U dhunua brutaIisht / 42-vjeçari shkoi të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale, por poshtë pallatit i doli…

Të tjera detaje janë zbardhur nga dhunimi i 42-vjeçarit Rigels Kaso nga Bilishti, i cili u gjet dje i shtrirë në rrugë, pasi ishte dhunuar.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se autori është identifikuar si Bajram Gjeleshi. Dyshohet se motivi i konfliktit me Kason ishin disa mesazhe qe ai i kishte dërguar bashkëjetueses së tij në rrjetet sociale.

Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi nga profili i bashkëjetueses e ka ftuar 42 vjeçarin për tu takuar pranë pallatit ku jetonte në rrugën në rrugën “Sokrat Miho”.

Duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale ai shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj i cili e dhunoi me grushte.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më datën 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën.

42-vjeçari ndodhet në spitalin e traumës duke luftuar për jetën dhe nuk ka mundur dot të deponojë para policisë.  Nga verifikimet e kryera rezulton se ai ka qëndruar në Tiranë 3 ditë para se të ndodhte ngjarja.

Ndërkohë autori është shpallur në kërkim.

TRONDlTËSE / Në treg akullore me oksid etileni! Mund të shkaktojnë kancer dhe probleme me riprodhimin

Në tregun shqiptar ka qarkulluar akullore të kontaminuara me oksid etileni, një substancë kimike shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Këtë e ka zbuluar kreu i KLSH-së gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Sipas KLSH kanë qenë plot 13 ton akullore e prodhuar në Francë me përmbajtje oksid etileni.

Ky përbërës shkakton kancer, leucemi dhe probleme në organet e riprodhimit, ndërkohë që në 2021 akulloret që kanë pasur në përbërje oksid etileni janë nxjerrë nga tregu në të gjithë vendet e BE. 

Arben Shehu foli për skandalin te Onkologjiku, duke thënë se sipas tij, situata aty është vetëm pika fundore e përgjegjësisë. Ai tha se duhen analizuar shkaqet që kanë shkaktuar rritjen e tumoreve në vend.

“Në vazhdimësi do donimin të kishim një mundësi për të bashkëpunuar. Nuk kërkohet vetëm mbështetje për punën por për arritjen e objektivave, dhe për zgjidhjen e problematikave që ne i kemi hasur në punën tonë. Siç përmendim situatën në Shëndetësi, siç është ai i Onkologjikut, është një niveli maksimal i lartë i riskut që kërkohet përgjegjësi e stafit të KLSH por edhe e institucionit që e monitoron spitalin. Kërkohet vëmendje shumë e madhe për zbatimin e rekomandimeve që ne kemi dhënë për shëndetësisë, do kërkojmë një analizë. Ne vlerësojmë se situata në onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë. Duhet të ketë një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale”, tha Shehu.

Shehu zbuloi se në Shqipëri janë treguar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt.

“Në 27.7.2021, u zbuluan markat e akullore, Oksid Etileni në akulloret e prodhuar në Francë, u zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin ras 47 shtete, për komantimin e akullores me Oksid otileni në disa akullore. Me pas në 30/7/2021 ka ardhur email, drejtuesit e AKU për këtë gjë. AKU, është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi Etileni shkakton kancer, leucemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt”, u shpreh ai.

Rastet e shkaktuar me kancer prej këtyre akulloreve mund të ketë rritur numrin e pacientëve tek Onkologjiku

“Nuk është i rëndësishëm vetëm zbatimi i rekomandimeve tona, por të vendoset në vëmendjen tuaj si në rastin konkret, duhet të ngrini grupe pune për analiza kryesisht për situatën në shëndetësi, për analizën e rritjen e të sëmundjeve tumorale në shëndetësi”, tha ai.

Oksidi i etilenit është një substancë që përdoret në produktet kozmetike si kremra dhe parfume. Megjithatë, ekspozimi akut ndaj kësaj substance mund të shkaktojë nga simptomat më të lehta si marrje mendsh dhe të vjella, deri te më të rëndat si kancer, probleme me riprodhimin dhe neurotoksicitet.

