Daja νrαυ mbesën, familjarët e tij largohen nga frika e hakmarrjes

Policia greke është vënë në gatishmëri për shkak të valës së zemërimit që është përhapur në Pirgos për vrasësin e 11-vjeçares Vasiliki.

Sipas medias greke oficerët e policisë janë në lëvizje pasi është e dukshme frika e një sherri me rezultate të paparashikueshme. Mediat greke raportojnë se disa persona, i vunë flakën banesës ku autori jetonte me familjen në shenjë hakmarrjeje. Në momentin e zjarrvënies, asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ndodhej në zonë pasi të gjithë të afërmit e tij thuhet se janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.

Ajo që shqetëson autoritetet tani është nëse situata mund të përshkallëzohet më tej dhe të arrijë nivele të rrezikshme.

Të afërmit dhe miqtë e familjes së Vasilikit ende nuk po arrijnë të kuptojnë tragjedinë. Zemërimi i tyre vërshon, siç u pa të martën kur tentuan të sulmonin vrasësin 37-vjeçar, kur ai po mbërrinte me një makinë patrulle në gjykata për të kërkuar falje. Për këtë, në fakt, prokurorit i është dashur të shkojë në Drejtorinë e Policisë, për të ngritur kallëzim ndaj tij.

Tërmet i fortë në Greqi, forca dhe epiqendra

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë mbnrëmjen e sotme.

Sipas mediave helene tërmeti është ndier shumë në ishullin e Rodosit, forca ka qenë 4.9 e shkallës Rihter.

Mediat raportojnë se epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në perëndim-jugperëndim të Lindos, ndërsa thellësia fokale ishte 54.1 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëmtime në objekte.

Lajm i mirë / Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi

Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga gjendja e komës ditën e sotme, gjendje në të cilën ndodhej prej ditësh pasi u dhunua barbarisht nga tre persona.

Mëngjesi raportohet se ka reaguar mirë, ndërsa mjekët në spitalin ku ai ndodhet janë optimistë për përmirësimin e gjendjes së tij.

Avokati u transportua rreth një javë më parë nga spitali i Traumës me avion privat sanitar drejt një spitali në Athinë për mjekim të specializuar.

Mëngjesi kishte marrë goditje me mjete të forta, doreza hekuri, në kokë dhe trup, të cilat i shkaktuan hematoma të rënda.

Mëngjesi u dhunua nga tre persona të identifikuar nga policia si Dorian Alia, Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj. Ndërsa Romario Tabaku u akuzua se kishte siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarja.

Dritan Nano dyshohet si porositës i dhunës ndaj Mëngjesit, për shkak të një konflikti që kishin patur për zbatimin e detyrimeve ndaj studios ligjore të Mëngjesit, që e kishte ndihmuar Nanon të rrimerte pronën e tij në një zonë “luksoze” në Tiranë.

Ή orror në Greqi, gjendet trυρi i djegύr i një g. rυαje në parking, pistat ku po hetohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin grek Kythira.

Mediat greke raportojnë se në një parking është gjetur trupi i pajetë dhe i djegur thuajse plotësisht i një gruaje rreth 60 vjeçe, pronare e një dyqani në zonë.

Sipas dëshmisë së vajzës dhe burrit të saj, ajo kohët e fundit ka pasur probleme pronësie me familjarë të saj, por ende nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje.

Policia po heton në dy pista, atë të vrasjes dhe vetëvrasjes.

Xhensila Myrtezaj gjen “paqe” në kishë, këngëtarja: “E fortë është zemra e të drejtit që shpreson te Zoti”.

Xhensila Myrtezaj po kalon kohë aspak të lehta për të. Divorci ende në proces me aktorin Bes Kallaku, gjithë zërat që qarkullojnë për ta dhe komentet e vazhdueshme lidhur me pikëpyetjet e marrëdhënies së tyre, duket se nuk kanë të ndalur dhe (ish) çifti gjithnjë e më shumë është në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjetit. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe (dhe jo vetëm) Xhensila duket se përpos fëmijëve të saj, ka gjetur prehje dhe qetësi në kishë. Madje, këngëtarja ka ndarë me rrjetin edhe një ritual që kryen gjithnjë.

Ajo tregon se zgjedh gjithnjë një faqe rastësisht, ndërsa intuita dhe besimi e çojnë në një faqe të caktuar që ajo e merr si mesazh.

Cili ishte mesazhi për Xhensilën këtë herë? Fjala!

“E fortë është zemra e të drejtit që shpreson në Zotin.

Ti i fsheh në strehën e fytyrës sate larg nga ngatërresat e njerëzve, i strehon në tendën tënde larg nga gjuhët ngatërrestare.

Mos kërkoni lavdi prej njëri-tjetrit, thotë Zoti por kërkoni lavdinë që vjen prej një Hyji të vetëm.” – kanë qenë rreshtat që Xhensila ka dashur të theksojë këtë herë në mesazhin që ajo ka marrë.

Shkoi për të lindur në Spanjë, Olta Gixharit i ndodh ajo që nuk e kishte menduar(Foto)

Olta Gixhari këtë periudhë ndodhet në Spanjë teksa shkoi të lindë vogëlushin e saj.

Mirëpo nga disa “story” të postuara në rrjetet sociale ajo na ka treguar se ka ndodhur diçka e papritur atje që lidhet me kohën.

Teksa në vendin tonë temperaturat janë të larta, duket se zona ku Olta jeton ka rikthyer dimrin, e madje artistja ka ndezur oxhakun dhe ka veshur rrobat me mëngë të gjata.

Festa e Shna Ndout/ Besimtarët mbyllin pelegrinazhin në “Kishën e Mrekullive”

Kjo e enjte shënon fundin e 13 të martave të mira dhe pelegrinazhit të besimtarëve. “Shna Ndoun” e cilësojnë si “kishën e mrekullive”.

Ndër pelegrinë, ka nga ata që në këtë kishë besojnë që fëmijë dhe vijnë shpesh për t`u lutur për çfarë kanë nevojë dhe për të gjetur qetësi.

“Jam lutur për të gjithë familjen time. Vij çdo vit sepse kam besim. Kam rastisur tek një fëmijë që nuk fliste dhe arriti të numëronte. Kam shumë besim”, është shprehur një qytetare për gazetarin Arlind Isa.

Gjithashtu janë marrë të gjitha masat për të garantuar siguri në gjatë pelegrinazhit. Të angazhuar kanë qenë forca policie, gjithashtu edhe emergjencat shëndetësore.

Eksperti thotë se Ervis Martinaj mund të jetojë në ndonjë bunker nëntokësor

Eksperti i sigurisë, Fajton Softa thotë se nuk përjashtohet mundësia që Ervis Martinaj të jetë gjallë, dhe të jetojë i strehuar në ndonjë bazë të nëndheshme.

Duke komentuar rreth fatit të Martinajt, Softa tha se për sa kohë nuk ka asnjë fakt, është e mundur që ai të jetë gjallë, ta kenë vrarë, madje edhe të jetojë në Shqipëri.

Ai solli ndër mend rastin e bosit italian të mafias Matteo Messina Denaro, i cili jetonte në një apartament modest, për vite të tëra, ndërsa drejtësia italiane e kishte shpallur në kërkim

Pjesë nga deklarata e Softës në emisionin “5 Pyetje”:

Nganjëherë i kërkojmë larg dhe mund t’i kemi afër, sepse vendi më i sigurtë është vendi jot ku ke ndërtuar kështjellën tënde. Shpesh ka ndodhur që personat më të kërkuar kanë jetuar afër banesave të tyre, duke ndërtuar edhe strehime të nëndheshme. Edhe persona të tjerë për të cilët është thënë se janë vrarë, janë copëtuar. Ervis Martinaj mund të jetë jashtë, mund të jetë brenda, mund të jetë i vrarë, të gjitha gjasat janë për aq kohë sa nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tij.

Nëse do të jetë gjallë, mundësitë e tij financiare janë të tilla, që mund të bëjë edhe ndërhyrje estetike. Njerëzit nga këto ndërhyrje kanë ndryshuar edhe gjininë, jo më pamjen.

Shqipëria ka pasur jo pak raste kur tunelet e nëndheshme janë përdorur, rasti i një arratisjeje nga një burg i sigurisë së lartë, ku morën një ambient me qira afër dhe gërmonin duke shkuar afër burgut. E njëjta gjë ka ndodhur me persona që kishin krijuar një bazë të nëndheshme.

SHQIPËRI-ITALI 1-0! Sky Sport pranon humbjen e parë: 50.000 shqiptarë dhe 31.000 italianë në stadium

Shqipëria do të nis aventurën e saj në Europian kundër Italisë. Kuqezinjtë do të provojnë gjithçka kundër “axurrëve”, që të marrin fitoren e parë dhe të ëndërrojnë për të shkuar më larg të jetë e mundur në turneun që do të zhvillohet në Gjermani.

Dihej që në momentin e parë kur u vendos ky Europiani që do të zhvillohej në Gjermani, se nëse Shqipëria do të shkonte, do të ishte mes Kombëtareve me mbështetjen më të madhe. Armand Duka, kreu i FSHF dhe zëvendës presidenti i UEFA-s u shpreh se dy ndeshjet më të kërkuara për bileta në grupet e Europianit ishin Zvicër-Gjermani dhe Shqipëri-Itali.

Kjo tregon saktësisht se çfarë mbështetje të madhe kanë kuqezinjtë tanë në Gjermani. Ndërkohë tanimë është “Sky Sport”, media italiane, që tregon humbjen e parë që kanë pësuar nga shqiptarët. Bëhet fjalë për humbjen në tribuna, ku dukshëm është një dominim i të kuqëve.

Stadiumi i Dortmundit ku do të zhvillohet ndeshja jonë ndaj Italisë ka kapacitet prej 81.000 vendesh. Nga këto, 50.000 bileta janë blerë nga shqiptarët, ndërsa 31.000 bileta janë marrë nga italianët. Një numër jo i pakët i biletave të marra nga italianët, do të rezultojnë që janë të marrë nga po shqiptarët. Këto statistikat vijnë nga “Sky Sport”, që përveç habisë së madhe për këtë dominim, ia bën të qartë italianëve se kjo nuk është një ulje interesi e italianëve për Kombëtaren, por Shqipëria është mes atyre Kombëtareve që do të ketë mbështetjen më të madhe në Gjermani.

Në Itali e kanë zbukuruar, por në fakt në Gjermani, Shqipëria do të jetë Kombëtarja që do të ketë mbështetjen më të zjarrtë dhe më të shumtë në numër. Një motiv shtesë ky për djemtë e Kombëtares që stadiumet në Gjermani do t’i kenë si në Tiranë, për të provuar gjithçka munden që të shkruajnë historinë me gërma të arta. /Sport Ekspres/