“Mashkυll ρerνers, zhig●Ιo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i… (Video)

Babai i Selin Bollatit, Jeton Bollati ka reaguar për herë të parë në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”.

Gjatë intervistës ai komentoi marrëdhënien mes Selin dhe Mirit, duke mos u kursyer aspak për këtë të fundit, të cilin e quan pervers dhe madje zhigolo.

“Unë kam gabimet e mia, por ajo më ka ndjekur në çdo hap nga mbrapa. Do ju lutesha shumë të kishim një sensibiltet. Nuk mund të merren gazetarët a u nda nga gruaja, a u nda nga burri.

Nuk është faji juaj, por është faji i sistemit. Ajo është jeta personale e çdo njeriu. Ajo femër, nuk është ajo femër që me aq pak mesazhe që kam lexuar, nuk është ajo femër dhe për këtë ju garantoj.

Absolutisht që nuk e ka kuptuar mesazhin. Ajo nuk e di çfarë dimë ne jashtë. Ajo nuk e ndjen atë që ndjejmë ne. unë mendoj se ajo nuk ka kuptuar asgjë. Ajo nuk kupton të parën që çfarë flitet jashtë. Duhet të kuptojë të parën, pastaj të dytën.

Vajza ime s’ka bërë asnjë krim për të dikur nga krevati. Kam besim të plotë te ajo. Vajza ime është burrneshë. Vajza ime nuk është future për lekë aty, pavarësisht halleve tona. Televizioni është një portë e madhe.

Për Mirin kam shumë mendime, por nuk mund t’i them ato mendime sepse nuk dua t’i degradoj motrën e Mirit, nënë e Mirit, vajzën e Mirit. Mirit do t’ia them ose s’do t’ia them, kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen, nëse e takoj.

Duhet të merrni dy-tre psikolog për të matur perevrsitetin e atij mashkulli aty brenda.

Ai një punë zhigolo mund ta bënte shumë mirë. Ai për lekë mund të bëjë çdo gjë. Për famë ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë”, tha ndër të tjera babai i Selin./Top Channel

Policia Rrugore NJOFTIM të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve: KUJDES, do ndëshkoheni…

Policia rrugore i ka bërë thirrje drejtuesve që të kenë kujdes në qarkullim për shkak të kushteve të rënduara në akset rrugore si pasojë e motit të keq.

Gjatë inspektimit të situatës në terren pasditen e sotme, drejtuesi i Policisë Rrugore Perlat Vatoci, iu ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, gjatë pasdites së sotme ka inspektuar shërbimet e Policisë Rrugore në Rrugën e Arbërit, për të parë nga afër situatën dhe për të komunikuar me punonjësit e Policisë që janë të angazhuar në këtë aks rrugor dhe, nëpërmjet tyre, për t’iu përcjellë një mesazh të gjithë drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë në zona malore ku ka prezencë të reshjeve të dëborës:

“Të gjithë drejtuesit e automjeteve të përdorin mjetet antirrëshqitëse (zinxhirë) dhe goma dimërore, pasi Policia Rrugore ka marrë detyrë dhe urdhër të prerë që të ndëshkojë çdo drejtues automjeti që nuk zbaton me rigorozitet rregullat e qarkullimit në raste të tilla.“

Drejtuesi Vatoci ka apeluar për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit dhe që, për çdo rast nevoje, të telefonojnë në 112 dhe të kontaktojnë me shërbimet e Policisë në terren. Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore për mirëmbajtjen e akseve rrugore, me qëllim pastrimin në kohë dhe hedhjen e kripës.

Si pasojë e motit të keq, shërbimet e Policisë Rrugore janë 100% në detyrë, krahas shërbimeve të tjera të Patrullave të Përgjithshme, Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, të cilat vijojnë punën për t’iu shkuar në ndihmë qytetarëve në zona që kanë problematika për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, si dhe për të menaxhuar trafikun rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Sot personazh i njohur dhe banor në “Big Brother”, VIDEO: Kur Flori arrestohej në Itali në 2015 si tυtor ρr●stitυtash

“Flori Official” është bërë prej dy ditësh pjesë e “Big Brother VIP” në Shqipëri, i prezantuar si personazh i njohur i rrjeteve sociale. Produksioni kishte vendosur që hyrja e tij në shtëpinë më të famshme të bëhej si në një nga reklamat e tij të shitjeve.

Mirëpo, askush nuk e dëgjoi emrin dhe mbiemrin e tij të vërtetë, por vetëm nofkën me të cilën njihet në internet.

