.tv ka siguruar pamje kur një veturë tip BMW godet një grup të rinjsh në një rrugicë të Prishtinës.

Në pamjet e para, shihen rreth 10 të rinj duke ecur.

Pas pak sekondash, një veturë vjen me shpejtësi dhe sulet drejt tyre, duke goditur disa nga ta.

Vetura largohet pas aktit, ndërsa në tokë të shtrirë mbesin tre persona.

Sipas informatave të Klankosova.tv, ky rast ka lidhje me të shtënat që ndodhën në rrugën “Fahri Fazliu” të Prishtinës.

Burimet thonë se goditja e të rinjve nga vetura, siç shihet në pamje, ka ndodhur pikërisht pas incidentit të armatosur të raportuar.

VIDEO

Skandali s ekυaΙ/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein (Video)

Dosja e Jeffrey Epstein është sërish kthyer në qendër të vëmendjes, pas publikimeve të fakteve të reja, të bisedave dhe fotove ku kanë rezultuar të përfshirë edhe figura të njohura të politikës por jo vetëm në botë.

Së fundmi në mediat e huaja po qarkullojnë edhe pamje nga ambientet e brendshme të qelisë ku vuante denimin, Epstein.

Departamenti i Drejtësisë publikoi dhjetëra mijëra faqe dokumentesh, duke përfshirë fotografi, transkripte intervistash, regjistra telefonatash dhe të dhëna gjyqësore.

Epstein vrau veten në një qeli burgu në Nju Jork, një muaj pasi u padit për akuza federale për trafikim seksual.

Roxhers Muslia fiton në Londër, dominon Ksenzovin në York Hall (Video)

Roxhers Muslia është shumë pranë një fitoreje të rëndësishme në Londër, ku po zhvillon një paraqitje bindëse përballë boksierit Ksenzov në sallën historike York Hall.

Boksieri shqiptar ka dominuar raund pas raundi, duke treguar qartësisht superioritet teknik, forcë dhe qetësi në ring.

I mbështetur fuqishëm nga qindra shqiptarë të pranishëm në sallë, Muslia ka kontrolluar ritmin e ndeshjes, duke i diktuar lojën kundërshtarit dhe duke fituar pikë të rëndësishme në kartelat e gjyqtarëve.

Atmosfera është elektrizuese, ndërsa flamujt shqiptarë dhe thirrjet e tifozëve kanë kthyer York Hall në një arenë ku ndihet fort krenaria kombëtare.

Me këtë paraqitje, Roxhers Muslia po konfirmon edhe një herë formën e tij të shkëlqyer dhe rekordin e pastër profesional, duke u afruar gjithnjë e më shumë drejt objektivave madhore në karrierën e tij.

Nëse ky ritëm ruhet deri në fund, fitorja duket shumë pranë dhe Londra mund të jetë dëshmitare e një tjetër suksesi të madh për boksin shqiptar.

VIDEO