16-υ jeçαrja shqiρtare kthehet nga Greqia, por ajo që e gjeti në Fier s’e kishte me ndυar (Video)

Një 16 – vjeçare, e cila jetonte në Greqi është kthyer për të vazhduar shkollën në Fier, por është përballur me një situatë të panjohur për të.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, njerëzit i kanë shkuar në shtëpi për t’i kërkuar dorën për ta marrë për nuse.

Vajza, nga frika se mos i japin ndonjërin për burrë, ka filluar të njohë 3 nga moshatarët e saj në shkollë, por kur familja e ka kuptuar, e ka fejuar me një djalë i cili jetonte në Greqi. 

“Një vajzë 16-vjeçare ka ardhur nga Greqia për të vazhduar shkollën në Fier, por është përballur me një realitet të panjohur.

Sapo ka ardhur vajza, njerëzit i kanë shkuar në shtëpi për t’i kërkuar dorën për ta marrë për nuse dhe vajza

nga frika se mos i japin ndonjërin për burrë ka filluar të njohë 3 nga moshatarët e saj në shkollë.

Kur familja e ka marrë vesh e kanë fejuar vajzën me detyrim me një djalë që jetonte në Greqi dhe të bënte dokumentet”, raporton gazetari. 

Ηistoria e rrαΙIë/ Ç. ifti kishte υite ρa fëmijë, infermierja: Nuk e dinin se b. ëhej nga S… KSl

Një infermiere ka zbuluar një histori tejet të pazakontë.

Ajo thotë se një çift i martuar nuk ishte në dijeni se për të pasur një fëmijë duhet të kryenin marrëdh ënie se ksuale.

Rachael Hearson, 59 vjeç nga Britania e Madhe ka pasur një karrierë 40-vjeçare në shëndetësi.

Teksa është në prag të pensionit, ajo ka vendosur që të shkruaj një libër, nga ku ka folur dhe për historinë e çiftit.

“Çifti erdhi në spital dhe u ankua se përse nuk kishin fëmijë.

I bëra të gjithë testet e nevojshme, i pyeta për arsyen dhe më thanë se ata nuk kishin kryer marrëdh ënie se ksuale.

Mendonin se fëmija vinte si rezultat i të qenurit të martuar.

Mësimi i dikujt për se ksin është mjaft përgjegjësi. Por pas disa vizitave, dyshja nuk mund të mbanin as duart larg njëri-tjetrit”, u shpreh Reachel.

Fshati në Shqipëri, ku çdo b. υrrë ka të drejtë të sh kojë me të gjitha g. rαtë e fshαtit…

S hqipëria është vendi i çudirave. A e dini se në vendin tonë ekziston një fshat me tradita vërtetë të çuditshme,

i cili njihet njihet si vendi i lirisë seksuale, ku çdo burrë ka shkuar me të gjitha gratë e fshatit dhe çdo grua po ashtu, ka shkuar me të gjithë burrat e fshatit.

Sipas legjendave urbane që qarkullojnë mbi këtë fshat, thuhet se, nëse femra është e virgjër, ajo ngel përgjithnjë beqare,

ndaj shpesh prindërit paguajnë burra të tjerë për t’u zhvirgjëruar vajzat, të cilat më pas i martojnë. Po në cilën krahinë të vendit është ky fshat…? 

V*asja e 11-vjeçares në Greqi/ Nuk përmbahen qytetarët, djegin shtëpinë e autorit të krimit m@kabër

Më herët pasdite, një banesë e rrënuar në Myrtia Pyrgos, në Ilia , u përfshi nga flakët, pak minuta, para se të niste kortezhi i varrimit të 11-vjeçares Vasiliki, e cila tronditi gjithë Greqinë. Vdekja e vogëlushes ka ardhur nga daja i saj 37-vjeçar, kur nuk pranoi të kënaqte orekset e tij të sëmura seksuale.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se ky nuk ishte një vendbanim. Sipas informacioneve të faqes ilialive.gr , banesa e djegur ishte vendi ku jetonte në fshat me familjen, vrasësi i 11-vjeçares. Mediat vendase raportojnë se një grup personash të panjohur kanë vënë në shënjestër shtëpinë e 37-vjeçarit si një akt hakmarrjeje për vrasjen dhe tentativën për përdhunim të 11-vjeçares.

