Inspektorët e administratës Tatimore kanë kryer këtë të martë kontrolle të paparalajmëruara në agjencitë imobiliare më të mëdha në vend, duke evidentuar punonjës të padeklaruar, paga jo reale, mungesë faturimi dhe evazion tatimor në shitjen e apartamenteve.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se do të ketë zero tolerancë ndaj informalitetit në ndërtim, ndaj dhe aksioni do të vijojë pa kompromis, ndaj bën thirrje që të deklarohen pagat reale për të shmangur masat administrative dhe penale.
Kontrollet e para janë kryer në 9 agjenci imobiliare dhe në fokus të inspektorëve ka qenë verifikimi i deklarimit të pagave reale të punonjësve, regjistrimi i tyre në organin tatimor, realizimi i shitjeve dhe lëshimin e faturave fiskale.
Tatimet njoftojnë se ka evidentuar shkelje të rënda, si punonjës të padeklaruar, dokumentacion jotatimor, mungesë transparence në çmime, mungesë fiskalizimi, dhe evazion të madh me deklarimin e shitjes së çmimeve të apartamenteve.
Bazuar në provat e mbledhura, përfshirë intervistat dhe vetëdeklarimet e punonjësve, strukturat e specializuara të AT-së kanë sekuestruar dhe kompjuterët e zyrave të këtyre agjencive, me qëllim hetimin e thelluar.
“Nga informacioni i marrë në njësitë kompjuterike rezulton se ka evazion tatimor në lidhje me çmimet e shitjeve të apartamenteve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Tatimet bëjnë me dije se aksioni që sapo ka nisur, nuk është i përkohshëm dhe do të vijojë me seriozitet e vendosmëri ndaj çdo subjekti që nuk reflekton pagat reale në listëpagesat e ardhshme, duke dëmtuar konkurrencën e ndershme, pensionet dhe interesin publik.
“Ftojmë të gjithë tatimpaguesit në fushë e ndërtimit të deklarojnë menjëherë pagat reale, për të shmangur masat administrative dhe penale, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për veprat e fshehjes së të ardhurave”, theksohet në njoftim.
Drejtoria e Hetimit Tatimor në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, ka ushtruar kontrolle në 9 subjekte që ushtrojnë aktivitet si agjenci imobiliare.
Kontrollet u fokusuan në verifikimin e deklarimit të pagave reale të punonjësve, regjistrimin e tyre në organin tatimor, realizimin e shitjeve, lëshimin e faturave të fiskalizuara, si dhe kryerjen e verifikimeve të tjera të nevojshme gjatë procesit të kontrollit.
Kontrollet evidentuan shkelje të rënda: Punonjës të padeklaruar, dokumentacion jotatimor, mungesë transparence në çmime dhe mosrespektim të detyrimeve ligjore për faturimin dhe fiskalizimin e shitjeve.
Bazuar në provat e mbledhura, përfshirë intervistat dhe vetëdeklarimet e punonjësve, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore sekuestruan edhe njësi kompjuterike, me qëllim vijimin e hetimit të thelluar, dokumentimin e mëtejshëm të shkeljeve tatimore dhe referimin në organet përkatëse të drejtësisë.
Nga informacioni i marrë në njësitë kompjuterike rezulton se ka evazion tatimor në lidhje me çmimet e shitjeve të apartamenteve.
Administrata Tatimore bën me dije se aksioni i sapo nisur nuk është i përkohshëm. Ai do të vijojë me seriozitet dhe vendosmëri ndaj çdo subjekti që nuk reflekton pagat reale në listëpagesat e ardhshme, duke dëmtuar pensionet e punonjësve, konkurrencën e ndershme dhe interesin publik.
Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të tolerojnë më asnjë kompani që nuk deklaron pagat reale të punonjësve.
Brikena dhe Mateo kanë treguar më shumë nga historia e tyre e njohjes 4 vite më parë.
Brikena:
Unë desha ta fillojë, të them që kur Mateo ka hy ia kemi dhënë dorën njëri tjetri, dhe thamë që këtu jemi në lojë, ai takim mbet para 4 viteve. Kur ai shkon te Kristi dhe e hap diskutimin, jep detaje që unë nuk jam dakord, kur e pyes më thotë jo nuk e kam thënë.
