Duke ngrënë e pirë! Dalin pamjet e rralla të Altin Dumanit në tavolinë me persona me precedentë penalë

Ish-drejtuesi i SPAK shfaqet në një ambient privat, i ulur në tavolinë me persona me precedent penal, duke pirë alkool dhe duke kënduar, mes tyre edhe Andon Pago, i dënuar për mashtrim.

Faqja në Facebook Traktet ka publikuar një video ku shfaqet ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në një ambient privat, pa badigard dhe pa eskortë, i ulur në tavolinë me persona të njohur në zonë për precedent penal. Në pamje ai shihet duke pirë birrë dhe duke kënduar këngë labçe, mes një shoqërie që, sipas përshkrimit të Traktet, nuk përbëhet nga qytetarë të zakonshëm.

Traktet shkruan se mes personave të pranishëm ndodhet edhe Andon Pago, i dënuar për mashtrim. Videoja paraqet një situatë informale, larg çdo standardi që pritet nga një figurë që deri pak kohë më parë drejtonte Prokurorinë e Posaçme.

Sipas të njëjtit burim, kjo dalje publike vjen në një kohë kur Dumani pritej të ushtronte funksionin e tij me veprime konkrete, përfshirë masa ndaj gjyqtares së dënuar Irena Gjoka. Në vend të një qëndrimi institucional në raport me detyrën, pamjet tregojnë një zgjedhje tjetër, festë, këngë dhe shoqëri.

Traktet rikujton edhe një deklaratë të mëparshme të Dumanit, ku ai shprehej se ëndrra e tij ishte të jetonte si një njeri i thjeshtë. Videoja, sipas faqes, tregon se kjo dëshirë është realizuar, por jo në formën që prisnin qytetarët. Një njeri i thjeshtë, por i ulur mes personave me rekorde penale, jo mes njerëzve që presin drejtësi dhe barazi para ligjit.

Videoja e publikuar tregon një fakt të thjeshtë. Ish-drejtuesi i SPAK shfaqet në një ambient privat, i ulur në tavolinë me persona me precedent penal, duke pirë alkool dhe duke kënduar, mes tyre edhe Andon Pago, i dënuar për mashtrim. Pamjet nuk lënë hapësirë për interpretim tjetër.

Problemi nuk lidhet me jetën personale, por me shoqërinë e zgjedhur dhe kohën kur ndodh kjo dalje. Në të njëjtën periudhë kur pritej veprim ndaj gjyqtares së dënuar Irena Gjoka, Dumani shfaqet i relaksuar, pa asnjë distancë nga njerëz që drejtësia i ka shpallur fajtorë. Kontrasti është i dukshëm dhe flet vetë.

“Mateo dhe Krusita kanë qënë një lidhje bashkë, pastaj…”/ Ish banorja e Big Brother bën deklaratën e papritur!

Kur këngëtarja e njohur, Krusita u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, u shpreh se e njeh shumë mirë Mateon. Ky i fundit nuk e tha i pari këtë si dhe pati një lloj stepje.

Raporti i tyre është komentuar ditën e sotme nga Olta Sheta, teksa ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Ajo foli edhe rreth ngjarjeve të ndodhura në BBV si dhe rreth banorëve të tjerë.

“Ata të dy janë nga Elbasani. Elbasani i vogël është njihen me njëri-tjetrin. Po njihemi në Tiranë, që themi se Tirana është e madhe. Mund të aludojmë që kanë pasur diçka, edhe kjo mund të jetë. Nuk ka asgjë të keqe. Shumë interesante, por do dalë surprizë”, tha Olta Sheta, e cila më pas shtoi:

“Nëse ata mund të kenë pasur ndonjë gjë, mund të kenë qenë të lidhur më parë, nuk do doja të bëheshin si ky trekëndëshi Ina-Stelina-Keijsi. Mateo është shumë i mirë, shumë pozitiv, shumë djalë me sedër”.

“Mos gënjeni veten, Trump nuk vjen t’ju shpëtojë!”

Protesta e radhës së opozitës përkoi me momentin kur më shumë se kurdoherë gjatë kësaj dekade, dy rrëfime krejtësisht kontradiktore po përplasen fort me njëra-tjetrën.

