“Kam një histori që nuk e di njeri”/ Selin: Babi ka bërë një gabim, nuk e di nëse mami e ka falur (Video)

Gjatë një bisede në dhomën e ndenjes, Selin i ka rrëfyer një histori Gimbos.

Ajo u shpreh se një moment të jetës, prindërit e saj kanë qenë në proces divorci.

Selin: Unë e kam pasur një histori që nuk e di njeri. Në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorcesh, por unë…

Gimbo: I ke pajtuar?

Selin: Padashje. Jo padashje, por…

Gimbo: Je pishman?

Selin: Jo. S’jam pishman. Por njëkohësisht nuk e di si e ka përjetuar mami im. Do me thënë e di, se unë kam qenë me atë gjatë gjithë kohës, por nuk e di nëse do të donte ta përjetonte ndryshe. Më kupton? Nëse vërtet ajo thellë-thellë e ka falur dhe nëse thellë-thellë është shëruar.

Gjenerali gjerman: Rusia dhe NATO në luftë pas dy vitesh

Një zyrtar i lartë ushtarak gjerman ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s brenda dy deri në tre viteve të ardhshme dhe se Gjermania do të ishte në qendër të një konflikti të mundshëm.

Gjenerallejtënanti Gerald Funke, Shefi i Shtabit të Komandës së Përbashkët të Mbështetjes së Bundeswehr-it, tha se një nga sfidat kryesore në një skenar lufte do të ishte logjistika dhe transporti i trupave aleate.

Sipas tij, dhjetëra mijëra trupa të NATO-s do të duhej të lëviznin drejt vijave të frontit, në kushte kur rrugët dhe linjat hekurudhore mund të dëmtohen nga sabotime, sulme kibernetike ose raketa.

“Gjermania duhet të mbetet një qendër logjistike. Nëse një rrugë bllokohet, duhet të kemi alternativa për të garantuar furnizimin,” deklaroi Funke.

Një tjetër problem serioz, sipas tij, do të ishte numri i madh i të plagosurve. Aktualisht, ushtria gjermane ka pesë spitale ushtarake me rreth 1,800 shtretër, të cilët mund të mbingarkohen shpejt në rast lufte.

Për këtë arsye, autoritetet gjermane kanë nisur përgatitjet për të përfshirë edhe spitalet civile në rast emergjence, duke i ndarë ato në sektorë që mund të përdoren për të plagosurit.

E turpshme/ Pas një debati të nxehtë, Miri matet për ta goditur Artanin (Video)

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka ndezur reagime të shumta mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania. Në pamje shfaqen dy banorët e shtëpisë, Artani dhe Miri, të përfshirë në një debat të ashpër, i cili për pak sa nuk degradoi në përplasje fizike.

Gjatë videos, Artani shihet duke debatuar me tone të larta me Mirin, ndërsa tensioni mes tyre rritet nga momenti në moment. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut është reagimi i Mirin, i cili në një çast duket sikur i matet Artanit për ta goditur, duke krijuar një situatë tejet të nxehtë brenda shtëpisë.

Videoja është bërë virale në TikTok dhe rrjete të tjera sociale, ku ndjekësit janë ndarë në mendime, me disa që kritikojnë sjelljen e banorëve dhe të tjerë që e konsiderojnë ngjarjen pjesë të presionit dhe lojës së fortë brenda shtëpisë së famshme.

Mbetet për t’u parë nëse Vëllai i Madh do të reagojë ndaj kësaj situate dhe nëse do të ketë masa disiplinore për banorët e përfshirë.

VIDEO

Çfare ndodhi? Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona është nisur drejt spitalit, duke shqetësuar banorët dhe publikun.

Lajmin e konfirmoi moderatori Alaudin Hamiti, i cili sqaroi se gjendja e saj nuk është për t’u shqetësuar, pasi Elijona po merr trajtimin e duhur mjekësor dhe është nën kujdes profesional.

Mbetet të shihet nëse ajo do të rikthehet sonte në Prime apo do të mungojë për arsye shëndetësore.

“Nëse nuk e jap burimin rrezikoj 1 vit burg”- Artan Hoxha: Mos u çudisni që 21 janari të përfundojë nga arrestimi i elitës politike te burgosja e gazetarit

Gazetari Artan Hoxha ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” për të folur më shumë mbi procesin e 21 janarit në SPAK.

Artan Hoxha theksoi se i është kërkuar të japë burimin e kasetës që disponon nga bisedat e gardistëve më 21 janar.

