LIVE në Tiktok nga qelia, shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

Një shtetas shqiptar ka arritur të fitojë rreth 20 mijë paund përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, i realizuar nga brenda qelisë së burgut në Manchester.

Bëhet fjalë për Eugert Merizaj, i cili dyshohet se ka përdorur një telefon celular të futur në mënyrë të paligjshme në ambientet e burgut. Sipas mediave britanike, ai ka marrë pjesë në një format të njohur të platformës TikTok, të quajtur “battle”, ku dy përdorues transmetojnë njëkohësisht dhe kërkojnë nga ndjekësit të dërgojnë dhurata virtuale.

Këto dhurata konvertohen në pikë dhe më pas në para reale. Brenda vetëm shtatë minutash transmetim, Merizaj ka grumbulluar mbi 5.4 milionë pikë, që përkthehen në rreth 20 mijë paund.

Ai përdorte disa llogari në TikTok, ndërsa ajo kryesore kishte mbi 45 mijë ndjekës. Të ardhurat dyshohet se janë depozituar në llogarinë bankare të një personi jashtë burgut.

Në transmetime të tjera, Merizaj shfaqej duke pirë cigare dhe duke mbajtur veshje firmato, ndërsa u thoshte ndjekësve se autoritetet britanike nuk mund ta deportonin pa miratimin e tij.

Merizaj është dënuar në vitin 2022 me 32 vite burg për vrasjen e një shtetasi irakian, Hemawand Ali Hussein, i cili u qëllua për vdekje në një banesë në Hartlepool në vitin 2019.

Sipas rregullave në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasit e huaj të dënuar për krime të rënda duhet të deportohen pas një pjese të dënimit. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Fierit njohu vendimin e gjykatës britanike dhe vendosi që Merizaj të vuajë dënimin në Shqipëri, në burgun e Peqinit, pasi t’i zbritet koha e kryer në Angli.

Pas publikimit të rastit, kompania TikTok njoftoi se ka mbyllur të gjitha llogaritë e lidhura me Merizajn dhe ka bllokuar mundësinë e tërheqjes së fondeve./ The Sun/

Greqia, politikania: Edi Rama u dërgua në Harvard me bursë nga fondacioni grek! E zgjodha unë, kam bërë shumë gabim

Media greke “Protothema” ka publikuar së fundmi një artikull në të cilin i referohet një deklarate të bërë nga ish-deputetja e Demokracisë së Ren, Niki Tzavella, lidhur me studimet e kryeministrit Edi Rama në Universitetin e Harvardit.

Sipas ish-deputetes, kreu i qeverisë shqiptare ka studiuar në Harvard falë një burse të financuar nga një fondacion grek, në një periudhë kur ai mbante funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ajo thekson se në atë kohë ishte nënkryetare e fondacionit dhe përgjegjëse për përzgjedhjen e studiuesve nga Evropa Juglindore.

Në një postim të bërë në platformën “X”, Tzavella pohon se ishte vetë ajo që e përzgjodhi Ramën për këtë bursë. Sipas asaj, një nga kriteret kryesore për përfitimin e bursës ishte prejardhja nga minoritetet. Ajo pretendon se Rama e përmbushte këtë kriter, pasi nëna e tij ka qenë me origjinë greke.

Shkrimi i medias greke

Megjithatë, Tzavella e cilëson sot këtë vendim si një “gabim të madh”. Në deklaratën e saj, ajo shprehet se në kohën kur u mor vendimi, Rama nuk kishte profilin që ka sot dhe se përzgjedhja u bazua në njohuritë e saj për Shqipërinë dhe situatën institucionale në vend.

“30 vjet më parë ai nuk ishte famëkeq. E zgjodha për shkak të njohurive të mia shumë të mira për Shqipërinë, për shkak të punës sime të mëparshme atje. Ai ishte gjysmë minoritet, kishte kualifikimet e kërkuara (kryetar bashkie, të cilat nuk i kishin njerëzit e tjerë të minoriteteve. Ishte e detyrueshme që ai të ishte institucional) dhe sigurisht që ishte i aftë”, shkruan Tzavella, duke shtuar se në atë periudhë kishte shumë pak kandidatë nga Evropa Juglindore që plotësonin kushtet për një arsimim në Harvard.

Ajo gjithashtu përmend se një tjetër shqiptar që përfitoi nga i njëjti program studimi u bë më vonë Ministër i Financave, duke theksuar se fondacioni kishte nxjerrë figura të rëndësishme politike nga rajoni.

Megjithatë, lidhur me këto deklarata të ish-deputetes greke dhe pasqyrimin e tyre në median Protothema, deri në këto momente nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga kryeministri Rama.

Nga ana tjetër, vlen të theksohet një element që ngre pikëpyetje mbi saktësinë e deklaratës së ish-deputetes. Në postimin e saj, ajo shprehet se bursa i është dhënë Edi Ramës rreth 30 vjet më parë dhe se ai ishte një kandidat i plotësuar, për shkak edhe se mbante funksionin e kryetarit të bashkisë.

Por, kjo periudhë “30 vite më parë”, që ish-deputetja e cek i përket viteve 1995-1996, ndërkohë që Edi Rama është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2000 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2011.

https://x.com/tzavelaniki/status/2012163854332023031?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2012163854332023031%7Ctwgr%5E66da775abdc07ab5821d332df8a8fadcd816c72a%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Facnevulgaristreatments.com%2F2026%2F01%2F25%2Fdeklarata-te-forta-nga-greqia-politikania-edi-rama-u-dergua-ne-harvard-me-burse-nga-fondacioni-grek-e-zgjodha-une-kam-bere-shume-gabim%2F

Përqafim dhe…/ Limi dhe Alba surprizojnë me një moment afrimiteti

Limi dhe Alba kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut me një moment afrimiteti brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Pas një periudhe të mbushur me tensione, debate dhe situata të ndërlikuara që kanë përfshirë edhe Dolcen, dyshja duket se po gjen sërish një gjuhë të përbashkët.

Gjatë një momenti spontan, Limi iu afrua Albës dhe e përqafoi, por reagimi i saj ishte i papritur.

Ajo i kërkoi që përqafimi të mos ishte i ftohtë apo formal, duke i thënë: “Jo kështu formalisht”.

Ky koment u interpretua nga shumëkush si një shenjë se Alba pret më shumë sinqeritet dhe ndjeshmëri nga ana e tij.

Afrimi i tyre vjen pas gjithë dramave që kanë ndodhur në shtëpi, ku marrëdhënia mes Limit dhe Albës ka kaluar ulje-ngritje dhe ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.

Ky moment i vogël, por domethënës, ka hapur diskutime të reja mes banorëve dhe ndjekësve të formatit, të cilët po ndjekin me interes çdo zhvillim mes tyre.

“Mateo është shumë djalë i mirë”/ Nëna e Brikenës flet për herë të parë: Kemi qenë dakord…

Pas takimit surprizë me të bijën në shtëpinë e BBV, mamaja e Brikenës ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”.

Ajo ka folur për rrugëtimin e Brikenës, raportin e saj me Maton dhe mbështetjen e pakushtëzuar të familjes për çdo vendim të vajzës së tyre.

Më tej ajo shprehu respektin që ka për Mateon.

“Jemi të kënaqur me Brikenën. I urojmë suksese. E njëjta Brikenë që është në shtëpi, është edhe këtu. Duhan i thashë mos të pijë shumë. Kemi qenë dakord për të hyrë në BBV. Është një vajzë inteligjente. Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt. I urojmë shumë suksese. Nga ana jonë nuk ka asgjë. Jemi me Brikenën, çfarë të vendosë ajo, me atë jemi dhe ne. Nuk jemi kundër kurrë gjëje. Brikenën e presim me fitore. Çfarë të vendosë Brikena, ne jemi me atë”, u shpreh ajo./ Top Channel

“Mateos i është rindezur shkëndija e fikur ndër vite”, Aulona Musta: Brikena ka një histori jashtë, ka frikë nga…

Aulona Musta ishte e ftuar në “Fan Club”, ku komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos.

Sipas saj, duket qartazi që Mateo ka pëlqim ndaj Brikenës, ndërsa për këtë të fundit hodhi dyshimin se ka një histori jashtë.

“Nga ana e Mateos po, mbase i është rindezur një shkëndijë që ka qenë e fikur brenda këtyre viteve. Brikena mund të ketë një histori jashtë që mund të ketë frikë, trembet”, u shpreh Aulona.

Ndër të tjera ajo tha “Unë personalisht mendoj se pavarësisht dëshirës së publikut, faktit që janë të bukur, unë mendoj që nga ana e Brikenës nuk ka interes dhe pëlqim. Nga ana e Mateos po, mbase i është rindezur një shkëndijë që ka qenë e fikur brenda këtyre viteve. Po bëhet gati një muaj që janë gati në shtëpi dhe duket që Brikena është shumë e prerë. Pas asaj që pa mbrëmë, ajo duket sikur ka një lloj zhgënjimi që Mateo ka nxjerrë shumë detaje.

Brikena mund të ketë një histori jashtë që mund të ketë frikë, trembet. Edhe vetë Brikenën e kemi parë që është liberale. Si personazh ka ngritur shumë pikëpyetje. Në fillim tha ‘skam pasur asnjëherë të dashur’, më pas tha ‘kam puthuar më parë’. Pse po e bën këtë… mendoj se për faktin që është paragjykuar donte ti ndryshonte mendjen publikut shqiptar, duke e ditur që pika e dobët është nderi, që gatuan për vjehrrën, nuk flirton. E hëngri publiku, në BBV është e pamundur të gënjesh për shumë gjatë. Pavarësisht se ka gjëra pozitive këtë kartë që u fut në fillim, s’duhet ta kishte luajtur”.

Aksident TRAGJIK në vend, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, në fshatin Agim.

Sipas informacioneve paraprake, një 35-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale.

“Gruaja duhet t’i shërbejë burrit”, Neritani i “hakërrehet” Eni Çobanit: Ua keni hapur sytë!

Kristina ka sjellë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobanin bashkëshortin e saj Neritanin. Në klipin e tyre prezantues, situata mes çiftit duket tejet e tensionuar. Kristina kërkon të drejtat e saj, kurse Neritani shprehet se gruaja duhet t’i shërbeje burrit.

Në përballjen në studio, Neritani i drejtohet Eni Çobanit ku thotë se ajo ua ka “hapur sytë”, grave që të kërkojnë të drejtat e tyre, teksa vazhdon me mendimin se gruaja e tij Kristina e ka për detyrë që t’i shërbejë atij, fëmijëve dhe nënës së tij.

Kristina: Me këtë zotërinë jam martuar në vitin 2014. Ky zotëria të gjitha vendimet, i merr vetë, nuk më pyet për asgjë.

Neritani: Për çfarë duhet të të pyes unë ty?

Kristina: Për çfarë më ke marrë ti mua?! Vetëm për të shërbyer.

Eni Çobani: Për çfarë mendim e ke fjalën?

Kristina: Edhe për ato më të thjeshta. Vetëm i kam shërbyer këtij, nënës të këtij dhe mbesave të këtij.

Neritani: Burrit i ke shërbyer, e ke për detyrë. Pse për çfarë të mor unë ty?! Po ashtu rrija beqar unë.

Kristina: Ore a me ke dashur ndonjëherë ti apo jo?

Neritani: Po mos të të doja, nuk do të ishim këtu sot. Të kam dashur, por ti më dukesh se do më shumë pasurinë se sa burrin.

Kristina: Po se ku do jetoj unë, në rrugë do dal?! Jam martuar me këtë zotërinë më ka thënë që ka një shtëpi katër katëshe bashkë me vëllain e tij. Në fillim ka jetuar me nënën e tij, më pas kemi hyrë në shtëpinë katër katëshe, dy kate ne dhe dy kate vëllai i tij.

Eni Çobani: Nënën e keni mbajtur ju?

Kristina: Po e kemi mbajtur ne.

Eni Çobani: Keni sjellë në jetë sa fëmijë?

Neritani: E kemi për detyrë që ta mbanim nënën, ta lija në rrugë?!

Eni Çobani: Kjo është një detyrë që u ndahet të gjithë fëmijëve të nënës, jo vetëm njërit. Megjithatë ti e ke mbajtur nënën shumë mirë. Tani kjo vajza është martuar me ty jo me nënë, por e ka gjetur aty, i ka shërbyer dhe shumë mirë ka bërë.

Kristina: I kam shërbyer nënës dhe dy mbesave të këtij, sepse vëllai i tij ka qenë i darë nga gruaja e parë dhe mbesat i mbante nëna. Mbesat jetonin me ne dhe kur sëmureshin i çonim ne edhe në shkollë i çonim ne.

Neritani: Për këto më sjellë mua sot ti moj!

Kristina: Kam heshtur për 12 vite. E bëre vetë veten që unë sot kam ardhur këtu.

Neritani: S’ke faj ti jo! Të është hapur shumë syri ty, ua ka hapur zonja Eni syrin ju grave!

Kristina: Zonja Eni nuk është në shtëpi me ne dhe s’e di se çfarë kam hequr unë për 12 vite.

Eni Çobani: Përdore sa të duash ti këtë fjalën, se mua nuk më prek, vetëm më ngre sa më shumë dëshirën për të përkrahur gratë. Do ua hapim sytë grave se nuk janë atje vetëm, për t’iu larë dhe shpërlarë ju. Shërbimin ta bën, ajo po kërkon një dashuri dhe vendimmarrje që ke për detyrë t’ia japësh./tvklan.al

Surprizë emocionuese për Brikenën, banorja ‘shpërthen’ në lot pas takimit me nënën e saj/ Mateo: Të kërkoj falje… (Video)

Brikena ka marrë një surprizuese këtë të shtunë.

Pas një rrëfimi emocional në living, banorja doli jashtë në oborr, aty ku pa një tepsi me fli, e përgatitur nga nëna e saj.

Më pas, ishte kjo e fundit e cila doli nga dhoma e dëshirave dhe u takua me Brikenën, e cila nuk i mbajti dot lotët.

Pasi e takoi, nëna e Brikenës tha: “I përshëndes të gjithë banorët. Mateon dhe të gjithë të tjerët. Jeni shumë të mirë”.

Më pas ishte Matoeo i cili doli në oborr dhe takoi pikërisht nënë e Brikenës, duke i thënë: “Të kërkoj falje nëse ju kam lënduar juve dhe Brikenën”.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 25 janar 2026

Dashi
Gjatë fillimit të ditës mund të ndiheni disi të pavendosur dhe të pasigurt. Megjithatë, ndërsa dita vazhdon, vetëbesimi juaj do të rritet dhe do të ndjeni shumë fuqi nga brenda. Shtyni çdo vendim të rëndësishëm deri pasdite ose në mbrëmje.


Demi
Tani është një kohë e mirë për të kërkuar një punë që ju jep mundësinë të shfrytëzoni aftësitë tuaja të jashtëzakonshme krijuese. Mund të shkëlqeni lehtësisht në punë që nxjerrin në pah cilësitë tuaja artistike dhe imagjinative. Mos i lini këto dhurata të mrekullueshme të shkojnë dëm.
Binjakët


Je i tunduar të ecësh përpara me diçka edhe pse thellë-thellë e di se kjo nuk është pikërisht gjëja më e zgjuar për të bërë. Dy pjesë të personalitetit tënd janë në konflikt me njëra-tjetrën, duke e bërë të vështirë për ty të ecësh përpara. Për momentin, qëndro pak mënjanë.
Gaforrja


Përfshi më shumë emocione në punën tënde. Tregoju njerëzve se je i apasionuar pas asaj që bën, në vend që ta bësh punën thjesht nga detyrimi ose për një pagë. Nëse nuk ndihesh i fortë emocionalisht për atë që bën, atëherë gjej diçka të re.
Luani


Je në një pozicion të vështirë sot. Që të ecësh përpara me punën tënde, duket se do të duhet të shkelësh mbi gishtat e dikujt tjetër. Ji i ndjeshëm ndaj këtij personi tjetër ose veprimet e tua do të kthehen keq më vonë.
Virgjëresha


Një mundësi financiare me fat është brenda mundësive tuaja. Një lloj bonusi parash mund t’ju vijë nëse i luani letrat siç duhet. Kini kujdes për një investim ose bonus afatshkurtër që lidhet me punën tuaj. Shpërblimet do të jenë mjaft të dobishme.
Peshorja


Për pjesën më të madhe, ndiheni mjaft të sigurt në punën tuaj. Megjithatë, sot mund të ndjeni një problem të vështirë. Një zë i vogël në kokën tuaj po ju thotë të jeni të kujdesshëm dhe të merrni parasysh të gjitha perspektivat. Sigurohuni që ta merrni parasysh këtë këshillë.
Akrepi


Qëndrimi urdhërues i dikujt po të bezdis. Sigurohu që ta përballosh këtë person dhe t’i shpjegosh se si po të ndikojnë veprimet e tij ose të saj. Mos u sill keq ose paedukatë për këtë çështje. Në vend të kësaj, përqendrohu te ndjenjat e tua dhe te respekti që ata meritojnë.
Shigjetari


Ka shumë energji nervore që ju rrethon. Po ndjeni presion nga të gjitha anët për të vepruar ose për të kryer një veprim të caktuar. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, do të gjendeni në një betejë të vështirë. Jini të duruar me të tjerët dhe përpiquni të mos reagoni tepër.
Bricjapi


Gratë ka të ngjarë të jenë burime veçanërisht të rëndësishme për ju sot. Dëgjoni ato që kanë për të thënë dhe merrni parasysh këshillat e tyre. Gratë përreth jush kanë një pasqyrë të situatës suaj personale që ju mund të mos e shihni as vetë. Dëgjoni me kujdes.
Ujori


Përqendrohuni në trendet më të mëdha në vend që të përfshiheni në ulje-ngritjet e përditshme. Thashethemet që lidhen me punën dhe idetë e parëndësishme ka të ngjarë t’ju mërzisin nëse i lejoni. Mos jini kaq të ndjeshëm ndaj këtyre trendeve kalimtare. Kthejeni vëmendjen tuaj në diçka më të madhe.
Peshqit


Je i zënë në një pozicion të vështirë në të cilin duhet të shfaqësh vetëbesim të madh, por megjithatë një pjesë e jotja ndihet jashtëzakonisht e cenueshme dhe e dobët. Mos u mbingarkoni nga emocionet tuaja të pasigurta. Mblidhni forcën tuaj të jashtëzakonshme dhe vazhdoni

Aksident tragjik në Itali, ky është 20-vjeçari shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën (FOTO)

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka, 20 vjeç, nga Lezha banues në Itali. Sipas mediave vendase, ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo–Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë së Stafardës.

Shkak i aksidentit ishte një përplasje e fortë mes një kamioni dhe një automjeti tip “Audi”, që drejtohej nga i riu shqiptar. Përplasja rezultoi fatale për 20-vjeçarin, ndërsa pas ngjarjes rruga u mbyll për disa orë, duke shkaktuar trafik dhe kaos të madh në zonë, ndërkohë që autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.