“Më υjen t υrρ që jam Shqiptare”, g rυαja shqiρtare shρέrt hen

Paragjykími është një qëndrim i pabazuar, një mënyrë mendimi e ngurtë dhe zakonisht negatíve ndaj dikujt e diçkaje”.

Ky është përkufizimi më i plotë sipas socíologëve dhe psíkologëve për paragjykímin, fenomen i cili në vendin tonë manifestohet gjerësisht.

Një grua nga Shqipëria ka ndarë një histori të sajën në redaksinë e ku tregon se si

miku i saj italian tallej me vendin tonë, por edhe me femrat në moshën mbi 45-vjeçe.

Sipas qytetares, italiani kishte ardhur të vizitonte Beratin dhe ajo e ka shoqëruar,

por paragjykímet dhe ofendimet e tij ndaj grave shqiptare linin vërtetë për të dëshiruar.Ndiqen! 

“Kam 5 υite pa b. ërë ..ks”, g. rυaja tregon arsγen sho kυese pse b. ϋrri nuk deshίron

Një grua e martuar, ka ndarë me psikologe Deidren problemin e saj që e shqetëson prej vitesh.

Ajo zbuloi se kishte plot pesë vite që nuk kishte bërë s*ks me bashkëshortin e saj.

Por më e keqja është justifikimi që i jep i shoqi… ai i thotë se nuk e shikon më si femër tërheqëse pasi pas lindjes së fëmijës ka shtuar në peshë. 

“A duhet të largohem? Burri dhe unë kemi qenë së bashku për 23 vjet dhe kemi dy fëmijë, por ne nuk kemi kryer marr ëdhënie s*ksuale në gati pesë vjet.

Burri im thotë se nuk më sheh më tërheqëse pas lindjes së fëmijëve sepse kam shtuar në peshë.

Pasi dëgjoi historinë e saj, psikologia Deidre u mundua që t’i japë këshillën më të mirë të mundshme.

“Të jesh i vetmuar në marrëdh ënien tënde është një shenjë e qartë se diçka nuk është në rregull.

Duket sikur marrëdhënia juaj po kalon në shumë sfida. A duhet të largohesh? Mbase.

Megjithëse ka hapa të tjerë që mund të dëshirosh të provosh përpara se ta bësh atë.

Nëse ai nuk është i gatshëm të bëjë përpjekje bashkë me tz për të shpëtuar këtë lidhje, atëherë është mirë që të ndaheni dhje të gjeni veten tuaj.

Më besoni, e ardhmja juaj larg tij do të jetë më e ndritur”. 

Dëshmia e kunatës së Alma Arrazit: Po ta dija se do mbytej do kisha bërtitur!

Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, është paraqitur në prokurorinë e Shkodrës në orën 09:55 minuta.

Ajo është thirrur sërish nga prokurori Ledion Tema për të dëshmuar mbi takimin e fundit me Alma Arrazin dhe 3 fëmijët e saj, pasi ishte e fundit që i pa gjallë.

Valentina Arrazi në dëshminë e saj është shprehur se po ta dinte se do mbytej bashkë me fëmijët do kishte bërtitur në mes të lokalit, s’do ta kisha lënë kurrë.

Dëshmia e Valentina Arrazit, kunatës së Alma Arrazit:

Dolëm për të pirë një kafe së bashku me Almën dhe fëmijët tanë tek një lokal në pedonalen e Molos në hyrje të qytetit të Shkodrës. Unë e kam dashur shumë Almën edhe ajo mua e po ashtu edhe fëmijët kanë shkuar shumë mirë ndaj edhe dolëm si zakonisht me njëra-tjetrën.

Rrugës përpara se të mbërrinim unë u ndala në një market për të blerë diçka dhe Alma më priti jashtë. Kur dola Alma më tregoi se Erdgysi, kishte kaluar me makinë së bashku me të dashurën e tij dhe se i kishte parë.

Unë nuk e kam parë Erdgysin sepse isha në market por Alma më tha se kishte kaluar. Kemi vijuar rrugën dhe u ulëm në kafe. Fëmijët po luanin dhe me Almën biseduam pak për marrëdhënien e saj me Erdgysin.

Më pas vijuam edhe me biseda të tjera dhe rreth orës 20:10 ikëm nga aty. Alma më tha më përpara se do të vinte ta merrte i vëllai me taksi dhe se do shkonte tek familja e saj në Durrës derisa të sqaroheshin me bashkëshortin e saj. Më tregoi se Erdgysi ishte në dijeni se do ikte dhe u ndamë”.

Para një muaji Alma kishte qenë tek familja e saj në Durrës për shkak të debateve që mund të kenë pasur. Pavarësisht situatës, Alma i ka kërkuar Edgysit që të shkonte e ta merrte dhe se ia kishte falur faktin që ishte njohur me një vajzë tjetër me Shpresën se ai do ta linte atë për të vijuar me familjen e tij.

Erdgysi ka shkuar dhe e ka marrë duke qenë se ajo e kishte kërkuar. Fakti që ishte larguar edhe para një muaji tek familja nuk më bëri të dyshoj për atë gjë aq të rëndë që Alma bëri.

Unë po ta dija se Alma do mbytej bashkë me fëmijët do kisha bërtitur në mes të lokalit dhe nuk do ta kisha lënë kurrë por nuk e dija sepse thjeshtë më tha se do e merrte i vëllai.

Pasi Alma u largua unë nxora telefonin dhe lajmërova bashkëshortin tim se nuk kisha internet dhe se do ikja për në shtëpi. Pasi i thashë se isha pa internet, vijova rrugën deri në shtëpi.

Unë i thashë bashkëshortit kur ika në shtëpi se Alma do shkonte tek familja e saj në Durrës. E mori vesh edhe Erdgysi se do shkonte në Durrës.

Pas afro dy orësh kemi komunikuar me motrën e Almës dhe ajo na tha se nuk kishte shkuar atje. Kjo na bëri të dyshojmë dhe e gjithë familja jonë dolëm me makina duke kërkuar kudo në rrugët e qytetit nëse mund të gjendej diku Alma, por nuk e gjetëm askund.

Kemi kërkuara e pyetur shumë edhe të nesërmen më 3 maj por askush nuk na konfirmoi asgjë derisa Erdgysi shkoi në polici dhe bëri denoncimin për humbjen e saj dhe të tre fëmijëve.

Azgan Mërnica që vrau dje policin, ka qenë pjesë e Strukturës së PD për mbrojtjen e Votës

Azgan Mërnica, autori vrajës së policit në Fier ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për mbrojtjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto e publikuar nga deputeti demokrat Luan Baçi më 3 prill 2021, pak para zgjedhjeve të atij viti, Mërnica ka qenë i angazhuar në Strukturën e Armatosur të PD për mbrojtjen e votës në 2021.

Ndërkaq, burime nga policia e Shtetit bëjnë me dije se vrasësi i efektivit të policisë ka qenë edhe pjesëmarrës aktiv në të gjitha protestat e dhunshme të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës.

Luan Baçi pohon në postimin e tij se janë gati për të mbrojtur votën, teksa ka ndarë foton me djemtë që ishin pjesë e kësaj strukture. “Me të tillë djem, ka vetëm fitore! Jemi gati, për mbrojtjen e votës! Azgan Mernica, Shkëlzen Selaci, Pajtim Gashi, Marjus Sheka, Brahim Gashi”, shkruante Baçi në 2021.

Skandali i Partisë Demokratike për ngritjen e kësaj strukture të armatosur për mbrojtjen e votës, ku bënte pjesë edhe Mërnica, u zbulua pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Azgan Mërnica që vrau dje policin, ka qenë pjesë e

“Si deputet i Fierit kam…”/ I doli foto me vrasësin e efektivit të policisë në Fier, reagon për herë të parë Luan Baçi: E njoh dhe kam bërë foto me të…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në fjalën e tij në protestën para Bashkisë së Tiranës, ka folur edhe në lidhje me foton që qarkullon së fundmi, ku ai shihet sëbashku me Azgan Merlicën, 23-vjeçarin që vrau ditën e djeshme (13 prill), efektivin, Novruz Cenalia.

