Rama drejt arrestimit? Gazetari zbulon detaje: Janari e gjen kryeministrin në SPAK, ja ministrat me dosje të kopsitura

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Basir Çollaku paralajmëroi se rënia e kryeministrit Edi Rama është tashmë e pashmangshme dhe se drejtësia ka hyrë në fazën vendimtare të veprimit.

Sipas tij, dosjet e mëdha të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të mbajtura të fjetura për vite me radhë, janë rihapur dhe ndodhen tashmë në duart e Prokurorisë së Posaçme, me mbështetje dhe vëmendje të drejtpërdrejtë nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çollaku deklaroi se kryeministri Rama pritet të thirret për t’u rrëfyer në SPAK që në muajin janar, ndërsa një valë hetimesh po afron edhe ndaj një sërë ministrash dhe zyrtarësh të lartë të qeverisë.

Ai foli për një sistem të strukturuar kriminal dhe elektoral, ku politikanë, ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, oficerë policie dhe biznesmenë funksionojnë si shtabe elektorale të lidhura me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, duke ndarë pushtet, pasuri dhe investime brenda dhe jashtë vendit.

Sipas Çollakut, paniku në majat e pushtetit është i dukshëm, pasi “magazina e informacionit” që i implikon këta emra nuk ndodhet më vetëm në Evropë, por edhe në duart e autoriteteve amerikane.

Pjesë nga deklarata:

Kishin aq garanci. Tani nuk e besojnë; tani kanë frikë. Tani janë duke u trembur, janë në panik. Të gjithë ata që janë zbuluar e dinë se çfarë kanë bërë dhe e dinë se këtë magazinë informative nuk e kanë vetëm evropianët, partnerët, por e kanë edhe amerikanët, të cilët e kanë marrë në nëntorin e vitit të shkuar. E dinë shumë mirë se kush janë pushtetarët.

Dhe kur vijmë ne këtu: gjykatë, prokurorë, ka gjyqtarë, ka oficerë policie, ka deputetë, ka ministra, ka bashkiakë, ka gazetarë, ka biznesmenë. Këta janë, përveçse grupe kriminale të përbashkëta, janë edhe grupe elektorale. Këta janë shtabe elektorale. Këta janë përgjegjës për qarqe të caktuara, për mandatet e fituara, që ia çojnë zotërisë që do të jetë i pandehur së shpejti, pra kryeministrit të vendit, dhe pastaj ndajnë plaçkën, ndajnë pasurinë, ndajnë zonat, ndajnë investimet dhe ndërtimet. Këto para të pastruara në Shqipëri i riinvestojnë edhe jashtë vendit, në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo gjurmë paralele, ne kishim jo më larg se para një muaji. Media Follow The Money u shpreh se ishte e shqetësuar. Ne kemi aksesuar dokumente zyrtare, ku Taulant Balla flet me trafikantët e drogës. Dhe gjithashtu, po, me referencën e tyre të dokumenteve zyrtare, ku Olsi Rama kuvendon, udhëzon, qëndron, vepron me trafikantët e drogës. Pra, jemi në këto nivele: trafik droge, vëllai, kryetari i grupit parlamentar, ministra. Kush duhet të jetë në këtë lëmë?

Dosjet që kanë katër vite, pesë vite që qëndrojnë aty, pak nga ngurrimi, pak nga trishtimi, pak nga pafuqia për t’i nënshkruar, tani janë pa pluhur. Tani janë nëpër duar veprimesh. Përmenda Venezuelën. Aruba është 30 km afër Venezuelës, aty ku u zhvillua samiti i kokainës me qeveritarë shqiptarë dhe trafikantë droge. Dhe ky samit kokaine ishte ndarje pasurie, ndarje investimesh për Shqipërinë, sepse nuk dimë me çfarë tagri shkonin zyrtarët e qeverisë shqiptare në atë takim. Janë me emra.

Si e mori ai Tahiri 400 mijë euro ministri shqiptar atje, dhuratë? Është në dosjen Black Eagle, e cila është në apel në Bruksel dhe po shqyrtohet. Dhe janë shumë të tilla atje, që nga salla e gjyqit dhe nga shkrimet që dalin, por edhe nga komunikimet që kemi me kolegë, me miq e të tjerë.

Unë po them: vetëm në dy-tre dosje janë rreth 10 miliardë euro që qarkullojnë. Dhe prokurorët dhe njerëzit e drejtësisë që janë në proces, vetëm në dy qëndrime që kanë mbajtur, kanë theksuar se janë shumë të alarmuar, sepse vetëm te njëra janë 3 miliardë euro të investuara në Tiranë. Në një dosje. Gjysma e buxhetit iku.

Tani këtu, Rama kur shkon atje te ata zotërinjtë, se me biletë pa laps është, aty e pret inceneratori, aty e pret Çarli. A i di që një politikan i paguan, pra sipas pretendimeve të akuzës, 8 milionë euro lobim? Vetëm një politikan shqiptar, te Çarli. Janë rreth 40 milionë euro gjoba biznesmenëve, politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve. Se ka edhe në Kosovë, Maqedoni. Shifra shkon në rritje.

Ka spiunë kinezë, rusë; çfarë kanë marrë? Kanë marrë biznese në Shqipëri: naftë, rindërtim, koncesione, çdo lloj shërbimi. Pra, është një lloj çorbe, e cila dihet çfarë është, dihet se kush e ka bërë, por nuk ka marrë ndëshkimin dhe nuk ka dhënë llogari.

Atëherë e pret inceneratori, e pret aksi Thumanë–Kashar, ku ne njohim 5% të historisë se çfarë ka ndodhur. Vetëm 5%. Ajo zyrë aty ishte bërë një kuplara që… e ka nëpër duar. E ka nëpër duar dhe SPAK-u e ka seriozitetin amerikan të pranishëm.

Pa bërë profetin dhe pa nxjerrë fall, unë them që ai ka rënë; pyetja është kur do ta marrim vesh ne. Dhe unë i qëndroj asaj që kam deklaruar dhe do ta përsëris sërish, janari do ta gjejë Ramën duke u rrëfyer në strukturën e posaçme.

Në shkurt do të ndodhë ajo që nis në janar. Pra, ata do t’i bien në shkurt, në janar. Nuk është vetëm Rama. Ngarkesa, siç thatë me të drejtë, është shumë e madhe. Ata janë 20 prokurorë dhe 60 oficerë të BKH-së, me një ngarkesë ekstreme. Dy operacionet e fundit nuk kanë përfshirë Policinë e Shtetit; i kanë bërë vetëm agjentët. Kjo është edhe për arsye sigurie, besueshmërie dhe mosdekonspirimi, që herë të tjera ka çaluar.

Por ke të paktën gjashtë-shtatë ministra që i kanë dosjet gati. Taulant Ballën mund ta arrestosh që javën tjetër, nëse ata kanë kohë të merren me dosjen, sepse e kanë bërë me radhë: Rama, Balluku, pastaj i vjen radha mbrapa. Balla, Xhaçka, Gjiknuri, Mazniku, Gonxhja, Spiropali, që i shkon bashkëshorti te SPAK-u. Sepse personat e lidhur duhet të rrëfehen.

Unë nuk gjej dot aktualisht një ministër: Peleshi, historia e inceneratorëve, ka edhe disa shpjegime për të dhënë. Nuk po gjej dot një nga oborri i Ramës që nuk e ka taksinë e SPAK-ut te dera. I thashë njërit: “Ore, kur t’i bjerë dera komshiut, dil jashtë se mos janë për ty.” Se këta të BKH-së edhe mund ta kenë lënë GPS-in nja pesë metra gabim.

Sekuestrohet makina luksoze me vlerë 140 mijë euro, dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani! U shit në Shqipëri nga…

Vijon operacioni policor i koduar “Stolen line”, kundër trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë shtetit.

Shkon 5 numri i automjeteve të sekuestruara që nga nisja e operacionit.

Sekuestrohet 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani.

Procedohet penalisht blerësi i automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë.

Identifikohet dhe shpallet shtetasi kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri.

Si rezultat i punës hetimore, të kryer në kuadër të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze, të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.

Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen, F. H., 42 vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerësi i automjetit (njëkohësisht drejtues i automjetit, në momentin e ndalimit), shtetasi E. D., 39 vjeç.

Punohet për kapjen e 42-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Detaje nga arrestimi i Maduros/ Tentuan t’u fshiheshin forcave amerikane, Presidenti dhe bashkëshortja e tij përplasën kokën…

Administrata e Donald Trump ka konfirmuar se Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u plagosën gjatë një operacioni të forcave speciale të SHBA-së, të cilat po përpiqeshin të arrestonin çiftin presidencial në rezidencën e tyre në Karakas. Sipas raporteve të CNN, gjatë përpjekjes për t’u fshehur në një pjesë të sigurt të kompleksit, të dy vrapuan drejt një dhome me një derë të rëndë çeliku, por përplasën kokat duke shkaktuar lëndime. Ata u neutralizuan nga njësia elite ‘Delta Force’, e cila i dërgoi ata për ndihmë të menjëhershme mjekësore pas nxjerrjes nga godina.

Cilia Flores u paraqit në gjykatë me fasha në kokë, ndërsa avokati i saj theksoi se ajo ka pësuar dëmtime të rëndësishme, përfshirë plaga në kokë dhe mundësi thyerje të brinjëve, duke kërkuar ekzaminim të detajuar mjekësor.

Operacioni, që zgjati dy ditë, u shoqërua me luftime të ashpra mes forcave amerikane dhe një grupi të forcave speciale kubane, të cilat ndodheshin në afërsi të kompleksit të Maduros. Sipas autoriteteve amerikane, disa marinsa u plagosën nga plumbat dhe copëzat e predhave, por lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën.

Rreth 200 efektivë amerikanë morën pjesë në këtë aksion, të cilin Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e cilësoi si një operacion të mirëorganizatë për zbatimin e sanksioneve dhe hetimeve për trafik droge dhe armësh.

Sipas administratës Trump, kjo operacion nuk ka pasur si qëllim ndryshimin e regjimit, megjithatë, shumë analistë e kanë interpretuar atë si një goditje direkte ndaj liderit të Venezuelës. Pas arrestimit të Maduros, Uashingtoni ka ndarë një strategji të re për të punuar me zëvendëspresidenten Delcy Rodríguez, të cilën e konsideron si një udhëheqëse më pragmatike dhe të gatshme për bashkëpunim, sidomos në fushën e naftës.

Shtetet e Bashkuara po shpresojnë që presioni ushtarak dhe kontrolli mbi burimet e naftës të sanksionuara të shërbejnë si një levë për të rikthyer Venezuelën në ndikimin amerikan dhe për të rinovuar sektorin energjetik të vendit, që ka pësuar dëme të mëdha në vitet e fundit.

E rëndë! U përpoq të bënte selfie me të dashurën, futbollisti 22-vjeçar bie nga ujë dhe ndërron jetë menjëherë

Futbollisti francez, Aleksis Vergos ka ndërruar jetë pasi rrëshqiti nga shkëmbinj të lagur ndërsa bënte selfie me të dashurën e tij në një vend të bukur në Tajlandë.

Sipas policisë së Koh Samui, autopsia e 22-vjeçarit konfirmoi shkakun e vdekjes si traumë në kokë. Vendi i aksidentit, një nga atraksionet turistike më të njohura të Tajlandës jugore, ka qenë skenë e tragjedive të ngjashme në të kaluarën.

Quimper Ergué Armel FC, klubi ku luante ai, shprehu ngushëllimet e tij në rrjetet sociale: “Me hidhërim të madh njoftojmë vdekjen e Aleksis Vergos, djalit të Tierrit, trajneri të ekipit C dhe vullnetarit të klubit.

Aleksis filloi të luante futboll me ne në moshën 6 vjeç dhe luajti në ekipin e të rriturve deri dy sezone më parë. Klubi bashkohet me familjen dhe miqtë e tij në zi”.

PANORAMASPORT.AL

Çfarë po ndodh në Atlantik? Nafta venezueliane, Rusia dërgon anije luftarake për të mbrojtur tanker-in e ndjekur nga SHBA

Rusia ka dislokuar anije të marinës ushtarake për të shoqëruar një tanker nafte që po ndiqet paralelisht nga forcat amerikane në Atlantik.

Lajmi u bë i ditur nga CBS News, partner mediatik i BBC në SHBA, duke sinjalizuar një tension të ri mes Moskës dhe Uashingtonit vetëm pak ditë pas operacionit tronditës për arrestimin e Nicolás Maduro.

Tanker-i, i quajtur tashmë “Marinera”, aktualisht nuk transporton ngarkesë, por historikisht ka bartur naftë të rëndë venezueliane. Të martën mendohej se ndodhej në hapësirën detare mes Skocisë dhe Islandësm zonë ku moti i keq dhe distanca e madhe e bëjnë të vështirë hipjen në bord.

Muajin e kaluar, Roja Bregdetare amerikane u përpoq ta kontrollonte të njëjtën anije në Karaibe, kur ajo njihej si “Bella 1” dhe mbante flamur të Guajanës. SHBA kishin një mandat sekuestrimi, duke e akuzuar tanker-in për shkelje të sanksioneve dhe transport të naftës iraniane.

Sipas burimeve amerikane, anija ndryshoi në mënyrë dramatike kurs, emër dhe regjistër, duke kaluar nën flamurin rus. Ekspertët detarë theksojnë se këto ndryshime mund të kenë pak efekt juridik, pasi veprimi i SHBA bazohet te numri IMO, pronësia reale dhe historiku i sanksioneve, jo te flamuri i pretenduar.

Rusia deklaron se po e monitoron situatën “me shqetësim” dhe këmbëngul se tanker-i lundron në ujëra ndërkombëtare në përputhje me ligjin detar. Megjithatë, dy zyrtarë amerikanë thanë për CBS se Uashingtoni po planifikon hipje në bord dhe preferon sekuestrimin e anijes, jo fundosjen e saj.

Komanda Jugore e SHBA postoi në rrjete sociale se mbetet e gatshme të veprojë kundër “anijeve të sanksionuara”, me mesazh të qartë se operacionet e bllokadës së urdhëruar nga Trump do të vazhdojnë.

Ministria britanike e Mbrojtjes nuk pranon të komentojë aktivitetet ushtarake të vendeve të tjera, ndërsa sipas praktikës, SHBA pritet të informojnë Londrën para çdo operacioni që mund të niset nga territori i Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo përballje e mundshme në Atlantik rrit frikën për një krizë më të gjerë energjetike dhe diplomatike, teksa sasia e madhe e naftës venezueliane është kthyer në mjet presioni mes superfuqive. Deti i Veriut po shndërrohet në skenë tensioni, me Moskën që mbron interesat e saj dhe SHBA që këmbëngulin për zbatimin e sanksioneve “me çdo kusht”./Top Channel

Mateo plas “b●mbën” dhe nxjerr blof Brikenën: Ja çfarë bëmë kur u takuam, jemi puthur, jemi … (Video)

Telenovela mes Mateos dhe Brikenës ka marrë një kthesë të papritur ditën e sotme.

Ndërsa Brikena ka këmbëngulur se mes tyre ka pasur vetëm një njohje online dhe një darkë të thjeshtë pa asgjë më tepër, Mateo ka vendosur të tregojë versionin e tij të së vërtetës.

Gjatë një bisede me Kristin, Mateo ka hedhur poshtë kategorikisht fjalët e saj, duke zbuluar se intimiteti mes tyre ka shkuar përtej një takimi miqësor.

“Ne flisnim me mesazhe, në telefon, me kamera. Jemi takuar, jemi puthur,” ka rrëfyer ai, duke konfirmuar kontaktin fizik që Brikena e mohoi.

Edhe pse zgjodhi të mos e bënte këtë deklaratë gjatë Prime-t kur shikueshmëria është maksimale, ai theksoi se nuk ka pse ta fshehë realitetin: “Nuk është ndonjë gjë e madhe, por nuk kam pse e them me zë të lartë [në Prime].”

VIDEO

‘Rusia dhe Kina kanë frikë’, Trump: Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n edhe nëse ata…

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se SHBA do të jetë gjithnjë aty për NATO-n, edhe nëse vendet aleate nuk do të vendosen në ndihmë të SHBA-ve.

Presidenti amerikan tha se pa impaktin e tij, “Rusia do ta kishte marrë të gjithë Ukrainën tani”.

Dëshira e Trump për të blerë Groenlandën nga Danimarka ka çuar në tensione midis SHBA-së dhe anëtarëve evropianë të NATO-s këtë javë, me kryeministren daneze që madje paralajmëroi se veprimi i SHBA-së për të marrë Groenlandën do të thoshte fundi i aleancës.

“Unë i vetëm i dhashë fund 8 luftërave dhe Norvegjia, një anëtare e NATO-s, zgjodhi në mënyrë të pamend të mos më jepte Çmimin Nobel për Paqen. Por kjo nuk ka rëndësi! Ajo që ka rëndësi është se unë shpëtova miliona jetë”, shtoi ai.

Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa nënvizoi se të gjithë janë me fat që ai ka rindërtuar ushtrinë amerikane në mandatin e parë.

Çfarë ndodhi? Rama mbledh ‘urgjentisht’ Qeverinë të premten, ja arsyeja

Kryeministri Edi Rama do të thërrasë në një mbledhje kabinetin qeverisës, për herë të parë në këtë vit.

Mësohet se mbledhja do të mbahet të premten (më 9 janar).

Teksa në fokus të takimit do të jenë objektivat kryesore dhe prioritetet e qeverisë për vitin 2026, si dhe përcaktimi i drejtimit strategjik të punës për muajt në vijim.

Mbledhja pritet të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe do të shërbejë për një analizë të projekteve dhe reformave që qeveria synon të çojë përpara gjatë këtij viti.

Cisterna e sekuestruar nga SHBA-ja, vjen reagimi i ashpër i Rusisë

Rusia ka reaguar ashpër pas sekuestrimit nga autoritetet amerikane të cisternës Bella 1 (Marinera), e cila lundronte nën flamurin rus, duke e cilësuar veprimin si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria ruse e Transportit akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkelje të Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982, duke theksuar se “asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve të regjistruara ligjërisht në juridiksionin e shteteve të tjera”.

Sipas autoriteteve ruse, cisterna kishte marrë një leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin rus më 24 dhjetor. Moska thekson se anija ishte e regjistruar në përputhje me rregullat ndërkombëtare, duke e konsideruar sekuestrimin si të pajustifikuar.

Ngjarja pritet të shtojë tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të acaruara për çështje të shumta gjeopolitike./Top Channel

Afera 230 mln euro me call-centerat e Olsi Ramës dhe Amant Josifit/ Gjermania ngre aktakuzë për kreun e grupit

Prokuroria gjermane ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që dyshohet si kreu i një rrjeti mashtrimi përmes të ashtuquajturave call-centera. Sipas medieve gjermane, dëmi arrin deri në 230 milionë euro vetëm në vendet gjermanishtfolëse.

Ndërkohë, i akuzuari Mikheil B. drejtoi për të paktën 5 vite një call-center në Shqipëri me 600 punonjës. Lajmi fillimisht u raportua në vitin 2020. Partneri i tij ishte Amant Josifi, një njeri i afërt i Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës.

Nga Konstantin Kraft, FRANKENPOST

Prokuroria e Përgjithshme e Bambergut, Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik të Bavarisë, ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar si kreu i një rrjeti mashtrimi që vepronte ndërkombëtarisht, i njohur si “Milton Group”. Personi 50-vjeçar, shtetas izraelit dhe gjeorgjian, akuzohet se ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 230 milionë eurosh. Kjo bëhet e ditur në një njoftim të Zyrës Qendrore për Krimin Kibernetik të mërkurën.

Vetëm në hapësirën gjermanofolëse, mbi 1000 persona thuhet se kanë rënë viktimë e “Milton Group”.

Meqenëse mes viktimave ka edhe persona nga Oberfranken, Inspektorati i Policisë Kriminale në Oberfranken është i përfshirë intensivisht në hetimet që po zgjasin prej vitesh, siç deklaroi Thomas Goger, Kryeprokuror në Prokurorinë e Përgjithshme të Bambergut.

I arrestuar në Armeni

Sipas informacioneve tona, i akuzuari është Mikheil B. Ai u arrestua në gusht 2023 në Armeni dhe në maj 2024 u ekstradua në Gjermani. Që prej asaj kohe ndodhet në paraburgim në një burg bavarez. Se cili saktësisht, nuk bëhet publik për arsye sigurie.

Procesi ndaj 50-vjeçarit do të zhvillohet para Dhomës së Krimeve Ekonomike Kibernetike të Gjykatës Rajonale të Bambergut. Seanca e parë publike është planifikuar për 15 janar, konfirmoi një zëdhënës i gjykatës. Aktualisht janë parashikuar dymbëdhjetë seanca.

Çfarë akuzash rëndojnë mbi të?

Personi, i cili nuk ka dënime të mëparshme në Gjermani, dyshohet se nga viti 2014 deri në një aksion të gjerë kontrollesh në nëntor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që operonte disa call-centera në vende të ndryshme (Shqipëri, Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Ukrainë), sipas Zyrës Qendrore për Krimin Kibernetik.

Në mashtrimet me cyber-trading, autorët u paraqisnin viktimave platforma digjitale të rreme për tregtimin e instrumenteve të ndryshme financiare. “Kapitali i investuar zakonisht humbiste plotësisht”.

Dëmi i fshehtë, shumëfish më i madh

Mikheil B. thuhet se nga fundi i vitit 2014 deri në maj 2019 ka drejtuar një call-center në Tiranë (Shqipëri) me rreth 600 punonjës. “Ky call-center ka shpërndarë të paktën 28 platforma dhe ka dëmtuar rreth 180 persona nga Gjermania, Austria dhe Zvicra, me një dëm total prej rreth tetë milionë eurosh”, njofton autoriteti gjyqësor.

Dëmi real mendohet të jetë shumë herë më i lartë. Dokumentet e kontabilitetit të sekuestruara tregojnë se vetëm për periudhën janar 2018 – maj 2019, dëmi në Gjermani arrin në rreth dhjetë milionë euro, ndërsa në nivel botëror rreth 50 milionë euro.

Gjithashtu, në vitet 2017 dhe 2018, specialistë IT me porosi të të akuzuarit kanë zhvilluar një program për cyber-trading mashtrues me emrin “PumaTS”.

Mikheil B. thuhet se fillimisht e ka përdorur këtë program në call-center-in e tij dhe më pas – deri në bastisjen e nëntorit 2022 – e ka shpërndarë nga Tbilisi i Gjeorgjisë.

“Në bazë të këtij programi, klientët kanë operuar rreth 400 platforma mashtruese.”

I akuzuari dyshohet se ka kontribuar kështu që 540 persona nga hapësira gjermanofolëse të humbnin rreth 44 milionë euro. Edhe këtu, dëmi i fshehtë mendohet të jetë dukshëm më i madh. Vetëm për periudhën shkurt 2019 – dhjetor 2020, bazuar në dokumentet e kontabilitetit, llogaritet një dëm total prej të paktën 130 milionë eurosh.

Hetime ndaj anëtarëve të tjerë

Në total, Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik ia atribuon të akuzuarit një dëm të provuar nga kallëzime penale prej rreth 52 milionë eurosh dhe një dëm të fshehtë prej rreth 180 milionë eurosh. Vetë B. thuhet se ka përfituar rreth 29 milionë euro.

Ai duhet të përgjigjet për akuzat e mashtrimit të kryer në mënyrë të vazhdueshme dhe në bashkëpunim kriminal. Për secilin nga dy komplekset e veprave penale, parashikohen dënime me burg nga një deri në dhjetë vjet.

Ndërkohë, edhe anëtarë të tjerë të “Milton Group” janë në fokus të ndjekjes penale. Bëhet fjalë për një nga “rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të mashtrimit”, ndaj të cilit Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik të Bavarisë po heton në fushën e mashtrimeve të organizuara online me investime, sipas Goger.

Vetëm në dhjetor 2025, një drejtues nga një call-center i grupit në Maqedoninë e Veriut është dënuar përfundimisht me katër vjet burg.

Në hetimet kundër këtij rrjeti mashtrimi, përveç Inspektoratit të Policisë Kriminale për Detyra Qendrore të Oberfrankenit, janë të përfshira edhe autoritete nga Saksonia. Gjithashtu, është krijuar një grup hetimor ku marrin pjesë edhe autoritetet e ndjekjes penale nga Shqipëria dhe Gjeorgjia.