“Pak arsye personale dhe shëndetësore”, dyshja e moderatorëve njoftojnë largimin nga emisioni: Para se të filloj të qaj…(Video)

Erjona Rusi dhe Arjon Muça nuk do të prezantojnë më emisionin “Shqipëria Live” dhe largimin e kanë njoftuar ata vetë, në puntatën e fundit të këtij formati.

“Falënderimi i takon publikut. Natyrisht nuk është për klishe, por kemi një falënderim të jashtëzakonshëm për drejtuesit e këtij televizioni, për mbështetjen e pakursyer për të punuar në një ambient fantastik dhe për t’u ndjerë vetvetja çdo ditë, mbi të gjitha, edhe profesionalisht,” tha Rusi.

Ndërkohë, edhe Arjoni ka bërë falënderimet e tij për bashkëpunimin prej gati dy vitesh me kolegen Erjona Rusi.

“Ka qenë një rritje e jashtëzakonshme për mua fakti që të punoja me një gazetare profesioniste si ty”, shtoi Muça.
Kolegia e tij, nuk i kurseu publikisht vlerësimet për të si nga ana profesionale, por edhe si individ.

“Ka qenë kënaqësi shumë e madhe dhe jo për të thënë 100 herë faleminderit dhe jo se e kam këtu në krah, por këto dy vite kanë qenë fantastike me ty Arjon Muça. Ndodh rrallë që të gjesh një njeri të jashtëzakonshëm në punë, por edhe të jashtëzakonshëm si njeri.
Ndërkohë, që duket se ata kanë ikur nga “Shqipëria Live”, por jo nga Top Channel.

“Mbyllim “Shqipëria Live”, por do shihemi në aventura të reja!” tha Arjoni, teksa Erjona shtoi: “Patjetër, këtu do jemi në shtator, nuk do ju ndahemi. Thjesht s’do jemi në këtë stol.

”https://www.instagram.com/reel/C94oQiOtAuL/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fpak-arsye-personale-dhe-shendetesore-dyshja-e-moderatoreve-njoftojne-largimin-nga-emisioni-para-se-te-filloj-te-qaj-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A696%2C%22ls%22%3A387%2C%22le%22%3A603%7D

Greqia kërcënon Turqinë: Ka shkelur ujërat territoriale! Nuk ka më respekt mes nesh

Me anë të një paralajmërimi të ashpër për rivalin e saj në Egje, Turqinë, Greqia theksoi se nuk do të tolerojë asnjë aktivitet të paligjshëm turk brenda zonës ekskluzive ekonomike të krijuar nga marrëveshja e vitit 2020 midis Athinës dhe Kajros.

“Asnjë ‘respekt’ nuk është treguar nga pala turke dhe si rrjedhojë asnjë respekt nuk do të tregohet në të ardhmen nga Forcat e Armatosura Greke ndaj veprimeve të paligjshme të Turqisë brenda zonës së përcaktuar ligjërisht midis Greqisë dhe Egjiptit, siç parashikohet nga Kushtetuta e Republikës së Greqisë”, tha Ministria e Mbrojtjes, citon Ekathimirini.

Ky paralajmërim vjen pas një incidenti detar në Egjeun juglindor, ku një flotilje me anije turke u afrua pranë ishujve grekë të Kassos dhe Karpathos. Turqia pretendoi se një anije kërkimore kishte shkelur shelfin e saj kontinental, duke pohuar se i kishte dhënë leje anijes që të kryente kërkimet dhe të nisej.

Kjo është e dashura e re e Kylian Mbappe? Reagon modelja bukuroshe pasi u pa me sulmuesin francez (FOTO)

Futbollisti i famshëm, Kylian Mbappe, mesa duket e ka gjetur personin e zemrës.

Burime të shumta thonë për “Page Six” se futbollisti i Real Madridit është bashkë me modelen e njohur, Dani Grace Almeida, dhe së fundmi ata janë parë të përqafuar në Miami.

Mbappe dhe Almeida shkuan për ‘bowling’, në një klub nate si dhe shijuan një darkë së bashku.

“Ata ishin shumë komod me njëri-tjetrin derisa mbanin duart. Ata u panë dorë për dore edhe duke dalë jashtë”, tha një burim për “Page Six”.

Megjithatë, pas lajmit, vetë modelja ka reaguar duke thënë se “unë personalisht nuk dua të komentoj rreth statusit tonë këtë moment”.

Dani Grace Almeida

Aksident i rëndë/ Kamioni humb kontrollin dhe mer zvarrë tre makina, humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të të premte në Mesini të Greqisë ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 4 persona ndërsa 5 janë me lëndime të shumta, mes tyre edhe një foshnjë vetëm 1 vjeçe dhe një 14 vjeçare.

Sipas mediave greke aksidenti i trafikut në Mesini ka ndodhur në autostradën Pyrgos-Kyparissias , në lartësinë e Elias, kur një kamion që lëvizte në drejtim të Qiparisisë ka humbur kontrollin, është “palosur”, ka shkuar në drejtim të kundërt dhe ka tërhequr zvarrë tre makina e i ka shtypur ato.

Përplasja ka qenë aq e ashpër sa makinat janë kthyer në një masë pa formë dhe zjarrfikësve iu është dashur të presin çatitë e automjeteve për të nxjerrë 4 të vdekur dhe 5 të plagosur.

Sipas informacioneve të deritanishme të vdekur janë një vajzë 13-vjeçare dhe një 50-vjeçar të cilët ndodheshin së bashku në njërën makinë dhe një vajzë 12-muajshe dhe një burrë 38-vjeçar në makinën tjetër.

Bayern e ekzagjeron, shënon 14 gola në miqësore

Bayern Munich nën drejtimin e trajnerit të ri Vincent Kompany pati një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë të sezonit.

Bavarezët vijojnë grumbullimin në përgatitje të sezonit të ri jo shumë larg Mynihut, në qytetin e Tegernsee.

Provën e parë e bënë si gjithnjë ndaj ekipit Rottach-Egern. Një skuadër amatore, por që ka fituar famë ndërkombëtare pikërisht nga ndeshjet miqësore me bavarezët.

Në fakt kampionët rekord të Gjermanisë fituan 14-1. Një vit më parë Bayern e kishte fituar miqësoren më ketë skuadër me rezultatin 27-0.

Tre gola u shënuan nga Tel, 2 gola nga i riu Licina dhe më pas nga një për mbrojtësit e krahut Mazraoui dhe Guerreiro në pjesën e pare e cila përfundoi 7-1.

Në pjesën e dytë shumë ndryshime me zëvendësime si dhe ndryshime në rreshtim dhe skuadra e Kompany shënoi edhe 7 gola të tjerë.

Një prej tyre u shënua edhe nga Arijon Ibrahimoviç. Futbollist me origjinë nga Kosova, i rritur në ekipin ne dytë të Bayern.

Sezoni i ri i Bundesliga do të nisë më vonë se ligat e tjera dhe do të fillojë më 23 Gusht

“Kam një foto ku pistoletën e kam vënë në kokën e Edi Ramës”- Deklaratat e Ardiana Kalasë, referohet në prokurori për kanosje ndaj kryeministrit

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori aktivisten Adriana Kalaja, nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës.

Shkak i procedimit ndaj Adriana Kalasë është bërë një deklaratë e saj, ku ajo shprehet se “kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokën e Edi Ramës”.

“Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës”, ka thënë ajo gjatë protestës së fundit para bashkisë Tiranë.

Për këtë deklaratë, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit.

Kjo deklaratë e Kalasë erdhi pas disa shkrimeve për një foto të sajën teksa bën qitje.

Rikthehen temperaturat ekstreme, ja çfarë do të ndodhë me motin nga e hëna

Meteorologia Tanja Porja, tha për A2 se moti i nxehtë ende nuk ka kaluar dhe temperaturat do të rikthehen sërish në 40 gradë celsius.

