Βυrrίt i thαsh “Po shkoj ne Kosoυe te famiΙja”, por shkova ne Greqi me t’d.αshύrin

Burrit i thash “Po shkoj ne KS te familja”, por shkova ne Greqi me t’dashurin se jam ftof prej Burrit dhe… – Pershendetje po du me kallxu edhe une historin tem te faqja e juve se po shoh qe shume po e tregojn, e di qe shumica keni mem gjyku ose mem shah amo kerkush sum kupton se sjeni nen lekuren tem.

Une jam e martume qe 2 vjet jam prej prishtines po e martume ne gjermani, burri jem eshte njeri shum i mir e i sjellshem e mdon teper me blen gjithqka.

Kto dy vjet qe kam jetu ktu kogja jam avancu e kam msu gjuhen e punen e krejt mir, po diqka kohet e fundit jam ftof prej burrit tem se pom doket qe ai spom don e spo me jep vemendje mu mo.

Ktu ne pune e kam njoftu nje djal shqiptar un i kam 23 vjet ai i ka 21 e qishtu niher si koleg e tani ja nisem lidhjes me to amo ai se din qe une jam e martume edhe si kisha kallxu kurr. 

Burrit tem i thash qe po du me shku nks npushim edhe ai ma nxjerrj bileten na kem shpi e banes nprishtin e i thash po du me shku banes me kalu kete pushim me familjen tem

ai tha okey ska problem kisha pare tmija qe kam punu edhe burri ma dha nje shum e mjaftueshme sa mu knaq nks. Me kit djalin qe jam lidhje ai ishte i Pejes por i thash qe jam ne

pushim e ai tha po vi edhe une me ty, pak u frikesova se npr familjen e kam e thash pom sheh kush me to e tani e bonem plan me shku Greqi burrit i thash qe po shkoj me shoqe po ai sma prishke qefin per sen hiq. 

Shkum na ne Greqi kena kalu teper mir po ai e mur vesh qe une jam e martume me thon drejten i kallxova vet se smujsha me rrejt mo, po shum interesant se atij hiq si pengoj

edhe nuk dojke me hek dore prej meje. Masi u kthym prej pushimit erdh edhe burri jem e nejshum ne banes po tani ky nenstop tum thirr se e dike qe jam me burr e mthojke me u nda prej tij e me u martu me to.

Une e du shum at djal edhe e di qe sum don per interes se ai i ka kushtet teper tmira porche vozit amo as un se du per interes edhe skam guxu me ja pranu

dhuraten se e kam rrejt qe sum lojn familja a nfakt tani kish dyshu burri kush ma ka ble kerrin mu. Amo tash per momentin jam nks shum gjendje tkeqe i kam kallxu edhe burrit tem qe jam nlidhje me to po ky mthojke nese ske bo kurgjo

me to mos u ndaj me mu diqysh mu kan tek te dyt amo un nuk e du burrin jam ftof prej tij une e du Djalin e Pejes se shpirti veq per to mther. Amo pom dhimet edhe burri jem shum se ky se meriton ket jet kshtu se kurrr su sjell keq me mu e qata jam ne dilem shum te madhe. 

E papritur / Meritoni la i pari shtëpinë e Big Brother Vip, shikoni reagimin e Ilnisës kur ai eleminohet

Meriton Mjekiqi ishte finalisti i parë që la shtëpinë e Big Brother Vip 3.

Ai është eleminuar si më pak i votuari mes pesë finalistëve.

Ky eleminim ka ardhur si i papritur për shumë, por më tepër për të dashurën e tij, Ilnisa Agolli, e cila nuk e ka fshehur dot me mimikën e saj.

Edhe banorët brenda shtëpisë kanë shprehur çudinë me eleminimin e Meritonit, që mesa duket e shihnin si pretendent.

Djali iu zhduk kur ishte vetëm 12 vjeç, flet nëna e Xhevahir Gezdarit: Kam 29 vite që i shtroj pjatën në tavolinë

Në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, projekt i qendrës FOL i mbështetur financiarisht nga ambasada amerikane në Tiranë që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte për fëmijët e zhdukur.

Si shembull është sjellë ai i Xhevahir Gezdarit, nëna e te cilit prej vitit 1995 thotë se vazhdon të shtrojë në tavolinë dhe pjatën e tij. Humbja e fëmijës është rasti tipik kur u hetua dhe kompania e huaj që ishte vendosur ne fshatin Tagan dhe më pas u largua.

