Kush është Roan Brahimi dhe si nisi jeta e tij si bohem i krimit/ Klodiana Lala zbardh detajet dhe zbulon çfarë e lidh atë me persona të njohur të botës së krimit

Klodiana Lala në një emision televiziv, ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Roan Brahimit, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash pak ditë më parë në Athinë.

Por kush është Roan Brahimi dhe si nisi jeta e tij si bohem i krimit. Cila ishte përplasja e parë që çoi edhe në hakmarrjen e tij mizore, dhe përse pikërisht ndaj bandës së Ervis Martinaj dhe njerëzve të tij? Midis tyre edhe familjarë të bashkëshortes së tij të parë, së cilës i kishte përvetësuar mbiemrin Brahimi që edhe ai mbante. Ndërkohë që emri i tij i vërtetë ishte Sidorel Prendi. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, përplasja e parë e madhe midis Roan Brahimit dhe njerëzve të gruas së tij, nis me Ylli Brahjan apo Brahimi. I cili konsiderohej si truri financiar i Ervis Martinaj. Sipas dokumenteve sekrete të policisë, Ylli Brahja mendohet se një ditë e ka marrë në mirëbesim Roan Brahimin dhe pa dijeninë e tij e ka dorëzuar në një nga bazat sekrete që mbreti i bixhozit, përdorte për të strehuar ‘kundërshtarët’ e tij. Këtu, ku thuhet se Roan Brahimi u dhunua barbarisht për orë të tëra. Dhe ku shkak i këtij dhunimi shtazarak mendohet të jetë bërë një borxh i pakthyer, që ai i kishte Ervis Martinaj. Borxh që lidhej me lojërat e fatit. Por me të dalë i gjallë nga strofkulla e Martinaj dhe kurthi që i përgatiti njeriu i tij i besuar Ylli Brahja, Roan Brahimi iu betua këtij të fundit se kishte gabuar rëndë me sjelljen e tij dhe se nuk do t’ia falte kurrë atë që kishte bërë. Por jo vetëm atij, por të gjithë atyre që kishin marrë pjesë në dhunimin e tij.

Paralajmërim që nuk duket se vonoi. Pasi me të marrë veten, Roan Brahimi nisi punën jo vetëm për vënien në jetë të skenarit të tij për të eleminuar kundërshtarët, por edhe të vepronte konkretisht. Ku i pari në listën e zezë të vdekatarëve të tij thuhet se u bë Brilant Martinaj. I cili u ekzekutua më 17 Korrik 2022, në mbikalimin e Fushë Krujës, bashkë me dy miqtë e tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Edhe pse Roan Brahimi u kërkua të merrej në pyetje lidhur mbi atentatin ndaj Brilant Martinaj, ai thuhet se nuk u gjet në banesë nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar. Por fill pas këtij atentati të trefishtë, në mes të ditës, që tronditi seriozisht qetësinë, një tjetër atentat brenda jo më pak se një muaji, risolli edhe njëherë në vëmendje, luftën tashmë të shpallur ndaj bandës së Ervis Martinaj. E cila gjatë kësaj kohe kishte humbur mjaftueshëm ushtarë të saj, të cilët kishin mbetur të ekzekutuar pjesa më e madhe në kryeqytet. I tillë duket se ishte edhe atentati më 22 Korrik 2022, në qendër të Milotit, me 108 plumba të derdhur, ndaj Ylli Brahjas dhe Klisman Preçit. Që atë mbrëmje po ktheheshin me makinën e blinduar tip Xhip në banesë. Ku edhe këtë herë grupi hetues besoi se shpaguesi ishte Roan Brahimi. I cili pas dhunimit në bazën sekrete të Ervis Martinaj dhe pabesisë së Ylli Brahjas, ishte kthyer në setin e xhirimit të krimit si një fantazmë dhe po godiste pa mëshirë bandën e mbretit të kumarit. “Në këtë zhvillim pistash, policia kreu fillimisht kontrolle në banesën e Roan Brahimit, alias Sidorel Prendi, në fshatin Pllanë në Lezhë. Brahimi që ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më datë 17 Korrik 2022”, thuhet në dosje.

