Si nëρër filma! Shqiptari gόdet 8 herë me thίkë ish-pronaren e hotelit ku punonte: Më thanë që ta bëj…

Një 50-vjeçar shqiptar ka goditur pronaren e një hoteli Gallo në Castel San Pietro, në Itali, vrasje e mbetur në tentativë.

50-vjeçari kishte dhënë dorëheqjen rreth një muaj më parë, por vazhdimisht frekuentonte ambientin ku ai punonte më parë.

Sipas mediave italiane, sulmi mbetet një mister pasi nuk janë zbuluar akoma arsyet se pse ish punonjësi sulmoi me thikë pronaren e hotelit.

Ai e goditi 8 herë me thikën pronaren me armën që e kishte marrë nga shtëpia e tij. Gjithashtu edhe pas marrjes në pyetje ai ka përsëritur vazhdimisht “më thanë që ta bëj”, gjë e cila ka ngjallur dyshime për gjendjen e tij psikike.

50-vjeçari thuhet se frekuentonte shpesh ambientin duke mos shfaqur probleme në sjellje, apo shenja inati të akumuluar pasi shpesh takohej dhe përshëndetej me ish kolegët madje edhe me pronaren që ai sulmoi.

Trόnditëse/ Zbυloi se e trαdhëtonte dhe i takoi të dashυrën sekrete, 31-vjeçari godet të fejuarën shtαtzënë 37 herë me thίkë

Një 31-vjeçar italian goditi me thikë 37 herë të fejuarën e tij shtatzën. Barmeni Alessandro Impagnetiello që zbuloi se e fejuara e tij shtatzënë ishte takuar fshehtësisht me të dashurën sekrete italo-britanike, pranoi sot në një gjykatë në Milano se e kishte goditur dhjetra herë me thikë. Gjithashtu ai e pranoi vrasjen brutale të 29-vjeçares Giulia Tramontano.

Siç raportohet e dashura e dytë, një kamariere italo-britanike, kishte kontaktuar me Giulia kur kishte zbuluar tradhtinë e Impagnetiello.

Dy vajzat ishin takuar më 27 maj 2023 për të diskutuar historitë e tyre, teksa britanikja kishte përshkruar në polici. keqtrajtimin psikologjik të baristit, ndërsa në pamje të kamerave të sigurisë shihen momentet e takimit miqësor të dy vajzave të tradhtuara.

Por disa orë më vonë Impagnetiello ishte konfrontuar për çështjen me të dashurën e tij shtatzënë, para se ta sulmonte fatalisht me thikë.

Kamerierja britanike, e cila nuk është emëruar publikisht, kishte kontaktuar me Giulia kur mësoi për historinë e dyfishtë të Impagnatiello dhe të dyja kishin diskutuar për sjelljen abuzive të burrit. Giulia raportohet se u vra disa orë pas takimit me të dashurën e fshehtë të Impagnetiello.

“Unë e vrava Giulia Tramontano por nuk e di përse, isha një person tjetër. Ky gjyq po më ndihmon të mbledh mendimet e mia te shpërndara. Tani që kuptoj mund të them se krijova një rrjet me gënjeshtra në të cilin fundosa”, tha vrasësi sot në gjykatën në Milano.

31-vjeçari kishte tentuar të fshihte trupin e viktimës por rrjedhimisht i tregoi hetuesve ku gjendej e ndjera. Ndërkohë policia tha se ai kishte tentuar të bënte të dështonte të fejuarën duke e helmuar gradualisht me bar miu si dhe kishte blerë kloroform në një emër të rremë. Barmeni Alessandro Impagnetiello ka pranuar vrasje në kushte të rënda, fshehjen e një trupi dhe tentativë aborti pa konsensus para gjykatës.

Dosja e AVOKATES shqiρtare, 65 milionë euro para k* kaine të pastrυαra/ Kush është bαshkëshortja e VLONJATIT dhe lidhja me Dubain!

Në një raport të publikuar disa javë më parë për aktivitetin, natyrën dhe tendencat e krimit të organizuar në Shqipëri, SPAK evidenton rolin në rritje të vajzave në botën e errët të nëntokës.

Shihet një tendencë në rritjen e angazhimit të femrave në funksione të rëndësishme për grupet kriminale. Disa nga rolet më tipike të evidentuara në organizatat kriminale, të cilat merren me trafikun e narkotikëve, janë ato në administrimin e të ardhurave dhe mbikëqyrja e transferimit fizik dhe nëpërmjet institucioneve bankare të parave. Kryesisht femrat të cilat luajnë këto role, janë bashkëjetuese të krerëve të organizatës dhe konsiderohen si persona shumë të besueshëm të organizatës kriminale”, thuhej në raport.

Në shtator të vitit 2023, Policia spanjolle dhe Europol goditën një grup kriminal, i cili vepronte në lëvizjen dhe pastrimin e parave të drogës dhe të aktiviteteve të tjera të paligjshme përmes transfertave.

Autoritetet spanjolle njoftuan se kishin arrestuar 27 persona, në disa provinca si Madrid, Malaga, Seville, Valencia dhe Barcelonë, pjesë e grupit, i cili kishte pastruar të paktën 65 milionë euro.

Hetimet dhe operacioni zbuloi se grupi i transferimit dhe pastrimit të parave drejtohej nga shqiptarë. Mes drejtuesve shqiptarë në skenë doli emri i Algerta Fejzulla, e dyshuar si një ndër korrieret më të sofistikuara dhe të famshme në botën e krimit për transferimin e parave të kokainës.

Në listën e personave të arrestuar nga autoritetet spanjolle është edhe Nexhmedin Danaj nga Vlora, bashkëshorti i Algerta Fejzulla, që veç dyshimeve për lidhjet me pastrimit e parave të drogës, përflitet në Tiranë edhe si konvertuese e parave të Call Centera-ve që mashtrojnë qyetarët e huaj.

Nexhmedin Danaj, i cili dyshohet se lëviz paratë e trafikut të kokainës edhe në Dubai, përmes kompanisë General Trading LLC, me seli në Dubai, është vëllai i Sadrit Danaj, ish kryetar i Qarkut të Vlorës i akuzuar nga PD-ja si një person të inkriminuar, i arrestuar për rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni në Siçili në vitin 2000.

Çifti Algerta Fejzulla dhe Nexhmedin Danaj të dyshuar me lidhje të forta me bosët e trafikut të drogës dhe të mashtrimit me call centera, akuzohen se me paratë e aktivitetit kriminal kanë krijuar një pasuri me vlerë miliona euro nga Vlora në Tiranë, në emër të tyre dhe të afërmve.

Kush është avokatja Algerta Fejzulla e dënuar për korrupsion

Emri i zonjës Algerta Fejzulla u lakua për herë të parë në media në shkurt të vitit 2014, ku Fejzulla u arrestua në kuadër të një hetimi të zhvilluar nga Prokuroria e Vlorës për korrupsion.

Algerta Fejzulla u akuzua dhe dënua në 2019 se nëpërmjet avokates në Vlorë, Dhurata Sulaj (Tafili), i mori 50 mijë lekë të reja një qytetari, me qëllim që të shtynte në kohë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor. Algerta Fejzulla u arrestua në cilësinë e drejtoreshës së Zyrës Përmbarimore të Vlorës. Ajo ishte emëruar në këtë post në vitin 2013 pas ardhjes së PS-së në pushtet.

Për këtë dosje ajo u dënua me 1.6 vite burg. Pas shlyerjes së dënimit, Fejzulla dhe bashkëshorti I saj, Nexhmedin Danaj dyshohet se kanë krijuar lidhjet me botën e krimit në Spanjë, të paktën siç konfirmohet nga provat e siguruara nga Europol.

Dubai im, maskë pastrimi parash?

Në maj të vitit 2015, Algerta Fejzulla u regjistrua si avokate në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me adresë Rruga Sulejman Delvina, Vlorë. Pas disa muajsh vendosi ta pezullojë aktivitetin si avokate. Në mars të vitin 2023, Algerta Fejzulla themelon kompaninë “Dubai im”, me adresë në Lungomare të Vlorës, me objekt; agjenci turistike, në fushën e turizmit, hoteleri, restorante, bar-kafe, import-eksport, transport për llogari të vetë dhe për të tretë, shërbime taksi, dhënie e marrje e mjeteve të transport me qera etj.

Nuk ka të dhëna për aktivitetin e kësaj kompanie, por nisur nga operacioni i Europol krijohen dyshime se ‘Dubai im’ mund të jetë përdorur për lëvizjen e parave të pista. Ndërkaq, emri i kompanisë ‘Dubai im’, duket se nuk është rastësi.

Bashkëshorti i saj, Nexhmendim Danaj, rezulton pronar i kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo kompani në Dubai ka qarkulluar miliona euro.

