Detaje nga tragjedia në Shkodër/ Anila Hoxha: E dashura e Erdgys Arrazit në gjendje të rënduar psikologjike

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Shkodër.

Për emisionin Breaking nga Fiori Dardha në Top News, Anila Hoxha deklaroi se për shkaqe sigurie, Erdgys Arrazi po mbahet i vetëm në qeli.

Mes të tjerash gazetarja e kronikës tha se e dashura e Erdgys Arrazit nuk është pyetur ende nga policia pasi është në gjendje të rënduar psikologjike. Megjithatë në një dëshmi paraprakë ajo ka thënë se nuk e ka takuar gruan e Erdgysit, por është takuar me fëmijët e tij.

Nga ana tjetër Hoxha tha se policia po heton se ku ndodhej Erdgys Arrazi në momentin e ngjarjes.

Një detaj tjetër i rëndësishëm është se policia dyshon në sinqeritetin e deklaratës së kunatës, ndaj edhe do të merret sërish në pyetje. 

Kafshuan farmacisten në krah dhe u gjetën në spital? Zbardhen detaje të reja nga vdekja e dy ukrainaseve, çfarë pa shoqja e tyre e dhomës

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, 25 dhe 40 vjeç janë identitetet e dy shtetaseve ukrainase që u gjetën pa shenja jete sot në mesditë në një banesë në Tiranë, pranë zonës së “Selvisë”. Shkak për vdekjen e tyre mendohet të jetë mbidoza nga ilaçet qetësuese dhe antidepresantë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Kozachenko dhe Lopukhova ishin konfliktuar dy ditë më parë me një farmaciste në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku kishin hyrë për të blerë medikamentet Tramadol dhe Xanax. Farmacistja ka refuzuar t’iu japë ilaçet në mungesë të recetës së mjekut por kjo ka bërë që ukrainaset të revoltohen dhe janë përplasur fizikisht me të.

Ato e kanë kafshuar farmacisten në krah, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, farmacistja mësohet se ka bërë denoncim në polici.

Efektivët i kanë gjetur dy gratë ukrainase në një spital nga Tiranë dhe më pas i ka shoqëruar në komisariat. Pas marrjes në pyetje ato janë të lërë të lira.

Mirëpo, dy ditë më pas, shoqja e tyre e dhomës i ka gjetur me hemorragji nga goja dhe pa shenja jete.

“Ata që i kanë gratë e bukura janë të pasur”- Aktori i humorit thumbon VIP-at shqiptarë: Salsano që e ka si burrë, është me kredi

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja ka thumbur VIP-at shqiptarë, teksa u shpreh se meshkujt që kanë gratë e bukura janë të pasur.

Në një video të publikuar, aktori ironizon duke thënë se “të dhemb, por është e vërtetë”.

“Po t’i vësh re të gjithë këta që kanë gratë e bukura janë të pasur”, tha ai Rezart Veleshnja, duke shtuar se “Shiko Salsanon ti që e ka si burrë gruan, është me kredi”.

“Të mirë janë të gjithë VIP-at, por po t’i vësh re të gjithë këta që kanë gratë e bukura janë të pasur. Ata që i kanë të shëmtuara, shiko Salsanon ti që e ka si burrë gruan, është me kredi. E vërtetë është, të rrimë shtrembër e të flasim drejtë. Po të kam gënjyer ndonjë gjë. Të dhemb por është e vërtetë”, u shpreh aktori i humorit.

Humbi jetën në vendin e punës/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë, 28-vjeçari Emiljano Frroku u rrëzua pasi u …

Ditën e djeshme, 28-vjeçari Emiljano Frroku, humbi jetën tragjikisht, pasi ra nga një lartësi në pallatin ku punonte në Shëngjin.

Viktima ishte i pasiguruar dhe po punonte në një shtesë pa leje.

Sipas burimeve, punëtori ka qenë duke ngjitur vinҫin, i cili është shkëputur dhe ka marrë me vete edhe Emiljano Frrokun dhe ka rënë poshtë bashkë me të.

Objekti ishte në ndërtim e sipër, por sipas burimeve kati i 9 dhe i 10 po ndërtoheshin pa leje.

Në lidhje me ngjarjen, janë shpallur në kërkim 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet për të parë veprimet e IVMT, IKMT dhe policisë së shtetit për këtë ndërtim.

Sipas Inspektoriatit të Punës, i riu që humbi jetën ishte i pasiguruar, ndeërsa nuk bëhen publike se kush ishte firma me të cilën punonte viktima.

Personi i fundit që takoi Almën me 3 fëmijët, gazetarja zbulon detaje: Kunata po hetohet nga policia për…

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga tragjedia që tronditi opinionin publik, ku Alma Arrazi së bashku me 3 fëmijët u mbytën në lumin Buna, policia ka dyshime se familjarët e Erdgysit po fshehin detaje që mund t’i shërbejnë hetimit për ngjarjen e rëndë.

Gazetarja Anila Hoxha, tha se kunata e Alma Arrazit ndodhet nën hetim, pasi ka dyshime se ajo nuk dha dëshmi të sinqertë para grupit hetimor.

Personi i tretë në këtë marrëdhënie, e dashura e Erdgysit, sipas gazetares, do të pyetet në një moment të dytë, pasi ndodhet në gjendje të rënduar emocionale.

Hoxha: “Personi kyç në këtë histori është kunata, gruaja e cila ndahet në takimin e fundit, ka dyshime se nuk është e sinqertë, çfarë kanë diskutuar realisht gratë me njëra-tjetren, ka dyshime grupi hetimor, se kanë indicet e tyre, gjatë 2 orëve ka patjetër diçka që është thënë e cila ka qenë pika që mbushi gotën, kunata është nën hetim në gjendje të lirë.

Një grua e tretë që është historia jashtëmartesore e cila kishte 7 muaj, grupi hetimor vendosi ta pyesë në një moment tjetër, sepse ndodhet në një gjendje të rënduar”.

“Ka armiq në Shqipëri”/ Roan Brahimi “braktisi” Emiratet e Bashkuara ditët e fundit, donte të festonte Pashkët me të birin

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ekzekutimit mbrëmjen e djeshme në Athinë të 32-vjeçarit Roan Brahimi.

Siç raportojnë mediat greke, Brahimi kishte ardhur në Greqi për Pashkë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qëllimi i tij ishte të vizitonte bashkëshorten dhe djalin e vogël 7 vjeç, të cilët jetonin në Virona të Athinës, pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Burimet bëjnë gjithashtu me dije se çifti dyshohet se zotëronte edhe një banesë tjetër në Athinë.

Në Greqi Brahimi rezulton me skedë të pastër penalë ndërkohë që bashkëshortja e tij është shprehur për grupin hetimor se ai kishte armiq në Shqipëri.

Dorë për dore, momentet e fundit të Alma Arrazit me 3 fëmijët e saj! Grupi hetimor hap telefonin e Erdgysit, i nxjerr fotot me të dashurën…

Pas dhënies së lamtumirës së katër viktimave që u nxorën nga ujërat e Bunës, kanë dalë edhe pamjet e fundit të gruas me tre fëmijët e saj, teksa ndahej nga kunata pasi kanë pirë kafenë.

Alma Arrazi shihet teksa ecën me djalin përdore, ndërkohë që vajza e madhe ka një qese në dorë. Ata vijojnë rrugën, po askush nuk e përcakton qartë se për ku! Vetëm fundi i tyre është përcaktuar nga ana e grupit hetimor, që është lumi Bunë.

Po dje, Prokuroria e Shkodrës, ka nxjerrë të dhëna përforcuese për tradhtinë bashkëshortore, të dhëna që kanë dalë nga këqyrje e telefonit të Erdgys Arrazit, i cili gjendet në pranga nën akuzën e shtyrjes në vetëvrasje të bashkëshortes së tij.

Fakti që prokuroria ka bërë publik dje, është ajo që është thënë edhe nga motra e viktimës e ka të bëjë me foto dhe video të një vajze të re, që madje kishte foto edhe me djalin e çiftit Arrazi. Po dje, prokuroria ka ndryshuar pistën nga ku pretendohet se nisën hetimet për kryerjen e aktit të rëndë të mbytjes dhe vetëmbytjes së Almës me tre fëmijët e saj.

Gjithnjë pretendohet se një kukull e gjendur në bregun e Bunës, që dyshohet se i përkiste vajzës së dytë, ka bërë që të ndryshohet edhe kërkimi për vendin ku është kryer akti i tmerrshëm. Por prokuroria ende nuk ka bërë me dije nëse është marrë një dëshmi nga Erdgysi për itinerarin e ditës së ngjarjes; se çfarë bisede kanë konsumuar dy kunatat para se sa të ndaheshin përfundimisht; se me kë ka folur kunata sapo është ndarë nga Alma dhe fëmijët; kur kanë ndërruar jetë; a kanë pasur shenja dhune dhe personat që kanë hyrë në urë pas zhdukjes nga pamjet filmike të gruas me fëmijët e saj! Policia dhe prokuroria ende nuk kanë siguruar dëshmitë e të gjithë protagonistëve, shumë prej të cilëve kanë folur edhe publikisht, përfshirë edhe familjarët e Alma Arrazit, të cilët i kanë qëndruar versionit të tradhtisë bashkëshortore dhe dhunës së Erdgysit si shkaqet që kanë çuar Almën në aktin e zhdukjes që më pas u gjend bashkë me fëmijët në ujërat e Bunës.

PAMJET E FUNDIT

“Panorama Online” ka siguruar pamjet e momentit kur Alma Arrazi, del nga kafeneja bashkë me tre fëmijët e saj, dhe kunatën, e cila ishte e fundit që e pa, pak para ndërmarrjes së aktit të rëndë të vetëflijimit, duke u mbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj. Nëna 39-vjeçare shihet dorë për dore më fëmijët e saj duke ecur në trotuar, përmes errësirës, dhe pas këtyre pamjeve, nuk dihet saktësisht sesi ndodhi tragjedia e rëndë ku Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj, 9, 8 dhe 3 vjeç, u gjetën të pajetë në ujërat e lumit Buna. Pikërisht gjetja e kukullës bëri që palombarët e RENEA-s të përqendronin kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit të Bunës.

Vetëm pak metra më tutje, tek pinarët u gjet trupi i pajetë i vajzës 8 vjeçare. Jo shumë larg nga pinarët, në një largësi prej afro 2-3 kilometër në afërsi të Oblikës në Anën e Malit u gjet edhe trupi i djalit 4 vjeçar dhe rreth 35 kilometër nga aty përballë fshatit Pentar në ujërat që i përkasin Malit të Zi u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit. Pista se Alma Arrazi mund të jetë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës për momentin për policinë dhe prokurorinë ka rënë poshtë. Dyshohet se 39-vjeçarja Alma Arrazi pasi ka konsumuar kafen me kunatën e saj ka kaluar në këmbë në urën e vjetër të Bunës dhe më pas ka vijuar në drejtim të urës së re. Ajo ka zbritur së bashku me fëmijët në bregun e lumit ku edhe dyshohet se kreu aktin e rëndë duke u mbytur bashkë me 3 të mitur, ngjarje e cila mendohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00 të 2 Majit.

Deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që ka parë 39- vjeçaren dhe fëmijët duke ecur në urë apo edhe duke u ulur poshtë urës së re të Bunës apo edhe momentin kur Alma Arrazi i dha fund jetës së saj si edhe të fëmijëve. Po ashtu të paktën deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që mund ta ketë parë Alma Arrazin duke u hedhur në ujë bashkë me vogëlushët, apo të ketë dëgjuar zhurma dhe të bërtitura fëmijësh. Tashmë pritet që ekspertiza të kthejë përgjigjen e AND-së nëse kukulla i përket njërit prej fëmijëve të Alma Arrazit.

Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje për të cilën është i ndaluar Erdgys Arrazi, bashkëshorti i 39- vjeçares për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” si rrjedhojë e dhunës në familje, akuza të cilat vetë ai dhe i vëllai i tij i kanë mohuar ndryshe nga motra e Almës, e cila e ka akuzuar për dhunë në familje dhe tradhti.

Origjina e Bardhylit, ndikimi midis ilirëve dhe të huajve

Fakt është se qytetërimet kanë shkëmbime kulturore, ekonomike dhe politike me njëri-tjetrin. Kjo në formë dhunë, në formë detyrimi nga një qytetërim më i zhvilluar te tjetri, në formë shkëmbimesh e vlerash që mirëpranohen ose zhvillohen, ose në formë përzierje dhe asimilimi. Të gjitha këto kanë ndodhur në antikitet rreth shekullit të VI-VI p.e.s në territorin e Ballkanit, ku ndikimet midis fiseve, mbretërive, grupimeve apo alenacave kanë qenë të ndryshme, si të ilirëve, grekërve, romakëve apo makar persëve me grekët, maqedonët, ilirët. Në këtë shumësi marrëdhëniesh Wlodzimierz Pajakowski historian shkencëtar hedh disa këndvështrime mbi ndikimin e ilirëve si dhe e vendeve fqinje në Ballkan dhe dinamikën e zhvillimeve historike.

Në vetë Ilirinë me sa duket, fillojnë ndryshime të brendshme serioze. Siç e dëshmojnë faktet (fushata e ilirëve në Epir me ndihmën e Alketës I, afërsisht në vitin 385 dhe fushatat e tyre më të shpeshta në Maqedoni) ne tashmë kemi të bëjmë jo më me presionin e fiseve të veçuara ilire, por me sulme të planizuara që përpara, me ekspansionin territorial të grupit të bashkuar fisnor, në dispozicion të të cilëve kishte një forcë të konsiderueshme ushtarake.

Nga këndi i vështrimit të kërkimeve tona të fundit njohja e hollësishme e këtyre ngjarjeve ka një farë rëndësie. Ne veçanërisht na interesojnë marrëdhëniet midis fiseve të veçanta ilire.

Taulantët gjithnjë kanë qenë në fqinjësi me qytetin e Epidamnit. Në gjysmën e parë të shekullit të IV p.e.sonë ata luajtën në historinë e brendshme të Ilirisë rolin e tyre. Duhet marrë veçanërisht në konsideratë prijësi i taulantëve Galauri, i cili gjasisht është bashkëkohës i Bardhylit.

Sipas tezës së shkencëtarit Polka J. Lelevelit, Galauri luftoi me Bardhylin për zotërimin e Ilirisë. Në këtë përfundim autori arrin në bazë të ngjarjeve në maqedoninë fqinje. Sipas mendimit të tij, Bardhyli hypi në fronin maqedon Argeun. Në vitet 383-381 Glauri del kundër Argeut. Në këtë luftim fiton ky i fundit.

Që prej kësaj kohe taulantët nuk përmenden për më se 50 vjet, por ata shfaqen sërishmi në vitin 335 në periudhën e kryengritjes së Klitit, birit të Bardhylit. Kësaj radhe prijës i taulantëve është Glaukia.

Nën pushtetin e tij mbretëria taulante jetoi sërishmi një periudhë lulëzimi, të cilën e dëshmojnë luftrat fitimtare në Kasandrin, të kurorëzuara me pushtetin e Epidamnit. Por së shpejti kjo mbretëri kalon në duart e mbretit të molosëve Pirros.

Duke marrë parasysh mendimin e J. Lellevelit duhet të pranojmë se Bardhyli zotëronte taulantët. Ky mendim është shumë bindës, por megjithatë nuk e sqaron çdo gjë deri në fund, veçanërisht nuk sqaron origjinën fisnore të Bardhylit.

Kjo ka shumë rëndësi, megjithëse Bardhyli deri në kohën kur u bë mbreti i ilirëve duhet të ketë qenë në krye të ndonjë lidhje fisnore. Në territorin relativisht të vogël të Ilirisë së jugut ne gjejmë një sërë fisesh, të cilët rallë herë marrin pjesë në ngjarjet historike.

Midis tyre pa dyshim qene dhe brygët. Çështja e brygëve deri më tani është parë vetëm në aspektin e raporteve etnike, të inflirtimit të të ashtuquajturve elmentë etnikë thrakë, prania e të cilëve në Iliri nuk hyn në problemet e zgjidhura në mënyrë të padiskutueshme. Por deri më sot nuk i është kushtuar vëmendja e duhur rolit që ata mund të kenë luajtur në historinë politike të Ilirisë.

Sipas të dhënave të Apianit, brygët, pas kthimit në Frygia, gjatë një farë kohe duhet të kenë pushtuar Epidahmin dhe rrethet e tij. Pas brygëve qytetin e pushtuan taulantët e më vonë liburnët.

Duhet pasur parasysh se Apiani nuk e lidh me brygët themelimin e qytetit, por pikërisht rënjën e tij të parë. Në këtë mënyrë në përputhje me synimet e tregimit të Apianit, çështja e pushtimit të parë të qytetit korrespondon me periudhën e rritjes së rolit të brygëve në Iliri.

Të dhënat e Apianit për shpërnguljen e brygëve nuk janë të vetmet. I pari këtë e përmend Eugamoni i Kyrenës. Sipas të dhënave të tij, këto ngjarje datohen në shekullin VII para e. re. roli historik i brygëve nuk do të përcaktohet qartë, në se ne do të kufizohemi në lokalizimin e njohur të territorit të tyre.

Shumë studiues i vendosin brygët diku në rrethinat e Lyhnidit, në rajonet kufitare të Ilirisë dhe Maqedonisë, të tjerët i zhvendosin ata në perëndim, në rrethinat e Kandavisë, por gjithnjë pa u përcaktuar ndonjë territor të madh. Së fundmi dhe kjo ndodh më shpesh, brygët nuk llogariten fare. Sipas përcaktimeve tona, territori fisnor i brygëve në jug arrinte dhe vende-vende kalonte trasenë e rrugës Egnatia: në veri ai mund të arrinte deri në liqenin e Shkodrës.

Në jug brygët kishin kufij të përbashkët me atintanët: në jugperëndim me parathinët dhe ndoshta edhe taulantët; në perëndim me detin Adriatik; në verilindje ata mund të kenë qënë në kontakt të drejtpërdrejtë me ardiejt dhe Pelagoninë; në juglindje me Dasaretinë. Territori i përcaktuar në këta kufij na detyron që brygët t’i zhvendosim ndërmjet fiseve më të mëdha ilire. Duke propozuar kufijtë e mësipërme të territorit bryg, ne u japim prioritet atyre në lidhje me vendosjen në këtë trevë të fiseve dhe emërtiemve territorial.

…në këtë mënyrë brygët zinin një pjesë të konsiderueshme të Ilirisë së jugut. Siç dihet, në sajë të të dhënave të Apianit, ata duhet të qenë pushtuesit e parë të Epidamnit. Por, sipas gjithë gjasave ata nuk e morën qytetin as në shekullin e VII as në shek. VI para e. re, duke qenë se në këtë kohë, sipas Thukiditit ai ishte në lulëzim. Më tepër mundësi ka që Epidamni në këtë kohë t’u diktonte kushtet e tij fiseve ilire përreth. Brygët nuk mund të pushtonin qytetin as në shek. V me qenë se ai ishte i lirë deri në fund të luftës së Peloponezit dhe ajo që ka më tepër rëndësi, më tej ai gjendet në fqinjësi me taulantët. Në periudhën në shqyrtim brygët duket se nuk paraqesin ndonjë rrezik për qytetin, për shkakun e thjeshtë se lidhja fisnore e brygëve nuk ekzistonte.

Premisë e parë për lidhjen e lidhjes fisnore të brygëve është e dhëna e Timahut, I cili duket se e njihte mirë dhe historinë ilire të shekullit të IV para. e. re. nga situata e paraqitur e Timahut del se tërë Iliria e jugut ishte e mbushur prej brygëve. Nga fiset ilire ai përmend vetëm brygët dhe enkelejtë, duke i lokalizuar këta të fundit në mënyrë mjaft të pasaktë.

Njëkohësisht tek Timahu mungojnë të dhënat për taulantët. Më tepër mundësi ka që taulantët të qenë nështruar nga grygët. Në këtë mënyrë brygët zinin periferinë e Epidamnit. Së shpejti qyteti bie nën presionin e tyre.

Të dhënat e sjella më sipër, të çojnë në përfundimin se rënia e parë e Epidamnit ndodhi pas luftës së Peloponezit, gjatë ose pas luftës së Korinthit, ose, ajo që ka më tepër mundësi, gjatë revolcionit të vitit 392 në Korinth.

Rënia e qytetit nën presion bryg vërtetohet dhe nga onomastika. Midis emrave vetjakë, që dalin në Epidamn, emir bryg haset më shpesh.

Kështu në sajë të të dhënave të Timahut mund të saktësohet fakti i lindjes së lidhjes fisnore bryge dhe prijësve të tyre në Iliri.

Siç e dimë, Bardhyli ishte armik i taulantëve. Nga sa u tha më sipër, del se ai ishte me origjinë nga fisi i brygëve. Pasi e përcaktuam këtë ne mund të kalojmë në çështje tjetër…

Tamam para betejës së Platesë, në kampin e Mardenit u përhap profecia sikpas së cilës tërë persët do të zhdukeshin po të guxonin të preknin Delfin. Por Herodoti e kundërshton mendimin se profecia kishte të bënte me persët. Sipas mendimit të tij duke cituar origjinalin ajo i përkiste…. Kjo shprehje mund të shihet si ‘’marshim i ilirëve, domethënë enkelejve’’ ose ‘’marshimi i ilirëve me enkelejtë në krye’’.

Vallë a shfaq Herodoti në këtë drejtim vetëm një njohje të mirë të legjendës, sipas së cilës Kadmejt dikur të dëbuar nga Teba dhe të strehuar tek enkelejtë, pas marrjes së pushtetit në Iliri, tentuan të kthehen në Greqi, të grabisin Delfin dhe tempujt e tjerë. Unë mendoj kështu.

Nuk duhet dyshuar për ndikimin e fortë Persian në Gadishullin Ballkanik. Nuk duhet përjashtuar edhe mundësia që ky ndikim të ketë filluar që prej periudhës së Kirit të Madh.

Midis popujve që pranuan autoritetin e tij përmenden dhe ilirët. Por me saktësi të plotë mund të themi se ndikimi i ahemenideve nisi që në kohën e Darit I.

Pikërisht ai nënshtroi Thrakinë, Maqedoninë dhe Pajoninë, prej ku emigroi një pjesë për në Azi të Vogël. Siç dihet Pajonia kishte kufij të përbashkët me Ilirinë dhe veç kësaj ekziston pyetja: mos qenë vallë pajonët fis ilir?

Duke u bazuar në këtë mund të nxjerrim konkluzionin se ndikimi pers preku dhe Ilirinë megjithëse ajo nuk mund t’iu jetë nënshtruar persëve në mënyrë të domosdoshme.

Ky ndikim u rrit dhe më tepër në periudhën e fushatës së Kserksit, në të cilën morën pjesë thrakët e Europës, maqedonët dhe më shumë shtete të Greqisë qendrore dhe veriore. Një situatë e tillë e bën të mundshëm bashkëpunimin e ilirëve me persët.

Në njohim mirë betejën e Platesë dhe luftimet e tjera të grekëre me persët. Këto qenë ngjarje mjaft të rëndësishme ushtarake në hsitorinë greke. Prandaj ato janë përshkruar me saktësi prej Herodotit, ndërsa fushatat e ilirëve nën udhëheqjen e enkelejve (në kontekstin e tregimit të Herodotit atyre u atribohet hegjemonia në Iliri gjatë luftrave greko-persiane) duke qënë ngjarje me rëndësi të dorës së dytë në frontin e madh të luftës greko-persiane, vetëm sa përmenden.

Një prej episodeve të kësaj lufte mund të jetë fitorja e banorëve të Apolonisë mbi Ilirët. Kështu duhet të arrijmë në përfundimin se populli ilir i cili shqetësonte Dyrrahun dhe me të cilët luftonte qyteti, qenë enkelejt. Fitorja e grekërve mbi persët i jep fund me sa duket, rolit udhëheqës të enkelejve në Iliri.

Nëse përcaktimin e mësipërm që mbështetet prej mjaft të dhënave do ta quajmë të bazuar, atëherë në dritën e faktorëve të parashtruar nuk ka dëshmi që të lejojnë lidhjen e mbretërisë së Bardhylit me enkelejt. Dimë mirë se një prej shkaqeve të luftës së Peloponezit ishte përmbysja demokratike në Epidamn në vitet 437-435.

Përfaqësuesit e oligarkisë, të dëbuar nga qyteti, gjetën mbështetje tek barbarët fqinjë dhe tek korkyrasit dhe pas një rrethimi të shkurtër e morën qytetin duke likuiduar pushtetin e partisë demorkatike. Fakti, që në këtë ngjarje, një farë roli luajtën ilirën nuk ndikoi pozitivisht në përforcimin e pozitave të qytetit, përkundrazi e dobësoi atë në fillim moralisht pastaj edhe faktikisht. Por nuk mund të flitet për një rënie politike të qytetit në periudhën e luftës së Peloponezit.

Në këtë kohë në territorin përreth dominojnë korkyrasit e së bashku me ta athinasit. Kjo hegjemoni forcohet edhe më tepër pas revolucionit demokratik të vitit 427 në Korkyrë.

Athinasit, gjithashtu e përforcuan ndikimin duke marrë liri të plotë për flotën e tyre. Në lidhje me këto fakte, mund të gjykohet se athinasit morën deri diku pjesë në ngjarjet e vitit 424 në territorin e Lynkestides, kur Arrabai i sulmuar nga Brasides dhe Perdikes mbështetet nga ilirët.

Në këtë mënyrë mund të gjykohet me që athinasit ishin aleatë të Arrabait. Athinasit dhe korkyrasit e ruajtën me siguri këtë hegjemoni deri në fushatën tragjike në Siqeli.

Shpejt pas kësaj athinasit qenë të detyruar të largojnë flotën nga Joni, dhe aq më tepër nga Adriatiku. Është mjaft e dyshimtë që Korkyra të ketë mundur të ruajë pozitën e saj. Pak kohë pas fushatës së Siqelisë Korkyra pushtohet nga Sparta dhe çlirohet vetëm prej fushatës së Timotheut.

Në Greqi rolin udhëheqës e zë Sparta dhe lidhja e Peloponezit. Por hegjemonia e Spartës zgjat pak. Lufta e Korintit e eliminon atë, jo vetëm nga radhët e shteteve që mund të ushtronin një ndikim në zhvillimin e ngjarjeve në gadishullin ballkanik dhe anatolik, por dhe nga ato që mund të ndikonin në zhvillimin e ngjarjeve në vetë Peloponezin.

Sparta nuk i bëri dot ballë situatës, që shënoi proçesin e dekompozimit të lidhjes së Peloponezit. Këto ngjarje ilustrohen mjaft mirë me revolucionin demokratik në Korinth në vitin 2392, si pasojë e të cilit ky qytet hyri në aleancë me Argosin.

Me këtë ai i humbi vetes të drejtat e një qeverie të pavarur dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, edhe pretendimet për të ndikuar ndaj gjarjeve në Epir dhe Iliri.

Vendimet e të ashtuquajturës ‘’paqe mbretërore’’ rivendosin në një farë mase, të paktën ndaj situatës në Peloponez, pozitën që kishte Sparta para luftës së Korinthit. Kështu korinthi u detyrua të kthehej në lidhjen e Peloponezit.

Por e ardhmja e afërt e bind, se hegjemonia e Spartës, e krijuar në këtë mënyrë, ishte vetëm formale dhe jetë-shkurtër. Në një situatë të tillë mund të dyshohet në se Sparta zotëroi në Iliri. Por dhe në se ajo do të kishte ndonjëfarë ndikimi pas luftës së Peloponezit, me siguri që e humbi atë si rezultat i luftës së Korinthit.

Në këtë rajon së shpejti shfaqen konkurentë të rinj. Në adriatik dhe në jon shfaqen siqelianët, në fillim flota e Hermokratit dhe më pas Dionisi i me forca më të mëdha.

‘’Nga Historia politike e Ilirise në gjysmën e parë të shekullit IV para erës sonë’’ Wlodzimierz Pajakowski

Idriz Seferi ishte bërë gati ta shpallte pavarësine e shqiptarëve në Maqedoni..

Idriz Seferi ishte organizator i zoti, që frymëzoi, mobilizoi dhe udhëhoqi shumë kryengritje në Anamoravë, Kosovën Juglindore dhe trojet e tjera shqiptare. Ai deri në vdekje luftoi për liri dhe pavarësi.

Se çfarë ka ndodhur që ky plan kishte dështuar, u mbetet historianëve që ta studiojnë.

Kryengritësi i luftërave për një Shqipëri, Idriz Seferi, nuk kishte arritur të futej në Shkup, para më shumë se një shekulli, për të shpallur pavarësinë e gjithë shqiptarëve, meqë duket se kishte ndodhur një mosmarrëveshje mes kryengritësve të asaj kohe.

Idrizi nuk kishte shkuar në as në Vlorë, ku më 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë. Baca Lush, tregonte se kur Idrizi kishte folur me Hasan Prishtinën, se kush duhej të shkonte ta ruante Ismajl Qemalin, kishte thënë: “Unë po rri me këta trima se nuk mund t’i lë vetëm e te Ismajli le të shkojë Isa se është edhe pak më i ri.

Unë nuk mundem me ia kthye shpinën këtij populli”, kishte thënë Idriz Seferi. Populli i kësaj ane i është mirënjohës edhe pas vdekjes Idrizit, që ndenji me ta e nuk i la vetëm asnjë minutë. Për ta nderuar këtë figurë të madhe kombëtare, historianët e Kosovës, prej disa muajve kanë kërkuar që në qendër të Gjilanit të ngrihet shtatorja e Idriz Seferit.

Kalorësi i Karadakut Historianët thonë se njëri ndër udhëheqësit kryesorë, që organizoi luftën e popullit për çlirimin dhe mbrojtjen e viseve shqiptare nga pushtuesit osmanë, serbë, bullgarë etj., dhe për bashkimin e viseve shqiptare në një shtet kombëtar, ishte kryetrimi dhe tribuni popullor i kësaj ane, Idriz Seferi. Si i ri, ai u përball me çetat serbe e bullgare, pastaj kundërshtoi dhe luftoi autoritetet lokale osmane dhe u tregua mjaft aktiv në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Lidhjes Shqiptare të Pejës.

Idriz Seferi në korrik të vitit 1907 mori pjesë në asgjësimin e çetës komite serbe të Pasjanit. Ai luajti një rol të rëndësishëm në organizmin dhe mbarëvajtjen e Kuvendit të Ferizajt, gjatë korrikut të vitit 1908, i cili rezultoi me ngadhënjimin e Revolucionit Xhonturk. Pas këtij Revolucioni, Idriz Seferi dha ndihmesë të çmuar në emancipimin dhe arsimimin kombëtar në Gjilan e rrethinë dhe kudo në viset tjera të Vilajetit të Kosovës.