“Bie në sy vetëm nga…”, nga koka te këmbët e veshur firmato, Françeska zbulon nëse është e pasur

Ashtu si në çdo puntatë edhe mbrëmjen e djeshme në “Cherry on Top” në Top Channel nga Bora Zemani, do të ketë të ftuar disa nga personazhet e showbizit shqiptar.

Ndër të ftuarit ka qenë edhe ish-banorja e “BBV3” Françeska Murati, e cila u eliminua shumë pranë finales. Gjatë qëndrimit në shtëpi Françeska është komentuar shumë për veshjet e saj të shtrenjta dhe gjatë promos së publikuar dëgjohet se shprehet se bie në sy vetëm nga veshja.

Bora: A je e pasur t’i Françeska?

Françeska: Zemra ime unë bie në sy vetëm nga veshja

SHIKO VIDEON KËTU

Βesi e thυmboi në këngën e fυndit, Xhensila reagon sot sërish

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Pas publikimit të këngës së Besit ‘Mosmirënjohja’, të gjithë jemi sy e veshë për të parë se çfarë reagimi do ketë Xhensila, pasi përflitet se teksti lidhet me historinë e tyre.

Por e kundërta po ndodh. Xhensila vijon jetën e saj normalisht, me koncertet, fëmijët e madje duket se nuk ka në mendje të reagojë.

Kujtojmë se Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Përmes një postimi në Instagram ai thekson se ky teksti është “tekst shpirti” gjë që duket se nënkupton se mund të jetë një mesazh për këngëtaren.

“Nga mosmirenjohja, une ta ktheva shpinen, a do mbash mekatin-a do bësh viktimën…”, thuhet mes të tjerash në tekstin e këngës.

https://streamable.com/e/nh4ewc?quality=highest

“Jam i dashυruar me ty”/ Dijonisi bën dekΙaratën e fortë për Ditean

Dijonisi pas rihyrjes duket se ka trazuar “ujrat” në “Ferma VIP”. Pas flirteve të shpeshta me Baby G, ai ka bërë një deklaratë të papritur, i ka shprehur ndenjat Diteas.

Teksa fillimisht mes dyshes pati një sërë batutash, ku Dijonisi i tha Diteas se do i gjente një burrë, më pas ai i ka shprehur ndjenjat.

Dijonisi i tha se ka rënë në dashuri me blogeren që prej fillimit, e ndërsa Ditea e mori këtë deklaratë me të qeshura dhe e quajti këtë një shaka.

Pjesë nga biseda:

Dijonis: Kam që ditën e parë që kam krijuar një farë pëlqimi për ty. Që në momentin që të kam parë ty, jeta ime ka ndryshuar komplet.

Ditea: Si ka mundësi, si ndryshoi kështu?

Dijonisi: Jam i dashuruar me ty.

Ditea: Si e kuptove këtë?

Dijonisi: Energjia jote më bën të ndihem mirë, sa herë të shoh emocionohem.

Ditea: Prandaj u ktheve ti?

Dijonisi: Ma bëj hallall që nuk ta kam thënë më parë.https://www.instagram.com/reel/C7UqGULoSlv/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fjam-i-dashuruar-me-ty-dijonisi-ben-deklaraten-e-forte-per-ditean%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1048%2C%22ls%22%3A199%2C%22le%22%3A1032%7D

Kishte dalë shëtitje me mbesën, kjo është shqiptarja që humbi jetën në Itali

Kozeta Caushaj është 56-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria që humbi jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Bellocchi, Fano, Itali.

Ka qenë rreth orës 23:00, kur Kozeta Caushaj, banuese në zonën e Fanos prej më shumë se një dekade, është përplasur dhe vrarë nga një makinë.

Ajo që e bën edhe më dramatike historinë është fakti se në momentin e përplasjes gruaja mbante për dore mbesën e saj 13-vjeçare e cila mbeti e padëmtuar.

Të dyja, falë klimës së butë dhe stinës së pranverës, kishin bërë një shëtitje jo shumë larg shtëpisë dhe po ktheheshin kur për fat të keq ndodhi aksidenti tragjik.

Shqiptarja ka ndërruar jetë para syve të saj disa qindra metra larg shtëpisë së tyre.

Makina Smart që i përplasi drejtohej nga një 49-vjeçar italian, i cili u ndal menjëherë për të dhënë ndihmë, por s’kishte vlerë.

Trupi i pesëdhjetë e gjashtë vjeçares ka qenë në dispozicion të organeve të drejtësisë, në pritje të autorizimit për varrim.

Trυρi 30 metra larg vendit të aksidentit, por ρolicia s’e gjeti gjithë natën, 21-vjeçari u pikas nga një fëmijë! Nënës i bie të fikët kur shikon të birin e νdekυr

Një fëmijë ka gjetur trupin e pajetë të 21-vjeçarit Fabjol Iraliu, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrogozhinë Lushnje në fshatin Konjat.

Dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën drejtonte mjetin humbi kontrollin dhe pasi u përplas me barrierat e hekurit makina përfundoi në oborrin e një banesë.

Trupi i të riut u gjet 30 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti. Për të gjetur trupin në vendngjarje kishte shkuar dhe e ëma dhe babai i të riut.

Në momentin kur nëna ka gjetur të vdekur djalin u ndje keq dhe ra në tokë duke humbur ndjenjat për një moment.

Policia zhvilloi kontrolle gjithë natën por nuk arriti që ta gjente trupin e të riut, i cili ndodhej vetëm 30 metra larg makinës së shkatërruar.

Video Player

“Dhe 4 vite je, por mua do më kesh nga pas gjithmonë”/ Trondit Karamuço: Para një jave Dumani është përndjekur nga 2 makina mbrapa…

Ai tha se pas takimit me deputetët ishte nervoz dhe sipas Karamuços, para një jave kryeprokurori Dumani është ndjekur nga dy makina nga pas.

“Unë e pashë edhe dje edhe ishte pak i axhituar, nervoz, ka një trysni nuk e shfaq por e vuan shumë. Para një jave Dumani është përndjekur nga 2 makina mbrapa ku kanë dashur ta fotografoin se ku po shkote, atij i është dashur që të leërë një makinë jashët edhe me të blinduarën është futur brenda. Ai është personi më i kërkuar në Shqipëri e shihet me lup çdo ditë”-u shpreh Karamuço.

Nga ana tjetër analisti Arjan Curri tregoi edhe mesazhet kërcënuese që sipas tij kanë ardhur në adresë të kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani.

“Dumani ishte i trembur dje, ne jemi edhe specialistë të trupit, unë pashë një Duman të trembur. Unë kam informacion se mbas publikimit të fletave të arrestimit të 50 vetave, Dumani ka marrë një kërcëmin në telefon me tekst që ‘ti edhe 4 vite ke, por mua do me kesh gjithëmonë nga mbrapa’. E ka marrë këtë mesazh nga një numër me prejardhje nga Dubai, një numër një përdorimshëm edhe ky numër nuk ekziston më.

Fëmijët e Dumanit janë në Shtetet e Bashkuara, janë studentë edhe jeta e tyre është e mbyllur edhe bashkëshortja e tij vete i viziton , Dumani ka pikë të dobët se është familjar, baba. Problemi i tij është se çfarë do bëhet me mua kur të mbarojë mandati ne jemi pa strehë. Vetëm nëse Dumanin e marrin Shtetet e Bashkuara i japin një strehim atje, po të tjerët”-u shpreh Curri.

Akυzoi ΒABANË për ρër dh*nim/ Vajza tërheq denoncimin: Gënjeva! Më gjeti bisedat me një shok (Gjykata lë në bυrg 48-vjeçarin)

Vajza 15-vjeçare e cila akuzoi të ati se ka abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh ka tërhequr denoncimin.

E mitura ka deklaruar se ka mashruar dhe gjithçka e ka bërë pasi babai i saj, Bledar Rako i ka gjetur në telefon bisedat me një shok.

“Nuk është e vërtetë që babai ka abuzuar seksualisht me mua. Gënjeva pasi më gjeti disa biseda në telefon me një shok”,- ka thënë ajo.

Veprimi i vajzës vjen pasi gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 48-vjeçarin.

Rako ka mohuar akuzën ndërsa e bija, e cila ka bërë denoncimin pas rrëfimit te psikologia e shkollës, ka treguar më herët se është kërcënuar që të mos tregonte.

Ndërkohë edhe nëna e saj pretendonte prej se e bija po mashtronte, nga akti i ekspertimit ka rezultuar se ndaj 15-vjeçares nuk ka pasur akt të marrëdhënieve seksuale.

Ndërkohë avokati i 48-vjeçarit ka deklaruar se lidhur me kërkesën për urdhër-mbrojtje, edhe vajza edhe nëna e saj kanë deklaruar se nuk ndihen të kërcënuara.

Trαgjedi në fυtbollin frαncez, rrufeja νret trajnerin dhe ρΙagos disa të tjerë

Një trajner 30-vjeçar ndërroi jetë këtë të enjte dhe disa burra u detyruan të shtroheshin në spital, njëri prej tyre mes jetës dhe vdekjes, për shkak të një goditjeje rrufeje në një fushë futbolli në Courrières, në Francën veriore, ku po stërvitej një ekip amator.

Prefektura sqaroi se i ndjeri nuk i mbijetoi goditjes së rrufesë, e cila ra rreth orës 20:00 në stadiumin Gabriel Péri, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të urgjencës për ta mbajtur në jetë.

Viktima quhej Jordan dhe vëllezërit e tij, Luka dhe Théo, të intervistuar nga radiostacioni RTL, theksuan se gjithçka ndodhi shumë shpejt. Në deklaratën e saj, Prefektura theksoi se në fushën e futbollit ndodheshin 29 persona në momentin e ngjarjes, gjë që shkaktoi mbërritjen e ekipeve të zjarrfikësve dhe personelit shëndetësor.

Departamenti i Pas de Calais, në të cilin ndodhet Courrières, ishte nën një alarm të verdhë moti për stuhi.

Do ρrishnin bυnkerin në Fier, hαbiten me atë që gjetën aty

Gjatë rinkostruksionit të një rruge në lagjen Kastrit të Fierit, punonjësit e kompanisë që po kryen punimet, kanë evidentuar disa grá nata në një bunker.

Bunker ky i cili pritej të prishej për t’i bërë të mundur zhvillimin e projektit infrastrukturor.

Mendohet se në bunker mund të ndodhen edhe gjera të tjera ndaj pritet ardhja e specialistëve

për të bërë të mundur demontimin dhe heqjen e tyre.