Emri i vërtet i tij është Florian Prini dhe rezulton se është një person i skeduar nga autoritetet italiane si tutor prostitutash. Newsbomb.al sjell një kronikë të mediave në vendin fqinj në Shkurt 2015, kur rrjeti u godit nga Policia italiane.

Hetimi filloi më 16 qershor 2014, pasi policia ndërhyri në një përleshje të dhunshme midis prostitutave që përfundoi me një grua të re të plagosur me thikë në kofshë. Në muajt që pasuan, oficerët rindërtuan dinamikën e përballjes midis prostitutave “të pavarura” dhe atyre të menaxhuara nga një çift shqiptar.

Karabinierët arrestuan atëkohë si përgjegjës Florian Prinin dhe Fabiana Hoxhën, i pari rezident i ligjshëm në Itali dhe partnerja e tij, e regjistruar si emigrante. Rezidenca Torre Pedrera, ku u arrestuan, kishte qenë prej kohësh një qendër logjistike për biznesin e prostitucionit.

Nuk dihet nëse identiteti i Florit nuk u tha nga produksioni pikërisht për këtë arsye, apo as banori nuk e ka deklaruar të shkuarën e tij.

(VIDEO)

Shifër e frikshme/ Ja sa para do tu ofrojë Trump banorëve të Groenlandës për t’u bashkuar me SHBA-në

Administrata Trump thuhet se po shqyrton mundësinë për t’u paguar banorëve të Groenlandës deri në 100.000 dollarë për person, në një përpjekje për t’i bindur ata të shkëputen nga Danimarka dhe të bashkohen me Shtetet e Bashkuara, sipas burimeve të cituara nga Reuters.

Edhe pse detajet rreth planit specifik nuk janë konfirmuar, zyrtarët amerikanë, përfshirë disa në Shtëpinë e Bardhë, kanë përmendur shuma që variojnë nga 10,000 deri në 100,000 dollarë për banor.

Më herët këtë javë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për të pushtuar ishullin, duke theksuar se Uashingtoni do të preferonte të blinte këtë territor danez jashtë shtetit.

Megjithatë, kjo ide e veçantë mund të konsiderohet shumë “transaksionale”, madje poshtëruese, për një popull që ka kohë që diskuton pavarësinë e tij nga Danimarka.

“Mjaft më… Mjaft me fantazitë e aneksimit”, shkroi Kryeministri i Groenlandës në një postim të dielën, duke iu përgjigjur deklaratave të reja të Trump në lidhje me “blerjen” e ishullit nga SHBA-të.

Ndërsa sondazhet tregojnë se shumica dërrmuese e banorëve të Groenlandës janë në favor të pavarësisë, shqetësimet në lidhje me kostot ekonomike të shkëputjes nga Danimarka – ndër të tjera – i kanë penguar shumicën e deputetëve të Groenlandës të bëjnë thirrje për një referendum mbi pavarësinë.

Sondazhet tregojnë gjithashtu se shumica e banorëve të Groenlandës, ndërsa janë të hapur për shkëputje nga Danimarka, nuk dëshirojnë të bashkohen me Shtetet e Bashkuara.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 8 janar 2026

Dashi

Ju pret një ditë e lodhshme, sidomos nga pikëpamja sentimentale. Momentalisht situata nuk paraqitet e qetë, madje mund të jetoni në dy histori paralele.

Demi

Mundohuni që të mos lodheni shumë dhe mos bëni më shumë se gjërat e domosdoshme. Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, ku do të keni bashkëpunim. Në punë do të ketë ndryshime, ku disa prej tyre mund të kenë nisur tashmë.

Binjakët

Në sferën sentimentale duhet qartësi dhe sinqeritet i plotë. Ndërsa në punë mund të merrni propozime të papritura, të cilat nuk duhet ti injoroni.

Gaforrja

Nëse jeni përballur me shpenzime të tepërta, tashmë do ta gjeni veten duke debatuar me partnerin/en. Pavarësisht kësaj Hëna është në shenjën tuaj. Në këtë periudhë do të ndiheni disi të lodhur dhe nervoz. Mundohuni që të qetësoheni.

Luani

Nëse jeni vetëm, me gjasë nuk jeni në kërkim të lidhjeve apo angazhimeve të reja. Në raportet në çift mund të ketë grindje, të cilat duhen menaxhuar me kujdes.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë disi problematike, ku do të jeni mjaft kërkues gjë që do të shkaktojë debate të forta. Ky është momenti i duhur për të çuar përpara disa çështje profesionale.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim të kundërt, ku tashmë duhet të rrini sa më larg debateve. Mos bëni gjëra vetëm për të kënaqur të tjerët. Në punë do të përballeni me dyshime, pasi nuk do dini si të veproni.

Akrepi

Dashuria më në fund do të shënojë përmirësim, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Në punë ka nevojë për durim, veç mundohuni që të mos mendoni vetëm për anën ekonomike.

Shigjetari

Mundohuni që të rrini larg debateve. Kjo e mërkurë nuk do të jetë e favorshme sa i takon raportit sentimental, sidomos për ata që janë të dyjëzuar në dy lidhje, shkruan noa.al. Në punë, do të ketë përmirësim.

Bricjapi

Mbrëmja do të jetë nën ritmin e duhur. Në dashuri Hëna do të ketë ndikim të kundërt, ku nuk përjashtohen debatet. Në punë do të ketë të reja të rëndësishme. Propozimet që do të merrni duhen analizuar me kujdes.

Ujori

Ju pret një ditë e tensionuar. Mirëpo pavarësisht kësaj në dashuri mund të ketë një ndjenjë të rëndësishme. Bëni kujdes ndaj debateve, pasi gjatë kësaj të enjteje do të jeni shumë konfliktual, por nuk është e thënë që keni të drejtë. Puna ju streson dhe jeni të lodhur.

Peshqit

Puna do të jetë mjaft stresuese, duke mos ju lënë të qetë. Nga ana tjetër keni dëshirë për të dashuruar, por Venusi ju krijon probleme. Në punë mund të keni probleme me eprorin.

Operacioni i SHBA në Karakas, i përsosur”, Goxhaj zbulon të fshehtat pas kapjes së Maduros: Rojet e tij kubaneze nuk u vranë nga amerikanët, por…

Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj ka folur mbi operacionin amerikan në Venezuelë, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si, sipas tij, u realizua kapja e presidentit Nicolás Maduro. I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Goxhaj theksoi se çelësi i operacionit lidhet drejtpërdrejt me strukturat e sigurisë së brendshme të Venezuelës.

Sipas Goxhajt, Venezuela ka dy shërbime sekrete, një civil dhe një ushtarak sekret, të dyja nën varësinë e zv/presidentit. “Nëse blen këto dy struktura, pjesa tjetër është teatër,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se operacioni u bë i mundur përmes bashkëpunimit të elementëve të brendshëm dhe jo vetëm nga forca të jashtme.

Ai foli edhe për rolin e Kubës në sigurinë e Maduros, duke përmendur deklaratën e qeverisë kubane, sipas së cilës 32 kubanezë që ruanin presidentin venezuelian u vranë gjatë ngjarjeve. Goxhaj theksoi se, sipas kubanezëve, këta persona nuk u vranë nga amerikanët, por nga vetë venezuelasit.

Eksperti i sigurisë e përshkroi skenarin si një veprim të koordinuar nga brenda. “Ata që u paguan hoqën barrierën dhe më pas morën këtë ‘pakon’ dhe i thanë: hajdeni merreni,” tha Goxhaj, duke e cilësuar këtë si momentin vendimtar të operacionit.

Sipas tij, nga pikëpamja ushtarake, operacioni ishte i përsosur. “Kjo është detyra: të penetrosh në zemër të armikut dhe të gjesh çdo mënyrë për të arritur qëllimin,” u shpreh ai.

Humb jetën influencuesja italiane pas operacioneve estetike

Bota e rrjeteve sociale është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të influencueses italiane Yulia Burtseva, e cila ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale estetike të kryera në Moskë.

Lajmi është bërë i ditur nga media të huaja dhe ka rikthyer vëmendjen publike mbi rreziqet që shoqërojnë operacionet plastike, veçanërisht kur ato kryhen jashtë vendit të origjinës.

Sipas burimeve paraprake, Burtseva kishte udhëtuar drejt Rusisë për të kryer disa procedura estetike. Pas ndërhyrjes, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm për shkak të komplikacioneve post-operatore. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta stabilizuar, ajo nuk arriti t’u mbijetonte pasojave dhe ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e saj kanë shprehur trishtimin dhe ngushëllimet për familjen.

Yulia Burtseva ishte e njohur për përmbajtjet e saj mbi modën, udhëtimet dhe stilin e jetesës, duke ndërtuar një komunitet të gjerë ndjekësish, kryesisht në Itali. Ndarja e saj e parakohshme ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe fansat që e ndiqnin çdo ditë në platformat sociale.

