“O qorre, nuk sheh kur kalojmë?”/ Detaje nga sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë: Jam police…!

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pranë komisariatit numër 3 në Tiranë.

Raportohet se dy të arrestuarat janë motra me njëra-tjetrës, dhe se konflikti mes tyre dhe efektives ka nisur për një arsye krejt banale.

Efektivja, agjente krimesh, ka qenë e veshur civil, pa uniformë, dhe ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar në komisariat, në momentin që motrat kanë qenë në rrugë duke kaluar me makinë.

Në këtë moment motrat kanë nisur të ofendojnë efektiven se përse nuk sheh kur kalojn rrugën.

Më pas ato kanë parkuar makinën dhe I kanë “zënë pritë” pak para se policja të futej në komisariat.

Ajo I ka paralajmëruar që të mos e qëllojnë psi është efektive, pork jo duket se nuk është besuar nga motrat.

“O qorre nuk sheh ti kur kalojmë ne? Kë gënjen ti?”, mësohet se i kanë thënë ato.

Fillimisht konflikti duket se ka qenë thjeshtë me verbal, po më pas ka kaluar në dhunimin fizik të efektives.

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të komisariatit nr.3 që gjendja të qetësohej dhe motrat të përfundonin në pranga. /Balkanweb/

“O pIehër! Hajde, se ta tregoj unë”/ Sherr i ashpër mes Mirit dhe Mateos në BBVA (Video)

Një sherr i ashpër ka ndodhur sot në shtëpinë e në BBVA mes Mirit dhe Mateos.

Gjatë debatit, Mateo i tha Mirit që të shkojë të kërkojë ndihmë dhe se i lëpihet Kristit.

Pjesë nga debati:

Miri: O qyre, o plehër, o qyre

Mateo: O mashkull qyrash, kujt i thua plehër ti, me kë po flet, me llojin tat po flet ti?

Miri: O vetull qyre

Mateo: O mashkull qyrash, hajde shpejt, kërkoi ndihmë Kristit

Miri: Mbylle gojën

Mateo: Hajde se të mbajti te burgut, i shkoje nga mbrapa si qen, i shkoje nga mbrapa, hajde Kristi, flasim bashkë se kam nevojë për ty

Miri: Të ka marrë Brikena në taksi

Mateo: Hajde shpejt, kërkoj ndihmë Kristit, o i mbaruar, o burrë i lodhur, o qyrash

Miri: O ti burrë i çlodhur

Mateo: Hajde shpejt, kërko mëshirë këtu, hajde shpejt

Miri: Hajde hajde, se ta tregoj unë

CNN zbulon pamjet, ja si e kapën amerikanët Maduron në dy minuta! Bombardim dhe ndërhyrje precize

Kushtet jashtëzakonisht të rrezikshme në të cilat u krye operacioni amerikan për kapjen e presidentit venezuelian Nicolas Maduro analizohen në një raport të CNN, i bazuar në mbi 50 video dhe imazhe të dëshmitarëve okularë, si dhe në hartëzimin e rrugëve të ndjekura nga helikopterët amerikanë.

Pavarësisht suksesit të misionit, analistët ushtarakë theksojnë se niveli i rrezikut ishte ekstrem.

“Po flasim për hyrjen në zemër të një shteti sovran për të kapur presidentin e tij. Nëse Rusia apo Kina do të bënin diçka të tillë në Shtetet e Bashkuara, do të ishte një skenar i paimagjinueshëm”, u shpreh oficeri i Forcave Ajrore Amerikane, Wes Bryant, duke shtuar se në rrethana të tjera operacioni me shumë gjasë do të ishte anuluar.

Sipas CNN, operacioni kulmoi me një shkëmbim të ashpër zjarri gjatë fazës përfundimtare, kur helikopterët amerikanë zbritën në lartësi shumë të ulët mbi një kompleks të fortifikuar rëndë brenda bazës ushtarake Fort Tiuna në Karakas. Ky vend identifikohet nga rrjeti amerikan si pika më e mundshme e nxjerrjes së Maduros.

