Bakojanis: Ia kam thënë shumë herë Ramës se Greqia ka shumë ndikim mbi emigrantët shqiptarë sesa ka ai

Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë është diskutuar shumë në mediat greke.

Lidhur me mesazhin kryesor të takimit se Rama ka ndikim tek emigrantët shqiptarë, ka patur një prononcim të Dora Bakoyannis, ish-ministre e Jashtme në Greqi, por edhe motra e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis.

“E pashë dhe dëgjova se Rama mblodhi 5 mijë shqiptarë. Nuk më intereson çfarë bën zoti Rama me emigrantët. Mua më intereson se çfarë bën ai me Belerin. Rruga europiane e Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri. Dhe dua t’i them diçka zotit Rama, që e kam diskutuar shumë herë me të. Greqia ka më shumë ndikim politik tek votuesit shqiptarë që janë prezentë në Greqi sesa ka zoti Rama mbi ta dhe kurdo që ta shfrytëzojë këtë ndikim Greqia mund ta bëjë me shumë lehtësi”, është shprehur Bakoyannis në një intervistë për ‘Sky”.

E shkuara e ERRËT e familjes së Azgan Mernicës, babai e vëllai të dënuar për vrasje!

Azgan Mernica është sot një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia e Shtetit, që pas vrasjes së një ditë më parë, kur ekzekutoi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalian pas një sherri të çastit për kalimin në një rrugë të ngushtë të fshatit.

23-vjeçari Mernica, duket se ka pasur një jetë jo të lehtë, kjo pasi vjen nga një familje me të shkuar të theksuar kriminale.

Vëllai i tij, Kiri Mernica, në vitin 2019-të masakroi me thikë Florian Selimin. Për vrasjen e këtij të fundit ai ka pasur dhe një bashkëpunëtor, Sadri Selacin.

Mësohet se pasi e kanë masakruar me thikë Selimin, Mernica dhe Selaci ia kanë hedhur trupin në një kanal, ku u gjet pas disa orësh kërkime. Në janar 2023 Gjykata e Fierit i ka dënuar me 19 vite burg dy autorët, Kiri Mernica dhe Sadri Selaci.

Ndërsa më herët ai u la në “Arrest shtëpie”, por e theu masën e sigurisë në vitin 2021 gjatë tentativës për të ekzekutuar Pashk Palnikaj.

Pas kësaj ngjarja Gjykata e Fierit e dënoi për vrasjen e Selimit dhe tentativën për vrasjen e Palnikajt. Ndërkohë babai i tij, Petrit Mernica, ka bërë 20 vite burg për vrasjen e kunatit. Ndërsa, edhe vëllai tjetër i 23-vjeçarit ndodhet në burg në Gjermani.

Gjatë momentit të vrasjes së efektivit Novruz Cenalia, në makinë me Azgan Mernicën, ka qenë dhe nëna e tij, e cila ka parë të gjithë skenën.

Në dëshminë e dhënë në polici, Ajete Mernica ka thënë se u ka kërkuar që të mos të zihen me njëri-tjetrin, ndërsa në një moment ka dëgjuar një të shtënë dhe ka parë djalin që është futur me vrap në makinë dhe më pas është larguar.

Pastaj ka shtuar ajo, djali më ka lënë mua dhe makinën tek shtëpia e dajës dhe është larguar në këmbë, bashkë me armën e krimit.

Jo vetëm Orinda Huta, pre e grabitjes në Romë edhe modelja Adrola Dushi

Modelja e njohur, Adrola Dushi është përballur më një situatë aspak të këndshme ditën e sotme.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Adrola ka bërë me dije se teksa ka qenë një një udhëtim në Romë, ajo ka rënë pre e vjedhjes.

Personazhi i njohur televiziv ka publikuar fotografinë një pasaporte emergjente që është pajisur për shkak se i kanë vjedhur atë origjinalen.

“Rome e bukura Romë”, ka shkruar Adrola. “Mirë që nuk na morën kokën të paktën”, shton më tej modelja, duke vënë gjithashtu edhe ikonën e nerveritjes.

Një situatë të ngjashme ka hasur edhe këngëtarja Orinda Huta, të cilës i kanë grabitur valixhen nga makina.

