Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë mundësisht me Shkodrën e rrethinat në Veri. Pretendimet greke duhen trajtuar me vëmendje, megjithëse janë të ekzagjeruara. Italianët t’i japin Sazanin Shqipërisë”.

Kështu apo pak a shumë kështu, në mënyrë të përmbledhur ishte ajo çka Departamenti Amerikan i Shtetit, në fillimvitin 1945, e përshkruante si pikëpamjen e vet mbi rregullimin territorial të Pasluftës për Shqipërinë.

Pikëpamja në fjalë në fakt gjente një shtrirje më të gjerë, duke skicuar në këtë kontekst edhe të ardhmen e rajonit të Ballkanit e atë të Europës Lindore, e përcaktur kësisoj edhe disa korrektura “të nevojshme” në lidhje me të ardhmen e kufinjve të Bullgarisë, Greqisë, Jugosllavisë, por edhe të Qipros, Turqisë, Rumanisë, Italisë etj.

Situata për Aleatët tashmë dukej tejet pozitive dhe fitorja përfundimtare ishte vetëm çështje kohe e formaliteti. Ajo çka duket interesante, është fakti se për herë të parë kjo mund të shihet pas kaq shumë viteve, si një pikëpamje e shfaqur në mënyrë eksplicite – edhe pse jo në kufinjtë e qëndrimit zyrtar – mbi të ardhmen e kufinjve të Shqipërisë e rajonit.

Kufinjtë shqiptarë, vëmendje themelore

Nëse zhvendosemi në kohë, kuptojmë se këto përçapje për rregullim “të drejtë” të kufinjve, vinin pikërisht në kohën kur fuqitë e mëdha po shkonin drejt dy konferencave që vulosën “de facto” për një kohëzgjatje të konsiderueshme, fatin e shumë kombeve e shteteve të kontinentit.

Pjesa ku flitet për Shqipërinë, duket se përbën edhe thelbin e mendimeve amerikane për të ardhmen e rajonit të trazuar. Materiali që ne kemi shkëputur për botim në DITA, është marrë nga një gazetë australiane (“The Mercury”, 2 janar 1945, fq. 4), e cila në fakt i referohej raporteve të një korrespondenti shumë të njohur të kohës së vet, ikonë e gazetarisë botërore – Cyrus Sulzberger, asokohe i angazhuar për prestigjozen amerikane “New York Times” – me raportimet nga fronti aleat, me qendër në Kajro.

Nga materiali në fjalë, kuptojmë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kristalizuar një program për rregullimin e kufinjve të Europës Lindore, duke përfshirë shkëputje territoresh në favor të Greqisë, ku njëra prej tyre duhej të ishte dhe Qiproja, e cila pas Luftës duhej t’i kalonte kësaj të fundit, duke u shkëputur nga kolonizimi britanik.

Përsa i përket pretendimeve greke mbi kufirin shqiptar të jugut, Departamenti i Shtetit, sipas Sulzberger, i shihte ato si “disi të ekzagjeruara”, megjithëse atyre i duhej kushtuar vëmendje dhe se e nevojshme, jo vetëm në marrëdhënie me Shqipërinë, por edhe me Bullgarinë e Jugosllavinë, bëhej kësisoj vetëm një korrekturë e pjesshme e tyre.

, Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

Nga plani s’preket vetëm TurqiaPo ashtu, sipas Departametit të Shtetit , duheshin siguruar të drejtat e Bullgarisë e të Jugosllavisë për të pasur akses në portin grek të Selanikut. Jugosllavia duhej të merrte nga Italia dhe Austria rajonin e Fiumes e të Zarës, pra ishujt jashtë brigjeve kroate dmth. jugosllave, ndërsa kufinjë e saj të Paraluftës me Hungarinë, Austrinë dhe Rumaninë, thuhej se duhet të mbeteshin ato që kishin qenë.

Më tej në raport thuhej se: Rumania duhet t’i japë Besarabinë dmth. Moldavinë Rusisë dhe jugun e rajonit të Dobruxhës, Bullgarisë, duke u kompensuar me rikthimin e të gjithë rajonit verior të Transilvanisë që do i merret Hungarisë, përveç një copëze të vogël që do vijojë t’i mbetet Hungarisë në rajonin rreth Aradit.

Dukej qartazi se nga ky plan mbeste pa u prekur pra vetëm Turqia, e cila nga fundi i Luftës shihej tashmë si aleate e frontit antinazist dhe që edhe gjatë Luftës nuk kishte vuajtur nga “shkëputje territoresh”, apo pushtim si pak vende europiane në atë kohë, duke ruajtur “pro forma” neutralitetin.

Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

Për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë e të nënvizuar thuhet se: duhet të jetë një shtet sovran dhe duhet t’i jepen pjesë nga Jugu i Jugosllavisë, me një kompensim në formën e shkëputjes së një pjese të territoreve veriore të saj, duke përfshirë mundësisht Shkodrën, që duhet t’i shkojnë Jugosllavisë. Ndërkohë, Italia duhet t’i dorëzojë shqiptarëve, ishullin e Sazanit në Gjirin e Vlorës.

Në raport fillimisht theksohet se pikëpamjet e zyrtarëve amerikanë kanë si synim vendosjen e parakushteve bazë për arritjen e paqes në një rajon të trazuar. Plani përbante tri objektiva: i pari paraqet një rishikim apo një rirregullim të kufinjve në bazë të negociatave direkte të shteteve të përfshira. Objektivi i dytë synonte sponzorizimin e idesë së bashkëpunmimit rajonal.

I treti thuhej se dëshiron të inkurajojë rehabilitimin ekonomik të vendeve të Ballkanit, pasi ata të kenë zgjedhur lirisht qeveri të dala nga vota popullore. Kjo politikë, sipas Sulzberger, duket të jetë shumë më pozitive se sa ajo aktuale.

Planet amerikane, skica “jozyrtare”

Në artikull theksohet se: “megjithëse pikëpamjet e Departamentit të Shtetit janë skicuar në një bazë specifike, në dukje nuk shihet ndonjë këmbëngulje për t’i zbatuar ato domosdoshmërisht në terren”, çka i jepte këtij raporti të drejtën për t’a trajtuar atë thjesht si një pikëpamje jozyrtare, i cili në fakt do të zinte vend pjesërisht në formësimin e Europës së Pasluftës, pas Konferencave të Jaltës ( shkurt 1945) e asaj të Potsdamit (korrik 1945).

Më tej, në raport thuhet se: Shetet e Bashkuara mendojnë se grekët duhet të lejohen të zgjedhin në mënyrë demokratike formën e regjimit, duke votuar mes monarkisë e republikës. Departamenti i Shtetit aprovon shkëputjen e ishujve dodekanezë nga Italia në favor të Greqisë, përveç Castellorizzo-s, i cili duhet t’i shkojë Turqisë. Qipro gjithashtu i duhet dhënë Greqisë.

Në kohën për të cilën po flasim, në Shqipëri kishte filluar punën ajo që njihej si “qeveria demokratike e Tiranës”, megjithëse akoma nuk ishte njohur zyrtarisht as nga SHBA, as nga Britania e Madhe e as nga BRSS. Nga ajo çka tregojnë raportet e mëvonshme, rezulton se paradoksalisht, pikërisht SHBA ishin një hap para BRSS dhe Britanisë së Madhe në njohjen e qeverisë komuniste të Tiranës, duke rekomanduar njohjen kundrejt refuzimit që vinte akoma nga Moska dhe Londra, të cilat do ta bënin këtë përgjatë harkut të dy viteve në vijim.

Çurçilli dhe Stalini: Europa të ndahet, Amerikën nuk e pyesim!

Konferenca e Jaltës, mbajtur në gadishullin e Krimesë në ish-Bashkimin Sovjetik, në datat 4 deri më 11 shkurt 1945, ishte një takim diplomatik i tre krerëve aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i dyti në radhën e atyre që njihen si tri konferencat e mëdha aleate, duke pasuar atë të Teheranit ( 28 nëntor-1 dhjetor 1943) e paraprirë atë të Potsdamit (17 korrik-2 gusht 1945).

Në të morën pjesë tri liderët kryesorë të frontit aleat; Franklin D. Roosevelt (SHBA), Winston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif V. Stalin (ish-Bashkimi Sovjetik). Stalini këmbënguli pikërisht në këtë konferencë, që ndër të të tjera, i gjithë rajoni i Ballkanit, ashtu sikurse vendet Balltike e ato të Europës Lindore (përfshirë këtu fillimisht madje edhe Italinë) duhej të përbënin një unazë sigurie për interesat e Bashkimit Sovjetik, duke formuar një rreth vendesh satelite që do të mbronin kufinjtë e tij.

Dëshirave të tij, dy liderët perëndimorë, i shkuan prapa vetëm pjesërisht. Interesant është fakti se sferat e influencës në Europën Lindore ishin vulosur mes Stalinit dhe Çurçillit “de facto” qysh në Konferencën e Moskës, në tetor 1944, në mënyrë informale, duke anashkaluar pikëpamjet e Francës e sidomos ato të SHBA. Për Shqipërinë aty nuk flitej thuajse fare dhe ajo konsiderohej si pjesë e fatit të Jugosllavisë, e cila në atë letër ishte përcaktuar si e ndarë 50% me 50%, sipas interesave të “të mëdhenjve”.

Pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë u shfaqën me forcë sidomos gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Paqes në Paris (29 korrik – 15 tetor 1946). Përveç argumentave të vjetra rreth Vorio Epirit, Greqia e cilësonte Shqipërinë si pjesë të agresionit ndaj vendit të saj në vitin 1940, kur nisi konflikti italo-grek. Ato u kundërshtuan forcërisht nga kreu i delegacionit shqiptar, ish-Kryeministri Enver Hoxha. Kundrejt tyre, Shqipëria do të mundohej të vinte në pah kontributet e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist dhe krimet e bandave të Napoleon Zervasit kundër popullsisë çame, gjë e cila do të tolerohej nga fuqitë aleate, megjithëse për këtë çështje konferenca autorizoi ngritjen e një komisioni ndërkombëtar.

Ky komision nuk do ta zgjidhte dot këtë çështje, pikësëpari, për shkak të orientimit prolindor të qeverisë së Tiranës, por edhe këmbënguljes britanike në krah të qeverisë greke në kontekstin e luftës civile që po zhvillohej asokohe në Greqi.

*****

Botuar në Dita nga arkiva. Ndalohrt kategorikisht ribotimi i plotē ose i pjesshëm pa citimin e dukshëm dhe korrekt të burimit.

“T’ju vijë tυrρ”- Georgia Meloni përρlaset me deputetin italian në kampin e Shëngjinit: Kemi sjellë legjislacionin evropian këtu! Riccardo Maggi: Po bëni viktimën dhe… (Video)

Ndërkohë që po mbahej konferenca për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Georgia Meloni në Shëngjin, ka ndodhur një incident.

Deputeti italian i partisë opozitare +Europa, Riccardo Maggi ka zgjedhur që të protestojë në formën e tij marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Ligjvënesi italin mbante në dorë një letër ku shkruhej ““jo Guantanamos italiane”, pasi edhe në Itali opozita e vendit e konsideron kampin e emigrantëve si burgu i Guantanamos.

Incidenti ka vazhduar edhe pas përfundimit të konferencës, ku deputeti u përball me kryeministren Meloni ku pati edhe një debat. Ai i kërkoi llogari Melonit, duke thënë se nuk keni shpjeguar si do të funksionojë qëndra e emigrantëve.

“Është një legjislacion europian dhe italian që ne kemi sjellë këtu, por ju nuk donit Piu Europa? Ne kemi sjell legjislacionin europian këtu” iu përgjigj Meloni.

Debati mes kryeministres Meloni dhe deputetit Maggi

Maggi: Keni bërë viktimat për rreth një orë, pashpjeguar si do funksiononte kjo qendër!

Meloni: Ju lutem largohuni (Gardës)

Maggi: Nëse i ndodh kjo një deputeti para kamerave, mund të imagjinoni çfarë do ndodhë personave të shkretë që do jenë të mbyllur këtu brenda.

Meloni: Është një legjislacion europian dhe italian që ne kemi sjellë këtu, por ju nuk donit Piu Europa? Ne kemi sjell legjislacionin europian këtu.

Maggi: T’ju vij turp…

Meloni: T’ju vij turp juve…(Kthehet sërish për t’u sqaruar) Unë ju kuptoj… Unë kam për shumë fushata elektorale… Nuk e dija nëse do isha në Parlament, duhet te tregoja ekzistencën time, por… solidarizohem me ju…

Maggi: Po shpenzoni 1 miliardë dollarë për të bërë një hotspot elektoral. Hiqni kapelën e kandidates dhe vendos atë të Presidentes së Këshillit.

Άksident i rëndë në νend, 20-vjeçari përρΙas tυristen, të dy në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendrën e qytetit në Berat. Raportohet se një motorr ka përplasur një turiste 32-vjeçare.

Ndërkohë i dëmtuar ka mbetur edhe 20-vjeçari i cili drejtonte motorrin.

Turistja nga Nepali dhe E.Z,20-vjeç janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Gjendja e tyre paraqitet e rëndë.Policia ka nisur hetimet.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 5 qershor 2024, dollari amerikan, blihet me 92 lekë dhe shitet me 92.8 lekë.

Euro, blihet me 100 lekë dhe shitet 100.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 101.5 lekë, ndërsa në shitje me 102.4 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117 lekë dhe shitet me 118 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 67.4 lekë, ndërsa në shitje me 68.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja

Varri i Enver Hoxhës u hap me dinamit në 1992? Ekspertit që mori pjesë: Letra që gjetëm brenda…

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi

Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës

Në ekzaminimet mjekoligjore një vend të veçantë zënë ato të zhvarrimeve të kufomave të vdekjeve të mëparshme, që mund të kryhen për arsye të ndryshme, në radhë të parë për ekzaminimin e kufomave, për vdekje që dyshohen të kenë ardhur si pasojë e vrasjeve, të cilat nuk janë ekzaminuar më parë, ose kur këqyrja e parë ka qenë me të meta serioze etj.

Por zhvarrimet mund të kryhen edhe për arsye të tjera që s’kanë të bëjnë me mjekësinë ligjore, p.sh., kur do të bëhen transferime të varrezave, apo varreve të veçanta për arsye të ndryshme.
Një rast të tillë përbën edhe çështja e zhvarrimeve të kryera më datat 2-3 maj 1992, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ato në fakt kanë qenë veprime krejt të zakonshme, siç ndodh në transferimet e varrezave.

Veçse, ky veprim i shtetit demokratik në varrezat ku prehen heronjtë, dëshmorët dhe njerëzit më të shquar të vendit tonë, u krye për të larguar prej tyre, varrin e diktatorit komunist dhe ato të bashkëpunëtorëve kryesorë të tij, të cilët nuk meritonin nderin që të qëndronin atje, për shkak të persekutimit të egër mbi 45 vjeçar, që i kishin bërë popullit Shqiptar.

Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës që organizoi dhe drejtoi transferimin e këtyre varreve, u tregua shumë e kujdesshme për të shmangur çdo reagim kundërshtues të komunistëve fanatikë, përkrahës të regjimit të mëparshëm.
Për shkak të përvojës që unë kisha në kryerjen e zhvarrimeve mjekoligjore, u caktova bashkë me mjekun e Bashkisë, për të ndjekur nga ana mjekësore mbarëvajtjen e kryerjes së tyre. Për të rritur saktësinë e veprimeve tona, ne morëm edhe një ekspert kriminalist.

Për fat të keq, kriminalisti, i cili u caktua si pjesëtar i grupit të specialistëve që do të merrnin pjesë në këtë veprim, me detyrën për të kryer edhe fotografimet përkatëse dhe për t’i ruajtur, ai i shpalli ato. Jo vetëm kaq, por në shkrimin e bërë në shtypin e përditshëm në vitet 2000, ku përfshihen edhe fotografitë e ekspertit kriminalist, kjo ngjarje paraqitet në mënyrë të shtrembër, bile edhe duke shpifur.

Veprime të tilla, të kryera me sa duket me qëllime të caktuara dashakeqëse për të nxitur ndjenjat e urrejtjes në popullin tonë, njëkohësisht ofenduese për mua në profesionin delikat që ushtroj, të cilat shkelin edhe parimin e ruajtjes së sekretit profesional, janë jo vetëm të dëmshme por edhe të dënueshme.

Në këto rrethana, unë u detyrova t’i botoj rezultatet e zhvarrimit të Enver Hoxhës, për të treguar të vërtetën e kryerjes së tij dhe informuar edhe opinionin e vendit tonë.

Madje për këtë zhvarrim, dua të shtoj se kohët e fundit, janë ngritur akuza të tjera të rreme, sikur gjoja në hapjen e varrit të Enver Hoxhës, është përdorur dinamit.

Po kështu janë botuar dëshmitë e specialistëve, që kanë marrë pjesë në mbylljen hermetike të këtij varri, për ta ruajtur trupin e të vdekurit, për një kohë sa më të gjatë, veprim ky që sipas tyre është kryer natën e parë pas varrimit, në vitin 1985.

Prandaj, unë e ndjej si detyrim, që ta përshkruaj përsëri pjesëmarrjen time në këtë zhvarrim, aq më tepër se ky ka të bëjë me një person publik shumë të rëndësishëm, që ka qenë drejtuesi kryesor i hyjnizuar i diktaturës komuniste të vendit tonë, për një periudhë të gjatë kohore, rreth 45 vjeçare, për të cilin sipas rregullave të njohura të konfidencialitetit pas vdekjes, sekreti mjekësor, mund të mos ruhet.

Gjatë aktivitetit tim të gjatë profesional, unë kam marrë pjesë në një numër të madh të ekzaminimeve të këtij lloji, aq sa bile shumë prej tyre, që u takojnë viteve të shkuara, unë i kam harruar.

Megjithatë, ajo që më ka mbetur në mendje nga të gjitha këto raste të panumërta, ka qenë pikërisht ajo, që të krijohet një ndjenjë hidhërimi dhe vuajtjeje, kur mendon për qenien njerëzore që ka ekzistuar më parë, përpjekjet që ka kryer, hallet që ka pasur, të mirat apo të këqijat që u ka bërë të tjerëve dhe tani për të përfunduar në këto mbeturina indore dhe kockore, që do të thërrmohen dhe zhduken gradualisht në tokë, duke qëndruar në mes të një kalbësire mikrobike dhe insektesh me larvat e tyre, të cilat po i shkatërrojnë duke i ngrënë pak nga pak.

Në lidhje me ngjarjen që po tregoj, për mua si specialist mjekoligjor, përshtypja kryesore që më ka mbetur, ka të bëjë me faktin se gjatë saj u krye një punë e përsosur në të gjitha aspektet: teknike,shkencore dhe humane.

U zbatuan me përpikëri të gjitha rregullat procedurale të shtetit, të shoqëruara këto me një dokumentim të saktë e të hollësishëm, të të gjitha veprimeve të kryera. Pothuajse për të gjitha kufomat që do të hiqeshin, ishin përgatitur arkivole të reja, të shënuara me emrat përkatëse.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës kishte marrë masat për kryerjen e punimeve të hapjes të varreve. U vendos që punimet të fillojnë darkën e 2 majit, për të vetmen arsye, sepse u mendua se ato mund të zgjasnin disa orë, për shkak të vështirësive që mund të dilnin nga hapja e pjesëve të betonuara të varreve, në mënyrë që mëngjesin e ditës tjetër, ato të ishin gati për kryerjen e veprimeve të tjera të zhvarrimit.

Sipas një rregulli ndërkombëtar, i cili është zbatuar gjithmonë në vendin tonë, zhvarrimet kryhen gjithmonë në orët e para të mëngjesit.

Dhe në fakt, kështu u veprua. Kufomat që do transferoheshin u këqyrën një nga një dhe me shumë kujdes nga ana jonë, kryesisht në drejtim të vënies në dukje të shenjave identifikuese të mbetjeve të tyre, aq më tepër se një pjesë e tyre kishte qenë transferuar edhe më parë nga varreza të tjera.

Më pas, pjesët e tyre, gjithnjë nën kontrollin tonë, u vendosën me shumë kujdes në arkivolet e reja, të cilat u dërguan më pas në varrezat e qytetit për rivarrosjen e tyre.

Përsa i përket varrit të Enver Hoxhës, në hapjen e tij u hasën disa vështirësi, për shkak të ndërtimit të ndërlikuar të tij. Në fillim u hoq pjesa e sipërme e betonuar, e mbuluar me pllakat e mermerit; më pas u hoqën me radhë një shtresë betoni, me anën e mjeteve të zakonshme që përdoren në këto raste, më pas një shtresë me trashësi 40–50 cm.,  prej materiali “buke peshku”, me ngjyrë të bardhë, e imbibuar me ujë, poshtë saj – një pjesë tjetër betoni më e hollë, prej disa shtresash.

Nën to u zbulua një fletë plumbi, mjaft e trashë. Ajo e rrethonte arkivolin nga të gjitha anët, në formë të një këllëfi të mbyllur hermetikisht. Sipas konstruktorit të këtij varri, i pranishëm atë natë, për të orientuar ata që punonin për hapjen e tij, këllëfi metalik, i mbyllur në mënyrë hermetike, në brendësi të të cilit gjendej arkivoli me kufomën, siguronte një ruajtje shumë të mirë dhe afatgjatë.

Për fat të keq, pas hapjes të këllëfit metalik, rezultoi se mbyllja e tij nuk kishte qenë hermetike, sepse brenda tij  u gjet një sasi shumë e madhe uji me erë disi të keqe, i cili gati sa nuk mbulonte arkivolin. Pas këtij zbulimi, konstruktorin e varrit, nuk e pashë më. Arkivoli u nxor në sipërfaqe, me ndihmën e një vinçi.

Ai ishte prej druri me ngjyrë në kafe, me zbukurime të shumta në trajta të gdhendjesh në sipërfaqen e tij. Kapaku i tij ishte i lirë, i pa mbërthyer. Arkivoli paraqitej pjesërisht i dëmtuar nga qëndrimi i gjatë në ujë. Pas heqjes së kapakut të tij, brenda në arkivol, gjendej një kufomë njerëzore, e seksit mashkull, me shtat të lartë, e cila megjithëse kishte filluar procesi i kalbëzimit, paraqitej në përgjithësi e ruajtur.

Kufoma mbante të veshur një kostum të errët (xhaketë dhe pantallona), këmishë të bardhë dhe kravatë, këpucë gjysma dhe çorape. Në jakën e majtë të xhaketës, kishte dy stema, nga të cilat njëra e 40 vjetorit të PPSh-së. Në pjesën e barkut, ndodhej një copë letër e bardhë, me formë katërkëndëshe, e lagur, në të cilën dukej që kishte  qenë e shkruar me bojë, por që ishte pothuajse krejt e shpëlarë dhe e palexueshme.

Te këmbët ndodhej një lule artificiale, me ngjyrë të kuqe. Koka e kufomës, paraqitej e rregullt, por me flokët e rëna. Fytyra ishte e deformuar nga procesi i kalbëzimit mjaft të përparuar, sidomos te sytë dhe buzët. Në përgjithësi, pjesët e tjera të trupit, ishin më të ruajtura. Pasi u fotografua, ajo ju paraqit një të afërmi të familjes, i cili e identifikoi atë, se i përkiste Enver Hoxhës; pas kësaj ai mori edhe aprovimin e të afërmve të tjerë të familjes, që qëndronin pak më larg.

E gjithë këqyrja, u krye brenda një kohe të shkurtër, për disa minuta. Kufoma, nuk u nxorr nga arkivoli, për ekzaminime të mëtejshme. Arkivoli me kufomën u transportuan me kujdes, me një makinë të tipit “Zuk”, të funeraleve, për t’u rivarrosur në varrezat e Sharrës në Tiranë. Kjo ka qenë gjithçka që unë dhe kolegu tjetër, pamë në këqyrjen e shpejtë të kufomës së Enver Hoxhës, pas zhvarrimit të saj.

Në të vërtetë, për konservimin e kufomës së Enver Hoxhës, pas vdekjes së tij, ishte treguar një kujdes shumë i madh. Në morgun e Tiranën kur u krye autopsia, dhe më pas, u përdorën metodat me anën e përdorimit të lëngjeve ballasamuese, më të mira, gjithashtu kufoma u mbajt në frigoriferët e morgut, gjatë natës, në ditët që bëheshin homazhet.

Po kështu, specialistët, që u përpoqën të kryejnë mbylljen hermetike të varrit, punuan me përkushtim, por pa arritur të krijojnë vakumin që kërkohet në raste të tilla, sikurse e pohojnë ata tani. Në fakt, edhe sipas literaturës mjekoligjore, në raste kufomash të ruajtura në mënyrë pak a shumë të ngjashme me atë të Enver Hoxhës, ato janë gjetur të paprishura, bile edhe pas disa dhjetra vitesh.

Për fat të keq, varri kur u hap, u gjet i mbushur me ujë brenda të cilit, notonte arkivoli me kufomën. Nga përvoja jonë mjekoligjore dhe literatura respektive, prania e lagështirës dhe ujit, përbën një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin më të shpejtë të procesit të kalbëzimit të kufomës.

Pra, kjo ka qenë arsyeja kryesore dhe jo mungesa e vakumit, që te kufoma e Enver Hoxhës, pas zhvarrimit, 7 vjet pas vdekjes, ishte shfaqur procesi i kalbëzimit, mjaft i përparuar, sidomos në fytyrë. Kjo vërteton në mënyrë të qartë, që nuk është arritur të kryhet një mbyllje siç duhet e varrit dhe këllëfit prej plumbi, rreth arkivolit.

Nuk dua të zgjatem më shumë me sajimet dhe interpretimet  pa kuptim, në lidhje me këtë ngjarje, të botuara në dy shkrimet e muajve janar dhe prill të vitit 2000, (në “Gazeta Shqiptare”) dhe më pas në gënjeshtrën se; është përdorur dinamiti për hapjen e varrit!

Megjithatë, nuk mund të rri pa e përmendur shpifjen, që bëhet, sipas së cilës, kufoma pësoi një dëmtim, duke u çarë në anën e majtë të fytyrës, nga goditja që pësoi nga kapaku i arkivolit, kur ai lëvizi në momentin kur ai po nxirrej me vinç, për arsye të mos kapjes mirë të arkivolit, nga kavoja e vinçit.

Me sa më kujtohet, nga kjo ngjarje, kur arkivoli u nxor me ndihmën e vinçit, gjatë ngritjes së tij, u ndje në fillim vetëm një kërcitje e lehtë e tij dhe asgjë tjetër. Kjo zhurmë e vogël, me sa duket ka nxitur fantazinë e kriminalistit, ose të gazetarit, për të bërë këtë sajim imagjinar, disi të ndërlikuar dhe pak të çuditshëm.

Nga këqyrja e jashtme, e kujdesshme e kufomës, së bashku me mjekun e Bashkisë, anëtar i komisionit të këtyre zhvarrimeve, nuk u konstatua as edhe një dëmtim mekanik, fakt ky të cilin, e mbaj mend shumë mirë edhe sot. Po kështu pretendimi, se është përdorur dinamiti në hapjen e këtij varri, është krejtësisht i pavërtetë, sepse unë gjatë gjithë asaj nate, kam qenë i pranshëm në të gjitha veprimet që u kryen në këtë varr.

Mesa më kujtohet, atje u përdorën mjete të zakonshme për hapjen dhe heqjen e pjesëve të betonuara, apo metalike dhe më pas u soll vetëm një vinç, që shërbeu për ta nxjerr më kollaj arkivolin, nga thellësia e varrit.

Gaz Muça, historia e gangsterit të parë të Tiranës dhe vrasja nga Naim Zyberi me urdhër të Franc Konomit – Nga thyerja e depos së armëve në stadiumin e Barit te kërcënimi i Azem Hajdarit: Do të qeth tullë

Nga Ferdinand Dervishi

Shqiptarët e interesuar janë përballur me informacione tek-tuk të historisë së Gazmend Muçës, të fortit të Tiranës, i cili u bë i njohur menjëherë pas përmbysjes së sistemit komunist. Por cila është e vërteta, ku përfundon realiteti dhe nis legjenda?

Drejtues i një grupi bashkëmoshatarësh të rrugës “Bardhyl”, fama e tij do të kapërcente kryeqytetin në gusht të vitit 1991, pas lajmeve që emetoi eksodi masiv në drejtim të brigjeve italiane.

Saktësisht fama do të vinte përmes rrëfimit gojë me gojë të disa episodeve të udhëtimit të Gaz Muçës dhe grupit të tij, me anijen “Vlora”, në drejtim të portit të Barit, në Itali, dhe sidomos pas ngjarjeve të dhunshme dhe rrëmujshme në stadiumin “Victoria” të këtij qyteti, që të gjitha të pasqyruara në televizionet kryesore italiane.

Në fillim të vitit 1992, kur Gazmend Muça ishte kthyer në Shqipëri, emri i tij, si një bandit që “vret e pret në Tiranë” do të përmendej në Parlament nga deputeti Azem Hajdari – një tjetër episod ky, që shtoi edhe më tepër shpejtësinë e ngritjes përqiell të famës.

Por kush ishte me të vërtetë Gazmend Muça?

A ishte ai një bandit apo kapobandë që vriste e priste përditë, apo gjithçka që perceptohej ishte e ekzagjeruar?

Si u mundësua që, në dy vite të vetme postdiktaturë, shqiptarët të përballeshin me një mikrokriminalitet në rritje të ethshme dhe krejt jashtë kontrollit?

Cilat ishin ngjarjet që do të thyenin ligjet e hekurta të kontrollit absolut policor të kohës së diktaturës?

Ekspertët e policisë së kësaj periudhë kohore janë të mendimit se thyerja e madhe do të ndodhte për shkak të mëkateve të politikës dhe sidomos pas vrasjeve të 4 prillit 1991 në Shkodër. Sipas tyre, pikërsht pas kësaj ngjarjeje autoriteti i policisë ra përtokë, ndërkohë që vendin e lënë bosh e mbushi me shpejtësi mikrokriminaliteti.

Gazmend Muça, i vitlindjes 1969, djali i një berberi me origjinë nga Kavaja, ishte bërë i famshëm mes bashkëmoshatarëve të vet të rrugës “Bardhyl”, qysh në vitin 1985, në moshën 16-vjeçare, pikësëpari për shkak të aftësive fizike.

Kjo sepse adoleshenti Gaz Muça i kishte injektuar vetes besimin e një njeriu fizikisht të pathyeshëm.

Ai duhet të dilte fitues me çdo kusht në ndeshjet e boksit tek e tek mes bashkëmoshatarëve. Edhe po të mundej, ai do vijonte ti ftonte të tjerët në duel derisa një ditë ti ulte në tokë. Më tej, të gjithë ata që rrihte, i bënte miq.

Atraksioni i parë i Gaz Muçës rrëfehet të kenë qenë pëllumbat. Në shtëpinë përdhese të prindërve, që gjendej diku mes zonës që quhet “Xhamlliku” dhe spitalit të fëmijëve, qëllonte që ai të kishte në pronësi edhe 300 pëllumba njëherësh.

Rregullat ishin të ashpra; “Ti s’mund të kesh pëllumba më të bukur se të mitë! Pëllumbat e tu, ose bëhen të mitë, ose do të shfarosen!”

Kënaqësia tjetër e madhe e Gazmend Muçës, sigurisht e ndikuar nga filmat e shumtë artistikë me tematikë betejat e Mesjetës, që televizioni i vetëm shqiptar transmetonte, ishte kalërimi dhe mundësisht pjesëmarrja në ndonjë garë me kuaj.

Por kishte edhe gara të rrezikshme, si për shembull; të rrëzoje kalin përtokë duke e goditur me një grush të vetëm. Si të kopjonte skenën e një filmi western, rrëfehet se Gazi e kishte bërë këtë, duke e hedhur në tokë një kalë të ndërmarrjes komunale.

Gazmend Muça do ta paguante shtrenjtë dëshirën për të kalëruar. Ngjarja kishte këtë rrjedhë: Në vitin 1988, në moshën 19-vjeçare Gazi vjedh një kalë në fermën “Gjergj Dimitrov” të Saukut, por duke zbritur në rrugën e Elbasanit, përplasen me një kamion. Gazi shpëton mrekullisht, por kali ngordh.

Gjykata e dënon Gazmend Muçën me 8 muaj burg “për dëmtim të pasurisë socialiste”. Për habi, shteti i kohës vendos ta mbyllë të fortin e rrugës “Bardhyl” në burgun e Spaçit.

Gazmend Muça kthehet në Tiranë në vitin pasardhës, 1989. Miqtë rrëfejnë se burgu, jo vetëm që e kishte pjekur, por i kishte shtuar edhe famën.

Pikërisht në këtë periudhë Gaz Muça nis të shfaqet, fillimisht në lagjen e vet, dhe më tej, në gjithë Tiranën, i shoqëruar me një grup djemsh që nuk ta përtonin grushtin turinjve, apo një majë thike.

Po kaq shpejt, grupi i Gaz Muçës i qaset edhe lekut. Dëshmohet se fillimisht të hollat i nxirnin me anë të trukimeve të lojës së bixhozit, ndërsa më pas nisnin t’i bien shkurt:

Nisin të sulmojnë pikat ku luhej bixhoz në momentin kur loja përfundonte, duke zhvatur, përmes kërcënimeve, të gjithë xhiron e të hollave.

Grupi që shfaqej me egërsinë e një tufe piranjash, përdorte thika, doreza metalike, leva hekuri. Kryesisht hanin dru vetëm ata që nuk e njihnin Gazmend Muçën.

Gjatë viteve 1990-1991 piranjat e grupit të Gazmend Muçës nisën të bëhen të famshëm edhe pas inkursioneve te tregu industrial, që njihet si “Pazari i Ri”. Si të ishin në mallin e tyre, aty ata zgjidhnin rrobat më të bukura, përlanin ndonjë manjetofon e të tjera.

Ndonjëherë ndodhte që, sapo grupi i të fortëve të shfaqej në krye të rrugës, të gjithë tregtarët të mblidhnin mallim dhe largoheshin në panik.

Largoftë që grupi i Gaz Muçës ti futej dikujt në lokal për të pirë ndonjë gotë! Nëse kjo ndodhte, fillimisht nga lokali zbohej e gjithë klientela, më pas harbimi dhe pirja e alkoolit direkt nga shishet vijonte gjithë natën.

Pikërisht kjo lloj sjelljeje, pas asnjë lloj kthimi mbrapsht, bën që grupi i Gaz Muçës të dallojë mes grupeve të tjera të Tiranës. Ata ishin absolutisht më të fortët. Në lagjen e tyre nuk guxonte të afrohej askush, ndërkohë që ata mund të futeshin në çdo cep të qytetit dhe të mbaronin punë, qoftë duke kërkuar, gjetur dhe rrahur vendçe, ndonjë që guxonte ti sfidonte.

Në këtë periudhë kohore dashuria e re e djemve të rrugës Bardhyl bëhen motocikletat.

Vetë Gazi përdorte një motocikletë SUZUKI të zezë, që nuk është ruajtur. Por aktualisht miqtë e tij, në kujtim të Gaz Muçës dhe kohëve të lavdishme të shkuara, e kanë gjetur një tjetër 100 për 100 identike, madje e kanë targuar dhe e mbajnë në gjendje pune.

Në hapësirën kohore të vitit 1991 fama e Gaz Muçës dhe djemve të rrugës “Bardhyl” kapërcen kufijtë e Tiranës. Pikërisht në këtë kohë, përmes miqve apo të njohurve të përbashkët, në Tiranë, me qëllim për të takuar Gazin, ndenjur pranë tij dhe mësuar prej tij, nisën të vinin dhe disa të fortë nga rrethet, emrat e të cilëve do të bëheshin të njohur, sidomos gjatë vitit 1997.

Miqtë nga rrethet, të cilët ishin të shumtë, Gazi i sistemonte për të fjetur pranë gjimnazit “Çajupi”, në një banesë bosh, që i përkiste një familjeje të larguar me eksodin e ambasadave.

Ndonjëherë, bashkë me miqtë nga rrethet, grupi, edhe 50 vetë bashkë, fiks si një pamjet e filmit “Gangsterët e Nju Jorkut”, shfaqeshin nëpër rrugët e Tiranës duke u kallur datën, së pari tregtarëve të pakicës në tregun industrial.

Në fillim të gushtit 1991, Gazmend Muça, bashkë me grupin e tij, tentojnë të emigrojnë në dejtim të Italisë.

Ata imbarkohen në anijen VLORA, të ngarkuar me sheqer, mes mijëra shqiptarëve të tjerë, që ëndërronin atë ndryshimin magjik të standartit të jetesës.

Dëshmitarët e rrëfejnë Gazmend Muçën të pranishëm në urën e komandimit të anijes, pranë kapitenit të saj, dhe sigurisht si njeriun që kishte njëfarë kontrolli mbi situatën kaotike.

Historia e ndjek pas Gaz Muçën sidomos pasi disa mijëra emigrantë shqiptarë mbyllen në brendësi të stadiumit “Victoria” të qytetit të Barit me qëllim riatdhesimin.

Situatën e ndez pikërisht lajmi për i kthimit mbrapsht në Shqipëri. Të rinjtë e mbyllur në stadium revoltohen. Reagimet, në raport me policinë, me kalimin e orëve, bëhen të dhunshme.

Ndërkohë në brendësi të stadiumit, grupi i Gaz Muçës nis të bëjë ligjin. Policia dhe asistentët e Kryqit të Kuq detyrohen të largohen. Kaosi shtrohet këmbëkryq.

Miqtë rrëfejnë se në mes të rrëmujës së krijuar, Gaz Muça arriti të vendoste të paktën një rregull, të cilin nisën ta respektonin të gjithë: Falë tij, ushqimet, që hidheshin nga ajri me helikopter, u ndaheshin së pari fëmijëve dhe grave.

Por, situata bëhet tejet e rrezikshme kur grupi i Gazit thyen dyert e një ambienti në brendësi të stadiumit duke zbuluar një depo armësh zjarri.

Ishte një arsenal i tërë, përfshirë automatikë, pistoleta deri edhe pushkë snajper.

Pak minuta më pas, krismat në ajër nisin të terrorizojnë, jo vetëm shqiptarët në brendësi të stadiumit, por edhe policinë rreth tij.

Shpejt perimetri i stadiumit rrethohet nga forca policore dhe ushtarake.

Por aventuta vazhdon. Dikur Gaz Muça me grupin, të gjithë të armatosur, hipin në një autobus dhe tentojnë të çajnë kordonet e policisë me qëllim për tu arratisur, por pengesat me blloqe betoni i ndalojnë.

Pas bllokimit nisnin tratativat oër bisedime. Të gjitha marrëveshjet duhet të bëheshin përmes Gazmend Muçës, i cili më pas intervistohet edhe nga të gjitha mediat italiane.

Por, vetë Gazmend Muça, do të ishte zot i stadiumit për pak kohë. Pas dy ditë-netësh, fshehurazi, ai arrin të largohet dhe të niset drejt Francës.

Ndërkohë grupi mbetet, duke e humbur shumë shpejt kontrollin e situatës.

Të paktën dy kaçurrelsë të tjerë, një nga të cilët Arjan Hoxha, një kushëri i Gazit nga Kavaja – nisën të hiqeshin sikur ishin Gazmend Muça. Dhuna dhe plagosjet sidomos me armë të ftohta, nisën të shtoheshin duke përplotësuar atë jehonën e revoltës së dhunshme të emigrantëve shqiptarë në stadiumin “Victoria” të Barit.

Gazmend Muça kalon pak muaj në Francë dhe Gjermani, mes miqsh, por nuk bindet që të nisë jetën e një emigranti. Duket, jeta mes aventurash dhe gjithçka e arritur në Shqipëri, e joshte më tepër, e tërhiqte pas.

Përfundimisht, pas 4-5 muajsh, në fund të vitit 1991, Gazmend Muça kthehet në Tiranë, ku krejt papritur përballet me famën e vet të shumëfishuar.

Fillimi i vitit 1992 e gjen shoqërinë e Gaz Muçës të zgjeruar.

Veç grupit të fortëve, ai kishte shoqëri edhe me pjestarë të forcave speciale të Policisë e të tjerë personazhe, që vite më vonë do tu vinte radha të bëheshin të njohur.

Ndërkohë poshtë, në qytet, partitë politike kishin nisur fushatën për  zgjedhjet e Parlamentare, që do të mbaheshin më 22 mars 1992.

Pikërisht në këtë periudhë Gazmend Muça bën një lëvizje që me gjasa do i kushtonte shumë.

Në një rast, i thirrur nga disa miq gardistë, ai ndihmon Partinë Socialiste të përmbyllë një miting të shoqëruar me antimiting, ku një grup të rinjsh i kishin sulmuar me gurë e me leva.

Pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhje, nuk dihet se pas çfarë shtyse, apo argumenti, deputeti Azem Hajdari, gjatë një fjalimi në Parlament nis të akuzojë policinë që nuk arrestonte të fortin e Tiranës – Gazmend Muçën, i cili “vriste e priste” në lagjen e tij.

Sipas miqve, Gazmend Muça ishte acaruar së tepërmi. Ai i kishte i çuar fjalë Azemit se, kur ta mbërthente, do ja qethte flokët tullë.

Policia e merr në mbrojtje deputetin Azem Hajdari deri në realizimin e një takimi mes të dyve.

Njeriu që bën bashkë dhe ul në bisedime Gazmend Muçën me Azem Hajdarin, do të ishte një tjetër i fortë i Tiranës – Nehat Kulla.

Madje edhe takimi mes të dyve realizohet diku në periferi të Tiranës, në zonën që kontrollohej nga Kulla.

Sipas dëshmitarëve, biseda kishte nisur me tone të ngitura, më pas të dy ishin shtruar, duke u ndarë si miq.

Por për Gazmend Muçën nuk kishte mbetur shumë kohë. Në fillim të prillit 1992, një incident i rëndomtë, do ti ndërpriste udhëtimin e jetës.

Shkak për incidentin do të bëhej Landi, vëllai i Gazmend Muçës.

Ngjarja nis në afërsi të stacionit të trenit, rreth orës 11:00 të datës 7 prill 1992, kur Land Muça dhe Gent Hajdari, tentojnë t’i marrin motocikletën, një VESPA të bardhë, një të njohuri të tyre.

Ngjarja zhvillohet në prezencë të Franc Konomit, një tjetër të forti të Tiranës, të cilin Gaz Muça dhe grupi i tij, nuk e konsideronin.

I ndier i fyer, Franc Konomi e zgjedh t’i japë një shpullë Land Muçës.

Ndërkohë Gazmend Muça, 7 prillin 1992, ditën e fundit të jetës, e kishte nisur me realizimin e disa fotografive, që do të ishin, po ashtu, të fundit.

Më tej, rreth orës 12:30, Gazi i hipën makinës së vet, një Opel-i me targa gjermane, dhe shkon të blejë bojë, pasi i ishte fiksuar që ta lyente me ngjyrë të bardhë.

Për fatin e keq të tij, ndërmarrja kartografike, ku u ble boja, gjendej përballë shtëpisë së Naim Zyberit.

Incidentin me Franc Konomin Gazit ja rrëfejnë orës 14:00. Ai nuk humb kohë për të marrë hak. Por Francin nuk e gjejnë as në lagje, as nëpër pikat e zakonshme të bixhozit.

Në mimutat e fundit të jetës, rreth orës 17:00, Gaz Muça gjendej te “Xhamlliku”, ku një tregtar makinash sapo kishte sjellë një “Ford Sierra”, që Gazi e kishte pëlqyer dhe po i prishej mendja ta blinte.

Pikërisht në këto çate pranë tij ndalon një autoveturë, nga ku zbret Naim Zyberi me kallashnikov në duar.

Ja dhe përshkrimi i ngjarjes sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që dënonte të pandehurin Naim Zyberi për vrasjen e Gazmend Muçës.

“Në datën 7 prill 1992 pasdite, rreth orës 18, i pandehuri Naim Zyberi ka qenë duke udhëtuar me një automjet të tipit OPEL, makinë të cilën e drejtonte shtetasi i quajtur Franc Konomi. Me makinë ata shkojnë në rrugën “Qemal Stafa” dhe ndalojnë tek lokali i quajtur “Xhamllëku”, përballë shatërvanit, ndërkohë në krahun tjetër të rrugës, përballë automjetit me të cilin ishte i pandehuri, ndodhej viktima Gazmend Muça.

Në këtë moment, ky i fundit, viktima, niset për të dalë në krahun tjetër të rrugës. Në këtë kohë, i pandehuri Naim Zyberi zbret nga dera e dytë e makinës (e pasme) dhe me automatik model 56 qëllon dy herë me breshëri në drejtim të viktimës Gazmend Muça, duke e dëmtuar atë në pjesë të ndryshme të trupit.

Makina me vrasësit erdhi nga unaza, kaloi në vendin ku gjendej Gazi, u kthye mbrapsht rreth 100 metër me lart dhe ndaloi përballë grupit të njerëzve që rrethonin Gazmend Muçën. Dëshmitarët tregojne se Gazmend Muça edhe pse e pa Namimin me kallashnikov në duar, nuk bëri asnjë hap pas, duke i pritur plumbat ballazi, ndërkohë që gjithë të tjerët ishin larguar në panik.

Sa është kuptuar më pas, organizatori i vrasjes ishte pikërisht Franc Konomi, që ishte frikësuar nga hakmarrja e Gazit për shpullën ndaj të vëllait, Rolandit.

I njohur për veprime tinzare, ai kishte futur në lojë Naim Zyberin, duke i mbushur mendjen se Gazmend Muça kërkonte ta vriste.

Naim Zyberi besohet të jetë bindur pasi ka verifikuar se, atë ditë, vërtet Gaz Muca kishte qenë në afërsi të banesës së tij, saktësisht te ndërmarrja kartografike, ku kishte shkuar për të blerë bojë.

Naim Zyberi, ekzekutori i drejtpërdrejtë t Gazmend Muçës, u arrestua pak muaj më pas, më 10 shtator 1992.

Gjatë zhvillimit të gjyqit, që do e dënonte me 25 vite burg për vrasje, ai u mundua të luante kartën e papërgjegjshmërisë mendore, por dështon. Të dhënat janë pasqyruar në vendimin e dënimit.

“Por nga ekspertimi i fundit i bërë gjatë hetimit të çështjes penale për vrasjen e qytetarit Gazmend Muça, del që janë marrë në analizë nga një komision i gjerë eskpertësh edhe dy aktekspertizat e mëparshme dhe në përfundim, pas observimeve për një kohë të gjatë të të pandehurit, është konkluduar qartë dhe shprehimisht se ai – i pandehuri Naim Zyberi, jo vetëm në kohën e kryerjes së krimit, por edhe disa muaj përpara, ka qenë në gjendje normale mendore.

Disa vite më pas, më 1998, Franc Konomi, i akuzuari tjetër për vrasjen e Gazmend Muçës, arrin t’ja hedhë drejtësisë.

Si të ecte mbrapsht në performancën e saj, drejtësia shqiptare e kohës, dështon të gjejë prova për implikimin e tij në vrasje, duke pranuar një version, sipas të cilit, Franc Konomi ishte marrë peng nga Naim Zyberi. Argumenti lexohet në vendimin e pushimit të akuzave ndaj Konomit:

“Pas kryerjes së vrasjes nga i dënuari Naim Zyberi, ky i fundit ka hipur përsëri në sediljen e pasme të makinës së tij, që e drejtonte i pandehuri Franc Konomi dhe kur ka dëgjuar të pandehurin që po e pyeste për motivet qe e shtynë të kryente aktin dhe nuk po lëvizte mjetin, i dënuari Zyberi i ka vënë pas koke të pandehurit Franc Konomi automatikin, që ende e mbante në dorë, duke e urdhëruar atë që të ngiste mjetin me shpejtësi, ose ndryshe do e vriste edhe atë”.

Ceremonia e varrimit të Gazmend Muçës ishte madhështore. Edhe pse binte shi i fortë, për ti dhënë lamtumirën djaloshit 23 vjeçar, shkulet gjysma e Tiranës, duke realizuar një procession të ngjashëm vetëm me atë të Enver Hoxhës.

Gazmend Muça mbahet mend si gangsteri që të binte me grusht. Ai ishte pasonjësi më i denjë i brezit të vjetër të të fortëve të Tiranës që bënë emër gjatë diktaturës. “Frikacaku të vret, trimi të bie me grusht” – thoshte Gaz Muça, që duket se e kishte të vështirë të kuptonte se kohët kishin ndryshuar dhe se tashmë mund të të vriste edhe një kalama.

Ekzekutimi i Gaz Muçës do të mbyllte një epokë. Me vrasjen e tij mund të thuhet se përfundoi epoka e dominimit të të fortëve që e fitonin famën përmes guximit dhe forcës fizike, për ti hapur rrugën nisjes së një epoke të re, të një lloji tjetër të fortësh, të cilët, në vend të grushtave, do të përdorinin armët e zjarrit, në vend të burrërisë – intrigën dhe pabesinë.

Për tu habitur është se si, akoma sot, imazhi i tij, rinia e shprehur, buzëqeshja e ndrojtur, kujtohen me nostalgji, jo vetëm nga ata që e patën të afërm, mik apo shok, por edhe nga të gjithë ata që e njihnin në distancë, qoftë të konceptuar si të fortin e rrugës “Bardhyl”.

Crime Story-Report TV

, Gaz Muça, historia e gangsterit të parë të Tiranës dhe vrasja nga Naim Zyberi me urdhër të Franc Konomit – Nga thyerja e depos së armëve në stadiumin e Barit te kërcënimi i Azem Hajdarit: Do të qeth tullë

A është Bubulina shqiptare? Arvanitët dhe përpjekjet mjerane për përjashtimin e tyre nga historia

Prof. Dr. Irakli Koçollari

Këto ditë kanë tërhequr vëmendjen debatet e shumta për vizitën e kryeministrit shqiptar në Athinë dhe për më tepër reagimet e shkaktuara nga dy shkrime në rrjetet sociale më datat 14 Maj dhe një artikull me titull “Mos ma prek Bubulinën”, botuar në gazetën “DITA” e datës 16 Maj 2024, prej A. Vehbiut.

Duhet thënë që në fillim se studjuesit e thelluar dhe të profilizuar të historisë arrijnë të dallojnë shkrimin që mban erën e mykut të dokumenteve arkivave, në raport me shkrimet e ndonjë gazetari që pleks brenda politikë, publicistikë, histori, sociologji, saktësi por edhe pasaktësi të dukshme shkencore.

Duke hyrë menjëherë në përmbajtjen e artikullit, me duhet të them se – në pamje të parë duket se autori pajtohet me qëndrimet, deklarimet dhe vizitën e Kryeministrit shqiptar në Athinë, por në thelb e tërë retorika e tij mbart dhe turfullon qëndrime kundër tij, kundër disa të vërtetave që lidhen me historinë e popullisë arvanite, me kujtesën dhe vlerësimet historike për ta, si bartës të rëndësishëm të historisë së Greqisë, si  dhe të drejtat apo detyrimet legjitime që ka cdo qytetar i Europës demokratike, për më tepër institucionet shtetrore në mbrojtje të vlerave dhe pasurive historike, kulturore, gjuhësore, etj., ndaj kësaj materjeje të rëndësishme.

Duke iu drejtuar publikut të interesuar, që ka reaguar ndaj shkrimit të autorit, A. Vehbiu, duke iu kundërvënë dhe përjashtur tërësisht qëndrimet e tyre, me tonë përçmuese, ai shkruan:

“… më shqetëson mbizotërimi në mëndjet e njerëzve të interesuar për historinë dhe identitetin, i një narative në mos të shpikur, të paktën krejt të vjetëruar, që nuk i përgjigjet më narrativës historiografike moderne dhe gjithçkaje që kemi mësuar si njërës këto dy shekuj.”!!!

Do të më duhet të sqaroj që në krye të herës se dekadat e fundit, është bërë e modës nga shumë syresh, që duan të shfaqen si avangardë, dominonte, teoricienë modernë apo afashinantë, të përdorin për të tjerët termat “i vjetëruar”, “i dalë kohe”, “jashtë mode”, etj. Ndërsa për vehten e tyre, që të prezantohen si bashkëkohorë, superiorë në metodologji apo  në deklarimet e tyre, dhe për të na thënë kështu se ata janë mëndjellinjtë “modernë”, përdorin shpesh termat “metodologjitë moderne”, “instrumente modernë”, “prurje moderne”, pa na treguar në asnjë rast se cila është përmbajtja dhe filozofia e praktikave, metodologjia dhe mjeteve moderne që ata deklarojnë e predikojne?!

Sigurisht, kjo është një lloj përpjekje, që përdoret nga disa syresh, të cilët kur veshin një kostum firmato, apo përdor vened e pa vend fjalën “modern”., “metoda moderne”, “narrativa historiografike moderne”, pa treguar asgjë rreth tyre, kujtojnë se vërtet ata janë për sytë e botës  jmodernë.

Nuk e bën as përdorimi i termit “modern” dhe as vetdeklarimet se janë të tillë, indivitët modernë të kohës!

Por, le të hyjmë më konkretisht në thelbin e të thënave dhe të nënkuptuarave të artikullshkruesit.

LUFTË FETARE, APO LUFTË PËR LIRI E PAVARËSI?

Duke iu referuar dy shkrimeve të Vehbiut, autori i tyre, përpiqet të na sqarojë se çishin dhe çishin arvanitët në Greqi, në vitet e revolucionit për pavarësi, në ndonjë rast edhe përballë reparteve shqiptare të mobilizuar nga perandoria osmane. Për të ilustruar sa sipër, autori na sjell si ngjarje luftimet mes kryengritësve arvanitë me këto reparte shqiptarësh, në vitet e revolucionit për pavarësinë e Greqisë. Ndër të tjera autori deklaron se:

“Shumë shqiptarë myslimanë (por edhe katolikë) u dërguan nga Perandoria Osmane të luftojnë kundër kryengritësve grekë.”

Për të qënë korrektë me dokumentacionin historik dhe bashkë me to referuar në provat dhe dëshmitë arkivore, duhet të sqarojmë se – kundër reparteve kryengritëse greke dhe arvanite, në territoret e kontinentale dhe ato ishullore helenike, gjatë betejave për pavarësi, në fronte nuk u dërguan vetëm shqiptarë muslimanë dhe katolikë, por edhe ortodoksë, madje për dijeninë e autorit edhe reparte greke të pashallëqeve të tjera, reparte arabe, gjer formacione nga Egjipti i largët.

Për të sqaruar edhe më tej shkruesin, rreth praktikave militare që aplikonte Perandoria Osmane, në raste “rebelimesh”, pra kryengritjesh, kjo e fundit dërgonte në të shumtën e herës, kundër tyre, reparte të mobilizuara nga pashallëqet fqinjë. Ky ishte një detyrim ligjor i padiskutueshëm për të gjithë pashallëqet nën hegjemoninë osmane.

Kështu, në ngjarjet e atyre kohëve, më 1797, kundër pashait të rebeluar boshnjak, Osman Pasvanoglut u përdorën reparte të ardhur nga Stambolli, por edhe bullgare e sërbe, shqiptarë dhe grekë, të pashallëqeve fqinjë.

Kundër Karamahmut Pashas u përdorën trupa osmane të ardhur nga Anadolli, por edhe malazezë, sërbe, boshnjake dhe reparte të tjera të ardhura nga pashallëqet fqinje.

Nëse duhet ndonjë sqarim i mëtejmë, do të duhet të themi se këto  praktika Perandoria Osmane i trashëgoi prej Perandorisë Bizantime, madje jo vetëm këto, por edhe mjaft forma të tjera të organizmit dhe mobilizimit të saj ushtarak.

I thamë të gjithë sa sipër për të sqaruar se shqiptarët nuk ishin një rast dhe rracë e veçantë, që u përdorën si kërbaç kundër të tjerëve, kundër grekëve dhe arvanitëve, siç përpiqeni ti paraqesi autori.   Pra, luftimet kryheshin nga repartet perandorake osmane – kundër të gjithë “të rebeluarve”, qofshin këta kristjanë ortodoksë apo edhe muslimanë. Ajo që thotë Vebiu se “tek shqiptari mysliman, arvanitët kryengritës shihnin përgjithësisht armikun mysliman, jo vëllain e gjuhës dhe të gjakut”, është një gabim që nuk i përgjigjet aspak realiteve historike të kohës. Me këtë pohim, as më pak as më shumë, ai përpiqet të paraqesë luftën e popullit grek për pavarësi si një luftë fetare!!!. Cka është e papranueshme sa për historiografinë greke, autorët e shumtë europianë që shkruan për të, aq edhe me të vetetat historike.

ALI PASHA, DJEPI QË PËRKUNDI KURAJËN E REBELIMIT PËR PAVARËSI

Nëse ishte kështu, sic deklaron Vebiu, çmund të na thoshte ai vallë, për “rebelimin”, përpjekjet për shkëputje dhe mëvhetësi të një muslimani shqiptar, që quhej Ali Pasha? Ky musliman shqiptar ishte vetë një kryengritës i madh, madje i pari përpara se të ngriheshin arvanitët dhe grekët. Si e panë arvantët dhe grekët, pra Ali Pashën? Si një armik musliman? Apo si një të rebeluar kundër Portës, si një kryengritës që kishte shpallur shkëputjen prej Perandorisë Osmane?

Të gjithë, shqiptarët dhe grekët, e identifikuan atë si një kryengritës, që temtonte të shkëputej prej zgjedhës osmane. Madje vetë të krishterët grekë dhe truri i revolucionit grek, “Filiqi Eteria” kërkoi mbështetjen e Ali Pashës, në luftën dhe betejat që do të fillonin për shkëputje dhe liri, pasi e shikonin atë jo si “musliman”, por si një fuqi kryengritëse antiosmane. Ishte Ali Pasha, që jo vetëm lejoi aktivitetin klandestin të “Shoqërisë së Miqve”, por edhe i vetmi që u përpoq të  lironte kreun e arrestuar të kësaj lëvizjeje, kristjanin Riga Ferrera, nga burgu i Beogradit, ku mbahej i lidhur në zinxhirë. Në këtë luftë çlirimtare asnjëherë arvanitët nuk i panë shqiptarët, në disa raste në frontet përballë tyre, si muslimanë, por si reparte perandorake turke ,“o turkos”.

Duhet të sqarijmë Vehbiun se vetë repartet kryengritëse të arvanitëve kishin në disa raste komandantë të njohur muslimanë. Kujtojmë me këtë rast se kapedani i njohur i kryengritjes në Peloponez, ishte një musliman, Ali Farmaqi, mik dhe vllam i Ali Pashës.

Jo vetëm perandoria Osmane, por edhe kryengritësit grekë dhe arvanitë e panë Ali Pashën musliman, jo nga përkatësia fetare, por si “një të rebeluar të Portës së Lartë”, ashtu sikundër ishin parë edhe kryengritësit grekë dhe shqiptarë, nga lëvizjet e tyre “rebeluese”, nga misioni dhe qëllimet e tyre politke, pra si të rebeluar, si kryengritës të betejave për liri. Por, a kishte raste dhe individë që shihnin luftëtarët nga përkatësia fetare? Po sigurisht që kishte, madje ka edhe sot e kësaj dite në kohët moderne të tillë syresh, por kjo nuk përbën thelbin e luftës dhe idealit të luftës për liri. Këtë gjë e ka sqaruar historiografia serioze e vendeve fqinjë dhe më gjërë dhe nuk mbeti të bëjmë ne teorizime, të tjerrim ide diletanteske, të pabaza, madje cinike dhe antishkencore.

Do apo nuk do autori, duan apo nuk duan rrethe dhe klane radikale të mbushura me emocione nacionaliste, lëvizja e madhe për pavarësinë e popullit grek i ka rrënjët e saj tek Ali Pasha dhe lëvizjet e tij të qarta për shkëputje dhe mëvehtësi. Ndikimi i revolucionit francez dhe pikpamjet iluministe ishin faktorët e jashtëm, që natyrisht ndikuan në tërë lëvizjet e popujve ballkanikë, për rebelim dhe shkëputje nga zgjedha shekullore osmane.

“Sikur asgjë tjetër të mos u kish dhënë Ali Pasha grekëve dhe shqiptarëve, do të mjaftonte vetëm ajo – kurajua që ai u dha për tu ngritur kundër zgjedhës shekullore osmane, kundër perandorisë që mund dhe do të shëmbeshin, në pak vite., – shkruan Bartoldi.

ARVANITËT – BUBULINA, NJË REALITET QË SE SHUAN DOT ASKUSH

Në të dy shkrimet e autorit, Vehbiu përpiqet të zbehë dhe vetëm me dy fjalë të na mjegullojë statusin, historinë, rolin dhe kontributet e mëdha të popullsisë arvanite në Greqi. Ajo që të bën përshtypje, sa në shkrimin e parë edhe të dytë, është përpjekja e gjatë e tij për të bindur lexuesin nga pozicioni i një studjuesi pa të dytë, se arvanitët nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët, madje pohon ai:

“Për grekët – këta heronj arvanitë janë njëherazi grekë, arvanitë dhe, sidomos, të krishterë ortodoksë”!!!.

Të tilla vlerësime nuk i gjen në asnjë nga studimet apo analizat e punuara nga historianë të njohur apo minorë të këtij subjekti. Për më tepër nuk ndodh dhe nuk dëgjon asnjëherë tek arvanitët të identifikohen qoftë edhe në komunikime të rëndomta me përkaësinë e tyre fetare! Ku i gjen Vehbiu deklarime të tilla?

Sigurisht, arvanitët janë shtetas grekë, janë qytetarë grekë, janë të besimit kristjan, por askush nuk mund ta mohojë se ata janë me origjinë arbërore, të zbritur dhe të vendosur në ato anë të gadishullit dhe ishujve helenike në mugëtirat shekullore të mejestës (të paktën nga shekulli i XII dhe në vazhdim). Askush nuk mund të mohojë se sikundër  kapedanët që udhëhoqën kryengritjet greke si Odisea Andruco, Miauli, Karaiskaqi,  Krieziu, Kundurioti, Pangallos, Pllaputa, Papaflesha,  etj ishin arvanitë, sikurse askush nuk mund të mohojë dot askush se Bubulina ishte arvanite e Hidrës, e konfirmuar edhe studjues dhe historianë grekë.

Edhe më tej, mes arvanitëve dhe shqiptarëve të sotëm ka dallime të ndikuara apo të imponuara nga shumë faktorë,

Gjeografikë – shkëputja dhe distancat e tyre nga atdheu amë, ruajti dhe konservoi tek ata elementë të botës arbërore mesjetare, të gjuhës, zakoneve, këngëve, elementëve të tjerë të jetës materiale dhe shpirtërore të krijuara në enklavat e tyre përgjatë rrugës së shekujve, të ndryshme nga dinamikat që pësoi popullsia arbërore në terriotoret e saj. Këtë fenomen dhe dallime, sikundër ato dialektore, zakonore, etj., ne i gjejmë edhe mes krahinave shqiptare.

Historikë – arvanitët patën të tjera fate, ngjarje dhe evente historike në rrugët e tyre nëpër shekuj dhe të tjera përjetoi popullsia arbërore që qëndroi në trojet e saj, çka ndikuan në krijimin e vecantive të botës dhe profilit të tyre jetësor.

Ekonomikë – të tjera kushte ekonomike patën trojet arbërore nën perandorinë osmane gjer në fundin e shekullit të XIX dhe të tjera kushte patën enklavat ku jetonin dhe jetojnë arvanitët gjer në fillimet e shekullit të XIX, në shtetin grek.

Politike – të tjera politika zyrtare u ndoqën ndaj popullsisë greke prej perandorisë osmane për gjuhën dhe shkrimin e saj (ajo asnjëherë nuk i ndaloi apo pengoi të praktikohej dhe të shkruhej greqishtja) dhe të tjera pati popullsia arvanite prej administratës osmane.

Duhet ti kujtoj artikullshkruesit se “kur mbritën misionarët e parë gjermanë në territoret e Atikës dhe të Athinës së shpallur Kryeqytet , ata gjetën aty një popullsi që nuk fliste greqisht, por vetëm shqip … prandaj i sugjeruan perandorit gjerman që si ndërmarrje e parë në krijimin e institucioneve dhe të shtetit të ri grek,  do të duhej të ishte – hapja e shkollave të para në gjuhën greke, që popullsia të mësonte greqishten, që pastaj të punohej për ngritjen e institucioneve….”

Por, a gjen dot sot në Athimë, të flitet shqip???

Politikat, programet arsimore dhe ato kulturore – kanë ndikuar dhe vazhdojnë të luajnë një rol aktiv në asimilimin agresiv të pakicave etnike, atyre kulturore dhe gjuhësore, aq më tepër kur ndaj tyre ku nuk ka ndonjë vëmëndje të veçantë, për ti ruajtur ato pasuri dhe vlerat identitare të tyre, sikundër rekomandojnë aktet ligjore dhe konventat europiane.

Të gjitha këto, arsye, por edhe faktorë të tjerë kohorë, propogandistikë, mediatikë,  etj, kanë ndikuar në proceset e asimilimit periodik të kësaj popullsie nga një dekadë në tjetrën.

Megjithatë, popullsia arvanite është e gjallë, vitale, e pranishme dhe aktive. Statistika të shpallura dhe të pashpallura për këtë popullsi flasin për një shifër përmbi tre milion banorë dhe nga një vëzhgim i kryer në vitin 1987 nga përfaqësues të BE evidentohet një numur përmbi 800 fshatrash e më shumë të banuar prej tyre.

Sigurisht, mes nesh dhe arvanitëve dallimet janë objektive dhe të natyrëshme. Unë i kam gjetur plakat arvanite, në vitet 80, 90, me gjuhën e tyre shqipe, në komunikim, në sjellje dhe pothuaj në tërë botën shtëpiake, gati identike me ato të gjyshes time. Ka shumë prej tyre kanë një shqipe shumë më të pastër, sa herë, herë mahnitesh.

Por, askush nuk mund të mohojë ekzistencën e asaj popullsie që identifikohet dukshëm, me tipare, gjuhë, kulturë, këngë e valle, traditata dhe histori të ndryshme nga grekët, por edhe me elementë të përbashkët me ta.

Arvanitët jetojnë aty! Ata janë një realitet human dhe historik. Duan apo nuk duan syresh këtej apo andej kufirit, të vërtetat e pakontestueshme i thonë arvanitët vetë, kontributet dhe gjurmët që ata krijuan, krijojnë dhe lanë nëpër histori, i thonë realitet e prekshmë, por i thonë edhe dokumentet e pafund arkivore, botimet e herëshme dhe të reja për ta.

ARVANITËT NËPËR KRONIKAT HISTORIKE DHE VËMËNDJA SHQIPTARE MBI TA

Ajo që të habit me artikullshkruesin është shqetësimi që Vehmiu reflekton!, kur ne prekim çështjen arvanite, historinë e tyre dhe herojtë arvanitë!

E vërteta është, zoti Vehbiu, se ne shqiptarët, jemi defiçitarë dhe për pasojë borxhlinj të mëdhenj në njohjen e historisë së tyre, arvanitëve, të kësaj pjese vitale të trungut tonë arbëror, të shpërngulur gjatë shekujve në hapsirat helenike. Janë fare të pakta, një apo dy botime të vetme,  nga autorë shqiptarë, për publikut shqiptar rreth arvanitëve.

Në këto rrethana, Zoti Vehbiu duhet të ishte shqetësuar pikërisht për këtë, mungesën e pajustifikueshme të shkrimeve kushtuar kësaj pjese të popullsisë të trungut historik arbëror, që ndriçon nëpër shekuj këto anë të Ballkanit. Në fakt, Vehbiu shqetësohet për të kundërtën, se përse shkruhet pët ta!!!!

Për dijeninë e Vehbiut dhe të të tjerëve, duhet të sqaroj se – atë që nuk e kemi bërë ne  shqiptarët për arvanitët, e kanë bërë më mirë nga ne:

– historianët bizantinë, Halkokondili, Kantakuzeni, Akropoliti, Ataliati, Komnena, Paleologët, Sfrantzes, etj.

– E kanë bërë kronikat e mahnitëshme të shekujve të XIV, “Kronika e Tokovo” dhe “Kronika e Janinë” (“E murgjëve Prokël dhe Komnen”), të cilat flasin dhe identifikojnë fare qartë kohen e emigrimemeve masive të tyre, vendet e ngulmimevmeve të shqiptarëve, (arvanitëve) në territoret helenike, duke i identifikuar ata qartazi “Allvani = shqiptarë”

Duke filluar nga shekujt e XII dhe gjer në shekujt e XVIII, historinë e kanë bërë vetë arvanitët, kryengritjet dhe betejat e tyre të vazhdueshme, kapedanët dhe Kapostratiotët “albanezi” mbushin kronikat veneciane dhe ato të Mbretërisë së Napolit me një dokumentacion të pafund, mijra dhe qindramijta fashikujsh dhe dosarësh. Ato kanë një pasuri të paimagjinueshme, pothuaj tërësisht të panjohur nga historiografia, për këtë rracë të pamposhtur nëpër shekuj.

Dhe çuditërisht Vehbiu na predikon të heshtim për këtë pasuri të paimagjinueshme humane dhe historike të popullit tonë, të identifikuar si të tillë, nëpër shekuj. Ky dokumentacion dhe kronika historike na bëjnë me dije për luftëtarë të shquar, nga radhët e kësaj margate, që pas largimit nga territoret helenike, u dalluan në frontet e betejave nëpër Grerqi, Itali, Francë, Gjermani dhe nëpër Europë në tërësi. Komandantë dhe stratiotë të famshëm, si Buat, Shpatajt, Buziqët, Bohali, Kladha, Meksi, Blesi, Këmbëthekra, Gjerbësi, Peta, Kriekuqi, etj., mbushin kronika të pafund ngjarjesh dhe heroizmash që ne ende nuk i kemi bërë prezent si pjesë e rëndësishme e historisë tonë. Ata prezantohen fare qartë ne dokumentacion arkivor latin dhe në botimet prej dhjetra volumesh të Marino Sanudos si “Albanezi”.

Edhe në periudhat e mëvona, duke filluar nga fundi i shekullit të XVIII, një numur i madh studjuesish, diplomatësh, ushtarakësh dhe albanologësh që udhëtuan në pashallëkun e Janinës dhe territoret helenike sollën një informacion të bollshëm për arvanitët dhe kontributet e tyre. Ata u habitën me praninë numeroze të tyre, fuqinë, karakterin dhe shpirtin luftarak, në vitet e revolucionit për pavarësinë e Greqisë. Konsulli anglez Ëilliam Martin Leak, Konsulli francez Fransua Pouqueville, Hobhausi, Smart Hughes, Henry Holland, Flobert, Mejer dhe shumë të tjerë sollën këto dekada informacione të shumta për këtë popullsi të vendosur në Korinthi, Argolidhë, Beoti, Atikë, Eube, dhe të identifikuar qartësiht prej tyre si “Albanians”, “Albanezi,”etj.

Por, edhe në dekadat e shekullit të kaluar dhe këtë shekull, studjues dhe historianë seriozë grekë, europianë dhe mes tyre arvanitë,  kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë për arvanitët, origjinën arbërore të tyre, kontributet dhe personalitetet që ata i dhuruan Greqisë e më gjërë, të tillë qenë Kostandin Satha, Lambrinidhi, Ilia Ikonomopulos, Kostas Biris, Aristidh Kolas, etj.

Dhe në qoftë se Vehbiu do që për këtë popullsi dhe figurat e dala prej tyre, për këto pjesë të historisë tonë dhe të Greqisë të heshtim, apo “të mos ua marrim të tjerëve”!!!!, duhet të kuptojë se historia nuk shbëhet. Historia nuk mund të ndalet së thëni të vërtetat e saj përtej kërcënimit dhe përpjekjeve për ta deformuar, falsifikuar, apo ti mbyllin gojën. Arvanitët dhe historia e tyre është aq thellë, e ngjizur, dokumentuar dhe e paasgjesueshme, sa edhe vetë historia dhe populli grek gjithashtu.

HISTORIA AS NUK MERRET DHE AS NUK JEPËT, AS HUAZOHET DHE AS TJETËRSOHET DOT.

Është e çuditëshme, madje fyese, kur lexon nga autori të shkruhet se “ne nuk kemi nevojë pse të shkojmë dhe tu marrim” heronj të tjerëve, siç veprojmë ndonjëherë me sensacionalizmat për origjinën  shqiptare të këtij apo atij….”

Po e sqarojmë zotin Vebiu se asnjëherë nuk ka ndodhur dhe askush gjer më tani nuk na ka akuzuar se u kemi marrë të tjerëve vlera, heronj apo pjesë të historisë. Përkundrazi të tjerët janë përpjekur e pse jo përpiqen që ne të heshtim për cështje me interes dhe të verteta historike. Ka nga ata mjeranë, fatkeqësisht që ose shmangin pjesë dokumentare nga punime mbi materiale arkovore, ose bëjnë përzgjedhje selektive për të shmangur subjekte shqiptare, të shkruara qartë mbi dokumentet arkivore… Por, për këto do të flasim një herë tjetër.

Shqetësimi i Vehbiut, se ne shqiptarët “po u marrim heronjtë dhe bashkë me ta historinë grekëve”, duket se ka tjetër hall!!! Duket sikur ai don të mbyllim gojën për këto evente, të vërteta dhe realitete historike. Dhe sigurisht kjo logjikë duhet të na conte drejt analogjisë se, ne duhet të mbyllim gojën edhe për arbëreshët origjinën, historinë, kontributet dhe figurat e ndritura të tyre, sepse edhe ata janë një mërgatë po aq e hershëme sa edhe arvanitët, madje një pjesë e arbreshëve, i takojnë arvanitëve të riemigruar nga Greqia drejt Kalabrisë dhe Sicilisë. Kujtoni këngën:

Moj e bukura more

Ku të lashë

e më s’të pashë

Janë arvanitët që i këndojnë Moresë (Peloponezit), ku ata kishin jetuar për disa dekada dhe nga ku riemigruan drejt Italise, pas pushtimit osman.

Pra, mos vallë ne shqiptarët duhet të mbyllim gojën edhe për Arbëreshët!!!!

Mos vallë ne shqiptarët duhet të heshtim edhe për përsonalitete të tjera të shquara, që lindën nga radhët e emigrantëve të hershëm apo të vonë, arbërorë dhe shqiptarë që kontribuan dhe kontribuojnë në lëmij dhe fusha të  ndryshme, nëpër histori, tek popujt e tjerë.

Pra, mos vallë ne shqiptarët nuk duhet të flasim për mërgimarë të hershëm, të mesjetës dhe kontributt e tyre të çmuara, për figura të tilla si Marin Barleti, Beçikemi, Mërkur Buan, Manol Blessin, Anastas Kullurjotin, Aleksandër Moisiun, De Radën, Vëllezërit Frashëri, dhe ata më të vonët, figura të ndritura, të tillë si Françesko Altimari, Mateo Mandala, Tito Johalla, etj.

Pra, ne shqiptarët duhet të mbyllim gojën për këtë pjesë të rëndësishme të historisë tonë, me fjalë të tjera tua dhurojmë atë historisë të popujve të tjerë. Pra, ne duhet ti përbuzim dhe tu mbyllim derën gjithë aradhës së ndritur të shqiptarëve që u larguan nëpër rrugët e historisë përtej atdheut amë! Pra, ne duhet të mos i njohim dhe as të vlerësojmë kontributet që ata dhanë në vendeve ku jetuan, në politike, kulturë, art, letërsi, gazetari, shkencë, etj. Pra, ne duhet të braktisim folklorin dhe këngët e bukura arvanite dhe arbëreshe  në gjuhën shqipe që ata na sollën dhe na sjellin?

Këto thirrje duhet ti harrojë cdo lloj snobi, apo “moderni”, cdo takëm ultranacionalisti, që ska të bëjë me formatin e qytetarit europian apo qytetarinë e kulturuar grek.

SHQIPTARËT KOMB I RI???!!!

Ajo që të habit edhe më, në rrjedhat e dy shkrimeve të Vehbiut është edhe pohimi i tij tërësisht i përmbysur historik mbi kombin shqiptar!!!

Ai shkruan:

“Ne jemi një komb i ri në  botë…”!!!

Pa mëdyshje, ky pohim tërësisht i pasaktë, i pambështetur dhe i papranueshëm historikisht dhe antishkencor.

Mesa duket autori ngatërron dy koncepte, nocione dhe institucione krejt të ndryshme të se Drejtës Ndërkombëtare, “Kombësinë” me “Shtetësinë”.

Këtë pohim kanë tentuar ta sjellin në mënyrë të përsëritur vetëm rrethet ekstremiste nacionaliste sërbe, duke u përpjekur të argumentojnë se shqiptarët janë të ardhur të vonë në trojet e tyre, duke përfunduar se “shqiptarët janë një komb i vonuar, pra fare i ri në këto anë”.

Duhet të sqarojmë autorin e këyre radhëve, se:

Shqiptarët janë një “Shtet i ri”,

por kursesi një “komb i ri”!

Me këtë rast sqarojmë se, shqiptarët janë një komb i vjetër, madje sikundër kanë konfirmuar tanimë institucione serioze shkencore dhe personalitete të njohura të historiografisë, kërkimet, studimet dhe vlerësimet shkencore – shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër në gadishullin ballkanik dhe autoktonë në trojet e tyre.

Duke filluar nga autorët antikë grekë, më pas tek ata bizantinë, dhe më tej tek kronikat e arkivave latine, regjistrat kadastralë osmanë, gjetjet e arkeologjisë dhe gjer në studimet e institiucioneve shkencore serioze europiane e më gjërë, konfirmohet qartë dhe pa ekuivok lashtësia e kombit tonë në këto anë. Kjo është një çështje tanimë e ezauruar që nuk ka asnjë arsye të zgjatemi.

Pa dashur të shtjellojmë me hollësi vlerësimet teorike, duhet të sqarojmë se në nocionin “komb” gjithpranohet, përmbledhja e elementëve specifikë që formojnë profilin identitar, nacional të një popullsie, sikundër gjuha, kultura materiale, ajo shpirtërore, ritet e dasmave, ritet mortore, këngët, vajet, folklori, veshjet, traditat, terreni gjeografik ku ka jetuar dhe ndërtuar lëvizjet e tij shekullore, hapsira ku kanë krijuar dhe kanë identifikuar përkatësitë dhe profilet e tyre antropologjike në histori, etj.

Të gjitha këto elementë të identitetit nacional, populli ynë i  ka ngjizur në shpër shekuj, nga mugëtirat historike, duke zbritur nga ilirët, tek arbërit dhe gjer tek shqiptarët e sotëm.

EMIGRIMET SI NJË FENOMEN  SOCIAL – HISTORIK

Emigrantët dhe emigrimet gjenden në tërë rrugët e historisë së shoqërisë njerëzore nëpër shekuj. Ato kanë qënë dhe mbeten një fenomen human i pandalshëm. Arsye të shumta, ekonomike, politike, sociale, humane, halle, derte, ëndra dhe shpresa për një jetë tjetër, më të mirë, më të sigurtë, etj., kanë shtyrë dhe do të vazhdojnë të shtyjnë lëvizje të shumta popujsh, familjesh dhe individësh të shkojnë në vende të njohura dhe të panjohura.

Dhe sigurisht, të flasësh për emigrimet dhe emigrantët, për histrinë e tyre, për kalvarin, hallet, për mbijetesën e tyre, për kontributet e tyre, veçsa është një ndjenjë intrashendente e çdo bashkëkombasi të ndricuar (sigurisht kjo varet nga ndjeshmëritë personale) që kujtohet, dhimbet për të afërmit e tyre, njerëzit e farës dhe të gjakut, pra pjesë e një dimensioni human, është edhe një detyrim institucional, shtetror.

Pikërisht, për këtë qëllim, popujt dhe shtetet e tyre me kohë kanë ngritur në histori institucione të veçanta për tu kujdesur dhe interesuar për ta dhe të drejtat e mërgimtarëve dhe të pakicave që ata formojnë qoftë ato nacionale, kulturore apo gjuhësore. Që prej mesjetës, në normat e institutit të  së Drejtës Ndërkombëtare Publike parashikonin detyrime ligjore me këtë objekt.

Një sërë Traktatesh Ndërkombëtare, Marveshje dy palëshe dhe shumëpalëshe, Konsullata Diplomatike ngarkojnë me detyrime konkrete ligjore shtetet dhe Organizatat ndërkombëtare për të ndjekur, monitoruar, mbështetur minoritetet etnike, minoritetet kulturore dhe ato gjuhësore, kudo ku ato ndodhen. (A)

Por, duket se ka ende rrethe dhe individë që trishtohen, kur ne pohojmë ekzistencën e emigrimeve shqiptare,  historinë dhe shkaqet e emigrimeve, figurat që lindi dhe lanë gjurmë në historinë e popujve ku ata u ngulën.

Jo vetëm kaq, por rreagimi i tyre, ndaj këtij qëndrimi të tij nihilist, është aq agresiv sa kalohet edhe në kufijtë e fyerjes publike !!!!

“Ma siete pazzi!”, lëndon folësit ai.

Është vërtet një akt i pakujdesshëm, madje do të thosha cinik, tu drejtohesh kështu duke lënë mënjanë etikën e domosdoshme gazetareske dhe njerëzore, bashkatdhetarëve.

Sigurisht, hulumtimi, identifikimi dhe vlerësimi i tërë figurave kontributore historike shqiptare, brenda apo jashtë kufijve të vendit tonë,  lëvizjet, migrimet dhe emigrimet, ngulmimet dhe itineraret e tyre në histori nuk janë shfaqe të interesimit nacionalist, kursesi! Shihni enciklopeditë më në zë të botës, si ato britanike, franceze, italiane, amerikane, etj., në zërat e popujve, personaliteteve që ato përshkruajnë, vështirë se do të gjesh syresh rreth të cilit nuk flitet apo hulumtohet për origjinën (kombësinë) e tij.

Dhe ta bësh të njejtën gjë për historinë e popullit tënd nuk është mëkat. Përkundrazi është një detyrim, madje ekzistencial.

Nese do të lexosh studimet historike të fqinjëve, vepra dedikuar ngjarjeve dhe personaliteteve që lanë gjurmë në biografinë e popujve të atyre anëve, nuk do  të gjesh një syresh për të cilin nuk kërkohet dhe ngulmohet me pasion shkencor për të gjetur dhe evidentuar origjinën nacionale të tyre. Madje, kjo bëhet me shumë insistim, këmbëngulje dhe me aparate njerëzore shumë më të sofistikuar dhe më të mëdha në numur sesa ne.

Për fat të keq, mes tyre, ne ndeshim edhe stujues me profil shkencor, që në punimet e kryera, bëjnë përojekje për të tjetërsuar kombësinë e mjaft figurave të njohura qartësisht si shqiptarë apo arbërore, si ilirë, etj.

Sigurisht, këtë nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë kurrë, por ta ketë të jetë e qartë se nuk do të na ndalë askush të hulumtojmë dhe të prezantojmë publikisht, përmes një analize dhe aparati tërësisht shkencor, të vërtetat tona historike???

KONVENTAT NDERKOMBËTARE DHE VLERAT HISTORIKE TË PAKICAVE.

Sa për interesimin e disa individëve, që u shqetësuan për referencat historike të kryeministrit shqiptar, gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, do të duhet të themi vetëm dy fjalë se – Është e drejta e patjetërsueshme e kryeministrit shqiptar, si çdo kryeministri tjetër, për tu takuar, interesuar dhe angazhuar në mbrojtjen e emigrantëve të atdheut të tij, është një e drejtë dhe detyrim ligjor që garantohet dhe mbështet në ligjet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare.

Një shoqëri pluraliste dhe vërtet demokratike duhet jo vetëm që të respektojë identitetin etnik por edhe identitetin kulturor, atë gjuhësor dhe fetar, të çdo personi që i përket një pakice kombëtare … duhet të respektojnë parimet që ruajnë dhe mbrojnë trashëgiminë e përbashkët historike, kulturore, gjuhësore, etj…”, nënvizon Konventa Konventa Kuadër “Për mbrojtjen e pakicave  kombëtare” e marsit të vitit 2003, konventë që e ka ratifikuar edhe vendi ynë në vitin 2017.

Një numur tjetër Konventash dhe deklaratash të shpallura nga Kombet e Bashkuara, Konventa mbi të Drejtat Civile dhe Politike (Neni 27), Deklarata mbi të Drejtat e Personave që iu përkasin Pakicave Kombëtare apo Etnike, Fetare dhe Gjuhësore, rregullojnë dhe detyrojnë shtetet nënshkrues të këtyre akteve  të interesohen në respektimin e të gjitha të drejtave që parashikohen në këto dokumente ligjorë.

NË VEND TË MBYLLJES: PËR ATA QË PËRJETOJNË BOTËN IDEALE TË PAQËS SË PËRHERËSHME

Meqë Vehbiu nuk ndalet të japë rekomandime vetëm në cështjet e historiografisë shqiptare, por edhe për mardhëniet e Shqipërisë me fqinjët, madje është i shqetësuar se ka dalluar tek politika shqiptare individë që “i ka kapluar etnocentrizmi turbologjik dhe kalojmë kohën duke sharë … duke identifikuar “agjentët e paguar…. ndërkohë që jemi dorëzuar përuljes ndaj të huajës dhe të huajit madje duke vënë këta të fundit si arbitër të konflikteve tona të brendëshme….”, do të na duhet, në mbyllje, të sqarojmë dy cështje të thjeshta me të.

Për kë e ka fjalën ”e huaja” dhe “i huaji”, Vehbiu?!

Sigurisht, edhe lexuesi më i thjeshtë nuk e ka të vështirë të identifikojë mesazhet e tij…. që flasin për diplomate dhe diplomatë të huaj, partnerët tanë, të akredituar në vendin tonë.

Dhe nëse Vehbiu shqetësohet për praninë, ndërmjetësimet, këshillat dhe vlerësimet, të atyre që ai i quan “arbitrat e huaj”, do të duhet të vlerësojmë se Shqipëria nuk është më një ishull i izoluar, që të flakë tej cdo partner, konsultë apo sugjerim të ofruar prej tyre. Bota e globalizuar sot i ka lidhur aq fort popujt dhe shtetet, në aleanca dhe detyrime reciproke, sa askush dhe askund nuk mund të gjemë shtete nën sovranitet ideal, në konceptin dhe mëndësinë prudontjane. Kjo nuk ndodh vetëm me shtetet e vogla por edhe fuqitë e mëdha të globit.

E thënë me shkoqur: – Po! Sigurisht duhet ti vëmë dhe të pranojmë edhe “arbitra”, (por jo në kuptimin fyes sikundër përdoret kjo fjalë për ta) dhe sigurisht do tu marim mënd dhe do të këshillohemi, sepse jemi pjesë integrale e një Europe të Bashkuar dhe të interesuar për tu mbështetur në aleatë strategjik, i pëlqen dikujt apo nuk i pëlqen!

Shqiptarët, por edhe përtej tyre, nuk jetojmë në një botë ideale, ku gjithçka lëviz nën butësinë dhe paqen e veludhit.

Nuk jemi as banorë të anëve gjeografike që prej shekujsh nuk panë luftra dhe nuk janë kërcënuar ndonjëherë, sikundër vendet e largësive gjeografike dhe netët e tyre të bukura polare. E megjithatë, shohim së fundi, se edhe popujt veriorë të Europës shpejtuan të antarësohen në aleancën më të fuqishme ushtarake, në NATO. Mos vallë edhe këta popuj kaq larg vatrave të luftës shohin me sy hapur ëndra konspirative.

Mos vallë luftrat në Ukrainë, në Rripin e Gazës, në Siri, e gjetkë janë edhe këto teori të këtij lloji?

Mos vallë mobilizimi i tërë Europës përballë kërcënimeve të fuqisë ushtarake ruse është një skenë teatri absurd, irreal apo  komedi?

Mos vallë përpjekjet insistuese të Kongresit amerikan për mbështetjen financiare në miliarda dollarë të Ukrainës janë propogandë?

Le të kujtojmë qetësisht ne shqiptarët se në dekadat jo të largëta të shekullit të kalua por dhe në fillimet e këtij shekulli jemi përfshirë në luftra të përgjakshme. Le të kujtojmë se Ballkani ende nuk është një vatër e qetësisë dhe paqes së sigurt. Te të kujtojëm thirrjet luftënxitëse të ditëve të fundit të ministrit sërb Vulin kur deklaronte:

“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturën Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në Athinë. Atë që  Edi Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë…. Shqipëria mund të ndalet vetëm nga sërbët dhe bota sërbe, por edhe nga ju grekë të dashur, grekët tanë. Ju lutem mendoni për këtë”!!! (DITA)

Cila ka qenë dallga më e madhe e emigracionit shqiptar pas vitit 1990?

i

Nga Eduard Zaloshnja

Në fund të vitit 1989 – para se të hiqeshin telat me gjemba nga kufijtë e Shqipërisë – në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 3.21 milionë shtetas shqiptarë. Nga këta, sipas regjistrimit të popullsisë që u krye atëherë, 99% jetonin brenda vendit – vetëm 32 mijë shtetas rezultonin emigrantë (politikë apo ekonomikë).

Në fund të vitit 2023, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4.65 milionë shtetas shqiptarë. Nga këta, sipas një vlerësimi të përafërt statistikor që kam bërë bazuar në një sondazh rigoroz në terren, rreth 57% jetonin brenda vendit. Pra, rreth 2 milionë rezultonin në emigracion.
Po cilat janë etapat e rritjes së numrit të emigrantëve nga 0.03 milion më 1989, në 2 milionë deri në fund të vitit 2023?

Vitet ’90 shënuan një eksod biblik të shqiptarëve drejt Italisë, Greqisë, e vendeve të tjera. Si rezultat, në vitin 2001 kishim pothuaj 1 milion shtetas shqiptarë jashtë vendit – në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin pothuaj 4 milion shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në fund të vitit 2001, numri total i banorëve rezultoi 3 milionë.

Në dekadën e dytë të demokracisë, eksodi i shqiptarëve vazhdoi, por jo më me përmasa biblike – numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit u rrit nga 1 milion që ishte më 2001, në 1.5 milion më 2011 (u shtuan 0.5 milion). Konkretisht, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4.3 milionë shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në fund të vitit 2011, numri total i banorëve rezultoi 2.8 milionë.

Edhe në dekadën e tretë të demokracisë, eksodi i shqiptarëve vazhdoi, por ishte i barabartë me atë të dekadës paraardhëse – numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit u rrit nga 1.5 milion që ishte më 2011, në 2 milion më 2023 (u shtuan 0.5 milion). Konkretisht, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin në fund të vitit 4.65 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa nga një vlerësim i përafërt statistikor që kam bërë (bazuar në një sondazh rigoroz në terren vjet në vjeshtë), rezultoi se banonin në vend rreth 2.65 milionë nga këta shtetas.

Prej kurbës së emigracionit nga dekada në dekadë (shihni grafikun shoqërues), mund të konstatohet se ritmi i emigracionit është ngadalësuar në krahasim me dekadën e parë të eksodit të madh, por mbetet përsëri shqetësues për zbrazjen e vendit nga popullsia. Nëse emigracioni vazhdon me ritmin aktual, pas pesë vjetësh, do të kemi më shumë shtetas shqiptarë jashtë Shqipërisë se sa brenda saj (aktualisht janë 43% në emigracion).

, Cila ka qenë dallga më e madhe e emigracionit shqiptar pas vitit 1990?

SHËNIM: Dallga 1, 1990-2001; Dallga 2, 2001-2011; Dallga 3, 2011-2023

Pëllumb Xhufi: Tri gabimet e Enver Hoxhës sipas Stalinit!

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tregoi se si u krijua Partia Komuniste e Shqipërisë, si e mori pushtetin Enver Hoxha dhe qëndroi rreth 40 vjet si diktator.

Xhufi foli edhe për gabimet që bëri Enver Hoxha gjatë pushtetit të tij. Janë tri gabime, thotë Xhufi, që ia vuri në dukje edhe Stalini, kur Hoxha i shkoi në Rusi; përbërja fetare e popullit shqiptar, lufta e klasave dhe krijimi i kooperativave.

“Enver Hoxha luftonte edhe për pushtet personal. Duke ditur psikologjinë e diktatorëve, fillojnë u pëlqen vetja dhe nuk kanë besim te të tjerët. Ky është problemi. Këtu dalin dhe gabimet që ka bërë Enver Hoxha.

Janë 3 gabime që ia ka vënë në dukje vetë Stalini. E ka paralajmëruar për tri gjëra për të cilat Enveri po nxitonte shumë. Në 1947-ën kur shkon Hoxha tek ajo parada e famshme, e pret Stalini.

Hoxha shkoi me një delegacion prej shtatë vetash, të Byrosë Politike. Në fjalën e tij Stalini i thotë Hoxhës që t’i prezantojë shokët e Byrosë. Enveri ia prezantoi të shtatë.

Në një moment Stalini e ndalon dhe e pyet se çfarë përbërjeje fetare ka populli shqiptar. “70% janë myslimanë, 20% ortodoksë dhe 10% katolikë”, i tha Enver Hoxha.

Stalini ia kthen: “Edhe në Byronë Politike dhe në parti duhet paraqitur kjo përbërje.” Ky ishte gabimi i parë.

I dyti ishte për luftën e klasave. Filloi të raportojë Enver Hoxha dhe tha: “Ne kemi çuar studentët tanë në vendet e Bashkimit Sovjetik, në demokracitë e tjera popullore. Ata shumë shpejt do kthehen dhe me ta do zëvendësojmë burokratët e vjetër.”

Stalini i thotë: “Ata të vjetrit vërtetë nuk janë komunistë si ne, por janë patriotë. Ata do ikin kur të mbushin moshën. Nuk ka pse të nxitosh kaq shumë.”

Mësimi i tretë ishte për ekonominë, kryesisht me bujqësinë.

Enveri tregoi përparimet që kishin bërë dhe projektin për krijimin e kolkozeve, kooperativave. Stalini i tha: “Ju jeni vend i vogël dhe i varfër. Në punën e kolkozeve kemi bërë gabime të mëdha ne. Mos i bëni dhe ju këto gabime. Prandaj ecni me ngadalë!”

Këto janë tri nga problemet në të cilat Enveri eci nxitimthi.”, tha Xhufi.

“Më vranë mikun tim avokat”/ Romeo Kara rrëfen ekzekutimin e mikut të tij: Njeri shumë profesionist, zbardhja ngjarjes…

Avokati Romeo Kara, në “Breking” me Dafina Hysën, foli për vrasjen e një mikut të tij avokat.

Referuar rastit më të fundit, atë të dhunimit rëndë të avokatit Sokol Mëngjesit, Kara riktheu në vëmendje një ngjarje të shumë viteve më parë.

Avokati u shpreh se vdekja e mikut të tij avokat të tij mbetet ende e pazbardhur.

“Po rikthej një ngjarje, që ka ndodhur me një mikun tim. Para shumë vitesh është vrarë një gjykatës dhe nuk është zbardhur, një ish-kryetar gjykate. E kam pasur shumë mik, e kam pas respektuar shumë këtë person të aftë.

Kam qëndruar pranë tij për të mësuar në vitin 1999. Ja ku jemi sot, prap një avokat i nderuar, pavarësisht se kë ka klient nuk e gjykoj, ndodhet në këtë gjendje. Ka shumë të drejtë Dhoma e Avokatisë”, u shpreh Kara.