Boksieri me famë botërore humbet dhjetra ndjekës serbë, pasi publikoi flamurin shqiptar!

Boksieri i famshëm amerikan Ryan Garcia ka lënë të habitur mijëra ndjekës në rrjetet sociale pasi ka shpërndarë një “emoji” të flamurit shqiptar.

Garcia, i cili ka një rekord prej 31 fitoresh në boksin profesional, nga të cilat 15 me “KO”, e postoi në rrjetin social “X” një simbol të flamurit kuqezi, pa ndonjë kontekst shtesë.

Kjo bëri që shumë nga 1 milionë fansat e tij të habiten, duke menduar se ai mund të kishte vizituar Shqipërinë, apo të kishte vendosur të ndeshej me ndonjë boksier shqiptar.

Në postimin e tij nuk kanë munguar edhe komentet nga fansat e tij serbë, të cilët të “frustruar” i thonë se nuk do e ndjekin më.

Ndërsa qindra shqiptarë të tjerë i kanë lënë komente pozitive.