Më ka mashtruar, në Prime thotë po. Unë jam ndjerë keq, kam prit të më flas ose të më thoshte ndonjë gjë për këtë temë. Kurrë sesie nuk e kam bërë për tu hakmarrë që e çova në nominim, nuk dua ta ul, është çun shumë i mirë. Unë nëse flas me një person, do kem respekt, kam respekt për Mateon.
Doja ta bëja të ndihej heq siç më bëri ai mua. Unë ta kthej me të njëjtën monedhë. Unë jam protektive sepse nuk ia di qëllimet Mateos në lojë, ai vjen për të luajtur këtu dhe unë tërhiqem. Kemi shkëmbye mesazhe dhe jemi pa njëherë. Kur jemi pa, nëse do kishte interes do kishim vazhduar të takohemi, nuk kemi pasur interes të përbashkët dhe e kemi lënë aty.
Ka pasur edhe arsye të tjera, por kryesorja ka qenë që nuk ka pasur përputhje. Nuk ka pasur as puthje, as përputhje. Ai nuk ka ardhur për ta ma penguar mua lojën por për të bërë lojën e vetë. Ai do ta shfrytëzojë takimin tonë për lojë. Në atë kohë ai më shumë i dhënë pas meje.
Mateo:
Problemi është që unë nuk e kam perit reagimin e Brikenës në këtë mënyrë. Kam dashur t’ia lë asaj hapësirën të tregojë se çfarë ka ndodhur, nuk ka ndodhur asgjë e keqe. Ka pasur një puthje. Ka qen një takim ku janë shkëmbyer puthje. Familjarët e Brikenës kanë ndërhyrë, problemi është që ne jemi njohur në Instagram dhe aty Brikena më ka befasuar nga mënyra se si fliste. Është e njëjta Brikenë si atëherë dhe sot.
Pas shumë kohësh kemi folur bashkë, ka qenë pëlqim nga të dyja anët, jemi takuar në Prishtinë ku shkëmbyem edhe puthje. Ditën tjetër kam shkuar ta takojë, kur isha duke pritur më tha do presësh diku tjetër jo këtu ku kam banesën. Unë sorollatesha derisa të vinte Brikena, aty më pret rrugën një makinë, më afrohet dikush të xhami dhe më tha çfarë e ke ti Brikenën.
Unë u shtanga, duke folur me atë, i them e kam shoqe. Më tha a e di babai i saj q ti frekuentohesh me Brikenën, i thash kam ardhur thjesht ta takojë. Në atë moment, ai telefonon babain e Brikenës, ma kalon mua në telefon, i thash që ne vetëm sapo kemi filluar të njihemi. Më than leje këtu këtë gjë, kur u shkëputem më thotë Brikena hajde më merr, i thash kështu më ndodhi.
Më tha hajd3 pa merak, kur ika prapë ta takojë më ndodh prap e njëjta skenë. Pastaj vjen daja e saj më tha çfarë do ti këtu. Më tha jo mos e tako, merr të atin në telefon dhe më tha lërë këtë muhabet. U vura para një përgjegjësie qe nuk e mbaja dot. Nuk mund ta merrnim këtë përgjegjësi. I binte të trashnim muhabetet pa filluar akoma. Më pas kësaj kemi folur për pak dhe pastaj vendosëm të ndalojmë së foluri./Top Channel
Rrjeti po zien sërish nga aludimet për rikthimin e fenomenit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, në një format të madh televiziv.
Zërat e fundit e lidhin emrin e tij me një rol kyç në sezonin e ri të spektaklit “Ferma VIP”, i cili pritet të nisë transmetimin së shpejti në Vizion Plus.
Sipas thashethemeve që po qarkullojnë me shpejtësi, Luizi përflitet se mund të marrë rolin e rëndësishëm të “Kryeplakut” të fermës, një pozicion që do t’i jepte atij autoritet mbi konkurrentët dhe dinamikat e lojës.
Por surpriza nuk mbaron këtu. E gjithë vëmendja është përqendruar te moderimi, ku përflitet se timonin e prezantimit do ta marrë ikona e ekraneve, Arbana Osmani.
