Dh. ëndri me orë të tëra në dhomë me υ. αjzën, ja çfarë i b. ën vjehrri nga Tirana

Një emigrant i cili prej 3 javësh është fejuar me një vajzë e cila jeton në Tufinë (periferi të Tiranës) duket se është bërë i bezdisshëm për vjehrrin dhe vjehrrën pasi shkon tre herë në ditë në shtëpinë e tyre.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, vjehrri nuk do që dhëndri të shkojë shpesh në shtëpinë e tij pasi qëndron në një dhomë me vajzën për orë të tëra saqë ai detyrohet të fikë automatin për t’i nxjerrë jashtë.

Gazetarja tha se e gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit.

“Vetëm 3 javë pas fejese, dhëndri emigrant i cili ishte njohur me mblesëri me nusen e tij e cila jeton në Tufinë ka filluar t’i pëlqejë shumë nusja dhe shkon tre herë në ditë tek familja e vjehrrit që të qëndrojë me të.

Kjo gjë ka shqetësuar vjehrrën dhe vjehrrin pasi nuk duan që dhëndri t’iu vijë kaq shpesh në shtëpi pasi çifti futet në një

dhomë dhe qëndrojnë vetëm për orë të tëra aq sa vjehrri detyrohet të ulë automatin e dritave në mënyrë që ata të dalin nga dhoma.

E gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit”, tha gazetarja.

Pas largimit nga BBVK, Bia merr një vendim drastik

Bia, pas përfundimit të aventurës së saj në Big Brother Vip Kosova 4, ka bërë disa deklarata të rëndësishme që kanë ngjallur interesin e fansave dhe mediave.

Ajo ka folur hapur për ndjenjat e saj dhe vendimet që do të marrë në të ardhmen, duke theksuar se gjuha e saj e ashpër ishte një nga arsyet që e penalizoi në lojë.

Pas eliminimit, Bia ka bërë të ditur se ka vendosur të largohet nga platforma OnlyFans, por me një qasje të kujdesshme.

“Do ta bëj avash, avash”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se ky vendim nuk është i lehtë për të, por është i nevojshëm për të ardhmen e saj.

Edhe pse po largohet nga OnlyFans, Bia ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Kosovë dhe Shqipëri, duke theksuar se këto vende janë të rëndësishme për identitetin e saj.

Ajo ka shprehur se do të vazhdojë të angazhohet në projekte të tjera, që do ta ndihmojnë të zhvillohet si artistë.

Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother, Bia ka krijuar lidhje të forta me disa nga finalistët, përfshirë Elijonën, Londrimin, Klodin, Limin dhe Albën.

Ajo ka folur për këto marrëdhënie dhe si ato e kanë ndihmuar të përballojë sfidat e programit.

Me një karrierë që po merr formë, Bia ka shprehur ambiciet e saj për të eksploruar mundësi të reja në muzikë dhe argëtim.

Ajo është e vendosur të përdorë përvojën e saj nga Big Brother për të ndihmuar në ndërtimin e një imazhi të fortë publik.

Ndërsa fansat e saj presin me padurim hapat e saj të ardhshëm, Bia ka theksuar se do të jetë e hapur për çdo mundësi që i ofrohet, duke e parë çdo sfidë si një mundësi për të mësuar dhe rritur si individ.

Me këtë vendim për të lënë OnlyFans dhe për të vazhduar karrierën e saj në një drejtim të ri, Bia tregon se është e gatshme të përballet me të panjohurat dhe të krijojë një rrugë të re për veten.

Ajo fton fansat e saj të qëndrojnë të angazhuar dhe të ndjekin hapat e saj të ardhshëm.

Shpresojmë që Bia të vazhdojë të sjellë përmbajtje të re dhe emocionuese për fansat e saj, dhe të na surprizojë me projekte të reja që do të pasurojnë skenën e argëtimit në Kosovë dhe më gjerë.