I pari është ai i pushtetit që po ekzalton ftesën e Donald Trump drejtuar Edi Ramës, për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Atij i bashkëngjitet edhe parakalimi në rivierën shqiptare i një pjese të familjes presidenciale amerikane, që ka ardhur të mbikqyrë paratë që do të fitohen aty. Sipas këtij rrëfimi, kapitulli i paqartësisë së qeverisë Rama me administratën republikane është mbyllur dhe ajo do të vazhdojë të ketë të njëjtën përkrahje që ka marrë deri dje nga Biden, Blinken, apo Soros.

Këtij versioni totalisht haluçinant, i kundërpërgjigjet ai, më absurd, i kritikëve dhe opozitarëve të Ramës, që shpresojnë se “armiku” i tyre do të pësojë të njëjtin fat si presidenti Venezuelian, Nicolas Maduro. Në mbështetje të tezës së tyre këta të dytët përmendin ftesën e munguar nga Donald Trumpi, për të firmosur si anëtar themelues i Bordit të Paqes, në ceremonine e Davosit. Ata kujtojnë mesazhet e shpeshta kundër narko trafikut të lëshuara nga shefi i diplomacisë Marco Rubio dhe vartësit e tij në Departamentin e Shtetit. Ata përmendin goditjet me frymëzim nga përtej Atlantikut, që SPAK i ka bërë pikave nevralgjike të strukturës rilindase, duke shkuar deri tek Belinda Balluku dhe abuzimet e AKSH-it.

Protesta e kësaj të shtune e opozitës ishte produkt i këtij rrëfimi dhe një përpjekje e dukshme për ta mbajtur gjallë atë. Pa e thënë shprehimisht ajo mëton të përkundë idenë se fundi i narkotrafikantit tonë do të vijë nga jashtë. Prandaj protestuesit perveç partullave në shqip, mbanin dhe të tilla në anglisht, prandaj Berisha kumtonte se “kohët kanë ndryshuar” dhe shpallte se gjendemi “në klilometrin e fundit”.

Por, nëse rrëfimi mashtrues i pushtetit që do të mbajë me çdo kusht në këmbë sadopak nga legjitimiteti i cfilitur prej skandaleve dhe koorupsioni është i kuptueshëm, efikasiteti i atij të opozitës lë vend për dyshime. A fitojnë PD-ja, aleatët e saj, kundërshtarët e pa angazhuar të Ramës, duke u mbështetur tek ideja se shpëtimi do të vijë nga përtej Atlantikut? A i jep kjo hov apo e bën më pasiv popullin e mbetur opozitar? A nuk e shkatërojnë besueshmëinë e kreut të partisë dhe deputetëve të tij, fakti se ata nuk guxojnë të flasin qoftë edhe një fjalë për grabitjen e Zvërnecit, përmes përjashtimit nga statusi i zonës së mbrojtur, vetëm se ajo prodhon para për Jared Kushner dhe Ivanka Trump? A nuk i njollos ata nxitimi për të votuar, në rrjesht, pjesmarrjen në Bordin e Paqes, sipas një axhende të përcaktuar nga Rama, nga frika se mos ngjanin si anti Trump? Duket sikur ankthi dhe preokupimi i PD-së, më shumë sesa të jetë e paranueshme dhe simpakike për shqiptarët është të jetë e tillë për trumpistët. Në këtë pikë ata ngjajnë me të mbyturin që do të kapet pas fijes së flokut. Të pretendosh se po përballesh me diktaturën e Ramës dhe të shpresosh se një politikan që tregon vetëm përçmim ndaj demokracisë, si Donald Trump, do të angazhohet ta rikthejë atë në vendin tonë të vogël, tregon nonsens, miopi dhe pafuqi politike.

Kjo fabul opozitën nuk e çon askund. Kjo u pa edhe njëherë në protestën e sotme, e cila qe konfirmimi i radhës se një pushtet që vjedh zgjedhjet, është gati e pamundur të rrëzohet edhe me lëvizje në rrugë. Në regjime ku opozitarët burgosen, ku mediat e blera nuk informojnë, po bëjnë propagandë, ku qytetarët jetonë të shantazhuar prej largimeve nga puna, zhveshjes nga të drejtat që u takojnë: si paga në shtet, bonusi i bebes, kempi për invalitët, në bazë të shënimeve që raportojnë për ta spiunët patronazhistë, vala e lëvizjeve popullore është vështirë të shndërrohet në cunam. Zakonisht sisteme të tilla rrëzohen, një herë në kaq vjet, atëherë kur kalben vetvetiu, apo si pasojë e lëvizjeve tektonike brenda llojit. Ato nuk cënohen prej të njëjtave mjete që janë efikase në kushte lirie.

Pra, në këtë pikë, opozita mund të jetë e justifikuar edhe nëse nuk prodhon dot rotacion përmes votës edhe nëse nuk ka kapacitet përmbysës përmes forcës. E vetmja gjë për të cilën mund të kritikohet nuk është pafuqia, por mungesa e moralit. Dhe këtu shkëlqen me gjithë vezullimin e saj hipokrizia se demokracinë do na e rikthejë Trump./Lapsi

18 milionë euro për emigrantët në Shqipëri: Italia rinovon kontratën me resortin me 5-yje në Shëngjin

3 vite pas firmosjes së marrëveshjes për emigrantët e sjellë nga Italia në Gjadër, mediat italiane kanë zbuluar detaje nga rinovimi i kontratës me resortin Rafaelo në Shëngjin.

Sipas “Ilfattoquatidiano”, 18 milionë euro është vlera e kontratës ndërsa nuk mungojnë kritikat për kryeministren italiane.

Artikulli i plotë:
Misioni në Shqipëri, vazhdohet pa kursyer shpenzime. Është rinovuar marrëveshja me resortin me 5 yje për akomodimin e forcave të rendit të angazhuara në menaxhimin e qendrave për migrantët. Siç është përsëritur disa herë nga kryeministrja Giorgia Meloni, edhe gjatë samitit të fundit ndërqeveritar mes Italisë dhe Gjermanisë, për menaxhimin e çështjes së emigrantëve Italia synon të vazhdojë të mbështetet te “zgjidhje inovative” si Protokolli i nënshkruar mes Romës dhe Tiranës më 6 nëntor 2023.

Kjo pavarësisht faktit se deri tani operacioni nuk ka dhënë rezultatet e pritura nga qeveria, se personat për t’u dëbuar duhet gjithsesi të kthehen në Itali për riatdhesim dhe se qendrat e pritjes në territorin italian kanë kosto më të ulëta dhe mbeten strukturalisht të pashfrytëzuara.

Kjo duket se ka pak ose aspak rëndësi për qeverinë. “Nuk kemi mundur ta vëmë në funksion deri tani për shkak të vendimeve ideologjike të gjyqtarëve – shpjegoi banorja e Pallatit Chigi –. Na thanë se ishte në kundërshtim me legjislacionin e BE-së. Mirë, ne e kemi korrigjuar legjislacionin e Unionit.”

Ndërkohë janë kryer edhe procedurat për të mundësuar që qendrat për migrantët në Gjadër dhe Shëngjin të funksionojnë me kapacitet të plotë. Mes tyre është edhe nënshkrimi i një kontrate dyvjeçare për shërbimin e akomodimit në dhoma teke hoteli, me ushqim dhe shërbime të lidhura, për personelin e Policisë të angazhuar në Shqipëri.

Në përfundim të një konsultimi paraprak të tregut, i nisur në mesin e qershorit dhe i mbyllur në fund të dhjetorit, fituese doli e njëjta strukturë me 5 yje që kishte marrë kontratën edhe dy vite më parë, pra “Rafaelo Resort”. Këtë e tregojnë dokumentet e Ministrisë së Brendshme italiane (Departamenti i Sigurisë Publike), të shqyrtuara nga agjencia e lajmeve LaPresse.

Sipas tyre, është miratuar dhënia e kontratës në favor të shoqërisë “Rafaelo Resort S.r.l.”, me seli në Shëngjin (Shqipëri), për shërbimin e akomodimit me dhoma teke, ushqim dhe shërbime të lidhura, për një periudhë 24-mujore, me një kosto ditore prej 83 euro për person (pa taksa), për një shumë maksimale të vlerësuar prej 18.177.000 euro (pa taksa).

Dekreti për dhënien përfundimtare të kontratës është nënshkruar më 11 dhjetor dhe është publikuar ditët e fundit. Procedura e tenderit ishte hapur më 18 qershor 2025, përmes një njoftimi për shprehje interesi, ku Departamenti i Sigurisë Publike shprehte nevojën për të gjetur shpejt një operator ekonomik për këtë shërbim.