Hoxha shprehet se nëse nuk ka një garanci ai kurrsesi nuk mund të japë burimin, ndërsa nëse nuk e bën një gjë të tillë rrezikon 1 vit burg.

Artan Hoxha: Nga ceremonia në ceremoni nuk ndodhte asgjë. Kemi hyrë në vitin e 16. Kohë që u shërben personave përgjegjës të 21 janarit.

Ka një problem që çdo ditë që kalon, afatet. Ligji ka përcaktuar afate. Ja ka hequr atë që njerëzit mezi presin të ndodhë. Zbardhjen dhe një hetim shterues për çdo person përgjegjës. Kemi dy vrasje që nuk mund të rikthehet më gjykimi. Shefi i shtabit Agim Llupo ka marrë pafajësi për vrasjen e Hekuran Dedës. 3 nga 4 janë përjashtuar ka mbetur Aleks Nikës. Predha është e dëmtuar. Prandaj historia është kthyer duke tejkaluar. Dëshminë e parë e kam bërë në 3 tetor 2024. Jemi në 2026. Dhashë të njëjtën shpjegim. Deri në këtë moment nuk kemi persona të regjistruar. SPAK nuk ka regjistruar askënd. Do të thotë që ka afat pa fund.

Janë pyetur shumë njerëz. Koha nuk pret. Po flitej, që shiko meqë nuk kemi kasetën origjinale. Kjo tjetra nuk ka peshën. Në vetvete dëshmon se vrasjen janë me urdhër. Minimalisht me dashje. Duhej origjinale se me cilësi është më e saktë. Nuk ka ndërhyrje. Për të shkuar te autorët e 21 janari nuk duhet fare ajo kasetë. Mund ti thërresësh dhe të thotë po, kanë komunikuar me radio, a është dhënë urdhër për të hapur zjarr. E dorëzova origjinalin, për të hequr arsyen nga duart. Ja e ke origjinalin. Kaseta origjinale, është e pandërprerë. Do eksportohet jashtë shtetit.

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë themelues i PD-së (Emri+Foto)

Zydi Turdiu, një nga pasardhësit e familjeve të mëdha tiranase – Turdiu – Zydi Turdiu është ndarë nga jeta këtë të enjte, datë 29 Janar. Lajmin e trishtë e jep deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili nxjerr në pah edhe kontributin e tij për Partinë Demokratike.

“Sot mbylli sytë përgjithmonë Zydi Turdiu, pasardhës i një prej familjeve të mëdha tiranase, familjes Turdiu. Zydiu së bashku me familjarë të tij kanë qenë themelues të PD në kryeqytet dhe anëtar qe prej vitit 1991.

Ai ka qenë Kryetar i Komisionit të Revizionimit PD, Anëtar i Këshillit Kombëtar deri më vitin 2000, si dhe Kryetar i parë i shoqatës Tirana, në vitet 1992-1997.

Tirana sot humbi një qytetar model, familja e tij politike PD humbi një themelues, ndërsa fisi Këlliçi humbi një mik e të afërm model. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, shkruan deputeti demokrat Belind Këlliçi.

Pesë vite më parë, në Mars 2021, Zydi Turdiu humbi edhe bashkëshorten. Emel Turdiu, e cila ishte bija e familjes së nderuar Sakiqi, mbylli sytë përgjithmonë pas një jete jo fort të qetë, me dallgë e tallaze.

E rëndë në burgun grek! Plagoset
shqiptari i rrezikshëm υrasës me pagesë,
tentoi të υriste mafiozin e njohur shqiptar

10 ditë pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, një tjetër shqiptar mbeti i plagosur sot në burgun e Malandrinos.

Gazetari Artur Bibe raporton se Meci është qëlluar me një thikë të improvizuar, nga i burgosuri grek N. E, i akuzuar për organizatë kriminale, i cili punonte në mensën e burgut.

46-vjeçari me origjinë nga Gjirokastra rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale.

Sipas policisë, të njëjtët individë kishin kryer edhe sulmin me zjarrvënie në një pikë karburanti në Argyroupoli më 23 shkurt.

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash në qendër të Athinës. I burgosur në burgun rural të Kasandrës, atij iu dha një leje 9 ditore gjatë së cilës u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro. Sipas tij, kjo me sa duket ndodhi sepse ish-shefi i agjencisë, i cili u vra disa muaj më parë, i kishte borxh para. Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht.