Videot e analizuara tregojnë se, pak para uljes, pati një shkëmbim intensiv zjarri midis helikopterëve sulmues amerikanë dhe mbrojtjes ajrore venezueliane. Analiza dokumenton një periudhë kritike prej rreth dy minutash midis uljes dhe ngritjes së një helikopteri transporti, gjatë së cilës zjarri vazhdoi pa ndërprerje.

Sipas ekspertëve ushtarakë, kjo ishte faza më e rrezikshme e gjithë operacionit, pasi helikopteri lëvizte ngadalë dhe në lartësi shumë të ulët, duke u bërë i prekshëm edhe ndaj armëve të lehta. Rreziku u shtua edhe më shumë nga zgjedhja e pikës së uljes, pikërisht brenda kompleksit ku ndodhej Maduro.

Operacioni në Fort Tiuna ishte planifikuar prej kohësh. Në orët e para të 3 janarit, u krye një seri sulmesh në të gjithë Venezuelën, duke synuar infrastrukturën e radarëve, komunikimeve dhe mbrojtjes ajrore, me qëllim hapjen e një korridori të sigurt për helikopterët e forcave speciale.

Sipas Shefit të Shtabit të SHBA-së, gjeneral Dan Kane, më shumë se 150 avionë u ngritën nga 20 baza tokësore dhe detare. Rreth orës 01:30 sipas kohës lokale, shpërthime u raportuan në qytetin bregdetar Higuerote, rreth 80 kilometra në lindje të Karakasit. CNN gjeo-etiketoi video që tregonin sulme në aeroportin lokal, ku ndodheshin sisteme kundërajrore Buk-M2 të prodhuara në Rusi. Pamjet e mëngjesit tregojnë një lëshues Buk-M2 duke nxjerrë tym.

Ekspertët besojnë se janë përdorur dronë sulmues njëpërdorimësh, të ngjashëm me ata të përdorur gjerësisht në luftën në Ukrainë.

Në orën 01:58, dy helikopterë transporti MH-47 Chinook shfaqen në video duke fluturuar ulët drejt Fort Tiuna, duke ndjekur një luginë të ngushtë ku ndodhet baza ushtarake. Bryant e përshkroi strategjinë e goditjeve paraprake si një formë “kaosi të organizuar”.

Pamjet tregojnë të paktën dy helikopterë që ulen nën zjarr intensiv dhe largohen me shpejtësi, duke transportuar forcat e përfshira në fazën e parë të operacionit. Gjenerali Kane konfirmoi më vonë se forcat amerikane mbërritën në kompleksin ku ndodhej Maduro rreth orës 02:01.

Pasoi sigurimi i zonës dhe arrestimi i presidentit venezuelian. Në fazën e dytë, helikopterët sulmues ofruan mbulim ajror, ndërsa helikopterët e transportit nxorën Maduron dhe forcat që e arrestuan, mes shkëmbimeve të forta zjarri me armë kundërajrore.

Sipas ekspertëve, momentet e uljes dhe ngritjes ishin më të rrezikshmet e operacionit.

“Çdo helikopter është më i cenueshëm një minutë para uljes dhe një minutë pas ngritjes”, theksoi Bryant, duke e përshkruar atë si një “objektiv të lehtë”.

Videot tregojnë se rreth një minutë e 44 sekonda pas uljes, re pluhuri dhe shpërthimesh mbulojnë zonën, përpara se të ngrihet një helikopter Chinook, i ndjekur pak më vonë nga një i dytë. Njëri prej tyre shihet duke u larguar pa drita, duke fluturuar ulët dhe me shpejtësi drejt kodrave përreth.

Deri në orën 03:00, të shtënat në Karakas kishin pushuar, ndërsa rreth një orë më vonë u ndalën edhe fluturimet ajrore. Sipas gjeneralit Kane, forcat amerikane dolën nga hapësira ajrore e Venezuelës në orën 04:29.

Vendndodhja e saktë e kapjes nuk është konfirmuar zyrtarisht. Megjithatë, CNN krahasoi videot nga postimet e mëparshme të Maduros me pikat e uljes së helikopterëve dhe arriti në përfundimin se bëhej fjalë për një rezidencë të fortifikuar rëndë, e rrethuar nga kodra të pjerrëta, mure të larta dhe pika të shumta kontrolli.

Operacioni përfshinte forca tokësore, ajrore dhe detare, si dhe njësi të Delta Force dhe FBI-së, sipas burimeve të CNN. Autoritetet venezueliane raportuan rreth 100 të vrarë, ndërsa Kuba njoftoi për 32 viktima nga Garda Presidenciale. Administrata Trump deklaroi se nuk kishte humbje nga pala amerikane.

Një dokument paraprak i Departamentit amerikan të Drejtësisë paralajmëronte për “rezistencë të konsiderueshme”, duke përmendur dhjetëra sisteme kundërajrore të afta për të rrëzuar helikopterë. Vetë Donald Trump pranoi më vonë se operacioni “mund të kishte shkuar shumë, shumë keq”./Top Channel

VIDEO

“Flota” e makinave LUKSOZE të Ervis Martinajt në duart e shtetit, ja kush BASHKI po i përdor mjetet e “Mbretit të llotove”!

Automjetet luksoze të bosëve të krimit, të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po përdoren tashmë nga institucionet qendrore.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka shpërndarë pjesën më të madhe të këtyre mjeteve për shërbime institucional.

Mes automjeteve që tashmë shërbejnë institucionet është dhe flota e ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i vitit 2022.

Disa nga automjetet e tij i janë dhënë në përdorim një bashkie të vogël, e cila po i përdor ato për nevoja institucionale, shkruan VNA.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2023, SPAK sekuestroi 34 pasuri me vlerë miliona euro të Ervis Martinajt.

Mes automjeteve të konfiskuara ishin: një Smart Passion dhe një Land Rover Discovery, si dhe një Mercedes-Benz GLK 350, një Fiat Fiesta dhe një BMW M550.

Automjeti me te cilin Martinaj levizi per here te fundit, para se te zhdukej

Edhe sot e kësaj dite, biznesmeni i basteve dhe një ndër njerëzit më të fuqishëm të kumarit në vend, rezulton i zhdukur pa gjurmë.

“Virusi nga hunda i shkoi në tru…”/Balerini i njohur shqiptar bën deklaratën e DHIMBSHME për djalin e tij!

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, në një intervistë të fundit ka folur për djalin e tij 4-vjeçar, Grabielin, i cili ka nevoja të veçanta, si pasojë e prekjes nga një virus, vetëm 11 ditë pasi kishte ardhur në jetë.

Ndër të tjera, Kledi shprehu se:

Djali ka ardhur në jetë në gusht të 2021, ka 6 vite diferencë me vajzën. Gabrieli ka bërë 4 vjeçe këtë verë. Gabrielin e prisnim, nuk ishte surprizë si e Leas. Çdo gjë shkoi mirë, deri në momentin e fundit.

Pastaj më 11 shtator, më merr Sharlota në telefon pasi kishte dalë shëtitje, më thotë që djali ‘bën disa veprime të çuditshme, është mirë të shkojmë në ndihmën e shpejtë, ne po shkojmë, por hajde dhe ti.’ Unë zakonisht nuk jam në shtëpi, të premten, të shtunë, të diel dhe shkova atje, në ndihmën e shpejtë, ishte akoma koha e Covid dhe nuk mund të hynin shumë njerëz.

Më tha më prit dhe kjo pritja për mua ishte vetëvrasje, pse duhet të prisja aq shumë, kaq përgjigje e gjatë për të thënë se çfarë po ndodh. Ajo koha e vështirë që e kaluam, mbeti. Djali ishte vetëm 11 ditë. U shtrua në spital, në reanimacion me kod të kuq.

Mjekët thanë që ishte rasti 1 në 70 mijë që mund të ndodhte, ishte ky virusi që nga hunda shkoi në tru dhe aty bëri disa lëvizje jo të duhura. Gjithë festa që të lind një fëmijë, u shndërrua në një dhimbje. Ishte diçka që nuk e ndalon dot. Ajo kohë kaloi dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë për Gabrielin.