Zemërimi dhe urrejtja e të afërmve dhe miqve të familjes së 11-vjeçares është tejmbushur, siç u pa edhe dje, kur tentuan të linçonin vrasësin 37-vjeçar, kur ai po mbërrinte me një makinë patrulle në gjykatë për të kërkuar falje. Për këtë, në fakt, prokurorit i është dashur të shkojë në Drejtorinë e Policisë, për të ngritur kallëzim ndaj tij.

Greqi2
Greqi3

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Pyrgosit, të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin. Asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ka qenë i pranishëm në momentin e zjarrvënies. Sipas informacioneve të gjithë të afërmit e 37-vjeçarit janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.

(Balkanweb)

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 13 Qershor 2024

Dashi

Kjo është një periudhë shumë e mirë për të rigjetur dashurinë dhe shpirtin binjak. Më në fund do të ndiheni gati për të lënë mënjanë të gjitha keqkuptimet që keni patur në të kaluarën, për të rivendosur harmoninë dhe stabilitetin në të gjitha raportet. Bashkëpunime dhe miqësi të reja janë shumë të favorshme.

Demi

Nëse nuk jeni të sigurtë për një marrëveshje të disa kohëve më parë, ky është momenti më i mirë për të hequr dorë nga çdo kompromis dhe për të gjetuer strategjitë më të mira të cilat do ju lejojnë që të merrni rezultate më të mëdha. Kjo e enjte, mundëson takime të frytshme.

Binjakët

Do të arrini të tregoni se keni kurajo dhe karizëm, sidomos në vendin e punës, ku do të keni mundësi të mbyllni një çështje shumë të rëndësishme. Në dashuri do të rigjeni sigurinë dhe stabilitetin e humbur në të kaluarën, ndaj jini sa më romantik dhe mos hiqni dorë nga mundësitë për të përforcuar një histori.

Gaforrja

Parashikohet një mesjavë e cila do ju gjejë tejet të acaruar, ndoshta për shkak të keqkuptimeve të vogla në vendin e punës. Mos e humbni asnjëherë përqendrimin dhe qetësinë, pasi ndonëse mund të keni të drejtë për disa çështje, rrezikoni të kaloni në anën e gabuar.

Luani

Do të dini të jeni shumë të zgjuar dhe strategjik dhe do të keni mundësi të përfitoni nga humori dhe intuita juaj e mirë, për të zgjidhur disa problematika në vendin e punës. Disa konflikte mund të kalohen lehtësisht, në sajë të kompromiseve të mira. Në dashuri, shmangni sa më shumë tensionet.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë interesante për të rikthyer stabilitetin në jetën tuaj, duke nisur nga raportet ndërpersonale, do të mund ti jepni një drejtim tjetër gjithë atyre historive që nuk ju kënaqin më. Në vendin e punës, parashikohet të merrni role të reja.

Peshorja

Ky është momenti më i mirë për të riorganizuar totalisht rutinën tuaj të përditshme. Do të jeni krijues dhe nuk do të keni limite, pasi në këto momente intuita juaj do ju lejojë që të arrini synime të mëdha.

Akrepi

Shmangni absolutisht shfaqjet negative dhe pesimiste, pasi pikërisht kur nuk e prisni, mund të arrini në strategji të mëdha suksesi. Në dashuri do të ndiheni të pamotivuar dhe kjo për shkak të një zhgënjimi të fortë të së kaluarës. Megjithatë, ky është momenti më i mirë sa i takon ndjenjave, ndaj mund të rikuperoni.

Shigjetari

Parashikohet një ditë gjatë së cilës duhet të diskutoni qetësisht lidhur me çështjet e mbetura pezull prej kohësh. Duhet të jeni më të kujdesshëm me shpenzimet dhe të shmangni sforcimet e tepërta fizike.

Bricjapi

Në këtë moment jeni në kërkim të një personi i cili di të kuptojë nevojat dhe ndjenjat tuaja, ndaj mos u dekurajoni, por shikoni mirë përreth pasi mundësitë e mira nuk do të mungojnë. Në vendin e punës parashikohen propozime të reja interesante.

Ujori

Parashikohet një ditë e cila do të jetë tejet produktive dhe dinamike, sidomos sa i takon jetës profesionale. Kjo e enjte kërkon që të jeni më të kuptueshëm në familje dhe në dashuri, pasi ka disa çështje që duhen sistemuar.

Peshqit

Kjo është një periudhë e rëndësishme për të rizbuluar veten dhe emocionet tuaja, ndaj përfitoni për të riparë natyrën e marrëdhënies suaj. Në vendin e punës do të ndërmerrni një rrugëtim të rëndësishëm, ndaj duhet të jeni të gatshëm për tu përkushtuar maksimalisht, në mënyrë që të merrni atë që dëshironi.

Talenti që Silvinjo e ndoqi me aeroplan qenka shqiptar! Ja reagimi i tij në rrjetet sociale (FOTO)

Pak ditë më parë në mediat sportive shqiptare u përmend emri i Anthony Cacit, një talent i ri që luan me ekipin e Mainz 05.

Mbrojtësi i talentuar ka shtetësi franceze dhe luan krah një tjetër shqiptari, Brajan Grudës, por ndërsa ky i fundit e ka refuzuar kombëtaren shqiptare, Cacit as nuk i është dhënë kjo mundësi.

E pikërisht se kishin dyshime se ai është shqiptar nga mbiemri, zyrtarë të FSHF-së tentuan ta kontaktojnë, por më kot.

Kështu Silvinjo vendosi të shkonte dhe ta pyeste vetë nëse “ishte shqiptar”. Pas këtij momenti, nuk u mësua nëse Caci është apo jo shqiptar.

Por tashmë duket se misterit i ka ardhur fundi. Pasi i doli emri në media, qindra shqiptarë gjetën Instagramin e tij dhe i kërkuan të tregojë nëse është apo jo shqiptar.

Dhe Anthony Caci duket se ka konfirmuar pikërisht këtë. Ai ka postuar në Instagram fotografinë me një person tjetër duke shkruar në gjuhën shqipe “Vëllai im”. Ai ka vendosur edhe flamurin kuq e zi krahas fotos, duke konfirmuar kështu origjinën shqiptare.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse ai do të konfirmojë edhe ftesën e Silvinjos për t’u bërë pjesë e kombëtares shqiptare.

Postimi i Anthony Cacit

Dhimbje e Ιot për nënën dhe babain e 11-vjeçares që u υra nga daja: Jemi të rrënuar, doja një përgjigje pse e bëri këtë me vajzën time

Prindërit e 11-vjeçares Vasilika që u vra brutalisht nga daja e saj në Greqi, janë të rrënuar dhe mezi i gjejnë fjalët për tu prononcuar.

Duke folur më një media greke, ata shpërthyen në lot për humbjen në mënyrë të padrejtë të vajzës së tyre dhe i kërkojnë përgjigje autoriteteve se pse nuk u burgos kur ai përdhunoi një të mitur në vitin 2017. E pyetur se çfarë do i thoshte vrasësit të fëmijës së saj, ajo u shpreh: Do ta shikoja në sy dhe do ta pyesja pse e bëri këtë me vajzën time. Më jep një përgjigje.

Nga ana e tij, babai i Vasilikës duke u përpjekur të artikulojë disa fjalë, për 37-vjeçarin tha: Nuk vinte shpesh. Edhe vajza ime lau makinën e tij. 37-vjeçari u arrestua në vitin 2017 me akuzën e përdhunimit të një vajze 14-vjeçare, e cila në fakt është kushërira e parë e babait të 11-vjeçares Vasilika.

