Rogerti plas “bombën” për Mirin dhe Selinën: “Keni bërë … ρoshtë jorganit” (Video)

Një debat me tone shumë të larta ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Rogerti ka lëshuar një lumë akuzash ndaj dyshes Miri dhe Selin, duke pretenduar se ka parë skena intime mes tyre që banorët e tjerë nuk i dinë.

Pa doreza dhe me një fjalor të koduar por mjaft të qartë, Rogerti i është drejtuar Mirit duke bërë gjeste me duar dhe duke përsëritur frazën: “Gyp gyp, gyp gyp… me duar nën jorgan”.

Sipas tij, kjo ka ndodhur gjatë netëve të para të qëndrimit të tyre, më pas është ndërprerë për pak ditë, dhe ka rifilluar sërish.

“Sa netë? Tre ditët e para, pastaj pushim, pastaj prapë… Unë kam ardhur nga jashtë dhe e di shumë mirë se si shiheni ju të dy,” deklaroi Rogerti me bindje të plotë.

Këtu ndërhyn Selin, e cila shprehet:

“Mos shpif! Se njerëzit për shpifje përfundojnë ku përfundojnë. Edhe unë kam ardhur nga jashtë dhe i di të gjitha, kështu që mos shpif”.

Miri nga ana tjetër, e ka kaluar situatën me qetësi, duke e pyetur “sa netë” kanë bërë sipas tij, ndërsa Rogerti vazhdonte të imitonte skenën me duar.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2333505087122399%2F&show_text=false&width=267&t=0

Si e priti surprizën e tij? Brikena i tregon Mateos: Nuk e prisja, mendova se …

Gjatë Prime-t të së martës, Mateo i bëri një suprizë shumë të bukur Brikenës, të cilës i kërkoi dhe një mundësi për t’u njohur me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede, Mateo e pyeti banoren nëse u vendos në siklet për surprizën që i bëri. Brikena u shpreh që nuk e priste, duke qenë se nuk kanë patur ndonjë afrimitet aty brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

Ajo shtoi se në një moment ka menduar se e kanë nxjerrë thjesht për të parë reagimin e saj dhe se surpriza do ishte për një tjetër banore.

Pjesë nga biseda:

Mateo: A u vure në siklet?

Brikena: Nuk e prita me të treguar të drejtën se nuk është se kemi patur afrimitet, nuk kemi qëndruar bashkë. Se para një jave ashtu surprize me trëndafila i erdhi Gretës, ishte surprizë, i dha një unazë. Unë kur dola jashtë mendova se kanë ngatërruar person, mos më nxorën pa dashje. Tani do më thonë Brikena hy brenda dhe do nxjerrin dikë tjetër. Vetëm për të parë reagimin

Mateo: E kur dola unë the prapë ky

Brikena: Thjesht kam reagimet e mia, nuk është se bëra me shikimin ndonjë gjë

Mateo: Kështu më thanë, po nuk është se i dëgjoj, vij të pyes ty.

Brikena: Ti e di aty.

Gazetari shqiptar trondit me paralajmërimin: Do të shkunden themelet e shteteti dhe jo vetëm

Elton Tozaj ka shkaktuar një valë të fortë reagimesh në rrjetet sociale dhe opinionin publik, pas një paralajmërimi alarmues për publikimin e një serie investigimesh që, sipas tij, pritet të “trondisin themelet e shoqërisë”.

Në një postim të fundit, Tozaj njofton se çdo të mërkurë do të publikojë fakte, foto dhe materiale video, të cilat pretendohet se dokumentojnë lidhje të mundshme mes botës së showbizit, politikës dhe strukturave të krimit të organizuar. Paralajmërimi i tij është shoqëruar me sloganin e drejtpërdrejtë: “Së shpejti!”

Ky reagim vjen në një klimë të rëndë presioni dhe kërcënimesh. Vetëm pak ditë më parë, banesa e gazetarit u sulmua, ku persona ende të paidentifikuar lyen ambientet me benzinë, një akt i rëndë intimidimi që ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias në vend.

Ngjarja pason një tjetër incident të rëndë: rreth një muaj më parë, Tozaj u dhunua brutalisht, duke pësuar plagë të rënda në fytyrë dhe duke rrezikuar seriozisht humbjen e shikimit. Sulmi u interpretua gjerësisht si tentativë për ta heshtur zërin e tij.

