Pse fshihen gratë e politikanëve në Shqipëri? Anita Haradinaj zbuIon çfarë i ndodhi me Monika Kryemadhin

Në një pjesë tjetër të bisedës në Grida Duma Podcast, Anita Haradinaj ndau një reflektim për rolin dhe sjelljen publike të grave të politikanëve, duke theksuar se shpesh ato qëndrojnë shumë të distancuara nga shoqëria. Në dialog me Grida Duma, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj tha se një nga gjërat që nuk i pëlqen është fakti që shumë prej tyre qëndrojnë “hermetike” dhe nuk shfaqen si njerëz të zakonshëm në publik.

“Duhet të shfaqen jo pse janë gra politikanësh, por të shfaqen si njerëz. Mandati është kontratë pune. Ke kontratë për katër vjet dhe një ditë nuk do të jesh më në atë pozicion. Nuk je monarki, nuk je mbretëreshë dhe nuk e trashëgon dot”, u shpreh ajo.

Anita Haradinaj bëri edhe një krahasim mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke thënë se në Kosovë politikanët dhe familjarët e tyre shihen më shpesh në ambiente të zakonshme shoqërore.

“Çuditem sidomos këtu në Shqipëri. Në Kosovë takon edhe ministra në lokal apo në bar në darkë duke ndenjur me shoqërinë e vet. Kurse këtu janë shumë hermetikë. Unë kurrë n’jetë nuk më ka ndodh me pa për shembull gru politikani në kafe duke pi kafe me shoqe. Përveç kam pi njëherë kafe me Monikën”, deklaroi Haradinaj.

Anita Haradinaj tha se ka vlerësuar stilin e drejtpërdrejtë të Grida Duma gjatë kohës kur ishte deputete.Po ashtu, Haradinaj përmendi si figura që i pëlqejnë në politikën shqiptare edhe Jozefina Topalli dhe Monika Kryemadhi, duke theksuar se tek Kryemadhi vlerëson veçanërisht temperamentin rebel.

SPAK blen paisjen e fuqishme miliona euroshe për të kapur “MAT” poIitikën dhe krimin, ja çfarë

Një nga paisjet elektronike më të sofistikuara dhe inteligjente në botë, tashmë është blerë nga prokuroria e Posaçme SPAK, dhe prej disa muaj një skuadër e BKH-së është duke u trajnuar nga ekspertë të fushës, për vënien e saj në shërbim operacional në teren.

Paisja me shumë funksione si përgjim, lokalizim dhe njëherësh mbledhjen e shumë të dhënave telefonike është “IMSI Catcher” dhe aktualisht ka hyrë në zyrat e SPAK, kundrejt një kontrate afro 1 milion euro që është nënshkruar me një kompani të huaj.

Prezenca e saj në SPAK është mësuar nga gazetari i Syri-t, Elton Qyno, por konfirmimi zyrtar për këtë informacion është bërë dhe nga vetë SPAK, duke pranuar se kjo aparaturë përgjuese është blerë në vitin 2025, duke mos dhënë detaje mbi identitetin e kontraktuesit dhe vlerën reale të çmimit të kësaj paisje.

Në nivel strategjik, SPAK ka siguruar financimin e dy projekteve madhore për forcimin e kapaciteteve operative dhe teknike, konkretisht:

1. Prokurimin e pajisjes “IMSI Catcher”

2. Modernizimin e sistemit të përgjimit përmes përditësimit në versionin më të fundit, rritjes së kapaciteteve të ruajtjes së të dhënave dhe shtimit të modulit për interceptimin e të dhënave IP.

Këto projekte, me vlerë totale 5.1 milionë euro, janë miratuar me vendimin nr. 188 të datës 9 qershor 2025 të Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar.

Apartatura “IMSI Catcher” është blerë nga SPAK përmes një procedure tenderuese sekrete, duke e motivuar lidhur me shërbimin për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit dhe luftën kundër Krimit të Organizuar.

Kjo paisje që është prodhuar në Izrael, ka shumë funksione operimi për përgjimin e aparateve telefonike dhe aplikacioneve të komunikimit telefonik.

Një paisje e tillë në Shqipëri ka hyrë në kohën kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Arben Imami dhe paisja përdorej nga një grup operacional i Shërbimit Informativ Ushtarak.

Më pas një tillë e mori Shërbimi Informativ Shtetëror dhe më vonë një paisje të tillë e bleu dhe Policia e Shtetit, e cila e ka përdorur në dhjetëra raste në operacione për kapjen e personave në kërkim dhe kryerjen e veprimeve hetimore për procedime të ndryshme.

Kjo paisje që përdoret nga Policia e Shtetit del në teren për veprime përgjuese vetëm me autorizim të prokurorit ose me vendim gjykate. “IMSI Catcheri” i policisë u përdor nga SPAK në 13 Dhjetor 2023 edhe për rastin e gjetjes në orët e mesnatës të dy telefonave të gazetarit të Kronikës së Zezë, Elton Qyno. Ky rast u konsiderua shkelje e rëndë dhe u quajt si veprim antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

Tashmë me këtë paisje SPAK ka ritur ndjeshëm “arsenalin” logjistik të tij, lidhur me paisjet përgjuese që ka në administrim. Njëherësh SPAK synon të fitojë pavarësi absolute me policinë, duke mos kërkuar prej oficerëve të saj të kryejnë përgjime të personave të ndryshëm.

Por tashmë këto veprime i koordinon vetë me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por në vijim do vërehet nëse kjo paisje do përdoret vetëm për qëllime hetimi apo edhe jashtë kornizës ligjore të Prokurorisë së Posaçme.

Nga ana tjetër projekti 5.1 milionë euro ka modernizuar dhe qëndrën e përgjimit të SPAK, një qëndër që monitorohet dhe menaxhohet nga kompania “TBS 96” e Artan Xhori.

Ndërkohë në funksion të rritjes së cilësisë dhe shpejtësisë së hetimeve, është përmirësuar infrastruktura teknologjike dhe pajisjet kompjuterike, si dhe janë rritur kapacitetet e Sektorit të Ekspertizës, përmes modernizimit të teknologjive të ekstraktimit dhe analizimit të të dhënave digjitale, investimit në akreditimin e laboratorit të ekspertizës dhe planifikimit për rritjen e numrit të ekspertëve, me qëllim përballimin e volumit në rritje të çështjeve dhe shmangien e vonesave që cenojnë efikasitetin e hetimeve.

Gjithashtu një përbërës thelbësor i këtij procesi, ka qenë edhe investimi në programe dhe licenca të reja që mundësojnë virtualizimin e pajisjeve të sekuestruara, analizimin e të dhënave financiare dhe digjitale në mënyrë të sigurt dhe efektive.

Këto liçenca SPAK i blen përmes dy kompanive “Cellebrite DI Ltd” me bazë në Izrael, e cila është lider në botë në fushën e sigurisë kompjuterike, dhe kompania tjetër “INsig2 d.o.o” me bazë në Zagreb, lider në Ballkan dhe Europë. Të dyja kompanitë paguhen nga SPAK rreth 180 mijë euro, me qëllim kryerjen e ekspertizave mbi telefonat celularë që sekuestron SPAK dhe çdo paisje kompjuterike.

Ngelën pa fjalë! 42-vjeçari zgjohet nga gjumi i tëri i kaltër, mjekët bëjnë zbulimin e PAPRITUR!

Një burrë mbeti i tmerruar pasi u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte bërë i kaltër nga koka te këmbët. Tommy Lynch, 42 vjeç, kishte blerë çarçafë të kaltër të errët dhe kishte fjetur me to për dy netë kur u zgjùa duke u dukur si “një Avatar”.

Ai ndihej “jashtëzakonisht i lodhur” dhe një mik, i cili punon si kujdestar, e shikoi një herë përpara se ta çonte me urgjencë në spitalin më të afërt. Tommy u dërgua menjëherë te një mjek dhe iu dha një shtrat brenda pak minutash, ndërsa stafi i shqetësuar e vuri në oksigjen.

Kur mjeku ia fërkoi krahun me një pecetë me alkool, peceta u bë e kaltër dhe Tommy e kuptoi se fajtori ishin çarçafët e tij të rinj të palara. Tommy tha se i bëri mjekët të qeshnin me të madhe, por në fund i la “më shumë të kuqe sesa të kaltër”.

Pamjet virale/ Mateo kap Brikenën dhe kërkon ta puthë (Video)

Një video e shkurtër por shqetësuese mes Mateos dhe Brikenës po bën xhiron e rrjetit, duke shkaktuar një valë kritikash të ashpra nga publiku për sjelljen e banorit.

Në pamjet e publikuara, situata duket se kalon kufijtë e një loje. Mateo shfaqet përballë Brikenës, duke i vendosur njërën dorë në fyt, ndërsa me dorën tjetër tenton me forcë t’i ofrojë kokën drejt tij për t’i rrëmbyer një puthje në buzë.

Edhe pse Mateo shihet dùke qeshur, veprimi i tij karakterizohet nga përdorimi i forcës fizike. Nga ana tjetër, Brikena duket se refuzon dhe përpiqet të shmanget nga ky afrimitet i imponuar.

Komentuesit e kanë cilësuar këtë gjest si agresiv dhe aspak si një moment romantik apo shakaje, duke dënuar kapjen prej fyti dhe insistimin me forcë.

Video Player

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 10 Mars 2026

Dashi
Energjia juaj është e lartë dhe mund të përballoni me sukses disa detyra njëherësh. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë tuaja. Në marrëdhënie, përpiquni të jeni më të durueshëm me njerëzit që ju rrethojnë.

Demi
Sot mund të ndjeni nevojën për më shumë stabilitet dhe qetësi. Është një ditë e mirë për të rregulluar çështje praktike ose financiare. Në jetën personale, një bisedë e sinqertë mund të sjellë më shumë mirëkuptim.

Binjakët
Komunikimi është pika juaj e fortë sot. Mund të merrni lajme interesante ose të zhvilloni një takim që hap perspektiva të reja. Kujdes me shpërqendrimet dhe përpiquni të përqendroheni te prioritetet.

Gaforrja
Ndjeshmëria juaj është më e theksuar dhe mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë njerëzit përreth. Në punë, është moment i mirë për të planifikuar hapat e ardhshëm. Në familje mund të ketë nevojë për më shumë vëmendje nga ana juaj.

Luani
Mund të ndjeni dëshirën për të marrë drejtimin e situatave. Vetëbesimi ju ndihmon të bëni përparim, por përpiquni të dëgjoni edhe mendimet e të tjerëve. Në jetën personale, një surprizë e vogël mund t’ju përmirësojë humorin.

Virgjëresha
Sot mund të jeni më të përqendruar në detaje dhe organizim. Është ditë e mirë për të përfunduar detyra që kërkojnë kujdes dhe analizë. Në marrëdhënie, shmangni kritikat e tepërta.

Peshorja
Balanca mes punës dhe jetës personale bëhet shumë e rëndësishme. Mund të lindë një mundësi për bashkëpunim që duhet vlerësuar me kujdes. Në dashuri, komunikimi i hapur sjell qartësi.

Akrepi
Intuita juaj është e fortë dhe mund t’ju ndihmojë të merrni vendime të rëndësishme. Në punë, përqendrohuni te strategjia dhe mos u nxitoni. Në jetën personale, një situatë mund të kërkojë më shumë durim.

Shigjetari
Sot mund të ndjeni dëshirën për ndryshim ose për të provuar diçka të re. Një ide kreative mund të sjellë rezultate pozitive në të ardhmen. Kujdes me vendimet impulsive.

Bricjapi
Përkushtimi ndaj qëllimeve tuaja mund të sjellë rezultate konkrete. Është një moment i mirë për të organizuar planet afatgjata. Në marrëdhënie, tregoni më shumë fleksibilitet.

Ujori
Mund të keni ide të reja dhe një mënyrë të veçantë për të parë situatat. Në punë, një diskutim me kolegët mund të sjellë zgjidhje interesante. Në jetën personale, kërkoni më shumë hapësirë për veten.

Peshqit
Sot mund të ndjeni një lidhje më të fortë me emocionet tuaja. Kreativiteti dhe ndjeshmëria ju ndihmojnë në marrëdhënie dhe në projekte personale. Kujdes që të mos e teproni me sakrificat për të tjerët.

Elisa Spiropali ngriti dorën kundër Belinda Ballukut? Taulant Balla e thote troç: Ja çfarë ndodhi ndodhi në mbledhjen e partisë

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, Partia Socialiste bëri publik qëndrimin e saj lidhur me çështjen e ish-zv.kryeministres, Belinda Ballukut. Kryeministri Edi Rama theksoi se kërkesa e SPAK për arrestim nuk pIotëson asnjë arsye ligjore, duke vendosur që socialistët nuk do të autorizojnë heqjen e imunitetit të Ballukut.

Në këtë kontekst, partia theksoi se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa ish-zv.kryeministrja do të përballet me procesin ligjor duke u mbështetur vetëm tek avokatët e saj.

Pas mbledhjes, në media qarkulluan thashetheme se disa socialistë, përfshirë Elisa Spiropalin dhe Taulant Ballën, kishin qenë kundër qëndrimit të Ramës dhe kërkonin heqjen e mandati të Ballukut. Në një intervistë për emisionin “Top Story”, vetë Taulant Balla, vuri pikat mbi “i” duke theksuar se të gjithë deputetët socialistë votuan njëzëri kundër heqjes së imunitetit të Ballukut dhe se nuk pati asnjë abstenim.

“Nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, pas mbledhjes së këshillit të mandateve për mos dhënien e autorizimit”, tha Balla, teksa më tej u shpreh qartë se qëndrimi i Grupit Parlamentar të PS-së është i qartë, respekt për Kushtetutën, prezumimin e pafajësisë dhe mbështetje për vijimin e hetimeve pa ndërhyrje politike.

Macron thirrje Iranit: Ndërpritni menjëherë sulmet dhe hapni Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar Iranit të ndalë menjëherë sulmet në Lindjen e Mesme dhe të garantojë lirinë e lundrimit duke hapur Ngushtica e Hormuzit për trafikun detar ndërkombëtar. Kjo kërkesë erdhi gjatë një bisede teIefonike që Macron zhvilloi me presidentin iranian Masoud Pezeshkian.

Në një postim në rrjetin social X, Macron theksoi se është e domosdoshme që Irani të ndalojë menjëherë sulmet ndaj vendeve të rajonit, duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e garantimit të lundrimit të lirë dhe të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të energjisë.

Presidenti francez rikujtoi gjithashtu se një prioritet absolut për Francën mbetet siguria dhe riatdhesimi i çiftit francez Cécile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët kanë qenë të burgosur në Iran dhe aktualisht ndodhen në oborrin e Ambasadës së Francës. Po ashtu, Macron shprehu shqetësimin e Francës për programet bërthamore dhe balistike të Iranit, si edhe për aktivitetet që, sipas tij, destabilizojnë rajonin e Lindjes së Mesme.

Sipas presidentit francez, të dy liderët ranë dakord të mbajnë kontakte të vazhdueshme për zhvillimet në rajon.

Editohen sipas qejfit/ Familja e Selin akuzon prodùksionin dhe poston videon e vërtetë

Një polemikë e fortë ka shpërthyer pas spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother VIP”, ku në qendër të akuzave për manipulim është vetë produksioni.

Gjatë Prime-t, u transmetua një klip i edituar që sugjeronte se Selin, menjëherë pas puthjes së martesës me Gimbon, kërkoi me sy reagimin e Mirit, duke tentuar të nxisë narrativën se është ajo që ka interes për të.

Në atë klip, dukej sikur shikimi i Selinës shkonte drejt Mirit, i cili më pas uli kokën. Por, e vërteta duket se është krejt ndryshe dhe është zbuluar sot nga familja e banores.

Ata kanë publikuar videon e plotë dhe të paedituar të atij momenti, ku shihet qartë se Selin nuk po shikonte Mirin, por po i drejtohej orkestrës dhe këngëtares për t’i duartrokitur dhe përshëndetur.

Reagimi i familjes ka qenë i drejtpërdrejtë, duke hedhur akuza të forta mbi vërtetësinë e materialeve që shfaqen në ekran.

“Klipe që editohen dhe përdoren sipas dëshirës. Falenderoj shumë supportuesit e Selin që janë gjithmonë të gatshëm për të,” – shkruhej në reagimin e tyre, duke lënë të kuptohet se produksioni po përpiqet të krijojë një histori inekzistente përmes montazhit.

Video Player

I FUNDIT/ Raketa e dytë mbi hapësirën ajërore të Turqisë, reagon menjëherë Ankaraja

Turqia reagoi pas kapjes së raketës së dytë iraniane që kaloi mbi hapësirën e saj ajrore, duke rritur shqetësimet për përshkaIIëzimin e tensioneve në rajon.

Ndërsa pritej një deklaratë zyrtare nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në emër të qeverisë turke foli Ministri i Komunikacionit, Burhanettin Duran, i cili theksoi se siguria e hapësirës ajrore të vendit mbetet prioritet absolut për autoritetet turke dhe për aleatët e saj ndërkombëtarë.

Sipas tij, një tjetër raketë e lëshuar nga Irani u identifikua dhe u kap mbi hapësirën ajrore të Turqisë, duke u neutralizuar menjëherë nga sistemet mbrojtëse të NATO.

Ai theksoi se këto sisteme janë të vendosura për të garantuar sigurinë e territorit dhe për të parandaluar çdo kërcënim që mund të rrezikojë stabilitetin e vendit dhe të rajonit.

“Një tjetër raketë e lëshuar nga Irani u kapur mbi hapësirën tonë ajrore dhe u neutralizua nga sistemet mbrojtëse të NATO-s. Mbrojtja jonë e kufijve dhe hapësirës ajrore është në nivelin më të lartë. Ne duam të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të konfliktit. Ne e paralajmërojmë edhe një herë Iranin, në veçanti, dhe të gjitha palët, që të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë sigurinë e rajonit dhe të civilëve”, deklaroi Duran.

Çmimi i naftës shtrenjtohet sërish, ja sa shkon për litër

Prej ditës së enjte (më 4 Mars 2026) nuk është ndalur rritja e çmimit të naftës në tregun vendas të shitjeve me pakicë, për shkak të ndryshimeve të shpejtë që po pëson çmimi në bursat e huaja.

Pas nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në tregun e pakicës kanë ndryshuar 3 herë, duke arritur sot për disa pika në Tiranë në nivelin e 189 lekë për litër. Krahasuar me çmimin para nisjes së sulmeve, nafta deri tani është rritur 14 lekë për litër.

Nga një vëzhgim “Monitor” sot rezulton se në disa pika me pakicë çmimi është rritur sërish 7 lekë për litër. Nga 182 lekë që ishte ditën e premte (6 Mars), çmimi i naftës arrin në nivelin e 189 lekë për litër.

Çmimi i rritur në Tiranë është regjistruar në pikën e kompanisë “Elda” pranë zonë së Oxhakut, ku nafta ka arritur 189 lekë për litër.

Rritje për disa pika pakice është shënuar edhe për çmimin e benzinës. Në një nga pikat e kompanisë “Coral” pranë “Casa Italia”, çmimi i benzinës ka arritur 186 lekë për litër. Ndërsa nafta është tregtuar me 181 lekë për litër.

Çmimet e kompanisë “Gega” në një pikat e saj pranë Tregut Ushqimor tregojnë se çmimi i naftës është 182 lekë për litër dhe ka mbetur i pandryshuar nga çmimi i ditës së premte ( 6 Mars).

Çmimet rezultojnë të pandryshuara edhe përgjatë autostradës. Në një nga pikat e kompanisë “Kastrati” në Vorë çmimi i naftës është 182 lekë për litër.

Kompania “Alpet” në një nga pikat e saj pranë rrugës dytësore të autostradës rezulton me çmim të pandryshuar prej 182 lekë për litër.

Rritja e çmimit të naftës në tregun e pakicës nisi prej 4 Marsit, me 4 lekë për litër. Nga 175 lekë çmimi arriti në 179 lekë për litër.

Çmimi prej 175 lekë për litër kishte mbetur i pandryshuar prej muajit tetor 2024.

Me tej më 6 Mars çmimi u rrit sërish me 3 lekë duke arritur në 182 lekë për litër.

Rritja e sotme e çmimeve në tregun e pakicës vjen menjëherë pas ndryshimeve që në mbrëmjen e djeshme pësoi çmimi i naftës në bursat e huaja duke arritur në nivelin e 100 USD për fuçi. Ndërsa mëngjesin e sotëm çmimi arriti në 103 USD për fuçi.

Para nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, nafta në bursë tregtohej me çmim 65 USD për fuçi. /Monitor