J.etimja shqiptare tregon mákthin: Çfarë më ndodhi në d.υsh dhe si i fe jυαri u zhdùk

Një e mbijetuar e kan.cerit rrëfen momentet kur mësoi sëm.undjen dhe si u përball me të.Historia e saj është rrëfyer për faqen tonë dhe përcjell një mesazh të fuq.ishëm force dhe besimi.

“Isha vetëm 20 vjeçe, 7 vite më parë, dhe studioja në universitetin e Shkodrës.Duke bërë dush, me dorë ndjeva një gùngè në shpatullën e majtë.

Kur e prekja nuk ndjeja dh.imbje, por e ndjeja dukshëm me dorë.Mendova mos ishte pùcèrr, por jo. Kështu që e lashë disa javë. Por nuk po ikte dhe u bë edhe e dukshme .

Kur shkova ta vizitoja, mjeku u ala.rmua përnjëherë. Ai zbuloi një gùngè me madhësinë e një kokrreje fasuleje, afro 7mm.Sipas mjekut kishte një shans 99% që ajo të ishte e mirë, por unë këmbëngula që të hiqej dhe të bëhej biòpsí.

Atë kohë kisha 1 vit e fejuar, me një djalë që u morëm me dashuri, por familja e tij nuk më donte sepse unë nuk i kam prindërit.

Isha vetëm me motrën, kur morëm rezultatet e biòpsísë.Gunga ishte masë kan. cerogjene. 1 milion pyetje kisha në mendje.

U tmèrròva kur dëgjova fjalën ka.ncër. Si mund ta kisha në shpatull?Jam vetëm 20 vjeçe, si më ndodhi mua kjo? Prisja të më mbështeste i fejuari, por ai në fillim më rrinte afër.

Pastaj nisi t’më shmangej aq sa vjehrra më tha: Keni genin e príshùr.Aty jam ndjerë po aq vetëm sa dita kur mora vesh që prindërit që më vd.iqën në áksídènt nuk do t’i shihja më kurrë.

Kam ikur duke qárè nga shtëpia e tyre…Askush nuk më ndoqi, as djali që dashuroja.Gjithçka ndodhi aq shpejt, sa në 2 pasditë isha për vizitë e ditën tjetër u futa në sallë op.erimi.

Pasi më op.eruan, kalova dy javë në spital. Pata pròblème me lëvizjen e shpatullës, por më t.merr ishte pritja e rezultateve e pas op.erimit.M’u duk sikur rilinda kur më thanë se kan.ceri ishte hequr.Por traùmèn e atyre ditëve nuk do ta harroj kurrë.

Aq më tepër t’i shpjegoja njerëzve se çfarë kishte ndodhur.Isha dhe ende sot e kësaj dite jam e shqètèsuar për rikthimin e sèm. undjes në trupin tim. Zbulova kush janë njerëzit që vërtet na duan”, shkruan ajo.

AdoIesheηtja takohet me biznesmenin dhe i s.het υαjzërinë

Kjo është vajza e radhës e cila ka vendosur të shesë v.ir.gjërinë.Vendimi i saj erdhi pasi kishte rënë dakord që të kalonte një natë me një biznesmen.

Vajza adoleshente, e cila pranoi që të bënte biznes me v.i.r.gjërinë e saj për 5 mijë dollarë, u shpëtua në kohë nga policia.

16 vjeç.arja nga Rusia, sipas autoriteteve atje, u kap falë një operacioni të zhvilluar në Moskë, me qëllim që të mbronin të miturën.

Në mesazhet që kishin shkëmbyer në rrjetet sociale, ai e kishte bindur adoleshenten se personi do ta paguante dhe se nuk do t’i ndodhte asgjë.

Kjo është άdo’Ieshentja që u ρërjashtύa nga shkolla për shkαk të një…!

Aadoleshente nga Shtetet e Bashkuara është suspenduar nga shkolla në Karolinën Veriore, për shkak të një bluze që e kishte veshur.

Kjo vajzë kishte veshur një bluzë me krah të hapur që ia kishte theksuar gjoksin, por ky nuk është arsyetimi i suspendimit të saj.

Arsyeja e vërtetë është që bluza “mund të zhvishet me një lëvizje”, më saktë mund të zhvishet me kapjen e saj “për krahu”.