Por ashtu sikurse pritej Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Brilant Martinaj dhe as në atë ndaj Ylli Brahjas. Ndërsa gjatë kontrollit, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili mohoi të kishte dijeni se ku ishte djali i tij. Gjatë intervistimit babai i Roan Brahimit, tha se nuk kishte informacion mbi të birin që prej një viti, se ku mund të ishte. Ndërkohë që ai tregoi se ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan. Kjo, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt. Në dëshminë e tij, babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi informoi oficerët e policisë djalit i tij ndodhet prej kohësh jashtë shtetit. Dhe se kishte humbur çdo kontakt me të birin.

“Unë nuk di të them se në cilin shtet qëndron djali im. Kjo pasi unë nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh. Po ju them prej më tepër se një vit. Po kështu nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale”, thotë Gjovalin Prendi.

Por ndërsa mohoi të kishte dijeni se ku ndodhej i biri, Gjovalin Prendi, ngriti supet edhe bëri të habiturin edhe për problemet që djali i tij mund të kishte me Ylli Brahjan. Madje u çudit së tepërmi kur oficerët e policisë i treguan se djali i tij, ishte një nga personat kryesorë të dyshuar për atentatin ndaj Brahjas, që konsiderohej nga babai i Roan Brahimit si mik familje. Dhe se ai vazhdonte të vlerësonte se kishte marrëdhënie të mira me familjen e Ylli Brahjas, që në këtë rast “Unë nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë edhe në vazhdim. Lidhur mbi atë që ka ndodhur, më duhet të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie”, thotë Gjovalin Prendi.

Por grupi hetues nuk e besoi kurrë këtë variant të dhënë nga babai i Roan Brahimit. Dhe vazhdoi të mbështeste mendimin se i biri i tij kishte nisur një hakmarrje të egër, ndaj atyre që tashmë i konsideronte si armiqtë e tij të përbetuar. Ndërsa Roan Brahimi njihej edhe si shok i ngushtë me Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ramazan Rraja, i cili hoqi çdo autorësi nga vetja, edhe pse u shoqërua në polici.

Po përpara se emri i tij të lidhej me këto dy ngjarje të rënda kriminale, Roan Brahimi ishte i njohur edhe për terrorin që shkaktoi bashkë me dy miqtë e tij Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës. Ku të maskuar dhe në tytën e armëve u kërkoi kartat e identitetit të pranishmëve, në kërkim të pronarit të lokalit, me të cilin kishin pasur një sherr. Ngjarje për të cilën u shpall në kërkim bashkë me nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Por ndërsa deri këtu Roan Brahimi kishte mundur ti shpëtonte drejtësisë dhe rivalëve të tij, ajo që i vuri vulën fundit të tij, ishte vrasja e Gentjan Bejtjas, në oborrin e vilës së këtij të fundit në fshatin Larushk të Fushë Krujës, pasditen e 15 Marsit 2024. Bejtja një personazh i njohur për krimin në Fushë Krujë dhe ca më tej, që më parë kishte rënë pre e tre atentateve të tjera. Por që kishte mundur të shpëtonte edhe pse në njërin prej tyre iu cënuan fëmijët dhe iu vra kunati, në derën e banesës. Por që këtë herë armiqtë e tij kishin marrë të gjitha masat për ta eliminuar me çdo kusht. Ashtu siç në fakt bënë.

Pas ekzekutimit të Bejtjas u arrestuan Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj që mbante edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, ky i fundit kunat i Roan Brahimit. Nisur nga kjo lidhje miqësore, hetuesit listuan si të dyshuar Roan Brahimin, edhe pse nuk arritën t’i ngrinin një akuzë zyrtare. Pas atentatit të Bejtjas, që hetuesit thonë se u realizua me bekimin e bosëve të Niklës, Roan Brahimi vazhdoi të jetonte i qetë edhe për dy muaj, pa e ditur se do të bënte udhëtimin e fundit nga Dubai në Athinë. A u ekzekutua Brahimi nga bosët e Niklës për t’i mbyllur gojën sic kanë vepruar edhe më herët me njerëz të krimit? Apo ajo që tregoi atentati ndaj Roan Brahimit, nuk është vetëm forca e krimit shqiptar për të goditur tashmë edhe jashtë Shqipërisë, por edhe fakti se pelerina e fantazmës së Ervis Martinaj vazhdon të shëtisë e lirë.