Pavarësisht kërcënimeve, gazetari duket i vendosur të vijojë punën e tij, duke paralajmëruar se ‘materialet do të hedhin dritë mbi anën e errët të disa personazheve publikë, të cilët dyshohet se kanë ndërtuar karrierën dhe imazhin e tyre përmes lidhjeve me rrjete kriminale dhe interesa të fuqishme politike’.

Autoritetet kanë konfirmuar se sulmi ndaj banesës së Tozajt është ende nën hetim, ndërsa opinioni publik dhe mediat presin me tension zbulimet që pritet të publikohen në ditët në vijim.

Mbetet për t’u parë çfarë faktesh konkrete do të nxjerrë në dritë gazetari dhe se si do të reagojë shoqëria, institucionet dhe personazhet e përfshirë ndaj këtyre pretendimeve që rrezikojnë të hapin një kapitull të errët të realitetit shqiptar.

“Miri do me të kllaposur, po nuk pate puthje me…”/ Selin debaton me Rogertin: Motrat ku i ke…

Duket se debatet e forta mes Selin dhe Rogertit nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Madje janë gjithnjë e më të forta, ku nuk mungojë as onfendimet.

Ditën e sotme, Rogerti iu drejtua Selinës duke i thënë se ajo nuk ka kreativitet dhe se po nuk pati ndonjë puthje me Gimbon, ka mbaruar punë. Sipas tij, Miri kështu e do pasi do që t’a kllaposë.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Ka mbaruar Prime jot oj motër. Ti këtu je për ndonjë marrëdhënie, oj motër

Selin: Motrat ku i ke lënë, motrat jashtë ku i ke lëne

Rogerti: Ti nuk ke kreativitet, ashtu të do ty Miri, do me të kllaposur. Ti nuk pate ndonjë puthje me Gimbon ke mbaruar punë o motra, ai atë do. O motër, Miri atë do, prandaj është lojtar më i mirë. Dhe po më pyeti njeri si i sheh si kundërshtarë 1 dhe 2, do them Miri.

Miri: Një herë thotë Selin është me e fortë ti, kot merresh.

Rogerti: Gjenerali hahet me ty

Selin: Hëngsh veten o Zot.

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare?

Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur së fundmi një projektligj që synon modernizimin e sistemit të lejeve të qëndrimit dhe reduktimin e burokracisë.

??Gazetarja shqiptare Nilda Baxha e cila jeton në Athinë, ka hedhur dritë mbi zhvillimet e fundit rreth projektligjit të ri. Ky ligj, i cili synon të rregullojë mungesën e fuqisë punëtore dhe të reduktojë burokracinë, po pritet me nota të forta kritike nga përfaqësuesit e emigrantëve.

Sipas Baxhës, ky është një moment historik, pasi për herë të parë në debate parlamentare u përfshinë zëra direkt nga komuniteti.

“Javën e kaluar është zhvilluar një debat mjaft i rëndësishëm. Ishte hera e parë që morën pjesë dhe përfaqësues nga Forumi Grek i Emigrantëve. Ne shqiptarët u përfaqësuam nga Rovena Xhori dhe Alda Shashati,” raportoi gazetarja.

?Baxha e krahasoi projektligjin e ri me “thërrime”.

“Personalisht më kujton ato thërrimet që u hidhen pëllumbave për t’i mbajtur afër. Historia jonë 35-vjeçare e emigracionit ka kaluar nëpërmjet zvarritjeve burokratike, abuzimeve të ndryshme, vonesave të pajustifikuara, dhënieve të kartave të skaduara, të cilat kanë sjellë mërzitje dhe ankth veçanërisht te ne të brezit të parë. Tashmë brezi i 50-60 vjeçarëve janë në moshën e pensionit.

Atyre u jepet mundësia për një rinovim të lejeve të qëndrimit vetëm nëse do të kenë sigurime shoqërore. Këtu ka një kleçkë, sepse nëse nuk janë në marrëdhënie pune u duhet t’i paguajnë vetë ato. Mund të jepet një lehtësim të rinovimit të lejes së qëndrimit, ka një anë pozitive, por flasim për një brez që ka mbuluar punët më të rënda, punët në ndërtim, në turizëm, në mbledhjen e ullinjve, agrumeve e të tjerë”.

