“Do ishe më i nderuar të ishe lidhur me Erjolën sesa me Heidin”/ Banori plas bombën ndaj Romeos

Graçiano ia ka thënë troç Romeos, se ai duhet të ishte lidhur më mirë me Erjolën sesa me Heidin.

Debatet mes Gracianos dhe Romeos kanë qenë të vazhdueshme ditën e sotme. Dy banorët kanë debatuar ashpër pasditen e sotme, ku madje Graciano ia ka thënë troç Romeos, se ai duhet të ishte lidhur më mirë me Erjolën sesa me Heidin.

Në këtë debat të ashpër ka ndërhyrë edhe Erjola, duke i thënë nëse është në terezi që nxjerr këto fjalë nga goja.

Pjesë nga debati në oborr:

Graciano: Do ishe nderuar më mirë po të ishe lidhur me Erjolën sesa me Heidin.

Erjola: O idiot.

Romeo: Çfarë the ti mo?

Graciano: Do ishte më origjinale gjëja.

Erjola: Po ti merr mendtë e saje asaj (referuar Eglës).

Graciano: Eshtë mendimi im.

Erjola: Çfarë mendimi more. Nuk jam çopë leçke. Çfarë janë këto mendime?

Graciano: Unë them si marrëdhënie do iu shihja më mirë bashkë. Çfarë problemi ka këtu? Unë nuk po të përdor ty. Po them që do ishte marrëdhënia më e shëndetshme, meqë e shoh në sytë e atij, kaq.

Romeo: Si nuk të vjen turp? Çfarë deklaratash bën?

Graciano: Pse shqetësoheni kaq shumë?

Shpërthen fabrika në Berlin që prodhon sistemin e mbrojtjes ajrore Iris-T për Ukrainën. A qëndron Rusia pas kësaj ngjarje?

C32d2f5a76b7da6f3342b0f98e59253f671135c7af91902bdd07f1aee0e3ca11

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të kompanisë industriale Diehl Metal, raporton gazeta gjermane Bild. Katastrofa mobilizoi të paktën 170 zjarrfikës në një zonë industriale të vendosur në perëndim të kryeqytetit gjerman, rruga Am Stichkanal në distriktin Berlin-Lichtefelde. Në një video të postuar nga kryeredaktori i Berliner Zeitung, Tomasz Kurianowicz, shihet ndërtesa e përfshirë nga flakët dhe tymi i zi në ajër.

Era, e cila fryn në drejtim të veriut, bën që shtëllungat e tymit të zi të ngrihen mbi rajonin e Berlinit. Tymi mund të përmbajë, sipas zëdhënësit të zjarrfikësve të Berlinit, Adrian Wanzel, të cituar nga Bild, acid sulfurik dhe cianid hidrogjeni që ishin ruajtur në këtë fabrikë të përpunimit të metaleve, duke përfshirë ndërtesën 2000 m², e cila u dogj në të paktën katër kate dhe u shemb.

Zjarrfikësit ndërhyjnë nga jashtë, me kostume mbrojtëse specifike, shtoi ai. Vendi është evakuuar plotësisht dhe ende nuk raportohet për të lënduar në mesin e punonjësve të fabrikës.

Megjithatë, një zjarrfikës ka pësuar shqetësime për shkak të nxehtësisë së madhe të shkaktuar nga zjarri. Popullsia e Berlinit u alarmua për përhapjen e një reje tymi potencialisht toksike dhe për këtë arsye të rrezikshme, dhe një zonë të madhe afër Berlinit iu kërkua të kufizonte lëvizjet dhe të mbyllte dritaret. Rrethet e prekura janë Steglitz-Zehlendorf, Spandau dhe në perëndim të Reinickendorf.

Zjarrfikësit e Berlinit postuan një hartë në Twitter ku tregon zonën në të cilën ky tym ka të ngjarë të përhapet, shoqëruar me udhëzime sigurie drejtuar popullatës. Sipas televizionit gjerman RBB, zjarri ka rënë në një dhomë teknike në katin e parë të kantierit. Nxënësit nga shkollat ​​aty pranë u mbyllën brenda, duke pritur që familjet e tyre të vinin t’i merrnin.

Prodhuesi i sistemit IRIS-T furnizon Ukrainën

Diehl Metal ka selinë në këtë adresë, por aty ka edhe një degë të Diehl Defense, specifikon Berliner Zeitung. Ky konglomerat gjerman ka disa degë, duke përfshirë një të dedikuar për industrinë e armëve. Aty prodhohet veçanërisht sistemi i mbrojtjes kundërajrore IRIS-T SLM, e cilësuar si zemra e inteligjencës strategjike të vendeve të NATO-s në Europë, dhe të cilin Gjermania ia dorëzon ushtrisë ukrainase për t’u mbrojtur kundër sulmeve ruse. Sipas faqes së specializuar të informacionit Oryx, Gjermania ka dorëzuar tashmë 12 sisteme raketash tokë-ajër IRIS-T SLM në Ukrainë që nga tetori 2022, dhe 22 raketahedhës. Prandaj, ky sistem mbrojtës është një nga ata që janë furnizuar në sasitë më të mëdha nga aleatët perëndimorë të Kievit.

