E trishtë, ndahet nga jeta pedagogia e Universitetit Aleksandër Moisiu

Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të pedagoges së finacës dhe kontabilitetit, Shqipe Xhaferri.

Universiteti Aleksandër Moisiu ka nderuar figurën e pedagoges, teksa në faqen zyrtare, shkruan se ishte një figurë e respektuar akademike dhe se ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e financës dhe kontabilitetit.

Bëhet me dije se ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 16:00.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të afërm.

Postimi i Universitetit Aleksandër Moisiu:

Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të pedagoges sonë të nderuar, Prof. As. Dr. Shqipe Xhaferri.

Prof. Xhaferri ishte një figurë e respektuar akademike e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, e cila për vite me radhë dha një kontribut të çmuar në fushën e financës dhe kontabilitetit, duke formuar me përkushtim breza studentësh dhe duke lënë gjurmë të rëndësishme në jetën akademike dhe institucionale të universitetit tonë. Profesionalizmi, korrektësia shkencore dhe përkushtimi i saj ndaj dijes do të mbeten një shembull frymëzues për kolegët dhe studentët.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e sotme, e dielë, datë 25.01.2026, ora 16:00.

Pritja dhe përcjellja bëhen pranë Shtëpisë Mortore “LEBA”, Durrës.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të saj.

Kujtimi dhe vepra e Prof. As. Dr. Shqipe Xhaferri do të mbeten gjithmonë të gjalla në komunitetin tonë universitar.

E paharruar.

Pedagogia Shqipe Xhaferri

Limi flet për rrahjet jashtë shtëpisë: Më kanë rrahur, dhe i kam … (VIDEO)

Një bisedë mes Benitës dhe Limit ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku ky i fundit ka folur për përleshjet që ka pasur jashtë shtëpisë.

“A të kanë rrahur, apo i ke rrahur gjithmonë?” – ka qenë pyetja e e Benita.

“Më kanë rrahur, e i kam rrahur, mendon se i tutem dikujt a, kurrë në botë”, është përgjigjur Limi./Klankosova.tv

VIDEO

Deklarimi i pasurisë, deputetja e PS në Elbasan, Sara Mila

Deputetët që janë futur për herë të parë në Kuvend kanë dorëzuar deklaratat e detyrueshme të pasurive për ta dhe personat më të afërt. Ato janë tashmë publike.

Vërehet se pjesa më e madhe e tyre kanë në pronësi kryesisht apartamente dhe prona të tjera të patundshme si dhe llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë. Burimi i deklaruar i tyre është kryesisht kursime dhe trashëgimi.

Në këtë speciale, noa.al ju sjell deklaratat e pasurive të analizuara për deputetët që e dorëzuan atë për herë të parë.

Më poshtë Sara Mila

Deputetja e Partisë Socialiste për Elbasanin deklaron një makinë të 2021 me vlerë 28.900 euro të dhuruar.

Ajo deklaron gjendje cash 3 mijë euro gjithashtu të dhuruara si dhe disa llogari bankare me gjendjen në 2025 si më poshtë:

240 lekë, dhurim,

1 euro, kredi bankare,

1.984 lekë nga paga,

131 mijë lekë llogari kursimi nga paga,

Ajo deklaron edhe një kredi 14.450 euro të cilën e ka shlyer me mbetje 2.380 euro.

Gjithashtu deklaron debi 3 mijë euro në kartë krediti. /noa.al

Prej dy vitesh i arrestuar për grabitje dhe drogë, vdes në spital 21-vjeçari! Burgjet: U gjet në qeli i…

Vdes në spital një 21-vjeçar i paraburgosur prej dy vitesh për grabitje dhe drogë.

Viktima është Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.

Burgjet shpjeguan se ai ishte arrestuar më 7 tetor 2024 dhe ishte izoluar më pas në Burgun e Shkodrës me masë “arrest me burg”.

Mëngjesin e sotëm ai s’ka dalë nga qelia dhe kjo vuri në lëvizje efektivët, që e gjetën pa ndjenja dhe me shenja të ulëta të parametrave shëndetësorë.

“Sipas informacionit paraprak, gjatë paradites së sotme, shtetasi është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, ç’ka ka sjellë njoftimin e menjëhershëm të personelit shëndetësor të institucionit. Pas vlerësimit mjekësor, janë konstatuar parametra jetësorë të ulët dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore, me rekomandim për dërgim të menjëhershëm në urgjencën e spitalit rajonal”, shpjeguan Burgjet.

Por pavarësisht ndihmës, ai nuk mbijetoi dot.

“Institucioni ka njoftuar menjëherë organet kompetente dhe po bashkëpunon plotësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, sqarohet më tej, teksa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë shkakun.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se, në datën 25.01.2026, në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte arrestuar më datë 07.10.2024 dhe ishte akomoduar në IEVP Shkodër më datë 10.10.2024, me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Sipas informacionit paraprak, gjatë paradites së sotme, shtetasi është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, ç’ka ka sjellë njoftimin e menjëhershëm të personelit shëndetësor të institucionit. Pas vlerësimit mjekësor, janë konstatuar parametra jetësorë të ulët dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore, me rekomandim për dërgim të menjëhershëm në urgjencën e spitalit rajonal.

Menjëherë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, si struktura më e afërt shëndetësore. Gjatë transportimit i është dhënë ndihma mjekësore nga stafi shëndetësor. Në urgjencën e Spitalit të Koplikut i është dhënë ndihma mjekësore e menjëhershme, por më pas mjeku i urgjencës ka konstatuar se shtetasi ka ndërruar jetë (exitus letalis).

Institucioni ka njoftuar menjëherë organet kompetente dhe po bashkëpunon plotësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh gatishmërinë për të vënë në dispozicion çdo informacion të mëtejshëm, në përputhje me ligjin”.

LIVE në Tiktok nga qelia, shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

Një shtetas shqiptar ka arritur të fitojë rreth 20 mijë paund përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, i realizuar nga brenda qelisë së burgut në Manchester.

Bëhet fjalë për Eugert Merizaj, i cili dyshohet se ka përdorur një telefon celular të futur në mënyrë të paligjshme në ambientet e burgut. Sipas mediave britanike, ai ka marrë pjesë në një format të njohur të platformës TikTok, të quajtur “battle”, ku dy përdorues transmetojnë njëkohësisht dhe kërkojnë nga ndjekësit të dërgojnë dhurata virtuale.

Këto dhurata konvertohen në pikë dhe më pas në para reale. Brenda vetëm shtatë minutash transmetim, Merizaj ka grumbulluar mbi 5.4 milionë pikë, që përkthehen në rreth 20 mijë paund.

Ai përdorte disa llogari në TikTok, ndërsa ajo kryesore kishte mbi 45 mijë ndjekës. Të ardhurat dyshohet se janë depozituar në llogarinë bankare të një personi jashtë burgut.

Në transmetime të tjera, Merizaj shfaqej duke pirë cigare dhe duke mbajtur veshje firmato, ndërsa u thoshte ndjekësve se autoritetet britanike nuk mund ta deportonin pa miratimin e tij.

Merizaj është dënuar në vitin 2022 me 32 vite burg për vrasjen e një shtetasi irakian, Hemawand Ali Hussein, i cili u qëllua për vdekje në një banesë në Hartlepool në vitin 2019.

Sipas rregullave në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasit e huaj të dënuar për krime të rënda duhet të deportohen pas një pjese të dënimit. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Fierit njohu vendimin e gjykatës britanike dhe vendosi që Merizaj të vuajë dënimin në Shqipëri, në burgun e Peqinit, pasi t’i zbritet koha e kryer në Angli.

Pas publikimit të rastit, kompania TikTok njoftoi se ka mbyllur të gjitha llogaritë e lidhura me Merizajn dhe ka bllokuar mundësinë e tërheqjes së fondeve./ The Sun/

Greqia, politikania: Edi Rama u dërgua në Harvard me bursë nga fondacioni grek! E zgjodha unë, kam bërë shumë gabim

Media greke “Protothema” ka publikuar së fundmi një artikull në të cilin i referohet një deklarate të bërë nga ish-deputetja e Demokracisë së Ren, Niki Tzavella, lidhur me studimet e kryeministrit Edi Rama në Universitetin e Harvardit.

Sipas ish-deputetes, kreu i qeverisë shqiptare ka studiuar në Harvard falë një burse të financuar nga një fondacion grek, në një periudhë kur ai mbante funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ajo thekson se në atë kohë ishte nënkryetare e fondacionit dhe përgjegjëse për përzgjedhjen e studiuesve nga Evropa Juglindore.

Në një postim të bërë në platformën “X”, Tzavella pohon se ishte vetë ajo që e përzgjodhi Ramën për këtë bursë. Sipas asaj, një nga kriteret kryesore për përfitimin e bursës ishte prejardhja nga minoritetet. Ajo pretendon se Rama e përmbushte këtë kriter, pasi nëna e tij ka qenë me origjinë greke.

Shkrimi i medias greke

Megjithatë, Tzavella e cilëson sot këtë vendim si një “gabim të madh”. Në deklaratën e saj, ajo shprehet se në kohën kur u mor vendimi, Rama nuk kishte profilin që ka sot dhe se përzgjedhja u bazua në njohuritë e saj për Shqipërinë dhe situatën institucionale në vend.

“30 vjet më parë ai nuk ishte famëkeq. E zgjodha për shkak të njohurive të mia shumë të mira për Shqipërinë, për shkak të punës sime të mëparshme atje. Ai ishte gjysmë minoritet, kishte kualifikimet e kërkuara (kryetar bashkie, të cilat nuk i kishin njerëzit e tjerë të minoriteteve. Ishte e detyrueshme që ai të ishte institucional) dhe sigurisht që ishte i aftë”, shkruan Tzavella, duke shtuar se në atë periudhë kishte shumë pak kandidatë nga Evropa Juglindore që plotësonin kushtet për një arsimim në Harvard.

Ajo gjithashtu përmend se një tjetër shqiptar që përfitoi nga i njëjti program studimi u bë më vonë Ministër i Financave, duke theksuar se fondacioni kishte nxjerrë figura të rëndësishme politike nga rajoni.

Megjithatë, lidhur me këto deklarata të ish-deputetes greke dhe pasqyrimin e tyre në median Protothema, deri në këto momente nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga kryeministri Rama.

Nga ana tjetër, vlen të theksohet një element që ngre pikëpyetje mbi saktësinë e deklaratës së ish-deputetes. Në postimin e saj, ajo shprehet se bursa i është dhënë Edi Ramës rreth 30 vjet më parë dhe se ai ishte një kandidat i plotësuar, për shkak edhe se mbante funksionin e kryetarit të bashkisë.

Por, kjo periudhë “30 vite më parë”, që ish-deputetja e cek i përket viteve 1995-1996, ndërkohë që Edi Rama është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2000 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2011.

https://x.com/tzavelaniki/status/2012163854332023031?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2012163854332023031%7Ctwgr%5E66da775abdc07ab5821d332df8a8fadcd816c72a%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Facnevulgaristreatments.com%2F2026%2F01%2F25%2Fdeklarata-te-forta-nga-greqia-politikania-edi-rama-u-dergua-ne-harvard-me-burse-nga-fondacioni-grek-e-zgjodha-une-kam-bere-shume-gabim%2F

Përqafim dhe…/ Limi dhe Alba surprizojnë me një moment afrimiteti

Limi dhe Alba kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut me një moment afrimiteti brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Pas një periudhe të mbushur me tensione, debate dhe situata të ndërlikuara që kanë përfshirë edhe Dolcen, dyshja duket se po gjen sërish një gjuhë të përbashkët.

