Rrëfimi tronditës i gruas së Saimir Tahirit për Onkologjikun: Humba nënën nga trajtimi i gabuar! Mjekja arrogante, gati sa nuk na i mori lekët nga xhepi

Pas shpërthimit të skandalit te Onkologjiku, gruaja e ish-ministrit Saimir Tahiri, Fatlinda ka rrëfyer historinë e nënës së saj dhe përballjen me dyert e spitalit në vitin 2006.

Ajo akuzon mjeken, të cilës nuk ia përmend emrin, për sjellje arrogante, kriminale dhe thotë se lekët “gati sa nuk ua merrte nga xhepi”.

Fatlinda Tahiri thotë se kishte çuar nënën e prekur nga melanoma, e kapur në fazë të herët, por pas përkeqësimit e dërguan në klinikë jashtë shtetit. Aty, ajo thotë se zbuluan për ndërhyrjen dhe trajtimin e gabuar që i ishte bërë nënës së saj.

Ajo thotë se ka humbur edhe një person tjetër të afërm, që pavarësisht se ishte diagnostikuar me kancer, mjeku i sugjeronte ta kuronin me paracetamol.

Postimi i plotë i Fatlinda Tahirit:

Ishte viti 2006. Asokohe 51 vjeçe, ime më, u diagnostikua me melanomë (kanceri i lëkurës) i kapur në gradën 2-3, në gjuhën e mjekëve, jo vonë. Mblodhëm forcat familjarisht të bënim më të mirën. Kontaktuam me mjeken e cila e diagnostikoi në Spitalin Onkologjik, e që vazhdon ende të jetë në detyrë.

Tronditja ishte e madhe, nxitimi për ta zgjidhur akoma më i madh. Mendja na punonte vetëm për të fituar kohë, e për ta shpëtuar.

Doktoresha nuk e bëri dysh e na çoi menjëherë tek klinika e saj private. Një kotec i vockël, që klinikë nuk mund të quhet. Aty kryem operacionin e parë e na duhej të operohej sërish, ndaj u bë edhe operacioni i dytë, në po të njëjtin vend të vockël e të mjeruar. Ata qe e dijne, kuptojne qe as biopsi e asgje nuk beheshin ketu, por niseshin jashte e pergjigja vinte shume vone, duke humbur kohe te vyer.

Nejse, doktoresha me te mbaruar operacioni, erdhi vetë personalisht të merrte lekët në dorë, menjëherë….pa humbur asnjë sekondë. Arroganca dhe sjellja e saj, në fakt na dukej halli më i vogël. Justifikonim veten, të paktën po na shpëton jetën e time mëje mendoja, e lekët që gati sa nuk na i merrte nga xhepi, na dukeshin hiçgjë.

Përshkroi edhe një medikament, për të cilin që në momentin e parë na tha se këtu nuk gjendej.

Kuptohet ne e gjetëm medikamentin dhe filloi trajtimin. Për pak kohë situata u përkeqësua dhe u nisëm jashtë. Mjeku sapo pa të dhënat e analizat na tha se ishte tepër vonë, e se nuk kishim më asgjë për ti bërë. Unë këmbëngulja që kishim shkuar në kohë, por ai vetëm çuditej me çfarë dëgjonte prej meje.

Aty kuptuam se e gjitha mund të ishte parandaluar. Ndërhyrja ishte bërë keq, gabim. Edhe trajtimi më pas ishte bërë gabim. Çdo gjë ishte bërë gabim. E të mendosh që ne paguam, jo pak… por jetën e saj e humbëm, sot e 15 vjet më parë. Kush nuk do paguante për shëndetin? Apo për ti shpëtuar jetën prindit, fëmijës, vetes? Të gjithë do paguanim, por sot, 15 vjet me pas po paguajmë këta vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat e ua dimë zanatin.

Unë jetën e time mëje nuk e shpëtova dot, dhe pse iu nënshtrova “rregullave” kriminale të asaj që ishte mjekja, e që jemi nënshtuar të gjithë kolektivisht, si delet para kasapit, me kokën rruar e qafën zgjatur duke pritur thikën në grykën e radhës.

Nuk shpëtova dot as jetën e dikujt tjetër shumë të rëndësishëm në familjen time, sepse sërish dëgjova mjekun që edhe pse e dinte që vuante nga sëmundje e rëndë, më thoshte trajtoje me paracetamol, duke humbur kohë të vyer në dobi të vdekjes.

