“Ç mendet” indiani i deportuar nga Shqipëria, hap në ajër derën e “Air Albania”; avioni rikthehet në Rinas

Një avion i “Air Albania” është detyruar të bëjë ulje emergjente vetëm pak çaste pas nisjes, për shkak të një incidenti në bord.

Mësohet se një shtetas indian që po deportohej me këtë avion, ka hapur derën e emergjencës menjëherë sa është ngritur avioni.

Fatmirësisht, avioni që ishte nisur për në Stamboll është ulur sërish në pistë, teksa po punohet tashmë për riparimin e derës së emergjencës.

Të gjithë pasagjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, dhe kanë zbritur nga avioni në pritje të rregullimit të derës, për t’u nisur sërish.