Dhe të surprizojë këdo dhe kudo ku ata ndodhen çdo kënd që ka ende hesape të palara me të. Ose dikush ka marrë në dorë frerët e bandës së shpartalluar të Martinaj dhe po përpiqet t’u tregojë rivalëve se ai jo nuk vetëm nuk ka vdekur, por mund t’u shkaktojë dhimbje, por si të ishte gjallë. Ose në mos qoftë ndryshe, Ervis Martinaj mund të jetë gjallë dhe po drejton punët, jo nga bota e përtejme siç dikush mund të mendojë, por nga ajo e të gjallëve, ku mund të ketë zhvendosur aktivitetin e tij, tanimë.

“E pamundur të hidhen 4 persona njëherësh, a ka pasur bashkëpunëtor…”, çfarë u gjet në vendin ku ndodhi tragjedia e Almës (Video)

E diela e 5 majit do të niste e trishtë, e zymtë pas telefonatës që një peshkatar do të bënte në policinë e Shkodrës. Trupi i vajzës 9 vjeç, Ergesës, do të gjendej në këtë zonë të lumit Buna. Gjetja e trupit të saj dha kambanën e alarmit se nëna e zhdukur disa ditë më parë me tre fëmijët e saj mund të ishte vetëflijuar. Për herë të fundit, ata ishin parë pikërisht buzë lumit, derisa humbën çdo kontakt.

Pasditen e dy majit Alma Arrazi me tre fëmijët e saj dhe kunatën po pinin një kafe në një prej lokaleve të qytetit të Shkodrës.

“Ajo që dëshmitarët tregojnë kryesisht punonjësit e shërbimit ët lokal Panorama në Shkodër është që të dyja gratë janë paraqitur të qeta dhe ishin ulur në një tavolinë pranë vendit ku fëmijët po luanin”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

Në momentin që kanë dalë, Alma nuk ka dashur të shkojë në shtëpi. Referuar edhe dëshmisë së dhënë nga kunata, ajo kishte thënë se do takonte të vëllanë.

Takimi mes kunatave në këtë lokal ishte i përjavshëm sipas dëshmisë së kamarjerëve. Sipas tyre, Alma ishte një nënë e qetë dhe e përkushtuar me fëmijët e saj.

“E veçanta që kishte parë ditën e fundit ishte se krahasuar me ditët e tjera të dyja gratë shkonin në lokal gjithmonë bashkë dhe në shoqërinë e fëmijëve dhe në datë 2 maj ato kanë shkuar veç. E para ka mbërritur në lokal Alma së bashku me fëmijët dhe më pas ka mbërritur kunata e saj. Nuk ka parë asgjë që mund të ishte ndryshe nga herët e tjera përveç kohës së gjatë që kanë qëndruar në lokal që prisnin fëmijët që po luanin. Kamarjeri më tregoi gjithashtu se Alma ishte një grua shumë e dedikuar për fëmijët e cila qëndronte kryesisht në tavolinën më të afërt dhe ngjitur me fëmijët’ u shpreh Anila Hoxha.

Çfarë u gjet në vendngjarje

Është provuar që nëna e re me tre fëmijët e saj e ka kaluar këtë urë. Më pas në këmbë i është drejtuar zonës së mbuluar me shkurre dhe zhavorr që gjendet në këmbën e urës së Bunës, në krahun që ikën për në Muriqan. Këtu, në këtë pjesë të bregut, policia ka dyshimet më të forta për vendngjarjen. Aty është gjetur një kukull dhe disa letra çokollatash.