Afati për paraqitjen e kandidaturave ishte 15 korriku. Në këtë datë u njoftuan dy kompani të interesuara: “Rafaelo Resort shpk” dhe “Xenia S.p.A.”. Megjithatë, ofertë përfundimtare paraqiti vetëm Rafaelo, e cila edhe këtë herë fitoi kontratën, si në vitin 2024./Përktheu Zëri

Shaqiri fantastik në Zvicër, realizon 3 gola, merr notën maksimale pas ndeshjes (VIDEO)

Xherdan Shaqiri fantastik. Lojtari me origjinë shqiptare ka realizuar 3 gola, në fitoren 3-4 të Basel ndaj Zurich. Fillimisht, ai  përktheu në gol, një asist të Oteles, në të 11-tën. Në fundin e pjesës së parë, Shaqiri kompletoi dopietën. Në fundin e takimit, 34-vjeçari realizoi golin e 3-të.

Nuk mund të mungonte një vlerësim për paraqitjen e tij. Përformanca u vlerësua me notën maksimale 10.00. Në 21 ndeshje, futbollisti numëron 9 gola dhe 10 asiste.

Rrëfimi tronditës i Seno Fishtës, zbulon varësinë 7-vjeçare të lojërave të fatit: Kam humbur 300 mijë euro

Seno Fishta, ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP 5”, ka qenë sot i ftuar në “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin. Si anjëherë më parë, ai ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private, nga familja deri te varësia për lojërat e fatit.

Pjesë nga intervista:

Ishte ky arrestimi yt që solli më pas probleme në familje apo ndodhi diçka tjetër?

Se di, mendoj që jo. Edra ka qenë gjithmonë për familjen, për mua është shembulli se si duhet të jenë femrat shqiptare. Emigracioni është një presion psikologjik, jo vetëm për ne por për shumë familje shqiptare. Ka patur shumë pasoja.

Po ndodhi diçka e caktuar apo ishin thjesht të mbartura?

Se di, erdhi një moment që kishim shumë tentativa bashkimi, ribashkimi, por fillonte ndonjë debat dhe nuk donim as unë dhe ajo që debatet të ndodhnin para fëmijëve. Unë shpeshherë largohesha, faji ka qenë gjithmonë i imi.

Nëse mund të pyes, u shtunë debatet mes jush edhe për shkak të varësisë ndaj lojërave të fatit?

Faktikisht, lojërat e fatit unë i kam patur para se me ik prej Shqipërie. Më ka ndihmuar një njeri i imi shumë, axha, por andej nuk jam përfshirë te lojërat e fatit.

Ishte një gjë që kishte ndodhur kur ishe i ri, këtu?

Po, ka qenë vetëm në Shqipëri.

Me humbje të mëdha?

Në Shqipëri, i kam bërë dëm rreth 300 mijë euro, lekë, dollarë, varet.

Vazhdoi gjatë kjo varësia?

Në Shkodër ishte një periudhë 6-7-vjeçare

Shkoje për ditë?

Për ditë

Habit ish-banori Big Brother: Baby G do bëj m¤r rëdhënie brenda shtëpisë

Një deklaratë e papritur është bërë nga Valeri gjatë një bisede në Fan Club, ku ai u shpreh se, sipas tij, Baby G shtiret sikur nuk di shqip për të dalë nga situata të caktuara .

Valeri shtoi se banorja do të jetë ajo që “do të bëjë diçka që askush nuk e ka bërë më parë aty”, pra marrëdhënie seksuale.

Deklarata ka shkaktuar reagime dhe debate mes ndjekësve, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata në vijim.

Greqia bën reagimin e fortë: Çfarë fshihet pas “dashurisë” së Ivanka Trump me Edi Ramën

Nga “Protothema”/ Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe vajza e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Ivanka, patën një darkë pune në Vlorë të mërkurën në mbrëmje.

Sipas Euronews Albania, në darkë morën pjesë anëtarë të grupit të punës të Ivanka Trump dhe arkitektë nga e gjithë bota, si pjesë e investimit që ajo dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, po planifikojnë në ishullin e Sazanit në Shqipëri.

Sipas të njëjtit burim, një grup muzikor polifonik argëtoi dy personalitetet. Pas darkës, Edi Rama dhe Ivanka Trump u panë duke u larguar me të njëjtin automjet në një autokolonë prej rreth 50 automjetesh.

Projekti i dhëndrit të Trump

Sazani, një masë e vogël shkëmbore në mes të Adriatikut, kohët e fundit është bërë i njohur si “Ishulli Trump”. Është një copë toke që qeveria shqiptare po përgatitet t’ia japë Jared Kushner për zhvillimin e turizmit. Në të njëjtën kohë, dhëndri i presidentit amerikan po planifikon njëkohësisht një “Kullë Trump” në qendër të Beogradit, duke provokuar reagime të forta si në Serbi ashtu edhe në Shqipëri.

Siç raporton francezja “LePoint” në një shkrim të gjatë, Sazani (një ish-ishull grek që iu dha Shqipërisë) duket si parajsë. Një “xhevahir i vogël” në Adriatik, një mbretëri gjarpërinjsh, karkalecash, zogjsh dhe, siç thonë, madje edhe disa arinjsh që gjejnë strehë në bimësinë natyrore të livandos së egër dhe pishave 300-vjeçare.

Në verë, disa varka transportojnë turistë nga Vlora fqinje për një not 2-orësh në një plazh të madh, përpara se të shkojnë në shpellën e Haxhi Aliut, piratit të shekullit të 17-të i cili, sipas legjendës, fshehu atje arka me monedha ari. Ishulli është bërë gjithashtu një strehë për breshkat e detit.

Për 60 vjet, Sazani ishte një bazë ushtarake sekrete, nga e cila sot kanë mbetur vetëm mitralozë të shkatërruar dhe mijëra mina.

Enver Hoxha ishte thellësisht dyshues. Diktatori komunist që sundoi Shqipërinë për gati 4 dekada i frikësohej një zbarkimi nga italianët, jugosllavët, amerikanët dhe madje edhe rusët. Pas rënies së regjimit në fillim të viteve 1990, Sazani u bë tokë e askujt, ishulli i fundit i pabanuar në Adriatik.

Dashuria e Ivankës për Sazanin, ushqimet e detit dhe Ramën

“Lidhja e dashurisë” e Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner me Sazanin është tashmë pothuajse një histori lokale. Nisi 4 vjet më parë, kur çifti po kalonte pushimet me fëmijët e tyre në Greqi. Në Tiranë, ku qeveria dhe biznesmenët ëndërrojnë të ndërtojnë hotele luksoze dhe numri i turistëve është trefishuar në një dekadë, vizita u pa si një mundësi.

Auron Tare, një ish-arkeolog i cili sapo kishte marrë detyrën si drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar Bregdetar të Shqipërisë, organizoi një vizitë të përshtatur për nevojat e Trump-Kushner dhe disa investitorëve të tjerë potencialë, përfshirë Nasser al-Khelaifi, kreu i PSG dhe biznesmen nga Emiratet e Bashkuara Arabe. U sigurua një helikopter dhe një jaht luksoz.

Tare i njeh vendet më të mira në zonë. Ai i tregoi grupit vilën spektakolare të ndërtuar nga George Tenet, djali i emigrantëve shqiptarë dhe ish-drejtor i CIA-s nën Bill Clinton dhe George Ë. Bush. Ai organizoi një drekë në restorantin më të mirë me ushqime deti në zonë, të organizuar nga ish-shoku i tij i skuadrës në basketboll, vetë kryeministri Edi Rama. Në pushtet që nga viti 2013, Rama duket si një njeri i ngrohtë, mesdhetar, informal – dhe ai e njeh personalisht Donald Trumpin, të cilin e ka takuar në samite ndërkombëtare.

Operacioni konsiderohet i suksesshëm nga të gjitha anët. Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë filluar të flasin hapur për atë që mund të bëjnë me ishullin që Shqipëria është gati ta heqë dorë.

Ata po sjellin arkitektë dhe avokatë. Vitin pasardhës, Kushner u kthye në atë vend. Së bashku me partnerët e tij, ai deklaroi gatishmërinë e tij për të investuar pak më shumë se 1 miliard dollarë, jo vetëm në Sazan, por edhe në gjirin e tij, në një rrip të madh toke në veri të Vlorës që aktualisht mbetet i pazhvilluar. Dhjetorin e kaluar, një muaj pasi Donald Trump u rizgjodh në president, Kushner nënshkroi një marrëveshje paraprake për një qira 99-vjeçare.

Entuziazmi i shpejtë i Ivankës për Sazanin ka gjithë shkëlqimin e një historie pushimesh ekzotike. Por, mbi të gjitha, është çështje parash të mëdha. Jared Kushner nuk është thjesht një investitor naiv. Grupi i tij me bazë në Miami menaxhon asete me vlerë disa miliardë dollarë në të gjithë botën, kryesisht në Lindjen e Mesme, ku investitorët sauditë janë partnerët dhe aksionarët e tij kryesorë.

Bizneset në Serbi dhe reagimet

Kushner nuk e zbuloi Ballkanin nga udhëtimi në Sazan. Një nga “udhëzuesit” e tij kryesorë në rajon është Richard Grenell, një ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani, të cilin Trump e emëroi si të dërguar të posaçëm në Serbi dhe Kosovë gjatë mandatit të tij të parë. Grenell është gjithashtu njeriu që negocioi, në emër të Kushner, një marrëveshje të dytë të madhe në rajon: blerjen e një blloku të tërë ndërtesash në qendër të Beogradit.

Vendi, sot, duket si një grumbull rrënojash. Ishte selia e vjetër e ushtrisë serbe, e cila u bombardua në vitin 1999 nga forcat ajrore të NATO-s në luftën e Kosovës dhe që atëherë është braktisur pas rënies së Slobodan Millosheviçit. Për ata nostalgjikë për Jugosllavinë, është një simbol i shenjtë, ndërsa për brezin e ri, i cili ëndërron pranimin e vendit në BE, është një relike e mallkuar.

“Kulla Trump” e ardhshme, siç do të quhet, është planifikuar të strehojë një hotel luksoz, një qendër të madhe tregtare dhe rezidenca luksoze. Për shumë, ajo tashmë është bërë një simbol i biznesit ekstrem dhe praktikave të errëta qeveritare. Për t’ia dhënë truallin Kushnerit, u miratua një ligj i posaçëm: statusi i ndërtesës si monument në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore duhej të hiqej.

Një punonjës i Ministrisë së Kulturës preferoi të jepte dorëheqjen sesa të nënshkruante planin. Avokatja Katarina Kostic deklaroi me indinjatë: “Nëse na pëlqen apo jo stili i ndërtesës siç ishte para bombardimeve është një çështje. Por plani për “Kullën Trump” është një mohim i historisë sonë. Do të ia vlente të zhvillohej një dialog kuptimplotë rreth planifikimit urban të qytetit tonë.”

Në zyrën e tij, pranë presidencës dhe parlamentit serb, Radovan Kupres, themeluesi i organizatës CRTA që lufton për transparencë në politikë, është gjithashtu i zemëruar, por për arsye të ndryshme. “Problemi nuk është në të vërtetë familja Trump” – thotë ai. “Problemi është klasa jonë politike. Ne jemi një nga vendet më të korruptuara në botë dhe gjithçka u bë nën tavolinë.”

Ai është veçanërisht i shqetësuar për partnerin e Kushnerit, një investitor emiratas i cili mori përsipër rindërtimin e brigjeve të Savës, një degë e Danubit që kalon nëpër Beograd, 12 vjet më parë. “Është shumë e shëmtuar nga ana estetike”, – vëren ai. “Ata dëbuan mijëra njerëz që kishin jetuar atje për dekada dhe, mbi të gjitha, u dhanë pjesë të tokës zyrtarëve të lartë përmes procedurave të çuditshme”.

Deputeti i të Gjelbërve, Robert Kozma, është edhe më i ashpër. Për të, “fundi i sundimit presidencial të Aleksandar Vuçiç është i mjerueshëm”. “Ai është një nacionalist i dukshëm” – shton ai. “Ai filloi nga e djathta ekstreme, bazuar në urrejtjen për Perëndimin që na bombardoi në vitin 1999, dhe tani po luan poker me asetet kombëtare.”

Sipas Kozmës, të gjithë po marrin një pjesë, përveç vetë serbëve. “Edhe Emmanuel Macron” thotë ai. “Për të mbështetur dosjen tonë të pranimit në BE, Vuçiç i ofroi kontratën e metrosë një kompanie franceze. Javën e kaluar, ai i shtroi tapetin e kuq Xi Jinping me fjalët: “Merr çfarë të duash!” Ai është në marrëdhënie të mira me rusët, nga të cilët blejmë naftë. Por pika kulmore është Donald Trump.”

Deputeti përshkruan me zhgënjim vizitën e njërit prej djemve të presidentit amerikan në Beograd në prill 2025 si pjesë e një serie fjalimesh të paguara të titulluara “Vizioni i Biznesit Trump 2025”. “Ofrimi i një parcele të mirë toke dhëndrit të Trump nuk pati asnjë dobi” – thotë ai. Si provë, ai citon vendimin e fundit të SHBA-së për të rritur tarifat për produktet serbe në 35%, si dhe sanksionet kundër vendit për shkak të pjesëmarrjes së kapitalit rus në kompaninë shtetërore të naftës.

Zhvillimi i pasurive të paluajtshme me Jared Kushnerin padyshim nuk është një opsion neutral, as për Serbinë dhe as për Shqipërinë. Ai u ofron atyre qasje në kapital si nga Lindja e Mesme ashtu edhe nga Uashingtoni. Ndryshe nga mandati i parë i vjehrrit të tij, kur ai kishte një rol zyrtar në Shtëpinë e Bardhë si këshilltar special dhe negocioi Marrëveshjet e Abrahamit të vitit 2020, të cilat çuan në normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe një numri vendesh arabe, Kushneri aktualisht nuk mban një pozicion institucional.

Në praktikë, megjithatë, ai mbetet shumë i fuqishëm. Për çështjen ukrainase, Steve Ëitkoff dhe Marco Rubio, negociatorët amerikanë, i referohen atij. Kushner po udhëheq drejtpërdrejt pjesën e “rindërtimit” të planit të paqes, nga i cili bizneset amerikane pritet të përfitojnë ndjeshëm. Gjatë luftës në Gaza, ai ishte gjithashtu në vijën e parë, duke shfrytëzuar rrjetin e tij në Lindjen e Mesme dhe në Izrael – babai i tij ka qenë një mik i ngushtë i Benjamin Netanyahut për vite me radhë. Në këtë kontekst, ai bëri deklarata që shkaktuan një valë reagimesh, siç është fraza: “Pronat bregdetare në Gaza mund të kishin një vlerë të madhe nëse bota do të përqendrohej në ndërtimin e një të ardhmeje në vend që të shpenzonte para për ndërtimin e tuneleve”.

Shqetësim për përkeqësimin e bukurisë natyrore të zonës

Në Shqipëri, ornitologu Joni Vorpsi ka një perspektivë krejtësisht të ndryshme. Ai nuk shqetësohet për ekuilibrat gjeopolitikë, por për zogjtë. Ai ka shkruar një doktoraturë mbi rrugët e tyre të migrimit në Mesdhe. Si drejtues i organizatës lokale mjedisore PPNEA, ai po ndjek zhvillimet me shqetësim. Ai hap një hartë të madhe dhe shpjegon: “Është e thjeshtë. Këtu shihni rrugët kryesore të zogjve në Mesdhe. A e shihni këtë shteg? Laguna e Vlorës është një pikë ndalese kyçe. Është mirë që projektet e investimeve dhe të strehimit po shumëfishohen, por kjo është thjesht një katastrofë.”

Olsi Nika, një aktivist i organizatës EcoAlbania, është i shqetësuar për ndërtimin e aeroportit gjigant në Vlorë, i cili po promovohet si një mjet për të tërhequr investitorë dhe turistë nga e gjithë bota. “Për një grusht dollarë, po lëvizim kundër rrymës së historisë”, paralajmëron ai. “Kishim një nga cepat më të bukur, ende të paprekur të Mesdheut. Kjo është pikërisht ajo që mund të jetë pasuria jonë në njëzet vjet.”

Për të, ekziston një skandal tjetër: ndërtimi i aeroportit të ri i është besuar kompanive me transparencë të kufizuar, midis tyre edhe Mabetex suedeze, e cila më parë ishte dënuar për raste korrupsioni në projekte rinovimi në Rusi. “Politikanët na shesin ëndrra: ‘Do të bëhemi Saint-Tropezi i së ardhmes’, thonë ata. Por në realitet do të fundosemi nën ton betoni dhe do të bëhemi pastruesi i parave të të gjithë Evropës.”

Në katin e 9-të të Kullës së Argjendtë në Tiranë, Elira Kokona drejton agjencinë shtetërore të ngarkuar me dhënien e aseteve më të vlefshme të shtetit për investitorët, me qëllim zhvillimin e tyre. “Vendi është i varfër dhe kemi një rrugë të gjatë për të bërë”, thotë ajo, duke treguar koleksionin e modeleve arkitekturore që mbulojnë raftet e zyrës së saj. Disa muaj më parë, qeveria njoftoi një konkurs ndërkombëtar për të transformuar pallatin e vjetër veror të Enver Hoxhës në një hotel. Disa kandidatë favorizonin përfshirjen e natyrës, të tjerë vinin bast për kreativitetin. “Po ju, cilin dizajn do të zgjidhnit?” pyet ajo me një vështrim të gëzuar.