Operacioni ushtarak i Trump në Venezuelë krijon kaos, dhe ky është një rrezik serioz për Kinën

Ndërhyrja ushtarake e Presidentit amerikan Donald Trump në Venezuelë ka përmbysur brenda pak orësh një marrëdhënie që Kina kishte ndërtuar për dekada me Karakasin, duke futur Pekinin në një situatë pasigurie strategjike dhe diplomatike.

Vetëm pak orë para arrestimit të tij gjatë një operacioni të natës, Nicolás Maduro e kishte quajtur presidentin kinez Xi Jinping “vëlla më të madh” dhe “udhëheqës me mesazh të fuqishëm për botën”, në një takim me diplomatë të lartë kinezë. Pamjet propagandistike të mediave shtetërore kineze u zëvendësuan shpejt nga imazhe të Madurós i prangosur në një anije ushtarake amerikane.

Pekini reagoi ashpër, duke dënuar veprimin e SHBA-së si shkelje të sovranitetit dhe të së drejtës ndërkombëtare, por përtej deklaratave publike, Kina po llogarit me kujdes pasojat reale: si të ruajë interesat e saj në Amerikën Latine, pa përshkallëzuar një përplasje të drejtpërdrejtë me një Trump gjithnjë e më të paparashikueshëm.

Kina ka investuar mbi 100 miliardë dollarë në Venezuelë që nga viti 2000, kryesisht në këmbim të naftës.

Rreth 80% e naftës venezuelase përfundon në Kinë, megjithëse kjo përbën vetëm rreth 4% të importeve totale kineze. Megjithatë, asetet e kompanive kineze si CNPC dhe Sinopec tani rrezikojnë të margjinalizohen ose të preken nga kaosi politik dhe presioni amerikan.

Operacioni amerikan ka thelluar dyshimet e Pekinit mbi qëllimet e vërteta të SHBA-ve. Deklarata e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio se “hemisfera perëndimore nuk do të lejohet të shërbejë si bazë për rivalët e SHBA-ve” u lexua në Pekin si një mesazh i drejtpërdrejtë: Kina duhet të tërhiqet nga “oborri i pasmë” i Washingtonit.

Megjithëse disa nacionalistë kinezë kanë spekuluar nëse precedenti venezuelas mund të aplikohet ndaj Tajvanit, analistët vlerësojnë se Pekini nuk e sheh këtë si një model të drejtpërdrejtë. Kina vazhdon të ndjekë strategjinë e presionit gradual ndaj Tajvanit, jo ndërhyrje të menjëhershme ushtarake.

Sfida më e madhe për Kinën është se kaosi në Venezuelë rrezikon strategjinë e saj afatgjatë për të fituar zemrat e “Jugut Global” – vende që e shohin Pekinin si një partner të qëndrueshëm, në kontrast me një SHBA gjithnjë e më impulsive. Frika është se shtetet e Amerikës Latine mund të hezitojnë të thellojnë bashkëpunimin me Kinën, nga shqetësimi se do të tërheqin vëmendjen e padëshiruar të Washingtonit.

Në fund, ndërhyrja e Trump shihet si një bast i madh gjeopolitik. Për Kinën, e cila tradicionalisht shmang rrezikun dhe preferon lojën afatgjatë, kjo është një situatë e padëshiruar, e mbushur me pasiguri dhe pasoja potencialisht të gjera për ekuilibrat globalë./BBC

Aksioni kundër emigrantëve kthehet në tragjedi në SHBA, oficeri vret një grua. Frikë për përshkallëzimin e situatës

Një incident tragjik ka ndodhur në Minneapolis të SHBA-ve, ku një oficer i Shërbimit për Kontrollin e Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka qëlluar për vdekje një grua.

Policia lokale dhe zyrtarët federalë po hetojnë ngjarjen, ndërsa tensionet në qytet mbeten të larta.

Shefi i Policisë së Minneapolis, Brian O’Hara, tha se “e prisnin që një incident i tillë mund të ndodhte” dhe paralajmëroi për mundësinë e përshkallëzimit të situatës pas ngjarjes. Ai u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht dhe të respektojnë ligjin, duke shtuar se e kupton zemërimin e tyre.

Kryebashkiaku Frey, gjithashtu kërkoi që qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore. “Nëse jeni të zemëruar, unë jam gjithashtu. Le të marshojmë, të protestojmë dhe të përqafojmë njëri-tjetrin”, tha ai.