V*au trafikantin e madh të Irakut, Artan Hoxha flet ‘pa dorashka’, zbulon dënimin e t merrshëm për shqiptarin

Artan Hoxha ka folur për dënimin e Xhuljano Prengës, shqiptarit me nënshtetësi suedeze, që ekzekutoi trafikantin iraken me nofkën “Benzema”.
I ftuar në një program televiziv, Hoxha zbuloi se gjykata në Irak e ka dënuar Prengën me vdekje, ndërsa pritet që të ketë edhe një proces në apel.

“Në fillim të janarit një shqiptar 19 vjeçar nga zona e Pukës, Xhuljano Prenga, vrau trafikantin në Irak, “Benzema”.
Në datën 13 qershor është dhënë vendimi i shkallës së parë, në gjykatën e Bagdadid, është vendosur dënimi me vdekje. Ai është shtetas suedez.

Dy personat e tjerë që kanë qenë bashkë me të, një shtetas suedez dhe një iraken, që jeton në Suedi por është shtetas iraken, janë dënuar, njëri prej tyre me 25 vite.
Vazhdon të jetë problematika me grupet arabe në Suedi, që kanë krijuar një problem të madh një vendi shumë të qetë si Suedia.
Vendimi i shkallës së parë në Bagdad e ka dënuar Xhuljano Prengën. Për fat të keq si shtetas suedez, ka edhe një problem tjetër, Suedia nuk ka ambasadë atje, ambasada është sulmuar dhe është djegur. Qeveria suedeze e mban në mbrojtje familjen e tij.

Autoritetet suedeze e kanë njoftuar familjen që procesi i zhvilluar me një avokat të caktuar kryesisht nga shteti iraken, në vendimin e shkallës së parë është dënuar me vdekje.
Në fillim u dyshua se mund të vritej në burg, por aty është mbajtur në një regjim sigurie të lartë bashkë me disa shtetas europian të tjerë.
Ka patur interes për të dhe pritet gjykimi në shkallën tjetër. Iraku i ka vendimet me vdekje me pushkatim dhe me varje”, tha Hoxha.

Aksident i ‘trefishtë’ në Tiranë/ Shoferja e dehur përplaset me dy automjete, arrestohet 26-vjeçarja

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasen A. B., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase, ditën e djeshme, në rrugën “Anton Lufi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Toyota”, dhe më pas, nga inercia, automjeti i shtetases A. B., është përplasur nga pas me një automjet tip “Benz”.

“Ervis Martinaj, i vetmi që Rama e sulmoi personalisht!”/Hoxha ‘zbërthen’ detajet: Martinaj u pre në besë, sot nuk…

Artan Hoxha ka folur për Ervis Martinajn, i cili ende rezulton i zhdukur dhe shteti shqiptar nuk ka një përgjigje se çfarë ndodhi me të.

I ftuar në një emision televiziv Hoxha tha se Martinaj “revolucionarizoi” botën e krimit në Shqipëri, ndërsa u ndal te përplasjet e tij të forta me grupet rivale, me ish ortakët e tij, me biznesmenë të fuqishëm madje edhe me politikën.

“Bëhen dy vjet në datën 9 gusht, nga momenti kur ka qenë komunikimi i fundit i Ervis Martinajt, sic është e provuar, me celular. Nga ai moment, del një qelizë 30km në vijë ajrore nga banesa e tij në Fushë Kuqe, kaq është distanca, që është provuar deri tani dhe nga aty e mbrapa nuk ka kontakt. Kemi të bëjmë me ato që kriminalistët i quajnë gati krime të përkryera.

Ky personazh u bë kaq i rëndësishëm për shkak të efektit që ai pati. Është kriminel atipik.

Ishte një biznesmen që u bë gangster. Ervis Martinaj pati impakt të rëndësishëm, sepse bëri evolucion në botën e krimit të organizuar në Shqipëri, për shkak të mënyrës që përdori për t’u ngjitur në majë, për të korruptuar agjencitë e zbatimit të ligjit, për të miksuar krimin e organizuar, biznesin dhe politikën. Kjo e bëri atë të rëndësishëm.

Në rast se fillesat i pati gjatë qeverisjes së PD, ai u bë më i fuqishëm dhe më potent në terren gjatë kohës kur në pushtet erdhi PS.

I mbijetoi edhe ndryshimit të pushtetit.

Kur ka ndryshim pushteti ka ndryshim edhe në botën e krimit.

Ervis Martinaj është njeri që ndryshe nga gangsterët e tjerë, ishte sponsor i rëndësishëm i të djathtës.

Ishte atipik sepse gangsterët e atij niveli, kur arrijnë një pozicion të rëndësishëm dhe dominues në territor, mundohen t’i shmangin daljet dhe kontaktet e tyre. Ai ishte shumë i dukshëm, me kontakte të mëdha politike, shoqërore, në media, të gjitha. Pra e kishte shumë të rëndësishme daljen e tij publike. Ky është një nga faktorët, pse data 9 gusht 2022, merret si datë… Nga ai moment nuk ka ndodhur me asgjë.

Për të kuptuar një bos të krimit të organizuar, shikoni kundërshtarët e tij. Në moment që kundërshtarët e tij janë relaksuar, janë rikthyer në terren, kanë ulur nivelin e sigurisë, kanë filluar aktivitetin lirisht, do të thot që ose e kanë asgjësuar kundërshtarin ose kanë bërë pakt. Në rastin konkret, aleancat që tentoi të bënte Ervis Martinaj dhe intrigat në të cilat ai u përfshi dhe bëri armiq të gjithë ortakët e vet, njerëzit më të rëndësishëm të botës së krimit në Shqipëri, vëllezërit Duka që kishin ndarë bashkë gjithcka, por shikoni, kur Martinaj u vendos në Fushë Kuqe, qarku i Lezhës u bë qarku më problematik në vend.

Kontaktet që vendosi në Shkodër, Mamurras, Burrel, në zonën e Fushë Krujës, e kthyen në një gjenerator të një situate shumë të rëndë kriminale. Martinaj korruptonte agjencitë e zbatimit të ligjit.

Duke kontrolluar lojrat e fatit, ai nuk e ka patur kurrë problem të ketë sasi të mëdha të parave kesh, mund të korruptosh cdo zyrtar.

Lojrat e fatit pas vitit 2018, nuk mund të funksionojnë pa policinë dhe shërbimin informativ. Ai e kishte mbyllur këtë gjë.

Ishte sponsorizues i madh në fushata elektorale.

Ajo SMV e famshme e Elbasanit, është vepër e Ervis Martinaj, njerëzit dhe financimet e tij dhe diskutojmë për atë djalin që ngeli, që ishte vërtet profesionist dhe u gjend në vendin e gabuar.

Në zgjedhjet e 2021, nuk di që Edi Rama të ketë përmendur me emër ndonjë bos krimi, asnjëhrë, përmendi vetëm njëherë Capjat. I vetmi që ka përmendur është Ervis Martinaj, tha “ai drejtori i lojrave të fatit, ne e dimë kush është në atë makinë, sa e ka targën”. Nuk është në stilin e Ramës të përmendë dhe sulmojë personalisht. Martinaj ishte i vetmi që ai e atakoi personalisht.

E gjithë kjo përplasja e tij me biznesmenë të fuqishëm në vend, përplasja me grupe rivale, e bënë të ishte me kaq impakt.

Momenti i zhdukjes së tij, jam me këtë version që ai është prerë në besë, është ekzekutuar dhe kufoma… Krimi më perfekt është ai që nuk ka as kufomë dhe as armë. Sot kemi parë plot raporte, dëshmi, operacione kërkimi, në zona ku mendohej se mund të jetë groposour kufoma, apo fshehur makina. Por, deri në këto momente, edhe nga premtimet e kryeministrit, ndodhemi para faktit të kryer, kemi në SPAK që ka nxjerrë dy urdhër arresti për Ervis Martinajn. Dhe Prokurorinë e Kurbinit, që heton për vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Martinajt.

Në Shqipëri u kalua në një stad tjetër të krimit të organizuar”, tha Hoxha.

I dërgoi SMS në Instagram një vajze, por në vendtakim i doli bashkëjetuesi i saj! Si u dh*nua brutaIisht Rigels Kaso nga 34-vjeçari!

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë në kryeqytet ku 42-vjeçari, Rigels Kaso u dhunua brutalisht mëngjesin e djeshëm (15 Korrik).

Burime nga policia bëjnë me dije se 42-vjeçari nga Bilishti ka komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshi.

Ky i fundit ka zbuluar mesazhet dhe ka shkuar vetë në vendtakimin që 42-vjeçari kishte lënë me bashkëjetuesen e Bajram Gjeleshit në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

Ai është dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.

“Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal”, njoftoi policia.

Aksidentohet autobusi me 60 pasagjerë, paraqitet gjendje kritike për tre prej tyre

Një aksident i rëndë dë është regjistruar në autostradën C-32, pranë Barcelonës. Pamjet e aksidentit që tregojnë një autobus të përplasur në hyrjen e një tuneli kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa nga 60 pasagjerë që ndodheshin në mjet, 3 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Në momentin e aksidentit autobusi po udhëtonte midis qyteteve Santa Susanna dhe Palafolls.

Autobusi ka humbur kontrollin në hyrje të tunelit dhe është përplasur me murin anësor, me mjetin që ka ngecur në pozicion vertikal.

Autobusi po transportonte 60 punëtorë të Inditex nga Barcelona, në magazinat në pronësi të kompanisë në Tordera.

Për të ndihmuar në aksident janë aktivizuar 24 ekipe zjarrfikëse dhe dy helikopterë. Shërbimet e urgjencës kanë vazhduar me evakuimin e të gjithë pasagjerëve, pa të dhëna për viktima për momentin .

Siç njofton Departamenti i Shëndetësisë në Katalonjë, janë tre persona në gjendje kritike, njëri prej tyre shoferi, të cilët janë transferuar me helikopterë mjekësorë në spitale të ndryshme.

Tre persona të tjerë janë transferuar në gjendje më pak të rëndë në Mataró, ndërsa ndihmë mjekësore kanë marrë 52 persona.

Autostrada C-32, është ende e mbyllur midis Pineda de Mar dhe Tordera në drejtim të Gironas.

Egla Ceno në një SPEKTAKËL të ri, ja ku do e shohim FITUESEN e Big Brother VIP!

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno po rikthehet sërish në një spektakël të ri.

Aktorja e njohur këtë ka lënë të kuptojmë me postimin e fundit.

Ajo ka postuar një foto me një fustan të mbushur me gura shkëlqyes, e një kurorë në kokë.

Poshtë fotos Egla bëri disa shkrime që lënë të kuptojnë se ajo do jetë pjesë e Dancing with the Stars.

Ajo f. υti ρatate për të ρarandaΙuar sht atzëniηë, ja çfαrë i ndόdhi

Mesa duket imagjinata e papërmbajtur i ka rrëzikuar shëndetin një vajze nga Kolumbia. Raportohet se Diana Martinez, 22 vjeç,

futi një patate në va.ginën e saj për të parandaluar shtatzëninë por kjo u shoqërua me një pasojë të rëndë për trupin e saj.

Mesohet se prej lagështisë patatja nisi të lëshojë sythe brenda va.ginës.

E reja u alarmua kur pas se rrenjët po dilnin nga v.agina e saj dhe ndiente dhimbje të forta barku.

“Mami më ka thënë dikur që për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara, mund të fusja një patate”, – ka thënë vajza.

Vajza e mbante pataten brenda va.ginës prej 2 javësh.

E pas ndihmës që i dha një infermiere e lagjies për të nxjerrë pataten, Diana iu drejtua menjëherë spitalit.

V.αjza nga Fieri i tregon shoqes se b. ën gjërα të P lSTA me babain e saj

Vajza nga Fieri i tregon shoqes se bën gjëra të pista me babain e saj.

Një vajzë 20-vjeçare e shtynte kohën duke folur me adresa fallco në rrjetet sociale.

Ajo kishte gjetur një mënyrë për të shtyrë kohën dhe u shkruante kushërinjve, njerëzve të afërm apo edhe burrave të martuar.

Nuk kishte lidhje, si e si për të parë reagimet e grave të tyre.

Njëri që ra pre ishte edhe babi i shoqes së saj.

Por në një moment, ajo mendoi ti tregonte shoqes së saj se çpo ndodhte mes saj dhe babait të saj, bisedat e tyre me foto e video.

Me shpresën se shoqja do inatosej me babain e saj, por jo. Shoqet kanë bërë sherr  në Fier dhe janë ndarë keq me njëra tjetrën.