Pas largimit të saj nga formati rival, emri i saj është lakuar shpesh për projekte të mëdha, dhe bashkimi i mundshëm me Luiz Ejllin në një ekran të vetëm konsiderohet si lëvizja “shah-mat” për audiencën e këtij sezoni.
Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga produksioni apo vetë protagonistët, fansat janë të bindur se ky do të jetë sezoni që do të thyejë rekordet nëse kjo dyshe bëhet realitet.
Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër leje për bashkëshortin e moderatores Alketa Vejsiu, pavarësisht se opozita e ka akuzuar disa herë, për ndërtimin e një pallati të familjes së Linda Ramës, për botokse apo edhe për tenderat që i jep qeveria kompanisë “Orion”.
Kësaj herë, leja është e stërmadhe, për ndërtimin e një super resorti në zonën e Gjilekës, në Dhërmi, buzë detin Jon, në një nga zonat më elitare të rivierës shqiptare, e cila po “kafshohet” rëndshëm vitet e fundit.
Kompania “Orion” ka si pronar Ardian (97.20%) dhe Niazi Nelon (2.80 %), teksa tashmë do t’a shtrijë aktivitetin në Jug, në një sipërfaqe prej 140 mijë metra katrorësh. Natyrisht, pas dhënies së kësaj leje, ngrihen shumë pyetje; ku e gjeti gjithë këtë sipërfaqe Ardian Nelo, bashkëshorti i Alketa Vejsiut? Zona është në breg të detit, ku në shumë raste ka pasur edhe konflikte pronësie. Kush i sheshoi të gjitha këto probleme?
Por më skandalozja është se, ashtu si me gjithë ndërtimet në breg të detit, edhe në projektin e “Orion” do të ketë rezidenca, vila apo apartamente private, teksa e bën këtë kompleks vetëm për më të pasurit, duke kanalizuar pasurinë dhe paratë në “një dorë”. Sipas dokumenteve që ka siguruar ekskluzivisht VoxNews, në të gjithë sipërfaqen prej 14 hektarësh do të ndërtohen gjithashtu edhe pallate, hotele apo restorante apo dyqane.
Faksimile: Vendimi i KKTU-së për miratimin e lejes së zhvillimit për kompleksin turistik në Dhërmi
Në datën 25 shtator 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi rishikimin e kushteve të lejes së zhvillimit për objektin “kompleks turistik, rezidencial, hoteleri dhe shërbime 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1, 2, 3 kate nëntokë’ me vendndodhje në Perivolo, Gjilek, Dhërmi, Bashkia Himarë. Kjo leje është firmosur vetëm në datën 31 dhjetor 2025, ndërkohë që ditët e fundit është zbardhur nga Agjencia e Zhvillimit të Tërritorit.
Sipas dokumenteve, harta e planvendosjes ka pësuar ndryshime nga projekti fillestar i muajit korrik 2024, ndërkohë që ashtu si me projektet e tjera, janë shtuar objekte dhe godina të reja. E gjithë sipërfaqja ka shkuar në plot 140 mijë metra katrorë, ndërkohë që ndërtimet janë në disa faza.
Edi Rama i jep burrit të Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar Faksimile: Prona e stërmadhe ndodhet në zonën e Dhërmiut, buzë detit Jon
Në dokumente shkruhet se pozita gjeografike është mjaft strategjike që ofron mundësi zhvillimi dhe integrimi me pjesën Rivierës Shqiptare, është ndër atraksionet turistike më të spikatura të Shqipërisë. Zona është e pozicionuar në bregdetin e jugut, në Dhërmi, me një afërsi me rrugën e re nacionale Dhërmi – Palasë, pjesë e bashkisë Himarë dhe ka një dalje të gjerë në bregdetin e tipit të lartë shkëmbor të detit Jon.