Nexhmendin Danaj është ortak me 30 përqind në televizionin kabllor “Vlora”, bashkë me vëllain tjetër Vexhi Danaj.

Hetimet dhe skema

Hetimi filloi si rezultat i raporteve të inteligjencës kriminale të dërguara nga Europol, falë të cilave u bë e mundur identifikimi i një organizate të përbërë nga shtetas me origjinë shqiptare, të dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht mbjelljen e hashashit në ambiente të mbyllura, dhe që së bashku me qytetarë me origjinë kineze, kishin formuar një strukturë komplekse në të cilën të dy grupet përfitonin avantazhe të ndërsjella dhe përfitime që rrjedhin nga aktivitetet kriminale me të cilat ata ishin përfshirë.

Gjatë hetimit, agjentët mundën të verifikonin sesi në këtë strukturë shtetasit kinezë u dërgonin bizneseve të tyre shuma të mëdha parash, në këmbim që kjo shumë të kompensohej diku tjetër, me qëllimin përfundimtar që ato para të mbërrinin në vendin e origjinës pa qenë subjekt i kontrollit përkatës ligjor ose formal në Spanjë.

Nga ana tjetër, shtetas shqiptarë duke funksionuar si një subjekt bankar, kryenin “transferimin” dhe fshehjen e shumave të mëdha të parave nga shitja e drogës dhe merrnin rifinancimin e operacioneve të reja. Hetuesit kanë mundur të zbulojnë se në krye të strukturës kriminale ndodheshin dy shtetas shqiptarë, njëri që vepronte si drejtues dhe tjetri si toger dhe kontabilist.

Të paktën që nga viti 2018, ata kishin dy koordinatorë me origjinë kineze, të cilët dyshohet se menaxhonin një “portofol” të madh me institucione të shumta aziatike të shtrira në të gjithë territorin kombëtar, me të cilat shërbenin kërkesat në para të organizatave kriminale të dedikuara për trafikun e drogës kurdo dhe kudo kishin nevojë.

Bizneset vepruan në të njëjtën mënyrë pavarësisht vendndodhjes së tyre, duke grumbulluar shuma të mëdha parash që u dërgoheshin trafikantëve të drogës në këmbim të kompensimit financiar, duke përdorur si masë sigurie një TOKEN, që zakonisht përkonte me numërimin e dyqane, një faturë me vlerë të ulët nominale.

Sipas dosjes spanjolle, gjatë periudhës së hetuar midis majit 2020 dhe marsit 2021, dërgesa të vazhdueshme dhe të shumta cash u janë bërë organizatave kriminale shqiptare, në një vlerë totale prej gati 65.5 milionë euro, në provincat e Barcelonës, Malaga, Valencia, Madrid, Sevilje dhe Alicante.

Nga ana tjetër, kreu i organizatës, me origjinë shqiptare, u arrestua si përgjegjës për veprën penale të pengmarrjes, plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje, pasi kishte rrëmbyer një nga “havaladerët”.

Pasi hetuesit gjetën anëtarët e organizatës kriminale, u zhvillua një operacion që coi në arrestimin e 27 personave në provincat e Alicante (1), Barcelona (6), Madrid (7), Málaga (7), Seville (2) dhe Valencia (1). Gjatë kontrollit u sekuestruan 615 mijë euro cash, dhjetë ora luksoze me vlerë mbi 400 mijë euro, dy automjete të nivelit të lartë, makineri numërimi parash, pajisje kompjuterike dhe celularë të koduar./Prapaskena

Egla Ceno rrëzohet nga shkaΙΙët? Merr ndihmën e parë në sρital

Mbrëmjen e djeshme Ledioni ka lajmëruar që në nisje të Post BB VIP se Egla kishte pësuar një incident.

Fituesja e BB VIP 3 tha se kishte pak dhimbje në këmbë gjatë emisionit.NOAThuhet se ka rënë nga shkallët para se të niste transmetimin.

Kryefjala.com ka siguruar një foto të Eglës gjatë vizitës mjekësore në spitalin Hygeia. Ndonse thuhet se Egla ka realizuar vizitën, grafi dhe skaner ku ka rezultuar se është mirë dhe nuk ka gjë serioze.Gjithashtu i urojmë Eglës shërim të shpejtë!

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë.

Juli tha se ajo ‘doli brodhi me makinë nëpër komunë të Parisit’ dhe rikthimi i dha famë.

Egla e mohoi duke thënë se ishte të zyrat e psikologes, për të kryer testet psikologjike para se të izolohej te dhoma e bardhë.

Ori: “Ky BB nisi me një Ilnisë të fortë por që u zbut rrugës. Deri në pikën e dhomës së bardhë, Ilnisa ishte antagonistja dhe Egla doli në pol më pozitiv. Loja e bardhë, Egla ishte ende viktima në sensin që po sulmohej po mundohej të mbrohej sepse sulmi ishte agresiv”.

Juli: “Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për tu futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku”.

Egla: “Më kanë çuar të zyrat e psikologes dhe më futën në dhomën e bardhë”.

Juli: “Eglën e faktorizoi Dhomën e bardhë”.

Ori: “Ishte e vetmja që mësyu Tiktokun me shprehjen e saj”.

Juli: “Zarfi i zi u shkel me të dyja këmbët, bën bujë videon e saj dhe rikthehet, jo faktorizim…ama dhoma e bardha ta ka thënë Big Brotherin dhe thuaji faleminderit, ajo ishte gjetja që të dha ty BB. Ke dalë dy here e papreferuar”.

Vera më e nxehtë ndonjëherë? Europa kërcënohet nga temperaturat ekstreme, ja çfarë paralajmërojnë ekspertët

Europa po përgatitet për të nxehtin e kësaj vere, pasi Gjermania dhe vendet nordike janë duke pritur temperatura jashtëzakonisht të larta javën e ardhshme. Dhe rreziku i valëve të të nxehtit në Lojërat Olimpike të Parisit i ka lënë organizatorët të shqetësohen për sigurinë e atletëve. Spanja është duke u përgatitur gjithashtu për një tjetër verë të nxehtë, duke lëshuar një hartë të re për të ndihmuar me parashikimet më të sakta të valëve të të nxehtit.

Mediat e huaja shkruajnë se tani kemi pasur 11 muaj rekord të nxehtësisë me radhë dhe temperaturat e sipërfaqes së detit në Atlantikun e Veriut janë rritur në nivelin më të lartë në të paktën 40 vjet.

Por, çfarë dimë për motin në Europë këtë verë dhe a mund të presim nxehtësi ekstreme në të gjithë kontinentin A do të jetë kjo verë jashtëzakonisht e nxehtë në Europë?

Kur bëhet fjalë për valët e të nxehtit ose ekstremet e motit, askush nuk ka një “pamje të qartë”. Por moti gjatë viteve të kaluara mund t’u japë parashikuesve disa të dhëna.

“Është tepër e vështirë të parashikosh me saktësi se si moti do të jetë muajt e ardhshëm, madje edhe javët dhe ditët e ardhshme”, thotë Tamsin Green, një meteorologe nga shërbimi i parashikimit Weather&Radar.

Kjo për shkak se moti në të gjithë Europën është jashtëzakonisht i ndryshueshëm me faktorë të panumërt të ndryshëm ndikues. Megjithatë, meteorologët mund të shikojnë modelet e motit dhe të dhënat për tendencat e përgjithshme duke përfshirë mesataret mujore të temperaturës. Aktualisht, duket se qershori, korriku dhe gushti janë të gjitha në trend mbi mesataren për sa i përket temperaturës, sipas Green. Moti në të gjithë kontinentin ndryshon shumë duke e bërë të vështirë parashikimin se ku mund të godasë një ‘verë e nxehtë’.

Green thotë se ka të ngjarë të ketë pika të nxehta në Evropën Jugore dhe Lindore. Evropa Perëndimore mund të ketë reshje mesatare në qershor, më pas reshje mbi mesataren për Evropën Jugore në korrik, por kushte më të thata në lindje. Gushti, shton ajo, ka të ngjarë të jetë më i thatë dhe më i vendosur për pjesën më të madhe të kontinentit. Megjithatë, Green na kujton se këto janë vetëm “mesatare”. Kjo do të thotë se mund të ketë luhatje të mëdha ose ekstreme që ndodhin brenda këtyre kushteve.

Çfarë ndikon në motin e Evropës?

Shumë faktorë të ndryshëm ndikojnë në motin e ndryshueshëm të Evropës. Bota aktualisht është në një fazë kalimtare midis dukurive klimatike El Niño dhe La Niña, për shembull, e cila është “vendimtare” për përcaktimin e modeleve globale të motit dhe temperaturës.

“Në muajt e fundit, temperaturat e ajrit dhe të oqeaneve janë ende të larta astronomike. Ata janë ende të vazhdueshme”, thotë Green.