Rrëfehet autori 28-vjeçar i vrasjes së Jani Aliajt: Nëse nuk do e vrisja unë …

28-vjeçari grek, i cili akuzohet se vrau me thikë Jani Aliajn në burgun e Korydallos, ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor.

Sipas mediave greke, në deklaratën e tij, 28-vjeçari ka pretenduar se ka vepruar në vetëmbrojtje.

“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”, mësohet të ketë thënë gjatë rrëfimit të tij, duke shtuar se viktima ishte ai që ishte paguar për vrasjen e tij, për shkak të një vrasjeje të ndodhur disa muaj më parë në zonën e Agios Panteleimonas.

Sipas dosjes hetimore, Jani Aliaj kishte marrë 23 plagë me thikë, kryesisht në fytyrë dhe në kraharor, fakt që ka tronditur edhe ekspertët mjeko-ligjorë. Gjatë përplasjes u plagos edhe një i burgosur tjetër, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

Autori 28-vjeçar rezulton me precedentë të rëndë penalë, i akuzuar për dy vrasje. Pas dhënies së dëshmisë, ai është rikthyer në qeli dhe pritet të përballet me gjykimin, teksa rrezikon dënime që shkojnë deri në burgim të përjetshëm.

Sipas mediave greke, vrasja ndodhi në një zonë të burgut ku nuk ka kamera sigurie, në një moment kur burgu ishte i hapur dhe të burgosurit mund të lëviznin lirshëm nga një dhomë në tjetrën. Sipas autoriteteve, as viktima dhe as autori nuk kishin dhënë më parë shenja konflikti apo kishin shprehur frikë për jetën e tyre.

Prej nëntë vitesh, emri i tij ishte në listën e kuqe të Interpolit për një vrasje që kishte kryer në Greqi.

Aliaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços, krim i ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Shteti shqiptar kishte nisur procedurën e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin e përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços./tvklan.al

‘Të q[fsha robt’/ Keijsi e ofendoi rëndë, reagojnë familjarët e Stelinës

Në Prime-in e kaluar të “Big Brother VIP”, banori Keijsi Hyseni i shpëtoi një nominimi të drejtpërdrejtë, në të cilin u përfshi përmes zarfit të zi që mbërriti në shtëpi, për shkak të gjuhës denigruese dhe ofenduese të përdorur prej tij, Ina dhe Eriku.

Ndërkohë, këtë javë Keijsi ndodhet sërish në nominim dhe duket se ka zgjedhur të luajë “në limite”, duke mos kontrolluar veten dhe fjalorin ndaj banorëve të tjerë, veçanërisht ndaj ish-partneres së tij, Stelinës.

Gjatë një bisede me Inën, ai është parë i revoltuar për një diskutim që kjo e fundit kishte pasur me Stelinën, duke përdorur fjalë të rënda në adresë të saj.

“Bravo Stelina, të q**sha robt, nuk më plas tr*pi që ka kamera”, dëgjohet të thotë Keijsi, ndërsa Ina përpiqet ta qetësojë.

Reagimi nuk ka vonuar të vijë nga familjarët e Stelinës. Në llogarinë e saj në Instagram, krahas videos së publikuar, ata shkruajnë:

“E kuptojmë qe eshte nje loje dhe ka dinamikat e veta, por për ne, me ketë, eshte kaluar çdo kufi i pranueshem. PRESIM QE RREGULLAT E FORMATIT TË ZBATOHEN!”

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit po kërkojnë që produksioni të marrë masa për gjuhën e përdorur dhe të respektohen rregullat e formatit.

Mateo ka qenë i lidhur me Krusitën? Olta Sheta: Elbasani është i vogël, do dalë …

Kur këngëtarja e njohur, Krusita u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, u shpreh se e njeh shumë mirë Mateon.

Ky i fundit nuk e tha i pari këtë si dhe pati një lloj stepje.