Pagesë marramëndëse dhe kushte për personazhet, Arbana Osmani rikthehet në ekran! Moderatorja i thotë “Po” ftesës për të prezantuar “reality show-n” e famshëm

Arbana Osmani rikthehet në spektakël. Moderatorja e dashur do të vijë sërish për publikun në një spektakël në formën e “reality”, këtë herë në një logo tjetër mediatike.

“Kryefjala” ka bërë me dije se ajo do të jetë prezantuesja e “Ferma VIP”. Një spektakël ky që për 100 ditë sjell konkurrentët VIP në një habitat tërësisht ndryshe. Pasi prej kohësh i mungon televizionit, mesa duket ajo tashmë ka vendosur që të rikthehet.

Pas Fjoralba Ponarit dhe Luana Vjollcës, këtë herë do të jetë Arbana, ajo që do të mirëpresë publikun në spektaklin që do të mbahet 2 herë në javë.

Nga ana tjetër, në skuadër me të, në pultin e regjisë, do të jetë edhe bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj.

Por rikthimi në ekran i saj nënkupton edhe disa kushte që prezantuesja i ka vendosur produksionit si për pagesën, ashtu edhe për kastin e personazheve që do të marrin pjesë në këtë spektakël.

Ajo çfarë dihet me siguri është fakti se një ofertë shumë bujare është bërë për të, të cilën vetë Arbana ka vendosur që ta pranojë.

Teksa shumë është aluduar në rrjet për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha të gjitha përgjigjet. Këto të fundit nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë.

“2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale.

Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e ‘Big Brother’, më thoshte se po ia fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës sime, se do më mbylleshin të gjitha dyert, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha.

Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!”, – u shpreh prezantuesja.

Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar.

Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar.

“Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq… Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë, para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin.

Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, por frika për të ndryshuar nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi.

Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë.

Një dhuratë që po i bëja vetes sime. Jeta ka mënyrën e vet për të treguar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi. Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, – përfundoi Arbana Osmani.

Spartak Ngjela nxjerr informacionet e fundit, Sali Berisha tentativa për pazare me Edi Ramën, ja skenari i vetëm…

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka dhënë informacionet më të fundit mbi lëvizjet e mundshme politike të Sali Berishës dhe ndikimin e tyre në pushtetin aktual në Shqipëri. Ngjela shpjegon se ekziston një mundësi që Berisha të kërkojë negociata me Partinë Socialiste, por, sipas tij, kjo nuk do të ketë sukses. Ngjela thekson se pushteti i Ramës sot është i pakontestueshëm, ndërsa Partia Demokratike vazhdon të drejtohet nga një lidership i dobët dhe i izoluar, i cili e bën të pamundur rikthimin e saj si forcë konkurruese.

Sipas tij, e vetmja mënyrë që ekuilibri i pushtetit të ndryshojë është nëse PD-ja zgjedh një kryetar të ri me pranueshmëri ndërkombëtare, duke hapur rrugën për sfida reale ndaj maxhorancës socialiste. Ngjela shprehet se shqetësimi kryesor i Edi Ramës nuk është opozita aktuale, por një krizë e mundshme brenda Partisë Socialiste që mund të dobësojë pozicionin e tij. Për momentin, socialistët janë të konsoliduar dhe çdo lëvizje e Berishës për t’u ulur në negociata me ta nuk ka shanse të sjellë rezultate. Madje, analiza e Ngjelës e krahason këtë situatë me një proverbë të njohur politike

Ja çfarë thotë Spartak Ngjela në rrjete sociale

“Shenjat janë se Sali Berisha do të kërkojë negociata me socialistët. Por socialistët kanë sot 83 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, edhe me një deputet ata arrijnë të kenë 2/3 e Parlamentit të Shqipërisë. Kurse një proverbë e vjetër na ka thënë se: Negocimi i bariut me ujkun nuk mund t’i shpëtojë dot delet dhe as nuk do të sjellë paqe të qëndrueshme – ujku, pasi të ketë ngrënë delen e parë, do vijojë të caktojë datën për vaktin tjetër. Por pyetja është: A mos vërtet socialistët do të hyjnë në bisedime me Partinë Demokratike për një ndarje pushteti? Jo. Kjo as që mund të mendohet… Atëherë?