Pavarësisht se El Niño përkufizohet si temperatura mbi mesataren e sipërfaqes së detit dhe rritje të reshjeve në Oqeanin Paqësor tropikal qendror dhe lindor, kjo ka efekte globale. Ajo shpjegon se “si një efekt domino”, moti në një vend mund të ndikojë në kushtet në anën tjetër të planetit. Nëse ka rritje të reshjeve diku në botë, reshjet do të zvogëlohen diku tjetër.

Europa po ngrohet më shpejt se mesatarja globale

Megjithatë, ka një faktor që luan një rol të madh në verërat gjithnjë e më të ngrohta të kontinentit dhe ky është ndryshimi i klimës.

“Një gjë që është një faktor masiv, i pamohueshëm që nuk mund të injorohet është se ne po thyejmë vazhdimisht rekordet e nxehtësisë. Dhjetë vitet e fundit kanë qenë dhjetë më të ngrohtat e regjistruara, ku shumica e ngrohjes së Tokës ka ndodhur në 40 vitet e fundit. Ne e kemi parë prillin 2024 që vjen si muaji i 11-të radhazi me më të nxehtët në histori”, thotë Green.

Europa është ngrohur me dyfishin e mesatares globale që nga viti 1991, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) dhe agjencia e BE-së për klimën Copernicus (C3S). Kontinenti nuk bën “përjashtim” kur bëhet fjalë për pasojat e ndryshimeve klimatike me të dyja agjencitë që paralajmërojnë se Europa duhet të bëjë më shumë për të reduktuar emetimet e saj dhe largimin nga karburantet fosile.

Kujtojmë se 23 nga 30 valët më të rënda të të nxehtit të kontinentit kanë ndodhur që nga viti 2000, pesë ishin në tri vitet e fundit. Mesatarja e fundit pesëvjeçare tregon se temperaturat në

Άksident trαgjik në këtë vend/ Autobusi del nga rruga dhe shρërthen në flakë, hυmbin jetën 28 persona

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën Balochistan të Pakistanit në zonën e Ëasuk, ku 28 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një autobus doli nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ëasuk, kur autobusi ishte duke udhëtuar nga Keta në Terbat.

Sipas të dhënave fillestare, autobusit i ka shpërthyer goma dhe për këtë arsye ai doli nga rruga dhe u përmbys, duke marrë më pas flakë.

Egla ka pëlqim ndaj Meritonit? Fituesja e “Big Brother” habit me deklaratën

Pas deklaratës së Ilnisës se Egla Ceno ka s*ksualizuar Meritonin, duke thënë se ka pëlqim ndaj tij, fituesja e “Big Brother Vip Albania 3”, e ka dhënë përgjigjen e saj në këtë “Post Big Brother”.

Ajo ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë, duke shtuar se është djalë i bukur dhe lum ajo që do ta marrë.

“Nuk e di se me çfarë syri është parë, por nuk ka shans. Është një djalë shumë simpatik, aty qoftë, për gruan që do e marri, por aty le të mbetet. Mendimi im është që është një djalë i bukur, simpatik, lum ajo që do e marri”, tha ai.

Me νeshje të zeza dhe kaρele, këta janë katër aυtorët e dyshυar të dhυnës ndaj aνokatit Sokol Mëngjesi (EMRAT-FOTO)

Personat që shihni në foto janë katër autorët e dyshuar të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Voxnews.al ka siguruar emrat dhe fotografitë e tyre si dhe pamjet pak çaste pas sulmit brutal. Ata janë Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.

Ata janë fotografuar duke vrapuar në një zonë tepër të populluar mëngjesin e sotëm në ish-Bllok, ku edhe ndodhi sulmi ndaj avokatit.

Autorët e dyshuar janë të veshur me rroba të zeza dhe në kokë kanë kapele, mesa duket në tentativë për të fshehur sado pak identitetin.

Aktualisht dy persona janë shoqëruar në polici, ndërsa njëri prej tyre është vëllai i një prej autorëve të dhunës.

Avokati Sokol Mëngjesi u qëllua me sende të forta nga tre persona, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe aktualisht ndodhet në intubim. Motivi i sulmit ndaj avokatit të Sali Berishës, Inceneratorit të Tiranës dhe mashtruesit turk Faruk Ozal, mbeten ende të paqarta.

Me veshje të zeza dhe kapele, këta janë katër  autorët

Autorët e dyshuar të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi