Mes Ιotësh i jepet lamtumira υαjzës 11-vjeçare që u υra nga daja në Greqi (Video)

Prindërit i kanë dhënë lamtumirën vajzës së tyre 11-vjeçare e cila u vra nga daja i saj para pak ditësh.

Në një atmosferë pikëllimi të thellë u zhvillua varrimi i 11-vjeçares Vasiliki, e cila u vra të dielën në Ilia nga daja i saj 37-vjeçar, kur ajo i rezistoi oreksit të tij të sëmurë.

Autori 37-vjeçar përballet me tre vepra penale dhe dy kundërvajtje. Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Rrethit Ilias kanë të bëjnë me veprat penale të vrasjes nga pakujdesia, tentativës për përdhunim të të miturit, rrëmbimit të të miturit, grabitjes me armë dhe armëmbajtjes, ndërsa e ka dërguar për marrjen në pyetje kryesore te oficeri hetues Ilias.

‘Ç mendet’ moti/ Stuhia pushton aeroportin, avionët bllokohen për shkak të përmbytjes së pistës(Video)

Aeroporti i Palma de Mallorca u godit nga stuhia duke bërë që avionët të mbesin të bllokuar për shkak të përmbytjeve në pistë.

Uji gjithashtu është futur dhe në qendrën tregtare të kompleksit, siç shihet dhe nga videot e postuara në X.

Mbërrin ‘Shota’, bisha e parë shqiptare e blinduar(FOTO)

Shqipëria ka gati automjetin e parë të blinduar ushtarak.

Kompania shqiptare Timak ka përfunduar automjetin e parë shqiptar të blinduar, i cili do të prezantohet në ekspozitën e mbrojtjes dhe sigurisë Eurosatory në Paris.

I pagëzuar me emrin ‘Shota’, prototipi është dizenjuar nga dizenjatori shqiptar Grigor Andoni.

Administratorja e kompanisë Arjeta Puca tha se makina është përfunduar brenda një kohe shumë të shkurtër, rreth 3 muaj dhe me prezantimin e saj kompania ka patur shumë interesim nga shtetet e huaja.

“Automjeti do të prezantohet në panairin e Parisit në datat 17-21 qershor. Që tani ka patur shumë interes sepse na kanë rezervuar shumë takime, jo vetëm për autoblindin, por edhe për produktet tona të tjera”, tha Puca.

Sipas saj, një tjetër segment ku kompania ka kërkesë të madhe është dhe ai i dronëve.

“Sidomos për dronët ka një kërkesë shumë të lartë. Kompani nga Polonia, Çekia, Ukraina kanë dëshirë të ndërtojnë fabrika këtu në Shqipëri për të prodhuar dronë ushtarakë”, përfundoi Puca.

24-vjeçari υdiq në aksidentin në Vlorë, në gjendje të rëndë pasagjeri 23-vjeç

Shoferi 24-vjeçar i një fuoristrade që i përfshi në aksident në “bypass”-in e Vlorës ka ndërruar jetë nga përplasja me kamionin.

Policia thotë se shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit të makinës nga 24-vjeçari me inicialet I.P.

Sakaq, në gjendje kritike është pasagjeri 23-vjeçar i “Benz”-it me inicialet D.K.

Njoftimi i Policisë:

Reth orës 16:00, në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Greqia “ρërυëΙohet”! Kamerat termike regjistrojnë temρeratura ekstreme në Athinë, tavani i makinave arrin…

Greqia po përballet me orë “ferri” këto ditë të para qershori, ndërsa temperaturat po rriten së tepërmi.

Një ditë më parë u njoftua se shkollat fillore dhe çerdhet do të mbylleshin për shkak të temperaturave të lartë.

Ndërkohë sot siç tregohet nga kamera termike e një droni që fluturoi mbi Athinë, temperaturat arrinin mbi 65 gradë në disa vende.

Videoja e transmetuar nga Mega tregon zonën mbi rrugën nacionale në Peristeri, si më të prekurën nga vala e të nxehtit.

Treguesi i kuq do të thotë se temperatura i kalon 65 gradë Celsius. Në asfalt arrin edhe 70 gradë, ndërsa në tavanin e makinave i kalon 80 gradë Celsius.

Ishte me pushime në Shqipëri, merr ftesën e papritur për në Euro 2024

Një ndryshim përgatitet te Gjermania.

Talenti i Bayern Munich, Aleksandar Pavlovic është përballur me një infeksion në bajame gjatë ditëve të fundit.

20-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Nagelsmann për ndeshjen hapëse të Euro 2024, të premten kundër Skocisë.

Ndërkohë, gjendja e tij shëndetësore do të vlerësohet me kalimin e ditëve.

Por, te Gjermania nuk duan t’i lënë asgjë në dorë rastësisë.

Dhe pjesë e ekipit kombëtar pritet të bëhet Emre Can, kapiteni i Borussia Dortmund. I cili e ka veshur 43 herë më parë fanellën e Gjermanisë.

30-vjeçari ditë më parë zbarkoi në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushime me Karim Adeyemin, shokun e tij të skuadrës te verdhezinjtë.

Armando Broja drejt Bundesligës? Trajneri i njohur ftesë futbollistit të kombëtares

Volfsburgu po kërkon që të përforcojë repartin sulmues dhe në skenë kanë dalë kandidatë të ndryshëm.

Sipas asaj që raporton “Kicker”, një emër që klubi gjerman ka në mendje është edhe ai i Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili aktualisht është duke zhvilluar përgatitjet me ekipin përfaqësues në Gjermani në kuadër të Europianit, njihet shumë mirë nga trajneri i ri i Volfsburgut, Ralf Hazenutëll.

Në sezonin 2021-2022, kur Broja ishte te Sauthemptoni pati një shpërthim gjatë kampionatit, duke shënuar 9 gola në 38 ndeshje të Premier Ligës, si i huazuar nga Çelsi, por në drejtimin e Hazenutëll që tashmë kërkon që ta marrë 22-vjeçarin në Gjermani.

Në atë kohë, austriaku ishte i lidhur shumë me Brojën dhe kërkonte që ta blinte, por kjo nuk u realizua. Gjithsesi, konkurrenca për Brojën është e madhe, pasi Milani ka dërguar në Londër përfaqësues për të folur me klubin e Çelsit dhe po ashtu Evertoni është vënë në lëvizje për sulmuesin.

Vr*sja e 20-vjeçarit shqiptar në Greqi/ Momenti kur mjekët i japin ndihmën e parë, (VIDEO)

Ngjarja e rëndë në Greqi, ku 20-vjeçari shqiptar Orgito LLoci, humbi jetën pas një sherri mes të rinjsh, në Kalives të Bashkisë Apokoronou në Hania, tronditi opinionin publik.

Një media greke, ka publikuar momentin kur 20-vjeçari shqiptar u transportua i vdekur në spital, pas sherrit me disa të rinj në Kalives të Greqisë.

Të dyshuarit të përfshirë në përleshje janë dy 24-vjeçarë grekë dhe tre të huaj, një rumun 19-vjeçar, një gjeorgjian 28-vjeçar dhe një 18-vjeçar bullgar vjeçar.

Sipas informacioneve, nga pesë personat që u sollën në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë, të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje.

Orgito Lloci, 20-vjeç është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta.

Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë.

Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë.

Policia greke, ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar, ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Dyshohet se i riu shqiptar është goditur me grusht në kokë.

Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore

Bëhet fjalë për vitet 1916-1918, kur Shqipëria ishte ende një vend me pavarësi të brishtë.

Asokohe Shqipëria si edhe shumë shtete të tjera të vogla ishte kthyer në një arenë lufte ku përplaseshin forcat e mëdha.

Austro-Hungaria administronte më tepër se gjysmën e territorit të Shqipërisë.

Por pavarisht gjendjes jo të mirë për vendin dhe territorin në përgjithësi, mbeten edhe disa përpjekje të ruajtjes së historisë e kulturës, si fotot e mëposhtme.

Foto të tilla të rralla janë realizuar nga ushtarë dhe qytetarë të ndryshëm.

Një pasqyrë bardh e zi e vendit të dikurshëm, përkatësisht jugut të Shqipërisë. Trupat e rregullta ushtarake Shqiptare në Kalanë e Gjirokastrës

, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore
, Foto të rralla: Shqipëria e Jugut në prag të Luftë së Parë Botërore