Pas lirimit të tij në vitin 2011, ai punoi si ndihmës në një bandë të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet nën mbrojtjen e bandës duhej të paguanin kërcënime me vdekje kundër tyre dhe të afërmve të tyre, 100 deri në 150 euro çdo dy javë. Meçi dyshohet gjithashtu se është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe “Pitsilas”, i cili besohet të jetë një ish-bashkëpunëtor i Meçit, në maj 2014.

Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo, u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Bëhet fjalë për vrajsen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në 2012 në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me të në Facebook me emër fals femre “Anastasia”. Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale. Por një vit më pas, vrasjen e mori përsipër Klodian Lekocaj dhe Meci u dënua me vetëm 10 vjet burg si bashkëpunëtor.

Meci është dyshuar nga policia greke edhe si personi që kishte marrë përsipër vrasjen e një drejtuesi të lartë të policisë greke dhe të mafiozit grek Manolis Karagianis, i njohur si “Karaflas”, ngjarje këto të pakryera nga Meci. Karaflas u vra më pas në vitin 2018 në një tjetër atentat.

Kush është më i pasur, Rama apo Berisha? Gazetarja: Kryeministri ka deklaruar…

Kuvendi i Shqipërisë, me 140 deputetë, është sot një përzierje pushteti dhe kapitali. Dhjetëra prej tyre vijnë nga biznesi, nga prona të trashëguara apo nga një jetë e konsoliduar ekonomikisht.

Anita Brahaj nga Open Data Albania dhe gazetarja Esiona Konomi kanë komentuar deklaratat e pasurive të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Për Konomin, një nga emrat më surprizues ka qenë deputetja Ana Dajko, që sipas saj ajo nuk kishte në plan as të shkonte në Parlament.

Konomi: Përshtypja më surprizuese ishte Ana Dajko. Ishte shumë e emocionuar kur e pyeta, kishte një pasuri që nuk e demonstron. Ajo më surprizoj. Edhe Vasil Llajo por nuk ishte surprizë për mua sepse njihej si biznesmen. Zonja nuk kishte në plan as për të shkuar në Parlament. Ka disa apartamente. Nëse do shkojmë te PD, më i pasuri është ish-gjyqtari Gjin Gjoni. Këtu e pata të pamundur të mos bëja llogari me makinë.

Brahaj: Kemi deputetë biznesmen edhe në krahun e djathtë, kemi edhe të tjerë që vijnë edhe nga karriera e magjistratit. Nuk ka rëndësi sa i pasur je por sa e mbron dhe e bazon këto të ardhura nga një biznes. Gjoni ka bashkëpunuar me bashkëshorten.

Nga ana tjetër, Brahaj u shpreh se as i përket deklaratave të pasurisë së Kryeministrit Edi Rama, ajo u shpreh se interesi më i madh ka qenë kur Rama deklaroi shtëpinë e tij. Për Konomin, kureshtja më e madhe ka qenë se sa i pasur është realisht Rama, duke kujtuar kohën që ai kishte qenë kryetar bashkie dhe deklaronte se paguhej vetëm 3 mijë euro.

Konomi: Kureshtja më e madhe është sa i pasur është kryeministri, që nga deklaratat që thoshte kam vetëm 3 mijë euro kur ishte kryetar bashkie, pastaj u suportua nga pasuria e bashkëshortes.

Po ashtu Brahaj ka komentuar edhe deklarimin e pasurisë së kreut të PD-së, Sali Berisha, ku ashtu si edhe Rama, sipas saj të dy kanë shërbyer për shtetin dhe kanë sjellë të ardhurat e tyre.

Brahaj: Ka të tjera të dhëna. Këto janë llogaritë koherente të dhëna në një vit. Deklaratat e pasurisë ndonjëherë tregojnë dhe ndonjë shtresë të mesme që të deklarojë llogari. Nuk ka qenë asnjëherë modest deklarimi. Bëheshe me vullnet, më pas u bë me deklarim. Fëmijët e Berishës deklaruan pasuritë e tyre.

Këtu po flasim për deklarata pasurie. Nuk kemi bërë ndonjë vetting. Kjo është çfarë subjektet kanë deklaruar. Prej më shumë se dy dekadash xhirojnë të ardhurat, por po t’i marrim të dy burrat e shtetit, ata kanë shërbyer në shtet dhe sjellin të ardhurat e tyre. Por nëse marrim anëtarët e tjerë të familjes, është ajo shtresa e mesme e lartë. Nuk kam ndonjë koment për të bërë.