Drejtorit të shkollës kjo nuk i kishte pëlqyer, dhe e kishte detyruar që ta ndërrojë bluzën. Ai i kishte thënë se kishte veshur diçka të papërshtatshme dhe se duhet ta ndërrojë me një tjetër.

Edhe pse kishte veshur pallton e një shoqe, kjo nuk i kishte ndihmuar. Zyrtarët e shkollës i kishin thënë se duhet ta thërras nënën, por pasi që nuk kishte mundur të flasë me të në telefon, ajo është suspenduar nga shkolla.

Çfarë mendoni ju, a mundet kjo bluzë të zhv/ishet nga trupi me vetëm një lëvizje?

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë Amerikane do të jetë publikes sot, më datë 4 Maj 2024, shkruan newsbomb.al. Departamenti i Shtetit, Programi për vizat amerikane njofton se pas mesditës, të gjithë aplikantët mund të kontrollojnë nëse janë shpallur fitues.

“Aplikantët e DV-2025 mund të kontrollojnë të dhënat e tyre të konfirmimit përmes lidhjes më poshtë duke filluar nga mesdita (EDT) më 4 maj 2024”, thuhet në njoftim.

Për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë hedhur Lotarinë Amerikane, mund të klikojnë në link për të verifikuar statusin e tyre, nëse janë shpallur apo jo fitues të këtij programi që ju siguron mundësinë për të jetuar dhe punuar në SHBA.

Sistemi do të jetë aktiv pasdreke, referuar kohës amerikane, dhe në Shqipëri verifikimi i të dhënave mund të nisë menjëherë pas orës 16.00 të kësaj të shtune, datë 4 Maj.

Aplikimet për Lotarinë Amerikane u hapën më datë 4 Tetor dhe u mbyllën më datë 7 Nëntor 2023. Të gjithë qytetarët duhet të kenë të ruajtur kodin e konfirmimit dhe të plotësojnë saktë të dhënat e tyre, njëjtë si në formularin fillestar.

YLLI RAKIPI DEMASKON OPOZITËN: PASHË NË RESTORANT VELIAJN BASHKË ME ÇIM PEKËN DHE SHKËLZEN BERISHËN!

E gjithë retorika e opozitës së Rithemelimit për të paraqitur aksionin e saj ndaj shumicës socialiste si idealist dhe parimor përmbysen nga veprimet e aktorëve të opozitarizmit, të cilët lëvizin fijet pas kuintave.

Gazetari Ylli Rakipi tregoi se si në një mbrëmje, në një restorant makaronash ka gjetur në të njëjtën tavolinë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, djalin e Sali Berishës, Shkëlzenin dhe gazetarin Çim Peka.

“Vetë në një mbrëmje, mbarova emisionin dhe vete. E gjej dhe mbeta i shastisur dhe nuk fjeta. Me kë e gjeta?! E gjeta me kolegun Çim Peka dhe Shkëlzen Berishën. Mbeta shumë i habitur dhe ata më shikonin ç’është kjo habi e madhe e imja”, tha gazetari.

Takimi për të cilin flet Rakipi mbetet për t’u verifikuar. Por, një konfirmim live në emision e dha Belind Këlliçi. Ish-deputeti, ish-kandidati për kryebashkiak i Tiranës dhe aktualisht anëtar i kryesie në PD-në e Rithemelimit, i cili ishte në studio kur gazetari Rakipi pohoi këto fjalë ‘uli kokën’ dhe nuk reagoi, duke pohuar në heshtje se pas fasadës me molotov, aksioni opozitar te Bashkia e Tiranës është më shumë pazar.

Pse është pazar? Së pari, ndryshimi drastik i aksionit të opozitës, nga një aksion që deri dje kërkonte dorëheqjen e Edi Ramës, në një aksion që kërkon dorëheqjen e Erion Veliajt dhe së dyti nuk qëndron as argumenti i ngritur nga opozita, se gjoja protesta u nxit nga dosja ‘5D’ e SPAK, sepse me këtë logjikë opozita duhej të protestonte edhe për dosjet ndaj Arben Ahmetajt, Lefter Kokës e të tjerë ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 4 Maj 2024

Dashi

Në këtë moment nuk keni kohë për të humbur me zënka apo debate aspak produktive për punën tuaj. Po afron një datë skadence e rëndësishme dhe ju duhet të jeni mjaftueshëm të përqendruar, në mënyrë që të përfundoni çdo çështje brenda kohës së caktuar.

Demi

Në vendin e punës duhet të tregoheni më të kujdesshëm, për shkak se do jeni të detyruar që të bashkëpunoni me persona vërtetë kokëfortë, të cilët tentojnë që t’iu shkelin me këmbë. Duhet të jeni sa më luftarak dhe të vlerësoni pozitën tuaj. Takimet janë mjaft të favorshme për këtë të shtunë.

Binjakët

Ky është një moment ideal për ta çuar lidhjen tuaj me partnerin/en në një tjetër nivel. Mund të planifikoni aktivitete, udhëtime ose transferime. Në vendin e punës nuk duhet të jeni të hutuar.

Gaforrja

Kjo është një periudhë e cila do ju shohë shumë të motivuar në realizimin e një projekti të ri, tek i cili keni shpenzuar shumë kohë dhe energji. Pozitiviteti juaj do të jetë ngjitës, duke iu relaksuar dhe duke shtuar produktivitetin në vendin e punës. Në dashuri duhet të jeni më të lirshëm.

Luani

Kur bëhet fjalë për dashurinë, familjen ose miqësinë, prireni të jeni shumë të dhënë me të tjerët, sidomos nëse dikush që e keni përzemër, po kalon një periudhë të vështirë. Këshillimi dhe mbështetja e një personi të dashur, ju bën të ndiheni mjaft mirë. Një histori e re, do ju bëjë që të jeni më shumë romantik dhe pasionant.

Virgjëresha

Jeni gati për të përballuar një fazë me ndryshime të rëndësishme, sa i takon karrierës tuaj profesionale. Parashikohen takime dhe projekte të reja, të cilat do t’iu vendosin përballë disa zgjedhjeve. Në dashuri, mos u tregoni tekanjoz.

Peshorja

Do të merrni pjesë në një bashkëpunim të ri, i cili do ju tensionojë. Këshillohet të mos jeni shumë nervoz dhe ti besoni intuitës tuaj. Idetë dhe strategjitë fituese ju lejojnë që të kaloni çdo pengesë. Me partnerin/en, duhet të jeni më të kuptueshëm.

Akrepi

Lodhja e kësaj periudhe ju bën konfuz dhe të hutuar, por ka ardhur momenti që të çoni deri në fund disa detyra shumë të rëndësishme. Përfitoni nga kjo fundjavë, për të rindezur dashurinë.

Shigjetari

Do të keni grintën dhe dinakërinë që ju duhet për të shprehur hapur ndjenjat tuaja me personin që dashuroni. Edhe në vendin e punës duhet të jeni shumë më kurajoz, për të marrë një rol me më shumë përgjegjësi.

Bricjapi

Ky është një moment shumë i mirë për të zbuluar tek vetja juaj prioritetet që keni. Në dashuri shpesh prireni që të jeni shumë kokëfortë, duke nxitur kësisoj zënka të kota.

Ujori

Ndonëse dashuria do ju bëjë që të jetoni emocione shumë të forta, në vendin e punës duhet të jeni më produktiv, sidomos përballë të papriturave. Do të jeni shumë fleksibël dhe këtë gjë duhet ta shfrytëzoni më së miri në avantazhin tuaj.

Peshqit

Gjatë kësaj të shtune do të keni mundësi që të tregoni më shumë kujdes për lidhjet ndërpersonale. Në dashuri duhet të jeni më të pranishëm, duke mos lënë pas dore nevojat e partnerit/es tuaj. Në vendin e punës do të jeni shumë të përkushtuar dhe të frytshëm.

A është ndarë me Xhensilën për të shpëtuar pasuritë? Bes Kallaku i përgjigjet për herë të parë aludimeve

Bes Kallaku ka reaguar për herë të parë për zërat që kanë qarkulluar në disa media, se divorci mes tij dhe Xhensilës është i stisur nga vetë ata për të shpëtuar nga hetimi i pasurisë.

Prej disa kohësh po përflitet se çifti kanë shpikur një situatë për të shmangur vëmendjen nga kjo çështje, duke u shtirur në publik sikur i kanë dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe dy fëmijë.

Sot i ftuar në emisionin “Pasdite” në Vizion Plus, Bes Kallaku i cilësoi haluçinacione këto deklarata, që sipas tij marrin vëmendje në media vetëm për klikime.

“Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tënde. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, u shpreh Bes Kallaku.

Ai foli edhe për marrëdhënien me fëmijët pas ndarjes nga Xhensila. Djali, Ameni është vetëm 6 muajsh, por me vajzën e tij, Ajkën ka një lidhje të ngushtë, gjë që e tregon shpesh edhe në rrjetet sociale.

“Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë…Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët”, deklaroi ai.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u martuan disa vite më parë në një dasmë madhëshore, pas më shumë se 10 vitesh lidhje dashurie. Raporti i tyre ka qenë vazhdimisht i komentuar, veçanërisht në vitet e fundit.

Bes Kallaku konfirmoi zyrtarisht ndarjen në një dalje publike në Ferma Vip.

Edhe vetë Xhensila e ka konfirmuar ndarjen nga Besi, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në ditëlindjen e saj ajo ndau disa foto me dy fëmijët, ku poshtë shkruante se në zemrën e saj ka vend vetëm për Ajkën dhe Amen.

Youtuberi i famshëm që flet dhjetëra gjuhë të huaja, mëson edhe shqip në Bronx të Nju Jorkut (Video)

Youtuber-i i famshëm Arieh Smith, i njohur për aftësinë e tij të komunikojë në shumë gjuhë të botës, ka nisur të mësojë edhe shqip.

I njohur me emrin Xiaomanyc, Smith, i cili ka mbi 6 milionë “subscribers” në kanalin e tij në Youtube, ka vizituar së fundmi komunitetin e shqiptarëve në “Little Albania” në Bronx të Nju Jorkut.

Eksperiencën e veçantë ai e ka ndarë me shikuesit në kanalin e tij në Youtube, duke i vlerësuar shqiptarët si njerëz mikpritës dhe gazmorë.

Sigurisht që në eksperiencën e tij mes shqiptarëve në SHBA, nuk ka munguar as byreku dhe rakia.

Mitsotakis është i shqetësuar, por Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët në Athinë, Klosi zbulon detajet

Të dielën e 12 majit Edi Rama do të nisë turin e tij në diasporë nga Athina. Në orën 11:00 janë thirrur të marrin pjesë të gjithë shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj.

Një ditë më parë mediat greke shkruan se kryeministri grek Mitsotakis është i shqetësuar për prezencën e homologut shqiptar në Athinë më 12 maj, pasi mund të ndikojë tek vota e shqiptarëve për zgjedhjet e eurodeputetëve grekë.

Por sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në një intervistë televizive mohoi që ky tur të ketë qëllime elektorale e aq më shumë të jetë i lidhur me zgjedhjet europiane të 9 Qershorit.

“Presim një prezencë shumë të madhe të të gjithë komunitetit shqiptar. Nuk është një takim partiak. Turi është qartazi jo i veshur me lëvizje të tjera politike, por vetëm sa i përket kontaktit me emigracionin shqiptar”, tha ai.

Klosi ashtu si çdo eksponent tjetër i selisë rozë nuk pranon të komentojë as kandidimin e Fredi Belerit për eurodeputet nga Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis.

“Sa i përket lëvizjeve në Athinë padyshim ne nuk kemi asnjë koment”, tha Klosi.

Turi është emërtuar “Krenar për Shqipërinë”.

Por për çfarë mund të jenë krenarë për vendin e tyre shqiptarët që kanë lënë atdheun për një jetë më të mirë dhe për më tepër kur premtimi kryesor i Partisë Socialiste, e drejta për të votuar nga aty ku jetojnë, duket ende larg për t’u realizuar?

“Do vazhdojmë ta kërkojmë këtë votë. Edhe pse nuk ka ndodhur, vota e emigrantëve është në prag”, tha Blendi Klosi.

Një nga arsyet e nisjes së turit sipas Klosit është për t’ju bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Diasporë që të kthehen për të jetuar dhe investuar në Shqipëri.

“Është bërë një vend për të cilën brezat e emigrantëve tashmë gjejnë një mundësi të artë për t’u rikthyer, por edhe për të gjetur veten e tyre në këtë zhvillim të Shqipërisë”, tha ai.

Turi i kryesocialistit ka të konfirmuar deri tani 4 takime në 12 maj në Athinë, 26 maj në Milano, Londër në 2 qershor dhe Dyseldorf në 16 qershor.