Nilda Baxha sqaroi disa nga propozimet që po shkaktojnë debat. Emigrantët që kanë mungesë punësimi prej 3-6 muajsh rrezikojnë të mbeten pa karta. Baxha shpjegoi se kjo është mjaft e vështirë pasi jo të gjithë janë në punë gjatë gjithë vitit, veçanërisht në sektorët sezonalë.

?Edhe pse rikthehen kartat e identitetit 10-vjeçare, ato kushtëzohen me një provim të vështirë.

“Një 50-vjeçar që punon për një kohë të gjatë duhet të lexojë shumë dhe të japë provim për gjuhën, kulturën greke, antikitetin, gjeografinë, historinë,” u shpreh ajo, duke e konsideruar këtë shumë larg pritshmërive.

Nga rreth 400 mijë emigrantë shqiptarë në Greqi, aktualisht janë 84 mijë çështje në proces shqyrtimi që presin në radhët e gjata të administratës greke.

“Ministrit të Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, iu kërkua që të ketë një rritje të nëpunësve të cilët merren me këto dokumentacione të dorëzuara nga emigrantët, sepse zvarritjet janë shumë të gjata dhe shpesh emigrantët janë pajisur me karta të skaduara. Nuk pati përgjigje prej tij. Madje dhe ai vetë e pranon që ka pasur burokraci dhe zvarritje por nuk jep asnjë zgjidhje”.

Gazetarja sqaroi se për shkak të vonesave deri në 2 vite, shumë emigrantë pajisen me karta që janë pothuajse të skaduara në momentin që i marrin.

??Baxha theksoi gjithashtu se ashpërsimi i tonit të ministrit Thanos Plevris ndaj emigracionit mund të jetë i lidhur me zgjedhjet e ardhshme. ?

“Jemi një vit përpara zgjedhjeve parlamentare në Greqi, mesa duket politikat ashpërsuese ndaj emigracionit janë ndoshta në kuadër jo vetëm të politikës europiane por edhe fitimit të simpatisë në popull.”

?Ministri ka paralajmëruar masa të rrepta, duke përfshirë deportime, gjoba dhe burgim për ata që nuk rregullojnë statusin, duke e cilësuar rënien e flukseve migratore si një “fitore” të qeverisë Mitsotakis.

“Zgjidhja e vetme është që ne emigrantët të organizohemi në protesta paqësore për t’i dhënë një mesazh qeverisë greke për atë pjesë emigrantësh që kanë kontribuar në mënyrë të ndershme,” përfundoi ajo.

“Të ka mallkuar zoti”/ Reagon familja e Stenaldos pas ofendimit nga Rogerti dhe ka një kërkesë

Pas debatit shokues ku Rogerti i tha Stenaldos se “e ka mallkuar Zoti” për shkak të aftësisë së kufizuar në shikim, reagimi nga jashtë ka qenë i menjëhershëm.

Familjarët e Stenaldos, të cilët menaxhojnë llogarinë e tij të Instagramit, kanë bërë një reagim publik duke dënuar rëndë gjuhën e përdorur.

Në një postim në Instagram, ku shfaqet videoja e momentit të ofendimit, familja shkruan se përdorimi i Zotit për të justifikuar urrejtjen ndaj një personi me aftësi të kufizuara është i papranueshëm.

“T’i thuash dikujt ‘Zoti të ka ndëshkuar kështu’ është thellësisht çnjerëzore. Mos e përdorni Zotin për të justifikuar urrejtjen, injorancën dhe mungesën totale të empatisë,” shkruhet në reagim.

Ernest Muçi “çmend” stadiumin, shikoni supergolin e radhës nga lojtari që i mungon Kombëtares (Video)

Trabzonspori ka shënuar golin e epërsisë në Kupën e Turqisë.

Dhe padyshim është ylli kuqezi, Ernest Muçi ai që shënoi një eurogol për Trabzonsporin në minutën e 69-të.

Rezultati është 1-0./IndeksOnline/

Biznesmeni i bleu Porsche drejtoreshës së AKSHI-t

Seanca për të akuzuarit e dosjes së AKSHI-t në Apelin e GJKKO është shtyrë për në 5 shkurt në orën 15.00.

Gjatë seancës të zgjatur për orë me radhë, palët kanë kërkuar zëvendësimin e masave të sigurisë.

Prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti ishin të pranishëm në seancë gjatë të cilës nuk pati vendimmarrje, por se gjatë saj janë mësuar prova të reja.

Redaksia ka parët provat e reja, mes tyre ajo e ish-numrin 2 të AKSHI-t Danierl Shima për të cilën u fol për pengmarrje dhe zhdukje.

Shima ka thënë para hetuesve të SPAK se të gjitha veprimet dhe vendimet e mia kanë qenë nën direktivat e eprores sime Mirlinda Karçanaj.

Ai ka folur për biznesmenët në kërkim, por deklarimet lidhur me ta nuk dihen. Daniel Shima ka thënë se AKSHI dirigjohej nga Karçanaj dhe të gjitha vendimmarrjëet e mia dirigjoheshin prej saj.

Zoti Shima është shmangur nga përgjegjësia juridike apo penale, duke thënë se gjithçka urdhërohej nga eprorja ime.

Redaksia ka parë disa prej provave, një prej të cilave është se një kompani ka marrëdhënie tregtare duke marrë një automjet te Porsche Albania në vlerën 38700 euro dhe më pas nga kontrata në kontratë për të humbur gjurmët ky automjet përfundon te Artan Babameto, i cili rezulton bashkëshorti i Mirlinda Karçanaj i cili e blen këtë makinë për 9 mijë euro.

Të gjitha këto kompani janë të lidhura me biznesmenin Ermal Beqiri. Flitet edhe për një kontratë qiramarrje të një apartamenti, e cila edhe pse përfshin kompaninë e zotit Beqiri, lidhet drejtpërdrejtë me kompaninë e zonjës Mirlinda Karçanaj.

Vendimi më 5 shkurt do të jepet nga gjyqtari Florjan Kalaja, ku drejtoresha e pezulluar e AKSHI-t Mirilinda Karçanaj kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie”.

Numri dy i policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili kërkon heqjen e masës së pezullimit nga detyra.

Nga ana e tyre prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, kërkojnë të mbeten në fuqi masat ekzistuese, përkundër pretendimeve të të pandehurve nën argumentin se nuk rrezikojnë të prishin provat.

Sakaq dy biznesmenët në kërkim Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri nuk kanë bërë ankim në Apel, ndërkohë që ndaj tyre nuk janë ekzekutuar masat e sigurisë.

Të pandehurit akuzohen se kanë vepruar në formës e grupit të strukturuar kriminal duke abuzuar me tenderat e AKSH-it./Faktor.al

Merr vëmendje komenti i Arbër Hajdarit për Gjestin

Projektet e Gjestit marrin gjithmonë vëmendje, por kësaj radhe, kënga e tij më e re “Memories” ka prekur zemrat e të gjithëve.

Dedikimi prekës për vëllain e tij të ndjerë është pritur me një valë dashurie dhe mbështetjeje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.

Mes mijëra mesazheve ngushëlluese dhe inkurajuese, ai që ka spikatur dhe ka marrë vëmendjen maksimale është reagimi i opinionistit të “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari.

Ai zgjodhi pak fjalë, por me peshë të madhe shpirtërore për t’iu gjendur pranë artistit: “Zoti është me durimtarët.”

Ky mesazh nuk mbeti thjesht një koment rasti. Ai është kthyer në “kryefjalën” e postimit, duke grumbulluar një shifër rekord prej mbi 25,000 pëlqimesh.

Ky reagim masiv tregon se ndjekësit jo vetëm që e kanë pëlqyer këngën, por janë bashkuar në një zë me mesazhin e fortë të Arbrit, duke e kthyer atë në komentin më të mbështetur në rrjet.

100 milionë euro! Kompania Izraelite bën investimin gjigand në Shqipëri, më në fund do kemi dhe ne një …

Një kompani izraelite e quajtur ADC do të ndërtojë Datacenterin e parë në Shqipëri. Investimi prej 100 milionë euro do të realizohet brenda Zonës së Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik (TEDA), që po ndërtohet në Kashar nga Bashkia e Tiranës.

“Pas marrëdhënieve më të ngushta midis Izraelit dhe Shqipërisë, kompania izraelite ADC është përzgjedhur për të ndërtuar qendrën e parë të të dhënave në vend.

Projekti, i cili do të ndërtohet në një zonë të tregtisë së lirë pranë kryeqytetit Tirana, do të kushtojë rreth 100 milionë euro. Objekti do të bazohet në procesorët grafikë Robin të Nvidia dhe do të ofrojë 32 megavat, me potencial për t’u zgjeruar në 100 megavat,” shkruan media izraelite Globes.

Një qendër të dhenash është një vendndodhje fizike që ruan makinat kompjuterike dhe pajisjet e tyre përkatëse harduerike.

Ajo përmban infrastrukturën kompjuterike që kërkojnë sistemet IT, siç janë serverat, disqet e ruajtjes së të dhënave dhe pajisjet e rrjetit. Është objekti fizik që ruan të dhënat dixhitale të çdo kompanie.

ADC është në pronësi të përbashkët të Happy Technologies (80%) – një kompani kibernetike dhe informatike në pronësi të Roi Shaposhnik, Noam Frank, Shlomi Avni dhe Itai Melchior; dhe nga kompania konsulente e qendrave të të dhënave DIT (20%), e kryesuar nga ekspertët Zvika Friedman, Nir Poltorak dhe Dan Carmi.

Qeveria miratoi lejen e ndërtimit për dy muaj

Si një projekt qeveritar në një shtet anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE, sipërmarrja do të përfitojë nga kushte të favorshme për kompanitë izraelite.

Leja e ndërtimit iu dha kompanisë brenda vetëm 60 ditësh dhe objekti po ndërtohet në 1.8 hektarësh tokë qeveritare (me një opsion edhe për 1.3 hektarësh shtesë) në zonën e tregtisë së lirë TEDA, e cila është në ndërtim e sipër në perëndim të Tiranës.

Për më tepër, infrastruktura e komunikimit dhe energjisë elektrike është hedhur paraprakisht dhe OSHEE është duke ndërtuar një nënstacion të dedikuar elektrik në vend. Kompania Kombëtare e Energjisë Elektrike e Shqipërisë do të ofrojë një objekt të energjisë elektrike të gjelbër nga një burim hidroelektrik.

Në frontin e financimit, ADC ka siguruar një linjë krediti nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për 75% të kostos së projektit.

Edhe para se të përfundojë ndërtimi, qendra e të dhënave ka siguruar tre klientë kryesorë: kompaninë shqiptare të teknologjisë Infosoft, një kompani gjermane magazinimi dhe një klient të qeverisë shqiptare, identiteti i të cilit mbetet konfidencial.

Sipërmarrësit e qendrës së të dhënave i shohin klientët evropianë dhe amerikanë që kërkojnë qendra përpunimi të inteligjencës artificiale të mundësuara nga energjia elektrike e gjelbër si një potencial kyç rritjeje edhe për fazën e zgjerimit.

Qendrat e të dhënave në Evropë janë një zëvendësim për ato në SHBA, të cilat vuajnë nga një pengesë në zhvillimin e qendrave të të dhënave dhe termocentraleve.

Fronti izraelit i biznesit

Izraeli dhe Shqipëria janë afruar ndjeshëm në dy vitet e fundit, veçanërisht pas një sulmi kibernetik iranian në Tiranë në vitin 2022, pas të cilit vendi filloi të përdorë teknologjitë izraelite të sigurisë kibernetike për të mbrojtur qeverinë dhe organizatat private.

Gjatë luftës, marrëdhëniet midis vendeve përjetuan një ngrohje tjetër të konsiderueshme dhe Shqipëria u dallua si një nga miqtë më të ngushtë të Izraelit në Evropë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi Izraelin në kulmin e luftimeve dhe në fjalimin e tij në OKB ai denoncoi Hamasin dhe mbajti gjilpërën e verdhë për lirimin e pengjeve.

Një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, Elbit Systems nënshkroi një kontratë për të furnizuar sisteme artilerie dhe dronë ushtrisë shqiptare.