U pickua nga gjarpri, ndërron jetë këngëtarja e njohur(Emri)

Ifunanya Nwangene, këngëtare nga Nigeria, ndërroi jetë të shtunën pas pickimit nga një gjarpër në kryeqytetin Abuja.

26-vjeçarja u bë e njohur pas pjesëmarrjes në The Voice Nigeria në 2021 dhe njihej për kombinimin e jazz, operës, muzikës klasike dhe solo. Ajo ishte duke planifikuar koncertin e saj të parë solo dhe ishte gjithashtu arkitekte e trajnuar.

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një trajner gjarpërinjsh duke nxjerrë një kobër nga apartamenti i saj, ndërsa njerëzit përreth bërtasin.

Fillimisht ajo mori trajtim në një klinikë të afërt, por mungesa e antivenomit e detyroi të shkonte në spital. Përpos përpjekjeve të shumta, gjendja e saj u përkeqësua dhe për fat të keq humbi jetën.

Spitali theksoi se trajtimi ishte i menjëhershëm dhe i duhur, dhe se stafi i tij i dha kujdes maksimal.

Shokon ish-banorja e BBV: “Në dhomën e rrëfimit më thanë ‘kujton se na plas tr*pi për ty’”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jasmin Kadriu, ka bërë një rrëfim shokues gjatë një interviste për MCN, duke hedhur akuza të rënda ndaj stafit të produksionit.

Ajo ka treguar një prapaskenë të errët, duke pretenduar se është bullizuar verbalisht brenda dhomës së rrëfimit.

Jasmin tregoi se gjithçka nisi në një ditë kur ajo ishte sëmurë dhe Vëllai i Madh po e injoronte, ndërkohë që u përgjigjej konkurrentëve të tjerë.

Pas një komenti ironik nga një punonjëse e makeup-it, Jasmina u thirr në dhomën e rrëfimit, ku pretendoi se mori një përgjigje denigruese.

“Më thotë: ‘Ti mendon që ne na plas… tr*pi për ty?’”, rrëfeu Jasmina, duke cituar fjalët e personit nga ana tjetër e kamerës. Ajo shtoi se i është kundërpërgjigjur duke kërkuar respekt: “Ti nuk më drejtohesh dot në këtë dhomë mua kështu.”

Sipas saj, mungesa e respektit ishte e përditshme dhe ofendimet ndaj saj, edhe nga banorët e tjerë, nuk transmetoheshin kurrë.

Përveç ofendimeve, Jasmina hodhi dyshime se loja e saj është censuruar qëllimisht.
“Kam parë që nuk ka dalë asgjë. Njerëzit më thonin ‘ke qenë në gjumë’, ndërkohë unë vetëm gjumë që s’kam fjetur aty brenda,” u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu aludoi se banorët, si në rastin e Albës, kishin direktiva për të mos u përballur me të, duke e lënë kështu jashtë dinamikave kryesore të shtëpisë.

“Gripi më i rrezikshëm i këtij shekulli në Shqipëri”/ Ish-ministri ngre ALARMIN: Masa urgjente…

Ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti ka deklaruar se viroza që po qarkullon në vend ditët e fundit, është gripi më i rrezikshmi i këtij shekulli.

Panariti shprehet se ky grip është një mutacion super agresiv i virusit të gripit H3N2.

Sipas tij, ky virus ultra agresiv, prek më fort të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë ata që trajtohen me kimioterapi dhe rreze.

Reagimi ALARMANT i Edmond Panaritit:

“Ky nuk është grip i zakonshëm por më i rrezikshmi i këtij shekulli! Mos e quani thjesht grip stinor. Ky është deritani gripi më i rrezikshëm i shekullit.

Është mutacion super agresiv i virusit të gripit H3N2,(nëntipi K). E gjitha kjo sipas Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve në Amerikë por edhe të OBSH-se.

Ky virus ultra agresiv, prek më fort të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë ata që trajtohen me kimioterapi dhe rreze!

Heshtje nga Shëndetësia! Asnjë masë, për shkollat, kopshtet, spitalet. Asnjë udhëzim, por të gjithë në mëshirë të fatit. Ndërkaq situata po përshkallëzohet dhe përkeqësohet!”, shkruan Panariti.

Gazetari Almer Toska kallëzim në SPAK për Ballukun, dhe drejtorët përgjegjës/ Plasaritje dhe çarje në muret e betonit, në tunel

Gazetari Almer Toska ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kallëzimi ka të bëjë me shembjen e tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, ndërsa pjesë e kallëzimit veç Ballukut janë edhe drejtorët përgjegjës.

Tuneli i Murrizit ka pësuar pak ditë më parë plasaritje dhe çarje në muret e betonit, vetëm pak kohë pas përfundimit të punimeve dhe hapjes së tij për automjetet. ARRSH pranoi se tuneli nuk ishte kolauduar, pavarësisht se përdorët çdo ditë nga qindra automjete dhe mijëra qytetarë.

U bë xhaxha për herë të parë, Romeo Veshaj ndan momente të ëmbla me mbesën e tij

Aktorët e humorit Romeo dhe Donald Veshaj vetëm pak ditë më parë ndanë lajmin e bukur se ishin bërë xhaxhallarë për herë të parë nga vëllai i tyre më i vogël, Mario.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo e kishte bërë të qartë që mbesa e tij i ka tashmë dy badigardë, dy xhaxhallarët e saj. “Ajo tashmë ka badigardë”, shkruante ai.

Mirëpo së fundmi i njëjti ka ndarë një tjetër moment të ëmbël me ndjekësit në rrjetet sociale ku teksa qëndron i shtrirë mban mbesën e tij, në kraharorin e tij.

“E diela ime”– shkruan Romeo në ‘InstaStory’.

Kujtojmë që ishte Mario ai i cili dha lajmin e lindjes së vajzës tij të parë, të cilën bashkë me partneren e  tij e kanë pagëzuar me emrin Bluem.

mario veshaj romeo donald (4)

Emri duket se ka një kuptim të veçantë për prindërit e rinj, pasi siç shkruan ai, “deti mban kujtimet tona më të bukura dhe ngjyra blu e dallgëve sot jeton ne sytë e të voglës sonë”.

mario veshaj romeo donald (5)

“Bekimi ynë i vogël. Mire se erdhe tek ne, Bluem. Jeni lumturia ime me e madhe. Ju dua”, ka shkruar Mario Veshaj ndër të tjera.

mario veshaj (1)

Po ashtu ai ka publikuar edhe disa momente nga rrugëtimi i shtatzënisë së partneres deri tek dita e lindjes, ku të pranishëm janë familjarët e tyre, si Donald Veshaj e Bora Zemani.

Ndryshimi i pagave në administratë për 5 kategori, zbardhet vendimi, rritje nga 1 mijë deri 10 mijë lekë

Qeveria parashikon për 2026 indeksim të pagave 2.5%, në masë të njëjtë me inflacionin, për të gjithë punonjësit e administratës publike dhe të pushtetit vendor.

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin tashmë nëpërmjet një projektvendimi ka konkretizuar propozimi për rritjen e pagave për 5 kategori të punonjësve të pushtetit vendor.

“Indeksimi i pagave për vitin 2026 bazohet në indeksin e ndryshimit të çmimeve të konsumit, të deklaruar/shpallur nga qeveria shqiptare në masën 2.5% dhe do të realizohet për të gjithë nëpunësit/punonjësit në njësitë e vetëqeverisjes vendore, për vitin 2026, njëjtë si edhe për funksionarët/nëpunësit civilë/nëpunësit në të gjitha institucionet e administratës publike”, theksohet ndër të tjera në relacionin e projektvendimit

“Për disa ndryshime në vendimin nr. 328, datë 31.5.2023, të këshillit të ministrave “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore””.

Në vlera indeksimi i propozuar i pagave në projektvendimin e ndryshuar varion nga 1,000 deri 10,000 lekë në muaj në varësi të kategorisë dhe pozicionit të punonjësit.

Rritja më e lartë e pagës prej 10 mijë lekë në muaj propozohet për punonjësit mbështetës të administratës së pushtetit vendor, duke çuar pagën bazë nga 40 mijë deri 47 mijë lekë në 50 mijë deri 57 mijë lekë në muaj.

Sipas projektvendimit për kategorinë e parë që përfshihen funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore propozohet rritje për kufijtë minimalë, nga 3,925 lekë në muaj, në 6,700 lekë në muaj; Për kufijtë maksimalë, nga 4,625 lekë në muaj, në 7,969 lekë në muaj.

Për pozicionin “specialist”, klasa IV-4, në të gjitha bashkitë, si dhe në këshillin e qarkut, propozohet indeksim në vlerën 1,000 lekë në muaj dhe 2,625 lekë në muaj për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”, në Bashkinë e Tiranës.

Për kategorinë tjetër që përfshin nëpunësit e klasave III-1, III2, III-3, IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4 në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore propozohet rritje 4,000 lekë në muaj dhe për klasat III-1, III-2 dhe III-3 dhe rritje 5,000 lekë në muaj për klasat IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4.

Për kategorinë tjetër që përfshin “paga për pozicion”, për nëpunësit e klasave I-2, I-3, I-4, I-5, II-1 dhe II-2 në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore propozohet rritej të pagave nga 3,525 lekë në muaj deri në 5,425 lekë në muaj.

Vendimi përcaktohet se do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për paga dhe sigurime shoqërore e shëndetësore, sipas llogaritjeve të ministrisë përgjegjëse për financat janë rreth 60 milion lekë ne muaj për punonjësit mbështetës. Rreth 83 milionë lekë në muaj për të punësuarit e tjerë për efekt të rritjes së kufirit minimal të pagës.

Sipas projektvendimit ky efekt, për vitin 2026, do të përballohet nga transferta e akorduar për njësitë e vetëqeverisjes vendore, miratuar në ligjin 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.

PROPOZIMET PËR RRITJEN E PAGAVE PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS VENDORE, SIPAS KATEGORIVE:

Nëpërmjet këtij projektvendimi realizohet: a) Indeksimi në masën 2.5% i vlerave të kufijve të pagave mujore, për funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore.

a)Ndryshimi në rritje i vlerave të pagave për këta funksionarë, si rezultat i indeksimit

varion: i) Për kufijtë minimalë, nga 3,925 lekë në muaj, në 6,700 lekë në muaj;

ii) Për kufijtë maksimalë, nga 4,625 lekë në muaj, në 7,969 lekë në muaj.

b) Indeksimi në masën 2.5% i vlerave të kufijve minimalë të elementit të pagës “paga për pozicion”, për nëpunësit në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ndryshimi në rritje i vlerave të pagave për këta nëpunës, si rezultat i indeksimit varion nga 1,000 lekë në muaj, për pozicionin “specialist”, klasa IV-4, në të gjitha bashkitë, si dhe në këshillin e qarkut, deri në 2,625 lekë në muaj për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”, në Bashkinë e Tiranës.

c) Indeksimi në masën 2.5% i vlerave të kufijve maksimalë të elementit të pagës “paga për pozicion”, për nëpunësit e klasave I-2, I-3, I-4, I-5, II-1 dhe II-2 në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ndryshimi në rritje i vlerave të pagave për këta nëpunës, si rezultat i indeksimit varion nga 3,525 lekë në muaj, në 5,425 lekë në muaj.

ç) Indeksimi në masën 2,5% dhe një politikë e diferencuar e rritjes së pagave për kufijtë maksimalë të vlerës së elementit “pagë për pozicion” për nëpunësit e klasave III-1, III2, III-3, IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4 në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Ndryshimi në rritje për këta nëpunës varion nga 4,000 lekë në muaj për klasat III-1, III-2 dhe III-3, në 5,000 lekë në muaj për klasat IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4.

d) Indeksimi dhe rritja e kufijve të pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore me 10,000 lekë në muaj (nga 40 000–47 000 lekë në muaj, në 50 000 – 57 000 lekë në muaj), në të njëjtën masë si edhe rritja e pagave të punonjësve të tjerë mbështetës të administratës publike./monitor

Anulohet televotimi/ Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, çfarë ndodhi?

Shqipëri një zarf të zi. Shkak është bërë mosbindja e grupit të Gretës që të marrë pjesë në provat për sfidën e kërcimit.

Teksa ra gongu që banorët të shkonin të nisnin provat, Baby G u shpreh se do bënte për të ngrënë në fillim dhe pastaj do të shkonte. Kështu nisi dhe një debat mes pjesëtarëve të grupit.

Duke qenë se grupi i Gretës nuk i është bindur urdhrit, Vëllai i Madh mori vendimin që të anulonte televotimin aktual. Ndërkohë masa që do të merret do të jepet gjatë Prime-t të së martës.

Nga ana tjetër, grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i sfidës së kërcimit dhe do të performojnë live gjatë spektaklit të madh.

“Banorë, Vëllai i Madh ka ndjekur me vëmendje sjelljen tuaj gjatë ditës së sotme.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit, grupi i Gretës ka zgjedhur të mos i bindet Vëllait të Madh.

Siç u njoftuat, kjo sfidë është shumë e rëndësishme për spektaklin e radhës, ndaj për shkak të moszbatimit të këtij urdhri, Vëllai i Madh ju njofton se televotimi aktual anulohet. Vendimi për pasojat që do të ketë grupi që nuk është bindur do t’iu komunikohet gjatë mbrëmjes së nesërme.

Ndërkohë, Vëllai i Madh njofton se grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i kësaj sfide dhe do të jetë ai që do të performojë live.

Vëllai i Madh ju rikujton se autoriteti i tij nuk anashkalohet dhe se mosbindja ndaj urdhrave të tij sjell pasoja për ju”, shkruhej në zarfin e zi.

Vajza e Mirit në gjendje të rëndë emocionale pas takimit në Big Brother VIP, flet miku i banorit

Takimi mes Mirit dhe vajzës së tij, Tisit, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, u komentua gjerësisht në rrjet.

Disa zëra kritikë e cilësuan qëndrimin e vajzës si të “ftohtë” apo të distancuar, por e vërteta është krejt ndryshe dhe shumë më prekëse.

I ftuar sot në “Wake Up”, miku i ngushtë i Mirit, Roland Hysi, ka treguar detaje ekskluzive nga ajo natë, duke qenë se ai shoqëronte Tisin dhe bashkëshorten e Mirit, Rabean, në ambientet e Top Channel.

Rolandi ka hedhur poshtë kategorikisht aludimet për ftohtësi, duke shpjeguar se 13-vjeçarja ishte në një gjendje shoku emocional për shkak të peshës së kamerave dhe situatës.

“Unë isha bashkë me Tisin dhe Rabean kur vajtëm për surprizën dhe Tisi ka qarë shumë pasi ka dalë nga surpriza. Ka qenë shumë e emocionuar, e ngrirë. Për ça është interpretuar pse ka qenë e ftohtë, në fakt ka qenë emocion i jashtëzakonshëm (është 13 vjeç),” tregoi ai.

Ai shtoi se presioni i skenës është i madh edhe për të rriturit, jo më për një fëmijë që del për herë të parë në TV:

“Atë që ajo kishte përgatitur për ta thënë, që mezi i doli, ishte për shkak të emocioneve… Tisi s’ka dalë ndonjëherë në TV dhe të kesh gjithë vëmendjen, të bën të dalësh disi nga vetja.”

Sipas Rolandit, ky takim ishte jetik për Mirin, veçanërisht pas deklaratës së ashpër të babait të Selinës, e cila e kishte tronditur aktorin.

“Mirit i bëri shumë punë kjo surprizë. Pas deklaratës së të atit të Selin ishte në terr absolut për çka bëhet jashtë… Unë e pashë në fytyrë që u pre nga deklarata,” tha Hysi.

Megjithatë, ai parashikon se loja e Mirit dhe raporti me Selin nuk do të ndryshojnë rrënjësisht:

“Nuk mendoj se do ndryshojnë lojë (Miri & Selin). Janë aty për lojë. Si Miri, si Selin s’ka asgjë për të dëmtuar moralin.”

PAMJE TË RËNDA/ Gjendet i pajetë në përrua biznesmeni 27-vjeçar i rrëmbyer, u gjet i υrarë me 7 ρlumba…

jë ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Nea Peramos, ku trupi i pajetë i një 27-vjeçari, i identifikuar si biznesmen, u gjet të dielën pasdite pranë një përrua afër Manastirit të Trinisë së Shenjtë. Viktima, i cili ishte raportuar i zhdukur një javë më parë, ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij në Elefsina, në orët e para të së hënës së kaluar.

Sipas hetimeve paraprake, autorët e rrëmbyesit e kanë çuar 27-vjeçarin në një vend të izoluar, ku e kanë ekzekutuar me të paktën shtatë plumba. Pas vrasjes, ata dyshohet se kanë tentuar të vënë flakën trupit për të fshirë gjurmët e krimit, por nuk kanë mundur ta realizonin këtë.

Hetuesit janë ende në kërkim të detajeve mbi kohëzgjatjen e qëndrimit të viktimës në duar të rrëmbyesve, pasi ka pasur një periudhë të panjohur midis rrëmbimit dhe vrasjes. Pamjet filmike të publikuara nga protothema.gr tregojnë momentet para rrëmbimit.

Në video, biznesmeni shihet duke u kthyer në shtëpi në këmbë, në orën 02:01 të mëngjesit të 26 janarit, i veshur me një kostum gri dhe një bluzë me kapuç blu. Kur ai hyn në rrugicën pranë pallatit ku banonte me partneren e tij, një makinë blu afrohet nga drejtimi i kundërt. Brenda saj ndodheshin katër persona, të cilët nën kërcënimin e armës e detyruan të hipte dhe të largohej me ta.

Pamjet nga kamerat e sigurisë u dorëzuan nga partnerja e viktimës, e cila denoncoi rrëmbimin. Pas analizës së videove dhe targave të automjetit, autoritetet konstatuan se makina ishte e vjedhur në Selanik.

Hetuesit tani janë përqendruar në zbardhjen e motivit të krimit. Megjithatë, skenari i një rrëmbimi për shpërblim është përjashtuar, pasi nuk ka pasur kërkesa për para nga familjarët e viktimës, pavarësisht pasurisë së tij.

Policia dyshon se vrasja mund të lidhet me një mosmarrëveshje financiare mes viktimës dhe autorëve. Gjithashtu, autoritetet po shqyrtojnë ngjashmëritë me një tjetër ngjarje të ngjashme që ndodhi në vitin 2024, kur një biznesmen tjetër u vra dhe trupi i tij, së bashku me automjetin e përdorur për rrëmbimin, u dogj nga autorët në zonën pyjore të Mandrës. Hetimet për zbardhjen e këtij krimi vazhdojnë, ndërkohë që motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta.

Zarf i zi në shtëpi/ Anulohet televotimi! Rogerti lexon vendimin e rëndë, ja çfarë pritet të ndodhë

Një Zarf i Zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë masa drastike nga Vëllai i Madh.

Rogerti ka qenë ai që ka lexuar vendimin përpara banorëve të mbledhur në sallon, një vendim që vjen si pasojë e mosbindjes së njërit prej grupeve.

Sipas zarfit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit (e cila ishte jetike për spektaklin e radhës), grupi i Gretës ka zgjedhur të bojkotojë dhe të mos i bindet urdhrit të Vëllait të Madh.

Për shkak të këtij rebelimi, Vëllai i Madh ka marrë dy vendime të menjëhershme:

Televotimi aktual anulohet zyrtarisht.

Grupi i Selinës shpallet automatikisht fitues i sfidës dhe do të jenë ata që do të performojnë live në spektakël.

Ndërsa grupi i Selinës festonte fitoren e papritur, Rogerti lexoi edhe paralajmërimin e fundit për grupin humbës:

“Vendimi për pasojat që do të ketë grupi që nuk është bindur, do t’ju komunikohet gjatë mbrëmjes së nesërme. Autoriteti i Vëllait të Madh nuk anashkalohet”.

Atmosfera është tensionuar menjëherë, me vajzat e grupit të Gretës që kanë reaguar ashpër, duke akuzuar për hipokrizi dhe duke debatuar me grupin kundërshtar.