Këto bateri raketore janë gjithashtu në qendër të projektit evropian të mbrojtjes kundër raketave, i quajtur “European Sky Shield”, i udhëhequr nga Gjermania dhe në të cilin marrin pjesë 19 vende, duke krijuar një bazë për blerjen e përbashkët publike të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore për partnerët europianë. Dhjetorin e kaluar, raporton agjencia Euractiv, Sllovenia bleu dy sisteme IRIS-T SLM, për një shumë prej të paktën 200 milionë euro, sipas të përditshmes sllovene Delo.

Aktori turk blen shkollën, e shkatërron për hakmarrje ndaj mësuesve të tij

Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul ka rrëfyer se ka blerë dhe prishur shkollën e fëmijërisë së tij! Në postimin e tij, Ertugrul u tha fansave të tij se motivimi i tij ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit e tij në fëmijëri.

Ai ka postuar një foto në Instagram brenda rrënojave, ku shprehet se është hakmarrë për shkollën që e ka traumatizuar mendërisht dhe fizikisht në fëmijërinë e tij. Postimi mori mijëra komente, ku shumë kritikuan veprimet e tij si destruktive dhe antiturke.

Ertuğrul ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e aktorit turk ishin të ndarë mes atyre që e mbështetën lëvizjen e tij dhe atyre që mendonin se po dërgonte mesazhin e gabuar për fëmijët e vegjël.

‘FoΙeja” e ρ* rostitucionit të meshkυjνe në Tiranë: Iu gjetën 60 nυmra shqiρtarësh në telefon

Venezuelianët që u arrestuan në Tiranë për prostitucion në marrëdhënie homoseksuale mësohet se shëtisnin në shtete të ndryshme të botës, duke kontaktuar klientë të ndryshëm.

Së fundmi kishin zgjedhur edhe Shqipërinë. Një klient i tyre italian i kishte denoncuar në polici pasi ata e detyruan të kryej marrëdhënie seksuale pa mbrojte (prezervativ).

EMRAT/ “300 euro nata”, kush janë dy transgjinorët që ranë në pranga sot në Tiranë, njëri prej tyre nga Venezuela

Goditet rrjeti i pr*stitucionit në Tiranë, vihet në pranga shtetasi nga Venezuela Italiani ka shkuar në polici ku ka denoncuar marrëdhënien seksuale të detyruar pa mbrojtje. Në celularët e të arrestuarve u janë gjetur rreth 60 numra shqiptarësh, klientë të mundshëm.

“Nuk më ka dalë akoma e keqja”/ Egla flet për të atin: Ndërroi jetë kur… (Video)

Egla Ceno është prekur mbrëmë kur ka kujtuar babain e saj të ndjerë gjatë një bisede me Julian Dedën dhe Graciano Taganin.

Aktorja shprehet se ka qarë gjatë ‘telefonit të erës’ dhe nuk i mbajti dot lotët. Ceno shton se ‘nuk i ka dalë akoma e keqja me të atin që ka ndërruar jetë shumë i ri’.

“Nuk më ka dalë akoma e keqja se ka vdekur në moshën time tani. Akoma e keqja s’më ka dalë me të. Nuk ja kam falur kurrë që ai iku, duke lënë vëllezërit shumë të vegjël, që u rritën pa babë, pa mësuar ato gjërat që të mësojnë baballarët”, tha Egla/

Pjesë nga biseda:

Egla: S’e mbajta dot

Graciano: Mirë ke bërë, ke shkarkuar

Juli: Unë jo, e përgatita veten për këtë gjë dhe thashë do të bëj një telefonatë ditore

Egla: Unë s’e përgatis dot veten

Juli: E di pse? Unë e kam shumë bezdi…

Egla: Shumë bezdi e kam edhe unë. Po unë tim ati nuk më ka dalë akoma e keqja se ka vdekur në moshën time tani. Akoma e keqja s’më ka dalë me të. Nuk ja kam falur kurrë që ai iku, duke lënë vëllezërit shumë të vegjël, që u rritën pa babë, pa mësuar ato gjërat që të mësojnë baballarët

Juli: Nuk është faji i tij, është fati i tij

Egla: E di që nuk është faji i tij, po sa herë që ndodh unë qaj. Nuk e kam harruar ndonjëherë, e kam shumë të freskët

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.instagram.com/reel/C6ehi2_Mxsg/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fnuk-me-ka-dale-akoma-e-keqja-egla-flet-per-te-atin-nderroi-jete-kur-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A618%2C%22ls%22%3A197%2C%22le%22%3A424%7D

V* ekja misterioze e çiftit në Dropull, ρista kryesore e ρolicisë: Të moshuarit u vr* në me…

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, çifti i bashkëshortëve që u gjetën dje të vdekur në banesën e tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit, këtë të premte u përcollën për në banesën e fundit.

Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët i dhanë lamtumirën e fundit çiftit të moshuar. Në varrim mori pjesë edhe vajza e birësuar e çiftit, e cila jeton në Athinë.

10 persona janë shoqëruar nga policia pas ngjarjes së rëndë në fshatin Bodrisht në Dropull. Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, kishin në trup shenja të shumta dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Paralelisht po hetohet edhe për motivet pasi pista e grabitjes është rrëzuar. Shtëpia është gjetur e rregullt dhe nuk ka shenja kontrollesh si dhe janë gjetur para që i përkisnin çiftit të të moshuarve.

Aksident i rëndë/ Del nga rruga dhe ρërmbyset autobusi plot me ρasagjerë, raportohet për 15 të ρlagosυr

15 persona kanë mbetur të plagosur pas përmbysjes së një autobusi në Turqi, mes tyre 11 turistë britanikë.

Sipas informacioneve, një turist 53-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.

Autobusi është përplasur fillimisht me një tjetër automjet dhe më pas është përmbysur.

Sipas mediave turke, të dyja automjetet po udhëtonin me shpejtësi të lartë.

Ndërkohë, policia turke ka nisur hetimet.

Shoferi harroi të ngrinte frenat e dorës, kamioni merr para turmën e nxënësve, raportohet për 29 të plagosur, ja momenti i frikshëm(Video)

Një aksident i tmerrshëm që plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vjeç ndodhi gjatë një shqafjeje në Kirgistan, kur një kamion filloi të rrotullohej tatëpjetë pasi drejtuesi i tij thuhet se kishte harruar të ngrinte frenat e dorës.

Aksidenti, nga i cili tetë fëmijë janë shtruar në kujdes intensiv dhe 11 të tjerë në spital, është kapur nga një dron.

Në video shihet kamioni, i cili përdorej për të shitur akullore, fillon të rrokulliset tatëpjetë, ndërkohë që spektatorët e ngjarjes nuk e kanë vënë re, pasi i kanë kthyer kurrizin. Sipas informacioneve, drejtuesi dhe personat që ishin përgjegjës për sigurinë e ngjarjes, kanë “ndjekur” kamionin i cili ka vazhduar rrugën e pakontrolluar për disa metra.

Aksidenti po hetohet nga autoritetet e Kirgistanit.

“O grυα banale, e ρistë! Turρ për ty”/ Degradon në ρërplasje fizike debati mes Egla Cenos dhe Roza Latit!

Debati mes Egla Cenos dhe Roza Latit ka degraduar në përplasje fizike mes dy banoreve në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Aktorja ka ofenduar moderatoren dhe kjo e fundit ka shkuar afër Egla Cenos duke tentuar që t’ia largojë jastikun që ajo mbante në dorë.

“O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty”– iu drejtua Roza, ndërsa Graciano Tagani ndërhyri duke i thënë moderatores: “Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?”.

Më pas Roza Lati shtoi: “Ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, t’merri i merzisë”, teksa Egla Ceno duke u “tallur” i kërkoi moderatores që të shkojë te Julian Deda sepse sipas saj ai ia mban “këngën”.

Pjesë nga debati:

Roza: A e kupton sa gojë e pistë je ti? O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty. Si i thua ato fjalë

Graciano: Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?

Roza: Po i heq jastikun, s’po e prek me dorë

Graciano: Po prek jastikun që ajo e ka në dorë

Roza: Jam ok

Egla: S’jam unë ok

Roza: Grua banale. O e fëlliqur që për të egzistuar në “Big Brother” lë nam, prek fundit

Egla: Avullohu. Ik krisu

Roza: O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, t’merri i merzisë. O banale femër

Egla: Largohu

Graciano: Shko te Romeo yt

Egla: Shko te Juli yt se ai ta mban këngën

Romeo: Juli të paktën nuk i nominon njerëzit e vet

“Meritoni për mua është bllok, Romeo i rëndomtë!”- Jul Deda rendit kundërshtarët e tij në BBV: Më të ‘rrezikshëm’ përballë meje konsideroj…

Aktori Julian Deda, ka renditur katër nga banorët e BBV të cilët i konsideron kundërshtarë të tij në lojë.

Gjatë një bisede me Françeska Muratin, Juli tregoj se kundërshtarë ka Romeo Veshajn, Meriton Mjekiqin, Egla Cenon dhe Heidi Bacin.

Nga këta banorë, ai është shprehur se konsideron më të ‘rrezikshmen’ përballë tij, Egla Cenon.

Sipas Julit, aktorja është kundërshtarja e tij më e fortë nga katërshja, ndërsa tha edhe përshtypjet e tij për secilin prej tyre.

Juli: Kundërshtarët e mi janë Romeo, Meritoni, Egla dhe Heidi, s’kam debat me njerëz të tjerë. Nga këta unë konsideroj kundërshtarë më të denjë Eglën. Unë mendoj se Heidi nuk është ndonjë ashtu. Romeo për mua është shumë i rëndomtë në argumente, më lodh.

Edhe nëse hap një debat për këtë shishen nuk ka argumentua. Me Meritonin kam mbaru, nuk kam asgjë me të, për mua është bllok, thjesht du me bo gallat më të, është shumë djalë i shkëlqyer, ama për këtë punë nuk më duhet. Nga këta unë konsideroj Eglën më të rrezikshmen përball meje, më të fortën nga këta të katërt.