Arsyeja politike ka një tjetër logjikë: fitorja e thellë e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit, si maxhorancë politike që është, a di ajo të luajë me sens real të arsyes politike? Deri tani nuk e kemi parë, sepse dihet që pushteti absolut i një kryeministri nuk e lejon atë që të bëjë ndonjë politikë tjetër veç politikës së karakterit qeverisës në favor të kompanive të Socialistëve në tregun e Shqipërisë. Atëherë? Asgjë. Sepse sot e vetmja frikë apo shqetësim i Edi Ramës është ndonjë krizë e mundshme Socialiste ekonomike në Shqipëri. Por është edhe shqetësimi i brendshëm i Ramës nëse PD krijon mundësinë për të zgjedhur një kryetar tjetër të saj si parti që konkurron për pushtet…

Por edhe kjo duket që është e pamundur, sepse Partia Demokratike është një parti e nënshtruar nga absolutizmi Berisha. Atëherë? Asnjë shpresë nuk mund të ketë ende sot Partia Demokratike. Atëherë? Asgjë, sepse kjo do të jetë gjendja e politikës në lidhje me pushtetin politik për aq kohë sa PD të drejtohet me këtë lidership politik që ka, i cili tani dihet se është nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atëherë? Rrjedha absolute e Partisë Socialiste në politikën aktuale bllokohet vetëm nëse Partia Demokratike zgjedh një kryetar të ri që është shumë i pranueshëm nga USA dhe nga Bashkimi Evropian”, shkruan Ngjela.

Tronditëse në Greqi/ Shqiptari υ ret me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij

Një ngjare e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Spathohori të Agrinjos, në Greqi.

Një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare ka ekzekutuar me çifte një 51-vjeçar, babai i një fëmije të mitur, i cili dyshohet të jetë bashkëshorti i të dashurës së shqiptarit.

Viktima ishte kryeplak i fshatit, ndërkohë sipas TCH, dyshoeht se krimi ka prapaskenë erotike dhe nuk ka lidhje me detyrën e viktimës. Dyshohet se autori kishte lidhje intime me gruan e viktimës, dhe ky ishte shkaku i konfliktit.

Burimet sqaruan se autori i kishte ngritur pritë viktimës dhe sapo ky u afrua me automjetin e tij, e qëlloi me çifte të cilën e kishte me leje duke e lënë të vdekur më vend.

Automjeti i viktimës u rrëzua në një greminë ku edhe u gjet prej banorëve të zonës. Pak orë mbas krimit, autori i telefonoi rajonit të policisë duke pranuar autorësinë.

Ai u tha agjentëve se dëshironte të dorëzohej pasi ishte i penduar për krimin. Në cilësinë e provës materiale u gjet edhe arma e krimit.

Rama i bën për ujë të ftohtë: Asnjë rikandidim për kryebashkiakët që…

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakët ditën e sotme për mos realizimin e fazës së parë për Paketën e Maleve. Gjatë takimit me kryebashkiakët në Golem, Rama me tone të ashpëra deklaroi se fakti që disa nga bashkitë nuk janë sjellë akoma hartën është e papranueshme.

Ndërkohë që më tej, Rama u ka dhënë një ultimatum kryebashkiakëve, duke thënë se nuk do të ketë asnjë rikandidim të tyre nëse nuk arrihet targeti i 1 mijë investimeve nga projekti i Paketës së Maleve.

