“Ashtu siç shtriheni, ashtu edhe do flini”, Mitsotakis për dënimin e Belerit: Lëvizjet e Shqipërisë s’e ndihmojnë në rrugën drejt BE

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar të Demokracisë së Re ka folur për zhvillimet e fundit në Shqipëri, të cilat lidhen me vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e Fredi Belerit.

Mitsotakis theksoi se lëvizjet e fundit të Shqipërisë nuk e ndihmojnë atë në rrugën drejt integrimit europian dhe nuk e lehtësojnë procesin e anëtarësimit.

Sipas Mitsotakis, ‘ëndrra europine e Edi Ramës kalon përmes një proverbi të njohur grek: ashtu siç shtriheni ashtu edhe do flini’.

Kreu i qeverisë helene nuk la pa përmendur as Maqedoninë e Veriut. Sipas Mitsotakis, Shkupi nuk e nisi mirë, pasi ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe se i kanë bërë hesapet pa hanxhijtë”, përfundoi Mitsotakis.

“E përlotur, e skuqur dhe e paaftë…”, dalin pamjet T R0NDlTËSE të Celine Dion kur pëson krizat e sëmundjes

E përlotur, e skuqur dhe e paaftë për të kontrolluar trupin e saj, Celine Dion shfaqet duke përballur një sulm të dhimbshëm 10-minutësh. Pamjet në fjalë janë pjesë e dokumentarit të saj të ardhshëm, ku nxjerr në pah betejën e këngëtares me famë botërore me sindromën e personit të ngurtë (SPS).

Ylli i muzikës shihet në kujdesin e profesionistëve që përpiqen dëshpërimisht të lehtësojnë spazmat e saj të dhimbshme të muskujve, ndërsa një ekip kameramanësh filmon në heshtje përvojën e hidhur.

56-vjeçarja u diagnostikua me këtë gjendje, një çrregullim i rrallë neurologjik autoimun që shkakton ngurtësim të muskujve dhe spazma të pakontrollueshme. Betejat e saj të mëvonshme do të jenë gjithashtu pjesë e dokumentarit “I Am: Céline Dion”, e po ashtu edhe vendimi për t’u tërhequr nga syri i publikut duke u pajtuar me sëmundjen.

Në videon e shpërndarë, Dion pas krizës së pësuar shprehet:

“Sa herë që ndodh diçka e tillë, të bën të ndihesh shumë e turpëruar dhe kështu, nuk di si ta shpreh. Megjithatë, unë ende e shoh veten duke kërcyer dhe kënduar. Unë e kam gjithmonë planin B dhe planin C, e dini. Kjo jam unë. Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci. Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Por unë nuk do të ndalem. Unë nuk do të ndalem”.

https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-13568037/Celine-Dion-fans-hail-documentary-raw-honest.html?ico=embedded

Kush është shqiptari që u vra në burgun e Koridhalos në Greqi?

Një i vrarë dhe një i plagosur mbas një sherri para pak minutash në godinën 4 të burgut Korridhalos.

Në këtë godinë mbahen të dënuarit nga Shqipëria.

Përleshja ndodhi mes dy të dënuarve, ku i plagosuri quhet Altin Vokri nga Gjakova, ndërsa Alfons Ndoci është viktima.

Kush është Alfons Doçi

I ndjeri ka qenë i dënuar për dy vrasje. Në 2017 ai kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitje. Po ashtu pak më vonë ai do të vriste sërish një tjetër grua gjatë një grabitje.

Pas ngjarjes shqiptari ra në prangat e policisë greke. Por ai do të bëhej përsëri kryefjalë e mediave, pasi arriti të arratisej së bashku me një shqiptar tjetër. Arratisja ndodhi teksa ishin duke u transferuar nga Athina për në burgun e Kretës.

Arratia e Alfons Doçit dhe Xhilian Halilit në 2018 do të zgjaste vetëm 48 orë. Pas operacionit intensiv, policia arrestoi dy shqiptarët në një apartament në “Nea Filadelfia”.

Tragjedi në familjen lezhiane/ V*esin dy djem dhe babai. Video ekskluzive e ngjarjes. Kush ishte kosovari që..

Ditën e sotme në studion e emisionit Me zemër të Hapur të moderatores Evis Ahmeti në News 24 do te trajtohet rasti tragjik i humbjes së jetës së një 27-vjeçari nga Lezha, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Si pasojë e këtij aksidenti, mbeti i vdekur në vend drejtuesi e motomjetit Endrit Ndrecaj dhe u plagos rëndë pasagjeri që udhëtonte në këtë motomjet, shtetasi Amarildo Pjetri.

Familjarët e të ndjerit kanë kërkuar ndihmën e institucioneve ligjore për të vendosur drejtësi në lidhje me këtë aksident dhe humbjen e jetës së të afërmit të tyre, por deri më sot shprehen ata, asgjë nuk ka ndodhur.

Pikërisht për këtë arsye motra e viktimës ndodhet sot në studio për të rrëfyer ngjarjen. Ndiqni emisionin.

Anxhim motra i viktimës 27-vjeçar në aksident: Gjendja në familje është shumë e rëndë, sepse familja ime është shumë e varfër. Babai ka tetë muaj që ka vdekur. Ai ka ikur me zemër të plasur. Unë jam e martuar dhe bashkëshorti nuk ka dëshirë që unë të dal në mënyrë publike me fytyrë. Ne kemi qenë 6 fëmijë, 3 motra dhe 3 vëllezër, e tani jemi 3 motra dhe 1 vëlla. Njëra nga motrat është e ndarë me 3 fëmijë dhe jeton me mamin në Lezhë, një tjetër është e martuar në Serbi.

Vëllai që ka vdekur më 2010 ka pas rënë me shtyllë kurrizore në gurë, ndërsa më 2019 vëllai tjetër ka vdekur në aksident me makinë. Mua më ka marrë mama në telefon dhe mendova me vete se ka luajtur mama mendsh se e ka pasur me debulesë. Në ato momente lajmërova motrën e madhe, që të vinte në ceremoninë mortore të vëllait. Dikush nga fshati ka thënë se ka vdekur vëllai im. Vëllai ka qenë duke rregulluar një dhomë, se kemi qenë me prit që të fejohet e të martohet. Dikush nga shokët e tij e ka lajmëruar që ta marrë. Kur kanë qenë duke ardhur nga Shëngjini, kur mbarojnë dritat e rrugës, një kosovar ka humbur kontrollin e makinës së vet, ka dalë në krah të vëllait dhe i ka rënë vëllait, vëllai nuk ka pasur ku të shkojë, i ka dalë shpirti në derën e një shtëpie aty pranë.

(Balkanweb)

Serbia zhgënjen brenda dhe jashtë fushe, ultrasit sollën kaos në Gjermani, përplasje e dhunshme me policinë (VIDEO)

Serbia ishte një nga zhgënjimet e mëdha të këtij Evropiani, në çdo aspekt, brenda dhe jashtë fushë. Pavarësisht se një ekip me emra të rëndësishëm si Vlahovic etj, ekipi serb nuk dhuroi asnjë detaj pozitiv në “Euro2024”, e mbyllin Grupin C në vendin e fundit me 2 pikë.

Jo vetëm në fushë, Serbia dhuroi një shfaqe të shëmtuar edhe në rrugët e Gjermanisë, ku tifozët e tyre në të tre ndeshje sollën tension dhe kaos, duke u përplasur më tifozët rivalë dhe me autoritet lokale, kështu ndodhi edhe në sfidën e fundit, atë kundër Danimarkës.

Përpara këtij takimi, tifozët ultras goditën me sende të forta dhe me shishe policinë gjermane, skena jo të hijshme që njollosën akoma më shumë rrugëtimin e tyre në “Euro2024”.

Policia gjermane përleshet me tifozët serbë

(BalkanWeb)

Tentoi të fshihte provat, përfundon në pranga eksperti i kriminalistikës në Korçë, ja detaji që e nxori zbuluar

Prokuroria e Korçës kërkoi arrestimin e ekspertit të kriminalistikës, detaji që nxori zbuluar ekspertizën e rreme

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë kërkoi caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasin F.B., Ekspert i ekzaminimeve kompjuterike pranë Institutit të Policisë Shkencore, Tiranë.

Kërkesa për këtë masë sigurie erdhi pasi prokuroria ra në gjurmët e mashtrimeve gjatë hetimeve në kuadër të procedimit penal nr. 1875, i datës 29.12.2023 për ‘Mashtrim kompjuterik’, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” si dhe “Punësim i paligjshëm” parashikuar nga nenet 143/b/2, 287/2 dhe 170/a i K.Penal.

Gjatë ndalimit të një shtetasi për këto vepra penale, u sekuestruan ndër të tjera dhe USB-të e markës IIP ngjyre gri metalike 64GB dhe e markes Philips me ngjyrë të bardhë dhe bojëqielli 16GB. Nga kqyrja e pjesshme e këtyre dy USB-ve u nxorrën materiale me interes për hetimin nga ana e prokurorisë, por për shkak të volumit të madh, ato u dërguan për ekspertim të detajuar në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë. Por para dërgimit, Prokuroria realizoi kopjimin e tyre paraprakisht në format CD si dhe mbajti procesverbalin përkatës.

Vetëm pak ditë më vonë, Instituti i Policisë Shkencore dërgoi aktin e ekpertimit, ku theksohet se dy USB-të e sekuestruara nuk ruajnë në memorien e tyre të dhëna aktuale apo të dhëna që mund të rikuperohen.

Pas kësaj ekspertize, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, krijoi dyshimin se USB-të nuk ishin të njëjtat. Dyshime që u vërtetuan pas kqyrjes dhe ekzaminimit të pamjeve të bëra të dy USB-ve me mjete ekspertimi, programe kompjuterike si ‘Media Player’, lente, etj duke vërtetuar USB-të ishin ndryshuar. Një nga detajet që vërtetoi dyshimet e ngritura është se njëra prej USB-ve e markës HP e sekuestuar, me kapacitet 64 GB, sipas kqyrjes së bërë në datën e sekuestros, nuk rezulton të jetë e njëjta me atë të ekspertuar dhe të dërguar nga ana e ekspertit kriminalist pasi edhe nga krahasimi i pamjes së jashtme ka rezultuar se ka pasur pas një mbishkrim tjetër dhe konkretisht ka pasur mbishkrimin HP 64 GB dhe version 3.0.

Pas hetimit të prokurorisë, Gjykata caktoi si masë sigurimi ndaj personit nën hetim F.B. “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ekspertimi i rremë”, parashikuar nga neni 248 dhe 309 i K. Penal.

“Nuk e prisja të marrosesha kështu”/ Xhensila Myrtezaj zbuIon mashkuIIin që ç mendet pas tij: Të dua sa fuqia e 100 diejve…

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj para disa muajsh i ka dhënë fund lidhjes me Bes Kallakun, ndërsa ish-çifti tashmë janë në proces divorci.

Dyshja kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Ajka dhe djalin Amen.

Së fundmi Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video me djalin, duke treguar se është e çmendur pas ti.

“Nuk e prisja të marrosesha kështu pas teje, të dua sa fuqia e 100 diejve Amen”- ka shkruar Xhensila krahas fotos me të birin.

Pas ndarjes nga aktori mesa duket tashmë fëmijët janë njerëzit më të rëndësishëm që ajo ka në jetë.

Sherr i ρërgj@kshëm në bυrgun grek, υritet shqiptari, ρΙagoset dhe një tjetër

Një sherr me thika ka ndodhur pak në godinën 4 të burgut Korridhalos, në Greqi, ku mbahen të dënuarit nga Shqipëria.

Mediat greke shkruajë se si pasojë e sherrit ka vdekur një person dhe është plagosur një tjetër.

Viktimë mbeti një 35-vjeçari, i cili ishte i dënuar me 2 vrasje, ndërsa në vitin 2018 ishte arratisur, por u arrestua pak ditë më vonë, ndërsa i plagosur ka mbetur një 46-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Pritet një operacion i forcave speciale të policisë së bashku me një grup oficerësh korrektues për të qetësuar tensionin në repartin ku mbahen baripoinitet dhe për të larguar të burgosurin, i cili sipas informacioneve larg, është i vdekur, dhe gjithashtu për të përcaktuar nëse ka të lënduar të tjerë.

Njëkohësisht do të hetohet edhe për mënyrën sesi u gjet thika e përdorur në përleshjen e përgjakshme, por edhe për shkaqet që e çuan atë. Në raportet e para, të burgosurit debatuan nëse do të hynin apo jo në qeli për shkak të vapës dhe përleshja u përshkallëzua duke përdorur thika dhe shkopinj të improvizuar.

“Shumë e kam dashtë, ama nuk o kon fat”/ Xhensila Myrtezaj dedikim për Bes Kallakut?

Vetëm pak ditë pasi lansoi këngën “Lamtumirë”, me një tekst tejet të komentuar, Xhensila Myrtezaj trazoi sërish rrjetin me veprimin e saj të fundit.

Këngëtarja bëri një postim në Instagram, krahas të cilit publikoi dy imazhe dhe bëri një mbishkrim duke trazuar të gjithë.

Ky mbishkrim i saj nxiti mjaft spekulime se mund të ishte dedikim për Bes Kallakun me të cilin janë në process divorci.

PËRGJIMET/ “Doktor, pacientët kanë temperaturë”, mjeku Edmond Gashi: Vari l*sht!

Disa nga bluzat e bardha pranë spitalit Onkologjik në QSUNT janë vënë nën hetim si të përfshirë në një skemë mashtrimi, ku të dëmtuar janë pacientët që vuajnë nga kanceri.

Hetimet e derimëtanishme kanë nxjerrë në pah mënyrën se si kjo skemë funksiononte, teksa të tjera detaje që hedhin dritë mbi mënyrën si të sëmurët trajtoheshin, bëhen të ditura në dosjen hetimore.

Mjeku Edmond Gashi, duke përdorur si argument radhën e gjatë në Onkologjik, orienton pacientët drejt klinikës së tij private, duke iu thënë se situata është emergjente dhe nuk ka kohë për të humbur.

Më pas, në dosjen e zbardhur vërehet sjellja e tij në raport me pacientët, të cilët nga spitali shtetëror i ka kaluar në klinikën e tij private. Në biseda telefonike të zbardhura ai kontaktohet nga infermieret që e vënë në dijeni se pacientët janë me temperaturë të lartë, por ai përgjigjet me një gjuhë aspak etike dhe profesionale duke thënë: Vari l*sht.

Kjo bisedë është e dokumentuar në dosjen hetimore, por saga e shkeljeve nuk përfundon këtu.

Mjeku Edmond Gashi rezulton se nuk i ka vënë në dijeni pacientët që në klinikën e tij private bëhen vetëm skanera, biopsi dhe ndonëse të sëmurët me kancer paguajnë në klinikën e tij për të marrë shërbim në një kohë më të shpejtë, sërish ato do duhet të presin në spitalin shtetëror për të marrë seancat e kimioterapisë.

Po ashtu, mjeku Edmond Gashi merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij, ndërsa ligji parashikon se duhet të lihen në punktin e kirugjisë.

Kujtojmë se Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i “Flori Farma” dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer. /voxnews.al/