“Aty është gjetur një kukull e cila ishte në vendin ku dyshohet se gruaja është vetëhedhur dhe gjithashtu janë gjetur edhe produkte ushqimore të fëmijëve çokollatë edhe patatina dhe prej aty kanë nisur edhe kërkimet”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha

Kjo lule mendohet se është shkëputur nga kukulla e njërës prej vajzave pasi ka ngjyrë dhe material identik. Burimet saktësuan për Inside Story se kukulla i është treguar familjarëve të cilët konfirmuan se ishte e vajzave të ndjera.

Mendohet se nëna e re, e dëshpëruar dhe në kushtet e një tronditje të thellë mendore është vetëhedhur bashkë me fëmijët në lumë. Kjo si shenjë hakmarrje ndaj bashkëshortit dhe tradhëtisë së tij. Për shkak të dhunës psikologjike të vazhdueshme, Erdgys Arrazi, është sot në pranga nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Por, dinamika konkrete se si janë hedhur fëmijët, mbetet ende mister. Ndoshta, kjo nuk ka për t’u mësuar kurrë.

“Nuk mundet dot të ngresh një akuzë ndaj bashkëshortit, pavarësisht rrethanave duke thënë që e ka sharë në mënyrë të vazhdueshme dhe pastaj i ka kapur në celular një video të një personi tjetër. Për këto dy gjëra askush në Republikën e Shqipërisë nuk shkon në burg 7 vjet por është absurde se është një ligj gabim. Neni 99 i kodit penal është i ndërtuar keq dhe është shumë subjektiv”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Një mundësi tjetër është që nëna të jetë vetëhdhur dhe fëmijët ta kenë ndjekur pas, të rrëmbyer nga emocionet. Sipas ekspertëve të kriminalistikës, do të duhet që të rindërtohet ngjarja që të përcaktojë se kush ka humbur jetën i pari dhe se si mund të ketë ndodhur ngjarja.

“Grupi hetimor duhet të përcaktojë saktësisht jo vetëm itinerarin por edhe vendin fiks ku viktimat janë hedhur për në lumë. Të përcaktojë mënyrë se si është realizuar hedhja e viktimave në lumë. Të gjitha këto dinamika duken se për publikun nuk kanë rëndësi, por kanë rëndësi për hetimet. Për të kuptuar faktin e thjesht a kemi të bëjmë me një vepër penale të kryer vetëm nga nëna e fëmijëve, a kemi bashkëpunëtor të tjerë të mundshëm, dhe në fund mënyrën se si është kryer mbytja e tre fëmijëve pasi edhe në pikëpamje të thjeshtë të një logjike njerëzore është e pamundur që 4 persona të hidhen menjëherë në ujë dhe të mbyten menjëherë”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beçi.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F1106512003796997%2F&show_text=false&width=560&t=0

Cila ishte dinamika e mbytjes së Almës me tre fëmijët

E rëndësishme është që të kryhen edhe ekspertimet tokikologjike pasi mendohet se fëmijët mund të kenë qenë nën efektin e qetësuesve. Të paktën, kjo është një tjetër pistë që ngrenë ekspertët mbi rrethanat reale se si fëmijët mund të kenë përfunduar në ujrat e Bunës. Është e vështirë të mendohet se një fëmijë hidhet me vetëdije.

“Analizat toksikologjike përgjithësisht përcaktojnë faktin nëse viktimat kanë përdorur substanca të ndryshme qoftë qetësuese qoftë stimuluese de këto merren nëpërmjet mostrave të gjakut, pjesëve të stomakut nga autopsia e kryer nga ana e mjekut ligjor për të parë shkakun dhe detaje në trupin e viktimave për të përcaktuar përfundimisht se nën efektin e ndonjë ilaçi qetësuesi kanë qënë apo jo viktimat dhe a kanë patur dhunë fizike”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beçi

Pas gjetjes së trupit të vajzës së parë, menjëherë nisën operacionet e kërkimit ditë e natë. Deri në atë moment, askush nuk kishte dyshuar për mbytjen në lum, pavarësisht denoncimit të kryefmailjarit për zhdukjen e Almës dhe fëmijëve. Efektivët e FNSH Shkodër dhe RENEA i përqendruan kërkimet në ujërat e Bunës. Një operacion mjaft i vështirë për shkak të rrymave të forta që ka ky lumë.

