Heidi Baci së shpejti pjesë e ekranit si moderatore, ja planet e saj pas zhvendosjes në Shqipëri

Heidi Baci, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”.

Një nga personazhet më të komentuar si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, Heidi rrëfeu më shumë për eksperiencën e saj brenda BBV3, por edhe si po shkon jeta e saj tani që ka dalë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

A mendon të fillosh një punë këtu në Shqipëri? E sheh veten si pjesë të televizionit?

Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj se mund të isha moderatore, e lezetshme është si gjë. Unë nuk i jap vlera shumë vetes, por të shohim…

Të ka marrë malli për Milanon?

Më ka marrë malli sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, puna ime… Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane, por nuk më ka shkuar siç duhej.

Ti ke qenë dhe një personazh mjaft i komentuar në portale, duke qenë edhe një personazh i ri. A të bezdis kjo vëmendje që po merr?

Nuk më shqetëson. Madje ndiej shumë dashuri nga njerëzit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do isha budallaqe nëse do mendoja se nuk do kisha vëmendje.

Po familjarët si po e përjetojnë tani?

Janë të lumtur, më shikojnë të lumtur. Mbështetja numër 1 është familja. Kur ke ata, ke gjithë botën. Do e marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… (qesh)

Lidhur me planet për martesë, a ke ndonjë ide se si do ta doje propozimin?

Nuk do e them, më pëlqejnë surprizat…

ANSA: Trυρrojat e Ramës gjakosën deputetin italian, Meloni doli nga makina dhe u foli në anglisht që ta lëshonin

Deputeti i opozitës italiane Riccardo Maggi i partisë ‘Piu Europa’, është përplasur me kryeministren Georgia Meloni, gjatë daljes nga kampi i Gjadrit.

Sipas agjencisë mediatike italiane ANSA, Maggi ka dalë para makinës që transportonte Edi Ramën dhe Melonin, duke shfaqur një tabelë ku lexohej “1 miliardë euro spot elektoral”.

Në këtë moment ai është rrethuar sipas ANSA policët, por që siç dallohet nga pamjet janë truprojat e Ramës, punonjës të Gardës, të cilët e kanë zhvendosur me forcë menjëherë për të hapur rrugën.

Madje ANSA thotë se deputeti italian është parë me njolla gjaku në pjesën sqetullës.

Në këtë moment, Meloni doli nga makina duke iu drejtuar truprojave të Ramës në anglisht “Ju lutem lereni”, mesa duket pasi e pa se si po e trajtonin.

U ekzekυtua brenda biznesit të saj, ja kυsh është 24-νjeçarja

Një video e rëndë qarkullon gjatë një momenti ku një vajzë 24-vjeçare u qëllua nga një person i maskuar i cili u largua me biçikletë.

Angélica María Herrera Osmán vdiq brenda ambienteve të biznesit të saj të dekorimit të festave më 27 maj, tha policia.

Referuar pamjeve duket qartë se një person i armatosur arriti në vendin e ngjarjes pranë qytetit të Bogota.

Motivi i vrasjes mbetet një mister, megjithëse policia ka përjashtuar mundësinë e grabitjes si motiv.

Agresori, i cili mban në kokë një skafandër, shihet dukezbritur nga motoçikleta dhe duke u drejtuar në një portë në rrugë përpara se të kuptojë se ka adresën e gabuar.

Ai del dhe shkon në dyqanin ngjitur dhe disa sekonda më vonë, me sa duket pas sulmit, ai vrapon në rrugë, drejt motoçikletës.

Në Itali apo Shqipëri ku do të bαshkëjetojë çifti Romeo-Heidi? Ish-konkυrentja hαbit me ρërgjigjen

“Ndiej shumë dashuri nga njerëzit”. Kështu u shpreh mëngjesin e sotëm Heidi Baci teksa ishte e ftuar në një program televiziv.

Duke qenë se është një personazh i ri në shoëbizin shqiptar, ajo është mjaft e komentuar në mediat rozë. E pyetur nëse e bezdis kjo vëmendje që po merr pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP3”, ish-finalistja tha që nuk e shqetëson.

“Madje ndiej shumë dashuri nga njerëzit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do isha budallaqe nëse do mendoja se nuk do kisha vëmendje”, u shpreh ajo.

Ndërsa në lidhje me familjen e saj, Heidi tha se ‘ata janë të lumtur, e shikojnë të lumtur’.

“Siç e kam thënë gjithmonë, mbështetja numër 1 është fëmija. Kur ke ata, ke gjithë botën”, shtoi Baci.

Pyetjes ‘kur të shkosh në Itali do shkosh vetëm apo me burrin?’, Heidi u përgjigj duke qeshur:

“Do e marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… E imagjinon dot?”.

Moderatorët e ngacmuan gjithashtu edhe në lidhje me martesën, nëse ka ndonjë ide se si do t’a donte propozimin?

“Nuk do e them, më pëlqejnë surprizat…”, tha shkurt Heidi.

SkandaΙi me pυnësimet fiktive/ Zγrtari i shtetit, berber në Tiranë gjatë orarit të ρυnës

Emisioni Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës punësimet fiktive në Njësinë Administrative Luz i Vogël në Bashkinë Kavajë.

Një topograf, gjatë orarit zyrtar të punës në shtet, punon berber në Tiranë. Ndërkohë, një punonjës i tatim-taksave dhe një hidraulik, të dy 20 vjeçarë, janë studentë me kohë të plotë në Tiranë. Emërimet janë të vitit të fundit.

Topografi quhet Limon Ajdini dhe është punonjës në këtë Njësi Administrative. Z. Ajdini ka pasur disa detyra në këtë Njësi. Fillimisht te Urbanistika, më pas te Marrëdhëniet me Publikun dhe së fundmi topograf. Mesditën e datës 8 prill 2024, rreth orës 12.00, gazetarët e Fiks Fare shkuan te zona e “Selvisë” në Tiranë, ku ka biznesin z. Limon Ajdini. Kamera e Fiksit kap gjatë punës si berber topografin. Nuk po bënte matje topografike në Luz, por po i shërben gazetarit të Fiksit gjatë orarit zyrtar të punës në shtet si berber.

Në datën 17 prill, rreth orës 13.00, Fiksi shkon te Njësia në Luz dhe kërkon z. Limon Ajdini. Gazetarët bisedojnë me policin e Njësisë, i cili thotë se “nuk është në punë”. Ai thotë se “po kërkoni berberin, të mos ngatërrohem”. Të gjithë kanë dijeni për emërimet fiktive.

Më datë 15 maj, në orën 12.00, gazetarët e Fiksit shkojnë sërish te zona e Selvisë në Tiranë, ku e gjen z. Ajdini duke punuar berber. Madje, ai i thotë gazetarit se “paradite bën kurs berberi dhe pas orës 12 punon në sallon”.

Ndërkohë, dy punonjësit e tjerë quhen Leo Lusha dhe Egland Beu, të dy student në Tiranë por me punë shteti në Luz të Vogël në Kavajë. Të dy janë nga 20 vjeç dhe janë emëruar fiktivisht disa muaj më parë në Njësinë Administrative Luz i Vogël në Kavajë. Leo është emëruar hidraulik dhe Eglandi si punonjës i Tatim-Taksave.

Disa ditë më parë, Fiksi shkoi te Njësia Administrative, në orën 12:50, në ditë dhe orar pune, për të pyetur nëse janë në punë punonjësit Limon Ajdini dhe dy studentët Leo Lusha dhe Egland Beu. Një punonjëse pohon se administratori nuk është dhe duhet të linin një kërkesë me shkrim. Gazetarët kërkojnë administratorin dhe ai i thotë punonjëses se “jam në mbledhje në Bashkinë Kavajë”. Fiksi e pyet për të tre punonjësit, nëse janë aktualisht në punë dhe ku, për t’i filmuar ku po punojnë.

Punonjësja komunikon sërish me Administratorin dhe thotë se Limon Ajdini është topograf, Leo Lusha është hidraulik dhe Egland Beu është punonjës i tatim-taksave.

Gazetarët këmbëngulin që t’i filmojnë në vendin e punës. Pas shumë minutash, në orën 14.25 në Njësinë Administrative shkon Limon Ajdini, i cili thotë se ka qenë me punë në Kavajë dhe takoi një banor për një problem. Gazetarët i bëjnë me dije se Kavaja është afër dhe nuk duhen 1 orë e 30 minuta për të ardhur në Luz. Përgjigjet se s’ka makinë dhe ka ardhur me makina të rastit.

Gazetarët i tregojnë edhe datat kur e kanë filmuar duke punuar berber, apo e kanë kërkuar në këtë Njësi Administrative. Pohon se edhe mund të ketë ndodhur, por ka ikur kur ka pasur ditëlindjen dhe ndonjë punë tjetër.

Ndërkohë, rreth orës 15:00 punonjësja që qëndron në paradhomën e Administratorit të Njësisë Administrative u bën me dije gazetarëve se punonjësi Leo Lusha ndodhet në mes të fshatit Vorrozen, duke punuar dhe mund ta gjeni atje. Grupi i Fiksit shkon në Vorrozen dhe e gjen në qendër të fshatit. Gazetarët e pyesin se sa vjeç është, ndërsa fillimisht pohon se 22. Më pas tregon vitlindjen dhe në fund pranon se është 20 vjeç. Ai thotë se është student në Tiranë, në degën Administrim Biznesi te Ekonomiku. Gazetarët i thonë se jelekun e punës e ka të ri, të hekurosur dhe të pa bërë pis. “Jemi djem të rinj, e mbajmë veten nuk rrimë zhul” përgjigjet.

Fiksi shkon te Njësia dhe në atë vend shkon Leo. Gazetarët i kërkojnë punonjësit që t’i shohin duart, pasi duke qenë hidraulik punë e rëndë dhe të dëmtuara. Leo thotë se s’i ka të dëmtuara. Ndërkohë, deri në orën 16:00, grupi i Fiks Fare e priti Administratorin, por ai nuk pranoi të jepte informacione për punonjësit.

Njësia Administrative Luz i Vogël, Bashkia Kavajë

Gazetari – Administratorin donim pak!

Punonjësja – Ai është në Kavajë, në orën 12:00 ka qenë në mbledhje.

Gazetari – Na e lajmëron dot.

Punonjësja – Nëse mund ta di se për çfarë problematike?

Punonjësja – Në orën 13:10 fillon mbledhja, ai sa lëvizi.

Gazetari – Po shkojmë atje, e takojmë në Kavajë. Po është mirë këtu, thuaji, të të takojnë këtu. Sa është ora 13:00 fiks?

Gazetari – Vonohet shumë atje?

Punonjësja – Nuk e di sa do zgjasë mbledhja, se në orën 13:10 …

(Komunikon me mesazhe me Administratorin)

Gazetari – Hë ç’thotë, vazhdon shkëmbimi i mesazheve?

Punonjësja – Ai më thotë kështu që është në mbledhje dhe nuk e di sa vonon se në orën 13:00 fillon mbledhja. Mund ta lësh informacionin me shkresë për çfarë kërkohet?

Gazetari – Na lë një orë nesër vijmë nesër, ose sot do të presë kur të dalë?!

Punonjësja – (Vazhdon komunikimin me mesazhe) Insiston te e njëjta përgjigje me shkresë për çfarë ju duhet.

Gazetari – Kemi një listë me disa punonjës që nuk vijnë fare në punë.

Gazetari – E tani, ne informacionin e kemi vetëm na verifiko. Ja sot është ora 13.08 minuta, z. Limon Ajdini është aktualisht në punë?

Punonjësja – Ata janë punonjës terreni!

Gazetari – Ai punon ose te Marrëdhëniet me Publikun ose te Urbanistika?

Punonjësja – Jo, Marrëdhënie me Publikun …

Punonjësja – Po ka qenë Marrëdhënie me Publikun dhe ka kaluar në pozicion tjetër.

Gazetari – Ok. Është aktualisht në punë dhe ku është?

Punonjësja – Po se ku është e di Administratori …

Gazetari – Po prandaj po prisnim Administratorin. Merre në telefon Administratorin dhe vetëm ta verifikojmë. Është në Tiranë?

Punonjësja – (Vijon të shkëmbejë mesazhe)

Gazetari – Dhe çfarë detyre ka Limoni?

Punonjësja – Është specialist topograf.

Gazetari – Ka ardhur sot në mëngjes?

Gazetari – Në çfarë ore? Vjen përditë në punë?

Gazetari – Në Tiranë apo këtu?

Punonjësja – (Qesh) Përditë këtu te ne vjen, tani unë s’e di. Ai vjen paraqitet këtu në mëngjes, merr urdhër nga Administratori ku ka për të punuar …

Gazetari – Tani ne e kemi filmuar, thuaji Administratorit se edhe ti po bën telefonin e prishur. E kemi filmuar disa herë që ka një biznes në Tiranë. Ka një berberhane dhe punon gjatë gjithë kohës në atë berberhane. Tjetër, z. Eglant Beu çfarë detyre ka?

Punonjësja – Eglant Beu është te taksat.

Gazetari – Sa vjeç është Eglanti, e ka përfunduar shkollën?

Punonjësja – Nuk kam informacion.

Gazetari – Është në Tiranë apo është në punë në Kavajë, në Luz.

Punonjësja – Eglanti, nuk e di!

Gazetari – Leo Lusha është te mirëmbajtja, elektriçist.

Gazetari – Është në punë, janë në punë këta dy punonjës? Ma pyet …

Punonjësja – Me ardh nesër.

Gazetari – Jo se nesër do t’i sjelli ai se e di shumë mirë, po sot thuaji. Ora është 13:11 minuta në Kavajë thuaji Administratorit, meqënëse e donte me shkrim. Sot këta persona, Limon Ajdini, Eglant Betu dhe Leo Lusha janë aktualisht në punë dhe kur kanë ardhur për herë të fundit në punë? Kemi ndonjë përgjigje nga Administratori …

Punonjësja – Ëë do vini nesër!

Gazetari – Sot thuaj janë në punë, është ora thuaj 13:15, këta 3 punonjës janë sot në punë?

Punonjësja – Në dijeninë e Administratorit janë!

Gazetari – Ku janë se shkoj unë e i xhiroj nëse janë në punë?

Punonjësja – Për këtë më thotë që të vini nesër …

Gazetari – Sot, sot. Nëqoftëse janë aktualisht thuaji, se unë shkoj i xhiroj unë ku janë në punë. Ku janë në cilin vend? Eglanti duhet të jetë te taksat apo jo?

Gazetari – Është te taksat, tani sot këtu është?

Punonjësja – Tani ne si punonjës këtu kemi A.Çekën, kurse ai është punonjës terreni.

Gazetari – Po ku është në terren se shkoj unë?! Në cilin fshat?

Punonjësja – Po s’e di unë, unë s’i ndaj punonjësit ku shkojnë.

Gazetari – Leo ku është elektricist se shkoj unë e takoj? Në cilindo fshat, në cilindo vend! Leo Lusha … Dhe Limoni në cilin vend, në cilin fshat? Te berberhane në Tiranë apo te ndonjë fshat te Njësia Luz? Do i presim thuaji deri në orën 16:00 të gjithë këta punonjës. Është bërë topograf Limoni?

Gazetari – Limoni ka berberhane në Tiranë. Po Kryetarin e Bashkisë e dini që ka qenë berber? Kryetari aktual …

Punonjësi – Ka pas punuar më përpara.

Gazetari – A ka qenë berber?

Punonjësi – Po. Ka punuar po, tani ka kaluar kryetar.

Gazetari – Dhe Limoni është te kjo.

Punonjësi – Ka punuar më përpara. Sepse unë te ai (daja i kryetarit) qethem vetë, sepse unë jam prej Kavajë a kupton.

Gazetari – Te Limoni je qethur?

Njësia Administrative Luz i Vogël, Kavajë

Punonjësja – Në Vorrozen është Leo Lusha bashkë me punonjësin tjetër duke punuar për dritat. Ndërsa Eglanti ka dalë me punonjësit e bashkisë në terren …

Gazetari – Po ku është çfarë vendi?

Grupi i Fiks Fare shkon në fshatin Vorrozen

Gazetari – Ju të Njësisë jeni?

Gazetari – Ne të kërkuam 3 orë atje (te Njësia Administrative).

Punonjësi Leo Lusha – Kam qenë në terren.

Gazetari – Hajde një intervistë të shkurtër.

Punonjësi Leo Lusha – Po ik o vëlla, mos na nxirr?

Gazetari – Pse? Sa (vjeç) je?

Gazetari – Çfarë datëlindje?

Punonjësi Leo Lusha – 06.04.2004.

Punonjësi Leo Lusha – 2004 pra, 21 (vjeç).

Gazetari – Si 21 mo, tani ke mbushur 20 ti ..

Punonjësi Leo Lusha – O vëlla (mos filmo)

Gazetari – Me çfarë detyre je këtu?

Punonjësi Leo Lusha – Hidraulik.

Gazetari – Prej sa vitesh punon këtu?

Punonjësi Leo Lusha – Tani kam hyrë.

Gazetari – Po ku e gjetë këtë (jelekun)? Po ku e gjete këtë se tani e ke veshur?!

Punonjësi Leo Lusha – Po jo mo …

Gazetari – Ti je në shkollë në Tiranë?

Punonjësi Leo Lusha – Administrim Biznesi.

Gazetari – Te kush (Universitet)?

Punonjësi Leo Lusha – Te Ekonomiku.

Gazetari – Je në shkollë në Tiranë?

Gazetari – Po Eglant Beu edhe ai në shkollë është?

Punonjësi Leo Lusha – S’e njoh fare!

Gazetari – Dhe tani (ti) punon këtu, prej sa kohësh me the, prej sa muajsh?

Punonjësi Leo Lusha – 4-5 muaj.

Gazetari – Sot ku ishe? Se ne kemi vajtur në orën 14:50 …

Punonjësi Leo Lusha – Sot unë shkova, i mora leje kryetarit, për të shkuar për të marrë një vërtetim te shkolla.

Gazetari – Dhe pastaj erdhe këtu?

Punonjësi Leo Lusha – Pastaj erdha …

Gazetari – Dmth, në orën 1 pa 10 ishim ne aty, ora është 3, ma shiko sa është ora tani?

Punonjësi Leo Lusha – S’e di! Unë kam qenë këtu në orën 12:00.

Gazetari – Ti paraqitesh çdo ditë atje?

Punonjësi Leo Lusha – Po përditë.

Gazetari – Këtë jelekun ku e gjete?

Punonjësi Leo Lusha – Si ku e gjeta?

Punonjësi Leo Lusha – Në makinë.

Gazetari – Po qenka i paveshur.

Punonjësi Leo Lusha – Ku e sheh ti se e laj unë.

Gazetari – Ja pra se qenka i hekurosur.

Punonjësi Leo Lusha – O vëlla ne jena çuna të ri, s’na shkon të jena zhul.

Gazetari – Jo qenka i hekurosur …

Punonjësi Leo Lusha – I hekurosur është si duhet të jetë.

Shkojmë sërish te Njësia Administrative

Gazetari – Administratori jo (s’ka ardhur)?

Punonjësi – Jo. E gjete këtë (Leon Lushën)?

Gazetari – E gjeta po s’më tregon duart! Dale ti shoh duart?

Punonjësi 2 – S’ka shkuar në prokurori.

Gazetari – I paska njësoj me mua.

Punonjësi Limon Ajdini – Ai s’është lyer …

Gazetari – Duhet t’i ketë një çikë me kështu me ndonjë gjë. I kanë pak pis, i kanë me …

Punonjësi Limon Ajdini – Ka pasur ndonjë palë pinca.

Gazetari – Duken duar studenti.

Punonjësi 2 – I ka larë duart.

Gazetari – Administratori nuk e di kur do të vijë!

Deri në orën 16:00, Administratori nuk shkoi te Njësia Administrative Luz i Vogël!/Top Channel

Rita Ora befasohet në radion britanike, moderatori është shqiptar! Ja përshëndetja që bëjnë me njëri-tjetrin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është befasuar së fundmi me prezencën e një bashkëkombësi në një radio në Skoci.

Këngëtarja ishte duke dhënë një intervistë në emisionin e mëngjesit në Capital FM të Skocisë, kur mësoi se një nga prezantuesit, i quajtur Fat, emri i plotë i së cilit është Fat Brestovci ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova. Ai kishte një mënyrë të veçantë për t’i uruar mirëseardhjen – me një përshëndetje në gjuhën shqipe.

“Mirëngjesi Rita, mirëse erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua ai, ndërsa Rita, pa humbur asnjë moment, iu përgjigj me po aq ngrohtësi në shqip “Mirëmëngjesi”.

E entuziazmuar nga kjo përvojë, Rita nuk ngurroi të shprehë çudinë dhe gëzimin e saj. “Është vërtet një çmenduri, më treguan para se të vija. Nuk kam takuar kurrë në jetën time dikë që vjen nga vendi im dhe ka theks skocez. Kjo është e mrekullueshme”, tha këngëtarja në intervistën e saj

SHIKO VIDEON KËTU

Vdekjet e mistershme në Shqipëri, dëshmia: Nga këngëtarja Anita Bitri dhe familjarët e saj në SHBA, te katër turistët rusë në Qerret të Kavajës!

Bardhyl Çipi, një nga specialistët më me përvojë në vendin tonë në fushën e Mjekësisë Ligjore dhe Bioetikës, mësimdhënies së tyre dhe përgatitjes së ekspertëve të rinj mjeko-ligjorë.

Disa nga pacientët e tij, janë: viktima që u vranë në kufi për të shpëtuar nga diktatura komuniste, por i ndihmuar nga qeni i tij besnik, për zbulimin e kufomës së tij të fshehur, gruaja e internuar që vrau veten nga dëshpërimi, qytetarët e Kosovës të vrarë nga serbët, sepse kërkonin të jetonin të lirë, për të mos u poshtëruar dhe torturuar prej tyre, banorët që kanë jetuar 1500 vjet më parë në Shqipëri, profesori i universitetit të Tiranës i grabitur dhe i vrarë, etj.

Një libër mbi vdekjen dhe provat shkencore për zbulimin e llojeve të ndryshme të saj: vrasje, vetëvrasje, të stimuluara dhe të detyruara nga regjimi komunist, vrasje dhe gjenocide ndaj Shqiptarëve nga fqinjët e tyre, kufoma të freskëta apo të dekompozuara dhe të skeletizuara.

Dokumentet e vdekjeve të personave të shquar; Kenedit, Linkolnit, Napolonit, Leninit, Trockit, etj., dhe ngjarje të tjera të vdekjeve të njerëzve të zakonshëm. Njohuri mbi ndryshimet që ndodhin pas vdekjes dhe ekzaminimit të kufomave në botë dhe në vendin tonë, nga pikëpamja historike, etike, mjekoligjore, juridike.

Disa nga librat e tij të fundit janë; “Manuali i Mjekësisë Ligjore” (2015), “Bioethics in Albania noëadays” (2016), “Tranzicioni shqiptar në lupën e mjekësisë ligjore” (2018), “Mjekësia Ligjore Kriminalistika” (2020).

Vdekjet e Anita Bitrit dhe katër turistëve rusë në Shqipëri

Edhe në vendin tonë ka pasur mjaft raste vdekjesh nga oksidi i karbonit, me një pjesë të të cilave jam ndeshur edhe unë gjatë ushtrimit për një kohë shumë të gjatë, të profesionit të mjekësisë ligjore.

Por ajo që m’u kujtua në fillim ka qenë vdekja e këngëtares së njohur shqiptare, Anita Bitri, së bashku me nënën dhe vajzën e saj, më 19 tetor 2004, në Staten Island të Nju Jorkut.

Nga ekzaminimet mjeko-ligjore dhe toksikologjike, si dhe shqyrtimi i të dhënave hetimore dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes, ajo u konsiderua si një rast i ndodhur për shkak të bllokimit të tubit të shkarkimit të monoksidit të karbonit (CO) të kaldajës së sistemit të ngrohjes, nga ana e punëtorëve gjatë ndërtimit të një ballkoni, në pjesën anësore të shtëpisë ku banonin viktimat.

Si pasojë e këtij bllokimi, ato u helmuan nga gazi vdekjeprurës i oksidit të karbonit, që kishte mbushur mjedisin e brendshëm të shtëpisë, nga bojleri që ndezi vetë viktima një natë më parë, për t’u ngrohur, sepse koha ishte ftohur shumë.

Rasti u konsiderua aksidental dhe nuk u shoqërua me ndjekje penale të ndonjë personi.

Rasti i vdekjes së katër turistëve rusë në Shqipëri

Po ngjarja më e rëndë e helmimit vdekjeprurës nga monoksidi i karbonit që ka ndodhur në vendin tonë, padyshim ka qenë ajo e vdekjes së katër turistëve rusë, më datën 15 tetor 2021, në një hotel të fshatit Qerret, të rrethit të Kavajës, për të cilën, një muaj e gjysmë më vonë, në një intervistë telefonike, gjatë një emisioni televiz të gazetares së njohur Klodiana Lala, unë shpjegova aspektet mjekoligjore të këtij rasti tragjik, me katër vdekje.

Kjo bisedë televizive, ndofta e bë shkaku që më shtyu që unë t’i shqyrtoj me më shumë kujdes të gjitha rrethanat, të dhënat hetimore, toksikologjike, mjeko-ligjore të këtyre vdekjeve, të paraqitura në mediat visive dhe shtypin e vendit tonë, duke u mbështetur edhe në përvojën time dhe literaturën e pasur përkatëse.

Madje për t’i plotësuar sa më shumë këto të dhëna, unë u takova edhe me prokurorin, që më tregoi edhe dosjen penale të kësaj ?ështjeje, në lidhje me aspektet mjeko-ligjore të saj.

Sipas dosjes së prokurorisë rezulton se; më 15.10.2021, ora 22.10, është marrë njoftimi se në Qerret, Golem Kavajë, në Hotel “Gloria Palace”, në ambientet e SPA-së, janë gjendur katër persona pa shenja jete, që rezultuan të ishin të katër shtetasve rusë: dy prindër, vajza dhe dhëndëri i tyre.

Itinerari i lëvizjeve deri në vdekjen e tyre ka qenë pak a shumë ky:

Viktimat kanë qenë akomoduar në këtë hotel, që më datën 10 tetor 2021. Pas disa ditëve të qëndrimit në hotel, më 15.10.2021, kanë udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut dhe në orën 10.07 kanë kaluar kufirin e Qafës së Thanës; Atje ata janë ushqyer dhe po atë ditë, në orën 17.07, kanë hyrë përsëri në Shqipëri, nga pika kufitare e Tushemishtit. Janë ndalur vetëm në Librazhd, ku janë ushqyer përsëri. Në orën 20.00, janë kthyer në hotel ku kishin prenotuar ambientet e SPA-së, që një ditë më parë, dhe kanë porositur për disa ushqime, që të çoheshin në dhomat e tyre. Ata janë gjetur të vdekur në ambientet e SPA-së nga personeli i hotelit.

Pas njoftimit nga hoteli, u krye menjëherë, nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, këqyrja e vendit të ngjarjes. Kufomat u gjetën në katin përdhe (kati 0) të godinës së hotelit, ku në anën veriore të këtij kati, ndodhet zona e pishinës së ngrohtë dhe SPA-së. Të vendosur në një ambient me përmasa 22.2 -8.4 m., në qendër të të cilit ndodhet pishina, me përmasa 11.5 x 6.5 m., me volum 60 muji.

Në skajin veri perëndimor të këtij ambienti, gjendet e vendosur, sauna e cila në momentin e këqyrjes, rezulton në punë dhe në pultin e saj, lexohet shënimi elektronik 19.14 dhe temperature 63 gradë celsius. Përreth perimetrit të pishinës, gjenden të vendosura radhazi shezllone plastike, me ngjyrë të bardhë.

Në cepin veri-lindor të pishinës, pranë shezlongut të parë në radhë, përdhe, gjendet e shtrirë në mënyrë të ?rregullt, kufoma e një shtetasi mashkull, i identifikuar më pas si ajo e shtetasit S. B.

Në anën lindore të pishinës, në mesin e gjatësisë së saj, gjenden pranë njëra-tjetrës, dy kufoma të tjera, një mashkull dhe një femër, e identifikuar si N. B. dhe N. B. dhe këto dy kufoma, të shtrira në gjendje të çrregullt. Në anën perëndimore të pishinës, në shezllongun e mesit, gjendet e shtrirë dhe pa asnjë shenjë jete, kufoma e shtetases E B.

Nga këqyrja e jashtme e kufomave, tek asnjëra prej tyre nuk u vërejtën dëmtime të jashtme trupore (shenja dhune).

Nga ambienti i vendit të ngjarjes u morën në cilësinë e provave materiale, dy telefona celularë të viktimave dhe veshjet e përdorura prej tyre. Në vijim nga uji i pishinës, u morën konform procedurave standarde, për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik, dy kampione uji, të ndarë nga njëri-tjetri, një për ekzaminim me volum 1000 ml. dhe një për ruajtje, volum 100 ml.

Gjithashtu u morën për ekzaminim të mëtejshëm edhe dy kampionë pluhur, në dukje si klor që përdoret për dezinfektimin dhe përpunimin e ujit të pishinës; kampionët e klorit u morën të ndara në masën nga 100 ml. secila, një për analiza dhe tjetra për ruajtje. Gjithashtu nga dhomat në të cilat ishin akomoduar viktimat, u morën për ekzaminime të mëtejshme produktet ushqimore dhe mbetjet e tyre, me qëllim që ato të ekzaminoheshin.

Ditën tjetër, më 16.10.2021, u krye autopsia e katër viktimave. Në ekzaminimet mjeko-ligjore të tyre u vunë re shenjat karakteristike të vdekjeve asfiktike, si dhe ngjyra e kuqe e çelur e indeve, në të katrë viktimat. Këto të dhëna, jepen në aktet përkatëse mjeko-ligjore, të shoqëruara me analizat toksikologjike, që rezultuan që gjaku i tyre, përmbante onoksid karboni, në shifrat 75 – 80 %.

Rezultatet mjeko-ligjore të këtyre katër vdekjeve, u shpallën kur kishte kaluar më shumë se një muaj, nga ndodhja e kësaj ngjarjeje tragjike. Kështu që gjatë muajit të parë pas këtyre vdekjeve, u dyshua më shumë për një helmim nga klori, ose avujt e tij, një helmim ushqimor, apo biologjik, etj.

Mjaft kohë më pas, është kryer edhe një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja, për të përcaktuar, nëse CO në ajër ka ardhur si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit siç duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera. Nga kryerja e tij, nuk u arrit ndonjë rezultat.

Pikërisht, në intervistën e dhënë prej meje, në dhjetor të vitit 2021, unë shpjegova, midis të tjerave:

Monoksidi i karbonit (CO), i dalë në rezultatet e ekspertizës është një nga helmet më të rrezikshme dhe në momentin që ai lidhet me hemoglobinën, bëhet vdekjeprurës. Vdekja e tyre ka ndodhur për arsye se problemi në kaldaja, duhet të jetë shumë i rëndë, që vdiqën të katër bashkë. Monoksidi i karbonit është një gaz pa erë e peshë sa të ajrit dhe formohet kur ka djegie. Ai konsiderohet një nga helmet më të rrezikshme dhe më të përhapura. Ka si veti që të lidhet, me hemoglobinën e gjakut.

Në rastet kur futet monoksidi në trup, nëpërmjet frymëmarrjes, ai lidhet me hemoglobinën e rruazave të kuqe të gjakut, dhe kjo lidhje me të, është 250 herë më e fuqishme se ajo me oksigjenin. Varet nga sasia e gazit të oksidit të karbonit, në vendin ku ndodhet njeriu. Oksigjeni zëvendësohet me këtë gaz dhe shfaqen shenjat e helmimit, me dhimbje koke, marrje mendsh. Ka edhe një lloj euforie, e ngjashme me dehjen. Pastaj kalohet në fazën e dytë, ku njeriu ka pamundësi në të lëvizur, pastaj bie në koma dhe vdes.

Në rastin konkret, fakti që këta katër viktima të gjetura të vdekura në të njëjtën ambient, gjaku i të cilave përmbante CO në sasi shumë të lartë, e vërteton në mënyrë të saktë; që vdekja e tyre ka ardhur nga helmimi, me oksid karboni.

Viktimat në këto vdekje, paraqiten me një ngjyrë të të kuqe të çelur të trupit të tyre, e ngjashme me atë njeriut të gjallë, siç u gjetën edhe në këtë ngjarje.

Në momentin kur kanë hyrë punonjësit, ambienti është pastruar. Këtu është diçka që duhet parë me kujdes, fakti që këta vdiqën të katërt, tregon se mundësia për një defekt në kaldajë, të jetë shumë e madhe”.

Në të vërtetë, arsyeja kryesore, që unë po e bëj përsëri këtë analizë mjaft të hollësishme të këtij rasti, është se kjo ngjarje e rëndë vdekjeprurëse, kur ka kaluar një kohë e gjatë, vazhdon të mbetet ende e pazbuluar, në lidhje me rrethanat dhe shkakun e këtij helmimi.

Në fillim unë dua të theksoj punën e ekipit të ekspertimit të Institutit të Mjekësisë, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë mjaft vite më parë, i cili arriti të përcaktojë me saktësi, si shkaktar të këtyre katër vdekjeve: helmimin nga CO (oksidi i karbonit).

Përveç kësaj, unë po përmend edhe të dhënat e literaturës së huaj, sipas të cilës, vdekjet nga helmimi me CO, të ndodhura në mjediset e mbyllura të pishinave dhe saunave të hoteleve, kanë ndodhur në mjaft raste në SHBA-ës, për shkak të defekteve të pajisjeve ngrohëse dhe atyre të ventilimit, të mjediseve të mbyllura të këtyre pishinave.

Por cilat janë të metat, që mund të kenë ndikuar negativisht në mos zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje ,në fshatin Qerret të Kavajës?

– Së pari, për këtë rast tragjik, u mendua menjëherë në fillim, për vdekje të ndodhura kryesisht nga helmimi me klor, ose avujt e tij, helmim ushqimor, ose biologjik, etj. Kështu, me aq sa kam arritur të verifikoj, nga të dhënat e marra prej meje në Prokurorinë e Kavajës dhe atyre paraqitura në shtyp, në këqyrjen e vendit të ngjarjes, menjëherë pas ndodhjes së saj, nuk rezulton të jenë parë dhe kontrolluar instalimet, për ngrohjen e mjediseve të brendshme të pishinës dhe saunës të hotelit: kaldaja ngrohëse e instaluar përjashta hotelit, me tubacionet e saj, sistemi i ventilimit, etj.

– Së dyti, ka një vonesë të pashpjegueshme, mbi një muaj, në shpalljen e rezultateve të plota të autopsive të viktimave, që përmbajnë edhe ekzaminimet toksikologjike përkatëse, për zbulimin e shkaktarit të vërtetë të këtij helmimi të rëndë, ndërkohë që rezultatet e ekzaminimeve toksikologjike, të vdekjes të shkrimtarit Francez Emil Zola, i kryer 120 vite më parë, e kanë zbuluar dhe shpallur në shtyp këtë helmim, shumë shpejt, vetëm 2-3 ditë, pas vdekjes së tij.

Ndërsa në rastin e vdekjes së katër turistëve rusë, gjatë kësaj periudhe mbi një-mujore, u kërkua kryesisht për helmim nga klori dhe avujt tij. Më vjen keq, ta deklaroj konstatimin e këtyre të metave, që kanë ndikuar padyshim në mos zbulimin e plotë të kësaj ngjarjeje, të cilat mund të kenë ndodhur, për arsye të ndryshme.

Unë po i shpall ato, sepse ky është një rast i rëndë, me katër jetë njerëzore të humbura, për të cilat mjekësia ligjore, një shkencë e vënë në shërbim të interesit kolektiv dhe drejtësisë shoqërore, së bashku me organet përkatëse të drejtësisë, kanë detyrimin, që t’i sqarojnë këto vdekje, në të gjitha detajet e tyre. Për fat të keq, për këtë ngjarje tragjike, Prokuroria e vendit tonë, ka pezulluar hetimet e mëtejshme.

Memorie.al                                                  

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968

Nga Kastriot Dervishi

Ka hapur një polemikë jo të vogël në vitet e tranzicionit, një artikull i botuar vite më pare, në revistën “Në shërbim të popullit” (organ i dikurshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme), nga Nuri Mehmeti, me titull “Kur hidheshin themelet ekonomike të pushtetit popullor”. Ky shkrim, është botuar në faqet 14 – 15, të numrit të gushtit 1984, në revistën në fjalë, me okelion “40 vjet çlirim, rrugë lufte e fitoresh”!  Polemikat e mëvonshme në lidhje me këtë artikull lindën pasi shifra prej 43.816.682 monedhash ari që përmendej në artikull, e grabitur nga Sigurimi i Shtetit, ishte një shifër zyrtare.

-PSE SHKOI ARI NE BASHKIMIN SOVJETIK?!

Një tjetër problem që ka të bëjë me arin shqiptar, është edhe sasia e arit që ka shkuar në Bashkimin Sovjetik, në vitin 1954, në shkëmbim të një sasie gruri. Një praktikë e tillë, që mbase mund të ketë ndodhur edhe herë të tjera me Bashkimin Sovjetik, thuajse nuk ka ndodhur kurrë, për blerje mallrash ushqimorë. Kështu, sipas vendimit nr 144, datë 2 shkurt 1954, “Mbi importim mallrash për tregun special”, të Këshillit të Ministrave, në Bashkimin Sovjetik, ka shkuar një sasi prej 224,4 kg. ar. Vlen të theksohet se, e gjithë procedura e kalimit të arit në Bashkimin Sovjetik, ka qenë tejet sekrete. Pse duhej të ishte sekrete, nga kush ruheshin udhëheqësit komunistë?

Në vendimin në fjalë thuhet:

“1-Ministria e Tregtisë dhe Komunikacioneve, të importojë mallra nga BRSS-ja për tregun special, për një vleftë prej 1.000.000 (një milion rubla).

2-Ministria e Financave, ngarkohet të bëjë likuidimin e shumës së sipërme, në kundra vlerë me monedha ari.

3-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

-RELACIONI SEKRET I BANKËS SE SHTETIT SHQIPTAR, ME 27 DHJETOR 1954

Në lidhje me ketë, Banka e Shtetit Shqiptar, në relacionin tepër sekret, dërguar Këshillit të Ministrave thotë:

“Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 144, datë 2 shkurt 1954, është vendosur që të importohen nga BRSS-ja, mallna për tregun special, për një shumë rreth 1.000.000 rubla. Vlefta e mallnave, do të likuidohet me monedha ari. Sipas të dhënave kontabël, vlefta e mallnave të mbërritura, kapin shumën prej 945.615,58. Nga ana jonë, para se të bëhej likuidimi i vleftës së mallnave të mbërritura, për tregun special, i kemi kërkuar Bankës së BRSS-së, çmimin e blerjes së arit, e cila njofton me letrën e saj, datë 10 prill 1954, nr. 75001, se 1 gram ar, 1000/000, është 4.45 rubla.

Në bazë të çmimit të ofruar nga Banka e BRSS-së, është llogaritur vlefta e 1.000.000 rublave. Për likuidimin me çmimin 4.45 rubla, 1 gram ar fino, nevojiteshin 38.701.75 napolona ari, me peshë nominale bruto, 6.4516 gr., baraz me gram ar, 1000/000; 5.80645.

Në bazë të urdhrit tuaj, është përgatitur një fuçi e cila përmbante 39 qese, prej të cilave, 38 qese përmbanin 1000 copë napolona dhe qesja nr 39, përmbante napolona, copë 701.75, me një peshë kompesive bruto, 250.679 gr. dhe me peshë neto nominale, 249.691, fuçia ka qenë e vulosur në rregull.

Sipas marrëveshjes që kemi patur me përfaqësinë tregtare të BRSS-së, ja dorëzuam personalisht kapitenit të vaporit “Chiaturi”, i cili na dorëzoi konoshamenton, të firmosur rregullisht për marrjen në dorëzim. Banka e BRSS-së, na konfirmon marrjen në rregull të fuçisë, me telegramin e saj, datë 6 tetor 1954.

Banka e BRSS-së, me letrën e saj, datë 3 dhjetor 1954, na njofton marrjen e fuçisë, si dhe gjetjen në rregull të sasisë së arit, të dërguar me këto diferenca.

a- Përsa i përket qeseve ishin në rregull me përmbajtjen e tyre, si copë, d.m.th., se ka marrë në dorëzim, copë napolona 38.700, 75, me të vetmin ndryshim, se nuk ka marrë për bazë peshën nominale, por peshën efektive, kështu që ka rezultuar një diferencë, ma pak gram ar bruto, 850.907 (me përmbajtje 900/1000), baras me ar 1000/1000 gram, 765.81. Nënkuptohet se, prej përdorimit, napolonat kanë një konsumim, rregullisht duhet të merret pesha e tyre efektive dhe jo një nominale, kështu që çdo napolon ar, ka një konsum peshe, prej 0.022 me përmbajtje 900/100.

b- Kalkulimi i arit të marrë në dorëzim nga Banka e BRSS-së nuk e ka llogaritur me çmimin që na ka ofruar, në bazë letrës së saj, datë 10 prill, d.m.th., i gram ar, 1000/1000 rubla 4.45, por 4.50.

Banka e BRSS-së, për 38.701,75 napolona ar, duke u bazuar në peshën efektive, nxjerr si përfundim 223.956 gram ar, 1000/1000 me çmimin rubla 4.50 grami, baras rubla 1.007.803,98.

Vlefta e mallnave të importuara është 945.615,98

Kemi për të marrë rubla…………………..    62.188,40

Por si përfundim i këtij veprimi, kemi këto rezultate:

Napolona 38.701,75 x 326 lek = 12.616.770,50 lekë.

Konvertimi në rubla 1.007.803,98 = 12.597.500.

Diferenca në disfavor tonë 19.220,50 lekë

Sigurimi i arit $ 282 x 50…..lekë 14.100.

Diferenca dhe shpenzime totale lekë…..33.320,50

Si konkluzion, i zbatimit të marrëveshjes dhe të likuidimit kemi këto rezultate:

a- Sasia e arit, u përllogarit me çmim 4.50 grami dhe jo 4.45.

b- U likuidua detyrimi kundrejt BRSS-së dhe mbetet në favorin tone, një sasi rublash prej 62.188,40 për të cilën ju lutemi na njoftoni, që t`i mbajmë në rubla të lira, apo t`i kërkojmë Moskës, konvertim në dollarë.

c- Midis çmimit tonë të blerjes së napolonave ari dhe çmimit të shitjes, kemi një humbje prej lek 19.220,50, në gjithë sasinë e shitur.

ç- Për likuidimin e detyrimit, jemi ngarkuar edhe me shpenzime sigurimi të arit, deri në destinacion, mbasi shitja ishte dorëzim Moskë.

d- Llogaria e Ministrisë së Financave, paraqitet me një tepricë kreditore rubla, prej 62.188,40. Në rast përdorimi do të kreditohet me kundërvlerën në lekë, ose në rast shitje (konvertim në dollarë ose franga zvicerane), në këtë mënyrë mbyllet llogaria në fjalë.

e- Përsa i përket shpenzimeve të sigurimit si dhe diferenca e peshës, kemi debituar llogarinë e Ministrisë së Financave (Llogari provizore në lekë).

BANKA E SHTETIT SHQIPTAR

Drejtoria e Përgjithshme

Tiranë më 27 dhjetor 1954

– A ËSHTË DEPOZITUAR NJË PJESE E ARIT NE BASHKIMIN SOVJETIK

Ish z/drejtori i Bankës së Shtetit, në vitet 1947–1950, Pjetër Deda, në vitin 1991, ka botuar disa artikuj, në gazetën “Republika”. Në njërin nga këto artikuj, atë të datës 12 maj 1991, ai hedh dyshime rreth sasisë së arit të ndodhur në Thesarin e Shtetit, në vitin 1949. Sipas tij, sasia që ai ka parë këtë vit, ka qenë shumë herë më e vogël, se sa mund të ishte, apo mund të mendohej. Vetë zoti Deda, shtron pyetjen se; ku ka qenë depozituar gjithë ajo sasi floriri të sekuestruar?! Sipas tij, enigma zgjidhet nga vetë Banka e Shtetit Shqiptar, po të verifikohen të gjitha hyrje – daljet e Thesarit.

Po ashtu, ai thotë se; në vitin 1948; ka pasur fjalë se thesari; ishte depozituar në Bashkimin Sovjetik; për shkak të sigurisë dhe pozicionit gjeografik të Shqipërisë. Si argument shtesë, z. Deda, pyet se; pse u tregua aq i mirë Hrushovi me Shqipërinë në vitin 1959, kur i fali të gjitha borxhet.

-A IA FALI HRUSHOVI VËRTET BORXHET SHQIPËRISË?!

Më 25 maj – 4 qershor 1959, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe kryeministër i këtij vendi, Nikita Sergejeviç Hrushov, në krye të një delegacioni partiak dhe qeveritar sovjetik, bëri një vizitë në Shqipëri. Në këtë vizitë, Hrushov u shoqërua nga Muhitdinov (anëtar i Presidiumit dhe sekretar i KQ të PKBS-së), R. Malinovski (ministër i Mbrojtjes), N. Firjubin (zv/ministër i Punëve të Jashtme), A. Bulgarov (sekretar i KQ të Bashkimeve Profesionale), F. Dumbatze (sekretare e KQ të PK të Gjeorgjisë), D. Rasulov (sekretar i KQ të Taxhikistanit), S. Vizarov (zv/kryeministër i Azerbaxhanit) dhe I. Vinogradov (zv/drejtor drejtorie në MPJ).

Para ardhjes së delegacionit të lartë sovjetik, kishte qenë në Bashkimin Sovjetik edhe një delegacion i lartë partiak dhe qeveritar nga Shqipëria. Pikërisht, me rastin e Vitit të Ri 1959, Enver Hoxha, e përmend këtë fakt, në përshëndetjen që ai i drejtoi popullit shqiptar. Në lidhje me këtë dhe me sasinë e rublave të kredituara nga Bashkimi Sovjetik, ndër të tjera, Enver Hoxha, thotë në përshëndetjen e tij:

“….Javët e fundit, një delegacion i Partisë dhe i qeverisë sonë, ishte në Moskë. Ai u prit kurdoherë me një dashuri të jashtëzakonshme nga Komitetit Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe qeveria sovjetike. Më lejoni t’ju komunikoj se, u desh vetëm gjysëm ore bisedim, në mes të delegacionit tonë dhe të shokëve sovjetikë, me në krye shokun tonë të shtrenjtë, Nikita Sergejeviç Hrushovin, që të gjitha kërkesat tona shumë të mëdha, për ndihmë nga ana e Bashkimit Sovjetik, për 5-vjeçarin e tretë, të zgjidheshin plotësisht dhe në mënyrë të kënaqshme.

Bashkimi Sovjetik, përveç ndihmave kolosale që i ka dhënë vendit tonë në të kaluarën, për të cilat ju jeni plotësisht në dijeni, na dha një kredi të re, prej 300 milion rublash, për 5-vjeçarin e tretë, ai na akordoi edhe 35 milion rubla të tjera, vetëm për zhvillimin e naftës, gjatë këtyre dy vjetëve të fundit të 5-vjeçarit të dytë, si dhe një seri dhuratash, për zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës, që vlerësohen në 10 milionë rubla.

Kjo ndihmë kolosale, bujare, internacionaliste, nuk mund të jepet veçse frymëzuar nga ndjenja e lartë internacionaliste dhe nga dashuria e zjarrtë, që ushqejnë populli sovjetik dhe Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, për popullin dhe për Partinë tonë. Kjo ndihmë, është garanci jashtëzakonisht e madhe, për zhvillimin në një shkallë të gjerë të ekonomisë dhe të kulturës së vendit tonë, ashtu siç ka thënë shoku Hrushov, një kopsht të lulëzuar.

I gjithë populli ynë, me mirënjohje të pakufishme, i drejton sot falenderimet më të zjarrta, Bashkimit të lavdishëm Sovjetik, partinë mëmë komuniste të Bashkimit Sovjetik, Komitetit Qendror të saj dhe shokut Nikita Hrushov. Ne i sigurojmë popujt vëllezër, se me ta jemi të lidhur përjetë me një miqësi dhe besnikëri, që nuk do të ketë mortje kurrë….” (marrë me shkurtime nga gazeta “Zëri i Popullit”, e datës 1 janar 1959).

Pikërisht në një atmosferë të tillë pritej të zhvillohej vizita e Hrushovit në Shqipëri. Ajo që të çudit në këtë rast, është deklarimi nga ana e Enver Hoxhës, e një shumë kreditimi prej 300 milion rublash, për 5-vjeçarin e tretë, teorikisht fillonte në vitit 1961. Përsa i takon “faljes” së borxheve Shqipërisë, nga Hrushovi, gjatë vizitës së fundit në Shqipëri, duket që është fjala, për shumat e tjera që përmend Enver Hoxha.

Këtu, kemi parasysh faktin se; për 1 milion rubla, nga Thesari i Shtetit Shqiptar, dolën 224.4 kg. ar. Po të vazhdojmë me të njetën logjikë, i bie që; për 35 milion rubla, të paguhen 7.854 kg ar. Po të shtojmë këtu edhe 10 milion rublat e tjera, që thotë Enver Hoxha, atëhere i bie që, për këto dy “kredi”, Bashkimi Sovjetik, t`i ketë marrë Shqipërisë, rreth 10 ton ar. Mund të duket shumë një sasi e tillë ari, por gjithsesi, në raport me minimumi 320 ton ar, të grabitur nga komunistët pas Lufte, ajo është vërtet e vogël.

Qysh ditën kur erdhi Hrushovi në Aeroportin e Rinasit Enver Hoxha deklaroi: “Miqësinë me Bashkimin Sovjetik, populli shqiptar e çmon si thesarin më të shtrenjtë….! Miqësia jonë, është e fortë si graniti dhe e përjetshme si malet tona…..”! (gazeta “Zëri i Popullit”, 26 maj 1959).

Sikurse shihet, për Enver Hoxhën, nuk ka më rëndësi thesari i vërtetë, sepse thesar për të, na qenka “miqësia e përjetshme”, me Bashkimin Sovjetik. Dhe kjo përjetësi, u pa shpejt. Në atë kohë kur Hrushovi vizitoi Tiranën, pala shqiptare në bisedime, përbëhej nga: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Liri Belishova, Manush Myftiu, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Adil Çarçani, Maqo Çomo, Behar Shtylla dhe nga ambasadori shqiptar në Bashkimin Sovjetik, Nesti Nase.

Pas bisedimeve dhe vizitave të ndryshme në mbarë Shqipërinë, më 30 maj 1959, Hrushovi u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës dhe më 3 qershor 1959, vuri gurin e parë në Pallatin e Kulturës në Tiranë, ku u vendos dhe një pllakatë me fjalët: “Këtu më 3 qershor 1959, udhëheqësi i madh i popullit sovjetik dhe miku i shtrenjtë i popullit shqiptar, shoku Nikita Sergejeviç Hrushov, vuri gurin e parë në themelet e Pallatit të Kulturës, simbol i përjetshëm, i miqësisë së pathyeshme e të përjetshme shqiptaro-sovjetike”.

Marrja e një sasie të sipërpërmendur të arit nga ana e Bashkimit Sovjetik, është edhe një tregues tjetër që tregon, nga njëra anë mungesën e solidaritetit në kampin socialist dhe nga ana tjetër, dijeninë që kanë pasur sovjetikët, për arin shqiptar. Gjithashtu, është për t’u kujtuar që; fill pas prishjes së madhe shqiptaro-sovjetike, nuk u pa ndonjë presion i madh për të kërkuar “borxhet”, nga ana e Bashkimit Sovjetik.

Ndonëse publikisht, u tha se ato u falën në vitin 1959, prap, mund të ishte ndonjë sasi tjetër e marrë pas këtij viti, duke pasur arin në mes. Duket që të dy palët, nuk kanë dashur të bëhet publike çështja e arit, pasi ishte e dëmshme për të dyja palët. Për palën shqiptare, merrej vesh dërgimi i arit në Bashkimin Sovjetik dhe për palën sovjetike, dilte në pah pazari, për të marrë arin shqiptar.

-KU SHKUAN 8 TON AR DHE ARGJEND NE VITIN 1968…?!

Në vitin 1968, ka qenë i vetmi moment, kur regjimi komunist preu monedhat përkujtimore prej ari dhe argjendi, në kuadër (siç u tha) të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Në lidhje me këtë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, nxori një dekret të posaçëm, më 16 janar 1968.

Në lidhje me këtë pike, u bë ky diskutim në Presidiumin e Kuvendit Popullor:

Haxhi Lleshi:……Mendoj që, si pikë të parë të fillojmë me shqyrtimin e projekt-dekretit, për prerjen e monedhave përkujtimore prej ari dhe argjendi, mbasi kemi edhe Aleks Verlin (në atë kohë ministër i Financave – shënim).

Tonin Jakova: Ky italiani që e merr përsipër këtë (prerjen – shënim) sa fiton? A është në marrëveshje se sa do të fitojë? Cili është çmimi i arit monedhë, në drejtim me monedhën e zakonshme? A do të bëhen edhe medaljone të tjera përkujtimore apo, vetëm në këtë rast? Pastaj, kush do t`i shesë, do t`i shesë ai nën kontrollin tonë?

Gogo Nushi: Ky propozim për shembull që bën ai, a janë të lidhura si numër e si vlerë? A është sugjerim i yni apo i atij? Ata janë ekspertë, janë specialistë për këto punëra, prandaj, një gjë duhet ta dimë, që të jemi të ndërgjegjshëm, se nuk i hyjnë kësaj pune, për të popullarizuar Skënderbeun. Për shembull, ata i lidh interesi i fitimit.

Aleks Verli: Kësaj pune i hyjmë për herë të parë. Duke parë që shpesh herë të huajt, na kanë kërkuar të tilla monedha përkujtimore, jo vetëm prej ari, por edhe prej argjendi e bakri, na nxiti që t`i hyjmë një pune të tillë. Nga propozimi i bërë nga ky, pamë mundësinë që, mund t`i hynim një pune të tillë.

Nga propozimi i bërë nga ky, pamë mundësinë që mund t`i hynim dhe çdo gjë dhe se kjo mund të jetë me leverdi për ne. Ky i merr të gjitha përsipër, ndërsa nga ne, kërkohet autorizim zyrtar. Tani e kujt është leverdia më e madhe? – Kuptohet e atij, këtë e dimë dhe jemi koshientë, sepse ai niset nga qëllimi i fitimit, pasi këto monedha, shiten dyfishin e vlerës apo më shumë.

Për shembull, 10 lekëshi, në qoftë se e ka vlerën 1 dollar, ai do ta shesë 4 dollarë. Këta, bëjnë katalogun e monedhave të ndryshme, që i shpallin me vleftën për secilën monedhë. E mbajnë vlerën e monedhës, sipas kursit zyrtar. Leku jonë, është 0.177 të mijtat e gramit ar, d.m.th., me kursin ligjor, kështu llogaritet, por që këtu, nuk e kemi shpallur, se pse monedha ari në para, nuk kemi. Po kështu, edhe vendet socialiste nuk e kanë…..!

Haxhi Lleshi: Po vendet e tjera socialiste, kanë nxjerrë të tilla?

Aleks Verli: Nuk na del që të kenë nxjerrë. Na del që, të ketë nxjerrë Mao Ce Dunin, por në medaljon, është ndryshe, nuk i japin llogari askujt. Ndërsa për të nxjerrë para, nuk mund të bëjnë shtypjen, në qoftë se nuk marrin autorizimin nga vendi përkatës. Sipas llogaritjeve, del që 30 % të fitimeve, ai na i jep neve, 20 % i ka shpenzime, pastaj bankat, ryshfetet që kanë etj. A mund të bëjmë monedha të tjera përveç këtyre? Mund të bëjmë. Tani për tani këto menduam. Në lidhje me afatin e shitjes, ai na kërkon afat 4 – 5 vjet, ndërsa ne, i thamë deri në 3 vjet. Mendojmë se brenda 3 vjetëve, mund të shiten.

Tonin Jakova: Sa është gjithsej sasia e arit?

Aleks Verli: Është rreth 80 – 82 kv. ar. Tani nga ana teknike, a i kemi mundësitë, që të mos abuzojmë? Në në marrëveshje, kemi arritur që këto monedha, të dalin nga 5 shtëpi të njohura, dy në Itali, një në Francë, një në Zvicër dhe një në Gjermaninë Perëndimore. Të drejtën e kontrollit e kemi, por ka një gjë tjetër, se këto ruhen shumë nga komprometimi.

Tonin Jakova: Në qoftë se i kemi mundësitë, a nuk mund t`i bëjmë vetë këto monedha?

Aleks Verli: Vetë nuk i kemi mundësitë. E kemi të zorshme se është hera e parë që bëhet, pastaj këto janë shoqëri që njihen, kanë degët e tyre, kanë agjentët e tyre, njihen me gjithë bankat e botës.

Haxhi Lleshi: Shpjegimet, më duket janë të qarta. Këta të financës, e kanë parë, qeveria e ka parë, interes, siç paraqitet, kemi. Prandaj mendoj që duhet ta aprovojmë dekretin…”!

Në lidhje me këtë, kemi shfletuar edhe “Gazetën Zyrtare” të vitin 1968, e cila qysh në numrin 1 të saj, në faqet 2 dhe 3 të saj, përmban dekretin nr. 4358, “Mbi prerjen e monedhave përkujtimore, prej ari dhe argjendi”. Sipas nenit 1 të këtij dekreti, autorizohej Banka e Shtetit Shqiptar, të priste një seri të jashtëzakonshme, monedhat përkujtimore prej ari dhe argjendi. Sipas nenit 2, këto monedha, kishin “kurs ligjor dhe fuqi çliruese, për rregullimin e të gjitha detyrimeve, obligacioneve dhe transaksioneve publike e private.

Në nenin 3 të dekretit, monedhat prej ari, do të priteshin me përmbajtje ari të thjeshtë, 900/1000 dhe lidhje argjendi e bakri 100/1000. Këto prerje, do të ishin 20, 50, 100, 200 dhe 500 lekë. Nga ana tjetër, monedhat prej argjendi me përmbajtje argjendi të thjeshtë, 1000/1000, ishin të prerjeve 5, 10 dhe 25 lekë.

Nga pesha bruto, në gram e monedhave, vihet re se, më tepër peshon monedha 500 lekëshe, me 98.74 gram dhe me diametër 55 milimetra. Për këto monedha, neni nr. 5 i dekretit në fjalë, parashikonte numrin progresiv, nga 1 – 12.000.

I gjithë procesi i prerjes së monedhave dhe më pas i shitjes së tyre, ka kaluar nëpërmjet një labirinthi, aspak transparent. Të bën përshtypje fakti që, për një ngjarje të tillë simbolike, nuk shpenzohet një sasi simbolike ari, por një sasi e tillë, që afërsisht, është sa e gjithë sasia e arit, që ka hyrë në thesar nga viti 1944, e deri në fund të viti 1990. Kështu, duhet të pohojmë që; shuma totale e arit të futur (zyrtarisht) në thesar; është 8.839 kg., nga e cila, më 31 dhjetor 1990, kishin ngelur 1.239 kg.

Në asnjë vend të botës, nuk është parë shpenzimi total i thesarit, për të prerë monedha, në një rast të caktuar festiv. Aq më tepër, që monedha në fjalë, i është shmangur tërësisht qarkullimit të brendshëm.

Memorie.al

Nëntoka shqiptare e parë nga një inxhinier shpimi, sa të pasur jemi?

Jeta e një shpuesi pusesh nafte. Si punohej në industrinë e naftës përpara viteve ’90.  Të gërmosh metër për metër tokën drejt thellësive të panjohura për të arritur objektivat  e ngarkuara, për të nxjerrë nga thellësitë e nëntokës, atë që fshihej në shekuj, naftën, gazin kondensat apo gazin e pastër. Rrëfimi i Vlashi Filit,  inxhinieri 80-vjeçar që jeton në Filadelfia

Nga Entela Resuli

Në vendin tonë ka shumë njerëz të cilët para viteve ’90 kanë ushtruar një profesion që e kanë dashur shumë. Kanë punuar dhe kanë dhënë për të vitet më të bukura të jetës, rininë.  Të kesh punuar për 30 apo 40 vite në një sektor të caktuar, në një vend si Shqipëria, e izoluar,  me kërkesa dhe ambicie për t’u bërë superfuqi, duhet të kesh qenë shumë i duruar dhe pasionant në atë që bën.

Ka nga ata që kanë zbuluar për herë të parë vendburime nafte në vendin tonë dhe zemra e tyre ka gufuar së bashku me shpërthimin e arit të zi. Një prej tyre, është edhe Vlashi Fili. Inxhinieri i njohur, që 30 vite të jetës ia kushtoi nëntokës shqiptare sot jeton në Filadelfia, SHBA. Ka mall për vendlindjen, aq më tepër që ka prekur çdo cep të Shqipërisë. I njeh mirë damarët ku qarkullon naftë në 28 mijë kilometrat katrorë të vendit tonë.

Kurioziteti për këtë lëng të çmuar, por edhe për të mësuar më shumë rreth jetës së një profesionisti gjatë sistemit, përpara viteve ’90 na çoi te Fili në Filadelfia, ku është vendosur së bashku me familjen e tij qysh nga viti 2000. Në këtë intervistë, inxhinieri kujton fillimet e tij dhe na rrëfen disa detaje interesante për naftën që gjendet në nëntokën tonë

-Z. Fili, cilat janë fillesat e tuaja në naftë dhe pse iu futët kësaj pune?   

Fillesat e mia në naftë kanë qenë direkt nga viti 1956 kur unë nisa studimet në shkollën e mesme të naftës që ishte hapur para disa vitesh në qytetin tim të lindjes, por edhe indirekt. Unë jam lindur dhe rritur në qytetin naftëtar të Kuçovës dhe me sa duket edhe këtu duhen gjetur fillesat e mia si naftëtar i mëvonshëm apo saktësisht si specialist i shpimit të puseve të naftës e gazit.

– Përse iu fute kësaj pune?

Që të jem i sinqertë duhet të them se fillimisht isha i detyruar dhe ishte detyrimi i parë në jetën time. Mua më pëlqente të shkruaja. Gazeta e murit e klasës time në 7-vjeçare, pasurohej shpesh me shkrimet e mia. Për kuriozitet mund të them se shkrimi i parë në këtë gazetë ishte për një top futbolli që unë bleva, jo pa probleme financiare të familjes time. Ishte një shkrim pak më shumë se gjysmë faqe, pra jo i gjatë, por që tërhoqi vëmendjen e mësuesit tim kujdestar, shokëve dhe shoqeve të klasës time, por edhe të klasave të tjera që vinin e lexonin me kërshëri. Pra dëshira ime fillestare ishte që të merrja këtë rrugë. Me mbarimin e klasës së shtatë, më doli e drejta e bursës për në Teknikumin e Naftës, por atje nuk kisha dëshirë të shkoja. Kështu që ndenja një vit pa shkollë. Kur edhe vitin tjetër drejtuesit e qytetit këmbëngulën që unë duhet të vazhdoja Teknikumin e Naftës, “u dorëzova” dhe fillova atë shkollë. Kjo nuk do të thotë se në vazhdim unë nuk e desha specialitetin që mora. Atë e “dashurova”, i fala jetën time, punën, mundin, djersën, dijet e mia që mora më vonë dhe gjithçka kisha.

-Ishte shkolla një vend ku merrje njohuri mjaftueshëm për atë çka të priste më vonë, apo praktika ishte tjetër shkollë…?!

Njohuritë, e para të këtij specialiteti i mora në Teknikumin e Naftës e më vonë në Degën e Naftës të Fakultetit Gjeologji–Miniera në Universitetin e Tiranës, nga pedagogë shumë të përgatitur në shkollat jashtë Shqipërisë si në Francë, ish Bashkimin Sovjetik, Rumani apo Çekosllovaki.   Këtu dua të theksoj se tjetër është shkolla dhe tjetër është praktika. Kjo e dyta është një shkollë e madhe, ku çdo specialist mund të mësojë shumë më tepër. Shkolla të mëson kriteret bazë, si duhet të veprosh në jetë, si t’i kapësh problemet e specialitetit më shpejt e t’u japësh rrugë atyre në mënyrë shkencore, por hollësitë t’i mëson praktika, vështirësitë dhe problemet që takon atje. Sado që shkolla të mëson se si duhet t’i zgjidhësh problemet që takohen në jetë, është e pamundur që të japë hollësi të plota për praktikën e jetës të specialitetit që ti zgjedh. Kështu më ndodhi edhe mua. Në shkollë mësova gjithçka që më dha ajo, por kur dola në jetë, praktika më mësoi shumë të tjera të cilat plotësuan kuadrin tim si specialist në fushën e shpimeve të puseve të naftës dhe gazit. Unë u përpoqa që ato që kisha mësuar në shkollë t’ia transmetoja edhe brigadave ku punova, por ndërkohë mora prej tyre ato që më mungonin e nuk i kisha bërë në shkollë. Këtu mund të përmend, pa u zgjatur, vetëm një shembull. Punova për disa vjet me të ndjerin Idriz Bregu, që ishte përgjegjës i brigadës ku bëra pjesë edhe unë. Ai respektonte shumë mendimin tim si specialist, por ndërkohë unë mësova më shumë nga ai se sa unë i dhashë atij.

-Përse shteti komunist i asaj kohe e pati parësor zhvillimin e industrisë së naftës?

– Në fillim dua të theksoj diçka. Nafta është aq e fuqishme sa që mund të rrëzojë apo të ngrejë qeveri, mund të ngrejë ekonominë e një vendi nga të dobët ta bëjë të fuqishme. Shikoni vendet arabe çfarë bumi po bëjnë në ekonominë e tyre dhe kjo falë naftës që ata kanë. Është kjo arsyeja, që edhe qeveria komuniste e asaj kohe që lamë, i dha përparësi zhvillimit të industrisë së naftës. Prodhimi i naftës nga viti në vit erdhi duke u rritur dhe paralel rritjes së këtij prodhimi, kuptohet edhe degët e tjera të kësaj industrie. Me prodhimin e naftës prej 2,4 milion tonë në vitin 1974, vendi ynë arriti të jetë i treti në Europë, mbas Bashkimit Sovjetik dhe Rumanisë që eksportonte naftën e prodhuar. Sigurisht me këtë zhvillim të industrisë së naftës, ndodhën edhe poshtërsitë e kohës, pikërisht nga kjo qeveri. Arrestoheshin, torturoheshin për të pranuar ato që nuk i kishin bërë, u bëheshin gjyqe gjoja shembullore, dënoheshin dhe deri ekzekutoheshin specialistë shumë të mirë, me akuza që nuk qëndronin, të cilat jo vetëm që merrnin në qafë specialistët e naftës që kishin zbuluar vendburime të tëra, por fusnin një frikë prej “gogoli” tek të gjithë të tjerët që vazhdonin punën në këtë industri. Përse? Sepse koka udhëheqëse kërkonte gjilpërën në kashtë.

-Ju keni eksperiencë në të gjithë vendin, cila është zona që ka më shumë naftë?

– Natyra e punës në shpimin e puseve të naftës e gazit më ka bërë që të fitoj përvojë. Sa më shumë u përballa me vështirësitë e shpimit të puseve të ndryshëm, aq më shumë lodhje dhe shqetësime më sollën ato, por aq më shumë përvojë fitova në jetë. Së bashku me brigadat e shpimit shpuam puse nga veriu në skajin më jugor të Shqipërisë në kushte shumë të ndryshme nga njëra zonë në tjetrën, nga depozitimet terigjene në ato karbonatike, nga thellësitë e vogla në ato më të mëdha, sa në zona kërkimi që jashtë dëshirës tonë nuk rezultonin me shtresa naftëmbajtëse aq edhe në raste të tjera me shumë naftë. Të gjitha këto na kanë pasuruar me përvojë deri atje sa një specialist shpimi, duke ndjekur shpimin e pusit metër pas metri, mund të krijojë mendimin se ka apo jo naftë aty ku shpohet. Në periudha të ndryshme kohe, zonat më me shumë naftë, ndryshojnë vendet në renditje. Kështu mbas përfundimit të luftës, zona me më shumë naftë ishte ajo e Kuçovës. Deri para vitit 1918 fshati Kuçovë as që njihej fare në ekonominë e vendit. Me zbulimin e naftës Kuçova u vendos në të gjitha hartat e për më tepër edhe në hartat ushtarake. Më pas Kuçova si thashë, ishte zona që prodhonte më shumë naftë dhe mbajti për disa vjet, peshën kryesore në ekonominë shqiptare. Në vitin 1957 u zbulua vendburimi i Marinzës ku edhe ishte zona që prodhoi më shumë naftë. Më vonë u zbuluan, me radhë vendburimet e naftës në shtresat karbonatike si në Visokë, Ballsh, Gorrisht, Kocul etj. të cilat shtuan së tepërmi sasinë e prodhimit të naftës që si thashë më lart arriti në 2,4 milion tonë në vitin 1974. Vitet e fundit është zbuluar naftë në Mbreshtan të Beratit që me sa kam dëgjuar, parashikimet janë për një zonë të fuqishme nafte.

– Duke parë atë që është bërë shekullin e fundit, a ka nëntoka shqiptare më naftë?

– Ndër atë pjesë të popullit tonë që nuk e njeh naftën ka qarkulluar një thashethemnajë, se është një lum nafte nga Rumania deri në Itali dhe që kalon mes për mes Shqipërisë. Kjo është një padije profesionale tek ata që nuk kanë njohuri për kushtet e formimit dhe të grumbullimit të naftës. Por po të mendohet se përse është folur ky thashethem mund të përfundosh në mendimin se ai e ka patur një burim nga ka lindur. Me këtë ajo pjesë e popullit që e ka përdorur, kanë shprehur atë që në Shqipëri ka shumë naftë aq sa ata e quajnë “lum nafte”. Vendi ynë ka naftë shumë jo vetëm në ato zona të pazbuluara që parashikohen naftëmbajtëse, por edhe në zonat që tashmë janë të zbuluara. Le të marrim p.sh. zonën më të vjetër atë të Kuçovës. Së shpejti në  Kuçovë do të festohet 100-vjetori i zbulimit të këtij vendburimi. Pra ka 100 vjet që nga ky vendburim nxirret naftë. Megjithatë, deri më sot nuk është arritur të nxirret as gjysma e rezervave teknike të shfrytëzueshme e aq më pak akoma nga sasia e rezervave gjeologjike të llogaritura në të. Pra edhe në këtë vendburim 100 vjeçar të shfrytëzuar ka ende sasira të mëdha nafte. Më pas harta e vendburimeve të Shqipërisë u zgjerua shumë deri në Jug të vendit, në Krane, Finiq, Delvinë, etj. Po ashtu vendburimet e gazit të zbuluara në zonën pranadriatike u bënë pjesë e të gjithë vendburimeve naftëgazmbajtëse të vendit tonë. Studimet gjeologjike kanë treguar se edhe në zona të tjera, deri edhe në detet Adriatik e Jon, Shqipëria është një hambar nafte e gazi. Tani shtroj një pyetje. Përse Greqia pretendon, pa të drejtë, të marrë zonën detare në detin Jon, që ia dha Sali Berisha dhe Lulzim Basha kur ishin në qeveri? Mos ndoshta ka pak det Greqia që faktikisht është e rrethuar nga dete në tre të katërtat e kufirit të saj? Jo, ajo nuk ka hall për sipërfaqe detare se ka me bollëk, por ajo zonë parashikohet mjaft naftëmbajtëse. Përfundimisht, duke iu përgjigjur shkurt pyetjes suaj, nëntoka shqiptare jo vetëm që është me naftë por me shumë naftë. (Voxnews.al)