Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.2 lekë dhe do shitet me 94.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 100.2 lekë dhe do shitet me 100.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.2 lekë dhe do shitet me 103.2 lekë,

ndërsa paundi britanik do blihet me 116.1 lekë dhe do shitet me 117.1 lek.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 8 Maj 2024

Dashi

Ka disa gabime të cilat duhet ti vlerësoni më mirë dhe gjithashtu duhet të tregoheni më të kujdesshëm në vendin e punës. Disa mendime negative mund t’iu hutojnë pikërisht në momentet më pak të përshtatshme. Këshillohet që të bëni kujdes ndaj tensioneve të vogla në dashuri ose në familje.

Demi

Ndonjë problem i vogël shëndetësor mund t’iu pengojë në vendin e punës, ku nuk do të keni të njëjtin produktivitet për të cilin kishit menduar një projekt. Megjithatë, nuk duhet të dekurajoheni, për shkak se kjo e mërkurë parashikohet interesante, ndërkohë që rimëkëmbjen e plotë do e keni vetëm në fundjavë.

Binjakët

Ka ardhur momenti që të nisni të rrezikoni më shumë në vendin e punës, sidomos nëse jeni në prag të mbylljes së një marrëveshje të rëndësishme. Do të tregoni se dini të jeni krijues dhe të dobishëm për të marrë rezultate të mëdha. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar.

Gaforrja

Do të jeni shumë impulsiv dhe në këto momente duhet të mundoheni që të rishikoni më mirë disa strategji që i kishit lënë mënjanë lidhur me një projekt. Në dashuri mund të mbështeteni tek sharmi juaj për të bërë njohje të reja.

Luani

Parashikohet një ditë e mbushur me trazira, e cila gjithsesi duhet përballuar me grintën dhe kurajën e duhur, duke qenë të sigurtë në vete dhe në aftësitë tuaja. Fitoret janë fare pranë.

Virgjëresha

Duhet të rimendoni mirë disa vendime që keni marrë në të shkuarën dhe kjo gjë do ju acarojë. Këshillohet që të mos jeni shumë kritik me veten, pasi intuita e mirë do ju lejojë që të kaloni me sukses çdo situatë. Dashuria do të jetë protagonistja e ditës.

Peshorja

Kjo është dita e duhur për të nisur të mendoni për të organizuar një arratisje të vogël romantike, duke kaluar më shumë kohë cilësore me partnerin/en. Do të jeni mjaft tërheqës si fizikisht edhe mendërisht, kështu që favorizoni sa më shumë ndjenjat tuaja.

Akrepi

Kjo është dita gjatë së cilës duhet të përshtateni me një sjellje jo shumë impulsive në vendin e punës, në mënyrë që të favorizoni bashkëpunimet. Rezultate shumë të mira janë fare pranë. Në dashuri, parashikohen të reja të rëndësishme.

Shigjetari

Do të jeni të karikuar gjithë forcë dhe energji, ndaj mos u tërhiqni para asgjëje në vendin e punës. Do të keni mundësi shumë të mira për të çuar deri në fund disa projekte, por vetëm nëse do të jeni më të hapur me të tjerët.

Bricjapi

Në këtë moment duhet të përpiqeni të jeni shumë të kujdesshëm me mënyrën e të shprehurit në vendin e punës, për shkak se keqkuptime të vogla mund të bëjnë që të humbni shumë kohë. Disa zgjedhje, duhet të diskutohen me kujdes bashkë me partnerin/en ose familjen.

Ujori

Kjo e mërkurë do të jetë shumë interesante për të rikuperuar gjithë kohën e humbur në dashuri. Në vendin e punës do të merrni rezultate të mëdha. Kjo e mërkurë ju fton që të lini mënjanë stresin dhe ti lejoni vetes një arratisje të vogël romantike me partnerin/en.

Peshqit

Duhet të pretendoni më shumë në vendin e punës, pasi tashmë nuk do të jeni më të kënaqur me atë që keni. Kësisoj duhet të jeni më shumë luftarak, për të arritur qëllimin që i keni vënë vetes. Në dashuri, do të merrni përgjigje të mira.

Saimir Mane flet pa ‘dorashka’, zbulon për herë të parë sesa lekë fiton në ditë

Saimir ishte shumë i hapur për të na treguar disa detaje ekskluzive nga jeta e tij personale

Salsano Rrapi: Sa lekë fiton në ditë?

Saimir Mane: Mjaftueshëm për të jetuar.

Visjan Ukcenaj: Ai e thotë për të jetuar standardin e tij.

Saimir Mane: Njësoj si ty ha Salsano, kjo është e sigurt.

Salsano Rrapi: Sa lekë harxhon në ditë?

Visjan Ukcenaj: Asnjë lek, se ikën pa lekë me vete.

Salsano Rrapi: I paguajnë të tjerët.

Saimir Mane: Drekën që e paguan stafi dhe natyrisht i jap unë lekët më vonë. Edhe darkën kryesisht në shtëpi. Kështu që jo ndonjë gjë të madhe. Për rroba siç e dini i lirë jam. Bluzën 70 euro e kam prej 2o vitesh. Natyrisht nuk kam të njëjtën.

‘Fëmijët t’i mbajnë, vajzën time do e varros në Durrës’! Babai i Alma Arrazit: Nuk dua të dëgjoj më për Shkodrën!

Babai i Alma Arrazit kërkon që trupin e të bijës ta varrosë në Durrës, pranë nënës së saj, dhe jo në Shkodër. Në Shkodër do të prehen fëmijët e saj. Në një intervistë për Top Channel, babai i Almës së ndjerë tha se ajo nuk ka vend atje sepse nuk ka njeri në Shkodër.

“Unë do këmbëngul deri në fund që vajzën time, se dëgjova dhe deklaratën e kunatit të Almës që tha se kemi bërë katër arkivole, fëmijët e vet t’i mbajnë, ndërsa vajzën do e marr dhe do e varros në Durrës afër nënës së saj. Ajo s’ka njeri në Shkodër, se një burrë pati. Nuk dua ta dëgjoj më atë fjalë Shkodër, se ajo Shkodër i hëngri kokën vajzës time. I lutem shtetit që me këtë hall që kemi ne, dua që të na ndihmojnë që ta sjellim fëmijën këtu e ta varrosim në Durrës”, tha ai.

Ai shtoi se ishte munduar si prind për të bërë më të mirën dhe se i kishte thënë asaj që të ndahej nga bashkëshortin.

“Unë jam munduar, si prind, për të bërë më të mirën. I jam lutur fëmijës tim, i kam thënë që ta lejë atë burrë sepse jeta ‘juaj ka marr fund’. Me zor nuk rrihet. Të thotë nuk të dua. Ik je e lirë. Martohu që nesër. Çfarë pret më? Fëmijët nuk i le dot’ më thoshte. Pastaj ka marrë këtë vendim që ka flijuar jetën e vet dhe të tre fëmijëve”, tha babai.

“Të hetohet pista e vrasjes”, gazetari ngre dyshime të forta: Erdgys Arrazi i lidhur me bandat e Shkodrës! Katër ditë më parë…

Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në lumin Buna sëbashku me tre fëmijët e saj të mitur, por për gazetarin Dritan Laci duhet të hetohet edhe pista e vrasjes.

Në emisionin “Jetë Shqiptare”, Laci hodhi disa dyshime, teksa tha se bashkëshorti i saj kishte lidhje me bandat në Shkodër.

Ai tha se gratë që kanë frikë të denoncojnë për shkak se bashkëshorti i tyre është “i forti i qytetit”, mund ta bëjnë denoncimin në një qytet tjetër. Ai tha se edhe në këtë rast, Erdgys Arrazi ishte “i fo”ti” i Shkodrës dhe i lidhur me bandat e qytetit.

Sipas tij duhet hedhur dritë mbi bisedën e fundit që Alma ka zhvilluar me kunatën, bashkëshorten e vëllait të burrit. Po ashtu, i dyshimtë për gazetarin është edhe fakti se ngjarjet ndodhën në 4 ditët e fundit, kohë kur ka dalë nga burgu edhe vëllai i Erdgys Arrazit.

“Duhet të hetohet edhe për vrasje në këtë rast. Duhet parë sepse filmimet e fundit janë në hyrje të urës së vjetër të lumit Buna dhe aty ka dy lagje, njëra që futesh në urë dhe një që del dhe të dyja kanë kamera. Fakti që parmakët e urës janë 1 metër e gjysmë dhe një peshkatar duhet të ngjiten deri në urë për të hedhur rrjetet, si ja ka dalë një nënë e vetme me tre fëmijë… cila është skema që ka bërë. Këtu duhet parë, duhet hetuar në dy rrafshe dhe nuk duhet të harrojmë që ngjarjet zhvillohen në 4 ditët e fundit kohë kur kishte dalë nga burgu edhe vëllai i bashkëshortit, i dënuar. Ka disa pista që duhen parë dhe pse takoi për herë të fundit kunatën”, u shpreh gazetari.

E trishtë / Ndërron jetë në moshë të re mësuesja shqiptare në Itali

Është shuar të shtunën e 4 majit, në moshën 42-vjeçare, mësuesja Klara Shestani, shumë aktive në famullinë e Poviglio, me bashkëshortin Paolo Capece por edhe në Qendrën e Misionarëve.

Ajo ishte mësuese e shkollës së mesme në Guastalla. Klara lë pas 3 fëmijë, një vajzë 5 vjeç dhe dy djem 15 dhe 17 vjeç.

Sipas mediave italiane, të cilat i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë ngjarjes, Klara kishte mësuar për sëmundjen e saj para Pashkëve dhe nga 1 prilli, ajo ka qenë e detyruar të mungojë.

“Ishte një person i matur, i jashtëzakonshëm për kompetencat dhe humanizmin”, e kanë kujtuar atë kolegët italianë.

Klara ishte një besimtare e devotshme dhe ka ndihmuar vazhdimisht famullinë e Poviglio në Itali. Ajo angazhohej edhe pas shkollës për t’i mësuar italisht të huajve.

“Ishte një pikë referimi e çmuar për Qendrën e Misionarëve. Ajo u mësonte elemente të gjuhës dhe kulturës shqiptare murgeshave dhe laikëve që do të udhëtonin për në vendin e saj të origjinës”, Kujton Andrea Bonati. “Edhe kohët e fundit, kishte mikpritur në shtëpinë e saj një murgeshë që po përgatitej të nisej”, shton don Alberto Nicelli.

Me origjinë nga Shkodra, Klara kishte studiuar letërsi në Universitetin e Gracit në Austri. Ajo kishte punuar edhe në shkolla të tjera, mes të cilave edhe atë në Gattatico.

Itali/ 43-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të rrugës

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.

Shqiptari, ende i paidentifikuar u gjet i vdekur pasditen e djeshme në Largo Leonardo da Vinci, në lagjen San Paolo, Romë. Kanë qenë disa kalimtarë të rastit të cilët e kanë gjetur të shtrirë në asfalt me ​​njolla gjaku dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

43-vjeçari shqiptar ka marrë një dëmtim në kokë dhe sipas ekzaminimit fillestar mjekësor, ai ka qenë i ulur në një stol kur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Mjekët kanë dyhsime se ai mund të jetë sëmurur por mbetet e paqartë nëse vdekja ka ndodhur para goditjes me asfalt apo më pas.

Trupi është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

3-vjeçarja ankohej se në dhomën e saj të gjumit kishte monstra. Zbulohen …

3-vjeçarja Saylor Class filloi të ankohej për monstra në dhomën e saj të gjumit, prindërit e saj menduan se ishte thjesht një pjellë e imagjinatës tepër aktive të një fëmije.

Por më pas një u zbulua nga një bletërritës se në dhomën e saj kishte mijëra bletë.

Saylor ishte ankuar për “përbindëshat në mur” të dhomës së saj në shtëpinë e tyre në fermë në Charlotte, Karolina e Veriut. Nëna e saj, Ashley Massis Class, dhe burri i saj nuk menduan asgjë për këtë.

“Ne madje i dhamë asaj një shishe me ujë dhe thamë se ishte llak përbindësh në mënyrë që ajo të mund të spërkatë ndonjë nga përbindëshat gjatë natës”

Kosherja e bletëve Ashley Massis Klasa A shtrihet nga tavani në dyshemenë e një muriKlasa e Ashley Massis. Një bletërritës hoqi 55,000 – 65,000 bletë nga muri i shtëpisë

Por gjatë muajve në vijim, Saylor u bë më këmbëngulëse se kishte diçka në dollapin e saj.

Filloi të kishte më shumë kuptim kur zonja Massis Class vuri re bletët që grumbulloheshin në grupe pranë papafingo dhe oxhakut jashtë shtëpisë së tyre 100-vjeçare.

Ata menduan se Saylor mund të dëgjonte zhurmën pranë tavanit të dhomës së saj të gjumit.

Ajo dhe burri i saj kontaktuan një bletërritës i cili vuri re se insektet lëviznin drejt dërrasave të dyshemesë së papafingo pikërisht mbi dhomën e gjumit të vajzës së saj. Bletët kishin shpenzuar tetë muaj duke ndërtuar kosheren e përbindëshit. Bletari solli një kamerë termike për të skanuar muret në dhomën e gjumit të tre vjeçares.

Bletari ka hequr midis 55,000 dhe 65,000 bletë dhe 100 lb (45 kg) huall mjalti.

E rëndë/ Vajza plagos me thikë babanë e saj, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë. Një vajzë ka qëlluar me thikë babanë e saj, për arsye ende të paqarta.

Sipas policisë vendase, i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa vajza është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

“Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Përballet me videon e vrasjes së vajzës së tij, shqiptari nis të bërtasë dhe godet me kokë kafazin

Shqiptari Taulant Malaj ka nisur të godasë me kokë kafazin prej hekuri teksa është përballur në në sallën e gjyqit me videot e vrasjes së vajzës së tij 16-vjeçare Jessica dhe tentativës së vrasjes
së gruas së tij Tefta, ngjarje të ndodhura më 7 maj të vitit 2023.

Burri akuzohet për vrasje të dyfishtë me dashje dhe vrasje të rëndë në tentativë. Përveç vrasjes së vajzës së tij, Malaj vrau fqinjin e tij Massimo De Santis sepse besonte, pa asnjë bazë, se ai kishte një lidhje me gruan e tij.

Videoja e parë e shfaqur para gjyqtarëve është regjistruar nga kamerat e shtëpisë, tjetra me celularin e Malajt. Në këtë të fundit shfaqet edhe trupi i De Santis në një trotuar të pallatit. I akuzuari qëndroi në sallën e gjyqit vetëm për pak dhe disa sekonda pas videove (që zgjasin gjithsej 15 minuta) ai filloi të bërtiste dhe të përplaste kokën pas hekurave të qelisë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë më pas urdhëroi largimin e tij nga salla e gjyqit. Videot u shfaqën me kërkesë të prokurorëve Sabrina Cicala dhe Antonio Laronga, për të mbështetur dëshminë e një karabiniere nga njësia operative e kompanisë San Severo, ndër të parët që mbërritën në vendngjarje dhe kryen hetimet.

Pamjet e përgjakshme tregojnë momentet e masakrës, të përjetësuara nga kamerat e vendosura në shtëpi nga Tefta Malaj, ashtu edhe sjelljen e të akuzuarve menjëherë pas ngjarjes shumë të rëndë të përgjakshme. Burri, në fakt, filmoi kufomat dhe gruan e tij që po vdiste me celularin e tij. Nisur nga mizoria e pamjeve të shfaqura, Gjykata vendosi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura.

E pranishme në sallën e gjyqit ishte edhe bashkëshortja e tij Tefta, e cila ishte edhe palë civile për djalin e saj 5-vjeçar, dëshmitar i dhunës. Gruaja ndihmohet nga avokati Roberto de Rossi. Të pranishëm ishin edhe avokati Matteo Tenace, i cili përfaqëson familjarët e Massimo De Santis dhe avokatja Anna Grasso, e krijuar për kooperativën “Il filo di Arianna” kundër dhunës gjinore.

“Ishte një dëgjim shumë i vështirë për klienten time, e cila riktheu ato momente dramatike në mendjen e saj dhe qau gjatë gjithë kohëzgjatjes së videove,”-komentoi avokati De Rossi. Ishin momente me një impakt të lartë emocional, por dua të ritheksoj se Tefta Malaj nuk është e gjallëruar nga asnjë ndjenjë hakmarrjeje, por nga një dëshirë legjitime për drejtësi, veçanërisht për vajzën e saj Xhesikën. Ajo është fiziologjikisht në shok, sot i përkeqësuar nga shikimi i videove të vrasjes, por po kalon një proces delikat të mbështetjes psikologjike me shumë vendosmëri”. Seanca e radhës do të mbahet më 7 qershor.