Do ndjekim rrëfimin e nënës së Xhevahirit, nga fshati Tagan e cila për 29 vjet nuk ka ndalur së kërkuari fëmijën që e nisi për në shkollë dhe që kurrë nuk u kthye.

Anila Hoxha: Si quhesh ?

Vera.

Anila Hoxha: Sa vjeç ishte djali kur u zhduk?

Vera Gezdari: 12 vjeç.

Anila Hoxha: Si quhet djali?

Vera Gezdari: Xhevair.

Anila Hoxha: Në çfarë viti u zhduk?

Vera Gezdari: Më 5 prill, 1995.

Anila Hoxha: Çfarë mban mend nga ajo ditë? Në çfarë klase ishte djali?

Vera Gezdari: Në klasë të tretë. Çuni u nis për në orën 10. Erdhi kjo vajza (Havie, e motra e Xhevairit) prej shkolle dhe tha “ku është Xhevairi?”, se kishte datëlindjen kjo. Edhe i thashë `o  Xhevair hajde shpejt, vjen edhe Havia edhe …` `po, po mami do të vij`. Në orën 15:00 ( ora 3 e pasdites) i lëshonte ajo mësuesja dhe nuk erdhi, nuk u kthye më po atë ditë.

Anila Hoxha: Për çfarë dyshuat ju si familje ?

Vera Gezdari: Vallahi kanë kërkuar gjithandej, por nuk e di. Ka shkuar Hafuzi( bashkëshorti), edhe kjo Havi, kanë shkuar në Tiranë , kanë biseduar ku e di unë.

Anila Hoxha: Shkuat në polici të nesërmen? Çfarë shpresoje ti si nënë teksa prisje?

Vera Gezdari: Shpresoja se do të vijë , jo se do të largohet ai. Se besonim. S’na ka bërë vaki të na marrë dikush fëmijën.

Anila Hoxha: Kishte dëshmitarë? Çfarë treguan banorët?

Vera Gezdari: Nuk kallëzuan asnjë fjalë, nuk kanë kallëzuar.

Anila Hoxha: Kush e kishte parë për herë të fundit Xhevairin?

Vera Gezdari: Këto mësuesit kanë thënë “hajde të hymë Brenda. Ka ra poshtë se është një breg . Ka ra poshtë”.

Anila Hoxha: Ku po shkonte?

Vera Gezdari: Se di, a ka shkuar në shkollë. Ata thanë se nuk ka ardhur, nuk ka mbërritur aty.

Anila Hoxha: Mendon se është gjallë Xhevairi?

Vera Gezdari: Besoj prej Zoti. Se prej njeriut jo. Inshallah Zotit është mirë.

Anila Hoxha: Vazhdoni kërkimet si familje?

Vera Gezdari: Vallahi e ka kërkuar kjo vajza. Unë nuk mund të shkojë. Unë jam me tension edhe nuk kam qenë mirë.

Anila Hoxha: Kur të pyesin sa fëmijë ke,  sa fëmijë thua?

Vera Gezdari: 9 fëmijë kam. I ka Zoti.

Anila Hoxha: Ku përfshin edhe Xhevairin?

Vera Gezdari: Po.

Anila Hoxha: Thua që Xhevairi është gjallë ?

Vera Gezdari: Xhevairi është gjallë.

Anila Hoxha: Po kush e ka rrëmbyer?

Vera Gezdari: Nuk e di, se di. Nuk i vendos akuzë kurrkujt sepse nuk e di.

Anila Hoxha: U ngrit fshati për të kërkuar në atë kohë ? Prej 1995?

Vera Gezdari: Jo jo,  veçse ka ardh një shef dhe i thashë unë ‘dëgjo ju jeni shefa , i dini rrugët tuaja ku i keni dhe ku si keni,  se unë nuk jam marrë me këtë punë”. Tha “oj nëne nuk e di. Edhe unë nuk di gjë”.

Anila Hoxha: Pastaj më pas, ju informuan se çfarë po ndodh?

Vera Gezdari: Mbrapa iku. Ne e kërkuam edhe tek motra në Durrës. Nuk ishte kurrkund  as tek motra . E kërkuam nëpër Tiranë . Ku të shkonim. Sdinim gjë. Se di. Sesi është puna. A ka ndodh në shkollë , a ka shkuar në shkollë , a ska shkuar në shkollë. Nuk e di kush.

Anila Hoxha: I pyetët banorët,  i pyetët mësuesit?

Vera Gezdari: Ne i pyetëm mësuesit .

Anila Hoxha: E ke parë ndonjëherë në ëndërr djalin?

Vera Gezdari: Vallahi jo.

Anila Hoxha: Që kur është zhdukur?

Vera Gezdari: Jo jo, asnjëherë. Se nuk më del sesi qaj dhe nuk del. Fëmijë se nuk i ka shkuar…

Anila Hoxha: Brenga jote më e madhe është se nuk di se çfarë ndodhi me djalin?

Vera Gezdari: Po,po.Brenga e madhe është shumë e zorshme kjo, se ti thuash të vijë çuni . Kjo është puna, veçse inshallah të vijë cuni se kjo është.

Anila Hoxha: Ende shpreson ?Megjithëse nga 1995 deri sot në 2024 nuk ka asnjë shenjë për të?

Vera Gezdari: Jo, jo asnjë .

Anila Hoxha: Çfarë ke besuar gjatë këtyre viteve? Fëmijët e tjerë u rritën, krijuan familje , gëzoheshe natyrisht për jetën e fëmijëve të tu.

Vera Gezdari: Vendosja psh. bukën, sofrën , bëja festa, lugën atij ia vendosja , pjatën atij. S’ishte ai.

Anila Hoxha: Prej sa vitesh  e ndoqe këtë ritual, që vendosje pjatën, lugën e tij?

Vera Gezdari: Deri tani.Vazhdoj prapë po ashtu.

Anila Hoxha: Si vazhdon ?

Vera Gezdari: Vazhdoj inshallah hapet porta të vijë.

Anila Hoxha: Kur shtron bukën vendos edhe pjatë për Xhevairin akoma?

Vera Gezdari: Po, për Zotin ia vendos m’u aty. Inshallah të vijë do Zoti të vijë. Se jemi me brenga mjerë ku i bie kjo.

Anila Hoxha: E kanë rrëmbyer ? E kanë vrarë? Çfarë i ka ndodhur?

Vera Gezdari: Nuk e di.

Anila Hoxha: I ka ndodhur një aksident? Ka rrëshqitur në përrua? Çfarë të thotë ty, zemra e nënës?

Vera Gezdari: Jo, jo, zemra thotë që është shëndoshë e mirë. Nuk e di. Unë po them të jetë shëndoshë e mirë. Se di, se nuk ka shkuar me makinë do rrëzohet ky. Ai ka shkuar në shkollë.

Anila Hoxha: Çfarë mban mend nga Xhevairi? Ke ruajtur diçka nga Xhevairi?

Vera Gezdari: Jo, nuk m`i dhanë fletoret. Se shkova i mora ato fletoret , librat, por nuk mi dhanë. Se ai i ka marrë me vete krejt në çantë . S’ka lënë gjë aty. /Top Channel

Egla Ceno, fituese e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”!

Për herë të parë në një edicion VIP, një grua fiton çmimin e madh të “Big Brother”.

Në një natë magjike, plot surpriza dhe emocione dhe një garë të fortë mes pesë finalistëve, Egla Ceno rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh! Aktorja ia doli në garën përballë Julian Dedës, Romeo Veshajt, Heidi Bacit dhe Meriton Mjekiqit.

Në një finale maratonë, me një transmetim live mbi 6 orë, të pestë banorët rikujtuan eksperiencën e tyre në reality shoë, ndërkohë që u surprizuan nga “Vëllai i Madh”, duke dhuruar emocione të forta për publikun.

Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” ka kaluar çdo parashikim audience, për shkak të garës shumë të fortë mes 5 finalistëve.

Broja optimist, flet pak ditë para nisjes së Euro24: Do e kalojmë grupin

Dy ditë nga zbardhja e listës prej 26 lojtarësh që trajneri i kombëtares Sylvinho do publikojë për grumbullimin në prag të Europianit, disa nga lojtarët e kombëtares shqiptare kanë zbarkuar, Asani, Gjasula, Mihaj dhe Armando Broja, duke zbuluar dalëngadalë emrat e atyre që i ka shkuar ftesa.

Ndër më të përfolurit e kombëtares shqiptare Armando Broja i cili ka kaluar një vit e gjysmë shumë të vështirë mes dëmtimit që e mbajti jashtë një vit dhe mungesës së minutave tek Fulhami ku u transferua janarin e këtij viti, e gjejmë në Arenën Kombëtare, për të ndjekur finale e vogël për vendin e tretë dhe të katërt mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.

“Kam ardhur për të bërë pak pushim…është bukur me pa futboll gjithmonë edhe jashtë Anglisë”, tha Broja. Ky që sapo u mbyll ka qenë një vit shumë i vështirë për të, nga janari dhe deri në maj për sulmuesin shqiptar nuk ka patur 90 minuta të plota as tek Chelsea në ditët e para të vitit dhe aq më pak tek Fulhami.

“Mund të shkonte edhe më mirë, por kështu është futbolli, të shohim sezonin tjetër tani, ishallah shkon ehe më mire”, tha ai. Tani kemi grumbullimin e kombëtares shumë të rëndësishëm edhe se këto 6 muaj që kalove. “Po po normal, kjo është gjë më e madhe dhe shohim nëse do të më marrë trajneri, do të jetë diçka shumë e madhe dhe unë do të jap maksimumin. Nëse do të më zgjedh trajneri do të jetë një gjë shumë e madhe për mua, për familjen dhe ishallah po shkon gjithçka mire”, tha ai.

Broja mund të quhet edhe thjeshtë i ftuari i këtij Europiani, pa asnjë kontribut në ndeshjet kualifikuese për shkak të dëmtimit, megjithatë, një talent si ai nuk mund të mbetet jashtë. “Trajneri ka bërë diçka shumë të mirë, skuadra është shumë e fortë dhe ky kualifikim ka patur lojtarë dhe një grup shumë të mire”, u shpreh Broja.

Sa Ii përket finaleve të Europianit, ku do të kemi kundërshtarë shumë të fortë si Italia, Spanja dhe Kroacia Armando Broja synon shumë lartë. “Grupi është shumë i mirë, trajneri po ashtu së bashku me stafin janë shumë të mirë, ndeshjet janë vërtetë të rëndësishme, por ishallah do t’ja dalim të kalojmë grupin dhe do të jetë një gjë shumë e madhe si për skuadrën por edhe për Shqipërinë”, tha futbollisti.

Edhe e ardhmja e tij mbetet pezull, tek Chelsea vështirë se do të qëndrojë në edicionin e ardhshëm, pasi klubi e ka nxjerrë në shitje dhe situate aktuale me shumë pak minuta të luajtura, nuk e favorizon. “Nuk e di do të shohim, kontratën e kam akoma tek Chelsea…Keni një plan që të lëvizni nga Anglia? Nuk e di akoma…nuk e di”, theksoi ai. /Top Channel

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 26 Maj 2024

Dashi

Një ditë jo fort e mirë kjo e diel për të lindurit e kësaj shenje. Sot do jeni të nevrikosur. Nëse jeni përgjegjës për diçka në familjen tuaj, kjo do jeë ditë e tensionuar për juve. Duhet të jeni më të qetë për të shmangur kokëfortësinë dhe vrazhdësinë. Duhet të jeni të qetë!

Demi

Të lindurit e shenjës Demi janë punëtorë shumë të mirë dhe mund të trajtojnë një gamë të gjerë detyrash. Kjo është një ditë e mirë për të studiuar, për të përpunuar informacion, për të edukuar fëmijët dhe për t’u kujdesur për ta. Të gjithë iniciativat që lidhen me projekte ndërkombëtare, udhëtime, biseda biznesi, etj, do japin rezultat.

Binjakët

Në qoftë se ju merrni pjesë në një projekt të përbashkët, ju duhet të dini se si të mbroni interesat tuaja personale. Të gjitha shpenzimet e ditës kanë nevojë për kontrollin tuaj personal. Ju mund të shpenzoni disa nga borxhet e marra.

Gaforrja

Kjo ditë është stresuese për juve. Partneri që bashkëpunoni mund të jetë i mërzitshëm ndaj mundohuni që të mos përfshini emocionet tuaja. Nëse e shihni që nuk mund të mbani veten në kontroll, atëherë thirrni një person të tretë për të marrë pjesë në bisedimet e rëndësishme.

Luani

Bëni kujdes në punë sot.Duhet të jeni të kujdesshëm sot kur bëni procedura të profesionit, veçanërisht nëse keni të bëni me mjete të mprehta, medikamente apo kimikate. Jini të sigurt që gjithmonë të keni udhëzimet e duhura. Do keni nevojë ëpr disa shpenzime.

Virgjëresha

Një ditë e mirë kjo e sotmja.Dita sot promovon punën intelektuale, arsimin, punën letrare, si dhe organizimin e festimeve dhe gara sportive. Ju duhet të kushtoni vëmendje të veçantë për sigurimin e pjesëmarrësve dhe shikuesve në respektimin e rregullave.

Peshorja

Një e diel jo fort e lumtur për Peshoret. Problemet profesionale do të jenë urgjente. Ju do të duhet të zgjedhin midis qetësisë së brendshme dhe aktivitetit energjik, mund t’iu duhet të sakrifikoni mes mirëqenies së familjes suaj apo komoditetit tuaj.

Akrepi

Sot është dita për të provuar sfidat që ju keni. Ia vlen të rrezikoni.Kur të bëheni gati për një udhëtim, jini të sigurt të rezervoni një garanci për ndonjë emergjencë të paimagjinueshme, në këtë mënyrë ju do të ndjehen më të mbrojtur ndaj trazirave të paparashikueshme. Kujdes me financat!

Shigjetari

Financat ju shqetësojnë shumë këtë periudhë.Mund të ndiheni shumë të shqetësuar në lidhje me strategjinë tuaj. Në qoftë se jeni duke u përpjekur për të sqaruar të ardhurat tuaja zyrtare, mos u befasoni nga një bisedë e gjatë me menaxherin tuaj. Përgatiteni veten për këtë bisedë me fakte dhe argumente bindëse.

Bricjapi

Përgatituni për një dialog me partnerin/en që mund të bëhet shumë intensiv dhe emocional. Marrëveshjet e biznesit janë të mundshme sot, por me një çmim për përpjekje të mëdha. Nëse keni një konkurrent, rivaliteti juaj mund të kalojnë në një fazë të hapur të gjakmarrjes së pastër dhe në armiqësi.

Ujori

Një ditë jo e mirë kjo e sotmja.Mund të keni konflikte profesionale dhe përkeqësim të sëmundjeve kronike. Në qoftë se ju vendosni të shkoni te mjeku ose të përdorni ndonjë shërbim, ndërveprim tuaj me personelin e shërbimit mund të jetë mjaft emocional.

Peshqit

Ju ndiheni mjaft krijues si natyrë por bëni kujdes. Sot nuk duhet të mëbshteteni vetëm te frymëzimi juaj krijues. Sot keni dëshirë të eksperimentoni dhe të zhvilloni një talent, por rezultati do jetë ndryshe nga sa e prisni. Ndiheni të pasigurt për financat.

E rëndë/ Gjendet i vdekur në banesë 39-vjeçari, dyshohet se…

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e banesës në fshatin Rëmbec të Maliqit.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur 39-vjeçarin dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima vuante nga disa sëmundje, çka mundi t’i ketë sjellë dhe vdekjen e papritur.

Megjithatë trupi do të çohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes.

Zbulohen mesazhet/ Çarë ndodhi mes 21-vjeçares që vrau veten me plumb në zemër dhe të dashurit para tragjedisë

Pasditen e djeshme u vetëvra policja 21-vjeçare, Aldorjana Loshi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ali Demi”, rreth orës 18:30. E reja qëlloi veten me armë e shërbimit në zemër. Pas tragjedisë, policia e Tiranës arrestoi të dashurin e saj, Endri Nikën, 28 vjeç, pasi akuzohet për pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Kjo akuzë ndaj tij është ngritur pasi djali, ka fshirë mesazhet e komunikimit në celular me policen, pasi ka shkuar në banesën e saj dhe e ka gjetur të pajetë.

Ditën e djeshme i ka telefonuar me dhjetëra herë por nuk i është përgjigjur, më pas i shkuar në banesë dhe kur ka konstatuar trupin e pajetë ka njoftuar policinë.