Jo vetëm Orinda Huta, pre e grabitjes në Romë edhe modelja Adrola

Sondazhi i Institutit Ndërkombëtar Republikan (SHBA): Politikani më i votuar, Rama. Veliaj i dyti

Një sondazh disa mujor nga INR shtrihet në disa fusha. Por përsa i përket popullaritetit, në Shqipëri, del se  Edi Rama i pari, Erion Veliaj i dyti, Agron Shehaj i treti. Berisha vjen i pesti.

Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi sot rezultatet e një sondazhi të zhvilluar gjatë shkurtit dhe marsit të këtij viti në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku mes të tjerash për Shqipërinë pyeti edhe për politikanët kryesorë.

Sondazhi i Institutit Ndërkombëtar Republikan (SHBA): Politikani

Ja si shpjegohet tabela:

Jeshile e errët – E mbështes shumë

Jeshile e zbehtë – E mbështes

Lejla e zbehtë – Nuk e mbështes

Lejla e fortë – Kundër

Gri – Nuk e njoh

Gri e zbehtë – Refuzoj

“Ëndrra ime është të bëhem nënë…”, Rike Roçi habit: Mbi një mijë euro postimi…

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj.

Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Ndryshe”, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka zbuluar planet e saj e shumë të tjera.

Lidhur me arsyen pse hyri në “BBV3”, ajo u shpreh:

“Unë kam marrë pjesë të Big Brother sepse dua të futem në kinematografinë shqiptare. Të presim…”

Cila është ëndrra e saj?

“Ëndrra ime është të bëhem nënë…”

E teksa iu kërkua të krahasonte meshkujt shqiptarë me ata italianë, ajo u shpreh:

“Ju këtu jeni shumë maskilistë. Jo që nuk i respektoni vajzat, por… Jeni dominant ju! Italiani është më xhentil kur të ngacmon. Të hap derën kur futesh në makinë, të hap derën e restorantit…”

A do të rikthehet Rikja në Shqipëri?

“Nuk jetoj dot për një kohë të gjatë në Shqipëri sepse nuk rri dot gjatë pa familjen time…”.

E ke mbi një mijë euro një postimin në Instagram?

“Po”.

A do të pranonte ajo për të hyrë në “Big Brother” në Itali?

“Kam pasur propozim para shume vitesh për Big Brother italian, por jo…”.

Kë sheh ish-banorja fitues?

“Kam menduar gjithmonë që Juli dhe shpresoj me zemër që Deda. Mendoj ose Juli dhe Romeo ose Juli dhe Meritoni në dyshen finale…”.

E përtej lojës, Rikja u shpreh edhe për fillimet e vështira në Itali, duke kujtuar:

“Patjetër që po, jam bullizuar. Madje kam ndërruar dhe shkollën për këtë arsye, e kam përjetuar shumë… Kur hanim bukë, asnjë nuk rrinte me ’emigranten’ dhe kur u rrita dhe u bëra vajzë e këndshme më ftonin për kafe dhe refuzoja…”

E padëgjuar më parë! 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës

Mungesa e nxënësve në një shkollë në Nitting-Voyer-Hermelange të Francës verilindore, i ka shtyrë prindërit e nxënësve drejt një zgjidhjeje të padëgjuar më parë për të shmangur mbylljen e një klase, duke regjistruar katër dele. Nisma, e zyrtarizuar me një kartë me emrat dhe mbiemrat e kafshëve, përfaqëson një provokim kundër ligjit francez, i cili kërkon mbylljen e të gjitha klasave të shkollës nëse nuk arrihet një numër minimal nxënësish. Mbarështuesi i deleve të regjistruara është gjithashtu prind i disa fëmijëve në institutin pranë Sarrebourg.

Lista e nxënësve në shkollën e bashkimit Nitting-Voyer-Hermelange, e përbërë nga pesë klasa, mbeti në 94, kundrejt kufirit minimal prej 98 nxënësish të vendosur nga Ministria Franceze e Arsimit. Siç raportojnë prindërit për mediat lokale, protestat kundër “këtij ligji absurd nuk kanë arritur asgjë. Prandaj ne kemi vendosur të përgjigjemi me një vendim po aq absurd”.

Krahas synimit për protestë dhe provokim, prindërit e studentëve janë përballur me respektimin e plotë të rregullave burokratike. Formulari i regjistrimit për secilën dele përmban shënimin e dy prindërve, adresën e vendbanimit dhe datën e lindjes. Komuna më pas përcolli dosjet e John Deere, Valériane Deschamps, Phil Tondus dhe Marguerite Duprès në Arsimin Kombëtar. Katër delet më pas u mirëpritën në shkollë me shenja mirëseardhjeje nga shokët e tyre të klasës, të kompletuar me akomodim “të rehatshëm” në një rrethim jashtë institutit.

Dijonis Biba zbulon arsyen e vërtetë: Ja pse u largova nga “Ferma VIP”

Dijonis Biba, një ndër fermerët më të dashur të “Ferma VIP” ka treguar arsyen e vërtetë se pse e la lojën përgjysmë. Ai tha se një vendim të tillë e ka pasur ndërmend që ditën e parë dhe pavarësisht përpjekjes, nuk ka arritur dot t’ia dalë.

Dijonisi foli edhe për fituesin e këtij edicioni të parë të “Ferma VIP”. Ai tha se mund ta fitojë Albano, ndërsa vet ai ka qejf që të jetë Renisi triumfues.

“Mendoj se fermën do e fitojë Albano dhe ai që dua unë ta fitoj është Renisi. Kam kaluar shumë mirë me të.

Unë kam dashur të largohem që ditën e parë. Më dukej se nuk do përshtatesha dot 24 orë me kamera. Nuk do torturohesha më”, tha ish-fermeri.

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja e njohur zbardh detaje tronditëse dhe zbulon mesazhet: Alma i lutej t’i hapte telefonin, burri…

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në emisionin “Now me Erla Mëhillin” lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj u vetëmbytën në lumin Buna.

Llabani tha se Policia ka “zbërthyer” telefonin celular të ish-bashkëshortit të Almës, Erdgys Arrazit.

Ajo tha se në telefonin e tij janë gjetur disa biseda ku Alma i lutej Erdgysit që ai t’i hapte telefonin, pasi sipas saj, ai i bënte bllok në Whats App.

“Pista kryesore dhe nuk duket se ka dyshime se ka persona të tretë të përfshirë në këtë ngjarje, janë që Alma Arrazi të ketë kryer vetë aktin e vetëflijimit të vetë dhe fëmijëve të saj. Ka dëshmi që tregojnë se ajo shkon poshtë këmbëve të Urës së Bunës, në një lokal që quhet lokali Vataksi, janë dy vëllezër, është ulur aty dhe ka dëshmi që ajo ka qëndruar aty për disa minuta.

Në telefonin e bashkëshortit janë gjetur disa komunikime ku ai tregonte që Alma Arrazi ishte në përpjekje për të shpëtuar marrëdhënien me të shoqin. Kjo nuk ishte hera e parë që ai e tradhëtonte. Kishte edhe një rast më parë që ajo ishte larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët. Por u kthye sërish.

Por janë gjetur edhe mesazhe që Alma i lutej bashkëshortit të saj që ai t’i hapte telefonin, sepse në shumë raste ai i bënte bllok. I bënte bllok në WhatsApp. Dhe ajo i kërkonte kunatës së saj që të komunikonte me bashkëshortin. Frika më e madhe e Almës ka qenë jo vetëm dhënia fund e martesës, por edhe frika se fëmijët e saj nuk do të ishin më pjesë e saj”, tha Llabani.

Autobusi bie nga shkëmbi në 100 metra lartësi, humbin jetën 16 persona (VIDEO)

Mëngjesin e djeshëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin malor të Ayacucho, në Ande, në Perunë juglindore, ku një autobus me rreth dyzet persona ra nga një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 njerëzve, njoftuan autoritetet.

Autobusi dykatësh, i cili po udhëtonte nga kryeqyteti Lima për në Ayacucho, devijoi nga kursi i tij dhe ra në nga një shkëmb rreth njëqind metra lartësi.

Operacioni i shpëtimit u vonua për shkak të një stuhie breshëri, informoi përfaqësuesi për shtyp i zyrës së Avokatit të Popullit në Ayiacoutso.

Aksidentet fatale të trafikut janë të shpeshta në Peru, veçanërisht për shkak të zhvillimit të shpejtësisë së tepërt, gjendjes së keqe të sipërfaqes së rrugës, mungesës së sinjalizimit, si dhe mungesës së kontrolleve policore.

Sipas shifrave të Ministrisë së Transportit të Perusë, në vitin 2023 3,138 njerëz vdiqën në aksidente trafiku në shtetin e Amerikës Latine. 70% e këtyre vdekjeve i atribuohen faktorëve të tillë si lodhja e shoferit, apo gabimet njerëzore.

https://twitter.com/Defensoria_Peru?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1790458532984229909%7Ctwgr%5Ea20ccd2658ccd836dd3a60a2b9e041c27ba1cb1c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fautobusi-bie-nga-shkembi-ne-100-metra-lartesi-humbin-jeten-16-persona-video%2F

Rrëfimi i Herbert: Shqiptarët të bukur, inteligjentë, trima, besnikë, por..…

Ky është një përkthim i pjesshëm nga libri ‘A record of eastern travel’ (Një shënim nga udhëtimi në Lindje) i autorit Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve, i cili në këtë vepër paraqitet me pseudonimin e tij Ben Kendim

Libri është botuar në vitin 1923 dhe kjo pjesë paraqet një shënim të shkurtër të historisë shqiptare që mbërthen periudhën e kohës otomane e deri në pavarësi. Në mënyrë interesante, shkrimi është thjeshtësuar më qëllim që të lexohet dhe kuptohet nga publiku i gjerë.

Shqipëria

‘Ne nuk duam rrugë në vendin tonë për shkak se rrugët çojnë në okupim, eksploatim dhe në humbje të trashëgimisë sonë’, thanë shqiptarët.

‘Shumë mirë’, tha Stambolli, ‘nuk do të keni rrugë’.

‘Ne nuk duam as shërbim ushtarak për shkak se ne të gjithë kemi lindur të lirë, pa marrë parasysh a jemi katolikë, ortodoksë apo myslimanë’, thanë shqiptarët me vendosmëri të madhe.

Edhe me këtë kërkesë Porta u pajtua, kurse shqiptarët me të madhe iu bashkuan Armatës turke si vullnetarë.

‘Ne nuk i duam gjykatësit turq’, deklaruan shqiptarët.

‘E tash, mos e teproni’, tha Porta. ‘Mos shkoni aq larg pasi kjo çështje e prek thellësinë e shtetit. Pranojeni këtë kompromis. Lejoni gjyqtarët turq dhe ne ju premtojmë se ata nuk do ta gjykojnë askënd’.

‘Në rregull’, thanë shqiptarët.

Regjimi i vjetër në Turqi ka qenë i gatshëm që ta pranojë lirinë dhe lejen për ta aprovuar anarkinë në Shqipëri e cila në atë kohë ka qenë shërbëtore e dobishme e perandorisë. Është e drejtë të thuhet që ligji turk nuk ka sunduar askund në malet e Shqipërisë, edhe pse me ngadalësi është vendosur në qytetet si Shkodra, Elbasani dhe Janina.

Shqiptarët janë dhe gjithmonë kanë qenë dashurues të mëdhenj të tokave dhe shkëmbinjve të tyre dhe për sistemin e jetës që kanë ndërtuar. Ka qenë sistem i rëndë, por i përshtatej popullit; secili njeri ka qenë polic i mjaftueshëm i vetvetes kurse hakmarrja ka qenë ligji i tyre i pranuar.

Atë që Evropa do ta etiketonte si hakmarrje, shqiptarët e kanë quajtur drejtësi. Nga pikëpamja e vendeve të civilizuara, Shqipëria ka qenë vend pa ligj. Megjithatë, krimet e vogla që në Evropën Perëndimore i stërngarkojnë kronikat e gazetave, policinë dhe gjykatat, në Shqipëri kanë qenë shumë të rralla.

Ka shumë për t’u thëne për ligjin shqiptar. E vërteta, kurajoja dhe besueshmëria kanë qenë kualitete të këtij populli që i ka kultivuar me zell dhe ky fakt ka qenë i njohur në tërë Lindjen e Afërt.

Rojtarët e bankave, që nga Kajroja e deri në Greqi dhe nga Stambolli në Jerusalem, kanë qenë shpesh shqiptarë. Shkelja e besimit apo vjedhja e parave nga shqiptarët në këto pozita përgjegjëse ka qenë aq e rrallë sa që praktikisht është e panjohur.

Shqiptarët posedojnë edhe një kualitet të papërshkrueshëm. Ata kanë një sharm të llojit të tyre dhe një atraktivitet magjie për vendin e tyre e cila gjë lë përshtypje të përhershme të shumica e atyre që kanë qenë në Shqipëri.

Në pamje dhe me trup shqiptarët e veriut e rivalizojnë çdo racë të Evropës.

Në ditë pazari në Shkodër, në kohët e shkuara, njeriu mund të shihte malësorët thatanikë me kokë gjysmë të rruar dhe me sytë e tij të pa pushuar që ndahen në mes interesimit për mallrat e tregut dhe kujdesit të tensionuar për mundësinë e ekzistimit të ndonjë armiku në afërsi.

Gratë e kanë një lezet që nuk ua shijojnë dy veta dhe që janë po ashtu ndryshe nga çdo racë tjetër. Ato duken sikur Madona që kanë zbritur poshtë nga malet me borë.

Por, inteligjenca dhe shpejtësia e mendjes së burrave të maleve është më interesante se bukuria e rrallë që kanë gratë e tyre.

Në vitin 1880 z. Goschen dhe Lordi Edmund Fitzmaurice hartuan një memorandum për formimin e një Shqipërie autonome. Kufijtë që ata i propozuan dallojnë gjerësisht nga të sotmit pasi që ata përfshinë rrafshin e Kosovës, vilajetin e Shkodrës, qytetin e Janinës dhe pjesë të vilajetit të Manastirit.

Ata kanë qenë njerëz të paanshëm, kurse propozimi i tyre kishte për qëllim arritjen e paqës. Propozimet e tyre nuk u miratuan.

Gjatë shekujve kur Turqia e dominoi Ballkanin ndjenja kombëtare ka qenë e mbështjellë dhe e pa ushqyer në tokat e sundimit të saj. Bullgarët kanë fjetur pa ëndrra, kurse serbët vetëm nga ëndrra e mbajnë në mend madhështinë e së kaluarës.

Aspiratat e grekëve kanë qenë të kufizuara vetëm në një rreth të vogël të inteligjencës së tyre. Në Shqipëri nuk ka pasë dyshime dhe as ëndrra për arsye se populli kurrë, as për një qast, nuk e ka humbur dijen për vërtetësinë e racës së vet.

Shpirti i bashkimit ka lundruar për një kohë të gjatë mbi ujë, por ende nuk e ka gjetur varkën e saj.

Para se vendi të arrinte qëllimin e përbashkët të artikuluar është dashtë të kalojë nëpër një përvojë të zjarrit. Gjatë tërë dimrit të viti 1912 malazezët kanë qenë të angazhuar në punë propaganduese në drejtim të malësorëve në veri.

Një komision nën udhëheqjen e Adil Beut dhe i shoqëruar nga z. Robert Graves ka shkuar nëpër Shqipëri me qëllim që të eliminoj problemet që shkaktonin fermentim. Në Shkodër Adil Beu e emëroi Hysen Riza Pashën për vali dhe komandant ushtarak të qytetit të cilin ai menjëherë filloi ta fortifikojë.

Misioni ka qenë më shumë se një herë nën zjarr gjatë udhëtimit dhe dështoi të arrinte sukses. Shumë shpejt shpërtheu revolta shqiptare në Kosovë nën udhëheqje të Isa Boletinit.

Armët shqiptare triumfonin gjithkah. Shqiptarët e morën në posedim Shkupin dhe e mbajtën pjesën më të madhe të veriut ku unë kam pas fat t’i shoh incidentet të cilat do t’i përshkruaj në një kapitull tjetër. Porta e kuptoi se duhet të arrij marrëveshje.

Shqiptarëve ju premtua autonomia e cila do ta përfshinte vilajetin e Kosovës, Shkodrës, Janinës dhe pjesë të atij të Manastirit. Ky koncesion erdhi me vonesë.

Kjo i dha arsye agresionit të Aleancës Ballkanike e cila nuk e dëshironte një Shqipëri të pavarur.

Nuk nevojiteshin sytë e profetit për të parë ndarjen e Shqipërisë që ishte rezultat i fitores së Aleancës Ballkanike. Ismail Bej Qemali erdhi në Vlorë në gusht 1912, para shpalljes së luftës nga shtetet ballkanike dhe që në fillimt të luftës ai u kthye në Stamboll.

Ai u kthye sërish në Vlorë dhe e shpalli pavarësinë e Shqipërisë duke e ngritur flamurin kombëtar me 28 nëntor 1912.

Qemali i lajmëroi Fuqitë të cilët nuk treguan ndonjë vëmëndje.

Grekët, të ngjallur nga lindja e shtetit të ri shqiptar, i morën gjërat në duar të tyre dhe e bllokuan Vlorën, selinë e qeverisë së përkohshme anëtarë të së cilës ishin Dom Nikollë Kaçorri, Mufid Bej Libohova dhe Mithat Bej Frashëri.

Në vitin 1913, delegacioni shqiptar, i udhëhequr nga Ismail Bej Qemali, që përbëhej nga Mehmet Bej Konica një mysliman nga jugu, Filip Noga një katolik nga veriu, imzot Fan Noli një ortodoks nga Ibriktepe dhe Faik Bej Konica i cili përfaqësonte emigrantët shqiptarë nga Amerika në kuadër të federatës së Vatrës, erdhën në Londër për t’i paraqitur kërkesat e tyre në Konferencën e Ambasadorëve.

Me 6 mars 1913, mbreti Gjorgj i Greqisë u vra në Selanik, kurse mbreti Konstantin erdhi ne fron. Ndërkohë, lufta shkonte keq për turqit: Selaniku u mor gati pa u shkrepur asnjë plumb; Adrianopoli [Edrene] bëri rezistencë heroike; Manastiri ishte ende i rrethuar.

Në Shkodër Hysen Riza Pasha u vra pasi që doli nga shtëpia e Esat Pashës ku kishte ngrënë darkë. Në Ballkan ka qenë zakon për nikoqirin që të dërgonte një apo dy njerëz të armatosur me fenerë për ta përcjellë mysafirin në shtëpi pas darkës. Hysen Riza Pasha u largua i vetmuar nga shtëpia e Esat Pashës.

Riza Pashën e sollën përsëri në shtëpi të Esat Pashës disa minuta para se të vdiste. Bounuo kim yapdi – ‘kush e bëri këtë’? – e kishte pyetur Esat Pasha. Sen bendenü bilirsin – ‘ti e di më mirë se unë’ – kishte thënë Hysen Riza dhe kishte vdekur.

Pastaj, Esat Pasha e mori komandën dhe bëri marrëveshje me serbët. Kritikët e tij kanë thënë se financat kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe se atij [Esat Pashës] ju premtua edhe principata e Shqipërisë së mesme.

Ai marshoi nga Shkodra me 23 prill. Fuqitë refuzuan ta njohin okupimin malazez të Shkodrës dhe admirali Cecil Burney shkoi në qytet si kryesues i forcës ndërkombëtare me 13 maj kur malazezët u detyruan të evakuonin qytetin.

Kështu ndodhi që Shqipëria, duke qenë e para në luftë për liri, në llogari të saj e hapi rrugën për ekspansionin e shteteve të tjera ballkanike.

Aletatë Ballkanikë e pushtuan Shqipërinë si miq dhe si çlirimtarë, por mbetën aty si posedues dhe si trashëgimtarë. Shqipëria ka qenë si Samsoni në Tempullin e Gazës. Ajo [Shqipëria] e rrëzoi Perandorinë Otomane dhe mbi kokën e saj ranë ngrehurinat./Telegrafi/