Deri më sot, shpjegon ajo, ka punuar vetëm me “Brian”, përfaqësuesin e Kushnerit në Shqipëri. Ai e ka takuar vetë dhëndrin e Trump vetëm një herë, në një restorant. “Një mik i përbashkët na prezantoi. Takimi ishte thjesht i sjellshëm”, thotë ai. “Nuk ka ardhur ende koha që të shkojmë së bashku në plazh”.

ΟAffinity Partners, fondi i investimeve i Jared Kushner, u krijua në vitin 2021 dhe mblodhi 2 miliardë dollarë nga Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite, i cili kontrollohet drejtpërdrejt nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman. Investitorët e tij përfshijnë gjithashtu Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, me rreth 1.5 miliardë dollarë. Së bashku me partnerët e tij sauditë, Kushner bleu së fundmi kompaninë e videolojërave Electronic Arts për 55 miliardë dollarë, duke konfirmuar gjerësinë e kapitalit pas planeve për Sazanin dhe Beogradin. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

Deklarimi i pasurive për herë të parë, me 4 llogari, ja sa pasuri ka deputetja Zegjine Çaushi

Deputetët që janë futur për herë të parë në Kuvend kanë dorëzuar deklaratat e detyrueshme të pasurive për ta dhe personat më të afërt.

Vërehet se pjesa më e madhe e tyre kanë në pronësi kryesisht apartamente dhe prona të tjera të patundshme si dhe llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë. Burimi i deklaruar i tyre është kryesisht kursime dhe trashëgimi.

Në këtë speciale, noa.al ju sjell deklaratat e pasurive të analizuara për të gjithë deputetët që e dorëzuan atë për herë të parë.

Më poshtë, Zegjine Çaushi

Deputetja e Fierit nuk figuron me prona të patundshme në emrin e saj sipas deklarimit.

Ajo deklaron 4 llogari bankare, një prej të cilave pa asgjë, një me afro 15 mijë euro dhe 2 të tjera me total gati 500 mijë lekë.

Ajo deklaron 244 mijë lekë pagë për 9 muaj të 2025. /noa.al

“Shkatërruesi”, arma sekrete që Trump përdori për të rrëzuar në tokë rojet e Maduros

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar për New York Post se forcat amerikane përdorën një armë të klasifikuar, të cilën ai e quan “Discombobulator”, gjatë një operacioni më 3 janar në Venezuelë që çoi në arrestimin e presidentit Nicolás Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores.

Trump tha se kjo pajisje sekrete ishte vendimtare për neutralizimin e mbrojtjes së armikut, duke bërë që pajisjet e tyre të mos funksiononin dhe duke ndihmuar në suksesin e misionit pa humbje jetësh amerikane.

Sipas pretendimeve të Trumpit, armët me origjinë ruse dhe kineze të mbrojtësve të Maduros nuk u shpërthyen dhe sistemet e tyre u çaktivizuan gjatë hyrjes së forcave me helikopterë në Karakas. Ai nuk dha detaje teknike për pajisjen, duke thënë se “nuk lejohet të flasë për të”, por konfirmoi përdorimin e saj në operacion.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportuan se disa nga rojet që mbronin Maduros ranë në tokë dhe përjetuan simptoma serioze, përfshirë gjakderdhje nga hunda dhe ndjenja të dhimbshme, ndërsa disa thanë se nuk mund të lëviznin pas efektit të asaj që u përshkrua si një valë shumë e fuqishme zanore.

Raportimet thonë gjithashtu se radarët dhe pajisjet e tjera mbrojtëse u fikën papritur, duke krijuar hapësirë për hyrjen e trupave amerikane.

Maduro, 63 vjeç, tani mbahet në një burg federal në Brooklyn, duke pritur gjykimin për akuza që lidhen me drogë dhe terrorizëm, ndërsa detyrat e presidentit të përkohshëm të Venezuelës i ushtron ish-zëvendëspresidentja e tij, Delcy Rodríguez.

Raportimet për përdorimin e këtij lloji armësh mbeten të pakonfirmuara nga burime të tjera, dhe detajet mbi teknologjinë e përdorur apo efektet e saj sqarohen vetëm nga deklaratat e Trumpit dhe dëshmitarët që citohen në medie.