Vasa: Sllavët në Maqedoni u vendosën si punëtorë krahu në pronat e shqiptarëve

Pashko Vasa në vitin 1878 në një memorandum dërguar sekretarit të jashtëm të kryeministrit, Benjamin Disrael, përmendte ardhjet e familjeve sllave në Maqedoni si punëtorë krahu, kryesisht bujq

Ndryshe nga pretendimet e rrënjosura në historiografitë fqinje, prania e elementit sllavofon në Kosovë dhe Maqedoni rezulton të jetë fare e vonë. Kërkimet e gjeografit serb, Jovan Cvijiq, provuan se shumica e sllavëve në rajonin e Moravës (Toplica e dikurshme) nuk kishin kujtesë më të hershme sesa 200 vjet, rrethanë që flet për vendosjen e tyre të vonshme nga viset e brendshme të Hercegovinës dhe Malit të Zi, shkruan Konica.al

Edhe historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt pranon se kishte ardhje të serbëve nga pjesët e tjera të Perandorisë Osmane në Kosovë dhe Maqedoni. Ai merr shembull vendbanimin e Graçaninës (sot komunë serbe në jug të Prishtinës), që u themelua në shekullin XVIII nga një çifligar turk dhe u popullua me familje ortodokse sllave.

Edhe Pashko Vasa në vitin 1878 në një memorandum dërguar sekretarit të jashtëm të kryeministrit, Benjamin Disrael, përmendte ardhjet e familjeve sllave në Maqedoni si punëtorë krahu, kryesisht bujq.

Duke i tërhequr vërejtjen britanikëve për shquesen shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë, Vasa nënvizonte se ‘shumica e banorëve sllavë kanë ardhur si kolonë’.

Ai përmend edhe fshatrat e rrethinës së Shkupit, në të cilat banonin bullgarë.

“Ka bullgarë vetëm në ultësira në të cilat ata erdhën për të punuar tokën si kolonistë për pronarët e mëdhenj myslimanë”.

Sado që ka sllavë të krishterë që punojnë si punëtorë krahu ose bujq, vazhdon tutje Vasa, ata janë pakicë e vogël. Se shqiptarët ishin shumicë në këto anë, sipas tij, dokumentohej, nga fakti që ata ishin të gjendje të ngrinin një ushtri prej 20 mijë burrash ose edhe më shumë.

Vasa tutje shpjegon arsyet e vendosjes së elementit sllav në Maqedoni.

“Nuk duhet të harrohet se myslimanët dhe të gjithë shqiptarët asnjëherë nuk e kanë honepsur bujqësinë. Për t’i përdorur arat e tyre dhe për t’i bërë prodhuese, ata gjithmonë kanë ftuar bullgarët si kolonë, dhe kjo gjendje epërsie e tyre bëri që ata të vendoseshin në pjesë të ndryshme të Thrakisë, Maqedonisë, Thesalisë, madje edhe në Shqipërinë veriake”, nënvizon Vasa në memorandumin e tij.

Guvernatori i ardhshëm i Libanit duke kundërshtuar fuqishëm zaptimin e Maqedonisë siç parashihej nga Traktati i Shën Stefanit, mendonte se zgjidhja qëndronte në dëbimin e ‘kolonive bullgare’.

“Do të ishte më e drejtë dhe e barabartë, dhe madje më e arsyeshme, të dëbohen ngulimet bullgare në trevat që janë njëmend bullgare përtej maleve të Ballkanit sesa të dëbohen banorët vendës që përbëjnë forcën e vendit dhe zotërojnë pronat dhe pasurinë”, thuhej mes të tjerash në memorandum.

Media zvicerane Bonapartin e quan “shqiptari nga Korsika”

Përpara se të vijë shqiptari nga Korsika, Napoleon Bonaparta, Zvicra ishte një demokraci dhe nuk kishte nevojë për një Keshill Federal, sepse ishin burrat ata që vendosnin nëse vitin tjetër do kishte paqe ose jo,” shkruan Schibler…

Kolumnisti i medias zvicerane derbund.ch, Peter Schibler, ka shkruar së fundi një artikull sipas së cilët do ndihmonte gjithë filloristët për të mësuar më lehtë historinë helvete dhe njëkohësisht me pak fjalë. Pasi tregon përmendjen e parë në histori të emrit Helvet (58 para erës sonë), personalitete si Angrí Gisáng, më vonë ndalet te pushtimet e Napoleon Bonapartës.