Raporti i tyre është komentuar ditën e sotme nga Olta Sheta, teksa ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo foli edhe rreth ngjarjeve të ndodhura në BBV si dhe rreth banorëve të tjerë.

“Ata të dy janë nga Elbasani. Elbasani i vogël është njihen me njëri-tjetrin. Po njihemi në Tiranë, që themi se Tirana është e madhe. Mund të aludojmë që kanë pasur diçka, edhe kjo mund të jetë. Nuk ka asgjë të keqe. Shumë interesante, por do dalë surprizë”, tha Olta Sheta, e cila më pas shtoi:

“Nëse ata mund të kenë pasur ndonjë gjë, mund të kenë qenë të lidhur më parë, nuk do doja të bëheshin si ky trekëndëshi Ina-Stelina-Keijsi. Mateo është shumë i mirë, shumë pozitiv, shumë djalë me sedër”.

Megacikloni i ri i afrohet Italisë, të hënën prek edhe Shqipërinë, ja çfarë pritet

Pas kalimit të fundit shkatërrues të uraganit Hari në Itali , një paralajmërim i ri erdhi nga meteorologët.

Uebsajti italian meteorologjik meteoweb.eu raporton për një megaciklon të ri, i cili do të mbërrijë në rajon këtë fundjavë dhe quhet Leoni II.

Meteorologët italianë po lëshojnë një alarm SOS sepse ky megaciklon zbatohet në det të hapur dhe fryn erëra midis natës së së shtunës dhe të dielës, dhe pritet të sjellë mot të keq në të gjithë Italinë.

Të hënën, më 26 janar, Leoni II do të zhvendoset mbi Italinë jugore, i tërhequr nga hendeku i presionit të lënë nga cikloni i mëparshëm. Atje do të bëhet edhe më i thellë, duke e intensifikuar më tej presionin.

Sipas meteorologëve italianë, do të kalojë Apeninet dhe do të lëvizë drejt Salentos, ku do të arrijë 995 milibar midis Pulias, Shqipërisë dhe Greqisë.

E hëna, 26 janar, do të jetë dita më e ftohtë: cikloni do të jetë zhvendosur mbi detin Jon dhe ajri i ftohtë, polar, detar do të fitojë terren në të gjithë vendin tonë fqinj, duke ruajtur karakteristikat e tij të moderuara.

Do të jetë mesatarisht i ftohtë, por jo tepër, parashikohet nga meteorologët italianë.

Flota amerikane drejt Iranit, sa afër është sulmi?!

Flota amerikane po i afrohet Gjirit Persik dhe po shtohen diskutimet për një përshkallëzim ushtarak kundër Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë sinjale të paqarta, duke thënë vetëm se “do të shohim nëse do të na duhet ta përdorim”.

Trump është i kujdesshëm ndaj ndryshimit të regjimeve, duke iu referuar përvojave të kaluara të SHBA-ve. Ai ka kujtuar rastin e Irakut në vitin 2003, kur u rrëzua regjimi, por më pas u shfaq ISIS.

Sipas tij, një skenar i ngjashëm në Iran do të ishte një gabim i madh. Për këtë arsye, pavarësisht presionit nga disa media amerikane, Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, në Lindjen e Mesme po ndodhin ndryshime të mëdha. SHBA-të kanë ulur rolin e Izraelit dhe kanë lënë më shumë hapësirë për Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Turqia dhe Arabia Saudite e kanë shfrytëzuar këtë situatë. Në Siri, forcat kurde janë dobësuar dhe kanë humbur territore. Qeveria siriane ka rimarrë kontrollin e shumicës së vendit.

Në rajonin e Gjirit, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë humbur ndikim. Arabia Saudite ka larguar forcat emiratase nga Jemeni dhe nga disa territore të tjera.

Edhe në Sudan dhe Libi, aleatët e Emirateve janë nën presion.

Në tërësi, ndikimi i Iranit në rajon është dobësuar ndjeshëm, ndërsa po formohet një bosht i ri mes Turqisë, Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Sirisë. Këto zhvillime nuk përkojnë me interesat e Izraelit./ La Stampa