Mos të vazhdoj më me keqdiagnostikimet, mungesën e profesionalizmit dhe etikës, trajtimin skandaloz “me mik”, se e kam listën shumë të gjatë, per fatin tim te keq…

Deri atëherë përqafoni prindërit, fëmijët e këdo dashuroni në këtë botë, me shpresën se nuk do bëheni për spital. Po ju ndodhi, SUKSESE NË JETË

Europian historik! Ja disa nga rekordet që u thyen gjatë fazës në grupe të kompeticionit

Faza e grupeve të Kampionatit Europian 2024 tani më ka përfunduar, me 16 skuadra që përparojnë në fazën me eliminim direkt dhe me 8 që shkojnë në shtëpi.

Capture163

Kjo fazë na ka dhuruar emocione të mëdha, duke parë edhe Kombëtaren tonë të luaj ndeshje mjaft të rëndësishme kundër 3 gjigandëve të futbollit europian. Megjithatë, përveç lojës që u zhvillua në fushën e blertë, në këtë periudhë u thyen edhe disa rekorde për sa i përket historikut të Europianëve:

Lojtari më i ri ndonjëherë: Lamin Jamal (Spanjë): 16 vjeç e 338 ditë
Adoleshenti spanjoll, Lamin Jamal, shkroi historinë duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur një ndeshje të Kampionatit Europian. Ai u fut titullar në fitoren që iberikët morën kundër Kroacisë 3-0. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Kacper Kozlovski i Polonisë, i cili ishte 17 vjeç e 246 ditë, kur luajti në barazimin 1-1 të kombëtares së tij kundër Spanjës në EURO 2020.

Trajneri më i ri ndonjëherë: Julian Nagelsman (Gjermani): 36 vjeç e 327 ditë
Julian Ngalesman duhet ta ketë shijuar pa masë ndeshje hapëse të këtij Europiani. Jo vetëm që skuadra e tij fitoi me shifrat e thella 5-1 kundër Skocisë, por edhe se pse u bë trajneri më i ri që drejton një kombëtare në finalet e një Europiani. Rekordi i mëparshëm mbahej nga ish-trajneri i Sllovakisë Sreçko Katanec me 6 ditë diferencë nga gjermani.

Kapiteni më i ri ndonjëherë: Dominik Szoboszlai (Hungari): 23 vjeç e 243 ditë
Domeniko Szoboszlai i tregoi Europës që nuk ka lidhje të jeshë në moshë të madhe që të mund të bëhesh lideri i një ekipi. Këtë gjë e demonstroi pikërisht në ndeshje e parë të Hungarisë, ku kishte veshur shiritin e kapitenit në përballjen kundër Zvicrës. Kështu, ai theu një rekord 36-vjeçar, që më paru u mbantenga Xhusepe Bergomi në EURO 1988, kur ishte kapiteni i Italisë në përballjen kundër Gjermanisë në moshën 23 vjeç e 243 ditë.

Lojtari më i vjetër që shënon gol: Luka Modriç (Kroaci): 38 vjeç e 289 ditë
Një nga golat më të paharrueshëm të turneut deri më tani, është ai i Luka Modriç, kur i shënoi Italisë pak çaste pasi kishte humbur një penallti, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm të tijve. Me këtë realizim, mesfushori u bë lojtari më i vjetër që shënon gol në historinë e Europianit, duke thyer kështu rekordin e mbajtur më përpara nga austriaku Ivica Vastiç.

Lojtari më i vjetër ndonjëherë: Pepe (Portugali): 41 vjeç e 117 ditë
Gati 25 vjet më i madh se Jamal, veterani i mbrojtjes portugeze, Pepe, u bë lojtari më i vjetër që ka arritur të luaj në finalet e Europianit, kur ai startoi në ndeshjen ku Portugalia fitoi kundër Çekisë me rezultatin 2-1. Lojtari që mbante këtë rekord, ishte portieri i Hungarisë Gabor Kirali, ku në moshën 40-vjeçare e 86 ditë u përball me Belgjikën në EURO 2016.

Europianë të luajtur: Kristiano Ronaldo (Portugali): 6
Kristiano Ronaldo u bë lojtari me më shumë Europianë të luajtur, duke e çuar numrin në gjashtë. Europiani i parë ishte ai i vitit 2004, dhe më pas që në atë periudhë ka marrë pjesë në të gjitha deri në ditën e sotme, madje në vitin 2016 arriti ta fitojë trofeun kur Portugalia mposhti Francën në finale. Pas tij vijnë Pepe dhe Modriç me nga 5 Europian të luajtur.

Goli më i shpejtë në EURO: Nedim Bajrami (Shqipëri): 23 sekonda
Nedim Bajrami e bëri të gjithë kombin shqiptar krenar, kur arriti t’i shënojë kampionëve në fuqi të Europës, Italisë, në vetëm 23 sekonda lojë të luajtura, në ndeshjen e parë të Grupi B. Mbjatësi i mëparshëm ishte rusi Dmitri Kiriçenko, i cili shënoi në vitin 2004 kundër Greqisë pas 1 minutë e 7 sekondash./SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Çifti shqiptar mashtrojnë të moshuarën greke, e detyruan të firmoste testamentin dhe i vodhën 500 mijë euro pasuri

Një ndihmëse shtëpiake dhe bashkëshorti i saj shqiptar kanë mashtruar një të moshuar për të cilën kujdeseshin, duke i marrë në total mbi 500 mijë euro pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Ngjarja është regjistruar në shtetin grek, ku mediat vendase shkruajnë se çifti ka përdorur prokurë noteriale dhe vërtetime psikiatri, ndërsa sipas dokumenteve 82-vjeçarja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se kishte “pamundësi për të nënshkruar”, demencë dhe probleme të tjera të rënda.

Çifti u shpall fajtor për mashtrim dhe u dënua me gjashtë vjet burg, ndërsa psikiatri që dha certifikatën u dënua me katër vjet burg.

Çështja doli para drejtësisë pas vdekjes së të moshuarës në shtator të 2017-ës, kur familjarëve të 82-vjeçares u njohën me testamentin me të cilin ajo i la pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme çiftit nga Shqipëria.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit e kishin detyruar të moshuarën të nënshkruante prokura të njëpasnjëshme duke i udhëzuar që të menaxhonin llogaritë e saj bankare dhe t’i shisnin pasuritë e saj të paluajtshme, ndërsa para vdekjes së saj kishin transferuar një banesë të saj në emrin e tyre të moshuarës që ndodhej në qendrën e Selanikut.

Me vendimet e gjykatave civile, të cilat i paraprinë atyre penale, testamenti u anulua.

Në kërkim të faljes, të pandehurit i mohuan akuzat, ndërsa çifti theksoi se e moshuara u ka dhënë pasurinë e saj me dëshirën e saj, sepse ishte përkujdesur me pak pagesë në vitet e fundit dhe nuk kishte marrëdhënie me të afërmit e saj.

Ndërroi jetë prej kancerit/ Letra tronditëse e aktivistes Ina Kasimati që tregon kushtet e turpshme të Onkologjikut

Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati, u nda nga jeta para disa kohësh për shkak të kancerit. Por përpara se të ndërronte jetë, ajo publikoi një letër ku akuzonte të rëndë për gjendjen në Spitalin Onkologjik.

Letra e saj është bërë virale këto ditë, kur ka shpërthyer skandali i Spitalit Onkologjik.

INA KASIMATI – LETRA AKUZË (gusht 2023)

(Mësuese Ina u nda nga jeta në 23.03.2024)

Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh, operacionin e bëra te Spitali Onkologjik në QSUT. Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe m’u hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ia thashë Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin. I shkruajta atëherë Drejtorit të përgjithshëm z.Enkelejd Joti. Asnjë përgjigje.

I shkruajta ministres, znj.Manastirliu. Asnjë përgjigje. Pastaj një shoqe më sugjeroi t’i shkruaja kryeministrit. M’u duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysmë ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms (të lante gojën) Znj.Kasimati, ju e keni marré ilaçin në farmacinë e spitalit… (qesharake)

E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marrë ilaçin dhe as që e dija ku ishte farmacia e spitalit. Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin. Pas tre vitesh (d.m.th vitin e kaluar) kur m’u përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin, më mori në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thashë dua të iki në një spital jashtë, pasi Spitali Onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori. Ndërsa në dhomën e vogël të onkologes ku shkoja çdo tre muaj për ironi pas Covid-it ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikja bëja terapinë.

Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin, tek dera prisje në këmbë në radhë…

Nuk e di nëse keni shkuar në Spitalin Onkologjik, në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diçiturë në anglisht të një firme farmaceutike: Bëje tani, atë që pacienti ka nevojë më pas.