Në vitin 2020, sipas informacioneve të deritanishme, ai ishte dënuar në shkallë të parë nga gjykata e Zakynthos, por kërkesa e tij për pezullimin e ekzekutimit të dënimit ishte pranuar, deri në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit. Kështu, ai u la i lirë me kushte shtrënguese, ndër të cilat ishte edhe paraqitja në komisariatin e zonës së tij.

Me një dënim me kusht, vrasësi 37-vjeçar nuk shkoi kurrë në burg. Ligji e lejonte atë të qëndronte i lirë në mënyra kufizuese, por nëse do të gjykohej sot ai do të shkonte në burg.

Del fotoja, ja kush është i riu shqiptar që humbi jetën pas sherrit të dhυnshëm në Greqi

I riu që shihni në foto është 20-vjeçari shqiptar, i cili mbeti i vrarë pas një sherri të dhunshëm mes disa personash në Greqi. Orgito Lloci, është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta.

Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndierë mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias ku ndërroi jetë.

Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me shqiptarin ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

“Geraldi e v*au Eraldon tek shkallët e hotelit”, Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Ja si u zbulua υrasja e Eraldo Nevruzit, detajet që çuan në identifikimin e autorëve

Klodiana Lala trajtoi mbrëmjen e sotme vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzit, i cili kishte shkuar për të punuar në një prej hoteleve në zonën e Dhërmiut.

Dyshimet e para të grupit hetues, se ishin përballë një ngjarje kriminale, u ngritën edhe më fort pasi në dhomën ku pushonte recepsionisti Eraldo Nevruzi, u gjetën gjurmë gjaku.

Po kështu shenja të tilla, u gjendën edhe në korridorin që të çon për në dhomë.

Por ndërsa konstatuan çrregulltësinë e dhomës ku recepsionisti pushonte, ai që do të mungonte ishte pikërisht trupi i tij.

Por jo vetëm, por edhe vetë autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Një nga pronarët e hotelit, 43 vjeçari, Geraldo Shehu.

Ku nga verifikimet e para, u arrit në konkluzionin se autori i mundshëm i kësaj ngjarje, në të njëjtën ditë, ishte larguar nga Shqipëria në rrugë tokësore, drejt Greqisë.

Nga veprimet e para hetimore u arrit në përfundimin se pas ngjarjes shtetasi Geraldo Shehu, është larguar drejt Greqisë.

Ku lidhur mbi ngjarjen janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 29 persona dhe se deri më tani, dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Por ajo që dyshohej se deri në këtë moment ishte një ngjarje kriminale, më tej rezultoi të jetë më horror se kaq.

Dhe me më shumë bashkëpunëtorë, se sa mendohej në fillim.

Të cilët ishin munduar të fshihnin të vërtetën, por mesa duket jo për shumë kohë.

Fshehje dhe bashkëpunim, të cilin ata e justifikuan me faktin që ishin kërcënuar me armë nga autori i krimit, që ishte një nga pronarët e tyre në hotel.

Dhe se do të kishin të njëjtin fat të keq si kolegu i tyre nëse do hapnin gojë.

Autori i krimit në këtë mënyë po përpiqej t’i jepte kohës vetes jo thjesht të largohej nga vendi i krimit dhe të fshihte kufomën, por edhe të arratisej nga Shqipëria, me qëllim për të humbur gjurmët, drekjt Anglisë.

Por që dorëzimi përpara grupit hetues i bashkëpunëtorëve të tij të heshtur, pjesëmarrës në fshehjen e krimit dhe të kufomës, si dhe pamjet filmike të siguruara nga hoteli, do të zbërthenin jo vetëm mekanizmin se si kishte ndodhur vrasja, por edhe itinerarin që më pas kishte ndjekur autori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

I cili del se brenda mbrëmjes së datës 6 Qershor, fill pas krimit, ishte larguar drejt Sarandës.

Dhe nga aty, ishte drejtuar për në pikën kufitare të Qafë Botës, duke kaluar për në shtetin grek.

Aty ku plani i tij ishte që pasi të kalonte në Igumenicë, të merrte tragetin për në ishullin e Korfuzit.

Dhe më tej avionin, në drejtim të Barcelonës, ku kishte rezervuar një biletë.

Një orvatje e tij, me siguri për të humbur gjurmët ose për të sorollatur policinë e dy vendeve që tashmë ishin vënë në ndjekje të tij.

Por duket se ky plan i tij për t’i shpëtuar sa më gjatë ndjekjes policore, nuk funksionoi deri në fund, kjo edhe falë bashkëpunimit në kohë të shpejtë të dy policive respektive, të vendeve fiqnje.

Menjëherë pas vrasjes që kreu, autori Gerald Shehu përdori Pikën Kufitare të Qafë Botës, me qëllim për të kaluar drejt Greqisë.

Aty nga ku mendohet se ai ka shkuar fillimisht në Igumenicë dhe më pas me traget drejt Korfuzit.

Nga ku më tej plani i tij ishte të shfrytëzonte aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Spanjës.

Por siç thamë ky ishte fundi i tij i arratisë.

Udhëtim i cili mesa duket në vazhdim do vazhdojë i gjatë drejt qelisë.

Pasi Gerald Shehu u ndalua vetëm dy ditë pas krimit, në aeroportin e Korfuzit.

Aty ku ishte në pritje të udhëtimit, këtë herë jo drejt Britanisë së Madhe ku jetonte, por Spanjës.

Por ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e tij, ai që vazhdonte të mos gjendej, ishte trupi i viktimës, Eraldo Nevruzi.

Ndërsa dy punonjës të hotelit ku ndodhi skena makabre, tashmë të ndaluar nga policia, dhanë dëshminë e tyre se si nën kërcënimin e armës, pronari i hotelit, Gerald Shehu, i detyroi të paketonin atë mbrëmje trupin e kolegut të tyre, pasi ai e kishte qëlluar me dy plumba në kokë.

Daniel Qosja dhe David Larti, rrëfyen se vrasja ndodhi në shkallët e hotelit.

Dhe shkak ishte bërë një konflikt midis autorit dhe viktimës.

Por pa ditur se cili ishte motivi i vërtetë i kësaj përplasje që çoi në ekzekutimin e recepsionistit.

Ndërkohë që detajet që ata rrëfyen më tej, treguan për një mendje të sëmurë të autorit të krimit.

Që i detyroi jo vetëm të ishin pjesëmarrës në fshehjen e trupit por edhe të dokumenteve të viktimës. Të cilat i dogjën në furrën e picave.

Geraldi e vrau Eraldon tek shkallët e hotelit pas një konflikti që pati me të.

Ne më pas i dhamë një qese mbeturinash për të fshehur trupin, dhe më tej e ndihmuam për ta transportuar deri te makina. Ndërsa dokumentet dhe rrobat ia dogjëm në furrën e picave. Të gjithë këto veprime në i bëmë në kërcënimin e armës.

Por ndërsa dhanë këtë dëshmi për grupin hetues, pa ditur se ku ndodhej në të vërtetë trupi i atij që deri pak orë më parë ishte kolegu i tyre.

Vr*sja e Eraldo Nevruzit nga pronari i hotelit ku punonte, zbardhet dëshmia t ronditëse e koleges së υiktimës

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje tronditëse mbi vrasjen e Eraldo Nevruzit, krim i ndodhur 5 ditë më parë në Dhërmi. 31-vjeçari Nevruzi kishte shkuar për të punuar si recepsionist në hotelin ku edhe u vra, ndërsa u tentua ti zhdukej edhe trupi.

Mendimi i tyre i parë ishte të sajonin një largim të papritur. Një zhdukje në rrethana misterioze, i recepsionistit të tyre, i cili ndërsa kishte marrë turnin e mbrëmjes, por çuditërisht ishte larguar nga vendi i punës, pa lajmëruar stafin dhe pronarët e hotelit ku punonte.

Një alibi që në fakt siç do të mësohej me kalimin e orëve, thjesht sa do të shërbente për të fituar kohë.

Pasi një pjesë e mirë e stafit ishin jo vetëm në dijeni të faktit që kolegu i tyre që shërbente në recepsion, nuk ishte larguar në mënyrë të mistershme nga hoteli, ashtu siç ata njoftuan fillimisht policinë, por ishte ekzekutuar në mënyrën më barbare nga njëri prej pronarëve të lokalit, i cili siç dikush do të thoshte, duhet të ishte aty për t’u kujdesur për të, dhe jo ta vriste dhe të zhdukte trupin në atë mënyrë dhe më pas të krijonte një skenar largimi.

Por si u vra recepsionisti Eraldo Nevruzi, 31 vjeçari cili kishte vetëm pak ditë që kishte filluar punë në hotelin ‘Greçia’ në Dhërmi, aty ku edhe humbi jetën i qëlluar me dy plumba nga një prej pronarëve, i identifikuar si Geraldo Shehu?

Çfarë e shtyu këtë të fundit të vriste punonjësin e tij?

A kishin ata një njohje të përbashkët me njëri-tjetrin në Angli, aty ku jetonte autori i vrasjes?

Apo kjo ishte një vrasje në gjaknxehtësi e sipër.

Sipas të dhënave të siguruara nga gazetarja Lala, viktima, Eraldo Nevruzi, nga Korça me banim në Tiranë, kishte vetëm 5 ditë që kishte filluar punë në hotel ‘Greçia’ në Dhërmi.

Ai fillimisht kishte kërkuar të punonte në zonën e barit të hotelit, pranë pishinës.

Po për shkak se kjo zonë e hotelit nuk ishte vënë ende në punë, atij i ishte sugjeruar të punonte në recepsion.

Aty ku do të merrej me pritjen dhe përcjelljen e turistëve, të cilët sapo kishin filluar të mbërrinin në hotel.

Punë të cilën ai kryesisht e merrte në orën 23.00 të mbrëmjes dhe e linte në mëngjes, ku stafetën e merrnin kolegët e tij në recepsion.

Por çuditërisht mbrëmjen e datës 6 Qershor, vetëm pak orë para se të vritej, ai kishte mbërritur më herët se zakonisht në vendin e tij të punës.

Sipas dëshmisë së koleges së tij, që mbulonte turnin e drekës dhe që këmbehej me Eraldon gjatë turnit të natës, atë mbrëmje ai erdhi një orë më herët në recepsion.

Duke i kërkuar koleges së tij, që të largohej, edhe pse kjo e fundit nuk e kuptoi këtë zëvendësim të beftë, para orarit të zakonshëm të ndërrimit të turnit, të kolegut të saj.

Recepsionistja:

“Eraldo kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur të punonte në hotel. Atë natë ai u paraqit për të marrë turnin në orën 22.00, pra një orë më herët.

Gjë që në fakt më çuditi, por ai nuk më dha arsye, pse po e merrte punën përpara orarit zyrtar të ndërrimit të zakonshëm të turneve.

Më tej kolegia e tij e turnit, tha se ajo nuk u takua më me Eraldon.

Ajo shkoi në dhomën e saj të fjetjes në hotel që është në krahun e kundërt me atë të stafit.

Aty ku qëndronte gjatë pushimit, Eraldo.

Një dhomë e vogël në katin përdhesë të hotelit, që shërben për sistemimin e punonjësve sezonalë që vijnë të punojnë në hoteleri, gjatë stinës së verës”

Ajo mësoi mbi atë që kishte ndodhur vetëm të nesërmen, kur në hotel kishte mbërritur policia.

E cila ishte lajmëruar se gjatë natës në hotel ishin dëgjuar krisma.

Dhe se në rrethana të paqarta ishte zhdukur një nga punonjësit e hotelit.

Policia Vlorë:

Më datë 6 Qershor 2024, Policia mori njoftim, se në një hotel në Dhërmi, kishte humbur kontaktet me pronarët, shtetasi Eraldo Nevruzi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili shërbente si punonjës në recepsion.

Gjatë veprimeve hetimore në hotel u dyshua se Eraldo Nevruzi, ishte qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi Geraldo Shehu, 43 vjeç, banues në Angli.