Banorja kërkon largimin nga Big Brother, produksioni nuk e lejon (Video)

Një situatë e pazakontë dhe mjaft tensionuese është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorja Suanita ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga gara.

Sipas pamjeve momenti kritik ka ndodhur gjatë qëndrimit të saj në dhomën e rrëfimit. Aty, Suanita është dëgjuar duke bërtitur me zë të lartë fjalët “më lini të dal”, çka ka ngritur dyshime për një përplasje të mundshme mes saj dhe produksionit.

Tensioni nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë. Zërat dhe të bërtiturat janë dëgjuar edhe në ambientet e përbashkëta, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion. Në oborrin e shtëpisë, Londrimi, Dolçe dhe Benita kanë nisur ta komentojnë situatën, duke shprehur habi dhe pasiguri për atë që po ndodhte pas dyerve të mbyllura të dhomës së rrëfimit.

Për disa çaste, bisedat e tyre janë transmetuar drejtpërdrejt, por situata është ndërprerë papritur.

Menjëherë pas ndërprerjes së transmetimit të bisedave, produksioni ka vendosur muzikë në sfond, duke mbuluar çdo koment apo reagim të mëtejshëm të banorëve lidhur me këtë moment delikat. Ky veprim ka nxitur reagime të shumta nga publiku, i cili në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe natyrën e incidentit.

Deri në këto momente, produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me situatën, arsyet e kërkesës së Suanitës për t’u larguar, apo nëse ajo do të vazhdojë të jetë pjesë e garës.

VIDEO

Arrestohet ish-konkurrenti i njohur i “Përputhen”, zbulohet akuza e rëndë ndaj tij

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme ish-konkurrentin e “Për’puthen”, i cili shiste në dyqanin e tij produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Në pranga ka rënë Hysen Ramaj, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij në rrugën “Sulejman Delvina”, shërbimet e policisë gjetën mallra të ndryshme veshje, çanta, syze dhe ora me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false. Nga verifikimet e kryera ai nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave.

Po ashtu, dyshohet se Ramaj nuk lëshonte kupon tatimorë për shitjen e produkteve, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa”.

Zbulohet një tjetër subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Arrestohet pronari i dyqanit në rrugën “Sulejman Delvina”.

Sekuestrohen mallrat.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u arrestua pronari i dyqanit, shtetasi H. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në këtë subjekt, gjatë kontrolleve, u gjetën mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false.

29-vjeçari nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave.

Gjithashtu, dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangen e detyrimeve tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

E çuditshme në Greqi, futbollisti Llazar Rota luan me AEK-un e Athinës, por tifozët e fyejnë sepse është shqiptar (Video)

Skena të çudtishme në kampionatin grek të futbollit dhe në këtë rast kanë shënjestër një lojtar të përfaqësueses së tyre, me origjinë shqiptare si Llazar Rota, mbrojtësi i AEK-ut të Athinës

Futbollisti 27-vjeçarë ka lindur në Greqi dhe ka zhvilluar dy ndeshje me ekipin përfaqësues grek, ndërkohë që aktivizohet me skuadrën e AEK-ut, megjithatë tifozët kundërshtarë edhe pse ai mban veshur faellën e përfaqësueses së tyre, e kanë një pikë ku mundohen ta mërzisin apo ta nxehin, duke e ofenduar si shqiptarë…nëse ai nxehet, pasi fakti që luan për ta, na jep të drejtën ta dyshojmë.

Gjithësesi, një video që qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, në një moment goli, i vetmi për të deri më tani në kampionatin helen, dëgjohet t’i drejtohen…”të dhj…. Shqipërinë tënde…” një moment që vjen menjëherë pas golit, ndëkrohë që Rota i përgjigjet me ironi duke i duartrokitur dhe bërë me shenjën që nënkupton, “vazhdoni, vazhdoni…flisni…”

Kujtojmë që në të njëjtin ekip me Rotën është edhe shqiptari tjetër, por këtë here bëhet fjalë për lojtarin e kombëtares kuqezi, gardiani I portës sonë Tomas Strakosha./Top Channel

Bes Kallaku në një lidhje! Motra e aktorit ndan momentet e ëmbla, me partneren e tij? (Video)

Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën ndau shumë vite jetë dhe ka dy fëmijë, Bes Kallaku duket se ka nisur përfundimisht një kapitull të ri.

Aktori i humorit jo vetëm që e ka lënë pas të shkuarën, por sinjalet e forta tregojnë se ai është sërish i dashuruar dhe tashmë lidhja është bërë familjare.

Kohët e fundit, Besi është shfaqur krejtësisht i “rilindur” dhe me një energji ndryshe në rrjetet sociale.

Ai ka ndarë me ndjekësit disa detaje që nuk lënë vend për dyshime, duke nisur nga një tatuazh i ri ku shkruhet emri “Ejona”, data 25.12.2025 dhe shprehja kuptimplotë “Trëndafil në kohë lufte”.

Gjendjen e tij emocionale e ka përshkruar më së miri edhe përmes një fotoje ku shfaqej i buzëqeshur dhe me sytë që i shkëlqenin, të cilën e shoqëroi me vargun: “Më ktheve vajtimin në valle”.

Por konfirmimi më i fortë ka ardhur mbrëmjen e djeshme nga motra e tij, Ana Kallaku.

Duket se ajo ka ndarë disa momente të ngrohta familjare, ku në makinë shiheshin duke qeshur e kënduar me Besin.

VIDEO

Aksidenti tragjik në Itali me dy viktima, ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Blendi Sylaj, 20 vjeç është njëri nga shqiptarët që humbi jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Itali një ditë më parë. Nga aksidenti mbeti viktimë edhe një tjetër shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet italiane.

Sipas mediave italiane, një automjet tip Jeep Avenger u përplas ballë për ballë me një kamion Iveco.

Dy të rinjtë shqiptarë, të cilët udhëtonin në automjetin tip SUV, kanë humbur jetën në vendngjarje. Një i tretë, që ndodhej gjithashtu në Jeep, u transportua me ambulancë drejt spitalit të Saviglianos, në gjendje të stabilizuar.

Nga përplasja është përmbysur edhe mjeti i rëndë, i cili ka përfunduar në një kanal anësor të rrugës. Dy personat që ndodheshin në kamion, një çift bashkëshortësh nga Costigliole Saluzzo, kanë mbetur të plagosur. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spitalin e Saviglianos, ndërsa bashkëshortja e tij u transportua me helikopter drejt spitalit të Cuneos.

Autoritetet italiane po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Tregu i zemrës / Çmimet e frikshme të kardiokirurgjisë, kirurgët e QSUT deri në 100 mijë euro në muaj

ga Osman Stafa

Kardiokirurgjia në QSUT, nuk njeh sprapsje. Atje vazhdohet të kërkohet kafe me shumë sheqer. Sheqeri nuk matet me lugë, por me 3-4-5 mijë euro. Por në vend që të marrin masa, mjekëve kardiokirurgë u kërkohet “kujdes”, që të mos flasin shumë hapur me pacientët. E frikshme kjo të ndodhë nga njeriu që unë e konsideroja “pasuri”, “të artë”, “fat” për Shqipërinë. Ai e di, se unë ia kam thënë.

Janë njerëz të varfër, me pamundësi, me halle, me probleme. Si mund t’u merren shifra të çmendura këtyre?

Ku është humaniteti i mjekut këtu?

Patjetër që jeni të papaguar, por t’ju dalë muaji me 70-100 mijë euro, është e frikshme.

Ja llogaria që më bëri një prej tyre.

Minimumi për një sallë në shtet marrin 3 mijë euro. 3 salla në javë= 9 mijë euro.

Sa mbarojnë sallën në shtet shkojnë në privat, ku mjeku merr me qira sallën. Kushton 8-9 mijë euro operacioni. 5 i merr kardiokirurgu, 3-4 spitali. Pra 3 operacione në privat= 15 mijë euro. 15 mijë euro privati+9 mijë euro shteti = 24 mijë euro java.

4 javë × 24 mijë euro = 96 mijë euro muaji.

Këto shifra janë një çmenduri.

Ju nuk po bëni mjeksi, të nderuar kardiokirugë. Ju po përdorni profesionin më të nderuarin e botës, atë të mjekut, për të rropatur pacientët.

Po mendojeni pak, sikur ju të nderuar kardiokirurgë, të ishit pacient, jo mjek. Edhe nëse s’do kishit, a nuk do i nxirrnit nga dheu lekët, për të shpëtuar zemrën e nënës, babait, fëmijës, gjyshes, gjyshit?

Pse kaq të pashpirt dhe lekist?

Gjatë 2025-ës, është bërë nami duke çuar pacientë në privat, (operohen nga kardiokirurgët e QSUT-së). Pra kardiokirurgët marrin me qira sallat e spitaleve private dhe bëjnë operacionet e atyre pacientëve që kanë shkuar në shtet, për t’u trajtuar. Në shtet këtyre pacientëve u është thënë se radha është 2-3 muaj. Pra detyrohen të shkojnë në privat pacientët e sëmurë nga zemra.

A mundet që mjeku të bëhet tregtar zemrash?

A mundet që një mjek të bëhet trafikant pacientësh? Po sekser?

Këto po ndodhin në QSUT.

Disa mjekë aty vërtetë janë të artë, por kanë vesin e keq të lekut, që artin e tyre, e shesin shtrenjtë. Ky nuk është humanizëm. Ky është korrupsion.

Kjo është skandaloze. Shëndetësia falas nuk ekziston. Ajo është vetëm propagandë. Shëndetësia është e kripur. Atë e paguajnë pacientët shtrenjtë pacientët. Si ai rasti, kur pacienti priste t’i rritej viçi, që ta shiste 800 mijë lekë, se një mjek (kirurg) aq i kishte kërkuar për operacionin). Por se tek kardiokirurgjia dhe neurokirurgjia, operacionet shiten shtrenjtë. Por për neurokirurgjinë do flasim një ditë tjetër.

“SKANDAL PA LIMIT! Puth kunatën në buzë dhe flirton me 46-vjeçarin, Rogerti ‘shkatërron’ Selinën: ‘Je antivlera e femrës, ja çfarë bën për famë!’”

Teksa Selin dhe Gimbo po rrinin në qetësi në living, Rogerti sapo i shikon nis dhe sulmon banoren. Ai iu drejtua me fjalë të ashpra, ndërsa Selin nga ana e saj foli me qetësi dhe pa ofendime.

Sipas Rogertit, Selin është femër pavlerë, antivlera e femrës në “Big Brother”.

Banori i përmendi faktin që puthen në buzë me Gretën që e ka kunatë. Iu drejtua duke i thënë që t’i tregojë shqiptarëve se si krijohet një histori false me babain 46-vjeçar.Pjesë nga debati:

Rogerti: Puth kunatën në buzë tani dhe je në terezi, tregoi shqiptarëve se si puthesh me kunata dhe si krijoni histori false me baba 46-vjeçarrë, marrina e ça krijon ti në trurin tënd. Flirtime me Dj Xuxukun, se ça i bën atij të shkretit, e ke fikur atë të shkretin.

Selin: Ok, super

Selin: E ti ça ke nga këto?

Rogerti: Ti nuk je burrneshë

Selin: Ti ça ke nga këto?

Rogerti: Gjakun e djersen i kam

Selin: Po burrëri s’ke, jo. Ok, burrneshën ma ke lënë mua

Rogerti: Ke për ta kuptuar burrërinë time. Burrëria ime është që je rritur që nga fillimi deri në fund, njësoj të njëjtat histori, që ishte për të mbështetur ty, për të shkuar në finale dhe për të fituar. Siç e lamë dakord bashkë. Je një femër total pavlerë

Selin: Po ndonjë gjë tjetër?

Rogerti: Ti je antivlera e femrës në Big Brother këtu. Shqiptarët gjithandej duhet t’a kuptojnë se ti nuk je ajo që shitesh për të qenë në Prime, finish

Kapet monstra, për hakmarrje vrau fëmijën me bukë në gojë më 1997

Një shtetas shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 9-vjeçar është arrestuar në Greqi, pas më shumë se dy dekadash në arrati. Bëhet fjalë për Kostandin Nishku, i njohur edhe me identitetet Baki Duzha dhe H. V., 59 vjeç, i lindur në Gramsh.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej vitit 1998, pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta”. Prej vitesh ai fshihej në Greqi, ku jetonte duke përdorur një identitet shqiptar të falsifikuar.

Ngjarja e rëndë e vitit 1997

Krimi i rëndë ka ndodhur në muajin mars të vitit 1997. Sipas hetimeve, Kostandin Nishku, së bashku me një shtetas tjetër me inicialet R. K., janë paraqitur të armatosur në banesën e shtetasit K. B., ku kanë kërkuar vëllanë e tij, V. B..

Ky i fundit ishte arratisur nga një Institucion i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), ku vuante dënim për vrasjen e vëllait të Nishkut, krim i ndodhur në vitin 1993. Pasi familjarët nuk kanë dhënë informacion për vendndodhjen e të arratisurit, Kostandin Nishku ka qëlluar për vdekje me armë zjarri djalin 9-vjeçar të K. B., një akt i kryer për motive gjakmarrjeje.

Fëmija u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë, duke tronditur opinionin publik në atë kohë dhe duke u kthyer në një nga rastet më të rënda të krimeve ndaj të miturve në vend.

Detajer që shokuan Gramshin për krimin e vitit 1997: Si u vra fëmija 9-vjeçar për gjakmarrje, me bukë në gojë!

Detaje tronditëse sjell në vëmendje bashkëpunëtorja e noa.al për ngjarjen e trishtë të 97-ës. Detaje që hedhin dritë mbi rrethanat e vrasjes së fëmijës 9-vjeçar në vitin 1997, krim për të cilin autori u arrestua së fundmi në Greqi pas më shumë se dy dekadash në arrati.

Ajo kujton faktin e raportuar në atë kohë, fakt për të cilin fliste gjithë qyteti, se djali vetëm 9 vjeç ishte duke ngrënë bukë në momentin kur autori ka trokitur në derën e banesës. I mituri ka hapur derën dhe, pa asnjë paralajmërim, autori e ka kërcënuar me armë dhe e ka qëlluar për vdekje brenda korridorit të shtëpisë.

Në çastet që autori bënte gati armën për të shtier, dëgjohet lutja e nënës së fëmijës, e cila i është përgjëruar autorit të mos e vriste djalin, duke theksuar se ishte i vetmi djalë dhe kishte katër motra. Megjithatë, autori nuk është ndalur dhe ka kryer vrasjen.

Më pas fëmija është dërguar në spital, ku mjekët janë përpjekur ta shpëtojnë, por ai nuk ka arritur të mbijetojë. Mjekët treguan atëherë se fëmija u erdhi në spital me bukë në gojë dhe teksa i vogli iku nga kjo botë, plot trishtim iu desh tia nxirrnin ushqimin që nuk arriti ta gëlltisë nga krimi i tmerrshëm i Nishkut.

Ngjarja ka lënë gjurmë të thella dhe, për këtë fëmijë janë krijuar edhe këngë, si shenjë dhimbjeje dhe kujtese. Kënga që mund të shihni dhe dëgjoni këtu është kënduar në atë kohë nga ansambli popullor i Gramshit.

Motivi i krimit ishte gjakmarrja, pasi ishte thënë se një i afërm i fëmijës kishte qenë i përfshirë në një vrasje më herët, çka çoi në hakmarrjen ndaj të miturit, një akt që në atë kohë e tronditi rëndë opinionin publik.

Kujtojmë se për këtë ngjarje, autori ishte dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa arrestimi i tij në Greqi u bë i mundur pas identifikimit përmes dokumenteve false. Aktualisht pritet ekstradimi i tij në Shqipëri, për vuajtjen e dënimit.

Si u identifikua pas kaq vitesh

Identifikimi dhe arrestimi i 59-vjeçarit u bë i mundur falë krahasimit të fotografive të vitit 1997 me ato të pasaportës së falsifikuar, të cilën ai e kishte siguruar në vitin 2013. Ky proces verifikimi çoi në zbulimin e identitetit të tij real dhe në ndalimin nga autoritetet greke.

Pritet ekstradimi

Aktualisht, Nishku ndodhet në paraburgim në Greqi dhe pritet përfundimi i procedurave ligjore për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë nga drejtësia shqiptare.

Policia shqiptare e cilëson arrestimin si një sukses të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkombëtar, duke theksuar se asnjë krim, sado vite të kenë kaluar, nuk mbetet pa autor përpara drejtësisë. /noa.al

Çfarë thotë policia

Policia e Shtetit/Vijon falë partneritetit të ngushtë me homologët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The wanted”.

Kjo fazë e operacionit, rezultat i bashkëpunimit disavjeçar ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të DPPSh-së, Interpol Tiranës, Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, Sektorit të Identifikimit dhe Krahasimit të fytyrës (Facial Recognition) dhe Interpol Athinës.

Kapet në Greqi, një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një 9-vjeçari, në muajin mars, 1997, me motivin se xhaxhai i të miturit i kishte vrarë vëllanë dhe ishte arratisur nga IEVP-ja.

Ky shtetas fshihej në Greqi, duke përdorur një identitet shqiptar fals.

Në kuadër të kësaj faze të operacionit ndërkombëtar “The wanted”, koordinimi operacional i realizuar nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, shkëmbimi intensiv i informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës dhe verifikimet disavjeçare, mundësuan lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., 59 vjeç, lindur në Gramsh.

59-vjeçari, i cili është dënuar në vitin 1998, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta”, iu fshihej autoriteteve, në Greqi, ku përdorte një identitet shqiptar të falsifikuar (H. V.).

Në muajin mars, 1997, shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. dhe shtetasi R. K., kanë shkuar të armatosur, në shtëpinë e shtetasit K. B., dhe kanë kërkuar vëllanë e këtij të fundit, shtetasin V. B., i cili ishte arratisur nga IEVP ku vuante dënimin për vrasjen e vëllait të shtetasit Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., në vitin 1993. Pasi shtetasi K. B. dhe familjarët e tij nuk i janë përgjigjur kërkesës së 59-vjeçarit, mbi vendndodhjen e shtetasit V. B., shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. ka vrarë me armë zjarri, djalin 9 vjeç të shtetasit K. B..

Identifikimi i këtij shtetasi është bërë i mundur si rezultat i krahasimit të fotografisë së tij, në vitin 1997 dhe fotografisë në pasaportën false të marrë në vitin 2013.

Bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të INTERPOL-it vijon, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

“Kam patur një histori që nuk e di njeri”/ Selin RRËFEN diçka shumë personale: Bëri një gabim…

Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë që të bënin një diskutim rreth një teme të debatueshme, marrëdhënia në çift. E gjithë kjo nisi nga një deklaratë që bëri Brikena, ku është shprehur se do e duronte një shpullë që të shpëtonte martesën.

E teksa banorët po jepnin mendimet e tyre, Selin vendosi që të ndante vetëm me Gimbon një histori mjaft personale të jetës së saj, që nuk e di njeri.

Banorja u shpreh se babai i saj kishte bërë një gabim dhe si pasojë prindërit e saj kishin nisur procesin e divoricit. Ajo shton më pas se ka arritur që të shpëtojë martesën e tyre.

Pjesë nga biseda:

Selin: Unë kam patur një histori…

Gimbo: Ti?

Selin: Që nuk e di njeri

Gimbo: Ok

Selin: Që në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorci. Por unë…

Gimbo: I ke pajtuar?

Selin: Pa dashje

Gimbo: Pa dashje?

Selin: Jo pa dashje, por…

Gimbo: Je pishman?

Selin: Jo, nuk jam pishman për mënyrën që gjendej situata, por njëkohësisht nuk e di nëse mami im se si e ka përjetuar. E di se kam qenë me të gjithë kohës, por nuk e di nëse do doja ta kishte përjetuar ndryshe. Nëse thellë-thellë vërtetë e ka falur

“Kam një histori që nuk e di njeri”/ Selin: Babi ka bërë një gabim, nuk e di nëse mami e ka falur (Video)

Gjatë një bisede në dhomën e ndenjes, Selin i ka rrëfyer një histori Gimbos.

Ajo u shpreh se një moment të jetës, prindërit e saj kanë qenë në proces divorci.

Selin: Unë e kam pasur një histori që nuk e di njeri. Në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorcesh, por unë…

Gimbo: I ke pajtuar?

Selin: Padashje. Jo padashje, por…

Gimbo: Je pishman?

Selin: Jo. S’jam pishman. Por njëkohësisht nuk e di si e ka përjetuar mami im. Do me thënë e di, se unë kam qenë me atë gjatë gjithë kohës, por nuk e di nëse do të donte ta përjetonte ndryshe. Më kupton? Nëse vërtet ajo thellë-thellë e ka falur dhe nëse thellë-thellë është shëruar.