Sipas zyrtarëve të Sigurisë Kombëtare, përfshirë Sekretaren e Homeland Security, Kristi Noem, oficerët e ICE po zbatonin një urdhër federal, kur automjetet e tyre u bllokuan nga bora.

“Gruaja u përpoq të largonte automjetet e tyre, duke i përplasur, duke rrezikuar jetën e oficerëve dhe qytetarëve të tjerë. Për të mbrojtur veten dhe të tjerët, oficerët reaguan dhe qëlluan ndaj saj”, tha ajo. Sekretarja Noem e përshkroi incidentin si një akt të mundshëm “terrorizmi të brendshëm” dhe konfirmoi se mbi 2,000 agjentë shtesë janë dërguar në qytet për të siguruar rendin dhe mbrojtjen e oficerëve.

Aksioni kundër emigrantëve kthehet në tragjedi në SHBA,

Shefi e policisë O’Hara tha se gruaja ishte ulur me automjet në Portland Avenue, duke bllokuar rrugën. Kur një oficer federal u afrua në përpjekje për ta larguar, ajo tentoi të përplaste automjetin ndaj tij dhe njerëzve përreth. Oficeri qëlloi të paktën dy herë drejt viktimës, duke dëmtuar automjetin. Gruaja u transportua menjëherë në spital, ku më pas u deklarua e vdekur.

Aksioni kundër emigrantëve kthehet në tragjedi në SHBA,

Kryetari i bashkisë Frey bëri thirrje për unitet dhe kërkoi që qytetarët të mos provokohen nga veprimet e administratës Trump. Ai theksoi se prania e agjentëve të ICE po shkakton kaos dhe humbje jete dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë “trimëri, dashuri dhe mëshirë”.

Hetimi i incidentit tashmë është kaluar te FBI-ja dhe Byroja e Krimeve të Minnesota-s, për një hetim të mëtejshëm.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

A do dëmshpërblehen qytetarët dhe fermerët e prekur nga përmbytjet?! Ministri Vengu jep lajmin e madh

VLORË – Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Vlorës dhe rrethinat gjatë orëve të fundit kanë krijuar situata problematike, duke sjellë në terren strukturat më të larta të emergjencave civile. Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka zbritur personalisht në qytetin bregdetar për të monitoruar nga afër situatën dhe për të koordinuar ndërhyrjet e ushtrisë dhe pushtetit vendor.

Gjatë inspektimit në zonat më të prekura nga vërshimi i ujit, Ministri Vengu dha garanci të forta për të gjithë banorët që kanë pësuar dëme materiale. Ai bëri të qartë se qeveria ka të gjithë mekanizmat e nevojshëm financiarë për të përballuar pasojat e kësaj situate.

Dëmshpërblim i plotë për banesat dhe blegtorinë Ministri theksoi se procesi i vlerësimit të dëmeve do të nisë menjëherë sapo situata të stabilizohet dhe grupet e punës të kenë akses të plotë në çdo banesë. Ai specifikoi se dëmshpërblimi nuk do të kufizohet vetëm tek infrastruktura e shtëpive, por do të mbulojë edhe humbjet në blegtori, një zë i rëndësishëm për ekonominë e zonave rurale të Vlorës.

“Grupet e bashkisë dhe emergjencës do të ndërhyjnë dhe do të kompensojnë për shtëpitë, blegtorinë dhe bagëtinë, çka është një detyrim ligjor, dhe instrumentet financiarë janë të gatshëm,” deklaroi Vengu për mediat.

Pa përjashtime në ndihmë Një mesazh i rëndësishëm i Ministrit ishte gjithëpërfshirja në procesin e kompensimit. Ai siguroi qytetarët se nuk do të ketë burokraci të tepërta apo përjashtime selektive, por çdo dëm i evidentuar dhe i verifikuar nga grupet e terrenit do të rimbursohet sipas ligjit në fuqi.

“Nuk ka arsye për të bërë përjashtime,” shtoi ai, duke nënvizuar se fondet janë të disponueshme dhe strukturat shtetërore janë në gatishmëri të plotë për t’iu gjendur pranë qytetarëve në këto momente të vështira.

Aktualisht, ekipet e emergjencave civile dhe ato të Bashkisë Vlorë po punojnë me pompa thithëse për largimin e ujit nga banesat dhe rrugët, ndërsa monitorimi i situatës hidrike vijon me intensitet të lartë