Baçi tha se si deputet i Fierit ka shumë njohje, takime dhe dreka darka më shumë qytetar demokrat dhe jo vetëm, duke konfirmuar se e njeh autorin.

Ai shton se fotoja është bërë në vitin 2021, dhe atëhere Merlica sipas tij nuk ka qenë kriminel, por një qytetar i ndershëm dhe familjar.

Baçi: Unë këtu jam edhe për t’iu drejtuar punonjësve të policisë, së pari për t’i dhënë përgjigje shumë gazetarëve dhe mediave, që po më bëjnë sms për t’i dhënë një përgjigje intime në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier.

Unë shpreh ngushëllime të sinqerta për policin e vrarë. Por po ashtu konfirmoj se si deputet i Fierit kam shumë njohje, foto dhe takime dhe me qytetarë demokrat dhe jo vetëm, një ndër ata edhe vrasësi i atij polici.

Po ju media që e keni nxjerrur, po ju përgjigjem live, e njoh Azgan Merlicën. Në 2021 kur ka bërë atë foto me mua nuk ka qenë një kriminel, por një qyetar i ndershëm.

E dënoj veprimin e tij, shpreh keqardhje.

Momenti rrëqethës kur babai polic, mësoi për vrasjen e efektivit Novruz Cenalia

Ngjarja e rëndë e ditës së djeshme në Fier, ku mbeti i vrarë 28-vjeҫari Novruz Cenalia, për babain e tij që punonte në sallën operative të policisë së Fierit, kanë qenë moment të tejet të vështira për të.

Babai i të ndjerit, fatkeqësisht mori lajmin tragjik të vrasjes së djalit efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, gjatë kohës që ndodhej në punë.

28-vjeçari, jeta e të cilit u ndërpre tragjikisht mesditën e së hënës në fshatin Baltëz të Fierit, do të përcillet paraditen e nesërme drejt banesës së fundit.

Por shkaqet për vrasjen e tij me një plumb në kokë në mes të rrugës, janë ende të paqarta.

Shumë pikëpyetje ka për vdekjen e efektivit të “Shqiponjave”, i cili të hënën po shkonte për në punë, kur u qëllua për vdekje me pistoletë nga Azgan Mërnica.

Ky i fundit, vetëm 23-vjeç, u arratis menjëherë pas krimit. Pavarësisht kontrollove të shumta në disa fshatra të Fierit ku dyshohet se ai fshihet, deri në këto momente arrestimi i tij nuk është bërë ende i mundur.

Duket se edhe thirrjet publike si ajo e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla një ditë më parë për t’u vetëdorëzuar, kanë rënë në vesh të shurdhët.

Autoritetet hetimore mësohet se kanë sekuestruar kamerat në zonë, në përpjekje për të zbuluar dinamikën e qartë të gjithçka ndodhi një ditë më parë, që çoi në ekzekutimin e Novruzit.

Me dhjetëra persona, kryesisht familjarë e të afërm të autorit të ngjarjes, janë marrë në pyetje.

Nuk dihet nëse ata kanë dhënë informacione të vlefshme për policinë. Policia ka vënë edhe një shpërblim prej 30 mijë eurosh, për këdo që do të japë informacione që do të çojnë në arrestimin e autorit të dyshuar.

Sa i përket arsyeve, pistat janë disa. Policia zyrtarisht insiston se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Por, pistë tjetër mbeten dhe ngjarje të shkuara e për pasojë, vrasja mund të ketë ardhur në shenjë hakmarrje apo gjakmarrje.

Si autori i dyshuar, ashtu sikurse viktima rezultojnë të dy me origjinë nga Hasi. Babai i viktimës, efektiv prej vitesh në radhët e policisë para viteve 2000, raportohet të ketë qëlluar për vdekje një person me rrezikshmëri të lartë, gjatë një operacioni policor.

Teksa vetë 23-vjeçari Azgan Mërnica nuk rezulton me precedentë penalë, vëllai i tij ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për vrasje.

Mbetet për t’u sqaruar se cila është arsyeja që 23-vjeçari i mori jetën efektivit Cenalia. Ishte një sherr banal i çastit që e çoi të hapte zjarr në drejtim të uniformës së policisë? Apo ngjarjet e së shkuarës e çuan të qëllonte në shenjë hakmarrje?

“RENEA gati të vrasi ekzekutorin e policit”/ Ekzekutimi i efektivit në Fier, profesori Karamuço: Nuk dua të paguaj taksat për burgun e tij, është kriminel

Karamuço i ftuar në “Top Story” mbrëmjen e djeshme, është shprehur tepër i pikëlluar për vrasjen e policit 28-vjeçar në fshatin Baltëz të Fierit.

Sipas tij është një gjë shumë e rëndë të shohë një uniformë të shtrirë në tokë me gjak dhe se vrasësi i tij mund të ekzekutohet nga RENEA. Karamuço i prekur shprehet se nuk do donte të paguante taksat për burgun e tij i cili është një kriminel.

Karamuço: Nëse vazhdon të insistojë dhe nuk dorëzohet dhe mban armë në dorë, ai do vritet. Në manualet taktike që përdor RENEA kur vritet një polic, nuk ka negocim, nuk futen negociatorët. O dorëzohu siç ka përmendur ministri i Brendshëm edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë ose do të përballesh me fuqinë e armëve që ka në posedim policia e shtetit. Taktikat e RENEA-s është që gjatë natës e lënë të lodhet, është një luftë psikologjike rrethimi, derisa të dorëzohet. Nëse nuk dorëzohet do të veprojë jo forca e ligjit. Na ka pikëlluar shumë sot. Sidomos uniformë e shtrirë në tokë me gjak mua më ka pikëlluar jashtë mase shumë, si të gjithë shqiptarët. Unë jam një taksapagues që nuk dua të paguaj burgun e tyre, këta janë kriminelë.

Grida Duma: E kuptova qëndrimin tënd, ishte nga më të fortit e mbajtur në studiot televizive.

Vrau nënën një ditë më parë, 62-vjeçari bën deklaratën e fortë para hetuesve: Kam vrarë 2 mijë veta, por s’më beson njeri!

Ditën e djeshme, një ngjarje tronditëse ndodhi në qytetin e Lezhës, ku 62-vjeçari Arsen Dani, vrau me thikë nënën e tij në Bulevardin “Gjergj Fishta”.

Mësohet se ai ka folur para hetuesve, ku është shprehur; “Kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, shprehet 62-vjeçari Arsen Dani i cili një ditë më parë masakroi me thikë për vdekje nënën e tij Gjylije Dani, brenda apartamentit ku jetonin në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.

Pse e vrau policin në sy të nënës? Eksperti i kriminalistikës zbardh detaje nga ekzekutimi i efektivit në Fier: Ka dyshime për…

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ishte këtë të martë në “Good Morning Albanians” ku foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Baltëz të Fierit, ku efektivi i “Shqiponjave”, Novruz Cenalia u vra nga 23-vjeçari Asllan Mernica.

Sipas ekspertit Mernica ka qenë së bashku me nënën e tij kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë. Ai tha se prania e nënës mund të ketë çuar në degradimin e situatës e mund të ketë nxitur të riun që të qëllojë për vdekje efektivin.

“Mund të ketë qenë konflikt i çasti. Fakti që nëna ka qenë prezente mund të ketë qenë edhe shkak i agravimit të situatës, në kuptimin e një komunikimi banal dhe nëna prezente aty mund ta ketë bërë situatën të pashmangshme. Mund të ketë pasur ndonjë fyerje me ngjyrim seksual, ndonjë sharje. Këto janë hamendësime”,-tha eksperti.

Këmbimi për sot/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.8 lekë dhe do shitet me 93.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 100.1 lekë dhe do shitet me 100.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 101.7 lekë dhe do shitet me 102.7 lekë, ndërsa paundi britanik do blihet me 116 lekë dhe do shitet me 117 lekë.