“Gruaja duhet t’i shërbejë burrit”, Neritani i “hakërrehet” Eni Çobanit: Ua keni hapur sytë!

Kristina ka sjellë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobanin bashkëshortin e saj Neritanin. Në klipin e tyre prezantues, situata mes çiftit duket tejet e tensionuar. Kristina kërkon të drejtat e saj, kurse Neritani shprehet se gruaja duhet t’i shërbeje burrit.

Në përballjen në studio, Neritani i drejtohet Eni Çobanit ku thotë se ajo ua ka “hapur sytë”, grave që të kërkojnë të drejtat e tyre, teksa vazhdon me mendimin se gruaja e tij Kristina e ka për detyrë që t’i shërbejë atij, fëmijëve dhe nënës së tij.

Kristina: Me këtë zotërinë jam martuar në vitin 2014. Ky zotëria të gjitha vendimet, i merr vetë, nuk më pyet për asgjë.

Neritani: Për çfarë duhet të të pyes unë ty?

Kristina: Për çfarë më ke marrë ti mua?! Vetëm për të shërbyer.

Eni Çobani: Për çfarë mendim e ke fjalën?

Kristina: Edhe për ato më të thjeshta. Vetëm i kam shërbyer këtij, nënës të këtij dhe mbesave të këtij.

Neritani: Burrit i ke shërbyer, e ke për detyrë. Pse për çfarë të mor unë ty?! Po ashtu rrija beqar unë.

Kristina: Ore a me ke dashur ndonjëherë ti apo jo?

Neritani: Po mos të të doja, nuk do të ishim këtu sot. Të kam dashur, por ti më dukesh se do më shumë pasurinë se sa burrin.

Kristina: Po se ku do jetoj unë, në rrugë do dal?! Jam martuar me këtë zotërinë më ka thënë që ka një shtëpi katër katëshe bashkë me vëllain e tij. Në fillim ka jetuar me nënën e tij, më pas kemi hyrë në shtëpinë katër katëshe, dy kate ne dhe dy kate vëllai i tij.

Eni Çobani: Nënën e keni mbajtur ju?

Kristina: Po e kemi mbajtur ne.

Eni Çobani: Keni sjellë në jetë sa fëmijë?

Neritani: E kemi për detyrë që ta mbanim nënën, ta lija në rrugë?!

Eni Çobani: Kjo është një detyrë që u ndahet të gjithë fëmijëve të nënës, jo vetëm njërit. Megjithatë ti e ke mbajtur nënën shumë mirë. Tani kjo vajza është martuar me ty jo me nënë, por e ka gjetur aty, i ka shërbyer dhe shumë mirë ka bërë.

Kristina: I kam shërbyer nënës dhe dy mbesave të këtij, sepse vëllai i tij ka qenë i darë nga gruaja e parë dhe mbesat i mbante nëna. Mbesat jetonin me ne dhe kur sëmureshin i çonim ne edhe në shkollë i çonim ne.

Neritani: Për këto më sjellë mua sot ti moj!

Kristina: Kam heshtur për 12 vite. E bëre vetë veten që unë sot kam ardhur këtu.

Neritani: S’ke faj ti jo! Të është hapur shumë syri ty, ua ka hapur zonja Eni syrin ju grave!

Kristina: Zonja Eni nuk është në shtëpi me ne dhe s’e di se çfarë kam hequr unë për 12 vite.

Eni Çobani: Përdore sa të duash ti këtë fjalën, se mua nuk më prek, vetëm më ngre sa më shumë dëshirën për të përkrahur gratë. Do ua hapim sytë grave se nuk janë atje vetëm, për t’iu larë dhe shpërlarë ju. Shërbimin ta bën, ajo po kërkon një dashuri dhe vendimmarrje që ke për detyrë t’ia japësh./tvklan.al

Surprizë emocionuese për Brikenën, banorja ‘shpërthen’ në lot pas takimit me nënën e saj/ Mateo: Të kërkoj falje… (Video)

Brikena ka marrë një surprizuese këtë të shtunë.

Pas një rrëfimi emocional në living, banorja doli jashtë në oborr, aty ku pa një tepsi me fli, e përgatitur nga nëna e saj.

Më pas, ishte kjo e fundit e cila doli nga dhoma e dëshirave dhe u takua me Brikenën, e cila nuk i mbajti dot lotët.

Pasi e takoi, nëna e Brikenës tha: “I përshëndes të gjithë banorët. Mateon dhe të gjithë të tjerët. Jeni shumë të mirë”.

Më pas ishte Matoeo i cili doli në oborr dhe takoi pikërisht nënë e Brikenës, duke i thënë: “Të kërkoj falje nëse ju kam lënduar juve dhe Brikenën”.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 25 janar 2026

Dashi
Gjatë fillimit të ditës mund të ndiheni disi të pavendosur dhe të pasigurt. Megjithatë, ndërsa dita vazhdon, vetëbesimi juaj do të rritet dhe do të ndjeni shumë fuqi nga brenda. Shtyni çdo vendim të rëndësishëm deri pasdite ose në mbrëmje.


Demi
Tani është një kohë e mirë për të kërkuar një punë që ju jep mundësinë të shfrytëzoni aftësitë tuaja të jashtëzakonshme krijuese. Mund të shkëlqeni lehtësisht në punë që nxjerrin në pah cilësitë tuaja artistike dhe imagjinative. Mos i lini këto dhurata të mrekullueshme të shkojnë dëm.
Binjakët


Je i tunduar të ecësh përpara me diçka edhe pse thellë-thellë e di se kjo nuk është pikërisht gjëja më e zgjuar për të bërë. Dy pjesë të personalitetit tënd janë në konflikt me njëra-tjetrën, duke e bërë të vështirë për ty të ecësh përpara. Për momentin, qëndro pak mënjanë.
Gaforrja


Përfshi më shumë emocione në punën tënde. Tregoju njerëzve se je i apasionuar pas asaj që bën, në vend që ta bësh punën thjesht nga detyrimi ose për një pagë. Nëse nuk ndihesh i fortë emocionalisht për atë që bën, atëherë gjej diçka të re.
Luani


Je në një pozicion të vështirë sot. Që të ecësh përpara me punën tënde, duket se do të duhet të shkelësh mbi gishtat e dikujt tjetër. Ji i ndjeshëm ndaj këtij personi tjetër ose veprimet e tua do të kthehen keq më vonë.
Virgjëresha


Një mundësi financiare me fat është brenda mundësive tuaja. Një lloj bonusi parash mund t’ju vijë nëse i luani letrat siç duhet. Kini kujdes për një investim ose bonus afatshkurtër që lidhet me punën tuaj. Shpërblimet do të jenë mjaft të dobishme.
Peshorja


Për pjesën më të madhe, ndiheni mjaft të sigurt në punën tuaj. Megjithatë, sot mund të ndjeni një problem të vështirë. Një zë i vogël në kokën tuaj po ju thotë të jeni të kujdesshëm dhe të merrni parasysh të gjitha perspektivat. Sigurohuni që ta merrni parasysh këtë këshillë.
Akrepi


Qëndrimi urdhërues i dikujt po të bezdis. Sigurohu që ta përballosh këtë person dhe t’i shpjegosh se si po të ndikojnë veprimet e tij ose të saj. Mos u sill keq ose paedukatë për këtë çështje. Në vend të kësaj, përqendrohu te ndjenjat e tua dhe te respekti që ata meritojnë.
Shigjetari


Ka shumë energji nervore që ju rrethon. Po ndjeni presion nga të gjitha anët për të vepruar ose për të kryer një veprim të caktuar. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, do të gjendeni në një betejë të vështirë. Jini të duruar me të tjerët dhe përpiquni të mos reagoni tepër.
Bricjapi


Gratë ka të ngjarë të jenë burime veçanërisht të rëndësishme për ju sot. Dëgjoni ato që kanë për të thënë dhe merrni parasysh këshillat e tyre. Gratë përreth jush kanë një pasqyrë të situatës suaj personale që ju mund të mos e shihni as vetë. Dëgjoni me kujdes.
Ujori


Përqendrohuni në trendet më të mëdha në vend që të përfshiheni në ulje-ngritjet e përditshme. Thashethemet që lidhen me punën dhe idetë e parëndësishme ka të ngjarë t’ju mërzisin nëse i lejoni. Mos jini kaq të ndjeshëm ndaj këtyre trendeve kalimtare. Kthejeni vëmendjen tuaj në diçka më të madhe.
Peshqit


Je i zënë në një pozicion të vështirë në të cilin duhet të shfaqësh vetëbesim të madh, por megjithatë një pjesë e jotja ndihet jashtëzakonisht e cenueshme dhe e dobët. Mos u mbingarkoni nga emocionet tuaja të pasigurta. Mblidhni forcën tuaj të jashtëzakonshme dhe vazhdoni

Aksident tragjik në Itali, ky është 20-vjeçari shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën (FOTO)

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka, 20 vjeç, nga Lezha banues në Itali. Sipas mediave vendase, ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo–Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë së Stafardës.

Shkak i aksidentit ishte një përplasje e fortë mes një kamioni dhe një automjeti tip “Audi”, që drejtohej nga i riu shqiptar. Përplasja rezultoi fatale për 20-vjeçarin, ndërsa pas ngjarjes rruga u mbyll për disa orë, duke shkaktuar trafik dhe kaos të madh në zonë, ndërkohë që autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Përjetonte dhimbje therëse në qafë sa herë që pinte verë, 28-vjeçarja SHOKOHET kur zbulon se nga se VUANTE!

një nënë e re, e cila përjetonte dhimbje therëse në qafë sa herë që pinte verë, u shokua kur mesoi se kjo ishte një simptomë e kancerit të gjakut. Hollie Thursby, 28 vjeçe, nisi të ndiente dhimbje pas veshit dhe përgjatë anës së qafës pasi lindi djalin e saj të dytë në dhjetor 2024. Ajo tregoi se “Pasi linda Jack-un, pija ndonjë gotë verë gjatë vaktit. Më shfaqej dhimbje në qafë dhe pas veshit në anën e majtë. Mund të pija prosecco dhe ndonjëherë më dhembte, ndonjëherë jo. Mund të pija birrë dhe nuk më dhembte fare, por me verën dhimbja ishte vërtet shumë e fortë.”

Dhimbjet therëse nuk ishin e vetmja shqetësim për të. Ajo vuante gjithashtu nga kruarje dhe ishte “jashtëzakonisht e lodhur”, por lodhjen e kishte atribuar faktit se duhej të kujdesej njëkohësisht për një fëmijë të vogël dhe një foshnjë të porsalindur.

Thursby tha se për herë të parë ua përmendi simptomat mjekëve në janar 2025, por ata ia atribuuan gjithçka hormoneve. “Kur shkova te mjeku i familjes për kontrollin gjashtë deri në tetë javë pas lindjes së fëmijës tim të dytë, u ankova se kisha kruarje shumë, shumë të fortë të lëkurës. Këmbët më kruheshin në mënyrë të padurueshme, sidomos gjatë natës.

Ozempiku mungon në treg për diabetikët, por shitet privat për humbje peshe
Ata thjesht thanë se me shumë gjasë ishte për shkak të hormoneve. I besova asaj që më tha mjeku dhe natyrisht, nuk mendova se mund të ishte diçka tjetër. Ia atribuova gjithçka kësaj [të qenit një nënë shumë e zënë] dhe më pas, në korrik, vura re një kokërr në anën e qafës, kështu që u ktheva sërish te mjeku”, tregon ajo.

Pas shfaqjes së masës në anën e majtë të qafës, mjekët kerkuan që Thursby t’i nënshtrohej një skaneri CT, i cili zbuloi se ajo kishte një grup të madh nyjash limfatike të zmadhuara. Asaj iu mor një biopsi dhe më 23 tetor 2025, mori diagnozën të limfomës Hodgkin në fazën e dytë, një formë e kancerit të gjakut.

“Të isha unë vëllai yt, s’të lija të futeshe në shtëpi”, kush është vëllai i Selin dhe i dashuri i Gretës që po komentohet shumë në BBV

Selin dhe Greta janë bërë pjesë që prej javëve të para të shtëpisë së Big Brother, dhe marrëdhënia mes tyre nuk ka kaluar pa u komentuar nga banorët në lojë. Por përveç tyre, rrjedhimisht ‘pjesë’ e debateve është bërë dhe personi që i bashkon dy vajzat, vëllai i Selin që është njëherësh dhe i dashuri i Gretës.