Faksimile: Harta e zonës që do të ndërtohet kompleksi i stërmadh i firmës Orion
Në dokumentet që ka hulumtuar VoxNews detajohet se zona e përzgjedhur ka një sipërfaqe prej 140’898 m². “Në zonë nuk ka ndërtime me karakter historik dhe kulturor të tipologjive tipike të banesës së tipit kullë të jugut apo banesës tipike të Dhërmiut. Në të ndodhen atraksione të shumta natyrore dhe kulturore, larmishmëri bimore dhe shtazore dhe mundëson kushte të favorshme për zhvillim”, thuhet në dokumente.
Sipas saj, prona ka një dalje të gjerë në detin Jon, me një bregdet të thyer dhe mjaft të larmishëm. “Vlen të përmendet larmishmeria e botës bimore dhe shtazore nënujore dhe tokësore, peisazhi natyror dhe trashëgimia kulturore e historike e zonës”, shkruhet rëndom në dokumente, ku pikërisht kjo larmishmëri do të shkatërrohet në momentin e ndërtimit të të gjithë resortit.
Në dokument shkruhet se në gjendjen e saj ekzistuese, zona shoqërohet dhe me disa problematika siç janë ndërtimet e pakontrolluara në bregdet, kullotja e bagëtive, specie invasive, zjarret etj. Normalisht, për ndërtimet e pakontrolluara duhet të ketë menduar edhe IKMT-ja apo IMT-ja, të cilat çojnë ruspat sa herë që qeveria jep leje për betonimin e një sipërfaqe të stërmadhe. Mjetet e rënda prishin ndërtimet me dru dhe në vend të tyre do derdhet një masiv i madh betoni.
Faksimile: Dokumentet shoqëruese të lejes, ku do të ndërtohen rezidenca, vila, pallate…
Në dokumentet që ka zbardhur AZHT-ja shkruhet se kompleksi turistik do të përmbajë objekte me tipologji të ndryshme. Zona e parë do të jetë me vila dhe apartamente. Do të ndërtohen qindra vila të tipeve të ndryshme.
Faksimile: Në zonë do të ndërtohet edhe një hotel, sipas maketit më sipër
Projekti i kompleksit parashikon edhe zhvillimin e një hoteli luksoz në Dhërmi, i cili është parashikuar të jetë një resort premier me 5 yje, që harmonizohet me peizazhin natyror mahnitës të bregdetit Jon dhe maleve përreth. “Ky destinacion i nivelit të lartë do të ofrojë përvoja ekskluzive dhe gjithëpërfshirëse, që shfaqin trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë, mikpritjen e saj të ngrohtë dhe mjedisin mbresëlënës”, thuhet në dokumente.
Sipas saj, dizajni do të ndërthurë gurin lokal, drurin dhe materiale të qëndrueshme për të krijuar një ambient të rafinuar, por të ngrohtë. “Hapësirat e mëdha do të lejojnë dritën natyrore të përshkojë ambientet, duke theksuar lidhjen e pandërprerë mes brendësisë dhe natyrës përreth. Dizajni do të përfshijë elementë që nxisin relaksin dhe mirëqenien, siç janë oxhakët për qëndrime të këndshme dimërore, tarracat për darka në ambient të hapur dhe ambientet e spa-së që ofrojnë rigjenerim gjatë gjithë vitit. E gjithë atmosfera do të karakterizohet nga një luks i përmbajtur, ku eleganca takon autenticitetin dhe mysafirët ndjejnë një ndjesi të thellë përkatësie dhe shkëputjeje nga përditshmëria”, vijon dokumenti.
Edi Rama i jep burrit të Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar Faksimile: Kompania Orion ka si pronar Ardian Nelon, bashkëshortin e moderatores Alketa Vejsiu
VoxNews shfletoi dokumente nga Qendra Kombëtare e Biznesit ku rezulton se kompania “Orion” ka si pronar Ardian Nelon me 97.20% dhe Niazi Nelon me 2.80 %. Në vitin 2025 kjo kompani ka publikuar bilancet e fitimit të një viti më parë, ku rezulton se fitimi neto në atë vit ka qenë 68,460,237 lekë./Vox News
Gazetari Xhevair Zhabina tha se edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, ka qenë në fokus të personave që ndërhynë në sistemin kompjuterik të SPAK.
Kompjuteri i ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, është tentuar të hakërohet 425 herë në periudhën shkurt-mars të vitit të kaluar.
