Operacioni i fshehtë i SHBA-së, si u arrestua Maduro në dy orë e gjysmë? Muajt e mbikëqyrjes dhe ‘spiuni’ i CIA-s në qeveri

Një plan që kërkoi muaj përgatitje, por vetëm dy orë e 28 minuta për t’u ekzekutuar, duket se qëndron pas arrestimit të presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores, në orët e para të së shtunës, më 3 janar 2026.

Gazeta britanike The Guardian e përshkruan këtë si një “demonstrim fuqie nga një perandori” dhe thekson se roli i CIA-s dhe shërbimeve të tjera amerikane të inteligjencës ishte vendimtar për Operacionin “Absolute Resolve”.

Monitorimi i Maduro nisi që në gusht, me qëllim të regjistronte mënyrën e jetesës së presidentit, ose siç e përshkroi gjenerali amerikan Dan Keen, për të kuptuar “si lëvizte, ku jetonte, ku udhëtonte, çfarë hante, çfarë vishte dhe cilët ishin kafshët e tij shtëpiake”.

Siç raportojnë New York Times, ndërkohë që SHBA po forconte prezencën ushtarake në Karaibe nga shtatori, Maduro kishte shtuar masat e sigurisë personale për të shmangur arrestimin. Fjalimet publike të tij, që ndiqeshin me kujdes, kishin ndaluar. Ai ndryshonte rregullisht vendet ku flinte, duke përdorur 6–8 vende të ndryshme çdo natë.

Me kalimin e kohës, Maduro u mbështet gjithnjë e më shumë tek shërbimi kibernetik kubanez dhe truprojat e tij, të cilëve u besonte më shumë sesa venezuelianëve, të cilëve nuk u lejohej përdorimi i telefonave celularë.

Në mbrëmjen e së premtes, kur kushtet e motit ishin të favorshme, pozicioni i Maduro u lokalizua në Fuerte Tiuna, një bazë e rëndësishme ushtarake në Karakas.

Sipas Guardian, CIA kishte një burim brenda qeverisë së Venezuelës, një informacion që, edhe pse mund të rrezikonte identitetin e personit, shërbente për të minuar besimin që pasardhësit e Maduro do të kishin tek sistemi i tyre i sigurisë.

Komanda përfundimtare u dha nga presidenti amerikan Donald Trump, në orën 22:46 sipas kohës së bregut lindor të SHBA-së, ose 23:46 në Karakas. Hapi i parë ishte të “pastrohej” një korridor ajror, duke shkatërruar aviacionin dhe mbrojtjen ajrore venezueliane, për të mundësuar qasjen e helikopterëve që transportonin forcat elitare të Delta Force, me mision të kapnin Maduro nga shtrati.

Vlerësimi ishte se Venezuelës i mungonte aftësia për të kundërshtuar një operacion të tillë; armët ruse, si Su-30 dhe sistemet raketore S-300 dhe Buk, u neutralizuan lehtësisht.

Goditjet kryesore, që besohet se përfshinin raketat Tomahawk dhe armët AGM-88 Harm, synonin bazat ajrore dhe qendrat e komunikimit. Raportohet gjithashtu se avionët F-35 bombarduan avionët venezuelianë dhe në operacion morën pjesë mbi 150 aeroplanë amerikanë, të koordinuar në të njëjtin kohë dhe vend për të mbështetur infiltrimin e forcave në qendër të Karakasit, duke ruajtur elementin e surprizës taktike.

Trump gjithashtu zbuloi se energji elektrike në Karakas u ndërpre pjesërisht përmes teknologjisë speciale amerikane, duke lënë të hapur mundësinë e sulmeve kibernetike.

Gjenerali Keen tregoi se ekipi i Delta Force fluturoi vetëm 100 këmbë mbi ujin, për të shmangur radarët. Terreni përfshinte edhe male që ndihmuan helikopterët të “fshiheshin në kaos” derisa arritën në kryeqytet.

Përgatitjet përfshinin edhe ndërtimin e një modeli të bazës Fuerte Tiuna, me planin dhe sigurinë e Maduro të njohura për amerikanët. Forcat elitare kishin pajisje për të thyer dyert e çelikut dhe një negociator të FBI-së për raste pengjesh, në rast se Maduro do të refuzonte të dorëzohej.

Sipas raporteve, pati shkëmbim zjarri kur forcat e Delta Force arritën në tokë. Autoritetet kubaneze njoftuan se në betejë vdiqën 32 ushtarë kubanezë.

Maduro u përpoq të arrinte në një safe room, por Trump tha se ai nuk arriti ta mbyllte derën sepse “u shty aq shpejt”.

Helikopterët, me mbulim nga avionët luftarakë, u kthyen në Karaibe në orën 4:29 të mëngjesit, rreth dy orë e gjysmë pas mbërritjes së parë në Fuerte Tiuna, duke transportuar Maduro dhe Flores drejt anijen carrier USS Iwo Jima, ku u bë edhe fotografia e parë pas arrestimit.

“Ç mendet” nusja në Lushnje! Rr3h υjehrrën, merr hak i biri

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku një nusje ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, dhe më pas është dhunuar nga bashkëshorti.

Policia njofton se ka nisur hetimin për shtetasit E. S., 42 vjeç dhe M. S., 38 vjeçe (bashkëshortë), pasi 38-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, ndërsa shtetasi E. S. ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij

Sipas njoftimit të Policisë së Lushnjës, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për të dy shtetasit. Pas hetimeve paraprake, materialet janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.

Grabitje si në filma/ Autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” me para, në mes të autostradës

Një sulm i armatosur ndaj një automjeti të blinduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm përgjatë autostradës, në drejtim verior, pranë zonës së Ortonës, në provincën e Chietit në Itali, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe panik te drejtuesit e mjeteve.

Sipas autoriteteve italiane, grabitja ka ndodhur rreth orës 06:30, ndërsa autorët kanë përdorur armë zjarri, mjete shpërthyese dhe automjete të djegura për të ndaluar qarkullimin dhe për të bllokuar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri drejt mjetit të blinduar për ta detyruar të ndalojë, më pas kanë përdorur eksploziv për të hapur automjetin dhe kasafortën, ndërkohë që rojet ndodheshin ende brenda.

Në vendngjarje, autorët kanë hedhur gozhdë metalike dhe kanë djegur të paktën dy automjete, përpara se të largoheshin me shpejtësi me makina të fuqishme, duke marrë një shumë rreth 400 mijë eurosh.

Si pasojë e tymit nga flakëve, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë, një nga Roma dhe një banor i provincës së Chietit. Ata u trajtuan në vend nga shërbimi i urgjencës 118 dhe refuzuan shtrimin në spital.

Autostrada A14 Bologna–Taranto, në segmentin mes Val di Sangro dhe Pescara Sud, është mbyllur për qarkullim, ndërsa raportohet një radhë trafiku prej rreth 5 kilometrash.

Pasi Amerika e arrestoi, Maduros i ndodh më e keqja, ky shtet evropian sapo i dha goditjen e FORTË

Qeveria zvicerane ka ngrirë me efekt të menjëhershëm asetet e mbajtura nga Nicolás Maduro i Venezuelës dhe “persona të tjerë të lidhur me të”.

Zvicra thotë se kjo po bëhet për të parandaluar nxjerrjen e çdo pasurie të tillë nga vendi dhe nëse procedurat e ardhshme ligjore tregojnë se ato janë fituar në mënyrë të paligjshme, Zvicra do të përpiqet t’ia kthejë ato popullit venezuelian.

Zvicra ka vendosur sanksione ndaj Venezuelës që nga viti 2018, të cilat përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalime udhëtimi për 54 individë.

Nuk është e qartë se çfarë pasurie mban saktësisht Maduro në Zvicër, por një raport i vitit 2021 në një gazetë zvicerane bazuar në dokumente të rrjedhura tha se prokurorët zviceranë kishin identifikuar llogari bankare që përmbanin afërsisht 10 miliardë dollarë që mund të kenë ardhur nga fonde publike të përvetësuara në Venezuelë.

Ngrirja e aseteve të sotme hyn në fuqi sot me efekt të menjëhershëm dhe do të mbetet e vlefshme për katër vjet deri në njoftim të mëtejshëm.

Presidenti kolumbian kërcënon Trumpin: U betova se nuk do të prek më armë, por …

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro u zotua se “do të marr armët” në përgjigje të kërcënimeve nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Petro e bëri këtë deklarim në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj Trump i cili tha se një operacion ushtarak në Kolumbi i dukej “i mirë” pas kapjes së suksesshme të presidentit Venezuelan, Nicolas Maduro të shtunën.

“U betova se nuk do të prek më armë… por për të ardhmen do të kap përsëri armët”, shkroi Petro.

“Unë nuk jam i paligjshëm, as nuk jam narkoman”,shtoi ai.

Trump kishte paralajmëruar më parë se Petro duhet të “ketë kujdes” pas operacionit në Venezuelë, percjell lajmi.net, transmeton Periskopi.

“Isha i varur tek ajo…”, Miri flet për bashkëshorten e tij: Ajo ka qejf të vijë në …

Ditën e sotme, Miri ka biseduar me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” në lidhje me bashkëshorten e tij.

Teksa ndodheshin në oborrin e akuariumit, këngëtari i njohur tregoi se gruaja e tij ka qejf që në verë të vijë me pushime në Shqipëri.

Miri u shpreh se kur ajo ka planifkuar ditët e pushimit, i ka planifikuar dhe ai, pasi ishte i varur prej saj.

“Sa ditë ke pushime ti, 21. Dëgjo i thashë, ta rregulloj unë. I thashë bëj si e sëmurë, mos të rrish 21 ditë por 30. E më tha jo, se ashtu është sistemi.

Ato pushimet e atij viti ishin të planifikuara. Ajo ka qejf që në verë të vij këtu. Edhe thotë, verën tjetër nga filan datë në flian datë, se ma kërkon puna thotë.

E kur ka planifikuar ajo, kam planifikuar unë, se jemi sistem unë dhe ajo, se unë isha i varur tek ajo. Ajo punonte dhe unë rrija”, tregoi mirë”, tregoi artisti.

Klodian Braho firmos strukturën e re të SPAK! Ja detyra që i caktoi Altin Dumanit

Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho ka miratuar strukturën e re të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Altin Dumani merr detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.

Prokurorja Dorina Bejko merr drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara merr drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar.

Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK pas procesit të përzgjedhjes dhe votimit, duke pasuar Altin Dumanin në krye të kësaj stukture të drejtësisë. /Top Channel

Berisha: Ne kemi forcat tona ‘delta’, zbarkojnë në Surrel nëse marrin urdhër

Partia Demokratike mbajti të hënën foltoren e parë për vitin 2026 para Kryeministrisë.

Në fjalën e tij para mbështetësve, kreu i PD Sali Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me Maduron e Venezuelës, i cili siç tha me keqqeverisjen e tij ka përzënë nga vendi 40 për qind të shqiptarëve.

Ai paralajmëroi Ramën se do ketë fundin e Maduros dhe për këtë sipas Berishës nuk ka nevojë për Deltat Amerikane.

‘Ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë deltat tona, ja ku i ke deltat, këta delta që ke para këtu, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin. Njësoj si Maduro, edhe ti në sallën e gjyqit do përfundosh”, tha Berisha.

Maduron e “shiti” zëvendësja e tij! Rodriguez përgatiti terrenin që t’i zinte vendin, ja pse nuk pati kundërreagim

Operacioni amerikan “Vendosmëria Absolute”, që çoi në kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, nuk u mbështet vetëm te forca ushtarake dhe inteligjenca, por edhe te negociata të fshehta në majat e pushtetit në Karakas. Pikërisht këtu përqendrohen dyshimet më të forta: te roli i mundshëm i zëvendëspresidentes Delcy Rodríguez.

Sipas burimeve amerikane dhe spekulimeve që qarkullojnë në qarqe diplomatike, CIA kishte vendosur kontakte të drejtpërdrejta me figura kyçe të regjimit, duke siguruar bashkëpunim nga brenda. Emri i Delcy Rodríguez del vazhdimisht si hallka kryesore që mund të ketë hapur rrugën për rrëzimin e Maduros, në emër të pragmatizmit politik dhe kontrollit të dëmeve.

Media amerikane kanë raportuar më herët se Rodríguez kishte tentuar të ndërtonte ura besimi me Uashingtonin, përmes ndërmjetësimit të Katarit, duke u paraqitur si një interlocutore e besueshme për të ardhmen e Venezuelës.

Sipas “New York Times”, administrata Trump ishte impresionuar nga mënyra se si ajo kishte menaxhuar sektorin e naftës dhe e shihte si një alternativë të mundshme për tranzicionin e pushtetit.

Në këtë kontekst, interpretimi më i përhapur është se Delcy Rodríguez mund t’i ketë ofruar SHBA-së atë që kërkonte më shumë: Maduron si “trofe” politik, në këmbim të hapjes së rrugës për marrëveshje të reja energjetike dhe mbijetesës së një pjese të elitës në pushtet.

Ndërkohë, operacioni në terren u zhvillua me lehtësi të pazakontë. Pavarësisht rrethimeve të shumta të sigurisë rreth Maduros, bastisja e Delta Force u krye pothuajse pa rezistencë, duke forcuar dyshimet se struktura e komandës ishte paralizuar qëllimisht nga brenda.

Edhe pse asnjë provë zyrtare nuk e konfirmon publikisht këtë skenar, fakti që Maduro u kap kaq shpejt dhe pa një reagim real nga aparati i tij i sigurisë ka ngritur një pyetje që po dominon diskutimin politik në Venezuelë: a u rrëzua Maduro nga armiku i jashtëm apo u sakrifikua nga njerëzit më të afërt të tij?

Grabiti vilën natën e Vitit të Ri/ Arrestohet hajduti shqiptar në Itali

Një shtetas shqiptar, rreth 19-vjeç është arrestuar nga Policia në Itali, pasi akuzohet për grabitje të banesave.

Sipas mediave të huaja, shqiptari me predentet të mëparshëm penal, akuzohet se ka kryer një grabitje në Via Marco Emilio Lepido, në kufirin me Anzolën, natën midis 30 dhe 31 dhjetorit 2024.

Në banesë ai ka gjetur një 17-vjeçar të cilin e ka lidhur me lidhëse plastike, dhe së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë grabitur vilën. Sipas raportimeve, shqiptari rezutonte i përfshirë në grabitje edhe më herët.

Episodi në dhjetor 2024

Në fund të dhjetorit, pak më shumë se një vit më parë, një grup prej të paktën tre individësh mbërritën jashtë vilës në rrugën Marco Emilio Lepido. Me fytyrat e mbuluara , të tre hynë në shtëpinë ku i mituri ishte i pranishëm vetëm. Ata i lidhën duart dhe këmbët me lidhëse plastike.

Ndërkohë, banda vodhi shtëpinë, duke marrë ora dore, bizhuteri, aksesorë veshjesh, një televizor dhe disa pajisje shtëpiake. Ata vodhën gjithashtu përmbajtjen e një kasaforte që ishte hapur me një trapano. Të tre më pas ikën me një makinë, një automjet që ishte gjetur i vjedhur disa ditë më parë në San Lazzaro.

Zhvillimi i hetimeve

Hetimet e Skuadrës Fluturuese u përqendruan në zhvillimin e trafikut të telefonisë celulare : u analizuan qindra të dhëna. Analiza teknike e provave ofroi prova serioze, të konfirmuara nga gjyqtari hetues, kundër 19-vjeçarit shqiptar. I riu u arrestua dhe u dërgua në burg për shqyrtim gjyqësor.