“Kombi zviceran (me një fjali): Kombi zviceran është themeluar në 1291 dhe nga 2003 është përfaqësuar nga Këshilli Federal (Bundesrat). Më parë me Këshillin Federal sundonte klasa e vjetër politike (pa SVP). Përpara se të vijë shqiptari nga Korsika, Napoleon Bonaparta, Zvicra ishte një demokraci dhe nuk kishte nevojë për një Keshill Federal, sepse ishin burrat ata që vendosnin nëse vitin tjetër do kishte paqe ose jo,” shkruan ai.

Napoleon Bonaparta ishte njëri ndër perandorët më emblematikë të Francës që sundoi thuajse gjithë Evropën, duke arritur deri në Egjipt gjatë fillim shekullit XIX. Ai ka lindur në Korsikë (1769), ndërsa për origjinën e tij shqiptare ka shumë dokumenta.

Universiteti i Durrësit i vitit 1380, i pari universitet në Ballkan

Në fillim të viteve ‘90-të, në shtypin ditor të Kosovës si dhe në revistën “Buletini” të Fakultetit Filozofik (1993), kishte parë dritën një studim imi me titullin, “Universiteti i Durrësit” (së bashku me burime e literaturë referente), që ishte rezultat i punës së gjatë hulumtuese jo vetëm në arkiva publike italiane dhe kroate, por edhe në ato kishtare të urdhrit Dominikan, urdhër ky që kishte themeluar Universitetin e Durrësit rreth vitit 1380.

Jahja Drançolli

Rezultati është pritur jashtëzakonisht mirë në botë. Këtej, në Kroaci, nga mjetet e Kuvendit të Kroacisë janë ndarë rreth 10 mijë euro që studimi në fjalë, i shoqëruar me rezultate të tjera, të shohin dritën në librin monumental, “Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës” (Arbers between West and East during Middle Ages, Zagreb, 2008). Libri është distribuuar kryesisht në librari evropiane.

Janë dy arsye pse jam duke e riaktualizuar sërish çështjen në fjalë, tashmë të përqafuar nga pjesa e madhe e shkencës serioze evropiane, e sidomos të asaj kroate e kosovare.

Arsyeja e parë është se Universiteti i Zarës, kohë më parë, në ueb-faqen universitare (anglisht dhe kroatisht) ka postuar historikun e universitetit, që përputhet plotësisht me rezultatet shkencore të cilat provojnë fuqishëm ekzistimin e Universitetit të Durrësit për të parin e këtij lloji në Ballkan.
Ky rezultat, tashmë i provuar fuqishëm edhe nga shkenca e historisë kroate, ishte refuzuar nga një pjesë e historiografisë së Shqipërisë politike me prirje mediokre nga medievalistika.

Fatkeqësisht, në mesin e tyre ka pasur dhe ka emra të shquar, të cilët me ndonjë puthadorë mediokër edhe nga Kosova, jo vetëm që refuzuan botimin e këtij zbulimi në projektin “Historia e Popullit Shqiptar: Ilirët, Mesjeta…” (Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë, Tiranë: 2002), por e shpallën Universitetin e Durrësit si të paqenë.
Një fushatë e përafërt është zhvilluar pothuajse në intervale të njëjta me zbulimin e origjinës hasjane të Skënderbeut.

Fatbardhësisht ky rezultat në vitet e ‘50-ta, pjesërisht qenka provuar edhe nga më i madhi historian shqiptar, Aleks Buda.

Me rastin e fushatës së zhurmshme, ndonjë prej tyre, autorin (J. Drançolli) e kishte marrë në spikamë në stilin e humorit, “autori i këtij ‘zbulimi’, duke lexuar se durrsakët e kanë besuar ‘zbulimin’ e tij, tani edhe vet siç më kanë thënë beson me të vërtetë se Durrësi ka pasur universitet në shekullin XIV” (Historiografia shqiptare në tranzicion, Tiranë, 2006, f. 73).

Mos të flasim për diferencime nga tubimet shkencore, që mbaheshin në Shqipëri (ndonjëherë edhe në Kosovë), vetëm pse Universiteti i Durrësit ishte zbuluar nga një kosovar dhe jo nga ndonjë prej strukturave të mykura të historiografisë enveriste, të cilat trevat shqiptare jashtë Shqipërisë politike i kanë përjashtuar nga versioni më i ri i “Historisë së Popullit Shqiptar” (Tiranë: 2002).

Mesazhi është i qartë, duhet ditur se çdo gjë nisë dhe mbaron me Shqipërinë politike të djeshme dhe të sotme, dhe në këtë kontekst kthesat më të mëdha janë bërë në Shqipëri vetëm në periudhën komuniste.

Do të ishte paradoksale për recidivët e djeshëm dhe të sotëm të komunizmit shqiptar, që kishin masakruar, mbytur dhe internuar mijëra intelektualë të klerit (jo vetëm katolik, por edhe mysliman dhe ortodoks), ta pranojnë Universitetin e Durrësit pikërisht si rezultat të këtij kleri nga pjesëtarët e Urdhrit dominikan, që aktualisht në këtë vit kudo në botë është duke shënuar 800-vjetorin e themelimit të urdhrit në fjalë.

Arsyeja e dytë është që dashamirësit e shkencës dhe kulturës tonë më në fund t’i gëzojmë edhe më ndonjë sihariq, që afirmon vlerat tona shkencore e kulturore gjatë Mesjetës, kulturë kjo që ka reflektuar gjithandej Mesdheut dhe Evropës përgjithësisht.

Për të parë zhvillimin historik të Universitetit të Durrësit (rreth vitit 1380), i cili për shkaqe të sulmeve osmane ishte tërhequr në Zarë për të themeluar atje Studium Generale ose Universitetin e Zarës me Rektor të Parë, Gjon Durrësakun (1396), përveç studimit tim që është botuar shumë kohë më parë, duhet shikuar për verifikim ueb-faqen e Universitetit të Zarës, të postuar në anglisht dhe kroatisht.

Nga e gjithë ajo që u tha më sipër, e quaj me vend ta përkujtoj fjalinë e famshme të shkencëtarit më të madh të epokës së Humanizmit dhe të Rilindjes, Galile Galileo. “Eppur si muove” (Megjithatë, lëvizë).

Arena 2700 vjeçare: Kemi amfiteatrin më të madh në ΒaIIkan!

Ndërtuar 19 shekuj më parë, për amfiteatrin e Durrësit, kishte prova edhe para zbulimit nga arkeologët. Njëra prej tyre, ishte edhe një mbishkrim i gjetur në muret e kalasë së qytetit, në lidhje me luftimet e gladiatorëve në amfiteatër.

Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966, nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit kur kαnë nisur dhjetëra ekspedita kërkimore-shkencore, shqiptare dhe të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-1970, duke detyruar zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private, për t’i hapur rrugë zbulimit të ndërtesës antike.

Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 16-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.

Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike, nga Roma deri në Budapest dhe Lion.

Ραmjet e ρabesύeshme, çmeηdυritë që ndodhin në aeroρorte

Në aeroporte ndodhin situata që janë përtej pritshmërive tona.

Aeroporti është vendi ku ndodhin gjërat nga më të çuditshme.

Njerëzit janë të lodhur nga mbingarkesa e valixheve, udhëtimet e gjata dhe si rezultat kapja e fluturimit mund të jetë një nga momentet më të sikletshme.

Në këtë fotogaleri do të shihni disa nga skenat e çuditshme, që kanë ndodhur gjatë pritjes së fluturimeve me avion.

Mjekυ francez i Enυer Ηoxhës i tregon të gjitha/ Ja çfarë i ka thënë ai për shqiρtarët: Kur e pyeta m’u përgjigj…

Shqipëria për jetoi një ndër dik taturat më të ash pra nën udhë heqjen e Enver Hoxhës.

Më 11 prill është dita kur 27 vjet më parë vd iq Enver Hoxha. Ish-diktatori Hoxha e mbajti Shqipërinë e iz oluar për afro 41 vite,

re gjim i cili vazhdoi edhe të paktën gjashtë vjet pas vde kjes së tij. Por pse Enver Hoxha e iz oloi Shqipërinë? 

Në një intervistë të dhënë për mediat e huaja, mjeku francez i Enver Hoxhës, Paul Milliez, ka zbuluar arsyen e dhënë nga ish-dikt atori.

Sipas Milliez, Hoxha i është shprehur se e ka izo luar Shqipërinë në mënyrë që shqiptarët të mos ikin nga vendi i tyre, të mos e brak tisin. Pjesë nga intervista:

Kur e pyeta Enverin se kush ishte arsyeja qe po e mbante Shqiperine te iz oluar, ai u pergjigj:

“Doktor, une do ti mbaj kufij te mbyllur edhe per disa vjet, sepse ky vend duhet ndertuar dhe ky popull duhet ndergjegjesuar.

Ne qofte se une do te hap kufijte, shumica dermuese do te emigroje, sic kane bere ne shekuj.

Shqiptari eshte i afte te jape maksimumin ne toke te huaj, ndersa per vendin e vete kontribon ne kafene dhe restorante duke pire raki rrushi dhe dellenje”.

Nëse e shihni në shtëpi këtë krijesë, mos e υrisni

Nuk ka asgjë më të tmerrshme se sa të gjesh një nga këta shumëkëmbësh, të varur në bodrumin tënd. Por para se të friksoheni, të bërtisni apo të merrni diçka për t’i vrarë duhet të dini diçka.

Shumëkëmbëshi i shtëpisë (scutigera coleoptrata) është një nga heronjtë më të keqkuptuar nga llojet e insekteve. Ai është një grabitqar i dobishëm ‘arthropod’, me origjinë nga Mesdheu.

Shumëkëmbëshat e shtëpisë janë gjuetarët e tokës që i hasim më shpesh në bodrume të lagësht dhe banjo sipas Organic Life të Rodale.

Centipedet e shtëpisë gjenden më shpesh në zonat me lagështi që kërkojnë gjahun, duke përfshirë kacabujtë, termitet, merimangat dhe peshqit e argjendtë.

Këto krijesa mund të kenë 30 këmbë, në mënyrë që të mund të lëvizin shpejt, por kjo nuk është e vetmja gjë mbresëlënëse për ta.

Dy këmbët e tyre të përparme dyfishohen se janë mbushur me helm për ta injektuar në prenë e tyre. Por mos u shqetësoni se këmbët dhe helmi i tyre nuk janë aq të forta sa të hyjnë në lëkurën e njeriut.

Plus, këmbët e tyre të tjera lejojnë që të sulmojnë dhe të bllokojë insektet e tjera. Ata janë gjithashtu insekte shumë të uritur, me një normë të lartë metabolike, prandaj prisni që ata të bëjnë punën për pastrimin e insekteve të dëmshme në shtëpinë tuaj.

Kështu që herën tjetër kur të gjeni një centipedë në vaskën tuaj, vendoseni një kavanoz dhe nxirrni jashtë, ose më mirë akoma, çojeni çarjet dhe boshllëqet në shtëpinë tuaj. Kjo do bëjë që ata të bëjnë rolin e gjuetarit në muret tuaja gjatë gjithë natës, dhe do t’ju lehtësojë mendjen tuaj

E dëñoi me bύrgim të ρërjetshëm shokun e saj të klases, reagimi i tij po bën xhίron e botes … (VIDEO)

E dëñoi me bủrg të përjetshëm shokun e saj të klases, Ai fillon të qajë sepse.

Shikoni se si jane ndar jetet, njeri v.r.a.s.e.s kurse tjetri gj.y.ka.t.e.s por shikoni vendimin e saj ne fund !

E dëñoi me bủrg të përjetshëm shokun e saj të klases, Ai fillon të qajë sepse.

Shikoni se si jane ndar jetet, njeri v.r.a.s.e.s kurse tjetri gj.y.ka.t.e.s por shikoni vendimin e saj ne fund !

SHIKO VIDEON

Ky është berberi i VIP-ave, ja cili është sekrεti i tij

Prej më shumë se 50 vjetësh një berber në Uashington ushtron profesionin e tij duke u bërë disi një legjendë.

Popullariteti që ka fituar e ka bërë atë të presë flokët e shumë presidentëve amerikanë dhe udhëheqësve botërorë.


Korrespondenti i Zërit të Amerikës Iacopo Luzi intervistoi njeriun që e quajnë “Berberi i presidentëve”. Presidentët Donald Trump, Barack Obama,

George Bush dhe Bill Clinton janë disa nga figurat politike që kanë qenë klientë të Diego D’Ambrosios. Ky berber i lindur në Itali ka prerë flokët e më shumë se 46 kryetarëve të shtetesh që nga viti 1968 në Uashington.

Diego thotë se ka qenë privilegj që u ka prerë flokët kaq shumë figurave të rëndësishme politike, por ai thotë se çdo klient është i rëndësishëm.

“Të gjithë janë njësoj. Të gjithë klientët që vijnë këtu, marrin të njëjtin shërbim”. Në vitin 2010, kryetari i bashkisë së Uashingtonit e riemërtoi rrugën ku ndodhet dyqani i tij.

Ajo që më parë ishte rruga Q, tani quhet rruga “Diego D’Ambrosio”. Klientët vlerësojnë jo vetëm punën e tij për prerjen e flokëve, por edhe përfshirjen e tij në komunitetin lokal.

“Kam ardhur këtu për gati 40 vjet me radhë. Familja e tij është këtu. Vjen dhe të gjithë janë si një familje.

Sigurisht që është një stilist i shkëlqyer, kështu që më bën gjithmonë të dukem mirë”, thotë një klient i dyqanit. Edhe pse Diego ka qenë berber për disa dekada dhe pavarësisht disa kufizimeve shëndetësore, ai nuk ka ndërmend të dalë në pension.


“Dua t’jua them shumë seriozisht: e dua punën time. I dua njerëzit, më pëlqen të shoh njerëz, më pëlqen t’u shërbej njerëzve, dhe kjo funksionon … sepse më paguajnë”, thotë duke qeshur berberi.

Askush në dyqanin e tij nuk e di sa vjeç është ai. Edhe njerëzit që punojnë me të nuk janë të sigurt nëse ai do të dalë ndonjëherë në pension. “Është nga ata njerëz që nuk ua kupton moshën. Ai duket njësoj”, thotë një ndihmës i tij. Po cili është sekreti i Diegos?


“Mos mendo asnjëherë që je sëmurë apo i moshuar. Asnjëherë s’e mendoj se jam i moshuar”. Diego ka në plan t’i mbajë hapur dyert e dyqanit të tij dhe thotë se fjalët “biznes i mbyllur” nuk do të ekzistojnë kurrë në fjalorin e tij.

Emigrαnti qan hαΙΙet në emision: Më la g. rυaja ρas 10 vitesh ma. rtesë (VIDEO)

Një 36-vjeçar ka telefonuar sot në emisionin “Aldo Morning Show”, nga ku rrëfeu historinë e tij dhe kërkoi njohje me një grua tjetër.

Luani nga Rrogozhina tha se punon si emigrant në Greqi dhe ka dy fëmijë.

“Pata një grua, ajo iku kur unë isha në emigracion, kalamajt i kam unë, kam 2 fëmijë një 6 vjeç dhe një 8 vjeç”, tha Luani.

36-vjeçari tha se është martuar me mblesëri prej 10 vitesh dhe pasi takoi ish-bashkëshorten bënë marrë dhënien serioze.

“Jam Luani nga Rrogozhina, kam mbaruar 8-vjeçaren. Familja më ka lënë.

Pata një grua, ajo iku kur unë isha në emigracion, kalamajt i kam unë, kam 2 fëmijë një 6 vjeç dhe një 8 vjeç.

U martova me të njohur, e pashë më pëlqeu si femër, pim kafe dhe u martova. Tani kam vënë pak pasuri dhe kërkoj njeri tjetër”, tha 36-vjeçari.