Emisioni “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lalën në News24, zbuloi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore e hakërimit të kompjuterave të disa prokurorëve të SPAK, për të cilën akuzohen Agim Ismaili, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve dhe dy njohjet e tij Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.
Gazetari Xhevair Zhabina tha se edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, ka qenë në fokus të personave që ndërhynë në sistemin kompjuterik të SPAK.
Por cilat janë dosjet që tre të akuzuarit mundën të merrnin nëpëmjet hakerimit të emaileve të disa prej prokurorëve të SPAK?
Dhe pse ish-drejtuesi i lartë i burgjeve, Agim Ismaili, ishte i interesuar të dinte nëse kishte ndonjë hetim të hapur për eprorin e tij, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, fillimisht gjithçka nis e zbulohet me veprimtarinë e shtetasit Zambak Gjoni.
Ish-punonjës fillimisht në Drejtorinë e Burgjeve dhe më pas në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, i cili në mënyrë të habitshme zotëronte disa materiale hetimore, të cilat mbanin vulën secret.
Materiale të cilat sipas hetimeve, ndër të tjerë, në muajin mars të vitit 2025, ai ia kishte dërguar me qëllim publikimi në portalin e këtij të fundit një gazetari të njohur në qarqet mediatike.
Një gabim që në fakt rezultoi fatal, pasi gazetari në fjalë me t’u njohur me këtë material dhe faktin që ishte në hetim dhe publikimi i këtij dokumenti përbënte shkelje të rëndë ligjore, njoftoi menjëherë strukturën e SPAK.
Strukturë e cila nga ana e saj nisi menjëherë një hetim se si kishte mundur të rridhte një informacion i tillë nga vetë brenda radhëve të saj.
Kur ky informacion ishte ende në faze përpunimi dhe nuk ishte bërë ende publik.
Ndërhyrje për të cilën u njoftua menjëherë edhe vetë drejtuesi i SPAK në këtë kohë, Altin Dumani. i cili urdhëroi nisjen e një hetimi të zgjeruar për të zbuluar se si ky informacion kishte përfunduar në duart e personave jashtë institucionit.
Dosja Hetimore
Më datë 12 Mars 2025, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, ka vënë në dijeni prokurorin e çështjes, se shtetasi Zambak Gjoni i ka dërguar administratorit të një portali mediatik,
informacione në lidhje me procedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022, të cilat i dispononte në formatin ‘Ëord’. Ky procedim pason atë Nr. 277 të vitit 2020, ku në themel të hetimit ishte procedura e dhënies me konceision shoqërisë ‘Albtek Energy’ sh.p.k. për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë në vitin 2014 si dhe zbatimi në vijim i angazhimit të marrë përsipër nga kjo shoqëri.
prokuroria ka kërkuar dërgimin për gjykim të të pandehurve, Lefter Koka, me detyrë ish-Ministër Mjedisi, Alqi Bllako, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto etj.
Por cilat ishin bisedat që kishin kryer midis tyre Zambak Gjoni, Arnold Rrokaj dhe Agim Ismaili. Dhe pse këta persona ishin të interesuar për të pasur në duar këto dosje. Ishte thjesht një kuriozitet siç ata u u justifikuan përpara oficerëve të policisë gjyqësore apo qëllimi i tyre ishte që me anë të këtyre materialeve hetimore, të shantazhonin personat që ishin në investigim nga organi i drejtësisë.
Ndërkohë që nga këqyrja që iu bë aparatit celular të prokurorit të çështjes që po hetonte aferën e inceneratorit të Elbasanit, materiali që u gjet në telefonin e tij përkonte me atë që Zambak Gjoni kishte shpërndarë te gazetari, që më pas kishte bërë denoncimin edhe në SPAK./“Në Shënjestër”
Personi që shihni në foto është 31-vjeçari Daniel Muçenji, i cili u gjet mbrëmjen e sotme i varur në shkallët e banesës në Petran të Përmetit.
Ishin familjarët ata që e gjetën Danielin pa shenja jete, ndërsa ende vijojnë të jenë të paqarta arsyet që e çuan të riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit në fjalë.
Mijëra qytetarë në Norvegji kanë marrë një letër nga ushtria që i paralajmëron se shtëpitë e tyre mund të sekuestrohen në rast konflikti.
Lajmi vjen ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara kanë ngritur alarmin. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se nuk do të ketë efekte të menjëhershme për momentin, por afërsisht 13,500 njoftime sekuestrimi do të lëshohen gjatë vitit.
“Qëllimi i rekuizitimeve është të sigurohet që, në një situatë lufte, forcat e armatosura të kenë qasje në burimet e nevojshme për mbrojtjen e vendit”, tha ushtria në një deklaratë. Shtëpitë, automjetet, anijet dhe makineritë mund të rekuizohen në rast lufte.
Për momentin, letrat nuk kanë ndonjë ndikim konkret, përveç informimit të pronarëve se forcat e armatosura mund t’ua sekuestrojnë pronën në rast lufte. Kërkesa është e vlefshme për një vit dhe afërsisht dy të tretat e letrave të dërguara në vitin 2026 ishin rinovime nga vitet e mëparshme.
Lajmi vjen mes tensioneve të larta mbi Groenlandën, për të cilën Trump duket i gatshëm të fillojë një luftë tregtare me Evropën pasi tetë vende dërguan trupa në ishullin Arktik.
Duke iu përgjigjur një kërkese për dialog nga Norvegjia, një nga vendet e përfshira, Trump i shkroi kryeministrit Jonas Gahr Støre se nuk ka më nevojë të mendojë “vetëm për paqen” pasi Komiteti i Nobelit i Oslos hodhi poshtë Çmimin e Paqes.
Rëndësia e të qenit i përgatitur për kriza dhe luftë është rritur ndjeshëm vitet e fundit”, tha Anders Jernberg, kreu i logjistikës për ushtrinë norvegjeze.
Nuk mund të pretendosh më sikur nuk po ndodh asgjë: nëse një situatë nuk të përfaqëson më, ajo duhet të ndryshojë. Ke energji, ide dhe guxim, por rrezikon t’i shpërdorosh ato nëse vazhdon të luftosh beteja që nuk janë të tuat. Në dashuri, ke nevojë për qartësi: jo më gjysmëfjalë, jo më heshtje strategjike. Nëse dikush të do, tregoje. Në punë, je në kulmin e karrierës, por duhet të mësosh të delegosh: nuk mund t’i bësh të gjitha vetëm.
DEMI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 21 janar 2026), po ecën ngadalë, siç të pëlqen, por me qëndrueshmëri. Kjo është një kohë kur po e kupton se kush është vërtet i denjë për kohën tënde. Në dashuri, dëshiron stabilitet, por edhe siguri konkrete: fjalët nuk janë më të mjaftueshme. Në punë, një vendim i rëndësishëm është në horizont; mos e shty shumë për më vonë nga frika se mos bën ndonjë gabim. Qielli kërkon besimin tënd: po lëviz në drejtimin e duhur, edhe nëse jo gjithçka është e qartë ende.
BINJAKËT
Ke kaq shumë ide, kaq shumë stimuj, por ki kujdes të mos e shpërdorosh energjinë tënde. Duhet të zgjedhësh. Në dashuri, je më komunikues, por edhe më kërkues: dëshiron të ndihesh i përfshirë, jo vetëm i dëgjuar. Marrëdhëniet sipërfaqësore po fillojnë të ndihen kufizuese. Në punë, priten lajme të mira ose kontakte interesante, veçanërisht në gjysmën e dytë të javës. Përdori fjalët me mençuri: ato mund të hapin dyer… ose t’i mbyllin ato.
GAFORRJA
Nuk është egoizëm, është mbijetesë emocionale. Në dashuri, keni nevojë për siguri, por edhe reciprocitet: nuk mund të jepni gjithmonë gjithçka. Ata që janë vërtet aty do ta vërtetojnë tani. Në punë, ndiheni të lodhur, por keni edhe një vetëdije të re: e dini vlerën tuaj. Kini kujdes nga ndryshimet e humorit midis të enjtes dhe të premtes; merrni pak kohë.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e mërkurë, 21 janar 2026), ju jeni të uritur për shpengim, për të provuar se kush jeni, por këtë herë me më shumë pjekuri. Në dashuri, ka pasion, por edhe një nevojë të thellë për respekt: pa lojëra pushteti. Nëse një marrëdhënie është e vërtetë, ajo duhet të rritet bashkë me ju. Në punë, jeni të vendosur, gati për të bërë një hap të madh. Thjesht kini kujdes me krenarinë tuaj: të kërkosh ndihmë nuk është gjithmonë një disfatë. Përkundrazi.
VIRGJËRESHA
Qielli po ju kërkon të hiqni dorë nga ajo që nuk mund ta kontrolloni. Në dashuri, jeni më të prekshëm se zakonisht: mos u fshihni pas racionalitetit. Shprehja e ndjenjave tuaja është një shfaqje force. Sa i përket punës, do të merrni përgjigjet e pritura, edhe nëse ato nuk janë të gjitha të menjëhershme. Besojini procesit, jo vetëm rezultatit.
PESHORJA
Këtë javë do ta kuptoni se ndonjëherë ekuilibri vjen nga bërja e një zgjedhjeje të qartë. Në dashuri, nevojitet autenticitet: nuk ka më përpjekje për të kënaqur nga frika se mos humbisni dikë. Ata që ju duan ju duan për atë që jeni. Në punë, hapen perspektiva të reja, veçanërisht në lidhje me bashkëpunimet ose ndryshimet e roleve. Është koha të besoni më shumë në veten tuaj.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 21 janar 2026), do të jetë një javë intensive, siç e dini se mund të jetë. Emocione të forta, intuita të thella, por edhe disa tensione për t’u menaxhuar. Në dashuri, nuk pranoni më gjysmë të vërteta: ose gjithçka ose asgjë. Por kini kujdes të mos jeni shumë drastikë. Në punë, ka një sfidë të madhe që mund t’ju çojë larg, nëse ndaloni së dyshuari në aftësitë tuaja. Përdorni instinktet tuaja, por mos e humbni kontrollin.
SHIGJETARI
Mos u nxito pa e ditur se ku po shkon. Në dashuri, je më selektiv: dëshiron që dikush të ecë pranë teje, jo të të mbajë prapa. Mundësi interesante të presin në punë, por duhet të jesh gati ta tregosh veten vërtet. Kjo javë mund të jetë një pikë kthese nëse ndjek atë që të ndez.
BRICJAPI
Qielli ju ftojnë të vendosni ritmin tuaj. Dashuria kërkon kohë dhe mirëkuptim: jo gjithçka mund të zgjidhet me logjikë. Në punë, jeni po aq të besueshëm sa gjithmonë, por tani duhet të përqendroheni në atë që ju bën të ndiheni mirë, jo vetëm në atë që duhet të bëni. Një ndryshim i vogël mund të sjellë përfitime të mëdha.
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 21 janar 2026), është një javë idesh, intuitash dhe dëshire për të thyer modelin. Ujori ndjen se diçka po ndryshon, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Në dashuri, keni nevojë për stimuj të rinj, por edhe një lidhje të vërtetë. Shmangni ndarjet e papritura thjesht nga frika se mos përfshiheni. Në punë, ka emocione: projekte inovative, bashkëpunime të reja, por duhet të jeni konkretë. Ëndërroni, po, por pastaj veproni.
PESHQIT
Jeni më i ndjeshëm se zakonisht, por edhe më i kthjellët. Po kupton se çfarë dëshiron vërtet dhe çfarë jo. Në dashuri, ke nevojë për ëmbëlsi, por edhe për qartësi: mos i idealizo tepër ata që nuk janë gati të të japin atë që meriton. Në punë, po përjeton një periudhë përshtatjeje, por jo një ngërç. Besoji intuitës tënde: intuita jote tani është një busull e çmuar.
Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do dëshironi te shkëputeni asnjë moment prej tij. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te mëdha. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë tej mase një person te cilin me pare as qe e konsideronin fare. Ne planin financiar do ndërmerrni sfida te vështira, por ne fund do ja dilni ta stabilizoni situatën.
Demi
Nëse jeni ne një lidhje qe prej kohesh, sot do kaloni një dite shume te veçante dhe te mbushur me surpriza te mëdha. Tregohuni ne çdo moment te disponueshem për partnerin. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse personi ideal do jete shume afër tyre. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë. Nëse e kaloni me sukses këtë dite do ndiheni me te qete.
Binjaket
Mos kërkoni t’i zgjidhni menjëherë te gjitha problemet e jetës suaj ne çift sot sepse nuk do mund t’ia dilni dot. Mundohuni te paktën te sqaroni gjerat me kryesore. Beqaret nuk duhet te presin shume për te pranuar ftesën qe do iu beje dikush sepse te tjerë persona do jene gati ta bëjnë atë. Ne planin financiar do ketë vetëm disa probleme te vogla.
Gaforrja
Marrëdhënia ne çift nuk do jete aspak ashtu si ju e keni pritur. Do ketë debate edhe për disa gjera elementare dhe kjo për shkak te kokëfortësisë. Beqaret do realizojnë takime pa fund dhe me ne fund do e gjejnë një person te përshtatshëm për t’i qëndruar pranë. Me financat do jeni me te kujdesshëm se kurrë. Gjendja do jete e shkëlqyer.
Luani
Pasioni do ndizet flake gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje dhe do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Shfrytëzojeni deri ne maksimum çdo sekonde. Beqaret do jene te paqarte për atë qe duan te bëjnë dhe nuk do guxojnë as te pranojnë ftesa. Financat do jene goxha te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni sepse do i kryeni shpenzimet e nevojshme.
Virgjeresha
Do kaloni një dite mjaft interesante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni me te vërtetë mire. Disa mund te mendojnë te hedhin edhe ndonjë hap me serioz. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te ndryshuar statusin e tyre. Ende nuk ka ardhur koha e duhur. Perspektivat financiare do jene goxha te mira. Mund t’i kryeni pa frike shpenzimet e domosdoshme.
Peshorja
Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës gjate gjithë kësaj dite dhe ju nuk do keni aspak për çfarë te qaheni. Nga ana tjetër edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen me te qete. Beqaret do kenë mundësi shume te mira për te filluar lidhje serioze. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi, te cilat mund t’i zgjidhni vetëm fale ndihmës se specialisteve.
Akrepi
Ata qe janë ne një lidhje do marrin komplimente te shumta nga parteri dhe do ndiheni mjaft mire. Ne fakt kishin kohe qe ato kishin munguar. Beqaret do kalojnë një dite harmonike dhe plot takime. Se çfarë do ndodhe me pas do e kenë vete ne dore. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi nëse nuk tregoheni te kujdesshëm me çdo shpenzim.
Shigjetari
Venusi do jete planeti qe do krijoje një klime harmonike ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me se miri ne krahët e atij qe dashuroni dhe do i harroni te gjitha problemet e se kaluarës. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ja dalin mbanë. Dielli do ju ndihmoje ta përmirësoni gjendjen financiare. Ne këtë mënyrë do mund te shpenzoni edhe pak me tepër.
Bricjapi
Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Kujdes me çdo gjë qe do i thoni partnerit sepse pa dashje mund ta lëndoni. Beqaret do kenë surpriza pa fund dhe takime mbresëlënëse. Priten ndryshime rrënjësore ne jetën sentimentale. Me financat duhet te merreni me shume sot. Po i late gjerat te përmirësohen me kohen do dilni te humbur.
Ujori
Te dashuruarit duhet te gjejnë mënyrën e duhur për ta joshur sa me shume partnerin he per ta mbajtur gjithë kohës pas vetes. Disa persona do kërkojnë t’ua rrëmbejnë. Ata qe sapo kane mbetur beqare për shkak te një ndarjeje me mire te qëndrojnë ashtu si janë dhe te reflektojnë për te ardhmen. Financat ne përgjithësi do jene te mira dhe pa probleme.
Peshqit
Te dashuruarit do kalojnë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Gjithsesi e rëndësishme është qe nuk do kenë probleme. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite. Gjithçka ka për te ndryshuar njëherë e mire për ta. Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu sepse ne një moment situata mund te dale jashtë kontrollit.