“Nga darka filluan të angazhohen peshkatarët. Mëngjesin e të nesërmes kërkuan ndihmë nga emergjencat civile, ushtria e gjithçka. Pse u vonuan nuk ishte e justifikuar vonesë se mund të mos gjendeshin më viktimat”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço

Grupi i Inside Story ka qenë pjesë e kërkimeve intensive duke dokumentuar edhe rrezikun që u kanosej pulumbarëve. Ata, ishin në luftë me kohën. Zona e zhdukjes së trupave është pranë grykëderdhjes dhe nëse përfundonin në det, ndoshta nuk mund të gjendeshin kurrë.

Shumë afër vendit që mendohet se kanë qëndruar para se të përpiheshin nga ujërat e ftohtë të Bunës u gjet trupi i njërës prej vajzave. Kanë kaluar më shumë se 72 orë kërkime nga polumbarët e Reneas, peshkatarët e zonës, ushtria e policia. Të gjithë ishim në luftë me kohën dhe me ujrat e rrëmbyeshëm të Bunës. Frika që i druheshim të gjithë ishte se ndoshta nuk do të lokalizonin dot trupat e tjerë. Por të martën e 7 Majit polumbarët do të sinjalizonin një ljam të mirë në këtë tragjedi të madhe. Në një distancë më pak se 3 km nga vendi ku mendohet se fëmijët dhe nëna kanë rënë në ujë, u gjet edhe trupi i Arditit të vogël. Me vetëm pak orë diferencë po atë ditë do të gjendej edhe trupi i nënës së tyre, Alma Arrazit. Kjo e fundit u gjet shumë larg, rreth 35 kilometra nga ura e Bunës.

SHIKO VIDEON KËTU

“Për herë të fundit, ata ishin parë pikërisht buzë lumit”/ Anila Hoxha zbulon detajet: A janë parë persona të tjerë pranë vendit ku Alma Arrazi u vetëflijua me tre fëmijët e saj?

E diela e 5 majit do të niste e trishtë, e zymtë pas telefonatës që një peshkatar do të bënte në policinë e Shkodrës. Trupi i vajzës 9 vjeç, Ergesës, do të gjendej në këtë zonë të lumit Buna.

Gjetja e trupit të saj dha kambanën e alarmit se nëna e zhdukur disa ditë më parë me tre fëmijët e saj mund të ishte vetëflijuar. Për herë të fundit, ata ishin parë pikërisht buzë lumit, derisa humbën çdo kontakt.

Pasditen e dy majit Alma Arrazi me tre fëmijët e saj dhe kunatën po pinin një kafe në një prej lokaleve të qytetit të Shkodrës.
‘Ajo që dëshmitarët tregojnë kryesisht punonjësit e shërbimit të lokal Panorama në Shkodër është që të dyja gratë janë paraqitur të qeta dhe ishin ulur në një tavolinë pranë vendit ku fëmijët po luanin’- u shpreh Anila Hoxha, gazetare.

Në momentin që kanë dalë, Alma nuk ka dashur të shkojë në shtëpi. Referuar edhe dëshmisë së dhënë nga kunata, ajo kishte thënë se do takonte të vëllanë.

‘Unë do të shkoj nga vëllai të rri disa ditë të qetësohem. Do vij të më marrë me taksi’. Takimi mes kunatave në këtë lokal ishte i përjavshëm sipas dëshmisë së kamarierëve. Sipas tyre, Alma ishte një nënë e qetë dhe e përkushtuar me fëmijët e saj.

‘E veçanta që kishte parë ditën e fundit ishte se krahasuar me ditët e tjera të dyja gratë shkonin në lokal gjithmonë bashkë dhe në shoqërinë e fëmijëve dhe në datë 2 maj ato kanë shkuar veç. E para ka mbërritur në lokal Alma së bashku me fëmijët dhe më pas ka mbërritur kunata e saj. Nuk ka parë asgjë që mund të ishte ndryshe nga herët e tjera përveç kohës së gjatë që kanë qëndruar në lokal që prisnin fëmijët që po lunain. Kamerieri më tregoi gjithashtu se Alma ishte një grua shumë e dedikuar për fëmijët e cila qëndronte kryesisht në tavolinën më të afërt dhe ngjitur me fëmijët’-u shpreh Anila Hoxha, gazetare.