“Nuk mundet dot të rrini e të prisni vetëm nga buxheti i shtetit, duhet të kaloni në një fazë tjetër sidomos disa bashki që i kanë të gjitha mundësitë. Bëmë një takim për Paketën e Maleve, sot jot ë gjitha bashkitë e kanë kryer fazën e parë. Është e papranueshme. Cili duhet të jetë objektivi? Ditë e parë që u shpall në ëebsite kishte mbi 700 interesime nga shqiptarë jashtë atdheut, është instrument i sigurtë për të tërhequr cdo shqiptar nga jashtë. Si ka mundësi që nuk ka mbaruar ende faza e parë. C’është kjo shkencë e madhe për të përcaktuar hartën.

Megjithatë i kam kërkuar drejtores së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të jetë në dispozicion të secilës bashki për harta për cfarëdo që keni nevojë. Dhe i kam kërkuar ministrit Demo të vendoset një target për cdo bashkie. Ambicia është 1 mijë investime nga kjo paketë. Nuk do të ketë asnjë rikandidim nëse nuk do jetë arritur targeti I këtij projekti.

Është plotësisht e mundshme por ama 1 mijë investime nëse marrim një shifër më modesten të mundshme për secilin nga këto investime, prej 50 mijë eurosh që është shumë e ulët, mendoni c’i ndodh ekonomisë në tre vjet. Kështu që, fokusoheni dhe merreni shumë seriozisht. Kuptojeni se është një celësh për të tërhequr njerëz aty ku duket se nuk ka njerëz.

Një element tjetër është të bëjmë një hap për të rritur cilësinë e planifikimit dhe projektimit, për këtë agjencia e re do ketë mision të vetin të asistojë bashkitë në planifikim dhe të krijohet një kanal më i shpejtë ndërveprimi,” tha Rama

Malli për gjyshërit e ktheu në Shqipëri, 18-vjeçarja që humbi jetën në Urën e Dajlanit jetonte prej vitesh në Gjermani

18-vjeçarja Vikena Greku, e cila humbi jetën dy ditë më parë në një aksident tragjik në Urën e Dajlanit në Durrës, prej disa vitesh jetonte në Gjermani së bashku me prindërit e saj, Vullnetin dhe Valbonën, si dhe me vëllain e vogël.

Sipas burimeve pranë familjes, e reja ishte kthyer së fundmi në Shqipëri për të vizituar gjyshërit e saj.

Pas largimit të prindërve drejt Gjermanisë disa vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj, Nevio, kishin qëndruar për një periudhë me gjyshërit në fshatin Dyshnik të Beratit, ku edhe ndoqën arsimin 9-vjeçar, deri në momentin kur prindërit arritën të siguronin dokumentacionin e nevojshëm për t’i marrë me vete jashtë vendit.

Vikena kishte vite që nuk ishte kthyer nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e saj e riktheu në vendlindje.

Dje, familja Greku  hapi dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën mes dhimbjes dhe lotëve vajzës së tyre, e cila u nda nga jeta në lulëzimin e rinisë.

Salianji takime intensive me demokratët në bazë, Berisha e shtang me deklaratën

“Salianji është vetëpërjashtuar! Ndarja me këta njerëz nuk na dobëson, por na forcon”. Kështu u shpreh sot kreu i PD, Sali Berisha i pyetur nga ndjekësit e tij për takimet intensive të Ervin Salianjit me strukturat demokrate dhe mbështetësit e opozitës në bazë.

Berisha e quan Salianjin të vetëlarguar nga Kryesia e PD dhe shton se ndarja me të nuk e dobëson opozitën.

Bashkëbisedimi i Berishës me ndjekësit

Arbër Mitrushaj: Ftesës së Salianjit për foltore, si duhet t’i përgjigjemi?

Sali Berisha: Salianjit t’i përgjigjeni si një njeri që ka përjashtuar veten nga PD.

I dashur Arbër, as ti, as unë dhe asnjë njeri, asnjë njeri, nuk është përgjegjës për aktet e paligjshme ndaj atyre që janë përgjegjës për aktet e tyre të paligjshme.

Ndaj atyre që mbrojnë interesa të paligjshme.
Nuk ka asnjë përgjegjësi.

Ndaj dhe u garantoj që ai ka vetëm interesa private, strikt private, të faktuara me dokumente, ndaj dhe i është thënë anëtarësisë se ai zotëria ka përjashtuar veten nga PD.

Kemi një nen ne, neni 24 i statutit, kur kapesh në shkelje flagrante të tij, dhe të detyrojnë pastaj të shëtisësh poshtë e përpjetë, ajo është veprimtari private e jotja, nuk ka asnjë lidhje me PD-në.

Kjo është përgjigjia ime për ju dhe çdo demokrat.

Mos harroni një gjë, opozitarizmi është i vështirë, nuk është i thjeshtë, dhe të mos mendojë kush se ndarja me këta njerëz, e dëmton PD-në.

U garantoj se e forcon.

A e patë tjetrin? Disa vrapojnë drejtora, disa vrapojnë andej, nuk na duhen ne këta Arbër, ata janë mish i huaj në opozitë.

Ata nuk janë opozitarë, janë pseudoopozitarë.
Ne duhet të qëndrojmë parti e hapur pa asnjë mëdyshje, por kurë ndaj atyre që interesave të tyre personale përpiqen të shfrytëzojnë partinë për të avancuar interesa të paligjshme apo veprimtari në shkelje të rënda të ligjeve.

Jo, atë nuk e bëjmë ne.

Nuk jemi ne avoketër.

Ne jemi parti e shtetit ligjor dhe i qëndrojmë asaj.

E përlotur, mamaja e Angelo Harunit thyen heshtjen për ish-partneren dhe lidhjen “toksike”. E vërteta është që…

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio ka qenë mamaja e Angelo Harunit. Gjatë intervistës ajo ndau më shumë detaje mbi rrugëtimin e djalit të saj brenda shtëpisë së Big Brother, por edhe mbi jetën e tij personale jashtë kamerave. Alba u shpreh se është një ndjekëse shumë e rregullt e formatit dhe se asnjë detaj nuk i shpëton vëmendjes së saj.

Gjatë bisedës, moderatorja Atalanta u ndal edhe tek jeta private e banorit, duke rikthyer në vëmendje një deklaratë të Angelos bërë brenda shtëpisë, në lidhje me përjetimet e tij në dashuri. Mamaja e tij citoi fjalët e të birit, duke sqaruar kontekstin dhe mënyrën se si ai e kishte perceptuar lidhjen e tij të fundit.

Ai tha: “Në jetën time kam pasur dy dashuri të mëdha, ku nga secila kam marrë më të mirën. Tek e para mësova se dashuria është shumë e bukur që e suportojnë njëri-tjetrin dhe e duan. Ndërsa në dashurinë e dytë m’u tha që të kesh zënka është normale.” Lore iu përgjigj duke i thënë që zënka është normale, por jo sherre dhe Anxhelo pati sherre dhe prandaj e etiketoi edhe toksike. Nuk dua që të flas me emra.

Alba tregoi se ishte ndjerë keq nga fakti që Angelo e kishte përshkruar këtë marrëdhënie si toksike. E pyetur nëse familja ishte në dijeni të kësaj lidhjeje, ajo u shpreh se bëhej fjalë për një marrëdhënie për të cilën nuk kishte asgjë për t’u fshehur.

Duke folur me sinqeritet, Alba pranoi se kishte pasur rezervat e saj në lidhje me mënyrën se si ishte qasur vajza ndaj Angelos, por kurrë nuk kishte zgjedhur ta atakonte apo ta paragjykonte. Ajo theksoi se:

“Do të marr përsipër të them gjërat e mia. Për hir të së vërtetës nuk është se më ngjiti ndonjëherë sepse kisha rezervat e mia për mënyrën se si ishte qasur në lidhje me Angelon. Por kjo është e vërteta ime dhe perceptimi im. Megjithatë nuk zgjodha asnjëherë që ta atakoj apo ta shoh shtrembër, zgjodha ta respektoj sa e kishte ajo të mundur të respektonte sepse disa gjëra nuk bëhen me të thënë. O bëhen o nuk bëhen. Megjithatë ajo ishte jeta e tyre, lidhja e tyre për të cilën as nuk u pyeta ndonjëherë dhe nuk m’u mor mendim ndonjëherë”.

Momenti më i dhimbshëm për të, sipas Albas, ka qenë ndarja. Ajo rrëfeu se ishte prekur thellë kur mësoi se Angelo kishte kaluar Vitin e Ri vetëm, një fakt që e kishte zbuluar vetëm përmes rrëfimit të tij në Big Brother.

“Ajo për të cilën unë jam ndjerë keq ka qenë kur janë ndarë. Sepse mua më ka mbetur peng ajo që tha Angelo që e kam kaluar Vitin e Ri vetëm për mendtë e mia. Ai nuk kishte pse të rrinte vetëm, shtëpia ishte aty, kemi kaluar gjëra edhe më të mëdha”.

E përlotur ajo shtoi se: Sepse nuk është normale, ta dëgjoj unë mbrapa këtë gjë. Unë them se nuk ka dashuri pa zënka, apo nuk ka dashuri pa i dhënë një mundësi njëri-tjetrit, por jo të përjetohet vetëm. Ata bashkëjetonin në shtëpinë e Angelos, kishin zgjedhur që ashtu ta ndanin njohjen e tyre. Në bashkëjetesë siç janë të gjithë të rinjtë sot. Zgjati rreth një vit si bashkëjetesë, por që kjo pjesa e ndarjes mua më ka dhembur shumë. Pavarësisht se i di shumë gjëra se çfarë kanë përjetuar në ndarje, që ta marr vesh në distancë se si ishte ndjerë Angelo vetëm mua më ka dhembur. Këtë ndjesinë e Vitit të Ri e mora vesh në Big Brother”.

Ndër të tjera mamaja e Angelos zbuloi se ai i kishte kërkuar që këtë gjënë ta kalonte vetëm, pa marrë mendimin e askujt dhe se për dy muaj ka pasur një shkëputje nga familja.

“Për më tepër që një person i medias, një gazetar që unë e shihja nga ekrani dhe më dukej mirë çdo ditë. Duhet të ketë qenë një sforco e madhe dhe për të që të vuajë natën dhe të jetë okej ditën sepse duhet të vazhdojë punën dhe duhet të ecë përpara. Jeta vazhdon për secilin, jetë e lumtur edhe për vajzën dhe më e mira edhe për djalin tim“./TAR

“Alo, jam υrasësi”, si u dorëzua shqiptari pasi kreu kr imim në Greqi

Νjë konflikt personal dyshohet se qëndron në origjinën e vrasjes së kryeplakut të Lithovouni, në zonën e Makrynias, Aitoloakarnani.

Autori i dyshuar, një 44-vjeçar me origjinë shqiptare, u arrestua mëngjesin e së shtunës nga autoritetet.

Sipas informacioneve të bëra publike nga mediat greke, 44-vjeçari dyshohet se ka qenë personi që ka kontaktuar Policinë, duke pranuar se kishte qëlluar viktimën dhe se ishte përgjegjës për vrasjen.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai i kishte zënë pritë kryeplakut, duke pritur kalimin e tij me automjet.

Në momentin që makina e viktimës mbërriti në vendngjarje, i dyshuari hapi zjarr, duke qëlluar të paktën tre herë brenda automjetit, çka solli vdekjen e menjëhershme të 50-vjeçarit. Viktima ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Hetimet nga autoritetet po vijojnë, ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se mes dy burrave ekzistonte prej kohësh një marrëdhënie e tensionuar, e shoqëruar me përplasje të forta personale, të cilat dyshohet se çuan në këtë ngjarje tragjike.