Gjatë një momenti spontan, Limi iu afrua Albës dhe e përqafoi, por reagimi i saj ishte i papritur.

Ajo i kërkoi që përqafimi të mos ishte i ftohtë apo formal, duke i thënë: “Jo kështu formalisht”.

Ky koment u interpretua nga shumëkush si një shenjë se Alba pret më shumë sinqeritet dhe ndjeshmëri nga ana e tij.

Afrimi i tyre vjen pas gjithë dramave që kanë ndodhur në shtëpi, ku marrëdhënia mes Limit dhe Albës ka kaluar ulje-ngritje dhe ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.

Ky moment i vogël, por domethënës, ka hapur diskutime të reja mes banorëve dhe ndjekësve të formatit, të cilët po ndjekin me interes çdo zhvillim mes tyre.

“Mateo është shumë djalë i mirë”/ Nëna e Brikenës flet për herë të parë: Kemi qenë dakord…

Pas takimit surprizë me të bijën në shtëpinë e BBV, mamaja e Brikenës ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”.

Ajo ka folur për rrugëtimin e Brikenës, raportin e saj me Maton dhe mbështetjen e pakushtëzuar të familjes për çdo vendim të vajzës së tyre.

Më tej ajo shprehu respektin që ka për Mateon.

“Jemi të kënaqur me Brikenën. I urojmë suksese. E njëjta Brikenë që është në shtëpi, është edhe këtu. Duhan i thashë mos të pijë shumë. Kemi qenë dakord për të hyrë në BBV. Është një vajzë inteligjente. Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt. I urojmë shumë suksese. Nga ana jonë nuk ka asgjë. Jemi me Brikenën, çfarë të vendosë ajo, me atë jemi dhe ne. Nuk jemi kundër kurrë gjëje. Brikenën e presim me fitore. Çfarë të vendosë Brikena, ne jemi me atë”, u shpreh ajo./ Top Channel

“Mateos i është rindezur shkëndija e fikur ndër vite”, Aulona Musta: Brikena ka një histori jashtë, ka frikë nga…

Aulona Musta ishte e ftuar në “Fan Club”, ku komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos.

Sipas saj, duket qartazi që Mateo ka pëlqim ndaj Brikenës, ndërsa për këtë të fundit hodhi dyshimin se ka një histori jashtë.

“Nga ana e Mateos po, mbase i është rindezur një shkëndijë që ka qenë e fikur brenda këtyre viteve. Brikena mund të ketë një histori jashtë që mund të ketë frikë, trembet”, u shpreh Aulona.

Ndër të tjera ajo tha “Unë personalisht mendoj se pavarësisht dëshirës së publikut, faktit që janë të bukur, unë mendoj që nga ana e Brikenës nuk ka interes dhe pëlqim. Nga ana e Mateos po, mbase i është rindezur një shkëndijë që ka qenë e fikur brenda këtyre viteve. Po bëhet gati një muaj që janë gati në shtëpi dhe duket që Brikena është shumë e prerë. Pas asaj që pa mbrëmë, ajo duket sikur ka një lloj zhgënjimi që Mateo ka nxjerrë shumë detaje.

Brikena mund të ketë një histori jashtë që mund të ketë frikë, trembet. Edhe vetë Brikenën e kemi parë që është liberale. Si personazh ka ngritur shumë pikëpyetje. Në fillim tha ‘skam pasur asnjëherë të dashur’, më pas tha ‘kam puthuar më parë’. Pse po e bën këtë… mendoj se për faktin që është paragjykuar donte ti ndryshonte mendjen publikut shqiptar, duke e ditur që pika e dobët është nderi, që gatuan për vjehrrën, nuk flirton. E hëngri publiku, në BBV është e pamundur të gënjesh për shumë gjatë. Pavarësisht se ka gjëra pozitive këtë kartë që u fut në fillim, s’duhet ta kishte luajtur”.

Aksident TRAGJIK në vend, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, në fshatin Agim.

Sipas informacioneve paraprake, një 35-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale.