Ish-konkurrentja e “Përputhen” së shpejti bëhet nënë për herë të dytë

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Aristela Leka, ka zbuluar se së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo ka ndarë me ndjekësit në llogarinë presonale të Instagram-it një video teksa ka zbuluar gjininë e bebit.

Dhe po! Përsëri ajo do të bëhet nënë e një djali. Rikujtojmë që po ashtu në vitin 2022 ajo u bë nënë e një djali, teksa asokohe ende nuk e kishte prezantuar bashkëshortin e saj.

Aristela ka qenë pjesë e formatit të dashurisë “Për’puthen”, e cila doli nga programi beqare, me deklaratën se “Meshkujt e atij programi nuk janë burra!”

VIDEO

Tërmeti me magnitudë 5 ballë godet Turqinë

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Turqin.

Siç raportohet lëkundjet me magnitudë 5 ballë Rihter u shënuan shumë pranë rajonit të Soma.

Gjithashtu tërmeti u njdej dhe në shumë qytete të tjera të Turqisë.

Fatmirësisht nga tërmeti nuk ka të lënduar, por shumë banorë dolën në rrugë të frikësuar. Ndërkohë ekipet e ndihmës së shpejtë dolën në terren dhe po verifikojnë dëmet e mundshme.

PËRGJIMET/ “Doktor, pacientët kanë temperaturë”, mjeku Edmond Gashi: Vari l*sht!

Disa nga bluzat e bardha pranë spitalit Onkologjik në QSUNT janë vënë nën hetim si të përfshirë në një skemë mashtrimi, ku të dëmtuar janë pacientët që vuajnë nga kanceri.

Hetimet e derimëtanishme kanë nxjerrë në pah mënyrën se si kjo skemë funksiononte, teksa të tjera detaje që hedhin dritë mbi mënyrën si të sëmurët trajtoheshin, bëhen të ditura në dosjen hetimore, të cilën VoxNews e disponon.

Mjeku Edmond Gashi, duke përdorur si argument radhën e gjatë në Onkologjik, orienton pacientët drejt klinikës së tij private, duke iu thënë se situata është emergjente dhe nuk ka kohë për të humbur.

Më pas, në dosjen e zbardhur vërehet sjellja e tij në raport me pacientët, të cilët nga spitali shtetëror i ka kaluar në klinikën e tij private. Në biseda telefonike të zbardhura ai kontaktohet nga infermieret që e vënë në dijeni se pacientët janë me temperaturë të lartë, por ai përgjigjet me një gjuhë aspak etike dhe profesionale duke thënë: Vari l*sht.

Kjo bisedë është e dokumentuar në dosjen hetimore, por saga e shkeljeve nuk përfundon këtu.

Mjeku Edmond Gashi rezulton se nuk i ka vënë në dijeni pacientët që në klinikën e tij private bëhen vetëm skanera, biopsi dhe ndonëse të sëmurët me kancer paguajnë në klinikën e tij për të marrë shërbim në një kohë më të shpejtë, sërish ato do duhet të presin në spitalin shtetëror për të marrë seancat e kimioterapisë.

Po ashtu, mjeku Edmond Gashi merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij, ndërsa ligji parashikon se duhet të lihen në punktin e kirugjisë.

Kujtojmë se Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i “Flori Farma” dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer.

“Ju meritonit më shumë”, Broja i kërkon falje tifozëve kuqezinj dhe i falenderon për mbështetjen pas eleminimit nga EURO 2024

Kombëtarja shqiptare u eleminua nga Euro 2024. Kuqezinjtë humbën përballë Spanjës 1-0 në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B, mbrëmjen e 24 qershorit.

Pas kësaj reagime të shumta kanë ardhur prej personazheve të njohur të cilët pavarësisht rezultatit mbështetën deri në fund kombëtaren.

Ditën e sotme Armando Broja ka reaguar në Instagram ku falenderon të gjithë mbështetësit dhe iu kërkon falje që nuk arritën të jepnin më shumë.

“Më falni që nuk ju dhamë më shumë, ju meritonit më shumë! Faleminderit të gjithë tifozët Kuq e Zi”, shkruan futbollisti.

Nuk u aktivizua në Euro2024/ Babai i lojtarit të Kombëtares ‘shpërthen’ me maIIkime: Zoti i shkatërroftë…

Pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Spanjës, në të cilën kuqezinjtë tanë u mposhtën 0-1, ka ardhur edhe reagimi i fortë i babait të qendërmbrojtësit Ardian Ismajli.

Futbollisti i Empolit, nuk gjeti asnjë hapësirë nga ana e tekniku Sylvinho, përgjatë tre ndeshjeve që Kombëtarja kuqezi zhvilloi në Gjermani.

Babai i Ardian Ismajli ‘shpërthen keq’ në rrjetet sociale duke mallkuar ata që siç thotë ai e ‘tradhtuan birin e tij’ duke mos e aktivizuar asnjë sekondë gjatë Kampionatit Europian.

Ardian, Behu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, per kete tradhti, te jeni krenar per çdo gjë qe keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…
Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes…

Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…”- shkruan ai.

Iliada dhe Odisea ishin poema epike të traditës gojore Pellazge

Iliada dhe Odisea ishin poema epike të traditës gojore pellazge që, gjatë pushtimit të Pellazgjisë nga Helenët, ata ishin të uzurpuar, rikompozuar manipuluar nga pushtuesit e rinj pas shekullit të tetë para erës sonë. Por poemat epike fillimisht kanë treguar një luftë të Trojës (fjalë që shpjegohët falë gjuhës shqipe « trojë » që do të thotë : vend, tokë, piecë tokë.. « truall, trojë, trojat »…) që mund të ketë ndodhur mes sh XIII dhe XII (pes) gjë që do të thotë, më shumë se katër shekuj para « mbërritjes » së Grekëve pas shekullit të VIII para erës sonë.

Por Grekët kanë transpozuar këtë luftë të lashtë (beteja apo përleshje mes fiseve pellazge) që kanë të bëjnë më Iliadën e lashtë (e quajtur fillimisht « Zemërimi i Akilit ») në një luftë reale (në fillimin e shekullit të shtatë para erës sonë) kundër Pellazgët të cilët nodhëshin në të dy anët : Gadishullin juglindor të Evropës dhe në Azinë e vogël. Pushtuesit helen kanë anasjell emrin e qytetit të lashtë të Trojës në « Ilion » nga ku rrjedh emri « Iliada » që nuk ka të bëjë më pellazgjishtën. Pra në Iliadë ka shumë antroponime, emra vendeve, oronime, eponime, teonime (etj) të gjuhës pellazge që logografet helen nuk mundëshin ti përkthejnë kur ata transkriptuanë poemat epike në gjuhën greke (të shkruar për herë të parë ne mes të sh VII-të nga Piziztrati). Prandaj, çdo gjë që nuk mund të shpjegohët falë gjuhës shqipe mund të jetë vetëm me zanafill greke.

Duhet me ditur se origjina e gjuhës greke është një përzierje të dialekteve jonishte dhe eoliane (dialekte pellazge të asaj kohë) më gjuhën e tyre (një lloj gjuhë bastarde më origjina të ndryshme dhe sidomos fenikas dhe egjiptiane). Greqishtja e lashtë ishte një gjuhë shkencore e të « shkruarit » të asaj kohë që nuk ishte folur nga populli. Pastaj kjo gjuhë shkencore e lashtë u transformua më kalimin e kohës deri sa të arrije ne kohët e sotme tërësisht e transformuar. Atë gjuhë shkencore sot një Grek nuk mund ta kuptoje qartësisht. Ja pra si historia e Greqisë dhe kulturës së saj ka qenë e manipuluar për më shumë se 25 shekuj !

Fotografia e rrallë në revistën finlandeze: Kur kanali i Korfuzit quhej kanali shqiptar

Publikohet për herë të parë Gravura e vitit 1879, e marrë nga një revistë finlandeze e sjellë nga arkivat skandinave,  nga studiuesi Armand Plaka

Një gravurë e vitit 1879 e publikuar nga studiuesi Armand Plaka hedh dritë mbi të vërteta të hershme që lidhen me teritoret shqiptare të zaptuara nga grekët në kohë të ndryshme. Është fjala për kanalin e Korfuzit, i cili dikur thirrej ndërkombëatrisht, kanali shqiptar. Diçitura në gravurën e vitit 1879 e botuar në një revistë Finlandeze, e vërteton këtë. “Mes kanalit shqiptar dhe ishullit të Korfuzit”, është diçitura që shoqëron gravurën.

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka e ka publikuar në facebook gravurën bashkë me sqarimet, se e ka gjetur gjatë punës kërkimore në arkivat skandinave dhe se në Shqipëri publikohet për herë të parë.27.al

, Fotografia e rrallë në revistën finlandeze: Kur kanali i Korfuzit quhej kanali shqiptar

Dëshmia e rrallë e studentit që i dha mësim ish-diktatori: Enver Hoxha nuk ulej kurrë në tavolinën e mësuesit, por në bankat e para pasi ai…

Ish-liceistët e Liceut Francez të Korçës janë rralluar dhe tashmë kanë mbetur vetëm kujtimet e tyre. Një pjesë e kanë pasur Enver Hoxhën koleg në studime dhe një pjesë si mësues. Një nga liceistët, ka qenë edhe Lefter Pepo. Ai ruan kujtime të atyre viteve, kur e kish mësues Enverin. Lefteri ka mbledhur materiale që i përkasin jetës 22-vjeçare të liceut francez. Enver Hoxha për Pepon ka mbetur profesori i tij dhe ai nxënës i tij.

Zoti Pepo, si e mbani mend Enver Hoxhën, si një nga mësuesit tuaj?

Që të vemi deri tek Enveri, do të flasim pak në fillim për historikun e Liceut. Enveri kishte qenë nxënës i këtij Liceu dhe më vonë erdhi si profesor.

Ju jeni marrë me mbledhjen e dokumenteve që flasin për jetën e Liceut. Mund të na thoni diçka?

Liceu u hap në 25 tetor të vitit 1917. U mbështet nga Themistokli Gërmenji. Si profesor i parë i gjuhës frënge, ka mbetur një ish-oficer me emrin Dekuan. Oficeri, si la 640 ushtarë të vrarë në luftë, e zhveshi rrobën ushtarake dhe veshi ato të profesorit. Të gjitha lëndët bëheshin në gjuhën franceze, vetëm gjuha shqipe, ishte në shqip. Kërkesat kanë qenë të larta.

Janë regjistruar 1500 nxënës dhe e kanë përfunduar vetëm 246 prej tyre. Një pjesë e ish-nxënësve, u kthyen profesorë pasi mbaruan studimet e larta në Francë. Niveli i dijeve ishte i njëjtë me atë të bashkëmoshatarëve në Francë. Ata që e ndoqën të lartën e mbaruan me sukses, dhe pse iu kërkua që të rrinin jashtë, ata erdhën përsëri në vendlindjen e tyre.

Mund të na përmendni disa emra ish-nxënësish që erdhën profesorë në Lice?

Po, mund të them një pjesë të tyre. Janë 20 liceistë, që u bënë mësues. Po përmendim Gjergji Canco, Petraq Pepo, Kristaq Fundo, Petraq Fundo, Selman Riza, Nonda Bulka, Enver Hoxha, Abaz Ermenji, Raqi Qirinxhi, Sotir Kuneshka, etj. Nga fisi Pepo, 9 djem kanë mbaruar Liceun francez, 6 prej tyre mbaruan të lartën në Francë dhe Itali.

Po mësuesit e parë shqiptarë?

Mësuesit e parë shqiptarë, që nisën dhënien e mësimit në Lice, krahas ish-ushtarakut Dekuan (Dekoing), ishin: Thoma Avrami, Llambi Gërmenji, Haki Mborja, Gaqo Geço, Nikuca Ballamaçi.

Kush e siguroi godinën e liceut?

Tradita nuk mungonte në Korçë. Dimanti Tërpo, dhuroi shtëpinë për mësonjëtoren e parë shqipe. Në fillim, Liceu u hap në shtëpinë e Nuçi Mborjes. Për dy vjet, u bë këtu mësimi. Në fillim kishte dy klasa, por duke parë se numri i nxënësve ishte në rritje, atëherë u lirua Spitali Ushtarak deri në vitin 1938, kur Thoma Turtulli, dhuroi godinën e re për Liceun, që sot është Brigada ushtarake e Këmbësorisë.

Për herë të parë nisi frëngjishtja në Korçë, në vitin 1917?

Korçarët e kishin njohur vite më parë gjuhën frënge. Mihal Turtulli, kishte mbaruar për mjek që në vitin 1856, në vitin 1878, Theodhir Gjini për letërsi, Thoma Orollogai, për drejtësi në vitin 1888, Mihal Lako për letërsi 1892, etj. Pra, korçarët ishin njohur me këtë gjuhë. Liceu shërbeu për të plotësuar një boshllëk të atyre viteve, me kuadro me arsim të plotë e të kohës. Gjatë 22 viteve, janë shënuar 5 drejtorë francezë dhe 14 profesorë.

Mësues shqiptarë ishin 32, ku 20 prej tyre, kishin mbaruar aty Liceun. Nga gjiri i Liceut, dolën shumë emra të njohur, si: Enver Hoxha, Ymer Dishnica, Medar Shtylla, Koço Theodhosi, Behar Shtylla. Mahir Domi, Dhimitër Shuteriqi, Ptoleme Xhuvani, Bilbil Klosi, Kolë Paparisto, Stefanaq Pollo, Llambi Ziçishti etj. Liceu përgatiti nxënës me nivel të lartë, të cilët një pjesë u bënë inxhinierë, ekonomistë, mjekë, etj.

Po nxënësit më të mirë të Liceut, cilët kanë qenë?

Nuk ka qenë Enver Hoxha, ndër më të dalluarit. Me nota maksimale për tërë vitet, janë vlerësuar dy ish-nxënës nga Korça, Sotir Kuneshka dhe Raqi Qirinxhi, që mbaruan për matematikë dhe erdhën mësues në Lice. Raqi Qirinxhi, profesori i matematikës, u lidh me Luftën. Ai ishte intendenti i Shtabit të Qarkut të Korçës. Humbi në janar të vitit 1944.

Mbeti enigmë vrasja dhe zhdukja e profesorit partizan!? Dëshmor është edhe liceisti, Guri Stratobërda dhe Teli Samsuri. Liceu ishte një shkollë shumë kërkuese. Nuk pyetej se i kujt biri apo bije ishe. U regjistruan 1500 nxënës për ta ndjekur dhe e kryen vetëm 246. Pa punë e studim, mbeteshe në klasë.

Vetëm me mësime merrej Liceu, pra përveç anës teorike, a kishte praktikë mësimore, apo aktivitete të tjera, si p.sh., kulturore dhe artistike?

Liceu, krahas dijeve të nivelit të Francës, kultivoi veprimtari kulturore, sportive. Kishte korin e vet që jepte koncerte me këngë dhe humor. Kishte orkestrën e vet. Talenteve u jepte hapësirë. Përmendim pianistin, Boris Plumbi, që e mësoi pianon në Lice dhe u bë një nga pianistët më të mëdhenj në vend, pasi ndoqi studimet për këtë vegël muzikore.

Nga korçarët e vjetër, mbahet mend liceisti Teli Samsuri, që luante futboll me ekipin e “Vllazërimit”, “Skënderbeut” të sotëm, i vetmi trofe i madh i fituar nga futbolli korçar në vite. Në vitin 1933, doli kampion i vendit dhe golin e fitores ndaj Tiranës, e shënoi Teli Samsuri. Teli doli partizan dhe u pushkatua nga gjermanët në kampin e Selanikut.

A ju kujtohet dita e parë e shkollës?

Kur unë vura kasketën me shirit kuq e zi, sigurisht ndjeva emocione, kur nisi dita e parë e mësimit. Kishim një uniformë gri në të çelur kostumet, me këmishë të bardhë në verë. Nuk të pranonin pa uniformë. Kishte rregulla të forta. Ditën që mungoje, do të vinin babai ose një pjesëtar tjetër i familjes, që t’i vinte në dijeni, se ditën tjetër nuk të fusnin në klasë. Ora e mësimit, ishte 60 minuta me 5 minuta pushimi mes tyre, sa ndërronim librat. Nuk delte nxënës të bridhte nëpër korridore apo në dritare, siç bëjnë këta gjimnazistët e sotëm.

Po ndonjë gjë tjetër a u kujtohet, nga rregulli i fortë i shkollës franceze?

Më kujtohet një orë mësimi. Sa nisi, një dallëndyshe po vërtitej të ndërtonte folenë në strehët e godinës. Unë sa luajta pak, për ta pare dhe nuk u ngrita në këmbë kur hyri profesori në klasë. Profesori i matematikës, më mbajti tërë orën në dërrasë, ku unë zgjidha problema dhe ushtrime. Ai jep, e unë zgjidh.

Nuk më bërtiti, as ulëriti. Nuk më tha dhe pse po më ndëshkonte në këtë mënyrë, që unë ta kuptoja vetë, pse më bëhej ky dënim dhe t’ua u thosha shokëve, përse e kalova orën në këmbë, përballë dërrasës së zezë. Nuk bëhej zhurmë në klasë. Nxënësit punonin në mënyrë të pavarur. Nuk kopjonim nga shokët dhe po të kapnin me kopje, ndëshkimi ishte i rëndë.

Po Enver Hoxha, çfarë lëndë u ka dhënë?

Enveri më dha lëndën e moralit. Ishte një lëndë e lehtë, por më të lehtë na i bënte Enveri, se komunikonte mirë me ne. Më kujtohet se gjatë orës së mësimit, Enveri nuk rrinte asnjëherë i ulur në tavolinën e profesorit. Ai ulej në bankat e para të klasës. Këto banka, i ndërronte në çdo orë mësimi. Literatura që na jepte, lidhej me edukimin moral të liceistëve. Enveri komunikonte mirë.

Nuk e shihte ditarin, e linte mbi tavolinën ku duhej të rrinte, por që nuk ndenji asnjë orë atje. Lakmonte të mos kish dallim me shtresat e larta korçare, por njëkohësisht përzihej dhe me shtresat e ulëta të shoqërisë korçare. Me proletariatin korçar, kishte gjetur një gjuhë mirëkuptimi. Edhe në Lice, kishte një bërthamë revolucionare që vepronte në fshehtësi.

Sa vite mësim u dha Enveri?

Mua më dha 2 vite. Ai erdhi në vitin 1937 dhe deri në vitin 1939, se me mbërritjen e italianëve pushtues, u mbyll Liceu. Profesorët francezë u larguan. Tanët po përgatiteshin një pjesë për në Luftë. Enveri nuk e ngriti asnjëherë zërin, por me një buzëqeshje të ëmbël, e ngrohte klasën. Nuk u nxeh kurrë në mësimdhënie. Nuk na bërtiste. Ne në klasë ishim 31 veta. Nga këto, dhjetë ishin vajza. Në prill të 1939-ës, pushtimi fashist u prit me protesta në Korçë, ku profesorët prinin para liceistëve dhe popullit.

Flamurin kombëtar e mbante Abaz Ermenji. Ky fakt duhet thënë, pavarësisht se ai më vonë ngau rrugë tjetër, nga ajo e Enver Hoxhës. Liceu nuk u hap në shtator të vitit 1939, kështu që shënon dhe mbylljen e tij, pas largimit të profesorëve francezë. Në vitin 1945 u rihap, por si gjuhë u fut serbokroatja, e më vonë gjuha ruse. Liceu si vazhdim, sot është gjimnazi “Raqi Qirinxhi”, si ish- nxënës dhe profesor matematike dhe “Dëshmor i Atdheut”.

Vajzat më vete rrinin?

Po, vajzat rrinin në bankat e para dhe ne djemtë pas tyre.

Enveri, rrinte në bankat ku rrinin vajzat?

Të thashë që rrinte në bankat e para dhe i ndërronte në çdo orë mësimi. Banka ku ulej ai boshatisej.

Si e mbani mend portretin e tij në ato vite?

Ishte një djalosh i bukur, i këndshëm dhe simpatik. Rrinte veshur me kostume të mira. Bënte jetën qytetare. Enver Hoxha ka dhënë dy vjet mësim në Lice. Një vit në godinën ku kishte qenë dhe vetë nxënës dhe një vit në godinën e re, që ngriti dhe fali Thoma Turtulli. Fliste frëngjishten rrjedhshëm e pa ndërprerje. Sikur recitonte na dukej. Poet i moralit ishte ai, ndërsa Raqi Qirinxhi poet i matematikës.

Si ish-nxënës i Enverit, si i patët marrëdhëniet pas çlirimit?

E kam takuar disa herë. Kur ndau tapitë në Krutje të Lushnjes, unë isha në komisionin e Reformës Agrare. Për nder të mbërritjes së tij, u shtrua një drekë. Si ish-nxënës, ai më bëri shenjë që unë të vija pranë, se më njohu. Kishte një kujtesë të jashtëzakonshme. “Nuk do t’i ndalim reformat, Lefter! Pushtetin tani e ka populli”- më tha.

Po herë të tjera?

Në vitin 1955, u çel Ndërmarrja e Turizmi në Korçë. Unë isha shef llogarie. Erdhi dhe mori pjesë dhe Enver Hoxha. U takuam përsëri, ku më pyeti për punët në Korçë dhe më tha se; perspektivat janë të qarta, për të ecur me hapa më gjigante. Pushimet e dimrit, që nga viti 1955 e deri në vitet 1972, Enveri vinte në Korçë dhe i bënte aty. Në këto pushime, unë nuk kam munguar asnjëherë, në takimet që ai ka bërë me kuadrot e Korçës.

Mua më ka trajtuar si një ish-nxënësin e tij. Dhe për mua ai, mbeti një profesori im. Kur kthehej nga shëtitja apo takimet e punës që bënte shpesh, vinte në sallon të Turizmit për të pirë kafe. Ne rrinin bashkë dhe bisedonim për Korçën. Ai më pyeste, për të gjithë të njohurit nga qyteti i Korçës. Nga tiparet e profesorit, i kishte mbetur buzëqeshja. Si udhëheqës tani, edhe e ngrinte zërin, me tone të larta. Mbeti një admirues i qytetit të Korçës.

Sa kanë mbetur gjallë nga ish- liceistët?

Me kokrra janë tani dhe po përcillen përditë. Sa iku Boris Plumbi. Po shuhemi dhe ne të fundit. Në Voskopojë jeton Dhimitër Fallo, të tjerët janë në Korçë dhe në Tiranë.

Jehona në shtypin e kohës  e Liceut Francez të Korçës

Me rastin e 20- vjetorit të Liceut “Gazeta e Korçës”, shkruante: “Drejtor ishte francezi z. Vital Gerson dhe profesorë, zotërinjtë Mihal Bellkameni (nëndrejtor), Vasil Qiriako e Dhimitër Gjeorgjiadhi. Në vitin e parë 1917-1918, Liceu kishte vetëm 36 nxënës. Vitin e dytë, franko-shqiptar u plotësua me profesor të rinj, si K. Xega, N. Ballamaçi, etj. Në këtë mënyrë vazhdoi tre vjet, duke pasur nga 50 nxënës. Gjimnazi grek, i cili prej kohe nuk punonte më në rregull, u mbyll përfundimisht më 1918”. (Gazeta e Korçës, tetor 1937). Brezi i fundit që mbaroi liceun me profesorë francezë, kanë qenë: Xhuvi Bino, Stefanaq Pollo, Zija Xholi, Fatmir Gjata, Boris Plumbi, Llambi Ziçishti, Thoma Harilla, etj.

Personalitete që studiuan në Lice

Petraq Pepo: Lindi në Korçë në vitin 1903. Kur ishte në moshën 14 vjeç, u regjistrua në Liceun francez. Ai ishte një nga 36 nxënësit që nisën Liceun dhe një nga të 9 nxënësit, që mundën të arrinin në klasën e tetë, në vitin 1925. Mbaron në Sorbonë dhe kthehet në vitin 1930 në Korçë, në Liceun e Korçës, tashmë si profesor, ku jep lëndët; Histori, Gjeografi dhe Greqishten e Vjetër.

Në tetor të vitit 1940, e arrestuan dhe e burgosën në Bari të Italisë. Pas çlirimit të vendit, u emërua në Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë, ku ai përgatiti armatën e mësuesve të rinj të vendit. Në vitin 1946, kur u mblodh Konferenca e Paqes në Paris, në delegacionin shqiptar, bënte pjesë edhe Petraq Pepo, si konsulent.

Petraq Pilika: Me krijimin e Universitetit të Tiranës, u caktua përgjegjës i katedrës së Matematikës dhe e krijimin e Akademisë së Shkencave më 1973, edhe anëtar i saj.

Fahredin Angoni: Ish-liceisti Fahredin Angoni, u pushkatua më 6 qershor të vitit 1945, me pesë shokë të tjerë, në vëndin e quajtur “Gështenjat e Zërvaskës” në rrethin e Pogradecit. Në gjyq dolën 28 veta, po në këtë datë, ku 14 veta u dënuan me pushkatim. Kryetari i gjyqit, ishte Irakli Bozo, shok shkolle me Fehredinin. Fahredin Angoni lindi në 18 janar të vitit 1908 në qytetin e Gjirokastrës. Kishte një moshë me Enver Hoxhën, por gjatë Luftës, nuk i shkoi pas si liceistët e tjerë.

Ai u ingranua me rininë nacionaliste. Në vitin 1924, erdhi në Korçë ku nisi liceun francez dhe e mbaroi në vitin 1933. Për arsye familjare, nuk ndoqi studimet në Francë, por punoi mësues në fshatrat e Korçës, ku dha mësim në Pojan dhe në Progër. Qysh kur ishte student liceist, përktheu nga frëngjishtja “Berberin e Seviljes”, “Djaloshi Gjenial (Moxarti)”. Përktheu nga gjermanishtja “Faustin” e Gëtes. Këto përkthime janë botuar në shtypshkronjën “Dhori Koti”, të qytetit të Korçës.

Profesorati

Në Liceun Francez të Korçës, profesorë shqiptar ishin: Nonda Bulka, Vangjush Mio, Stavro Skëndi, Foto Bala, Vedat Kokona, Raqi Qirinxhi, Selman Riza, Enver Hoxha, Abaz Ermenji. Nga fundi i Luftës II-të Botërore, do përcilleshin me qytetin e Korçës, liceistët e dëgjuar; Tomorr Zavalani, Viktor Emanueli, Ali Qemali, Petraq Xhimetiku, Drini Panariti. Këta u vendosën në Amerikë, ku në vitin 1950, arrin një liceist tjetër, që arratiset nga burgu në mënyrë spektakolare. Ai, si qëlloi policin duke e paralizuar atë, vesh uniformën e tij dhe kalon burgun, e më vonë kufirin, e hidhet në Greqi, e prej andej përfundon në Amerikë. Iknin këta por, kusuret më pas i hoqën të afërmit e tyre.

Shkolla që nxori drejtuesin e shtetit shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore

Ish-liceistët

Në Lice u regjistruan 1500 dhe e mbaruan 246. Nga liceistët që mbaruan studimet, 129 ishin korçarë, 96 prej tyre mbaruan shkollën e lartë në Francë. 117 të tjerët, ishin nga rrethet e tjera dhe nga Kosova. Liceu francez, ishte shkollë e mesme në gjuhën franceze dhe në vitin 1922, u emërtua Liceu Kombëtar. Grupi i pare, ka mbaruar në vitin 1926. Grupi i parë zgjati 8 vjet, pastaj grupet e tjera, kanë zgjatur nga 9 vjet. Gjatë 22 viteve të ekzistencës, 1917 deri në 1939, vlerësimin maksimal e kanë marrë dy korçarët, Sotir Kuneshka dhe Raqi Qirinxhi. /Memorie.al/

Si u vodh Thesari i Shtetit në tunelin sekret në Krrabë në ’97, çfarë është grabitur (inventari i detajuar) – Dhe akuzat ndaj Ilir Metës

Grabitja e Thesarit të Shtetit në Krrabë, ka ndodhur gjatë muajve mars dhe prill 1997, kur Shqipëria u zhyt në kaos dhe anarki me mijëra viktima dhe dëme të jashtëzakonshme.

Por vjedhja u zbulua vetëm tre vite më pas.

Pesë persona u dënuan me dënime të shkurtra për vjedhjen. Pjesa e mbetur e arit u transportua në Tiranë.

Gjatë procesit drejtuesi i grupit për sigurinë e Thesarit të Shtetit, Arjan Bishqemi, ka deklaruar se ka bërë kontroll në Thesar në datën 24 prill 1997, pra më shumë se një muaj pas sulmeve.

Por çuditërisht ai nuk kishte kërkuar që të bëhej inventar fizik dhe të shikohej nëse Thesari ishte prekur apo jo, ndaj vjedhja nuk u konstatua zyrtarisht.

Inventari që zbuloi se në Tunelin e Krrabës mungonin rreth 280 kg flori, u bë në datën 7 prill të vitit 2000, pra rreth 3 vjet pas sulmeve në tunel.

Po çfarë ishte grabitur saktesisht në tunelin sekret të Thesarit të Shtetit në Krrabë?

Inventari i vitit 2000, konstatoi se nga 24 arkat metalike në të cilat ishte vendosur ari në gjendje monedhe lira turke, napolona francez dhe dollarë të artë amerikanë, 11 arka ishin krejtesisht të zbrazura.

Ndërsa nga 97 arkat e mbushura secila me nga 20 kilogram argjend, ishin hapur vetëm 2 arka, por nuk ishte grabitur asnje gram argjend.

Nga 24.000 napolona ari në total, grabitesit kishin marre rreth 4.000 napolona.

Dëmin më të madh e pësuan lirat turke, ku nga 62 mijë të tilla, grabitësit morën rreth 40 mijë.

Kurse nga 1600 dollaret amerikane prej ari qe ndodheshin ne thesarin e shtetit, u grabitën 10 prej tyre.

Çështja u rihap në 2008 pas kapjes së një sasie ari me vlerë 2.7 milionë euro.

U konstatua se kjo sasi e madhe ari ishte pjesë e sasisë së vjedhur në Krrabë.

Të dënuarit zyrtarë për këtë supervjedhje janë: Arian Bishqemi, drejtuesi i grupit për sigurinë e Thesarit: 7 vjet (ka mbaruar dënimin), Blerim Haka, roje i objektit: 3 vjet (ka mbaruar dënimin), Pellumb Dalti: 6 vjet (ka mbaruar dënimin), Enver Hyka: 8 vjet (ka mbaruar dënimin), Ahmet Hyka: 4 vjet (ka mbaruar dënimin), Genci Lamçe (i dënuar në 2008), Astrit Lamçe (i dënuar në 2008).

Në nëntor të viit të kaluar, Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK-un të hetojë pasuritë e ish-Presidentit Sali Berisha dhe ish-Kryeministrit Ilir Meta. Vendimi mori shkas nga refuzimi i një kallzimi në SPAK që lidhet me grabitjen ekëtij  Thesari.

Gjatë viteve ka patur herë pas here akuza politike veçanërisht nga Berisha për Metën dhe anasjelltas si organizatorë dhe përfitues nga kjo vjedhje e rëndë.

“Nëqoftëse dikush mendon t’u vjedhi shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc Pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogari shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës” – pat deklaruar në 2000 Sali Berisha.

“Ai tjetri në fund nuk quhet Ilir Meta, por Ilir Floriri” – deklaroi Berisha në një debat më pas në Parlament.

Vetë Ilir Meta në një intervistë disa vite më vonë, mohon akuzat.

Por ai e pranon se ishte opozita që e shtyu të bënte verifikime zyrtare për gjendjen në Thesar

“Pas insistimit të opozitës se Thesari i Shtetit është prekur, është cenuar, në atë kohë unë si Kryeministër i kam kërkuar autoriteteve përgjegjëse, ministrisë së rendit publik, për të bërë një verifikim të gjendjes në të cilën ndodhej thesari i shtetit.

Përgjigja e grupit që ka bërë verifikimin, ka qenë se nuk ka pasur asnjë cënim të thesarit të shtetit, por në fakt në mos gaboj nuk kishin bërë inventarin fizik, por vetëm vëzhgimin e godinës nga jashtë.

Pas verifikimit fizik, u verifikua që një pjesë e konsiderueshme e monedhave ishin grabitur. Më pas u bënë edhe hetimet përkatëse dhe u verifikua edhe mënyra edhe vendi se nga ishte bërë një grabitje e tillë”, – pat deklaruar Ilir Meta

Nga ana tjetër, Ilir Meta, nisi kundër akuzat për Berishën, duke e akuzuar se ai kishte dijeni, kur askush nuk e dinte, pikëriahr sepse ishte vetë hajduti.

“Edhe sot, unë nuk e kuptoj se nga e dinte Berisha që thesari i shtetit ishte vjedhur apo ishte cënuar”, – pat deklaruar Ilir Meta. (DITA)

Gafa e dhëndrit, Sali Berisha duhet të hetohet edhe për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit (që nuk është parashkruar)

Duke shfletuar albumin e familjes, Jamarbër Berisha, pa asnjë siklet,  ka shpluhurosur një tjetër krim politik që vjehrri i tij ka kryer shumë vite më parë dhe për të cilin ende nuk është përgjigjur para drejtësisë.

Bëhet fjalë për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998 pas vrasjes së kundërshtarit të tij Azem Hajdari, kur kreu i PD-së që sapo kishte përfunduar në opozitë pas shkaktimit të tragjedisë së firmave piramidale, mobilizoi bandat e tij të armatosura duke i vënë zjarrin Kryeministrisë, duke pushtuar Radio Televizionin Shqiptar dhe duke mbushur qendrën e Tiranës me tanke që milicianët e PD-së i kishin rrëmbyer në Gardën e Republikës.

Ekzaktësisht siç ndodhi me 21 janarin e shumë viteve më pas, edhe për vrasjen e Azem Hajdarit, Berisha tentoi të akuzonte socialistët, kur në të vërtetë për atë krim do të dënohej ish- bodigardi i tij. Në realitet Berisha donte të përdorte vrasjen e Hajdarit për të rimarrë pushtetin me forcën e armëve, një plan që falimentoi falë edhe reagimit shumë të ashpër të ambasadores amerikane Marisa Lino.

Shtetet e Bashkuara dhe gjithë komuniteti nderkombëtar e cilësoi atë kryengritje si njjë përpjekje grushti shteti për të cilin Sali Berisha u izolua për disa vite nga çdo lloj marrëdhënie diplomatike. Ekzaktësisht si sot, pas shpalljes “non grata”, dhëndri, i obsesionuar nga gazetarët e lirë, ka nxjerrë në facebook faqen e parë të “Gazetës Shqiptare” të 1998 që publikonte lajmin e Prokurorisë së Tiranës dhe prokurorit të atëhershëm Arben Rakipi me kërkimin arrestimit të Berishës dhe puçistëve të tjerë “për kryengritje të armatosur”.

Jamarbër Berisha duket krenar per aksionet e vjerrit dhe e konsideron edhe atë lajm mbi veprimin e prokurorisë si një persekutim politik të Berishës, pavarësisht faktit që më pas drejtësia, atëherë, dështoi për ta dënuar. Në fakt në 2008, kur Berisha ishte rikthyer në pushtet, dosja u arkivua pa asnjë të denuar.

Gafa e tij (me zellin e zakonshëm për të sulmuar gazetarët që investiguan edhe skandalin e Klubit Partizani) qëndron në faktin se ka risjellë në kujtesë një ngjarje tragjike të popullit shqiptar, për të cilën ende nuk është dënuar organzitori kryesor dhe porositesi.

Pavarësisht nga juristja që ka në shtëpi, dhëndri ka harruar se organizimi i një kryengritje të armatosur, parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal parashkruhet vetëm pas 40 viteve (neni 66), ndërkohë që nga ngjarja e 14 shtatorit kanë kaluar 25 vite.

Sot Jamarbër Berisha na ka kujtuar se, bashkë me Klubin Partizani, 21 janarin dhe Gërdecin, edhe kryengritja e 14 shtatorit 1998 duhet të bëhet shumë shpejt një tjetër dosje gjyqësore për të cilin ish-kryeministri duhet të përgjigjet para drejtësisë së re. (Shqiptarja.com)