“Trump po kalon vijat e kuqe”/ Kryeministri belg me deklarata të forta ndaj Presidentit amerikan: Jemi drejt fundit të epokës 80-vjeçare të Atlantizmit

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, ka bërë deklarata të forta në lidhje me politikën e jashtme të Donald Trump dhe ndikimin e tij në marrëdhëniet transatlantike.

Ai tha se Europa është në një rrugë kryqëzimi dhe se ka arritur një moment vendimtar për të vendosur politikën e saj të jashtme.

Në komentet e tij, De Wever theksoi se deri tani, Evropa ka tentuar të “qetësojë” presidentin e SHBA-së, duke shpresuar të fitojë mbështetje për luftën në Ukrainë dhe duke toleruar tarifat e vendosura nga Trump. Por, ai shtoi se po kalohen kaq shumë “vija të kuqe” nga Trump, sa që Evropa do të duhet të vendosë nëse do të ruajë dinjitetin e saj si një aktor i pavarur global.

“Nëse mbroni tani, do të humbisni dinjitetin tuaj. Dhe kjo është ndoshta ajo që mund të keni më të shtrenjtë në një demokraci,” tha ai.

De Wever po planifikon një takim me Trump këtë të mërkurë, së bashku me Mbreti Philippe të Belgjikës. Megjithatë, ai theksoi se ky takim do të ketë një natyrë të ndryshuar, duke i kërkuar Trump të respektojë vija të kuqe dhe të ndalë sjelljen që po kërcënon unitetin transatlantik.

“Nëse nuk qëndrojmë të bashkuar, mund të jemi në fundin e një epoke 80-vjeçare të Atlantizmit,” përfundoi De Wever, duke paralajmëruar një “kohë monstruoze” për botën, nëse Trump vazhdon me politikën e tij të tensionuar./Top Channel

I riu që vrau 57-vjeçarin ishte në makinë me nënën dhe bashkëshorten, gruaja e Petrit Ndout pa tmerrin me sy: E godiste me çekiç në kokë, nuk ndalonte (DËSHMITË)

Shqiptari i akuzuar si autor i vrasjes së kryetarit të fshatit Lithovouni në Aitoloakarnania, rajoni i Agrinjos, pritet të kërkojë falje nesër kur të dalë në gjyq, ndërsa mediat greke kanë siguruar informacione të reja rreth çështjes.

Sipas një emisioni televiziv në Greqi, gruaja e 50-vjeçarit Kostas Alexandris dëshmoi se viktima e kërcënoi se do ta vriste, atë dhe shqiptarin, me të cilin dyshohet se kishte lidhje.

“Jam e shokuar, të afërmit e mi më njoftuan për vdekjen e Kostasit. Kostas më ka kërcënuar vazhdimisht kohët e fundit se do të më vrasë edhe mua edhe autorin. Kisha frikë për jetën time, por edhe për jetën e tij. E dua S… ai u kujdes për mua dhe më kuptoi, më kuptoi. Më vjen shumë keq për humbjen e Kostasit. Ajo që më intereson është shëndeti mendor i fëmijës tim”, ka rrëfyer gruaja e viktimës.

Mediat në vendin fiqnj shkruajnë se funerali i kryetarit të fshatit, Kostas Alexandris, i cili u vra të shtunën më 17 janar, u mbajt në një atmosferë të rëndë në Lithovouni, Aitoloakarnania.

Të afërm, miq dhe bashkëfshatarë u mblodhën të martën në mëngjes në Kishën e Agios Dimitrios, në Lithovouni, për t’i dhënë lamtumirën përgjithmonë babait të një fëmije dhe presidentit të Bashkësisë Vendore.

Trupi i Kostas Alexandris mbërriti në kishë në orën 11:30 të mëngjesit, mes një atmosfere emocionesh, ndërsa kurora në kujtim të tij dërguan, ndër të tjerë, Zëvendësministri i Punës Kostas Karagounis, kryetari i bashkisë së Agrinio-s Giorgos Papanastasiou, Këshilli Bashkiak i Agrinio-s dhe Shoqata e Punonjësve të Njësisë Rajonale të Aitoloakarnania-s.

Autori shqiptar (ende i paidentifikuar me emër), sipas informacioneve fillestare, dyshohet se i kishte ngritur pritë viktimës dhe, teksa 51-vjeçari po kalonte me makinën e tij, e qëlloi tre herë. Si pasojë e të shtënave me armë, Kostas Alexandris humbi kontrollin e automjetit, i cili përfundoi në fushat e zonës.

Gjatë autopsisë në vendngjarje, policia përcaktoi se viktima, e cila mbante veshur rroba të errëta, u gjet me fytyrën poshtë në sediljen e pasagjerit. Brenda automjetit u gjet një pushkë gjahu, duke konfirmuar se 51-vjeçari ishte gjithashtu i armatosur.

Shqiptari vrau kryetarin e fshatit në Agrinjo pas lidhjes me gruan e tij,
Shqiptari dhe Kostas Alexandris
Disa orë pas krimit, autori i krimit kontaktoi autoritetet duke kërkuar të dorëzohej, ndërsa thuhet se tha kkonkretisht: “Ejani të më merrni nga shtëpia, unë e vrava” dhe gjatë arrestimit dorëzoi edhe armën që përdori.

Personi kyç në këtë rast, përveç autorit të krimit sigurisht, është padyshim gruaja e viktimës, ndërsa po shtohen raportet se motivi i vrasjes ishte rivaliteti romantik, me informacione që sugjerojnë se vrasësi i dyshuar kishte një lidhje të fshehtë me gruan e viktimës.

Shqiptari vrau kryetarin e fshatit në Agrinjo pas lidhjes me gruan e tij, flet bashkëshortja: Unë e dua atë, por burri më …

Parlamenti Evropian merr vendimin e FORTE kundër SHBA-së, pezullohet marrëveshja …

tregtare BE-SHBA, të arritur në korrik, është pezulluar, sipas burimeve pranë komitetit të tregtisë ndërkombëtare të Parlamentit Europian, të cituara nga BBC.

Sipas të njëjtit informacion, vendimi përkatës pritet të shpallet nesër pasdite në Strasburg.

Marrëveshja u arrit në korrik pas një takimi midis Donald Trump dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Skoci.

Ajo bëri thirrje për një ulje të tarifave amerikane për të gjitha importet nga Bashkimi Evropian në 15%, një zhvillim që u pa si pozitiv në atë kohë, duke pasur parasysh kërcënimet e presidentit amerikan për të vendosur tarifa deri në 30%.

“E trishtueshme, por e vërtetë”/ SHOKON Trump: Sot nuk do të kishte NATO, nëse …

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar këtë të martë një status në rrjetin e tij social “Truth Social”, ku pretendon se roli i tij ka qenë vendimtar për mbijetesën e NATO-s.

Sipas Trump, pa ndërhyrjen e tij aleanca ushtarake do të ishte shpërbërë dhe do të kishte mbetur pjesë e historisë.

Në postimin e tij, Trump shkruan: “Nëse unë nuk do të kisha ardhur, sot nuk do të kishte NATO!!! Do të kishte përfunduar në koshin e historisë. E trishtueshme, por e VËRTETË!!”

Aleanca mes Evropës dhe SHBA-ve po vihet në diskutim, pas pretendimeve të Trump për të aneksuar Greonlandën, teritor pjesë e Danimarkës.

Ekzekutimi i snajperistit në Angli/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e Tiktokut

Armando Marku, 26-vjeçari i cili kërkohej nga autoritetet britanike për vrasje, ka vendosur të dorëzohet këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës.

Marku ishte shpallur në kërkim prej 7 vitesh pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool, Angli, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2019.

Por për këtë ngjarje akuzohen edhe dy shqiptarë të tjerë, Sajmir Dodoveci dhe Eugert Merizaj, i njohur në TikTok si ‘Babalja’.

Si pjesë e hetimeve të vazhdueshme mes Policisë së Cleveland-it, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe partnerëve ndërkombëtarë, shtetasi shqiptar, Sajmir Dodoveci 40 vjeç, u ndalua në një stacion treni në Bruksel të martën, më 23 dhjetor 2025. Dodoveci u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u akuzua për vrasjen e kurdit Hemawand Ali Hussain, 32 vjeç, i cili u qëllua nga afër brenda një shtëpie në Charterhouse Street në shtator 2019.

Ai u paraqit më 9 janar në Gjykatën e Magjistrale të Teesside dhe u la në paraburgim deri në paraqitjen e tij në Gjykatën e Kurorës së Teesside të martën e 13 janarit 2026.

Hetimet e gjera të mëparshme nga Policia e Cleveland-it çuan në dënimin me burgim të përjetshëm të Eugert Merizaj për vrasjen e Hussain.

Ai ishte larguar nga Mbretëria e Bashkuar pas vrasjes dhe gjithashtu u gjurmua në Belgjikë, u ekstradua përsëri në Angli dhe u dërgua në gjyq, ku u shpall fajtor.

Ndërkohë, 26-vjeçari Armando Marku ishte i fundit nga të akuzuarit që kishte mbetur në arrati, deri këtë të martë kur vendosi që të vetëdorëzohej në policinë e Tiranës.

Hussain, kishte qenë snajper me forcat kurde dhe kishte luftuar gjithashtu kundër ISIS-it në Irakun verior, ndërsa nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vrasjes së tij.

Çfarë parashikon ligji i ri për emigrantët shqiptarë në Greqi

Qeveria greke ka paraqitur një projektligj të ri për emigracionin, me synimin të përmirësojë sistemin e migracionit ligjor, të reduktojë vonesat burokratike dhe të mbështesë nevojat e tregut të punës, ndërsa njëkohësisht mban një qëndrim strikt ndaj emigracionit të paligjshëm.

Çështjet kryesore të ligjit

• Zhbllokimi i rreth 90,000 lejeve të qëndrimit në pritje. Për rreth 90,000 emigrantë me qëndrim të ligjshëm, aplikimet e tyre për leje qëndrimi që kishin ngecur prej kohësh do të trajtohen menjëherë, duke u dhënë mundësinë të rinovojnë statusin ligjor pa vonesa të gjata birokratike.

• Lejet e reja do të jenë të paktën 2‑vjeçare. Ligji parashikon që çdo leje qëndrimi e re të ketë minimum 2 vjet vlefshmëri, që u jep emigrantëve kohë më të gjatë stabiliteti për punë, jetesë dhe integrim.

• Rishikim për emigrantët me 5+ vite qëndrimi. Personat që kanë qenë në GREQI ligjërisht për pesë vjet ose më shumë, por kanë patur kërkesa të refuzuara për shkak të mangësive formale, do të kenë mundësinë të riaplikojnë dhe të marrin leje qëndrimi nëse plotësojnë kushtet.

Ligj i ndarë nga legalizimi i emigrantëve pa dokumente

Ministri i Migracionit, Thanos Plevris, ka bërë të qartë se ky ligj nuk është një legalizim për personat që kanë hyrë në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Ai tha se projektligji i ri u adreson vetëm emigrantëve që janë tashmë ligjërisht në vend dhe përshpejton procedurat për rinovimin ose finalizimin e lejeve të tyre, jo për njerëzit që janë atje pa dokumente.

Kjo nënkupton se emigrantët shqiptarë që janë në Greqi me leje qëndrimi dhe dokumente të rregullta mund të përfitojnë nga facilitetet e reja për rinovim dhe stabilitet të statusit juridik.

Për emigrantët pa dokumente nuk është vendosur një legalizim i përgjithshëm për këtë kategori. Ligji i ri nuk ofron një rrugë të re amnistie apo lehtësimi për personat që janë aty pa leje./dritare.net

Tragjedi në familje/ Gruaja shqiptare gjendet e vdekur në banesë, policia arreston djalin dhe nusen e tij

Një e moshuar 71 vjeçare nga Kosova dhe me banim në qytetin Buchs, Kantoni i Cyrihut, është vrarë dhe sipas gjetjeve fillestare, familja është përgjegjëse.

Pak pas mesnatës në prag të Krishtlindjeve, Policia Kantonale e Cyrihut kishte marrë një raport se një person i pajetë ishte gjetur në një shtëpi.

Pjesëtarët e ndihmës së shpejtë që u përgjigjën mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e gruas, transmeton albinfo.ch. Policia e përshkroi atë si një krim të dhunshëm dhe fillimisht u arrestuan tre shtetas zviceranë.

Sipas hetimit të Blick ata janë: djali i saj (51), nusja e rij (48) dhe nipi i saj (27). Sipas Erich Wenzinger, zëdhënës i Prokurorisë Publike të Cyrihut, tani vetëm dy persona prej tyre mbeten në paraburgim, që janë djali dhe nusja, sepse djali i tyre, nipi i të ndjerës është liruar.

Prokuroria Publike nuk ka shpjeguar rrethanat e sakta të vdekjes së 71-vjeçares, ndërsa lind pyetja: Pse u desh të vdiste gjyshja? Wenzinger shpjegon: “Sekuenca e saktë e ngjarjeve dhe çdo motiv i mundshëm për vrasjen janë objekt i hetimit penal në vazhdim nga Prokuroria Publike e Cyrihut.”

E gjithë familja është me origjinë nga Kosova dhe djali tjetër i viktimës ka njoftuar se trupi i nënës është riatdhesua në vendin e saj të lindjes dhe ajo u varros më 30 dhjetor, në Kamenicë.

Mediat në Zvicër shkruajnë se bashkëshorti i viktimës, ka qenë një ish-shofer i VBZ (Transporti Publik i Cyrihut) dhe ai gjithashtu jetonte në të njëjtën familje. Por, edhe tani gati një muaj më pas vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.

Tatimet “bastisin” pa paralajmërim agjencitë imobilare në Tiranë, zbulojnë evazion me çmimet e apartamenteve

Inspektorët e administratës Tatimore kanë kryer këtë të martë kontrolle të paparalajmëruara në agjencitë imobiliare më të mëdha në vend, duke evidentuar punonjës të padeklaruar, paga jo reale, mungesë faturimi dhe evazion tatimor në shitjen e apartamenteve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se do të ketë zero tolerancë ndaj informalitetit në ndërtim, ndaj dhe aksioni do të vijojë pa kompromis, ndaj bën thirrje që të deklarohen pagat reale për të shmangur masat administrative dhe penale.

Kontrollet e para janë kryer në 9 agjenci imobiliare dhe në fokus të inspektorëve ka qenë verifikimi i deklarimit të pagave reale të punonjësve, regjistrimi i tyre në organin tatimor, realizimi i shitjeve dhe lëshimin e faturave fiskale.

Tatimet njoftojnë se ka evidentuar shkelje të rënda, si punonjës të padeklaruar, dokumentacion jotatimor, mungesë transparence në çmime, mungesë fiskalizimi, dhe evazion të madh me deklarimin e shitjes së çmimeve të apartamenteve.

Bazuar në provat e mbledhura, përfshirë intervistat dhe vetëdeklarimet e punonjësve, strukturat e specializuara të AT-së kanë sekuestruar dhe kompjuterët e zyrave të këtyre agjencive, me qëllim hetimin e thelluar.

“Nga informacioni i marrë në njësitë kompjuterike rezulton se ka evazion tatimor në lidhje me çmimet e shitjeve të apartamenteve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Tatimet bëjnë me dije se aksioni që sapo ka nisur, nuk është i përkohshëm dhe do të vijojë me seriozitet e vendosmëri ndaj çdo subjekti që nuk reflekton pagat reale në listëpagesat e ardhshme, duke dëmtuar konkurrencën e ndershme, pensionet dhe interesin publik.

“Ftojmë të gjithë tatimpaguesit në fushë e ndërtimit të deklarojnë menjëherë pagat reale, për të shmangur masat administrative dhe penale, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për veprat e fshehjes së të ardhurave”, theksohet në njoftim.

Tatimet nisin aksionin! Ja cilat biznese e pësojnë …

Drejtoria e Hetimit Tatimor në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, ka ushtruar kontrolle në 9 subjekte që ushtrojnë aktivitet si agjenci imobiliare.

Kontrollet u fokusuan në verifikimin e deklarimit të pagave reale të punonjësve, regjistrimin e tyre në organin tatimor, realizimin e shitjeve, lëshimin e faturave të fiskalizuara, si dhe kryerjen e verifikimeve të tjera të nevojshme gjatë procesit të kontrollit.

Kontrollet evidentuan shkelje të rënda: Punonjës të padeklaruar, dokumentacion jotatimor, mungesë transparence në çmime dhe mosrespektim të detyrimeve ligjore për faturimin dhe fiskalizimin e shitjeve.

Bazuar në provat e mbledhura, përfshirë intervistat dhe vetëdeklarimet e punonjësve, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore sekuestruan edhe njësi kompjuterike, me qëllim vijimin e hetimit të thelluar, dokumentimin e mëtejshëm të shkeljeve tatimore dhe referimin në organet përkatëse të drejtësisë.

Nga informacioni i marrë në njësitë kompjuterike rezulton se ka evazion tatimor në lidhje me çmimet e shitjeve të apartamenteve.

Administrata Tatimore bën me dije se aksioni i sapo nisur nuk është i përkohshëm. Ai do të vijojë me seriozitet dhe vendosmëri ndaj çdo subjekti që nuk reflekton pagat reale në listëpagesat e ardhshme, duke dëmtuar pensionet e punonjësve, konkurrencën e ndershme dhe interesin publik.

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të tolerojnë më asnjë kompani që nuk deklaron pagat reale të punonjësve.