ZËRI ka ‘gërmuar’ pak në rrjetet sociale, dhe ka zbuluar fotot e tij. I riu punon si DJ, dhe emrin e artit e ka “ONNO”. Ajo që vihet re në rrjetet sociale, është se ai nuk ka foto të përbashkëta me Gretën, edhe pse lidhja e tyre tashmë është e konsoliduar prej më shumë se një viti, aq sa vajzat janë etiketuar si kunata.

“Të isha unë vëllai yt, s’të lija të
“Të isha unë vëllai yt, s’të lija të
“Të isha unë vëllai yt, s’të lija të

Selin ka qenë në qendër të sulmeve ditët e fundit, për shkak të marrëdhënies së saj me Mirin, që për shumë prej banorëve por edhe një pjese të publikut konsiderohet e tepruar. Gjatë ditëve të fundit Selin është shfaqur e prekur nga komentet e banorit më të ri që është bërë pjesë e shtëpisë, Rogertit, deklaratat e të cilit sipas saj kanë kaluar çdo kufi.

“T’i thuash dikujt: ‘Unë të isha vëllai yt s’të kisha lënë të hyje në shtëpi’, tregon shumë. Tregon që unë aty jashtë pale si kam dalë dhe ky tani po bën rolin e familjarit”, tha ajo me zë të dridhur, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën personale të një tjetri.

Selin shtoi se ishte thellësisht e zhgënjyer nga mënyra se si Rogerti u shpreh, duke prekur edhe stereotipe krahinore. “Mendova që veriorët janë burra, nuk bëjnë llaka-llaka si puna jote”, u shpreh ajo, duke theksuar se ajo që e lëndoi më shumë nuk ishte vetëm fjala, por qëllimi pas saj./ZËRI

Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është magjike!

Vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivanka Trump ka publikuar sërish foto nga bregdeti i Vlorës.

Ivanka ka publikuar një “Instastory” nga bregdeti, ndërsa krahas saj shkruan: “Shqipëria është magjike!”

Më herët ajo ndau edhe pamje të tjera nga turi i saj në jug të vendit, ku shfaqen peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, si dhe pamjet nga larg të ishullit të Sazanit.

Bëhuni gati!/ Stuhia më e madhe dimërore ndër vite, pritet të prekë rreth 120 milionë banorë

Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha dimërore në Shtetet e Bashkuara në vite, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së dhe media amerikane.

“Më shumë se 120 milionë banorë të SHBA-së ose më shumë se një e treta e të gjithë popullsisë mund të preken këtë fundjavë, sipas ABC News.

“Stuhia mund të kalojë nëpër më shumë se 3 000 kilometra të vendit”, raportoi ”Washington Post”.

Stuhia dhe bora priten për shtetet jugore, pjesë të Midwest dhe Bregut Lindor, ku pritet të godasë të dielën, duke përfshirë zonën metropolitane të Nju Jorkut dhe kryeqytetin e SHBA-së, Uashingtonin.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për rrugë të akullta dhe kushte të rrezikshme udhëtimi.

“Kombinimi i reshjeve të borës dhe erës mund të zvogëlojë rëndë dukshmërinë në rrugë”, tha ai.

Pemët mund të rrëzohen dhe ndërprerjet e energjisë elektrike ishin gjithashtu të mundshme. Sinoptikanët paralajmëruan gjithashtu për hipotermi dhe ngrirje dhe rekomanduan që banorët të mbrojnë kafshët shtëpiake nga të ftohtit.

“Erërat e forta do ta bënin temperaturën e perceptuar të ndihej edhe më e ftohtë”, shtuan ata

Itali! Ndahet nga jeta papritur në fushë futbollisti i njohur

Një futbollist italian ka humbur jetën tragjikisht gjatë një seance stërvitore, pasi ra papritur në fushën e lojës, me shokët e tij të skuadrës të bënin gjithçka për ta shpëtuar.

Riccardo Chetta, 39 vjeç, po merrte pjesë në një ndeshje të vogël stërvitore me shokët e tij të ekipit, kur papritmas u ul dhe më pas ra në tokë. Shokët e ekipit dhe personeli i stafit të klubit reaguan menjëherë, duke u munduar të kryenin manovra CPR dhe duke përdorur defibrilatorin e vendosur në terren.

Shërbimet e emergjencës mbërritën pas rreth 15 minutash dhe vazhduan përpjekjet për ringjallje, por pavarësisht përpjekjeve të shumta, Chetta u shpall i vdekur rreth një orë më vonë.

Ngjarja tragjike ndodhi më 16 janar në provincën e Lecce, Itali, ndërsa Chetta ishte duke stërvitur me ekipin e tij, Parabita City, një klub që militon në ligën amatore të futbollit për ata mbi 30 vjeç.

Chetta dyshohet të ketë vdekur për shkak të një aritmie malinje, me fibrilacion të ventrikujve, që është një çrregullim i ritmit të zemrës, i cili pengon qarkullimin e duhur të gjakut, duke çuar në ndalim të zemrës. Sipas gjetjeve të para, ai dyshohet të ketë pasur një çrregullim të rëndë të ritmit të zemrës që shkaktoi arrestin kardiak./Top Channel

Ndryshon taksa e makinave, ja kush përjashtohet nga pagesa sipas udhëzimit të ri

Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në zbatimin e taksave kombëtare, duke prekur si mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave nga taksat, ashtu edhe rregullat për pagesën e taksës së automjeteve të përdorura.

Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë në fuqi, një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me pikën 3 të udhëzimit, ku përcaktohen rastet kur nuk paguhet taksa e automjeteve të përdorura.

Sipas rregullave të reja, nga pagesa e taksës së automjeteve të përdorura përjashtohen automjetet e bllokuara ose të sekuestruara të lëna në ruajtje me vendim të gjykatës, të prokurorisë, për periudhën në të cilën mjeti ose dokumentacioni i mjetit ka qenë i bllokuar; Automjetet e vjedhura ose të humbura dhe automjetet e shkatërruara nga aksidentet, kur kjo vërtetohet nga organet e prokurorisë.

Pra ndryshe nga më parë, tashmë përjashtim nga taksat do të kenë edhe ata qytetarë të cilëve u është bllokuar vetëm dokumentacioni i mjeteve.

Sipas udhëzimit, përjashtohen nga pagimi i taksës së përvitshme dhe të regjistrimit fillestar të mjeteve luksoze pagesat e taksës së mjeteve të bllokuara ose të lëna në ruajtje me vendim të gjykatës, të prokurorisë, për periudhën në të cilën mjeti ose dokumentacioni i mjetit ka qenë i bllokuar dhe pagesat e taksës së mjeteve të vjedhura, të djegura, të shkatërruara nga aksidentet, të vërtetuara nga organet e prokurorisë.

Udhëzimi ndryshon edhe mënyrën e rishpërndarjes së të ardhurave që mblidhen nga kjo taksë tek pushteti vendor.

Konkretisht, nga shuma mujore e arkëtimeve nga Taksa e Mjeteve të Përdorura, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pasi mban komisionin në masën 5 % të totalit mujor të arkëtimeve, derdh diferencën e mbetur prej 95 % në llogarinë bankare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), brenda datës 15 të muajit pasardhës.

DPSHTRR-ja i dërgon Ministrisë së Financave informacion mbi vlerën takuese për t’u shpërndarë sipas njësive të vetëqeverisjes vendore (25% e 95% të totalit mujor të arkëtimeve nga kjo taksë, brenda datës 15 të muajit pasardhës.

Ministria e Financave do t’i dërgojë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vlerën takuese për t’u shpërndarë sipas bashkive. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve transferon vlerën takuese të të ardhurave për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe pjesa tjetër mbetet në buxhetin e shtetit.

DPSHTRR-ja llogarit dhe transferon në llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve shumën e të ardhurave nga taksa e mbledhur prej 95%, pasi zbresin vlerën e komisionit prej 5% që ata përfitojnë.

Në udhëzimin e mëparshëm ishte detyrë e DPSHTRR që të llogariste dhe transferonte për llogari të njësive të qeverisjes vendore shumën e të ardhurave që ju takojnë këtyre njësive nga taksa e mbledhur, përgjegjësi që tashmë i kalon tërësisht administratës tatimore.

Ky mekanizëm synon një ndarje më të qartë dhe më transparente të të ardhurave ndërmjet pushtetit qendror dhe atij vendor.

Këto ndryshime synojnë të rrisin transparencën fiskale; të forcojnë bashkëpunimin me pushtetin vendor; dhe të lehtësojnë barrën financiare për qytetarët në raste kur mjeti nuk mund të përdoret për arsye ligjore.