Media e njohur greke: Ramës iu kërkua të mos e vizitojë tani Athinën. Iu tha se…

Gazeta greke Kathimerini shkruan se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë përgjigje negative për kërkesën e tij për të vizituar Greqinë, nëpërmjet zëdhënësit të tij, Endri Fuga, por sërish kreu i qeverisë shqiptare ka këmbëngulur ta zhvillojë vizitën.

Fjala është për takime me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Sipas artikullit të gazetës greke, autoritetet helene kanë anuluar lejen e dhënë më parë për mbajtjen e takimit në hollin olimpik “Gallatsi”, për shkak se aty mbahen edhe aktivitete të tjera. Më pas, Ministria e Jashtme greke ka informuar ndihmësin e kryeministrit shqiptar, Endri Fuga, që ndodhet në Athinë, se vizita është mirë të shtyhet pas 9 qershorit, meqenëse Greqia është aktualisht në zgjedhjet europiane.

Shkrimi i plotë i gazetës greke Kathimerini:

Pyetjet që lindin janë nëse vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë do të lejohet më në fund me afrimin e ditëve të së dielës së Shën Thomait (12 maj), kur ai është planifikuar t’i drejtohet një tubimi emigrantësh shqiptarë, anëtarë dhe miq të partisë së tij. Vlen të theksohet se fillimisht tubimi ishte planifikuar të mbahej në stadiumin e mbyllur të Galatsit, por së fundmi Bashkia hoqi lejen që kishte dhënë fillimisht, për shkak të aktiviteteve të tjera që janë planifikuar. Ndaj, mbetet për t’u parë nëse dhe ku do të zhvendoset për zotin Rama, ngjarja për takimin me emigrantët shqiptarë.

Duke qenë se deri dje nuk kishte mbërritur asnjë kërkesë me shkrim si në Ministrinë e Jashtme ashtu edhe në organet e tjera kompetente për vizitën e zotit Rama (qoftë jozyrtare), ende nuk është formuluar hapur asnjë deklaratë synimesh nga pala greke. Z. Rama njoftoi jozyrtarisht synimin e tij për të vizituar Athinën nëpërmjet zëdhënësit të tij konfidencial, Edri Fuga, i cili ishte në Greqi disa ditë më parë. Ministria e Jashtme i bëri me dije zëdhënësit të zotit Rama se nisur nga faza parazgjedhore që po kalon Greqia për shkak të zgjedhjeve europiane, do të ishte e preferueshme që vizita të shtyhej për pas datës 9 qershor.

Që atëherë, ftesa e Athinës është shpërfillur dhe kryeministri shqiptar thuhet se është i vendosur për të realizuar vizitën. Tashmë është absolutisht e qartë për çdo vëzhgues të mirëfilltë se zoti Rama e mori vendimin e tij menjëherë pas përfshirjes së kryetarit të zgjedhur të burgosur të Himarës, Fredi Beleri, në fletën europiane të N.D. Duket se vizita e kryeministrit shqiptar Rama ka edhe simbolikë, pasi më 12 maj bëhet pikërisht një vit nga arrestimi i zotit Beleri.

Por nisur nga atmosfera e ngarkuar me ngjarjet në Himarë, udhëtimi i Ramës mund të nxisë konfliktin e brendshëm politik parazgjedhor, duke e çuar çështjen Beleri në axhendën e debatit publik. Apo edhe të provokojë reagime nga elemente të caktuara në Athinë, gjë që qeveria definitivisht nuk e dëshiron.

Gjithashtu, burime diplomatike në Tiranë dhe Athinë theksuan se vizita e planifikuar mund të ketë objektivisht elementin e shfaqjes së forcës, ku Rama tenton të instrumentalizojë votën në zgjedhjet europiane të dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë që kanë të drejtën ligjore. për të votuar si shtetas grekë, në përgjigje të kandidaturës së Belerit. Megjithatë, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet për zgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Nisur nga atmosfera e ngarkuar me ngjarjet në Himarë, udhëtimi i kryeministrit shqiptar mund të nxisë konfliktin e brendshëm politik parazgjedhor.

Fushata parazgjedhore

Kryeministri i Shqipërisë në mënyrë simbolike u kujdes që fushatën e zgjedhjeve të parakohshme në diasporën shqiptare ta nisë nga Athina – do të vijojë me Romën, Milanon dhe Berlinin – duke përjashtuar kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleri nga kryesia e Himarës dhe nga loja e brendshme politike, ky ishte që në fillim qëllimi i tij. I gjithë gjyqësori (prokuroria) po përfundon hetimet në shkallën e dytë ndaj Belerit.

Sipas vlerësimeve të qarqeve politike dhe diplomatike në Tiranë, Beleri do të dalë nga burgu brenda muajit gusht. Por jo i pafajshëm dhe i shfajësuar, por me një penalitet, qoftë edhe të vogël, që të mos ketë të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet e reja të mundshme për Bashkinë e Himarës. Informacionet bëjnë me dije se ka mundësi që nënkryetari aktual i votuar nga këshilli bashkiak të mbetet në postin e kryetarit të përkohshëm. Por nëse mbahen zgjedhje, siç ka paralajmëruar Rama, nuk duhet përjashtuar kandidimi i ish-ministrit dhe guvernatorit aktual të Vlorës, Vangjel Tavos, i cili tashmë ka transferuar të drejtat e tij elektorale në Himarë, nga Dropolli.

Duke qenë se nuk do të ketë takime zyrtare, interesi nga vizita e Edi Ramës në Athinë është përqendruar tek fjalimi i tij për shqiptarët e mërguar dhe tek referimet e pashmangshme(?) për marrëdhëniet greko-shqiptare dhe minoritetin grek, me fokus zhvillimet në Himarë. Ndjenja (arrogante) e të qenit “triumfues” në “Betejën e Himarës” do ta shoqërojë Edi Ramën edhe në Athinë.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen?

Megjithatë, çështja e së ardhmes në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe fati i minoritetit grek, pas përfundimit të afërt, të paktën në nivel gjyqësor të çështjes Beleris, mbetet e panjohur. Mbetet për t’u parë nëse dhe cilët do të jenë hapat e parë nga të dyja palët, për të zbutur tensionin dhe për t’i kthyer marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e rimëkëmbjes.

Konflikti politiko-diplomatik për kryesimin e bashkisë së Himarës i solli marrëdhëniet dypalëshe në pikën më të keqe që nga gjyqi shumë i vlerësuar i pesë drejtuesve të Omonia-s në gusht 1994,. Më pas u desh mobilizimi në prapaskenë i agjentit amerikan (Holbrook – Shifter) për të hapur sërish kanalet e komunikimit dhe për të “shkrirë marrëdhëniet dypalëshe”.

Megjithatë, zhvillimi i gjërave duket se shfajëson ata që janë përgjegjës për menaxhimin e krizës (Giorgos Gerapetritis, Alexandra Papadopoulou) në Ministrinë e Jashtme, të cilët, siç është shkruar, mbështetën – duke mos pasur besim në gjykimin e drejtë në Shqipëri – duke thënë se nevojiten konsultime me Tiranën për lirimin e menjëhershëm të Belerit dhe gjetjen e një personi të përbashkët për kryetar bashkie.

(Balkanweb)

Αrrestohet ρrifti, vodhi 40 mijë dollarë nga Kisha dhe i shρenzoi në lojën “Candy

Një prift amerikan është arrestuar për vjedhje pasi Kisha e tij zbuloi “një sasi astronomike të transaksioneve me Apple”, që dyshohet se përdoreshin për të bërë blerje në Candy Crush Saga, loja popullore e smartfonëve.

Mikrotransaksionet janë pjesë e lojërave elektronike prej vitesh, si në rastin e Counter Strike, Fifa apo Fortnite. Megjithatë ekspertët thonë se ato mund të krijojnë varësi njëlloj si bixhozi duke u kthyer në të rrezikshme veçanërisht për fëmijët.

51-vjeçari Reverend Lawrence Kozakai dyshohet se ka shpenzuar më shumë se 40,000 dollarë nga paratë e Kishës së tij për blerjet për videolojëra si Candy Crush dhe Mario Kart Tour.

Prifti u arrestua dhe u akuzua nga zyra e prokurorit të qarkut të Chester, Filadelfia, për vjedhje dhe krime të lidhura me të gjatë një periudhe trevjeçare.

Jυl Deda: Po të mos lidhej Ilnisa, sot Egla do të ishte jαshtë

Një nga fenomenet sociale më të diskutuara dhe më të ndjekura në Shqipëri është “Big Brother VIP Albania”. Nisur më 13 Janar në Top Channel, edicioni i tretë i këtij spektakli ka shkaktuar interes dhe debate të mëdha në opinionin publik. Duke kaluar mbi 100 ditë nga fillimi, finalja e këtij edicioni pritet të mbahet më 25 maj, ndërsa tensioni në shtëpi rritet për të fituar çmimin e madh.

Graciano, Erjola, Françeska, Çimi dhe Juli kanë filluar ditën duke analizuar lojën e disa nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”. Diskutimi ka përqendruar rreth figurës së Meritonit, ndërsa pas tij është diskutuar edhe për Ilnisën, e cila tashmë nuk është pjesë e garës. Juli ka shprehur mendimin se nëse Ilnisa nuk do të ishte lidhur emocionalisht me Meritonin dhe do të kishte vazhduar të luante me të njëjtën intensitet si në fillim të lojës, ajo do të ishte ende në garë dhe qendrimi i Egla-s do të ishte në rrezik.

Ραrashikimet e frikshme të Baba Vαngës për 2024, disa ρrej tyre janë reaΙizuar

Baba Vanga ka bërë parashikime të frikshme për vitin 2024, e mesa duket disa prej tyre kanë filluar të realizohen.

Sipas Mirror, ndonëse Baba Vanga vdiq më shumë se 25 vjet më parë, gruaja bullgare bëri parashikime që janë duke u konkretizuar edhe sot e kësaj dite. Ndërsa ajo u verbua në fëmijëri, kishte një aftësi për të bërë parashikime në mënyrë të frikshme, mes të cilave edhe 11 shtatorin dhe Brexit .

Një nga parashikimet e saj për vitin 2024 ishte rreth krizës ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, e sipas “Mirror”, këtë vit u pa një rënie e PBB-së me 0.3 për qind më shumë se sa pritej në tre muajt e fundit.

Një tjetër nga parashikimet e saj ka ndodhur, ai që lidhet me kushtet e tmerrshme të motit, pasi britanikët u zgjuan këtë mëngjes pas një nate me stuhi të forta, disa thanë se dukej “si një shpërthim bombe”.

Gjatë natës u raportua se kishte vetëtima të forta, ndërsa bubullimat tronditën shtëpitë e njerëzve, duke i lënë pa gjumë. Ndonëse nuk ka pasur ndonjë fatkeqësi natyrore, Baba Vanga kishte një vizion që këtë vit do të ketë ngjarje të tmerrshme moti dhe fatkeqësi natyrore.

Sipas parashikimit, do të ketë një ndryshim të orbitës që zakonisht ndodh për një periudhë të gjatë. Megjithatë, nëse kjo ndodh për një periudhë të shkurtër, mund të shkaktojë probleme.

Në një deklaratë nga Zyra e Meteorologjisë britanike thuhet: Në zonat e prekura nga stuhia, shiu i dendur i shoqëruar nga vetëtima të shpeshta ka të ngjarë që të bjerë 25 deri në 30 mm në 1 ose 2 orë në disa vende dhe ndoshta deri në 50 mm, si dhe mund të ketë edhe breshër.

“Arrrestimi u nis tre herë”, Arian Curri habit me deklaratën e tij: Shpëtova Metën dhe Kryemadhin nga burgu, SPAK u tërhoq pas…

Analisti Arjan Curri ka deklaruar se arrestimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është përgatitur nga SPAK, por është shtyrë për shkak të dekonspirimit të lajmit në media.

“Në rastin e Metës kam pasur informacion që është bërë gati arrestimi i tij dhe të shoqes. Unë kisha dy alternative, ose ta thoja me rrezikun me rrezikun që ky operacion do dekonspirohej dhe do shtyhej.

Ngaqë e kam thënë unë dhe Karamuço, personat përgjegjës për ekzekutimin e kanë thënë abort, anuloje. Egziston një rrezik i madh që të perceptophet SPAK në koordinim me mediat, ndërkohë që SPAK i intereson.

Tre herë janë nisur për t’i arrestuar dhe tre herë është shtyrë”- u shpreh Curri.

Qγtetari: FoΙa me të afërmin në Itali, Vodafone më fatυroi 600.000 Ιekë

Denoncimet e shqiptarëve për Vodafone Albania s’kanë të ndalur ashtu si edhe vjedhjet dhe mashtrimet e vazhdueshme të tyre.

Për të denoncuar një rast të tillë, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë.

Ai thotë se për dy ditë që ka folur me një të afërmin e tij në Itali, Vodafone e ka faturuar me 600.000 lekë. Sipas qytetarit kjo shumë nuk ka të bëjë fare me kamatëvonesat apo detyrimin e kontratës, pasi është i rregullt dhe ka paguar çdo faturë.

Por për bisedën e fundit që ka kryer me të afërmin jashtë vendit, fatura i ka ardhur 600.000 lekë. Ai është ankuar te Vodafone për këtë faturë dhe vlerë të pakuptimtë, por i është thënë se e vetmja gjë që mund dhe duhet të bëjë është të paguajë sa më parë faturën.

Por qytetari si një punëtor i thjeshtë krahu që është, nuk ka mundësi ta paguajë një faturë të tillë prandaj kërkon një zgjidhje dhe ndihmë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, si jeni? Me ka ardhur nje fature ne vodafoni me nje vler 600 mi lek te vjetra. Arsyeja sepse kam folur dy dit me nje te aferm jasht shtetit. Nese me ndihmoni sepse besoj se me ka ardhur me teper sec duhet, nuk ka as jamat vones as ghe me teper dhe detyrim8n e kontrates e kam paguar. Vodafone me ka thene vetem do paguash detyrimin, me kan then skemi ca te bejm

Si mund te me ndihmoni sepse per mua jan shum ato lek jam nje puntor krahu. Dhe tani me moren gjende ne tel qe dolem grop ne dhe llogaria jote esht 600.000 lek per te paguar dhe jo 600 mi lek. E kishin kuptuar gabim vleren si 600 lek te reja jo 600000 por kjo esht r gjitha per dy dit qe kam folut me jasht njr person nr itali, por jo nga 24 ore dhe fatura nr fund erdhi 600000 mi lek

Skisha ku tr bazohesha pervec trk ju

Trαgjike/ Aksident i rëndë në Itali, shqiptarja ρërρΙaset për νdekje nga makina (Detajet)

Një grua 70-vjeçare me origjinë shqiptare është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Kremones, Itali më 30 prill.

Gjendja e saj u përkeqësua pavarësisht ndërhyrjes kirugjikale.

Ajo pësoi hemorragji celebrale dhe ndërroi jetë shkruan La Repubblica.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sipas raportimeve e moshuara ishte duke kaluar në një vendkalim për këmbësorët në momentin kur ndodhi përplasja.

“Asaj i shkëlqenin sytë kur shihte Romeon”/ Nuk po flasin për Heidin, për kë po flaskin banorët e BBV

Graciano Tagani është shprehur mbrëmë se ish-banorja e BBV3, Vesa Smolica, kishte një pëlqim për Romeo Veshajn.

Gjatë një bisede me Julian Dedën, dy banorët hodhën dyshime se kjo mund të jetë arsyeja që Heidi Baci largoi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri këngëtaren e njohur.

Nga ana tjetër balerini tregoi se ia ka thënë “troç” Romeos që Vesa ka një pëlqim për të, por sipas Gracianos, ai iu ka përgjigjur: “A je në terezi, s’të vjen turp ty!”.

Pjesë nga biseda:

Juli: E dija që është me Romeon 100 për qind. Qëndronte edhe me mua ndonjëherë por ishte me Romeon (për Vesën)

Graciano: Asaj i shkëlqenin sytë, ishte kështu (për Vesën)

Juli: Mendon se ishte diçka më shumë?

Graciano: Po mendoj

Juli: Ti mendon se kjo (Heidi) e ka nuhatur këtë që ka dashur ta heqë? Qarkulloi edhe kjo nëpër shtëpi

Graciano: Qarkulloi?

Juli: Po

Graciano: Po edhe kjo mund të jetë

Juli: Se di kush ia ka thënë troç Heidit dhe Romeos, se di Roza ose Lediona më duket dhe këta e mohuan kategorikisht

Graciano: Unë ia thashë troç Romeos atë ditë. I thashë mos të ishte Heidi do ta shikoje ti se do ishte Vesa. I bini lot në sy për ty. Më tha “A je në terezi, s’të vjen turp ty”. I thashë ngadalë more se s’ka ndonjë gjë të keqe

SHIKO VIDEON KËTU

Nuk do të shihni më miza të bezdisshme: Hiqni qafe duke përdorur vetëm një artikull ushqimor që e përdorni çdo ditë

Ato janë të bezdisshme dhe nuk janë të lehta për t’u hequr qafe pasi shpejtësia e tyre e riprodhimit është e mahnitshme

Aktualisht, këta mysafirë të bezdisshëm mund të kenë filluar festën në shtëpinë tuaj, por procedura për largimin e tyre është shumë e thjeshtë.

Shtëpia do të ketë erë qielli dhe mizat nuk do t’ju shqetësojnë më.

Ju duhet vetëm një artikull ushqimor që e që keni tashmë në kuzhinën tuaj, transmeton Telegrafi.

Mjafton të prisni tre deri në katër limona në gjysmë dhe t’i rendisni në raftet e furrës dhe t’i lini të qëndrojnë gjatë gjithë natës.

Dera e furrës duhet të jetë e hapur.

Të nesërmen në mëngjes mbylleni furrën dhe aktivizojeni në temperaturë më të ulët për disa minuta.

Më pas lëreni të ftohet plotësisht, kurse limonët i hidhni në mbeturina. /Telegrafi/