Top Channel

Iu lut shqiptarëve për ndihmë! Ndahet nga jeta infermierja 27 vjeçare!

E donte jetën, ajo sapo kishte nisur karrierën në spitalin Rajonal të Korçës. Shfaqej e qeshur por fati mizor ia ndërpreu ëndrrat në mes duke lënë pas dhimbje dhe trishtim për familjarët, të afërmit, miqtë dhe kolegët.

Pasi luftoi me sëmundjen për më shumë se një vit, infermierja e Spitalit Rajonal të Korçës, një nga studentet me të mira të infermierisë, 27 vjeçarja Laura Avdolli ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Për me shume se një vit, Avdolli vuante nga karcinomë hepatike me metastaza pulmonare ndërsa pati një ndërgjegjësim të gjerë nga qytetarët për gjetjen e fondeve për operimin e saj. Por pavarësisht kësaj, Laura nuk ka mundur të mposhtë sëmundjen dhe sot ka mbyllur sytë.

Rreth një vit më parë ajo iu drejtuar shqiptarëve për ta ndihmuar për kurimin, një shumë relativisht e madhe iu ofrua, por sëmundja e mallkuar sot i mori jetën

I moshuari nga Kuçova në hall të madh! Gruaja nga Tirana i mori pulat dhe qindra kokrra vezë por i bën të paimagjinueshmen

Një banor nga fshati Salcë–Kozare në Kuçovë ka denoncuar në emisionin Fiks Fare një rast mashtrimi, ku sipas tij, një grua i ka marrë pula deti dhe qindra kokrra vezë, por prej muajsh nuk i ka dhënë paratë.

Sipas denoncuesit, kontaktin e parë me zonjën e ka pasur përmes një personi nga fshati, i cili shiste raki. Fillimisht, marrëdhënia mes tyre ka qenë korrekte, pasi gruaja ka marrë dy herë nga 150 kokrra vezë dhe ka paguar rregullisht. Por situata ka ndryshuar më pas.

Ai tregon se më vonë zonja ka marrë pula deti dhe sasi të tjera vezësh, për të cilat nuk ka bërë asnjë pagesë. Aktualisht, borxhi i saj kap vlerën 963 mijë lekë të vjetra, ndërsa sipas denoncuesit, ajo e ka mashtruar vazhdimisht duke i dhënë justifikime të ndryshme.

“Njëherë më thotë jam në komisariat, njëherë në spital. Vetëm lekët nuk m’i jep,” shprehet ai.

Denoncuesi thotë se zonja i ka treguar se produktet i duheshin për një kopsht në Tiranë, por nuk ka dhënë kurrë një emër apo adresë konkrete. Së fundmi, ajo i ka thënë se ndodhej e shtruar në spitalin e Saukut. I moshuari ka udhëtuar nga fshati drejt spitalit për ta takuar, por sipas tij, pasi e ka njoftuar se ndodhej aty, ajo i ka thënë të mos hynte brenda, pasi “nuk mund ta takonte”.

Gazetarët e Fiks Fare kanë verifikuar në spitalin e Saukut dhe rezulton se nuk ka asnjë paciente të shtruar me emrin Adile Gjeleshi, emër me të cilin është prezantuar zonja.

Në komunikimet telefonike me gazetaren, ajo mohon se ka mashtruar qytetarin dhe shprehet se pagesa është vonuar për shkak të “halleve personale”. Ajo premton se paratë do t’ia kthejë më 18 shkurt, duke theksuar se është “tregtare e ndershme”.

E pyetur për destinacionin e pulave dhe vezëve, ajo deklaron se i ka shitur në Milot. Madje, pranon se i ka marrë vezët me 700 lekë dhe i ka shitur me 500 lekë, duke pretenduar se ka dalë me humbje, por se është ndihmuar nga djemtë e saj.

Situata është tensionuar më tej kur zonja ka telefonuar sërish denoncuesin, duke i kërkuar emrin e gazetares dhe duke i thënë se mund të shkonte në shtëpinë e tij me “njerëzit e saj”, pasi ka “30 nipër” dhe nuk pranon të turpërohet. Denoncuesi e ka konsideruar këtë si kërcënim, ndërsa ajo e ka mohuar, duke thënë se “do të vinin vetëm për qejf”.

Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme, paratë ende nuk janë kthyer, ndërsa justifikimi i fundit i zonjës është se fondet “nuk i lirohen nga banka”.