Nga e hëna pritet që temperaturat të ngrihen sërish, ndërsa do të jenë në vlera të larta edhe në ditët e para të muajit gusht.

“Që nga kjo e premte kemi një rritje të lehtë termike, e cila do të vazhdojë graduale më pak se një gradë deri të dielën. Pas të dielës, ne presim të fillojë sërish tendenca rritëse e vlerave termike në të gjithë vendin. Këtë të premte, maksimumi i temperaturave do të jetë 35-36 gradë celsius. Nga dita e hënë dhe në vijim, ditët e fundit të korrikut dhe fillimi i gushtit, pritet që të kemi sërish temperatura 39 apo 40 gradë celsius, por jo në një shtrirje masive të territorit, por vetëm në zona të izoluara dhe në ditë sporadike, jo pa shkëputje”, u shpreh Tanja Porja.

Ndahet nga jeta aktorja e njohur

Aktorja Roberta Taylor, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, e cila ishte e njohur për rolet e saj në EastEnders dhe The Bill.

Aktorja ka lindur në Londër dhe ishte e njohur me audiencën televizive për interpretimin e Irene Raymond në EastEnders midis viteve 1997 dhe 2000.

Roberta vuante nga pneumonia, raporton Guardian.

Roberta gjithashtu, ka performuar në skenë në West End dhe me Royal Shakespeare Company. Roli i saj i fundit i madh televiziv, ishte në komedinë e hetuesit privat Shakespeare & Hathaway.

Aktorja ka lindur në Plaistow, në Lindjen e Londrës. Ajo u rrit në një shtëpi të vogël me mamin, gjyshen dhe hallat e saj në Ishullin e Qenve pasi i ati u largua nga familja.

Roberta la shkollën pa asnjë kualifikim dhe filloi të punojë si sekretare.

Ajo u martua me litarin Victor Taylor në vitin 1966 dhe lindi një djalë të quajtur Elliot në të njëjtin vit.

Horoskopi për gushtin/ Paratë, dashuria, shëndeti, ja çfarë thotë astrologu

“Gushti do të jetë një muaj i mirë”,- tha astrologu Jorgo Pulla, ndërsa bërë parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin gusht.

Dashi: Mundësi shumë të mira të përgatitemi. Dashët e 10 ditëshit të dytë do të zgjidhin probleme të mëdha që kanë pasur në fushën e dashurisë.

Demi: Është një muaj që nuk shqetësohen, demët e 10 ditëshit të parë do të bëjnë ndryshime të mëdha të punës së tyre. 10 ditëshi i dytë duket se në hënën e re në shtëpinë e katërt diellore, për të palidhurit kanë një shans shumë të mirë. Ndërsa për 10 ditëshin e tretë muaji fillon me ndryshime të vogla por me arritje të mëdha në fund. Ndërsa për çështjet ekonomike do të ketë një stabilizim.

Binjakët: Fokusohen tek komunikimi. Por mërkuri kthehet në retrogradë në datën 5. Dhe do të thotë se disa çështje të mëdha mund të rregullohet. Kur kemi mërkurin në retrogratë të kemi bindjen se do të ketë ndryshime të mëdha. Një dashuri e papritur dhe një diçka shumë e madhe ndodh. Do të kenë udhëtime të shkëlqyera.

Gaforrja: Gaforret janë të familjes, kanë një problem të vogël tani, por që do të zgjidhet. Këto shenja kanë të bëjnë me familjen dhe një pasardhës është duke ardhur. Të dhjetëditëshit të dytë kanë të bëjnë me mbylljen e borxheve të së shkuar dhe një cikël të ri. Ata që janë të fejuar kapërcejnë problemet me të shkuarën, duhet të kenë kujdes nga thashethemet.

Luanët: Do të jetë një muaj i rëndësishëm financash, një moment shumë mirë. Do të bëjnë kontrata shumë të rëndësishme. Në 10 dhjetëshin e dytë, kërkohet maturi sepse do të marrin vendime të rëndësishme. 10 ditëshi i tretë duhet të jetë u vëmendshëm në lidhje me blerjet sepse mund të kryejnë shpenzime që mund t’u sjellin probleme.

Virgjëresha: Kemi dy planetë që hyjnë në shenjën e virgjëreshës. Në datën 5 i viziton Aërdita. Për virgjëreshat do të ishte mirë të kenë kujdes nga huatë, ose nga bankat. Do të fitojnë një gjyq që kanë 13 vite me probleme të mëdha dhe do të triumfojë e drejta. Do të kenë takime fantastike dhe do të kenë mundësi të reja.

Peshorja: Disa prapaskena që iu janë bërë para disa viteve duket se do të fitojnë të drejtën e tyre. Në 10 ditëshin e parë ka disa prapaskena por vjen momenti i zhbllokimit. Do të kenë ndryshme të mëdha dhe pozitiviteti më i mirë i mundshëm do t’i shoqërojë. Do të marrin një lajm këtë javë dhe pret diçka e madhe do të ndodhë.

Akrepi: Karrierë, imazh, mundësi. Kanë mundësi të veçanta që japin punës. 10 ditëshi i parë do të merret me kontrata e çështje punë. Në fund të muajit do të shfaqet një dashuri e fshehtë. Kanë mundësi të zgjidhin problemet dhe 10 ditëshi i tretë është i favorizuar në fushën e dashurisë.

Shigjetarët: Gushti është muaj i favorshëm. Perspektiva profesionale dhe personale. Duket se kanë mundësi të zgjidhin çështje me pasuri të paluajtshme.

Bricjapi: Kanë shumë ndikime dhe me ndryshimet e mëdha që po bëhen. 10 ditëshi i parë ka të bëjë me një kontratë shumë të rëndësishme, por 10 ditëshin e dytë duhet të kenë shumë kujdes.

Ujorët: Duket është një muaj që do të fokusohen tek marrëdhëniet me punën, karrierën, ndryshimet vendimet. Kanë dy gjera kryesore, ujorët kanë besnikëri dhe stabilizimin e punës. Mërkuri në retrogradë ndihmon të bëjnë disa biseda që të kuptojnë përse gjërat ndodhën. Është momenti i mirë nga data 14 për udhëtime familjare.

Peshqit: Në këtë periudhë kanë qenë shumë në vështirësi. Në gusht është mirë që të relaksohen. Shëndetin të mos e lënë pas dorë. Këtë muaj duhet të qetësohen, kanë momente shumë të mira dhe kanë mundësi dhe çështje të mëdha, ekonomike financiare. Disa çështje që janë refuzuar në fushën e punës dhe të karrierës, duket se fitojnë një gjyq. Dhe në çështje shpirtërore pas datës 15 është koha ideale.

Çadra dhe beach bar, ‘privatizohet’ edhe ishulli i ‘paprekur’ i Ksamilit

Një pamje e siguruar nga gazetari F.Tenolli që ka shkaktuar indinjatë të gjerë publike, është zaptimi me shezlonge i ishullit Tongo në Ksamil. Në ishull janë ngulur çardat private dhe është ngritur një beach bar, duke transformuar peizazhin e tij të paprekur në një sipërmarrje komerciale.

Banorët dhe vizitorët kanë hedhur pyetjen se kush i ka dalë pronar ishullit të paprekur derisa para diaa kohësh. “Çfarë është kjo mënyrë babëzie dhe zaptimi të çdo hapësire të mundshme?”-shprehet një pushues i shqetësuar. “Kush i jep këto leje?” Deri më sot, Ishulli Tongo ishte një nga zonat e pakta që kishte mbetur e paprekur nga shfrytëzimi privat, duke shërbyer si një strehë për dashamirësit e natyrës dhe ata që kërkojnë qetësi.

”Babëzitë” e reja jo vetëm që kanë ndryshuar bukurinë natyrore të ishullit, por gjithashtu kanë ngritur shqetësime të mëdha mjedisore. Ky zhvillim i fundit nënvizon një trend në rritje të zaptimit të pakontrolluar përgjatë zonave bregdetare të virgjëra të Shqipërisë.