Vrasja e Roan Brahimit në Athinë, gazetarja Lala: Ka informacione se mund të jetë ekzekutuar për një “gol” që i kishte bërë…

Dyshimet kryesore lidhur me ekzekutimin e Roan Brahimit disa ditë më parë në Athinë të Greqisë, lidhen me konfliktet që ai kishte patur me Ervis Martinajn dhe grupin e tij.

Por sipas gazetares Klodiana Lala, ka edhe një mundësi tjetër. Ajo tha se ka informacione që Roan Brahimi mund të jetë ekzekutuar për shkak të një “goli” që ai i kishte bërë një grupi kriminal me bazë në Vlorë, në lidhje me trafikun e kokainës.

“Ka informacione që Roan Brahimi mund të jetë ekzekutuar për shkak të një “goli” që i ka bërë një grupi kriminal me bazë në Vlorë, në lidhje me trafikun e kokainës”, u shpreh gazetarja Lala në emisionin “Në Shënjestër”.

Gazetari Eni Ferhati tha se ka ndodhur që personazhe të krimit të ekzekutohen pasi tradhëtojnë grupet kriminale për ngarkesat miliona euroshe të kokainës.

“Kemi individë në Dubai që marrin përsipër të trafikojnë sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine, dhe Roan Brahimi është një prej tyre. Dhe ka raste kur prishen pazaret dhe bëhet fjalë për miliona euro në një ngarkesë të mundshme”, tha gazetari.

Publikohen pamjet nga atentati i Kryeministrit sllovak Robert Fico, dëgjohen pesë të shtëna me armë (Video)

Janë publikuar pamjet kur kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i plagosur.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale dëgjohen 5 të shtëna me armë zjarri.

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është sipas mediave vendase, autori i ngjarjes së ndodhur në qytetin Hadlova, ku ai tentoi të vriste kryeministrin e vendit Robert Fico, duke e qëlluar disa herë me armë.

Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico, është në gjendje të rëndë si rezultat i plagosjes me armë zjarri pas një tubimi politik të mërkurën, thuhet në faqen e tij në rrjetin Facebook.

Stacioni televiziv sllovak, TA3, njoftoi se 59-vjeçari Fico u godit me armë zjarri në stomak pas katër të shtënave pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova. Kryeministri po takohej me mbështetësit e tij në qytetin që gjendet rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

“Nuk ishte tradhtia që e bëri Alma Arrazin të vriste veten dhë fëmijët”, psikologia e njohur hedh një pistë të re për ngjarjen tragjike: Është e çuditshme se si kunata e ka bërë….

Psikologia Jonada Kërkuti ka deklaruar në një emision televiziv se nuk mund të jetë tradhtia që mund ta ketë bërë Alma Arrazin të ndërmarrë aktin ekstrem të vetëmbytjes në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Sipas Kërkutit, duhet të ketë elementë të tjerë që nuk dihen akoma të cilat sipas psikologes mund të shërbejnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Ajo thekson se në aspektin psikologjik askush nuk mund të ndërmarrë një akt ekstrem si ai i Alma Arrazit disa ditë më parë në Shkodër.

“Është e çuditshme se si kunata e ka bërë këtë deklaratë në lidhje me shtytjen e fundit që i dha Almës të ndërmarrë këtë hap. Por në aspekt profesional nuk e shikoj kështu. Nuk mendoj se mund të ketë qenë ai moment që thuhet në deklaratë, të ketë parë partnerin e saj me dikë tjetër dhe t’i ketë dhënë këtë goditje kaq të madhe traumatike sa ajo të ndërmerrte këtë hap. Mund të jetë faktorë të tjerë të paditur që mund të na çojnë në zbardhjen e të gjithë ngjarjes. Por në aspekt psikologjik askush nuk e ndërmerr një hap kaq ekstrem vetëm nga një tradhti, edhe sikur të jetë e përpunuar për shumë kohë. Duhen faktorë të tjerë të ndërlidhur, mund të jetë nga trashëgimia, mund të ketë persona të tjerë të afërm që kanë gjendje emocionale të trazuar në historinë e tyre dhe mund të jetë mjedisi që e suporton vazhdimisht ngritjen e një shqetësimi deri në ndërmarrjen e një hapi të tillë” , u shpreh psikologia Kërkuti.

Kush është “MIZA”? Bosi i drogës që u arratis në mënyrë SPEKTAKOLARE në Francë!

Qindra efektivë në Francë janë në kërkim të një bosi droge i cili u arratis nga një furgon policie, një rast që ka tronditur vendin.

Mohamed Amra, i njohur me nofkën “Miza”, po transferohej në një burg kur dy automje përplasën furgonin  në të cilin ai ndodhej.

Ky është edhe momenti ku këto dy mjete i zënë pritë furgonit të policisë dhe më pas një grup personash të armatosur nisin të qëllojnë.

Një nga këto automjete u gjet i djegur menjëherë ngjarjes. Mediat e huaja theksojnë se personat e armatosur janë arratisur, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Arratisja spektakolare e trafikantit të drogës la të plagosur rëndë tre efektivë policie dhe i mori jetën 2 të tjerëve.

Por kush është 30-vjeçari i cili është kreu i një rrjeti të trafikut të drogës dhe ka lidhje me grupet mafioze në Marsejë?

Mohamed Amra ishte mbajtur në burgje të veçanta në Marsejë, Paris dhe Rouen gjatë procesit ligjor kundër tij për vjedhje, akuza për të cilat u gjet fajtor dhe ju dha një dënim prej 18 muaj burg.

Ai kishte 13 vepra të mëparshme penale të cilat janë kryesisht të lehta, duke përfshirë drejtimin e automjetit pa patentë dhe refuzimin për t’iu bindur urdhrit të policisë.  

30-vjeçari kishte tentuar të arratisej në fundjavë duke sharruar hekurat e qelisë së tij ndërsa nëna e tij e cila e kishte vizituar më herët u shpreh se djali i saj nuk i kishte thënë asgjë për planin e arratisjes.

Kjo është vila super-luksoze në Zvicër me vlerë 3 MILIONË euro që flitet se i përket Loredanës

Në rrjete sociale po qarkullojnë pamje nga një vilë luksoze që përflitet se është në pronësi të këngëtares Loredana Zefi.

Vila kap vlerën e mbi 3 milionë euro.

Kujtojmë që Loredana, shtëpinë e ndërtoi kur ishte në lidhje me reperin nga Kosova, Mozzik.

Loredana tashmë jeton me vajzën e saj Hanën, në shtëpinë e tyre luksoze në Zvicër, ku artistja vazhdimisht ndan momente nga miqtë që e vizitojnë.

Kujtojmë se Loredana është akuzuar më herët për mashtrimin e një çifti të moshuarish zviceran, të cilëve thuhet se u mori 700 mijë franga. Në atë kohë ajo edhe u ndalua nga policia por u la e lirë më pas.

E dashura e Erdgysit në gjendje të rëndë pas vetëvrasjes së Almës dhe fëmijëve: Do martoheshim!

Një lidhje jashtëmartesore e Erdgys Arrazit dyshohet se u bë shkak i një tragjedie të rëndë.

Më 3 maj, bashkëshortja e tij Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e mitur, dyshohet se u vetëhodhën nga ura e Bunës. Trupat e tyre u nxorën pas disa ditësh dhe u varrosën të ndarë, fëmijët në Shkodër e Alma në Durrës me kërkesë të familjes së saj.

Ndërsa Erdgys Arrazi, i cili kishte lidhje jashtë martesore me një 18 vjecare është arrestuar pasi dyshohet se ishte shkaku që shty Almën drejt vetëvrasjes.

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Breaking tha se e dashura adoleshente e Erdgys Arrazit nuk është marrë ende në pyetje nga policia për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike në të cilën ndodhet pas ngjarjes tragjike.

“E dashura e Erdgysit nuk është marrë në pyetje derisa të stabilizohet gjendja e saj. Sepse ajo është në shok. Në dëshminë e parë ajo kishte thënë se nuk e kishte takuar kurrë Almën dhe se Erdgysi i kishte thënë se do ndahej nga ajo dhe do martoheshin bashkë”, tha gazetarja.

Më tej ajo zbuloi se e dashura e Erdgys Arrazit i cili mbahet i arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes, ndodhet në një qendër për gratë dhe se ende nuk dihet nëse do të pyetet në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës apo në qendrën ku ndodhet.

“Aktualisht adoleshentja gjendet në një qendër për gratë për shkak të trajtimit që po merr dhe gjendjes së shokut. Nuk është vendosur ende nëse do të pyetet në ambientet e prokurorisë apo prokurori do të shkojë në qendrën për gratë”- shtoi Hoxha.

Ndërsa mes të tjerash, zbuloi se do të rimerret në pyetje Erdgys Arrazi./albeu.com

“E dashura e Erdgys Arrazit është shtatzënë”/ Tragjedia në Shkodër, ja pse u takua Alma me kunatën para vetëvrasjes!

Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar sot në “Breaking” në Top News, ku ka dhënë detaje të reja mbi hetimet në lidhje me mbytjen e Alma Arrazit dhe fëmijëve të saj.

Ai deklaroi se flitet që e dashura minorene e Erdgys Arrazit ishte shtatzënë dhe kjo e ka rënduar më shumë gjendjen psikologjike të Almës.

“Flitet që ajo vajza, e cila ishte ende minorene, nuk kishte mbushur 18 vjeç, ishte shtatzënë dhe se Alma e ka marrë vesh këtë detaj dhe kjo e rëndoi gjendjen e saj. Megjithatë, kjo pritet të provohet nga analizat mjeko-ligjore. Nuk dihet nga burime zyrtare, por publiku duhet ta mësojë të vërtetën. Duhet të zbardhet për t’i dhënë dritë kësaj ngjarjeje. Megjithatë, sjelljet e bashkëshortit nuk e justifikojnë aktin e gruas, e cila u vetëvra por duke mbytur dhe fëmijët e saj.

Alma ka parë foton e një prej fëmijëve që e kishte publikuar e dashura e bashkëshortit. Kjo e ka rënduar nga ana psikologjike. Ajo ishte një grua e braktisur, e vetmuar, e paragjykuar, e braktisur nga policia dhe pa asnjë mbrojtje ligjore. Një nënë braktiset nga bashkëshorti me fëmijët, ai ka një të dashur dhe kjo braktiset në mes të 4 rrugëve, kjo nënë mendon se fëmijët e saj do rriten në kushte të vështira, duke përfshirë dhe gjendjen e rënduar psikologjike, ka thënë ‘Fëmijët e mi nuk i lë në dorë të të tjerëve po ika nga kjo botë’ dhe në gjykimin tim, kjo ka bërë që të mbytet së bashku me fëmijët. Sot gratë, nënat shqiptare trajtohen si leckë. Edhe kafshët nuk trajtohen kështu. I shikoj që ndahen me një mospërfillje të jashtëzakonshme, lënë fëmijët në mes të rrugëz, se çfarë do hanë ata fëmijë, nuk e mendojnë.

Kunata e ka ditur që kishin marrëdhënie të agravuar, por nuk lidh dot momentin çfarë kanë biseduar dhe pse është takuar Alma me kunatën para se të merrte vendimin për tu vetëvrarë. Mendoj se janë takuar sepse Alma i ka kërkuar ndihmë për bashkëshortin, mund të ketë marrë një përgjigje jombështetëse nga kunata. Do ketë qenë përgjigje që e ka lënduar për të ardhmen e saj. Kuanta është çelësi për të hskuar tek e vërteta, pro jo zgjidhja për këtë çështje.”- tha avokati.