E rëndë në burgun grek! Plagoset
shqiptari i rrezikshëm υrasës me pagesë,
tentoi të υriste mafiozin e njohur shqiptar

10 ditë pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, një tjetër shqiptar mbeti i plagosur sot në burgun e Malandrinos.

Gazetari Artur Bibe raporton se Meci është qëlluar me një thikë të improvizuar, nga i burgosuri grek N. E, i akuzuar për organizatë kriminale, i cili punonte në mensën e burgut.

46-vjeçari me origjinë nga Gjirokastra rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale.

Sipas policisë, të njëjtët individë kishin kryer edhe sulmin me zjarrvënie në një pikë karburanti në Argyroupoli më 23 shkurt.

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash në qendër të Athinës. I burgosur në burgun rural të Kasandrës, atij iu dha një leje 9 ditore gjatë së cilës u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro. Sipas tij, kjo me sa duket ndodhi sepse ish-shefi i agjencisë, i cili u vra disa muaj më parë, i kishte borxh para. Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht.

Pas lirimit të tij në vitin 2011, ai punoi si ndihmës në një bandë të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet nën mbrojtjen e bandës duhej të paguanin kërcënime me vdekje kundër tyre dhe të afërmve të tyre, 100 deri në 150 euro çdo dy javë. Meçi dyshohet gjithashtu se është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe “Pitsilas”, i cili besohet të jetë një ish-bashkëpunëtor i Meçit, në maj 2014.

Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo, u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Bëhet fjalë për vrajsen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në 2012 në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me të në Facebook me emër fals femre “Anastasia”. Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale. Por një vit më pas, vrasjen e mori përsipër Klodian Lekocaj dhe Meci u dënua me vetëm 10 vjet burg si bashkëpunëtor.

Meci është dyshuar nga policia greke edhe si personi që kishte marrë përsipër vrasjen e një drejtuesi të lartë të policisë greke dhe të mafiozit grek Manolis Karagianis, i njohur si “Karaflas”, ngjarje këto të pakryera nga Meci. Karaflas u vra më pas në vitin 2018 në një tjetër atentat.

Kush është më i pasur, Rama apo Berisha? Gazetarja: Kryeministri ka deklaruar…

Kuvendi i Shqipërisë, me 140 deputetë, është sot një përzierje pushteti dhe kapitali. Dhjetëra prej tyre vijnë nga biznesi, nga prona të trashëguara apo nga një jetë e konsoliduar ekonomikisht.

Anita Brahaj nga Open Data Albania dhe gazetarja Esiona Konomi kanë komentuar deklaratat e pasurive të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Për Konomin, një nga emrat më surprizues ka qenë deputetja Ana Dajko, që sipas saj ajo nuk kishte në plan as të shkonte në Parlament.

Konomi: Përshtypja më surprizuese ishte Ana Dajko. Ishte shumë e emocionuar kur e pyeta, kishte një pasuri që nuk e demonstron. Ajo më surprizoj. Edhe Vasil Llajo por nuk ishte surprizë për mua sepse njihej si biznesmen. Zonja nuk kishte në plan as për të shkuar në Parlament. Ka disa apartamente. Nëse do shkojmë te PD, më i pasuri është ish-gjyqtari Gjin Gjoni. Këtu e pata të pamundur të mos bëja llogari me makinë.

Brahaj: Kemi deputetë biznesmen edhe në krahun e djathtë, kemi edhe të tjerë që vijnë edhe nga karriera e magjistratit. Nuk ka rëndësi sa i pasur je por sa e mbron dhe e bazon këto të ardhura nga një biznes. Gjoni ka bashkëpunuar me bashkëshorten.

Nga ana tjetër, Brahaj u shpreh se as i përket deklaratave të pasurisë së Kryeministrit Edi Rama, ajo u shpreh se interesi më i madh ka qenë kur Rama deklaroi shtëpinë e tij. Për Konomin, kureshtja më e madhe ka qenë se sa i pasur është realisht Rama, duke kujtuar kohën që ai kishte qenë kryetar bashkie dhe deklaronte se paguhej vetëm 3 mijë euro.

Konomi: Kureshtja më e madhe është sa i pasur është kryeministri, që nga deklaratat që thoshte kam vetëm 3 mijë euro kur ishte kryetar bashkie, pastaj u suportua nga pasuria e bashkëshortes.

Po ashtu Brahaj ka komentuar edhe deklarimin e pasurisë së kreut të PD-së, Sali Berisha, ku ashtu si edhe Rama, sipas saj të dy kanë shërbyer për shtetin dhe kanë sjellë të ardhurat e tyre.

Brahaj: Ka të tjera të dhëna. Këto janë llogaritë koherente të dhëna në një vit. Deklaratat e pasurisë ndonjëherë tregojnë dhe ndonjë shtresë të mesme që të deklarojë llogari. Nuk ka qenë asnjëherë modest deklarimi. Bëheshe me vullnet, më pas u bë me deklarim. Fëmijët e Berishës deklaruan pasuritë e tyre.

Këtu po flasim për deklarata pasurie. Nuk kemi bërë ndonjë vetting. Kjo është çfarë subjektet kanë deklaruar. Prej më shumë se dy dekadash xhirojnë të ardhurat, por po t’i marrim të dy burrat e shtetit, ata kanë shërbyer në shtet dhe sjellin të ardhurat e tyre. Por nëse marrim anëtarët e tjerë të familjes, është ajo shtresa e mesme e lartë. Nuk kam ndonjë koment për të bërë.

Top Channel

Iu lut shqiptarëve për ndihmë! Ndahet nga jeta infermierja 27 vjeçare!

E donte jetën, ajo sapo kishte nisur karrierën në spitalin Rajonal të Korçës. Shfaqej e qeshur por fati mizor ia ndërpreu ëndrrat në mes duke lënë pas dhimbje dhe trishtim për familjarët, të afërmit, miqtë dhe kolegët.

Pasi luftoi me sëmundjen për më shumë se një vit, infermierja e Spitalit Rajonal të Korçës, një nga studentet me të mira të infermierisë, 27 vjeçarja Laura Avdolli ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Për me shume se një vit, Avdolli vuante nga karcinomë hepatike me metastaza pulmonare ndërsa pati një ndërgjegjësim të gjerë nga qytetarët për gjetjen e fondeve për operimin e saj. Por pavarësisht kësaj, Laura nuk ka mundur të mposhtë sëmundjen dhe sot ka mbyllur sytë.

Rreth një vit më parë ajo iu drejtuar shqiptarëve për ta ndihmuar për kurimin, një shumë relativisht e madhe iu ofrua, por sëmundja e mallkuar sot i mori jetën

I moshuari nga Kuçova në hall të madh! Gruaja nga Tirana i mori pulat dhe qindra kokrra vezë por i bën të paimagjinueshmen

Një banor nga fshati Salcë–Kozare në Kuçovë ka denoncuar në emisionin Fiks Fare një rast mashtrimi, ku sipas tij, një grua i ka marrë pula deti dhe qindra kokrra vezë, por prej muajsh nuk i ka dhënë paratë.

Sipas denoncuesit, kontaktin e parë me zonjën e ka pasur përmes një personi nga fshati, i cili shiste raki. Fillimisht, marrëdhënia mes tyre ka qenë korrekte, pasi gruaja ka marrë dy herë nga 150 kokrra vezë dhe ka paguar rregullisht. Por situata ka ndryshuar më pas.

Ai tregon se më vonë zonja ka marrë pula deti dhe sasi të tjera vezësh, për të cilat nuk ka bërë asnjë pagesë. Aktualisht, borxhi i saj kap vlerën 963 mijë lekë të vjetra, ndërsa sipas denoncuesit, ajo e ka mashtruar vazhdimisht duke i dhënë justifikime të ndryshme.

“Njëherë më thotë jam në komisariat, njëherë në spital. Vetëm lekët nuk m’i jep,” shprehet ai.

Denoncuesi thotë se zonja i ka treguar se produktet i duheshin për një kopsht në Tiranë, por nuk ka dhënë kurrë një emër apo adresë konkrete. Së fundmi, ajo i ka thënë se ndodhej e shtruar në spitalin e Saukut. I moshuari ka udhëtuar nga fshati drejt spitalit për ta takuar, por sipas tij, pasi e ka njoftuar se ndodhej aty, ajo i ka thënë të mos hynte brenda, pasi “nuk mund ta takonte”.

Gazetarët e Fiks Fare kanë verifikuar në spitalin e Saukut dhe rezulton se nuk ka asnjë paciente të shtruar me emrin Adile Gjeleshi, emër me të cilin është prezantuar zonja.

Në komunikimet telefonike me gazetaren, ajo mohon se ka mashtruar qytetarin dhe shprehet se pagesa është vonuar për shkak të “halleve personale”. Ajo premton se paratë do t’ia kthejë më 18 shkurt, duke theksuar se është “tregtare e ndershme”.

E pyetur për destinacionin e pulave dhe vezëve, ajo deklaron se i ka shitur në Milot. Madje, pranon se i ka marrë vezët me 700 lekë dhe i ka shitur me 500 lekë, duke pretenduar se ka dalë me humbje, por se është ndihmuar nga djemtë e saj.

Situata është tensionuar më tej kur zonja ka telefonuar sërish denoncuesin, duke i kërkuar emrin e gazetares dhe duke i thënë se mund të shkonte në shtëpinë e tij me “njerëzit e saj”, pasi ka “30 nipër” dhe nuk pranon të turpërohet. Denoncuesi e ka konsideruar këtë si kërcënim, ndërsa ajo e ka mohuar, duke thënë se “do të vinin vetëm për qejf”.

Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme, paratë ende nuk janë kthyer, ndërsa justifikimi i fundit i zonjës është se fondet “nuk i lirohen nga banka”.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 30 Janar 2026

Dashi

Dite mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do ju ece si e kishit programuar, kështu qe nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Beqaret do gjenden përballe një zgjedhjeje te vështirë për te cilët duhet te mendohen gjate. Ne planin financiar influenca e yjeve do jete e madhe. Tregohuni te matur ne mënyrë qe financat te përmirësohen.

Demi

Do përballeni me zhgënjime te mëdha gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe here pas here do vuani mjaft. Partneri nuk do kujdeset si me pare. As beqaret nuk do kenë fat ne dashuri dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Ne planin financiar gjerat do ecin mire. Mos harroni gjithsesi se keni edhe disa borxhe për te lare kështu qe shpenzoni me maturi.

Binjaket

Dite mjaft e tensionuar kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë personit qe dashuroni. Beqaret do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen dhe do mbeten serish vetëm. Edhe për financat do jete dite goxha e vështirë kjo e sotmja. Vetëm me kujdes dhe maturi mund t’ia dilni ta përmirësoni situatën.

Gaforrja

Sot do filloje një etape e re dhe shume e bukur ne jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe gjerat do iu ecin sipas parashikimeve. Do përjetoni kënaqësi dhe kjo është me e rëndësishmja. Beqaret do kenë një nga ditët me te veçanta dhe te mbushur me takime. Ne pune mos u nxitoni te hidhni hapa te pamenduara.

Luani

Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite. Për çdo gjë do flisni hapur me partnerin dhe nuk do ju mbetet asnjë brenge. Beqaret do jene plot angazhime dhe nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Kjo do jete diçka e parëndësishme për momentin. Ne planin financiar duhet te mësoni te ruani ekuilibrin. Po shpenzuar shuma marramendëse do keni probleme serioze.

Virgjeresha

Do jeni shume përtacë gjate kësaj dite dhe nuk do e ndryshoni aspak rutinën e jetës suaj ne çift. Kjo mund te sjelle probleme dhe mërzitje te madhe. Beqaret nuk do jene ende gati te ndryshojnë statusin dhe do vazhdojnë te mbeten si kane qene. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes prandaj gjendja sa do vije e do behet me e mire.

Peshorja

Atmosfera për ata qe janë ne një lidhje do ngrohet se tepërmi gjate kësaj dite dhe do ndiheni si ne ëndërr pranë personit qe dashuroni. Çdo çast do jete plot ngjyra. Beqaret do kenë një dite te favorshme dhe plot njohje te reja. Duke reflektuar mire mund te bëni edhe zgjedhje. Financat do fillojnë dalëngadalë te përmirësohen. Do mendoni edhe për te ardhmen.

Akrepi

Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe bëni atë qe do ju thotë zemra për momentin. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura dhe te palejueshme sepse do vuajnë tej mase. Ne planin financiar mos prisni qe problemet t’iu zgjidhen sa hap e mbyll sytë, prisni disa kohe.

Shigjetari

Dite e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do mendoje si t’iu beje te ndiheni si ne përrallë, kështu qe edhe ju duhet t’ia shpërbleni me dashurinë tuaj. Beqaret duhet te pranojnë te takohen me persona te rinj sepse vetëm ne këtë mënyrë mund te njohin partnerin ideal. Ne planin financiar priten vështirësi goxha te mëdha.

Bricjapi

Mos u tregoni te paduruar gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe mos hidhni asnjë hap për te cilin shume shpejt te pendoheni. Beqaret do e kërkojnë gjithë ditën princin e kaltër, por do e gjejnë vetëm atëherë kur do dorëzohen. Jeta është plot surpriza. Gjendja e te ardhurave do jete aq e mire saqë do kryeni edhe ndonjë investim me tepër.

Ujori

Jeta juaj ne çift ka rrezik te jete e paqëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do merreni vesh si duhet me partnerin dhe situata mund te ndërlikohet me shume nga sa e keni menduar. Beqaret do kërkojnë gjera te pamundura dhe nuk do ju plotësohen dëshirat. Buxheti do jete i mire nëse tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet dhe nuk jepni hua.

Peshqit

Dite e mrekullueshme dhe e mbushur me momente fantastike kjo e sotmja për te dashuruarit. Shfrytëzoni çdo sekonde sikur te ishte e fundit. Beqaret do kenë te papritura te këndshme te cilat mund t’ua ndryshojnë idenë qe kishin për jetën ne vazhdimësi. Financat sado qe te mundoheni sot nuk do arrini t’i mbani te qëndrueshme. Do përballeni me pasojat e gabimeve qe keni bere.

Niset për Itali, e pabesueshme cfare ju gjet ne trup te riut nga policia ne Rinas

Në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas është finalizuar operacioni policor i koduar “Siguria”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për trafikim të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjatë kontrolleve të intensifikuara, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e inteligjencës policore, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së aeroportit, kapën në flagrancë në dalje të Shqipërisë shtetasin shqiptar Halil Hysaj, 30 vjeç, rezident në Itali.

Nga kontrolli i kryer me skaner në bagazhet e tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë së bashku me municion luftarak, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas vijojnë punën intensive për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe zbatimin rigoroz të procedurave kufitare, me fokus parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Dalin pamjet e forta/ Grekët lëshojnë provokimin: Enver Hoxha është grek, ja shtëpia e lindjes dhe venndodhja!

Një “influencer” periferik shpik origjinën greke të Enver Hoxhës, në një përpjekje për të zbehur debatet mbi Çamërinë, Himarën dhe rrënjët shqiptare në Greqi…

Pretendimi i shpërndarë në rrjet nga një figurë pa peshë mediatike në Greqi, se Enver Hoxha ka lindur në Korinth me emër grek, nuk është një rast banal. Ai shfaqet në një moment kur raportimet investigative shqiptare mbi Çamërinë dhe identitetin e Himarës kanë tronditur qarqe nacionaliste greke. Narrativa absurde funksionon si bombë tymuese digjitale, për të relativizuar historinë dhe për të krijuar konfuzion mbi rrënjët shqiptare. Talljet e vetë banorëve vendas e rrëzojnë tezën, por përdorimi i saj tregon një strategji të njohur: kur faktet nuk ndalen dot, provohet manipulimi simbolik i figurave historike.

Restas Blasis, të paktën kështu prezantohet në rrjetet sociale, është një emër që nuk ka lidhje me mediat mainstream në Greqi. Ai prezantohet si një influencer social, por përmbajtja që sjell duket se fsheh diçka më shumë.

Athina, përkatësisht aparatet e saj, duket se janë tronditur nga konsistenca e medias shqiptare, veçanërisht nga gazetari Marin Mema, për raportimet e tij mbi identitetin shqiptar, kryesisht atë të popullsisë çame, si edhe nga “bomba” e kësaj jave mbi të vërtetat gjenetike të Himarës.

Për t’iu përgjigjur një teme që ka qenë popullore, me ndjekje shumë të madhe dhe që ka sjellë tronditje në mjediset “vorioepirote”, aparati i Megali Idhesë ka hedhur një bombë tymuese.

Blasis ka publikuar një video në rrjet, ku tregon një shtëpi në një fshat të Korinthit dhe pretendon se kjo është shtëpia ku ka lindur diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha, i cili, sipas tij, emrin e vërtetë e kishte Aleksandër Mavromaqis.

Influenceri tregon edhe një pllakë në një rrap aty pranë, si për të sugjeruar se ekziston një referencë historike, por tabela në fakt tregon vetëm se rrapi është monument natyror.

Ironia e kësaj bombe tymuese janë reagimet, të cilat nuk janë të pakta. Kryesisht janë komente nga grekë, madje edhe nga banorë të zonës ku i referohet influenceri.

“E vërtetë”, thotë njëri, “aty kemi edhe varrin e të parëve të Donald Trump-it”. Një tjetër thotë se është e vërtetë që Enveri ka qenë nga Korinthi, pasi babai i tij tallej me kushërinjtë dhe u thoshte se “ti je vjehrri i Hoxhës”.

Pronari i shtëpisë, që identifikohet me emrin Iro Papanikolau, thotë se Aleksandri, të cilit i referohet influenceri si Enver Hoxha, ka qenë vëllai i gjyshes së saj, Katerina. Ndërsa shtëpia ka qenë në pronësi të dajës së tyre, Leonidha. “Ajo shtëpi është e jona tani, por ne ruajmë gjithmonë gëzimin e fëmijërisë”, shprehet ajo.

Tallja vijon në komente, por herë pas here ka edhe reagime që përpiqen të mbrojnë tezën e influencerit, të cilave më pas banorë të zonës u përgjigjen me sarkazëm.

Megjithatë, e gjithë kjo nuk duket si një tezë e hedhur rastësisht. Përkundrazi, ngjan sikur kemi të bëjmë me një betejë digjitale që synon t’i kundërvihet ndërgjegjes shqiptare për të vërtetën e rrënjëve, kryesisht për popullsinë e dëbuar me dhunë nga Greqia dhe për atë që Athina e quan “Vorio Epir”.

Në shikim të parë, duket si një idiotësi, nga ato që prodhohen shpesh nga mitomanë ballkanikë, të cilët nuk mungojnë. Por kjo nuk ngjan me një fantazi bio-mitomane të zakonshme, që zakonisht janë argëtuese për shkak të hiperbolës së theksuar.

E sforcuar deri në absurditet, kjo narrativë ngjan më shumë me një manovër tipike shërbimesh, ku hidhet një gur në një lumë të kontrolluar dhe më pas lihet që të turbullohet nga qindra “të mençur”, pa u zbardhur kurrë.

Nuk është aspak çudi që nga ky “influencer”, apo nga të tjerë të ngjashëm, në ditët dhe javët që vijnë të shfaqen edhe “xhevahire” të tjera mbi “grekët që qeverisën Shqipërinë”.

Metafora ka një objektiv të qartë. Synon t’i kundërvihet historiografisë që Athina nuk e ndalon më dot, ku faktet po dalin përditë nga arkivat dhe tregojnë se Greqinë moderne e themeluan, e drejtuan dhe e ndërtuan shqiptarët që jetonin në ato treva.

Metafora me Enver Hoxhën duket e mirëmenduar, pasi në të kaluarën janë bërë tentativa të ngjashme edhe me Gjergj Kastriotin Skënderbeun, të quajtur Jorgo. Por duket se e dinë mirë që me heroin kombëtar shqiptarët nuk pranojnë të luhet. Dhe ndoshta kundërpërgjigjet mund të mos jenë shumë “ortodokse”, siç thonë latinët./Pamfleti

SHIKO VIDEON

Vizita e Ramës në Izrael, Ilir Kulla: Nuk është prishur me Erdoganin, ja çfarë po luhet në prapaskena

Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Kulla, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael dhe reagimet që ajo ka ngjallur në Turqi.

Në një intervistë për emisionin “Të Pashoq”, në kanalin në YouTube të Pamfletit, Kulla tha se pavarësisht deklaratave të forta të Ramës në Knesset dhe reagimeve që kanë ardhur nga Ankaraja, nuk bëhet fjalë për një përplasje reale mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Ai theksoi se Rama historikisht ka ditur t’i menaxhojë marrëdhëniet personale dhe publike në mënyrë të tillë që të ruajë gjithmonë një hap rezervë në raportet ndërkombëtare.

Kulla nënvizoi se edhe çështje të ndjeshme, si një zhvendosje e mundshme e ambasadës shqiptare në Jerusalem, nuk do të sillnin pasoja reale në marrëdhëniet me Ankaranë, duke kujtuar se Kosova e ka bërë një hap të tillë dhe vijon të ketë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë.

Sipas Kullës, reagimet e ekzagjeruara ndaj vizitës së Ramës janë pjesë e një strategjie të mirëmenaxhuar komunikimi politik, ku rrjetet sociale luajnë rol kyç. Ai shtoi se kryeministri përdor me mjeshtëri perceptimin publik për të paraqitur veten si faktor balancues mes Lindjes dhe Perëndimit.

Pjesë nga intervista:

-Tani, kjo vizitë e Ramës në Izrael, padyshim, sikurse pritej, edhe për faktin e deklaratave të forta që bëri në Knesset, ka ngjallur reagime të forta nga nga Ankaraja, nga Turqia. A është kjo fillimi i një përplasje të madhe mes kryeministrit Rama dhe, në thonjëza, mentorit të tij Erdogan në Turqi? Apo jo?

Ilir Kulla: Po jo. Këtu më nxori një argument në raport me atë që thesh. Gjithmonë Rama në mënyrën se si ka luajtur marrëdhëniet publike, ka lënë, mendoj se në këto marrëdhëniet e veta personale që i krijon me njerëzit, si ato që ka pasur me Erdoganin, ka gjithmonë diçka më tepër, ka nga një më mbrapa në mendje e të tjerë. Dhe për këtë ka luajtur me me këta, jo me biznesmenë aty e të tjerë. Të kujtohet që kur u krijua Air Albania si një gjë shumë e madhe e të tjerë. Dhe pastaj…

-Falimentoi, po.

Ilir Kulla: Jo. Jo falimentoi, e falimentuan këta. Mbi, nuk e di sa udhëtime shtetërore janë bërë që s’janë paguar kurrë kostot e të tjerë. Po, e rrjedhshme është që s’ekziston më. Pra, çështja është që dhe me Turqinë, ne realisht, konkretisht, përveç ndihmës që na ka dhënë Turqia në raport me tërmetin, ëh me rindërtimin, këto që kemi me NATO-n, bashkëpunimi ushtarak e të tjerë e të tjerë, me shëndetësinë në kohën e COVID-it, megjithëse shumica e njerëzve kanë shkuar me paratë e veta që të jemi të qartë. Konkretisht me Turqinë, në këto 13, 14 vjet, çfarë kemi bërë realisht? Po çohesh në Turqi-Serbinë, ti e sheh që Turqia dhe Serbia, pavarësisht se nuk janë kaq të afërta me njëra-tjetrën, po nga pikëpamja e biznesit, e zhvillimit e të tjerë, kanë shkëlqyer. Ne e konceptuam dhe njëherë marrëdhënien me Turqinë, hajde të marrim njërin se s’po ja përmend emrin, se kam muhabet me të, një biznesmen nga Vlora, po e fusim aksioner, po e fusim me këtë. Jo hajde të shkojmë, jo bëjmë shou, bëjmë pushime, jo bëjmë takim, bëjmë shou. Konkretisht, pas 13, 14, 14 vjetësh, çfarë kemi me Turqinë? Shumë pak gjëra kemi me Turqinë. Kemi Çalikun, po Çaliku ka ardhur në kohë të Fatos Nanos, nuk ka ardhur as në kohë të Berishës, as as në kohë të Ramës. Bizneset e Çalikut janë në Shqipëri ato që janë më të rëndësishmet, grupi Çalik. Kemi bankën, po dhe ajo atëherë ka ardhur. Madje në këtë moment që flasim mbase s’kemi as Turkish Airlines sepse ja hoqën fluturimet Turkish se do t’i jepnin ekskluzivitetin kësaj, ëh Air Albania-s.

-Jo tani Turkish Airlines e ka marrë në dorë se…

Ilir Kulla: Jo jo, po do fillojë, do rifillojë fluturimin se deri tani ka qenë pa fluturim fare. Domethënë, nuk është se kemi ndonjë gjë të madhe me Turqinë. Kemi pasur vetëm shou. Turqia ka hedhur para këtu për jo rindërtimin, këto gjërat që the, po gjithë kjo ka qenë shou.

– Në momente kyçe elektorale ka kontribuar.

Ilir Kulla: Jo xhanëm, e pra, e pra, e, është shfrytëzuar politikisht edhe është imagjinuar politikisht dhe ka luajtur, madje ka luajtur në një mënyrë as kështu, as ashtu, se i ka thënë që ja unë do t’i sulmoj gylenistët, do i pastroj gylenistët, po pastaj gjithë gylenistëve u dha shtetësinë dhe i ka punësuar si këshilltarë. *noise* Këtë ta thotë një njeri që Erdoganin e ka takuar disa herë. Herën e fundit unë me Erdoganin, e me dikë tjetër që s’duhet t’i përmend ata dy zotërinjtë e tjerë. Kemi ndenjur tre orë e gjysmë në tavolinë në Sarajevë para shtatë vjetësh. Duke biseduar pikërisht këto gjërat me Shqipërinë. Pra, pas 13 vjetësh çfarë kemi ne me Turqinë? Shumë pak gjëra. Pra, edhe me Turqinë është luajtur me imazh. Pra, le ta shohim kështu. A shqetësohen turqit po të lëvizim ne ambasadën në Jeruzalem? Do bëjnë disa deklarata e të tjera. Po de facto, Kosova e çoi ambasadën në Jeruzalem, po marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera. Nuk është se i prish ndonjë punë. Kështu që, as mos ta shohim menjëherë kështu sikur dikush këtu është i rëndësishëm të tregojë që dikush në Turqi u nxeh për shkak të vizitës në Jeruzalem dhe prandaj ne jemi kaq të rëndësishëm se ndryshe na vjen Turqia. A mos jemi në kuadër të këtij manipulimi sërish? Dhe sidomos sot në kohën e rrjeteve sociale, kjo gjë është shumë e thjeshtë për liderët. Pse është e lider, për liderët shumë e thjeshtë kjo gjë? Shiko, deri dje, kur nuk kishte rrjete sociale, kur nuk kishte këtë lloj komunikimi publik, të qeverisje një vend si Shqipëria ishte problem, sepse ki parasysh, çdo qark donte të vetin, çdo katund donte të vetin, partitë politike, Fatos Nano i shkretë kishte aty brenda KPD-në e kryesinë e i çanin kokën ministrat, të gjithë ata, jepte të gjithëve llogari atyre. Ky sot as as i takon më, domethënë, ja ka deleguar Taulant Ballës grupin parlamentar. Dhe e vetmja mënyrë që komunikon ky me njerëzit janë rrjetet sociale. Pra, kush të thotë ty dhe mua që nuk është pikërisht interes i këtij zotërisë sot, për problemet që ka, në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse është një një aktor i jashtëzakonshëm për këtë pjesë, që i intereson pikërisht që t’i thotë edhe dikujt në Perëndim, e shikon që m’u mërzitën myslimanët? Kështu që mos më lëshoni se unë ja, unë jam ai që po luaj, që po bëj ekuilibër. Aq më tepër që ka një opozitë budallaqe këtu që nuk e kuptojnë. Bie direkt në këtë gracë. Kështu që nuk e si pashë ndonjë gjë të veçantë nga Turqia. Pashë nja 20 veta që ishin mbledhur këtu, Mexhlisi, një organizatë këtu në qendër të Tiranës, edhe ata i kishin nxjerrë pikërisht në rrjetet sociale të Edi Ramës, edhe në këto mediat pro-qeverisë, që të thonin, ja shihe, e shikon si na janë nxehur këta? Po nuk është se pashë që nuk zu gjumi njeri në Stamboll apo, ku di unë, Hakan Fidani i shkretë, që e njeh Shqipërinë që kur ka qenë kreu i TIKA-s, kur unë kam qenë kryetar i kulteve para 21 vjetësh, ai ka qenë kreu i TIKA-s e pastaj drejtor i shërbimit sekret pra e njeh në detaj. Nuk e zu gjumi se bëri Rama vizitë në në në Jeruzalem. Sepse kanë halle të tjera. Ki parasysh, kanë Iranin në kufi. Turqia gjithë këto ditë është shprehur, mos sulmoni Iranin, mos, mos zgjerojmë konfliktin, mos zgjerojmë luftën e të tjerë. Është, ka kaq shumë halle bota, domethënë, Ukraina e të tjerë e të tjerë, saqë të mendosh që një vizitë periferike e një vendi shumë periferik, në një kohë që s’prodhon asnjë lajm ndërkombëtarisht, sepse lajm ndërkombëtarisht do të ishte për shembull zhvendosja e ambasadës në në Jeruzalem. Besoj që më shumë kjo shkon në llogjikën që i intereson dikujt këtu të tregojë që kemi një lajm dhe duhet të ta them. Është i jashtëzakonshëm. Administrimi i menaxhimit publik të lëvizjeve të tij është i jashtëzakonshëm.

Historia e rralle/ Ja si konvertoheshin hebrenjtë në myslimanë në vitet 40 në Shqipëri

Në emisionin  “Now” me Erla Mëhillin këtë të mërkurë janë publikuar disa dokumente ku paraqitet sesi hebrenjtë në Shqipëri konvertoheshin në myslimanë dhe në besime të tjera fetare. Në dokumentin e vitit 1940 paraqitet shkrimi i cili tregon sesi një çift hebre ka vendosur të konvertohet në myslimanë.

“Sipas njoftimit të bërë nga kryenyftia e zonës Tiranë, vërtetojmë se zoti Sikfrid dhe zonja e tij me nënshtetësi shqiptare të regjistruar në zyrën civile në Shkodër me vullnetin e tyre të lirë kanë pranuar të përqafojnë fenë islamë duke kryer formalitete të nevojshme fetare kështu quhen pjesëtarë të këtij komunitetit të besimit mysliman dhe me emrat e rinjë qe i kanë pëlqyer,” theksohet në letër.

Historiania, Nevila Nika u shpreh se këto konvertime i përkasin periudhës së luftës teksa theksoi se kjo bëhej që hebrenjtë të mos identifikoheshin nga pushtuesit në vendin tonë.

“Certifikatat e konvertimit janë hapur diçka që e cila vinte për shtat familjeve hebreje për të mos u identifikuar nga pushtuesit. Si ky dokument ke edhe te komuniteti katolik, ortodoks. Ka shumë si këto. Natyrisht kanë bërë edhe falsifikime”, tha ajo ndër të tjera.

“Po bëhem 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur …./ Rrëfimi prekës i Elijonës

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka bërë një rrëfim shumë prekës në dhomën e rrëfimit, duke prekur zemrat e publikut me historinë e saj personale.

Teksa po festonte ditëlindjen e saj të 19-të brenda shtëpisë më të madhe në vend, Elijona u shfaq e vetmuar dhe e emocionuar, duke shpërthyer në lot gjatë rrëfimit të saj.

“Zakonisht për çdo ditëlindje mërzitem, por kur mërzitem e kam të paktën babin ose familjen që ma heqin pak mërzinë. Tani jam krejt vet dhe mosha që do ta mbush po më mundon, sepse motra ime kur i ka pasur 19 vjet ka ndërruar jetë dhe tani unë arrita në moshën e saj. Nuk po më duket fer të jetoj në të… nuk e di”, u shpreh ajo mes lotësh.

Në vazhdim, Elijona shtoi se kjo ditëlindje shënon një tjetër moment të vështirë në jetën e saj pa njerëzit më të dashur.

“Janë bërë katër ditëlindje, tani po bëhet e pesta që e festoj pa nënën dhe motrën”, tha ajo duke qarë.

Historia e Elijona Binakajt konsiderohet si një nga më të dhimbshmet. Nëna dhe motra e saj kishin humbur jetën në një aksident tragjik me autobus në Kroaci, teksa po udhëtonin nga Gjermania drejt Kosovës për vizitë.

Rrëfimi i saj i sinqertë dhe i ndjerë ka ngjallur reagime të shumta nga publiku, i cili ka shprehur mbështetje dhe empati për Elijonën, duke e vlerësuar guximin e saj për të ndarë një histori kaq të dhimbshme në një moment kaq të ndjeshëm.