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr… Kur e kam parë jam tmerruar. I bëra foto. Ia dërgova drejtorit, e postova edhe në faqen time në FB dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë, falë mbështetjes së shqiptarëve dhe jo të shtetit, unë prisja përgjigjen e biopsisë, por nuk e mora pasi në spital mungonin kitet …

Ndërkohë në ato korridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty, të shqetësuar për mungesë të ilaçeve, kimioterapisë… Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjekësor apo analizat, ilaçet… Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse t’i shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit…

Është turp!

Në cilin vend të Europës ndodh kjo? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ operohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty, skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin…

Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ”lan moralin” që shteti e dha ndihmën… Jam kurioze të di në rastin e aktorit Fuga çfarë mbështetje i ka dhënë shteti, kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor? Po Pr.Petrela çfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë?

Nga dhënia me qira e Vilës së Enverit te kreditë e buta, ky është ish-banori i Big Brother që zhvaste qytetarët!

Prokuroria e Korçës kërkoi sot (27 qershor) masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Elton Tozaj.

Tozaj një mashtrues përsëritës së fundmi kishte futur në “rrethin” e tij një familje në Boboshticë, e cila kishte një restorant ku ai ishte klient prej disa vitesh.

Duke pretenduar se kishte njohje në ministri e bashki, që i mundësonin edhe marrjen pjesë në tendera, fton shtetasin që kishte restorantin që të merrte pjesë në një tender, po për këtë i duhej një “Iphone Pro Max” një laptop “I Mac” dhe një shumë parash, të cilat do të ishin si mostër për tenderin.

Ne momentin që i siguroi të gjitha këto Tozaj u zhduk.

Ish-banori i Big Brother, më parë është dënuar nga Gjykata e Tiranë në vitin 2008 me 3 muaj burg, në 2016 me 4 vjet burg dhe në 2017 është dënuar nga Ghykata e Lezhës me gjobë, të gjitha për “mashtrim” dhe “falsifikim dokumentash”.

KURTHET E ELTON TOZAJT

Kreditë e buta

Gëzimi për krijimin e mundësisë së blerjes së një shtëpie i shtetases M.P., e cila punonte si pastruese në një kompani private, ka përfshirë edhe një kontabiliste dhe drejtoreshën e shitjeve të kësaj kompanie.

Pastruesja u ka thënë se një mik i saj, i quajtur Elton Tozaj, punonte në Ministrinë e Brendshme dhe ishte përgjegjës i një projekti për dhënien e apartamenteve me kredi të butë për punonjësit e Ministrisë së Brendshme. Sipas saj, 10 nga përfituesit do të përzgjidheshin nga Tozaj.

Nga hetimet e kryera, rezulton se i pandehuri nëpërmjet mashtrimit, në rast të përsëritur, gjatë periudhës maj-qershor 2016, i ka marrë një shumë prej 650 mijë lekësh të dëmtuarës B.L. dhe shumën 300 mijë lekë të dëmtuarës E.H.

Gjithashtu, ai ka mashtruar edhe shtetasen M.P., duke u marrë dy prej tyre shumën nga 60 mijë lekë dhe të tretës 70 mijë lekë. Për t’u bërë i besueshëm, u ka dhënë të dëmtuarave edhe dokumente me stemë dhe vulë të Ministrisë së Brendshme, si dhe nënshkrim të ministrit Saimir Tahiri, sipas të cilave është miratuar dhënia e kredisë së butë për marrje apartamentesh.

Takimi te kryeministria

Referuar vendimit, në 6 qershor, rreth orës 08:30, Eltoni e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar të paguante 200 mijë lekë, si dhe dy këste kredie në total 24.000 dhe 6000 lekë siguracion jete. Pasi siguroi paratë, po këtë datë së bashku me bashkëshortin G.B. kanë shkuar përballë dy Kullave Binjake, në afërsi të Kryeministrisë.

Aty takuan Eltonin dhe pasi u prezantuan, i dhanë shumën prej 230 mijë lekësh. I pandehuri Elton Tozaj u dha brenda një zarfi shkresën që figuronte e nënshkruar nga ministri, që, sipas tij, ishte fotokopje me ngjyra, pasi origjinali ndodhej në protokollin e Ministrisë së Brendshme.

Pasi u larguan dhe hapën zarfin, G.B., ka dyshuar se ajo mund të ishte e falsifikuar. Në të njëjtën ditë, bashkë me bashkëshorten ai ka takuar Tozajn në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Tozaj i është prezantuar si këshilltar i ministrit të Brendshëm dhe këshilltar i jashtëm i kryetarit të Bashkisë Tiranë. Katër ditë më vonë, Tozaj u ka telefonuar dhe i ka kërkuar që duhej të paguante dhe 150 mijë lekë për siguracion.

Duke pasur disa dyshime, G.B. i kërkoi që t’i kthente paratë, por ai nuk pranoi. Kanë biseduar përsëri, por ai i ka gënjyer për kredinë dhe banesën.

Më datë 15.06.2016, ky shtetas ka lëshuar një deklaratë noteriale për njohje detyrimi, ku ka pranuar se i ka marrë shtetases B.L. 650 mijë lekë. Të njëjtat fakte rezultojnë edhe nga kallëzimi i shtetases E.H.

Vila e Enverit

Sipas vendimit, biznesmeni K.L., administrator i një shoqërie tregtare, ka kallë- zuar Tozajn për marrjen e një sasie të hollash në shumën 7 mijë dollarë amerikanë, 35 mijë lekë dhe 5 mijë euro, për të marrë me qira ambientin e njohur si “Vila 31”, në zonën e ish-Bllokut, Tiranë.

Kjo shumë i është marrë me pretendimin se do t’i siguronte me qira ambientin e njohur si “Vila 31”, me sipërfaqe prej 1250 m², kundrejt vlerës 3 dollarë për çdo m².

Ky objekt është në pronësi të shtetit dhe për të vijuar procedurën, kallë- zuesi, duke i besuar shtetasit Elton Tozaj, e ka autorizuar atë me një prokurë për të ndjekur të gjitha procedurat ligjore pranë institucioneve shtetërore, me qëllim marrjen e objektit me qira. Fillimisht i pandehuri Elton Tozaj e ka shoqëruar kallëzuesin që të shohë objektin.

Pas bërjes së prokurës, i pandehuri i ka paraqitur kallëzuesit disa dokumente, me qëllim që kallë- zuesi t’i kalonte në bankë disa shuma të hollash që do të përdoreshin sipas tij për mbylljen e praktikës.

Në periudhën gusht-shtator 2015, kallëzuesi K.L. ka kontaktuar me të pandehurin Elton Tozaj dhe duke qenë se ishin vonuar procedurat e marrjes së ambientit me qira, i ka thënë Eltonit se po e mashtronte, veprim për të cilin është bindur kur ka shkuar vetë në ambientet e objektit “Vila 31” dhe rojat e sigurisë i kanë thënë se nuk kishte të drejtë të qëndronte në këto ambiente.

Kallëzuesi ka shpjeguar se krahas shumave të dhëna të pandehurit për procedurat e qirasë së objektit, i ka dhënë edhe sasi të tjera të hollash, të cilat ia ka kthyer babai i të pandehurit Elton Tozaj, shtetasi M.Tozaj, por pa specifikuar se çfarë shume i është kthyer.

UEFA e “pamëshirshme” ndaj FSHF-së, na ndëshkon për herë të tretë, shkak sjellja e tifozerisë

Uefa tregohet e “pamëshirshme” me kombëtaren tonë.

Na ndëshkon sërish dhe përsëri shkaku mbetet i njëjtë: sjellja e tifozerisë tonë, e cila edhe në ndeshjen e fundit në grup ndaj Spanjës në Dusseldorf, mbetet sipas Komisionit të Etikës dhe Disiplinës, pranë UEFA-s e ndëshkueshme.

Ky komision vendosi të gjobisë për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86,500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tretë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” kundër Spanjës, që u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dyseldorfit.
Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

 Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,500 euro për ndezjen e flakadanëve.

 Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

 Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45,000 euro për hedhjen e sendeve.

 Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,000 euro për pushtimin e fushës.

Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos FSHF-së, teksa është gjobitur edhe në dy ndeshjet e raundeve të para në Europian, ndaj Italisë (37,375 euro) dhe Kroacisë (47.500 euro), po për të njëjtat arsye.

I ati vendoste çmime për pacientët me tumor, vajza e mbron para shqiptarëve: Po na hani jetën, s’keni fytyrë

Prej tre ditësh tashmë kryefjalë e mediave është skandali tek Onkologjiku, ku mjekët bënin pazare me pacientët që vuanin nga kanceri .

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin “pazar” me jetën e pacientëve.

Kjo ngjarje ka ngjallur indinjatë dhe zemërim tek të gjithë qytetarët se si mjekët që duhet të shpëtojnë jetën e qytetarëve, bënin pazare për interesat e tyre.

E nuk kishte se si ky zemërim mos “shpërthente” në rrjetet sociale, ku siç dihet qytetarët mllefin e nxjerrin me sharje dhe mallkime.

Në disa postime në rrjetet sociale, qytetarët kanë sharë dhe ofenduar mjekun Edmond Gashi, mirëpo vajza e tij, Megi, duket se qëndron në “gatishmëri”, për t’u kthyer komente të gjithëve atyre që “prekin” babain e saj.

Ajo është kapur “dhëmbë për dhëmbë” me disa komentues. Siç shihet edhe në fotot mëposhtëm të publikuar nga “JOQ”, Megi Gashi ka qenë aktive në rrjetet sociale, duke bërë “avokaten” për babain e saj.

Kujtojmë që Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për shtatë mjekët dhe stafin e Spitalit Onkologjik, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin pazare për jetën e pacientëve të sëmurë me kancer.

Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” , ndërkohë bëhet fjalë për:

-Edmond Gashi, mjek, masa “Arrest shtëpie” , akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Alketa Ymeri Pere mjeke, masa “Detyrim paraqitje”, akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT, masa “Detyrim paraqitje” , akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut, masa “Detyrim paraqitje” , akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, masa “Detyrim Paraqitje”, akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Halil Gashi administrator i klinikës Megis , masa “Detyrim paraqitje”, akuzohet për “Fshehje e te ardhurave”

-Florian Marku administrator farmacie , masa “Arrest shtëpie”.

Jashtë ambietneve të Gjykatës, një nga mjekët e përfshirë në këtë skandal, pikërisht Alketa Pere, ka thënë për gazetarët se nuk është ajo personi i cili përmendet në përgjime.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, sfida Çeki – Turqi hyn në historinë e futbollit

Mbrëmjen e djeshme u mbyll edhe faza e grupeve të Euro 2024. Një nga duelet më interesante ishte sfida mes Turqisë dhe Çekisë, takim që u fitua nga turqit me shifrat 2-1.

Pas kësaj fitoreje Turqia kalon në fazën tjetër të këtij turneu, ndërsa çekët i japin “lamtumirën” Euro 2024. Po kjo sfidë ka hyrë në historinë e Kampionatit Europian.

Kjo pasi në këtë përballje janë dhënë plot 21 kartonë. Gjyqtari rumun Istvan Kovacs nuk u kursye aspak, teksa nxorri plot 13 herë kartonat e verdhe për turqit.

8 të tjerë për çekët, të cilët u morën edhe 2 kartonë të kuq. Në minutën e 20-të lë fushën e lojës Barak, i cili mori të dytin e verdhe, teksa në minutën e fundit të shtesës me të kuq doli edhe Chory. Kështu u thye bindshëm rekordi i kampionateve evropiane për numrin e kartonëve në një ndeshje.

Rekordi i mëparshëm ishte dhjetë kartonë në një ndeshje të Kampionatit Evropian. Interesant është fakti se rekordi është thyer edhe kur bëhet fjalë për garat e mëdha, duke qenë se rekordi i kampionatit botëror është 16 kartonë.

Hyn sot në fuqi ligji për shtetësinë dhe dyshtetësinë në Gjermani, ja cilat janë kushtet që duhen plotësuar

Në Gjermani futet sot, më 27 qershor në fuqi ligji i ri për shtetësinë. Të huajt tani mund të bëhen gjermanë më shpejt. Po cilat janë kushtet?

Pasaporta e kuqe me stemën gjermane është e njohur dhe shumë e dëshiruar. Nuk është çudi, kur dihet se qytetarët gjermanë gëzojnë liri pothuajse të pakufizuar udhëtimi, mund të jetojnë dhe punojnë në të gjithë BE-në, kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje dhe mund të zgjedhin lirisht profesionin e tyre.

Rruga për marrjen e kësaj pasaporte tani është thjeshtuar. Ligji i ri i Shtetësisë do të zbatohet në Gjermani nga 27 qershori 2024. Shumë nga rreth 12 milionë të huajt në Gjermani tani mund të aplikojnë për shtetësi gjermane.


1. Rrugë e shpejtë drejt shtetësisë

Pas pesë vitesh qëndrimi të ligjshëm në Gjermani, të huajt mund të aplikojnë për shtetësi gjermane. Kur është fjala për të ashtuquajturat “efektet e veçanta në integrim”, marrja e shtetësisë është e mundur edhe pas tre vjetësh. Këtë mund ta bëjë kushdo që mund të dëshmojë një nivel të lartë të njohurive gjuhësore (niveli C2 apo C1, që nënkupton aftësinë e komunikimit të rrjedhshëm), vullnetarizmi ose performanca veçanërisht e mirë në shkollë ose në punë. Deri tani, të huajt kanë mundur të aplikojnë për shtetësi vetëm pas tetë vjet qëndrimi në vend.

Qeveria gjermane, e përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët, shpreson të rrisë numrin e njerëzve që marrin shtetësi dhe në këtë mënyrë të krijojë stimuj për integrim më të shpejtë. Deri më tani, shkalla e marrjes së shtetësisë gjermane ka qenë e ulët në krahasim me BE-në, por së fundmi është rritur. Opozita, e përbërë nga një pjesë e Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë dhe CDU/CSU-së konservatore, ka frikë se pasaporta gjermane tani mund të bëhet një “plehrë”.

2. Të ardhura të nevojshme

Parakushtet e mëparshme për marrjen e shtetësisë gjermane mbeten në fuqi. Prandaj, kushdo që dëshiron të marrë nënshtetësinë gjermane duhet të jetë ende në gjendje të mbajë veten, pra të ketë të ardhura të mjaftueshme financiare. Këtu rregullat madje do të shtrëngohen, kështu që ata me të ardhura të ulëta do ta kenë më të vështirë në të ardhmen të marrin shtetësinë gjermane.

3. Nuk ka pasaportë për racistët dhe antisemitët

Respektimi dhe sjellja sipas rendit themelor të lirë demokratik të parashikuar me Kushtetutë është tani i detyrueshëm për të gjithë aplikantët për shtetësi gjermane.

Kjo në mënyrë specifike do të thotë se pasaportën gjermane nuk mund të marrin personat me qëndrime antisemite, raciste ose të tjera antihumane. Shtetësinë gjermane nuk mund të marrin as ata që nuk i respektojnë të drejtat e barabarta mes burrave dhe grave ose jetojnë në bashkësi poligame.

4. Përgjegjësia e Gjermanisë që buron nga historia

Në të ardhmen do të ketë gjithashtu një përkushtim ndaj përgjegjësisë së veçantë historike të Gjermanisë. Gjatë epokës naziste, Gjermania filloi Luftën e Dytë Botërore duke sulmuar Poloninë dhe vrau rreth gjashtë milionë hebrenj evropianë si pjesë e gjenocidit të organizuar nga shteti.

Për këtë arsye, ata që marrin nënshtetësinë gjermane do duhet të deklarohen kur bëhet fjalë për mbrojtjen e jetës hebreje dhe ndalimin e zhvillimit të një lufte agresioni. Kushdo që nuk e ndan këtë pikëpamje, nuk mund të marrë dokumentat gjermane. Prandaj, katalogu i pyetjeve për provimin pranues do duhet të rregullohet.

5. Pasaporta gjermane që i nënshtrohet revokimit

Ata që kanë gënjyer gjatë procesit të marrjes së shtetësisë mund të humbasin shtetësinë gjermane brenda dhjetë vjetësh. Kështu ka qenë deri tani. Ndërsa tani, kushdo që nuk e ka kuptuar seriozisht angazhimin dhe përgjegjësinë historike të Gjermanisë do të humbasë pasaportën gjermane – për shembull nëse përhapë mesazhe të urrejtjes antisemite.

6. Shtetësia e dyfishtë për të gjithë

Ata që dëshirojnë të bëhen gjermanë prej tani nuk duhet të heqin dorë nga shtetësia e mëparshme. Kjo do të thotë se shtetësia e shumëfishtë është e mundur për të gjithë migrantët. Më parë, ishte menduar vetëm për shtetasit e vendeve të BE-së.

Në këtë mënyrë, qeveria gjermane dëshiron t’ua lehtësojë pozitën njerëzve që kanë ndjenja të ngushta me vendin e tyre të origjinës. Qeveria e arsyeton këtë vendim me qëndrimin se faktorë të tillë si njohja e gjuhës, arsimi dhe përkushtimi ndaj demokracisë janë më të rëndësishëm për integrimin sesa një pasaportë tjetër.

7. Përfitimet për punëtorët mysafir (gastarbeiter) dhe punëtorët me kontratë në RDGJ

Rregulla më pak të rrepta zbatohen për njerëzit nga gjenerata e të ashtuquajturve punëtorë mysafirë që erdhën në Gjermaninë Perëndimore midis 1955 dhe 1972, si dhe për “punëtorët me kontratë” të RDGJ-së në Gjermaninë Lindore. Kjo është për të nderuar kontributin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e Gjermanisë.

Për këta persona si dëshmi e njohjes së gjuhës, mjafton të komunikosh lehtësisht në gjermanisht në jetën e përditshme. Përveç kësaj, ata nuk duhet të bëjnë testin e shtetësisë (Leben in Deutschland).

8. Fëmijët mund të bëhen gjermanë më shpejt

Fëmijët e prindërve të huaj marrin nënshtetësinë gjermane nëse njëri prind ka banuar ligjërisht në Gjermani për më shumë se pesë vjet. Më parë, kjo ishte e mundur vetëm pas tetë vjetësh. Sipas studimeve, fëmijët me rrënjë të huaja janë më të suksesshëm në shkollë dhe në punë sa më herët të marrin nënshtetësinë gjermane.

Megjithatë, rregullorja e re nuk zbatohet në mënyrë retroaktive. Kjo do të thotë se do të përfitojnë vetëm fëmijët e lindur pas 27 qershorit 2024./DW

SKANDALI tek Onkologjiku/ Letra DENONCUESE e MËSUESES Ina Kasimati, që u nda nga JETA prej kancerit!

Mësuesja dhe aktivistja, Ina Kasimati u nda nga jeta para disa kohësh për shkak të kancerit.

Por përpara se të ndërronte jetë, ajo publikoi një letër akuzë të rëndë për gjendjen në Spitalin Onkologjik.

Kujtojmë se mësuese Ina u nda nga jeta në 23.03.2024, letra e saj është bërë virale këto ditë, kur ka shpërthyer skandali i Spitalit Onkologjik.

Letra e INA KASIMATIT

Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh, operacionin e bëra te Spitali Onkologjik në QSUT. Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe m’u hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ia thashë Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin. I shkruajta atëherë Drejtorit të përgjithshëm z.Enkelejd Joti. Asnjë përgjigje.

I shkruajta ministres, znj.Manastirliu. Asnjë përgjigje. Pastaj një shoqe më sugjeroi t’i shkruaja kryeministrit. M’u duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysmë ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms (të lante gojën) Znj.Kasimati, ju e keni marré ilaçin në farmacinë e spitalit… (qesharake)

E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marrë ilaçin dhe as që e dija ku ishte farmacia e spitalit. Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin. Pas tre vitesh (d.m.th vitin e kaluar) kur m’u përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin, më mori në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thashë dua të iki në një spital jashtë, pasi Spitali Onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori. Ndërsa në dhomën e vogël të onkologes ku shkoja çdo tre muaj për ironi pas Covid-it ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikja bëja terapinë.

Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin, tek dera prisje në këmbë në radhë…

Nuk e di nëse keni shkuar në Spitalin Onkologjik, në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diçiturë në anglisht të një firme farmaceutike: Bëje tani, atë që pacienti ka nevojë më pas.

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr… Kur e kam parë jam tmerruar. I bëra foto. Ia dërgova drejtorit, e postova edhe në faqen time në FB dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë, falë mbështetjes së shqiptarëve dhe jo të shtetit, unë prisja përgjigjen e biopsisë, por nuk e mora pasi në spital mungonin kitet …

Ndërkohë në ato korridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty, të shqetësuar për mungesë të ilaçeve, kimioterapisë… Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjekësor apo analizat, ilaçet… Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse t’i shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit…

Është turp!

Në cilin vend të Europës ndodh kjo? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ operohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty, skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin…

Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ”lan moralin” që shteti e dha ndihmën…

Jam kurioze të di në rastin e aktorit Fuga çfarë mbështetje i ka dhënë shteti, kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor?

Po Pr.Petrela çfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë?